HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Numri 11 (33) i revistės letrare shqiptare "ars"

-- nga irhan jubica, kryeredaktor

ARS
revista letrare shqiptare
kryeredaktor irhan jubica
shqipėri - kosovė - mali i zi - maqedoni
del tė dielėn e fundit tė ēdo muaji
numri i parė doli mė 31 mars 2002
kutia postare nr. 1526, tiranė, shqipėri
tel: +355692132186
[email protected]
www.arsalbania.tk


njoftim
pėr daljen e numrit 11 (33) tė revistės letrare shqiptare "ars"

"uliksi" i james joyce-t, skandalet e pėrkthimit t'idlir azizit

Revista letrare shqiptare "ars" njofton daljen e numrit 11 (33) nė Shqipni, Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi, ditėn e hanė me 6 dhjetor 2004.

Ars 33

Qysh prej kėtij numri nisin me shkrue ekskluzivisht pėr "ars"-in, nėpėrmjet rubrikave t'pėrhershme "hebraisht" dhe "hap n'hap: biseda me shkrimtarė amerikanė" edhe dy autorė tė huej: shkrimtari i njohun izraelit Elisha Porat, fitues i disa ēmimeve kombtare, si dhe studiuesja e re amerikane e letėrsisė Erica Weitzman.

Revista hapet me nji pjesė prej romanit "Kafsha qė vdes" tė shkrimtarit amerikan Philip Roth, pėrkthye nga Anila Xhekaliu.

Editoriali me titull "Po, ne po bajmė manifest!" asht shkrue nga Blendi Kraja.

N'vend tė debatit nė kėte numėr botohet nji speciale pėr ēmimet letrare. Me kėtė rast bahet nji pasqyrė e ēmimeve ma tė randėsishme ndėrkombtare dhe tė disa gjuhėve tė veēanta, si shqipja, frengjishta, italishtja etj. Po nė kėte kuadėr botohen edhe shkrimet:
Jeton Neziraj: "Shpėrblimet nė dramė dhe teatėr",
Irhan Jubica: "(Pėr)ēmimet letrare".

Nji vend i randėsishėm i asht lanė n'kėte numėr mendimit eseistik, kritikės letrare dhe asaj krahasuese, sidomos nė lidhje me pėrkthimin letrar. Shkrimet qė botohen janė:
Myrvete & Begzad Baliu: "Nomina sunt odiosa", nji paraqitje e mjedisit letrar nė Kosovė.
Sali Bytyēi: "Ėshtė koha tė habitemi tė gjithė nėse na ka ėndja tė jemi avangardistė", reagim mbi shkrimin e autorit Sabri Hamiti "Avangarda dhe pėrshtatja", botue te Fjala, Prishtinė, prill-maj 2004. Jeton Neziraj: "Libra idiotėsh qė duhen djegur", shėnime kritike pėr librin "Prirjet e sotme tė teatrit" t'autorit Flori Slatina (pėrfshģ nė rubrikėn "teatri").
Mentor Quku: "Ndre Mjeda, ai qė la me gojė hapė botėn shkencore tė kohės", nji studim mbi "Gramatikėn krahasuese tė gjuhės shqipe" tė hartueme nga Ndre Mjeda qysh nė vitin 1900.
Xhahid Bushati: "Rrėfimi dhe funksioni i personazheve nė librin "Vjollca e kujtimit" tė Teufik Gjylit". Nė shkrim bahen interpretime tė reja e mjaft interesante pėr krijimtarinė T. Gjylit - njeni prej autorėve klasikė tė letėrsisė shqipe pėr fėmijė.

Pėrkthimi letrar i trajtuem nė kėte numėr tė revistės "ars" ka pėr bazė nji studim krahasues mbi pėrkthimin n'shqip tė romanit "Uliksi" tė James Joyce, pėrfshģ nė shtojcėn e pėrhershme "arsplus":
Agim Morina: "Uliksi i James Joyce dhe Uliksi i Idlri Azizit". Nė kėte shkrim paraqiten shembuj tė panumėrt tė shkamjeve nė pėrkthimin n'shqip tė njenes prej kryeveprave tė letėrsisė botnore, romanit "Uliksi" tė Joyce-t. Pėr arsye vendi redaksia vendosi botimin e vetėm tė nji pjese tė kapitullit tė parė tė kėtij libri, pėrkthye nga Agim Morina nė krah tė pėrkthimit tė realizuem nga Idlir Azizi.

Nė funksion t'argumentit tė pėrkthimit, botohen po ashtu edhe shkrimet:
Tomas Stearns Eliot: "Uliksi, rendi dhe mitet", pėrkthye nga Brikena Smajli, pėrfshģ nė rubrikėn "miti dhe letėrsia".
Ndoc Nikaj: "Pėrkthimet letrare nė gjuhėn t'onė", nji shkrim mbi problemet e pėrhershme t'pėrkthimit, shkrue nė vitin 1936. (Pėrfshģ nė rubrikėn "tradita".)
Richard van Leeuven: "Tė pėrkthesh Sheherezaden", pėrkthye nga Xhevat Halili.

Nė rubrikėn "kushtim" tė kėtij numri botohet nji pjesė prej poemės "Nėnė Shqipėri" nga Dritėro Agolli: "...S'bėn socializmi shartime nė pyllin e madh tė kohės, / siē bėn kopshtari nė kopsht me fidanėt e mitur; / programi i tij me kanunin mjekrosh s'shartohet, / ndaj rrėnjėt i nxjerr ēdo peme me kokrra tė hidhura. / Ata qė bėjnė shartime dhe ia prishin fidanėt, / i flak me tėrbim si deti nė breg leshterikėt. / A s'flaku Lulot, Premtet, Spahitė, Lubonjėt, Paēramėt, / Rrufjanėt e zinj politikė?..."

"ars" vazhdon me hulumtimin e arkivit tė gazetės "Drita" tė vitit 1980, ku botohen shkrime, pjesė e poezi nga autorė t'ndryshėm, si Edmond Tupja, Ylli Pepo, Met Dervishi, Kristo Jorgji, Luan Hajdaraga, Tefik Ēaushi, Luan Omari, Rezar Xhaxhiu, Kastriot Mahilaj, Xhelal Gjeēovi, Agim Cerga, Kostandin Dhamo, Skėnder Rusi, Briseida Mema, Arshin Xhezo, Xhevahir Spahiu, Bardhyl Londo, Lefter Ēipa, Ramadan Pasmaēiu, Ndoc Gjetja, Moikom Zeqo, Xhevat Lloshi etj. Kėto shkrime janė pėrmbledhė nė titullin "Kur ditėlindjen ka Partia… Kjo po! Kjo ėshtė ditėlindja e ditėlindjeve" (vargjet e poezisė "Ditėlindja e ditėlindjeve" nga Xhevahir Spahiu).

Rubrikat e pėrhershme t'"ars"-it, paraqesin:
o "hebraisht" nga Elisha Porat: "Ana b'Koa'h, n'kujtim tė poetit Amir Gilbo'a"
o "premisa" nga Katerina Xukaro: "Paola Guxeta, elegjia e dhimbjes, kėmbėngulja e shpresės"
o "italianėt" nga Martino Baldi: "Tė mėdhajtė nuk i njohin poetėt e lindun nė vitet '70", nji paraqitje i poezive t'autorėve tė rķ italianė Andrea Ponso, Gabriel del Sarto, Federico Italiano e Massimo Gezzi.
o "hap n'hap: biseda me shkrimtarė amerikanė" nga Erica Weitzman: "Nga Nju Jorku n''ars'" dhe "Alice Notley: Due me pasė pushtet pėr tė vdekunit" nji intervistė ekskluzive pėr revistėn "ars" me poeten amerikane Alice Notley, shoqnue me poezi prej krijimtarisė t'kėsaj autoreje.
o "poezi gjermane" pėrkthye nga Ferdinand Laholli: Poezi nga Wanda Schmid (shoqnue me origjinalin gjermanisht).
o "hispanoportugalisht" pėrkthye nga Ardian Muhaj: Poezi nga autorė tė njohun brazilianė tė 50 vjetshit tė parė tė shekullit XX: Oswald de Andre, Mario de Andre, Sergio Milliet, Cassiano Ricardo, Manuel Bandiera, Ronald de Carvalho, Cecilia Meireles, Carlos Drummond de Andrade, Jorge de Lima, Augusto Frederico Schmidt e Augustoi Meyer.
o "zgjedhje": "Disave s'duhet me ua dhanė dorėn, por putrėn", nga Friedrich Nietzsche...
o "romani" Gazmend Krasniqi: "Eldorado", vazhdojnė kapitujt e romanit me tė njajtin titull.
o "romani" Philip Roth: "Kafsha qė vdes", fragment prej romanit me tė njajtin titull tė shkrimtarit tė njohun amerikan.
o "shqyrtime" nga Genevieve Vaughan "Nji kritikė feministe mbi shkėmbimin"
o "mbishkrim" nga Laura Shimili: Vazhdon botimi i librit "Letėrsia dhe e Keqja" nga George Bataille, me pjesėt e fundit tė kapitullit mbi veprėn e Donatien-Alphonse-Francois dė Sade.
o "intimitete": Lord Byron: "Premtimet pėr mos me tė dashtė ty", tri letra dashunie tė poetit tė njohun anglez, drejtue tri grave tė ndryshme: Caroline-s, Annabella-s dhe Tereze-s.
o "libri - ma t'shitunit" pėr herė tė parė nji revistė letrare shqiptare ban nji pasqyrė tė librave ma t'shitun nė libraritė e disa vendeve, si: Shqipni, Kosovė, Itali, Francė, Spanjė, Angli dhe Amerikė. Kėtė numėr shtohet edhe lista e librave shqip ma tė shitun nė Maqedoni.

Krijimtaria shqipe kėte numėr paraqitet me autorėt: Hida Halimi, Gazmend Krasniqi, Jeton Kelmendi, Paola Guxeta, Loer Kume, Alketa Sulja, Remzi Limani e Shefik Shkodra, nsa krijimtaria e huej me autorėt: Philip Roth, Salman Rushdie, Wanda Schmid, Susanna Parigi, Alice Notley, Friedrich Nietzsche, Oswald de Andre, Mario de Andre, Sergio Milliet, Cassiano Ricardo, Manuel Bandiera, Ronald de Carvalho, Cecilia Meireles, Carlos Drummond de Andrade, Jorge de Lima, Augusto Frederico Schmidt, Augustoi Meyer, Andrea Ponso, Gabriel del Sarto, Federico Italiano e Massimo Gezzi.

Pėrkthimet e kėtij numri janė krye nga: Armend Bėrlajolli, Laura Shimili, Blendi Kraja, Ferdinand Laholli, Ardian Muhaj, Xhevat Halili, Anila Xhekaliu, Agim Morina, Brikena Smajli, Albana Kozeli e Arben Idrizi.

Nji faqe e veēantė i asht kushtue nė kėte numėr njoftimit pėr botimin s'shpejti tė pesė librave "ars":
Gilmana Bushati "Ndryshe ėshtė femėr", prozė;
Hida Halimi "Ato letra i shkrova vetė", novelė, tregime;
Teuta Dhimarko "Kthina e ēudirave", tregime;
Brikena Smajli "Elioti, poeti me buzėqeshje xhokonde", studim;
Jonathan Culler "Ferdinand de Saussure", studim.

irhan jubica
kryeredaktor

___________________
Revistėn "ars" mundeni m'e gjetė nė tė gjitha pikat e shitjes sė gazetave dhe nė libriaritė kryesore nė Shqipni (me ēmim 300 lekė), nė Kosovė (me ēmim 3 euro), nė Mal tė Zi (Ulqin, Tuz) (me ēmim 3 euro), nė tė gjitha pikat e shitjes sė shtypit shqiptar nė Maqedoni (me ēmim 180 denarė).
Numri i ardhshėm i ars-it me 26 dhjetor 2004.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara