HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Numri 16 (26) i revistės letrare shqiptare "ars"

-- nga irhan jubica, kryeredaktor

ARS
revista letrare shqiptare
kryeredaktor irhan jubica
shqipėri - kosovė - mali i zi - maqedoni
del tė dielėn e fundit tė ēdo muaji
numri i parė doli mė 31 mars 2002
kutia postare nr. 1526, tiranė, shqipėri
tel: +355692132186
[email protected]
www.arsalbania.tk


njoftim
pėr daljen e numrit 16 (26) tė revistės letrare shqiptare "ars"

Pėr herė tė parė nė "ars" poetja dhe studiuesja arbėreshe Katerina Xukaro

Revista letrare shqiptare "ars" njofton daljen e numrit 16 (26), nė Shqipėri, Kosovė e Mal tė Zi, ditėn e dielė, mė 25 prill 2004, si dhe brenda pak ditėsh edhe nė Michigan, ShBA. Gjithashtu, sė shpejti "ars" do tė rifillojė tė shpėrndahet edhe nė Maqedoni.

Revista hapet me esenė e shkrimtarit anglez Ian McEwan, tė titulluar "Gjuha e nėnės", inkuadruar nė shtojcėn "arsplus".

Editoriali me titull "Letėrsia shqipe nė morsėn mes sė kaluarės dhe sė ardhmes" ėshtė shkruar nga Astrit Cani.

Revista ARS Nr. 16 (26)

Tema qendrore e debatit tė kėtij numri ėshtė: "Mungesa e debatit, paaftėsi apo frikė". Nė lidhje me kėtė temė, kanė shkruar ekskluzivisht pėr revistėn letrare shqiptare "ars":
Hida Halimi: "Letrari i mirė kėtu nuk ka kujt t'i shkruajė"
Ramadan Musliu: "Monologu i falangave intelektuale"
Blendi Kraja: "Njė frymė, njė lėvizje me ose pa manifest"
Donika Omari: "Mungesa e debatit, mungesė zhvillimi"
Ardian-Christian Kyēyku: "Ndjeshmėria jonė shkelet pėrditė me kėmbė"
Myrvete& Begzad Baliu: "Riciklimi i debatit"
Gilmana Bushati: "Debati si pėrmasė lirie"

Ridvan Dibra: "Debato me vetveten"
Albana Temali: "Ekzistenca e krijimit kushtėzon lindjen e debatit"
Anton Gojēaj: "Debatet nuk mund ta zėvendėsojnė letėrsinė"
Mentor Haliti: "Para se tė kapėsh mollėn nė degė duhet tė shkelėsh barin"
Artan Muhaxhiri: "Mungesa e debatit, maja e ajsbergut nė krizėn kulturore shqiptare"

Studiuesi dhe pėrkthyesi Ardian Marashi nė rubrikėn e tij "serioz!sht", po nė kuadėr tė debatit boton: "Debati? Kush foli?!"

Njė vend tė veēantė zė kėtė numėr edhe botimi i disa prej mesazheve tė urimit qė i kanė ardhur revistės "ars" nė kohė tė ndryshme nga shkrimtarė, pėrkthyes, botues e studiues tė njohur shqiptarė dhe tė huaj, si dhe dy pėrshėndetjet e posaēme pėr dyvjetorin e botimit, nga Kasėm Trebeshina dhe Musa Ramadani.

Nė rubrikėn "kohėsi" drejtuesi i Shtėpisė Botuese "Buzuku", Abdullah Zeneli, boton artikullin "Fatmir Toēi, Bujar Hudhri dhe Bashkim Shehu; Coelho s'ėshtė kurrfarė shkrimtari se nuk e do Ismail Kadare", njė reagim lidhur me konfliktin e fundit mes SHB "Buzuku" dhe SHB "Toena" mbi tė drejtėn e botimit tė romanit "11 minuta" tė autorit brazilian Paulo Coelhos nė shqip. Shkrimi shoqėrohet me letrėn e znj. Raquel Carlśs, pėrfaqėsuese e Agjencisė Letrare "Sant Jordi Asociados" drejtuar "Buzukut".

Rubrikat e pėrhershme paraqesin:
Qė nga ky numėr poetja dhe studiuesja e mirėnjohur arbėreshe Katerina Xukaro nis njė rubrikė tė re nė revistėn "ars", nė tė cilėn do tė pasqyrojė zhvillimet e sotme letrare tė brezit mė tė ri tė krijuesve arbėreshė. Rubrika emėrtohet "premisa" dhe fillon me shkrimin "Poezia e re arbėreshe. Para-parathėnie pėr njė paraqitje"
"qiell i pėrtejmė" nga Jozef Radi: "Ndėrmjetėsim i vėshtirė"
"arbėrisht" nga Mario Bellizzi: "Disa herė duhet guxim tė vihesh kundėr popullit", mbi moralin e dyshimtė tė luftės.
"borges nė shqip" pėrkthyer nga Astrit Cani: "Historia e jehonave tė njė emri", njė ese e H.L.Borgesit qė shėnon edhe mbylljen e kėsaj rubrike "poezi gjermane" pėrkthyer nga Ferdinand Laholli: Poezi nga Hans-Herbert Dreiske (shoqėruar me origjinalin gjermanisht).
"poezi ruse" pėrkthyer nga Arben Marku: Poezi nga Velimir Hlebnikov (shoqėruar me origjinalin nė rusisht).
"poezi n'anglisht" pėrkthyer nga Blendi Kraja: Poezi nga Sir John Betjeman (shoqėruar me origjinalin nė anglisht).
"mbishkrim" pėrkthyer nga Laura Shimili: Vazhdon botimi i librit "Letėrsia dhe e Keqja" nga George Bataille "Baudelaire dhe statuja e sė pamundurės".

Rubrikat e tjera paraqesin:
"refuzim": "Kėshilla pėr skupin" nga Umberto Eco.
"ese": "Prototipi i shkrimtarit" nga Mentor Haliti.
Nisur nga ideja e njė lėvizjeje tė re kulturore shqiptare hedhur nė shkrimin e numrit tė kaluar "Nuk ėshtė kurrė vonė pėr njė manifest letrar", poeti Bardh Frangu boton reagimin "Manifesti si tezgė nė tregun e vlerave apo si anė e dytė e njė medaljeje tė njohur".

Pėr herė tė parė botohet nė shqip poezia "Shqipėri" e autorit gjerman tė shekullit XVII, Christian Hoffmann von Hoffmannswaldau.

Letėrsia shqipe kėtė numėr prezantohet me autorėt: Trina Gojani, Abdurrahman Thaēi, Mustafa Ferizi, Luigj Gurakuqi, Anila Hanxhari, Pjetėr Vukaj, Edison Maēaj dhe Gėzim Rasim Krasniqi, ndėrsa letėrsia e huaj me Eugenio Montale, Miltos Sakturis, Hans-Herbert Dreiske, Velimir Hlebnikov, Sir John Betjeman, Giorgio Caproni dhe Ilia Venizi.

Pėrkthimet e kėtij numri janė realizuar nga: Andet Meēaj, Gilmana Bushati, Faslli Haliti, Halit Ajdini, Jozef Radi, Lavdimir Marku, Laura Shimili, Sokol Nika, Blendi Kraja, Astrit Cani, Irhan Jubica, Ferdinand Laholli, Arben Marku, Ilir Gjocaj dhe A. Zh.

Shtojca e pėrhershme "arsplus" kushtuar shkrimtarit anglez Ian McEwan, ėshtė pėrzgjedhur, pėrgatitur dhe pėrkthyer nga Gilmana Bushati.

Ky numėr i revistės ėshtė me katėr faqe shtesė, nė tė cilat botohet njė speciale"teatri pėr fėmijė" nėn kujdesin e Jeton Neziraj. Nė katėr faqet e kėsaj shtojce dramaturgja dhe regjisorja suedeze Suzanne Osten boton "Fėmijėt duan tė vėrtetėn"
Shtojca e pėrhershme pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme "mars" ėshtė organizuar nė formėn e debatit me temė "Leximi, jo si detyrim shkollor" mes 13 krijuesve tė rinj nga gjimnaze tė ndryshme.

irhan jubica
kryeredaktor

___________________
Revistėn "ars" mund ta gjeni nė tė gjitha pikat e shitjes sė gazetave dhe nė libriaritė kryesore nė Shqipėri (me ēmim 100 lekė), nė librarinė "ars-buzuku" dhe pikat e saj nė Prishtinė, nė tė gjitha pikat "Rilindja" tė shpėrndarjes sė shtypit nė Kosovė (me ēmim 1 euro), nė Mal tė Zi (Ulqin, Tuz) (me ēmim 1 euro), si dhe nė SHBA (Michigan) (me ēmim 7 usd). Sė shpejti, "ars'"-in mund ta merrni edhe nė qytetet e tjera tė SHBA-ve, nė Maqedoni, nė Greqi, si dhe nė Itali, Zvicėr e Gjermani. "ars"-in mund ta lexoni edhe nė internet nė adresėn www.arsalbania.com (nė ndėrtim) dhe www.arsalbania.tk.
Abonimet Europė: 1 vit-45 euro+pp, Amerikė: 70 usd+pp. (Pėr mė shumė vizito: www.arsalbania.com)
Pėr ēdo vėrejtje, sugjerime apo bashkėpunime kontaktoni nė
[email protected]
numri i ardhshėm i ars-it mė 30 maj 2004 /

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara