HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Intervistė me biznesmenin Koēo Kokėdhima, botues i gazetės "Shekulli"

"Avokat pėr tė dėrguar nė Strasburg dhunėn greke ndaj emigrantėve"

-- nga Adrian Thano, zv/kryeredaktor, Shekulli

Koco Kokėdhima Ndėrkohė qė retorika e Tiranės zyrtare pėr marrėdhėnie “shumė tė mira” me Greqinė, po kalon nga bezdisja nė komicitet, ajo qė vihet re pa mundim nė terren ėshtė njė fushatė e re e egėr racizmi antishqiptar nė Greqi. Kemi akte tė pėrsėritura tė dhunės fizike dhe verbale ndaj sportistėve dhe nxėnėsve tanė qė jetojnė nė atė vend, ndėrkohė qė dhuna nuk i pėrket mė ndonjė “segmenti” siē na janė mėsuar veshėt tė dėgjojmė rėndom kėto vitet e fundit. Ajo mund tė klasifikohet si zyrtare, duke patur parasysh qė ishte policia greke qė pėrdhunoi gėzimin e tifozėve shqiptarė pas ndeshjes sė futbollit nė shtator, dhe ishte as mė pak e as mė shumė, zoti president i Greqisė qė foli pėr Vorio Epir nė Gjirokastėr. Ēfarė, sipas jush, i ka sjellė punėt nė kėtė pikė?

Qysh nė fillim dua tė theksoj se shtypi qė unė botoj ėshtė mjaft i pėrhapur edhe mes emigrantėve shqiptarė nė Greqi dhe pikpamjet e mia qė do tė paraqes mė poshtė janė gjerėsisht tė ndikuara nga komunikimet e mia me qindra e mijėra shqiptarė qė punojnė e jetojnė nė Greqi. Jam pėr marrėdhėnie tė miqėsisė sė vėrtetė e tė ndershme me fqinjėt tanė nė pėrgjithėsi dhe me grekėt nė veēanti, por asnjėherė nuk e kam kuptuar dot se si politikanėt tanė guxojnė tė thonė se partneri ynė i huaj strategjik ėshtė Greqia!! Rezervoj ndjenjat mė tė mira tė miqėsisė pėr fqinjėt tanė tė jugut. Kam shumė miq e ortakė tė cilėt janė grekė ose minoritarė.

Kam vlerėsim e nderim tė vecantė pėr Karavias-in e Tirana Bank-ės. E kam ortak dhe mik tė respektuar kolegun tim e biznesmenin e shquar, qytetarin shqiptar me kombėsi greke Vasil Naci. Kam miqėsi tė ngushtė edhe me aktivistė tė shquar tė minoritetit grek nė shqipėri si Anastas Murati etj. Por Greqia nuk mund tė jetė aleati ynė strategjik pėr shumė arsye, lehtėsisht tė kuptueshme. Grekėt kanė interesa tė kundėrta me interesat tona, ashtu siē kanė edhe shumė interesa tė pėrbashkėta me ne. Si thoni ju a nuk ėshtė njė interes i kundėrt me tonin vjedhja me leje qeverie e rėrės sė plazheve shqiptare pėr tė rregulluar plazhet e Korfuzit? Qeveritė shqiptare kanė injoruar reciprocitetin dhe interesat tona tė dallueshme, duke e vėnė popullin tonė dhe Shqipėrinė nė njė pozitė inferiore, nė njė situatė poshtėruese, fyese dhe shumė tė dėmshme.

Qindra mijė shqiptarė, emigrantė nė Greqi, kanė vuajtur nė kėto 10 -15 vite njė racizėm tė pamerituar. Shumica e tyre kanė punuar e jetuar tė diskriminuar, tė detyruar tė fshehin ose tjetėrsojnė identitetin e tyre; emrat dhe besimet, origjinėn dhe dėshirat pėr mė shumė liri e tė drejta. Gjithė pasardhėsit e emigrantėve tanė nė Greqi, janė me mijėra e mijėra, nuk mėsojnė dhe nuk dinė mė gjuhėn shqipe, nuk janė tė lirė, diferencohen e diskriminohen, siē tregojnė kėto rastet e viteve tė fundit me ceremonitė e flamujve nėpėr shkollat pėrkatėse. Qeveria greke rregullisht ka ndikuar strategjitė europiane tė zhvillimit tė rajonit nė dėm tė Shqipėrisė. Qeveritė tona kanė lejuar monopolin e Greqisė nė disa fusha e tregje jetikė tė ekonomisė shqiptare, ato rregullisht kanė toleruar nė dėm tė interesave tona aq sa ėshtė bėrė shumė qytetare ideja se shqiptarėt duhet tė pranojnė si normale njė pozitė inferiore e tė pabarabartė.

Edhe pozitat e kishės autoqefale shqiptare tė fituara me shumė sakrifica qysh nė kohėn e Nolit i shkatėrruan qeveritė e politikanėt tanė nėn presionin e drejtpėrdrejtė tė interesave e zyrtarėve tė Athinės. Lėshimet e vazhdueshme nė dėm tė interesave tona, paaftėsia, korrupsioni, paburrėria dhe tradhėtia e interesave shqiptare kanė krijuar kėtė shtrat tė mjerė marrėdhėniesh ku vetė presidenti i shtetit grek nė njė vizitė zyrtare nė Shqipėri, e braktisi plotėsisht etikėn politike tė marėdhėnieve mes dy vendeve dhe kostumin e njė burri shteti dhe u soll publikisht si njė militant i OMONIA-s. Ja pra, kjo politikė i ka sjellė gjėrat nė kėtė pikė.

Stefanopullo bėn mirė qė interesohet pėr tė drejtat e minoritetit grek nė Shqipėri tė cilat asnjėherė nė kėto 50 vjetėt e fundit nuk kanė qenė mė tė vogėla se tė drejtat e shqiptarėve, por ai duhet tė kuptojė se shkelja dhe injorimi i intereseve dhe tė drejtave tė shqiptarėve nga Greqia nuk ka pėr ti zgjeruar mė tej interesat greke nė shqipėri apo nė viset shqiptare nė ballkan. Interesat greke nė Shqipėri e tek shqiptarėt janė shumė mė tė mėdha se interesat tona nė Greqi e tek grekėt. Asnjė lloj presioni pėr tė bėrė lėshime tė mėtejshme nuk duhet konsideruar.

Ju kemi parė shpesh nė pozicione tė ashpra kritike ndaj politikave tė qeverisė. Duke patur parasysh pėrplasjet e mėparshme, por veēanėrisht ato tė kohėve tė fundit me kryeministrin Nano dhe tė tjerė nė qeveri, kuptohet lehtė qė kėta nuk arrijnė tė ndajnė tek Kokėdhima, botuesin nga biznesmeni. Ju a mund tė bėni njė dallim nė motivimet e veprimeve tė tyre?
Po shpjegohem… Nano ėshtė kryeministri mė i akuzuar pėr flirte me Athinėn, pėr tė mos shtuar kėtu qė ky vend qenka me sa duket edhe nė top-listėn e vendeve ku kryeministrit tonė i pėlqen tė dėfrehet.

Ju, si mendoni, pse Nano dhe nė pėrgjithėsi institucionet shqiptare janė kaq tė flashkėt nė raportet me fqinjin jugor? Lidhet kjo me Nanon apo qeverinė si Kryeministėr dhe Qeveri edhe i atyre qindramijė emigrantėve tanė qė jetojnė nė Greqi, tė cilėt “mund ta pėsojnė nga acarimet”, siē na thotė thatė Tirana zyrtare, apo lidhet thjesht me Nanon dhe tė tjerėt, si individė me lidhje tė forta interesash personale, korruptive, tė cilat nuk i lėnė tė hapin gojėn?

Kam kuptuar pėr fat tė keq, se nė qėndrimet dhe vendimet e qeveritarėve tanė nuk mbahen parasysh as interesat e atyre shqiptarėve qė jetojnė nė Shqipėri dhe as interesat e atyre emigrantėve shqiptarė qė punojnė e jetojnė nė Greqi apo nė vende tė tjera.
Shqiptarėt janė njė popull jetim, nė sensin qė theksova mė lart. Nano i shėrben politikės sė krijimit tė njė oligarkie tė korruptuar politike e financiare nė vend, tė kontrolluar e udhėhequr prej tij, me anėn e sė cilės ai synon jo vetėm ruajtjen e zhvillimin e interesave monopoliste tė kėsaj oligarkie por edhe kontrollin e pėrjetėsimin e pushtetit nė duart e tij. Pėr kėto interesa dhe qėllime Nano ėshtė i gatshėm tė bashkėpunojė edhe me djallin e tė lėshojė cdo interes tė vendit. Grekėt pėr arsye fare tė kuptueshme janė mė aktivė se tė gjithė tė tjerėt pėr zhvillimin dhe mbrojtjen e interesave tė tyre nė Shqipėri, shpeshherė nė dėm tė hapur tė interesave tė shqiptarėve. Jam krejtėsisht i bindur se me Greqinė duhet tė zhvillojmė marrėdhėnie tė interesit, respektit e vlerėsimit tė ndėrsjelltė.

Por nėse grekėt do tė vazhdojnė tė shfrytėzojnė faktin qė politika zyrtare e Tiranės mund tė vazhdojė tė jetė e gatėshme tė braktisė interesat e shqiptarėve, ata duhet tė pregatiten se nė vend tė marrėdhėnieve tė mira, kjo do tė prodhojė ngarkesa e konflikte nacionaliste, tė cilat mund tė krijojnė probleme tė rėnda mes dy vendeve nė tė ardhmen e afėrt dhe tė mesme. Nė se ata mendojnė se pėr tė nėnshtruar shqiptarėt, mund tė pengojnė integrimin e shqipėrisė nė BE, ne jo vetėm qė duhet tu kujtojmė atyre se ekzistojnė shumė modele zhvillimi tė ndryshme nga modeli grek (Zvicra e Norvegjia p.sh.) por duhet tu bėjmė me dije se shqiptarėt nuk do ta donin kurrė integrimin nė Europė si kompensim pėr lėshimet qė do tu duhej ti bėnin interesave greke nė dėm tė interesave dhe nderit tė tyre!

Ne nuk jemi antarė nė BE por ne jemi antarė nė KE dhe nė gjykatėn e tė drejtave tė njeriut nė Strasburg. Kėtu ne duhet tė ngremė zėrin e fortė tė protestės pėr emigrantėt qė e pėsojnė sic thoni ju nga “acarimet e marrėdhėnieve”. “Shekulli” do tė paguajė njė avokat pėr tė mbledhur prova tė shkeljes sė tė drejtave tė shqiptarėve nė Greqi tė cilat do t’ja paraqesim Gjykatės sė Strasburgut ku ne kemi edhe njė anėtar nga Shqipėria. Ne kemi hapur tanimė njė dosje pranė redaksisė tonė dhe do tė mirėpresim ēdo informacion qė do tė na vijė pėr tė evidentuar racizmin dhe shkeljet e rėnda tė tė drejtave tė shqiptarėve nė Greqi. Ne do tė pasqyrojmė kėtu edhe tė gjitha provat e atij presioni qė i ka detyruar mijėra shqiptarė nė Greqi tė ndryshojnė emrat, besimet, kombėsinė etj.

Ju njohin si botues dhe biznesmen, por ndoshta pak njerėz e dinė se ju jeni himariot. Himara e vogėl ėshtė zgjedhur me sa duket si skena e urrejtjes sė madhe antishqiptare, e ata qė kujdesen qė ta mbartin aty prej Athinės na thonė se Himara ėshtė greke, se himariotėt janė grekė e si tė tillė bashkė me tė tjerėt e kėsaj kombėsie qė jetojnė nė Shqipėri nuk gėzojnė tė drejta. Kėto janė broēkulla apo ju si njė nga njerėzit mė tė suksesshėm tė kėtij vendi, jeni njė pėrjashtim?

U habita e u ndjeva shumė i provokuar kur dėgjova deklaratėn e Stefanopullos, pėr Himarėn dhe himariotėt. Unė nuk dua tė them se sa krenar ndihem pėr origjinėn dhe kombėsinė time. Jam nga Qeparoi i Himarės. Atje kanė varret babai, gjyshėrit dhe stėrgjyshėt e mi. I pėrkas mėhallės sė Bragjinasve. E trashėgojmė brez paz brezi, pemėn gjenealogjike, qysh prej 4 shekujsh. I pari i mėhallės sime para 4 shekujsh thirej Papa Nika. Qe prift, ortodoks qė i zhvillonte ritet fetare nė gjuhėn greke, por ishte shqiptar denbabaden. Asnjė bashkėfshatar imi, nuk mė ka folur ndonjėherė qė ne tė kemi ndonjė prejardhje tjetėr. Tė gjithė e kanė njohur veten pėr shqiptarė. Gjyshja ime kish bėrė 4 klasė shkollė greke nė fillim tė shekullit tė kaluar por fėmijėt e saj, babai dhe xhaxhallarėt e mi nuk dinin asnjė fjalė greqisht.

Edhe nė fshatin e mėmės time, Kudhės, tė gjithė mė kanė pohuar se janė shqiptarė. Megjithatė tėrė pleqtė e fshatit tim dhe tė Kudhėsit kanė nėnshkruar kartėrat greke pėr tė marrė 200 euro pension nė muaj. Nė kėto kartėra ata kanė shėnuar se kanė kombėsi greke. Kjo padyshim qė ėshtė njė gjė shumė e ulėt qė bėjnė grekėt dhe ende nuk kam dėgjuar tė jetė bėrė ndonjė notė a reagim nga qeveria shqiptare. Ata pėrdorin dėshpėrimin dhe varfėrinė e pensionistėve tė bregdetit pėr tė krijuar njė hartė tė re tė minoritetit grek nė Shqipėri ku kanė planifikuar tė pėrfshijnė edhe fshatrat e bregut dhe ndofta tė gjitha vendbanimet e “epirit tė veriut”! Por e vėrteta ėshtė ajo qė thashė mė lart. Unė jam dhe do tė vdes shqiptar.

Nė fshatin e Himarės kam miq, krushq, nipėr e mbesa dhe shumė tė njohur e dashamirės. Ne nuk kemi patur kurrė konflikte me askėnd, as me ata qė kanė dashur ose zgjedhur ta quajnė veten grekė, as me ata qė janė ndier si tė tillė. Nė tė shkuarėn, askush prej tyre nuk ka tentuar tė na bezdisė. Ne kemi jetuar nė paqe brenda asaj varfėrie e lirie tė ngushtė qė na ka ofruar historia. Vetėm kėto kohėt e fundit, shqiptarėt kanė filluar tė ndjehen tė provokuar e tė cėnuar edhe nė tokėn e tyre. Me ardhjen nė pushtet tė Bollanos nė Himarė shqiptarėt po pėrjetojnė diskriminim edhe nė tokėn e tyre, pėrēarjet qė vinė nga urrejtjet nacional-shoviniste tė OMONIA-s dhe tė segmenteve tė caktuara tė politikės zyrtare greke, tė cilat pėrcillen me mbėshtetje ose me indiferentizėm tė patolerueshėm nga qeveria e Tiranės.

Shqiptarėt janė tolerantė e tė prirur tė shohin miqėsi edhe atje ku ajo nuk ekziston ose nuk ėshtė e pastėr. Jam i sigurtė se po tė investojmė gjithēka pėr tė mbrojtur interesat e njerėzve dhe vendit tonė do tė japim njė kontribut tė ēmuar edhe nė zhvillimin e marrėdhėnieve tė miqėsisė sė sinqertė mes nesh e popullit grek. Ne si fqinjė ndajmė fate tė njėjta shumė herė nė histori, kemi nevojė pėr njėri-tjetrin dhe pėr tė vėrtetėn e marrėdhėnieve tona.

Shekulli, 26/10/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara