HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Besnik Bajraktari viktima e radhės e emigracionit

-- nga Gazmend Janku

Endrra per tė punuar dhe siguruar jetesen ne emigracion prodhon serish "viktima" shqiptare. Por, nderkohe qe disa vdesin ne menyre tragjike ne det, disa te tjere paguajne shuma te konsiderueshme te te huajt dhe marrin ne dore vetem nje fature si kujtim per leket qe kane paguar. Pas shume muajsh pritjeje ankthi dhe shprese njekohesisht, vjen nje moment kur perfaqesuesit e huaj zhduken pa lene gjurme se bashku me parate e grumbullura nga hallexhinjte shqiptare. Nderkohe, keta te fundit jo vetem qe nuk shkuan ne emigracion, por nuk kane para qe te lajne as borxhin e marre, ne emer te nje jetese me te mire.

Mashtrimi
Besnik Bajraktari nga qyteti i Shkodres i martuar me njė femije, eshte nje nga te mashtruarit e "Balkan New Zealand", zyra per konsulence emigracioni ne Shqiperi. Ne janar te viti 2002, Bajraktari pasi kishte lexuar njoftimin nė gazetė, shkon te zyrat ne fjale dhe kerkon te aplikoje si emigrant ekonomik ne Zelanden e Re. Pergjegjesi i zyres, Tom Lodge si dhe kolegu i tij shqiptar Thanas Gjika i japin atij formularin e aplikimit kundrejt nje pagese prej 3500 dollaresh amerikane. Sipas Bajraktarit, perfaqėsuesit e zyres i kishin thene se ne rast se nuk ploteson kriteret e aplikimit, shuma e paguar do t'i kthehet serish.

Pasi ploteson te gjithe dokumentacionin e nevojshem, (siē e kerkonte fleta e aplikimit) Bajrakatri nuk arrin te marre nje note te larte per pervetesimin e gjuhes angleze dhe kjo mangesi nuk e ka lejuar ate qe te shkoje si emigrant ne Zelanden e Re. Pasi mori kete pėrgjigje, Bajraktari shkon serish te zyrat ne (gusht te vitit te kaluar) dhe i kėrkon Thanas Gjikes qe t'i kthehen parate. Gjika i thote qe te prese edhe tre muaj pasi kishte edhe nje mundesi per te shkuar si emigrant. Por edhe pas tre muajsh Bajraktarit nuk iu kthye asnje pergjigje. Ne keto kushte, shkodrani iu drejtohet serish zyrave te "Balkan New Zealand", por kesaj radhe nuk gjen asnje nga perfaqesuesit e zyres.

Ne hyrje te godines kishte vetem nje sekretare, (qė nuk ishte e zyres ne fjale) e cila i tha se personat qe kerkonte ishin larguar nga Shqiperia dhe se aty nuk punonte me askush. E vetmja shenje qe Bajraktarit i kishte mbetur ne dore nga zyra e emigrimit legal ishte fatura e pageses se 3500 dollareve. Me kete fature dhe me formularin e aplikimit, Besnik Bajraktari iu drejtua dje Porokurorise se Tiranes ku regjistroi edhe kallezimin penal ndaj "Balkan New Zealand" per akuzen e vjedhjes me ane te mashtrimit. Ky eshte njė tjeter fakt qė verteton se sa shumė "viktima" po vazhdon tė prodhojė varfėria e pjesės derrmuese te popullates. Ky eshte nje tjeter fakt se sa shume njerez vazhdojne te abuzojne dhe te pėrfitojne ne menyren me kriminale te mundshme ndaj njerezve te varfer.

Gazeta shqiptare, 17 Janar 2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara