HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Antologjia e prozės bashkėkohore shqiptare" nga "ars"

-- nga irhan jubica, kryeredaktor

ARS
Antologji e prozės bashkėkohore shqiptare revista letrare shqiptare
kryeredaktor irhan jubica
shqipėri - kosovė - mali i zi - maqedoni
del tė dielėn e fundit tė ēdo muaji
numri i parė doli mė 31 mars 2002
kutia postare nr. 1526, tiranė, shqipėri
tel: +355692132186
[email protected]
www.arsalbania.tk


njoftim pėr botimin e "antologjia e prozės bashkėkohore shqiptare"

njė pėrzgjedhje e autorėve tė botuar nė "ars"

Revista letrare shqiptare "ars" njofton botimin e librit "Antologjia e prozės bashkėkohore shqiptare" (sipas "ars"), tė pėrpiluar nga Irhan Jubica. Pėr kėtė antologji, e cila ėshtė e dyta nė kuadėr tė promovimit tė autorėve qė botojnė nė "ars", janė pėrzgjedhur 12 tregime, nga afro 100 tė tillė tė publikuar gjatė dy viteve tė botimit tė revistės. Kriteri mbi tė cilin ka funksionuar pėrzgjedhja ėshtė risia qė kjo prozė sjell nė letėrsinė bashkėkohore shqipe. Niveli i teksteve, por sidomos strukturat e reja tė rrėfimit, si dhe stili, e pėr pasojė, emocionet qė sjellin autorėt, janė tregues tė rėndėsishėm pozitivė qė vėrehen gjatė shfletimit tė kėsaj antologjie.
Pėrveē kriterit tė mėsipėrm, pėrzgjedhja ėshtė bėrė edhe mbi atė se sa tė pranishėm kanė qenė kėta autorė nė revistė me krijimtarinė e tyre. Tregimet e antologjisė janė variantet qė autorėt kanė dėshiruar dhe kanė botuar nė revistėn "ars" gjatė dy vjetėve, variante qė nuk i janė nėnshtruar asnjė pėrpunimi a zėvendėsimi tė mėvonshėm prej autorėve.
12 autorėt e pėrzgjedhur pėr kėtė botim janė: Mimoza Ahmeti me "Fantazma nė rer", Majlinda Bashllari me "Grerėza", Gilmana Bushati me "Rruga me shenja", Ridvan Dibra me "Histori me lepur", Anton Gojcaj me "Atomet, shpirti, dashuria…", Hida Halimi me "Kurorė fieri pėr trofe", Irhan Jubica me "Uria", Blendi Kraja me "Ankthi", Gazmend Krasniqi me "Caffe voltaire", Shazim Mehmeti me "Vjeshta buzėqesh dhe e kall cigaren", Faruk Myrtaj me "Aravanėt" dhe Lazėr Stani me tregimin "Shenjat e natės".
Kjo pėrzgjedhje ėshtė projektuar nė libėr mbi bazėn e rendit alfabetik. "Ars" beson se ka bėrė njė pėrzgjedhje tė drejtė lidhur me pėrfaqėsimin e autorėve qė janė botuar nė tė.
Antologjia e prozės ėshtė e dyta e hartuar nga revista, gjithnjė duke ndjekur kriterin e asaj qė ėshtė botuar nė "ars". Botimi i parė i kėsaj kolane ishte antologjia e eseve "Letėrsia jashtė kopshteve tanė", botuar nė nėntor tė vitit tė kaluar, e cila u mirėprit dhe u vlerėsua mjaft nga opinioni profesionist. Kėtė antologji tė dytė tė revistės "ars" mund ta pasojnė nė tė ardhmen tė tjera pėrzgjedhje, si ajo e esesė sė pėrkthyer, e poezisė origjinale shqipe, e poezisė sė pėrkthyer, e tregimit tė pėrkthyer etj.
"Antologjia e prozės bashkėkohore shqiptare" ka 108 faqe, format 13x21, ISBN 99927-632-9-9821.18-3-82 dhe kushton 350 lekė (3 euro).

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara