HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njerėzit me dosje janė nė pushtet

-- nga Blendi Kraja

Blendi Kraja Dritėro Agolli: "… lufta dhe puna e njerėzve, qė i janė pėrveshur me seriozitet ndėrtimit tė socializmit. Si objekt kryesor ajo ka njeriun e epokės sė re tė partisė… Shoku Enver na mėson… Nė kohėn tonė, kur bota ėshtė armatosur gjer nė dhėmbė, kur superfuqitė imperialiste amerikane dhe revizionistėt sovjetikė pėrpiqen tė sundojnė mbi popujt dhe tė shuajnė luftėn revolucionare, kur vendi ynė ėshtė i rrethuar nga armiqte e betuar tė revolucionit dhe komunizmit, nuk mund tė ketė "liri absolute tė poetit", "liri absolute tė shprehjes". Arti ėshtė ideologji; nė tė ka luftė ideologjike, ka mohim tė asaj qė nuk i shėrben shoqėrisė sonė dhe pohim tė asaj qė i shėrben…"

Xhevat Lloshi: "…Raporti i shokut Enver Hoxha nė plenumin IV tė KQ tė PPSH ėshtė njė model i studimit shkencor tė disave prej problemeve mė aktuale e mė tė rėndėsishme nė fushėn e letėrsisė e tė arteve…"

Fatos Kongoli: "Pėr ngritjen e nivelit tė punės nė njė shkallė mė tė lartė nė dritėn e fjalimit tė shokut Enver nė Burrel"

Petro Marko: "Kėtė Kėshtjellė-dritė tė Marksizėm-leninizmit/Klasa Punėtore inaguroi/ me Dorėn e Partisė."

Koēi Petriti: "Ngriti Enver Hoxhėn tė fliste nė histori."

Zhani Ciko: "…Zhvillimi i gjerė i jetės sonė nė tė gjitha drejtimet, karakteristikat socialiste tė saj, tiparet kryesore tė njeriut tonė… ne kultivojmė muzikėn tonė me pėrmbajtje socialiste…" Shkrimtarėt dhe artistėt e qytetit tė Tiranės: "Duke falenderuar thellėsisht partinė pėr gjithēka ka bėrė dhe bėn pėr lulėzimin e letėrsisė dhe tė arteve tona, pėr popullin tonė e socializmin, pėr mbrojtjen e marksizėm-leninizmit, na lejoni, shoku Enver, t'u sigurojmė edhe njė herė, se zemrat tona prej shkrimtarėsh e artistėsh revolucionarė do tė rrahin gjithėnjė me ritmin e zemrės sė madhe tė partisė e tė popullit."

Mexhit Prenēi:"… Se e duam fort socializmin…"

Ismail Kadare: "…Plenumi IV i KQ tė Partisė e theksoi edhe njė herė me forcė se ē'rrezik pėrmban nė vetvete, jo vetėm pėr letėrsinė dhe artet, por pėr fatet e revolucionit zbehja e kėsaj fryme heroike dhe krijimi i iluzioneve pacifiste, qė propagandohen sot me aq zell nė botėn borgjeze-revizioniste."

Diana Ēuli: "Me dashuri pėr Partinė, nė unitet tė ēelniktė"

Ismail Kadare: "…hap pas hapi me revolucionin-kjo ka qenė dhe mbetet rruga e vetme e letėrsisė sonė nė shekuj dhe e letėrsisė sonė realiste socialiste nė kėta tridhjetė vjet luftė pėr socializėm… Populli ynė i talentuar, artist nė shekuj, i ndriēuar sot nga revolucioni komunist ėshtė nė radhėt e para pėr mbrojtjen e poezisė… S'ėshtė e rastit qė njė shkrimtar i ynė reaksionar e quajti vendin e vet "Zululand"… Poezia jonė… ėshtė e armatosur me partishmėrinė komuniste…"

Xhevahir Spahiu: "…Krijohej Partia! Nė jetėn shumėshekullore tė maleve tona, ku rėnkimi i vetėm ishte krisma e pushkės, nuk kishte patur ndonjėherė lajm mė tė bukur dhe mė fatprurės se ky! PKSH! Oshėtinin grykat e Skraparit e tė Labėrisė! E pėrcillnin luginat e Matit e tė Tropojės. Zemra e popullit e shumėfishonte si njė reproduktor gjigand…"

Viti 1961, botohet numri i parė i gazetės Drita, e pėrjavshme letrare artistike. Nė nr. 29, f. 1 shohim titullin "Mbledhje e gjėrė pėr punimin e vendimit tė K.Q. tė P.P.SH. "Mbi zhvillimin e mėtejshėm tė letėrsisė dhe arteve", referat i Ramiz Alisė, ku parashtron idenė e novatorizmit, dhe siē shihet letėrsia kishte tutor tė mirė. Nė f. 3 ka njė foto tė Ramiz Alisė me shkrimtarin Kin Dushi. Nr. 43, f. 1, "O moj Shqypni e lumja Shqypni!" /Me rastin e 20-vjetorit tė themelimit tė Partisė/ poezi e Klara Kodrės. Nr. 45, f. 2, "Parti krenare", poezi e Kolė Jakovės.

Viti 1964. Nr. 13, f. 1, Andrea Varfi i kushton Partisė poezi.
Viti 1965. Nr. 32, f. 1, "Partia flet", poezi nga Pano Ēuka. Nr. 44, f. 1, "Mbi rritjen e rolit tė letėrsisė dhe arteve pėr edukimin komunist tė masave", raport i Ramiz Alisė nė plenumin e 15-tė. Nr. 50, "Pėr njė hov tė ri nė letėrsinė dhe artet tona tė realizmit socialist", referat i Dhimitėr Shuteriqit nė Plenumin e LSHA-sė.

Viti 1966. Nr. 1, f. 2, "Mendime nėn dritėn e plenumit", shkrimtari Agim Shehu; f. 3, Poezi pėr Partinė nga shkrimtari Faslli Haliti. Nr. 17, f. 1, "Mbi zhvillimin e prozės sonė, plenum i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, nga referati i shokut Sterjo Spasse". Nr. 25, f. 2, "Nė rrugė tė shtrėmbėr", Mbi romanin "Tuneli" tė Dh. Xhuvanit, Koēo Bihiku. Nr. 37, f. 1, "Pėr ty Parti, na thurim kangė", poezi nga shkrimtari Fadil Kraja. Nr. 40, f. 1, "Poemth bregdetar pėr Partinė", nga shkrimtari Agim Gjakova. Nr. 42, f. 1, "Partishmėria-parim themelor i letėrsisė sonė", titulli i faqes sė parė. Nr. 44, f. 2, "Antologji pėr Partinė", lajmėrim pėr botimin e antologjisė. Nr. 46, f. 1, "Partia-fanar", poezi nga Vehbi Bala. Nr. 51, f. 2, "Parti", poezi nga shkrimtari Lirim S. Deda.

Viti 1968. Nr. 21, f. 3, "Grushti i masave", poezi nga Mexhit Prenēi qė shihet dukshėm se himnizon sistemin. Nr. 23, f. 2, "Nevoja e studimit mė tė thellė tė letėrsisė sė realizmit socialist dhe tė periudhave tė zhvillimit tė saj", Rinush Idrizi. Nr. 31, f. 2, "Letėrsia jonė e sotme tė zėrė vendin kryesor", letėrsia dhe arti pėr edukimin revolucionar shkollor dhe jashtėshkollor, nga shkrimtari Vath Koreshi. Nr. 42, f. 3, foto me diēiturė "Shoku Enver Hoxha pret pėrfaqėsonjės tė artit, kulturės e shtypit qė e urojnė me rastin e 60-vjetorit tė ditėlindjes sė tij", poshtė fotos Themelimi (fragment) nga shkrimtari Ismail Kadare qė e ka takuar Enver Hoxhėn vetėm njė herė.

Viti 1969. Nr. 15, f. 1, foto e pllakatit tė Kongresit II tė LSHA-sė me citatin e Enver Hoxhės. Nr. 17, f. 1, "U hap Kongresi II i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė", foto e madhe e presidiumit me Enver Hoxhėn nė qendėr si baba i vėrtetė. Nr. 18, f. 1, foto e Enverit me artistėt tanė ndėrtues tė socializmit, Letėr Komitetit Qendror nga kongresi.

Viti 1970. Nr. 36, f. 1, titulli "Shkrimtarė-kandidatė pėr deputetė", pėr Dhimitėr S. Shuteriqin dhe Ismail Kadarenė qė s'kanė pėrfituar asnjėherė nga sistemi. Nr. 42, f. 1, "25 vjet tė Lidhjes sė shkrimtarėve dhe artistėve", foto e Enverit i rrethuem nga dashuria e artistėve. Nr. 43, f. 1, "Pėrshėndetje e Komitetit Qendror tė PPSH drejtuar shkrimtarėve dhe artistėve me rastin e 25-vjetorit tė themelimit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė", nėnshkruar nga Enveri, ndėrsa shkrimtarėt tė prekur nga ky kujdes atėror i nisin letėr KQ nga mbledhja solemne e Lidhjes.

Viti 1971. Nr. 3, f. 5, "Konkurs", me rastin e 30-vjetorit tė themelimit tė PPSH… vepra qė do tė mishėrojnė… madhėshtinė e kohės sonė tė ndėrtimit dhe tė mbrojtjes sė socializmit…, po qysh ndryshe? Nr. 11, f. 8, "Agonia e 'romanit tė ri' ", Ilia Lėngu, ja fillimi i shkrimit tė njė kritiku me shumė perspektivė: "Veprat e Prustit, Kafkės, Xhojsit, etj. dėshmojnė prej kohėsh pėr krizėn e thellė…". Nr. 13, f. 8, "Teorizime bajate mbi letėrsinė", studiuesi Ali Xhiku mbi teorinė e kritikėn perėndimore, po ky qenka shkaku qė shqiptarėt paskan ecur shumė nė studime. Nr. 16, f. 7, "Gjuhė e shthurur e artit reaksionar", zbulim tronditės nga ky titull prej Viktor Qurkut. Nr. 21, f. 6, "Takim me lexuesit", Gani Qeraxhiu pasqyron takimin e Ismail Kadaresė me lexues ku Kadareja ngre nė qiell artin socrealist dhe shan degjenerimin e letėrsisė nė vendet kapitaliste (por gjithsesi, Kadareja ėshtė i persekutuar). Nr. 27, f. 1, "Shoku Enver Hoxha takohet pėrzemėrsisht me shkrimtarin Viktor Eftimiu" shoqėruar me foto tė tė dyve. Nr. 29, f. 1, "Shkrimtarėt dhe artistėt diskutojnė pėr projektdirektivat", me siguri po flitet pėr art e jo pėr politikė. Nr. 32, f. 4, "Nė 30-vjetorin e partisė", poezi nga Xhevahir Spahiu, e ka vėnė tullėn e vet edhe ky i shkreti; f. 8, "Rreth "realizmit" tė njė letėrsie", Ilia Lėngu, vner mbi letėrsinė perėndimore pa karar. Nr. 33, f. 1, poezia "Duke shkruar "Rroftė Partia" " nga Isuf Nelaj shndrit e zezė nė tė bardhė. Nr. 35, f. 2, "Figura e komunistit nė dramaturgjinė tonė", Xhezair Abazi.

Nr. 36, f. 2, "Figura e partisė dhe e komunistit nė tri poema", shkrim nga studiuesi Rinush Idrizi ku flet pėr poemat "Prishtina" e Llazar Siliqit, "Devoll-Devoll" e Dritėro Agollit dhe "Shqiponjat fluturojnė lart" e Ismail Kadaresė, sepse dihet se sistemet diktatoriale kanė nevojė pėr poetėt e vet, dhe ja ku janė. Nr. 39, f. 1, "Rinia e pėrjetshme e artit tė realizmit socialist", Dalan Shapllo ia ka qėlluar me kėtė shtjellim mendjendritur. Nr. 43, f. 2, "Partia dhe shoku Enver pėr revolucionarizimin e mėtejshėm tė letėrsisė dhe artit", s'mund tė rrinte as Neki Lezha pa shkruar mbi kėto punė; f. 6, "Koha e komisarėve nė veprėn e D. Agollit", nga Jorgo Bulo, pėr parti njėri, pėr parti tjetri. Nr. 44, f. 4, poezia "Parti" nga Fatmira Klosi; f. 5, "Partisė" nga Klara Kodra. Nr. 45, f. 4, "Ishte Tetė Nėndori i vitit dyzet e njė", poezi nga Petro Marko qė ia ka bėrė mirė hyzmetin sistemit; f. 5, "Mėngjezi i 8 Nėndorit", poezi nga Frederik Rreshpja qė gjithsesi u persekutua mė vonė, por kėtė e ka shkruar.

Nr. 46, f. 1, "Nė rrugėn e sukseseve" nga Dh. S. Shuteriqi dhe "Mundėsi tė pakufishme krijimi" nga Ismail Kadare, dy nga njerėzit qė ia kanė shitur shpirtin tepėr lirė sistemit komunist; ndėrsa nė f. 2, "Shtrembėrime tė trashėgimisė letrare nė kritikėn revizioniste", Vitore Angoni jep ndihmesėn e vet modeste nė shplarjen e trurit tė shqiptarėve sė bashku me poemėn "Partisė" nga Sulejman Mato nė f. 4. Viti 1972. Nr. 6, f. 9, poezi nga Edmond Tupja, qė qenka edukuar mirė qė i vogėl, njėra prej tė cilave me titull "Nė Kongres". Nr. 13, f. 7, "Pėr njė trajtim mė tė gjerė tė problemeve tė rinisė nė dramaturgji", nga Gjovalin Shkurtaj i cili qenka brumosur "… duke jetuar me mendimet, idetė dhe detyrat qė shtroi Kongresi VI i PPSH…"; po kėshtu edhe nė f. 12, nėn titullin "Njeriu, prodhimi, mendimi shkencor", shkrimtari Betim Muēo me gėzim shprehet se "Shoku Enver thotė…". Nr. 15, f. 3, "Konflikti nė prozėn tregimtare", Floresha Haxhiaj shpalos burimet bindėse tė referencave tė saj: "… gjė qė u shtrua me forcė edhe nga shoku Enver nė Kongresin VI…"

Nr. 17, f. 4, "Pėr ngritjen e nivelit tė punės nė njė shkallė mė tė lartė" nė dritėn e fjalimit tė shokut Enver nė Burrel, ky ėshtė shkrimtari i talentuar Fatos Kongoli. Nr. 18, "Poema mė e bukur", Petro Marko vazhdon lavdet pa kursim: "Kėtė Kėshtjellė-dritė tė Marksizėm-leninizmit/Klasa Punėtore inaguroi/ me Dorėn e Partisė." Nr. 26, Vendim i Plenumit tė 2-tė tė Komitetit Qendror tė PPSH "Mbi krijimin e Akademisė sė Shkencave tė RP tė Shqipėrisė", me propozim tė Byrosė Politike, pra shihet se cila ėshtė arsyeja pse shqiptarėt nuk kanė Akademi. Nr. 27, pasi Partia i bėri me Akademi, ja si shprehen akademikėt: Perspektivė e shkėlqyer e zhvillimit tė shkencės sonė, Prof. Kolė Popa; Njė dhuratė e madhe, Prof. Mahir Domi; Fitore e re me rėndėsi historike, Prof. Kolė Paparisto; Mirėnjohje dhe gėzim pėr ēdo bashkėpunėtor shkencor, Prof. Androkli Kostallari; Njė lajm i gėzuar pėr shkencėn dhe kulturėn tonė, Prof. Zija Xholi.

Nr. 31, f. 1, Thellimi i frymės sė partishme, kusht i domosdoshėm pėr vepra me nivel tė lartė ideo-artistike nga Dilaver Dilaveri, dhe nė f. 8 shkrimtari i bindur Faslli Haliti boton poezinė "Njė natė me sekretarin e Partisė". Nr. 32, f. 10, Ndoc Gjetja boton poezinė "Partisė" duke vėrtetuar bindjen se s'ka lezhjan qė s'i ka shėrbyer atdheut. Nr. 39, drejtori aktual i Muzeut Kombėtar, Moikom Zeqo, te vjersha "Ēdo gjė qė dua" shprehet me mallėngjim "Se socializmi mė afron/mė shumė me poezinė…"

Viti 1973. Nr. 1, f. 1, poezia "Pėr Republikėn" nga Koēi Petriti e hap vitin me mbarėsi duke thėnė: "Ngriti Enver Hoxhėn tė fliste nė histori." Nr. 6, f. 2, "Mbi disa probleme tė kėngės qė dolėn nė festivalin e 11-tė nė radiotelevizion", mbledhje ku merr pjesė sekretari i Komitetit Qendror tė PPSH, Ramiz Alia. Aty lexojmė: "Diskutimi kryesor u mbajt nga Zhani Ciko… (i cili tha-B.K.) Zhvillimi i gjerė i jetės sonė nė tė gjitha drejtimet, karakteristikat socialiste tė saj, tiparet kryesore tė njeriut tonė… ne kultivojmė muzikėn tonė me pėrmbajtje socialiste…" Po prandaj Zhani Ciko deklarohet tashti se "po u hapėn dosjet, shkatėrrohet arti".

Nr. 9, f. 5, me titullin "Rropatjet revizioniste nė fushėn e gjuhėsisė", Xhevat Lloshi na tregon se ai ėshtė formuar mbi baza shumė tė shėndosha: "Bazat e shpjegimit materialist tė natyrės sė gjuhės, tė lindjes e zhvillimit tė saj, tė rolit nė jetėn e shoqėrisė dhe tė problemeve tė tjera teorike tė pėrgjithshme janė hedhur nė veprat e themeluesve tė marksizmit, Marksit dhe Engelsit… Gjuhėsisė me tė vėrtetė marksiste nuk i lejohet tė mbyllė sytė e veshėt, t'ja lėrė harresės diskutimet e ēėshtjeve thelbėsore tė historisė dhe tė sė sotmes sė gjuhėsisė. Pėr kėto arėsye duan pėrgjigje sulmet kryesore tė revizionistėve kundėr tezave marksiste nė gjuhėsi, duhen demaskuar pikėpamjet e tyre… Shoku Enver e pėrgjithėson kėshtu kėtė taktikė tė tyre…" Lloshi na la pa tekst dhe s'mund tė rrimė pa ia pėrmendur njė shprehje rusisht qė e ka pėrdorur vetė nė shkrim "Nauki, nauki, kakije vi popali ruki!" O shkenca, o shkenca, nė ē'duar paski rėnė! Apo jo?

Nr. 10, f. 1, "Pulsi i jetės dhe pulsi i poezisė" nga Dritėro Agolli tė tregon se sa tė larta janė ndjenjat e neverisė qė mund tė ndjejė njeriu pėr atė sistem dhe ata qė e kanė ndihmuar tė mbijetojė. Vetėm lexoni: "Opinioni ynė letrar ėshtė shqetėsuar kohėt e fundit pėr poezinė… Koha kalon… Nė qendėr tė saj… lufta dhe puna e njerėzve, qė i janė pėrveshur me seriozitet ndėrtimit tė socializmit. Si objekt kryesor ajo ka njeriun e epokės sė re tė partisė… Shoku Enver na mėson… Nė kohėn tonė, kur bota ėshtė armatosur gjer nė dhėmbė, kur superfuqitė imperialiste amerikane dhe revizionistėt sovjetikė pėrpiqen tė sundojnė mbi popujt dhe tė shuajnė luftėn revolucionare, kur vendi ynė ėshtė i rrethuar nga armiqte e betuar tė revolucionit dhe komunizmit, nuk mund tė ketė "liri absolute tė poetit", "liri absolute tė shprehjes".

Arti ėshtė ideologji; nė tė ka luftė ideologjike, ka mohim tė asaj qė nuk i shėrben shoqėrisė sonė dhe pohim tė asaj qė i shėrben… Kėtė e dėshmojnė poema tė tilla si "Prishtina" dhe "Pranvera e madhe" tė Ll. Siliqit, "Pėrse mendohen kėto male" dhe "Shqiponjat fluturojnė lart" tė I. Kadaresė, "Drashovicė" dhe "Alarme tė pėrgjakura" tė F. Arapit, "Epopeja e Ballit Kombėtar" e Sh. Musarajt, "Ashtu Myzeqe" e A. Ēaēit, "Proletarėt" e L. Qafėzezit, "Heronjtė e Vigut" e K. Jakovės… "Balladė e ushtarit" tė Dh. Qiriazit, "Vite pa thinja" tė A. Shehut, "Sot" tė F. Halitit, "Mbi glob fryjnė erėra" tė S. Matos, "Rrezatim" tė N. Gjetjes, "Marsi brenda nesh" tė N. Lakos, "Stinė pas stine" tė V. Qurkut… tradita e vjetėr dhe e re e poezisė sonė dhe ideologjia jonė ngadhnjimtare qė shprehet nėpėrmjet mėsimeve tė partisė dhe tė shokut Enver janė njė forcė e pashterrshme qė e shtyjnė pėrpara krijimtarinė tonė poetike dhe i venė njė postė-bllok tė pathyeshėm gjithė ndikimeve tė artit tė degjeneruar borgjez dhe revizionist."

Nr. 14, f. 10, Ndoc Papleka nuk mund tė mos ta kishte njė poezi titulluar "Parti". Nr. 15, f. 1, me titullin "Me besim, optimizėm e frymėzim revolucionar ne do tė krijojmė vepra tė tjera tė bukura, tė denja pėr partinė, pėr popullin, pėr komunizmin" ėshtė njė letėr publike drejtuar "shokut Enver Hoxha, Sekretar i parė i Komitetit Qendror tė PPSH" ku mund tė kuptojmė shkatėrrimin e dinjitetit tė njė bashkėsie tė tėrė artistėsh: "Duke falenderuar thellėsisht partinė pėr gjithēka ka bėrė dhe bėn pėr lulėzimin e letėrsisė dhe tė arteve tona, pėr popullin tonė e socializmin, pėr mbrojtjen e marksizėm-leninizmit, na lejoni, shoku Enver, t'u sigurojmė edhe njė herė, se zemrat tona prej shkrimtarėsh e artistėsh revolucionarė do tė rrahin gjithėnjė me ritmin e zemrės sė madhe tė partisė e tė popullit." shkrimtarėt dhe artistėt e qytetit tė Tiranės. Besoj se nuk ka vend pėr koment.

Nr. 16, f. 1, pėr ta plotėsuar mozaikun e nėnshtrimit, shohim titullin "Si ushtarė tė partisė nė frontin e skenės do tė mprehim gjithmonė vigjilencėn ideologjike revolucionare pėr tė ruajtur tė pastėr e tė paprekur brendinė, freskinė dhe bukurinė e artit tonė socialist", letėr publike drejtuar "shokut Enver Hoxha, Sekretar i parė i Komitetit Qendror tė PPSH" ku vazhdon tė rrėnohet ndėrgjegjja e kombit: "Ju sigurojmė, shoku Enver, si inteligjencė besnike e klasės punėtore dhe nė shėrbim tė saj, se do ta mbajmė kurdoherė tė pastėr ideologjinė e partisė nė art, se me veprat tona qė do tė interpretojmė e do tė ekzekutojmė, do t'i kėndojmė jetės sonė socialiste, njeriut tonė tė ri revolucionar, tė sotmes sė madhe dhe tė ardhmes sė sigurtė tė Atdheut tonė." Nga mbledhja e regjizorėve, skenografėve, dirigjentėve, dramaturgėve, kritikėve tė artit dhe drejtueseve tė institucioneve tė skenės; f. 6, "Pėr njė dramaturgji dhe teatėr qė tė militojė pėr ide tė mėdha socialiste" nga Kudret Velēa qė s'ka pushuar pėr njė ēast punėn nė ndėrtim tė socializmit; e po ashtu nė f. 10, "Poema e ndėrgjegjes" e Odhise K. Grillos i drejtohet fėmijėve pėr t'i edukuar si duhet.

Nr. 22, f. 14, "Modernizmi-shprehje e degjenerimit tė kulturės artistike borgjeze", ėshtė Alfred Uēi qė ka marrė nė qafė me qindra mijėra lexues. Nr. 27, f. 4, kemi paragrafin hyrės qė fillon me "Raporti i shokut Enver mbajtur nė plenumin IV tė KQ tė PPSH ėshtė njė dokument i ēmuar…" dhe nėn titullin "Mėsime tė mėdha, detyra tė rėndėsishme" flasin artistėt Tish Daija: "…porositė e… shokut Enver…", Lavdie Leka: "… veprat tona tė partishme…", Kristaq Dhamo: "…ashtu siē porosit Partia dhe shoku Enver…", Agim Shehu: "…njė zotim i ri para Partisė…", Jorgo Bulo: "… siē vuri nė dukje shoku Enver…"

Nr. 28, f. 1, kryetitull "Brendia socialiste-tipari dallues e mė esencial i letėrsisė e i arteve tona"; f. 6, nė shkrimin "Karakteri spekulativ i tė ashtuquajturave "kėrkime novatore" ", shkrimtari Fatos Kongoli ka bėrė zbulimin se: "…nė dramaturgji shtrembėrimi i realitetit ka ardhur pėrmes "kėrkimeve novatore", qė ndonjė i ashtuquajtur autor si F. Paērami e ndonjė tjetėr i bėnin me qėllime tė caktuara pikėrisht nė pėrmbajtjen e veprės." Nr. 29, f. 1, nė shkrimin "Pėr njė kritikė parimorė, shkencore, konstruktive e tė kualifikuar" ne kuptojmė se pse Xhevat Lloshi ėshtė kaq i pėrgatitur dhe me horizont kaq tė gjerė kur shprehet se: "…Raporti i shokut Enver Hoxha nė plenumin IV tė KQ tė PPSH ėshtė njė model i studimit shkencor tė disave prej problemeve mė aktuale e mė tė rėndėsishme nė fushėn e letėrsisė e tė arteve…"; por s'i rri mbrapa shkrimi nė f. 3 "Horizonte tė gjėra pėr shkencat tona", qė ėshtė intervistė me prof. Kolė Popa, zv. Kryetar i Akademisė sė Shkencave tė RPSH, i cili e ka vath nė vesh porosinė: "…siē porosit Plenumi IV i KQ tė PPSH…" Nr. 30, f. 1, "U mblodh plenumi i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė", nga raporti i shokut Dritėro Agolli lexojmė:

"Plenumi ynė… mbahet njė muaj pas Plenumit IV tė Komitetit Qendror… i cili u bėri njė analizė tė thellė marksiste-leniniste shfaqjeve tė liberalizmit… Ne jemi pėrpjekur, me ndihmėn e Partisė dhe nėn dritėn e fjalimeve tė shokut Enver, qė tė hyjmė nė thelbin e fenomenit… tė marrim masa… kėtu mund tė pėrmendim dramat "Njollat e murme" tė Minush Jeros si dhe "Ēėshtja e inxhinier Saimirit" dhe pjesėt e tjera tė deviatorit tė djathtė dhe elementit antiparti F. Paērami… Fryma e nxirjes sė realitetit… pėrshkon poemėn "Dielli dhe rrėketė", tė F. Halitit dhe tė ndonjė tjetri… disa piktorė… ta shtrembėrojnė dhe ta nxijnė jetėn dhe natyrėn. Tė tilla janė punimet "Epika e yjeve tė mėngjezit" dhe "Portreti i punėtorit" tė E. Gjergos, "Shqipėria" e A. Osekut, apo "Peisazhi i pranverės" i M. Velos…

Disa regjizorė si M. Luarasi me pikėpamje armiqėsore, qė atakonte vijėn e partisė, apo si K. Spahivogli, i prirė nga koncepte anarkiste-estetizante… Festivali XI i kėngės nė radio-televizion, i cili ishte pjellė e punės kozmopolite armiqėsore tė elementit antiparti T. Lubonjės… Pikėpamjet e shfaqura nė gazetėn "Drita" nga ndonjė kritik si A. Myftiu etj., pėr kėtė problem janė nė kundėrshtim me parimin themelor tė pasqyrimit tė jetės nė letėrsi dhe art, thelbin e tė cilit Engelsi e ka formuluar si… Pėr kėtė pėrgjegjėsi tė rėndė mban I. Uruēi, ish kryeredaktor i saj… Le tė na mbushė me frymėzim dhe entusiazėm tė ri, me vendosmėri dhe me pasion revolucionar… kujdesi prej nėne i Partisė, i mėsuesit dhe udhėheqėsit tonė tė dashur, shokut Enver, qė nė plenumin e 4-tė tė KQ tė Partisė na quajti njėsite tė mėdha e tė ēelikta!"

Nr. 31, f. 3, "Konceptet, teorizimet dhe "veprat" e njė dramėfabrikuesi", Llazar Siliqi: "F. Paērami, ky aventurier i rrezikshėm… eksperienca e tolerimit… na bėn tė nxjerrim konkluzionin se duhen shtuar seriozisht pėrpjekjet… pėr t'u mbėshtetur… nė mėsimet marksiste-leniniste tė Partisė, tė mėsuesit tonė shokut Enver Hoxha…". Nr. 32, f. 3, te "Patologjia e "novatorizmit" ", Jakov Xoxa ia fillon ligjėrimit: "Shoku Enver…"; ndėrsa nė f. 7 me shkrimin "Tė rrisim pėrgjegjėsinė e kėshillave artistike dhe redaksive botuese", shkrimtari Fatos Kongoli ia mban ison: "Mėsimet e Partisė, fjalimet e kohėve tė fundit e raporti i shokut Enver…". Nr. 34, f. 15, "Ekspresionizmi-pjellė e dekadentizmit", Kujtim Buza. Nr. 37, f. 11, "Traditat nė regjizurė dhe disa shfaqje moderniste", Mexhit Prenēi tregon talentin e tij: "…siē theksoi plenumi IV i KQ tė PPSH, ashtu si nė letėrsinė dhe artet tona, edhe nė teatėr u shfaqėn ndikime tė huaja dhe pati qėndrime liberale ndaj tyre."

Nr. 39, f. 14, "Hermetizmi-fryt pa jetė i shoqėrisė kapitaliste nė kalbėzim", Andrea Varfi. Nr. 42, f. 8, Skėnder Buēpapaj boton poezinė "Parti" pėr t'u radhitur ndėr shkrimtarė. Nr. 43, f. 6, "Maniera interpretative dhe manierizmi", nga Josif Papagjoni qė mbahet ende i fortė: "… M. Luarasi nė fakt ishte kundėr frymės socialiste tė artit tonė skenik." Nr. 44, f. 8, "Tribun vegjėlie-yll qė buzėqesh", shkrimtari Luan Qafėzezi na mėson se poezitė mund tė shkruhen edhe me nėntitullin citat nga Enver Hoxha. Nr. 47, f. 12, "Copra tė zeza veladonėsh", duke vizituar muzeumin ateist tė Shkodrės shkrimtari Fadil Kraja ėshtė frymėzuar tepėr dhe ka dashur t'ua transmetojė edhe tė tjerėve kėtė. Nr. 50, f. 9, nė poezinė "Blerimi i luleve nėpėr kėngėt popullore", Qazim Shemaj qė kryeredakton sot e kėsaj dite gazetėn Drita shpėrthen i lumtur: "Lule Sofo, lule shpirti,/lule Sofo komunisti".

Viti 1974. Nr. 7, f. 9, Mexhit Prenēi, "Kėte tokė…": "… Se e duam fort socializmin…". Nr. 10, f. 3, "Mbi disa ēėshtje tė temės sė luftės dhe tė mbrojtjes nė letėrsinė tonė", Ismail Kadare: "…Plenumi IV i KQ tė Partisė e theksoi edhe njė herė me forcė se ē'rrezik pėrmban nė vetvete, jo vetėm pėr letėrsinė dhe artet, por pėr fatet e revolucionit zbehja e kėsaj fryme heroike dhe krijimi i iluzioneve pacifiste, qė propagandohen sot me aq zell nė botėn borgjeze-revizioniste." Nr. 13, f. 15, "Farsa Sollzhenicin", Gent Arbana (pėr tė cilin gojėt e kėqija thonė se ėshtė me profesion shkrimtar i madh): "…Fenomeni kundėrrevolucionar Sollzhenicin nuk ėshtė aspak diēka e papritur…". Nr. 41, f. 5, "Vargje tė punuar me kujdes", Besnik Mustafaj: "…Poezia e parė qė i kushtohet Partisė ėshtė shkruar me ndjenjė, vargjet duket qė dalin nga zemra e njė tė riu revolucionar, i cili ka nė krahėror dashurinė e pakufishme pėr Partinė…"; f. 15, "Demagogjia-normė e revizionistėve", Gent Arbana (pėr tė cilin gojėt e kėqija thonė se ėshtė me profesion shkrimtar i madh): "… Nganjėherė demagogjia ėshtė mė e hollė, nganjėherė mė e trashė, por sido qė tė jetė ajo mbetet demagogji…". Nr. 42, f. 1, "Dita e poezisė", Ismail Kadare: "…hap pas hapi me revolucionin-kjo ka qenė dhe mbetet rruga e vetme e letėrsisė sonė nė shekuj dhe e letėrsisė sonė realiste socialiste nė kėta tridhjetė vjet luftė pėr socializėm… Populli ynė i talentuar, artist nė shekuj, i ndriēuar sot nga revolucioni komunist ėshtė nė radhėt e para pėr mbrojtjen e poezisė… S'ėshtė e rastit qė njė shkrimtar i ynė reaksionar e quajti vendin e vet "Zululand"… Poezia jonė… ėshtė e armatosur me partishmėrinė komuniste…"

Nr. 48, f. 1, Diana Ēuli ka dhėnė ndihmesėn e vet modeste pėr tė pushkatuar poetė sipas parimit: "Me dashuri pėr Partinė, nė unitet tė ēelniktė". Nr. 50, f. 13, Xhevahir Spahiu ėshtė nė jerm, mos e trazoni sat a krijojė partinė: "…Krijohej Partia! Nė jetėn shumėshekullore tė maleve tona, ku rėnkimi i vetėm ishte krisma e pushkės, nuk kishte patur ndonjėherė lajm mė tė bukur dhe mė fatprurės se ky! PKSH! Oshėtinin grykat e Skraparit e tė Labėrisė! E pėrcillnin luginat e Matit e tė Tropojės. Zemra e popullit e shumėfishonte si njė reproduktor gjigand…" e tė tjera, e tė tjera, e tė tjera…

"Hapja e dosjeve", ēėshtja qė po e "shqetėson" bashkėsinė artistike shqiptare kohėt e fundit ėshtė njė palaēollėk i llojit tė vet, nisur pikėrisht nga ata qė janė tė pėrlyer deri nė fyt me tė zezat e tė shkuarės dhe qė duke ngritur zhurmė pėr kėtė ēėshtje, duke u deklaruar nėpėr gazetat idiotike shqiptare (qė nuk e kuptojnė se sa keq po pėrdoren) pėr hapjen e tyre dhe duke dalė si flamurtarė tė pastėrtisė morale synojnė ta varrosin njė herė e mirė kėtė ēėshtje, ose ta shtyjnė shqyrtimin e saj pas vdekjes sė tyre.

Koncepti "dosje" pėrfshin ēdo gjė qė ka tė bėjė me diēka ose dikė tė caktuar, dhe aty grumbullohet gjithė informacioni i mundshėm. Informacioni i mėsipėrm, i cili ėshtė publik, ėshtė njė minierė informacioni pėr gjithė emrat e pėrveēėm qė shėrben pėr tė kuptuar se tė gjithė kanė ēka tė fshehin nga e shkuara e tyre. Nga njė burim i vetėm mund tė nxirret kaq shumė informacion se kush e ka mbajtur nė kėmbė sistemin komunist, kush ia ka thurur lavdet dhe kush i ka kėnduar me pasion tė zjarrtė. Duke pasur parasysh se po flasim pėr 20 vjet pėrpara se tė rrėzohej sistemi, duhet menduar edhe fakti se nuk janė pėrmendur ata shkrimtarė tė bindur tė Partisė sė Punės qė kanė hyrė nė lojė gjatė kėtyre viteve.

Janė shkrimtarė, pėrkthyes, estetė, botues, redaktorė e artistė tė tjerė qė kush mė shumė e kush mė pak i kanė shėrbyer sistemit, Enver Hoxhės dhe, domosdo, njė pjesė e mirė edhe Sigurimit tė shtetit. E janė po ata qė ende janė mė tė gjallė se kurrė, nė poste drejtuese, nė pika kyē, nė qendra vendimmarrėse. I kemi pėrballė ndoshta nė ēdo hap qė hedhim dhe e ndjejmė ftohtėsinė e armiqėsinė qė rrezatojnė mbi ne sepse ne qė nuk kemi pasur lidhje me atė sistem nuk jemi mbrujtur mė vlerat, a mė mirė antivlerat qė pėrfaqėsojnė ata. Jemi peng i tyre.

Tash qė po flitet se a duhen hapur dosje apo jo, mund tė themi se mjaftojnė hulumtime tė tilla edhe nėpėr organet e tjera pėr tė nxjerrė shpirtin sterrė tė bashkėsisė artistike shqiptare tė viteve tė fundit. Mjafton t'i krahasojmė retorikat aktuale tė mjaft emrave tė mėsipėrm me atė qė duket qartė qė kanė bėrė nė tė shkuarėn pėr tė arritur nė njė pėrfundim tė qartė: mungesa e moralit.

Ēėshtja e dosjeve nisi sikur prej diku u dha njė porosi qė shėrbėtori i Kadaresė Shaban Sinani tė pėrgatiste njė libėr me "denoncimet" qė i kanė bėrė tė parit, nga tė cilat "trazovaēi i historisė" dhe dritėshkurti B. Fevziu qenka neveritur kur i paska botuar te gazeta e vet. Por po ia bėjmė dy pyetje tė thjeshta abuzuesit shtetėror Sinani dhe trazovaēit Fevziu: pėrderisa paska pasur kaq shumė denoncime ky plaku i moēėm me profesion shkrimtar i madh si ėshtė e mundur qė s'ėshtė kalbur burgjeve? Kush e ka mbrojtur vallė kėtė shkrimtar gjirokastrit? Pėrgjigjja e kėtyre pyetjeve ka vetėm njė pėrfundim: bumerang. Me tė nuk jemi marrė shumė nė kėtė hulumtim, sepse nuk e kemi qėllim nė vetvete kėtė gjė dhe sepse ka shkruar me pseudonim, por jemi munduar tė zbulojmė e tė paraqesim sa mė shumė emra pėr arsyen e vetme qė pavarėsisht se plaku i moēėm ishte shkrimtari i oborrit, ka qenė njė shpurė e madhe qė i ka organizuar festat e diktaturės.

Mbrojtja qė i bėjnė plakut tė moēėm disa tipA nė shkėmbim tė futjes nė toplista nga ky, ėshtė tregues i qartė se fryma socrealiste jeton edhe sot e kėsaj dite, e veshur me petka tė reja, me ato t'avangardės. Dhe jo vetėm mbrojtje, por njė mbėshtetje e qartė mbi vlerat morale tė kryetipitA, gjė qė na nxit mė tepėr pėr t'iu kundėrvėnė mungesė sė moralit tė tyre. Ndėrsa ne mundohemi tė pėrfaqėsojmė disa vlera tė pėrbotshme qė nė thelb kanė moralin (duke mos ia ndarė asnjėherė shkopin kresė avangardistėve nė mėnyra tė ndryshme, me variacione qė ne i zgjedhim), avangardistėt vazhdojnė tė pėrfaqėsojnė rrymėn e kompromisit me pushtetin duke u bėrė artistė tė kalbur (e duke ricikluar shkrime ēuf-ēuf sepse nuk kanė pikėn e fantazisė por u ka mbetur tė na ndjekin pas).

Nė fund tė fundit, ēfarė ndryshimi ka midis atyrė qė kanė bėrė llogje nė tė shkuarėn nga ata qė nuk bėjnė asgjė pėr t'i ndrequr? Aspak.
Njė gjė ėshtė e ditur: brezi i artistėve qė po vdes dhe qė do me ēdo kusht t'i marrė sekretet e tė shkuarės nė varr, ta dijė mirė se herėt a vonė do t'i dalin nė shesh gjithė tė palarat dhe emri i tyre do tė pėrfundojė nė koshin e historisė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara