HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Arbnori: Me Kosoven shtet dhe i pavarur, Shqiperia ka "shatullat" e ngrohta

-- nga Halil RAMA & Beqir SINA, Nju Jork (SHBA)

Beqir Sina Ish-Kryetari i Parlamentit tė parė pluralist tė Shqipėrisė, deputeti i Shkodrės pėr Partinė Demokratike (PD), zoti Pjeter Arbnori, tė shtunėn nė njė intervistė me gazetėn tonė nė Nju Jork, tha se vetem nė Shqipėri mund tė ndodh gjithėēka. Ai e bėri kėtė deklarim duke ju referuar zhvillimeve mė tė fundit nė tė dy kampet politike. Ai akuazoi ashpėr maxhorancėn socialiste se nuk i ka pranuar tė miratojė Rezolutėn pėr njohjen e ēėshtjes ēame si dhe ka mashtruar me ligjinin e ri tė dėmshpėrblimit pėr tė burgosurit dhe tė presekutuarit politik nė Shqipėri.

Ndėrkaq, zoti Arbnori akuzat i vazhdoi edhe ndaj drejtuesve tė lartė tė Partisė Socialiste (PS) dhe e "vuri" gishtin tek kryetari i saj Fatos Nano, duke thėnė se ai ishte bėrė pengesė jashtėzakonisht e madhe pėr kryerjen e reformės zgjedhore. Nė njė pyetje pėr pavarėsinė e Kosovės, zoti Arbnori, thotė se Kosova ėshtė prioriteti i Partisė Demokratike, qysh nė krijim. Shqipėria, me Kosovėn e pavarur, tha ai i ka "shpatullat" e ngrohta. Dhe se vėndi i Kosovės ėshtė vetem nė Europė, si shtet i pavarur dhe demokratik. Pėr mė shumė mund tė ndiqni intervistėn e plotė tė marrė eskluzivishtė pėr gazetėn shqiptare "Rilindja Demokratike", "Mandeles sė Shqipėrisė" zotit Pjetėr Arbnori.

Arbnori nga Amerika: “tek ne mund te ndodh gjithcka...!!!"

"RD": Keni disa ditė qė jeni larguar nga Shqipėria, ndodheni pėr viztė nė SHBA-s, si po i pėrcillni zhvillimet mė tė fundit, nė tė dy kampet politike ?

Arbnori: E parė nė ēdo aspekt njė koment pėr sejcilin kamp nė Shqipėri, ėshtė se ē'do zhvillim atje ėshtė ende i paqartė. Ose mė mirė tė themi; qė ne vetė i kemi mjaft tė qarta , por se atje kurr nuk mund tė bėshė pėrcaktime kaq tė pėrgjegjėsishme. Sepse, aktualishtė atje lufta kryesore ėshtė lufta jonė, lufta pėr votėn e lirė tė ndershme. Tė vetmin pėrcaktim, qė mund tė bėjė me pėrgjegjėsi pėr nė Shqipėri, ėshtė se: nė Shqipėri, gjithēka mund tė ketė, por kurr nuk ka votė tė lirė e tė nderėshme, nuk ka demokraci, pėr sa kohė nė krye tė Qeverisė, tė jetė Fatos Nano. Gjėrat atje do tė ndryshojnė e lėvizin nė mėnyrė marramėndse, dhe se atje pėr ditė do tė kemi zhvillime tė reja dhe tė ēuditėshme.

"RD",: Njė faktė lidhur me kėtė pytje qėndron nė atė se atje u vodhėn votat hapur edhe brėnda parlamentit, siē qe rasti i votimit pėr tė burgosurit dhe tė presekutuarit.

Arbnori: Arrita para kėtij votimi tė mbledh firmat e deputeteve pothuajse nga tė gjitha partitė. Kuptohet, se deputetėt e djathtė kanė qėnė mė unanim. Por, duhet theksuar, se kemi pasur fatin qė tė mbledhim firmat edhe nga disa deputet tė majtė.Tė cilėt, e kuptojnė se kjo ėshtė njė ēėshtje e nevojėshme dhe e ligjėshme tėrėsishtė e zgjidhėshme. Fatkeqėsishtė, e ideologjizuar deri nė "palcė" Qeveria shqiptare, nuk e ka kurajon dhe kėtė mendim, pėr t'a zgjidhur drejt kėtė problem me tė presekutuarit dhe tė burgosurit. Ajo, me qėllim e ka shtyrė disa her mė parė kėtė ligj duke gjetur shkaqe pas shkaqeve, si e si t'a vonjė sa erdhi deri kėtu, pikėrishtė tek votimi me mashtrimin e votės.

Fatos Nanos, pėr kėtė i dėrgova disa letra, duke i kėrkuar tė vėrė njė pėrqindje tė caktuar marrė nga buxheti shtetrorė nė favorė tė burgosurve dhe tė presekutuarve politikė. Nė bazė tė nenit 44 tė Kushtetutės tė nenit 57 tė Kodit Penal, tė cilat, parashikojnė dėmėshpėrblimin e njėrėzve, tė cilėt kanė vuajtur dėnimin pėr bindjet e tyre politike e fetare. Pra pėr tė gjithė ata qė kaluan vuajtjen fizike, torturat, janė pushkatuar, ose kanė vdekur nėpėr kampet dhe burgjet e diktaturės komuniste. Sigurishtė, qė ėshtė bėrė njė luftė e madhe, njė luftė e gjithėanėshme, duke shfrytėzuar edhe ekcesin mediatik, peticionet e mitingjet, duke treguar se partia Demokratike, e ka pėrkrahur dhe e pėrkrahim kėtė shtres, deri nė realizimin e drejtė tė kėrkesave tė tyre. Nė fund rreth kėsaj pyetje do tė shtoja, megjithse kjo ėshtė njė problem i gjatė, ai ėshtė njė problem qė pa u zgjidhur nuk humbet kurrė.

"RD": Zoti Arbėnori, tė njėtin fatė pėsojė para disa muajve edhe njė Rezolutė e kėrkuar nga Partia e Legalitetit dhe Balli Kombėtar, pėr njohjen nga shteti shqiptarė, tė ēėshtjes Ēame.

Arbnori: Po ashtu ėshtė ishte njė turp i madh kombėtar. Sigurishtė, qė ju bė presion atyre deputeteve tė majtė, tė tėrhiqeshin megjithse kishin nėnshkruar. Pasi, ato qenė arsye krejtėsishtė politike dhe tė shoqėruar nga tė gjitha anėt me presione e frikė nga Greqia. Kėtu, ka pasur padyshim edhe ndėrhyrje nga qarqe tė ndryshme, tė cilat nuk dashur kurrėsesi tė votohej Rezoluta, qė e njihte ēėshtjen ēame .E vėrteta ėshtė se si u votua dhe si nuk u votua, si socialistėt i morėn 70 vota a nuk i morėn 70 vota, ēėshtja ēame egziston dhe mbetet njė plagė e rėndė, pėr popullin shqiptarė, deri sa tė zgjidhet.

Nė kėtė mėnyrė sipas meje kjo ēėshtje, kėrkon lėvėrimin e madh tė saj nė tė gjitha format demokratike e qytetare nė mbrojtje tė tė drejtatave e lirive tė njeriut nė botė. Duke dalė para kryeministrisė, preisdencės me protesta paqėsore, pėr tė kėrkuar nė fillim nga Qeveria jonė dhe shteti Shqiptarė, t'a njohė kėtė ēėshtje, pastaj t'ua kėrkojmė Qeverisė e shtetit grek e organizmave ndėrkombėtare. Ose, t'a ēojmė kėtė ēshtje deri nė bazė tė konventave ndėrkombėtare . Ēėshtja Ēame, ėshtė pjesė e pandar e historisė sonė. Pasi dihet mirė se si janė keqtrajtuar e grabitur ēamėt e pėrzėnė me forcė nga shtėpitė dhe trojet e tyre, nė Greqi. Mė duhet tė nėnvizojė, se gjatė peruidhės sė Qeversijes sė partisė Demokratike, kjo ēėshtje ėshtė vėnė pėr diskutim disa herė qoftė nė rang kryeministrash, parlamentare dhe takime tė tjera midis dy vendeve.

"RD": Kėto ditė ėshtė Kongersi amerikan ai qė ka thirrur njė seancė dėgjimore me Komisionin e Helsinkit tė kėtij Kongresi, me temėn :"Demokracia nė Shqipėri", a keni ndonjė koment ?

Arbnori: Si jo ! Kjo seancė pėr kėndėvėshtrimin tim ėshtė hapja dhe sensibilizimi mė serioz qė i bėnė mbas 7 - 8 vjeteve, administrata amerikane, problemeve tė mėdha qė ka Shqipėria sot. Kjo seancė ėshtė shumėpritur dhe e rėndėsishme, e pėrcaktuese nė qėndrimet qė do tė mbaj nė tė ardhmen, nga konkluzionet qė do tė nxjerr mė pasė administrata amerikane, nė lidhje me Shqipėrinė. Problemet, me tė cilat po ballafaqohet demokracia e brishtė nė Shqipėri, tani pėr herė tė parė prej kur edhe socialistėt erdhėn nė pushtet me anė tė dhunės dhe vjedhjes sė votės sė lirė tė shqiptarve, shtrohen hapur pra, para institucioneve mė tė larta amerikane, Kongresit amerikan, Senatit dhe Qeverisė amerikane.

Seanca dėgjimore do tė tregojė edhe njė her ndėrkombėtarisht, duke u vėrtetuar me dėshmi reale, se kush ėshtė penguese e reformės zgjedhore dhe votės sė lirė dhe se kush po i pengon reformat nė Shqipėri. Kėtė dėshmi mė parė e kanė demonstruar institucionet ndėrkombėtare nė Europė, pėrmes raporteve tė Kėshillit tė Evropės (KE) si dhe OSBE-sė. Tani- faleminderit i erdhi rradha edhe shtetit mė tė fuqishėm tė botės, simbol i demokracisė dhe i lirisė sė fjlalės dhe tė drejtave tė njeriut tė dėgjojė pėr Shqipėrinė dhe mė pas t'a thotė vet ajo fjalėn e sajė.

Ēėshtja e demokracisė nė Shqipėri sot, ėshtė njė ēėshtje kardinale, e cila lidhet ngushtė me vizionin demokratik nė Ballkan. Ajo i hap rrugėn zgjidhjes sė shumė problemeve edhe nė Kosovė, nė Maqedoni e Mal tė Zi, Preshevė, Bujanovc e Medvegje. Njė Shqipėri e fortė dhe me tė vėrtet demokratike, pėrforcon dhe shtynė shumė pėrpara ēėshtjet e pazgjidhura tė shqiptarve nė trojet e tyre etnike dhe ndihmon nė mėnyrė tė padiskutueshme vetė Shqipėrinė drejt Europės, aty ku e meriton e ka vendin.

"RD": Sa besoni ju pra, se nė Shqipėri mund tė mbahen zgjedhje tė lira e tė ndershme, dhe Shqipėria tė dėshmoj kėtė qė thatė ju zoti Arbėnori ?

Arbnori: Gjatė kėtyre viteve kemi parė disa herė zgjedhje nė Shqipėri, tė cilat asnjėher nuk kanė qėnė as tė lira dhe as tė ndershme. Unė kryesojė njė forum pėr tė drejta e njeriut dhe kundra dhunės policire si dhe bėjė pjes nė Komisioni paralamentarė pėr tė drejta dhe liritė e njėriut nė Shqipėri. Si nė forumin qė bėjė pjes edhe nė Komisionin paralamentar e kamė thėnė vazhdimishtė fjalėn time pa frikėnė ēdoinstitucion tė vendit dhe ndėrkombėtar.

Njėkohėsishtė me argumnte dhe dokumente te faktuara filmike dhe fotografike tė shoqėrura me inetervista me njėrėz tė goditur nė kėto zgjedhje vetėm se kanė qėnė antarė tė komisionit pėr opozotėn nė Shqipėri. Njėkohėsishtė, kemi parqitur edhe denoncuar nė ēdo instutcion ndėrkombėtar vjedhjen, dhunėn dhe mashtrimin e pushtetarve me votėn e lirė tė shqiptarve.

Sepse ėshtė njė diēka qė flet vet nė kėt aspekt, tė vrarė jemi ne , tė vjedhur jemi ne, tė dhunuar nga pozita jemi ne. Vetėm gjatė kėtyre zgjedhjeve qė janė mbajtur nė kėto shtatė - tetė vjetėt, janė vraė 30 aktivistė tė shquar demokratė, dhe mbi dy mijė tė lėnduar e keqė -trajtuar keqazi nė Tiranė, Shkodėr, Korēė, Gjirokastėr, Fier, Tropojė , Elbasan e tjer vetėm se kanė dashur tė mbrojnė me manifestime paqėsore votėn e lirė e tė ndershme nė Shqipėri. E bėra kėtė tablo pėr t'ju pėrgjigjur pyetjes suaj se nuk ka zgjdhje tė lira e tė ndėrėshme, kur nė pushtet qėndron me votėn e vjedhur e tė dhunuar . Por edhe i bėsojė popullit shqiptarė, i cili ka dėshmuar disa herė me anė tė protestave paqėsore tė cilat kanė qnė nga mė tė mėdhat tė zhvilluara ndonjėher, se populli i ndershėm e demokratė, nuk pajtohet kur me kėtė fenomen tė dhimbėshėm tė politikės nė Shqipėri.

"RD": Deshim tė dinim nė se ka mundėsi si po punohet nga ju pėr tė ringjallur besimin dhe shtyrė njėrėzit drejt tė ardhmes sė demokracisė nė Shqipėri?

Arbnori: Ne kemi punuar dhe po punojmė gjatė gjithė kėsaj kohe nė opozitė , qė t'i kthejmė popullit demokratė, besimin tek vota e lirė dhe e ndershme nė rradhė tė parė. Pasi ne jemi i vetmi vend nė botė ku shqiptarėt i tremben votės sė lirė. Pra ne garatojmė se do tė vijmė nė pushtet, vetėm me votėn e lirė e tė ndershme e jo me votėn e dhunės policorė, tė vjedhur dhe tė dhunuar. Dhe nuk jemi aspak eforik e tė krenohemi mė punėn e vėshtirė qė kemi bėr deri tani. Pasi ēdo njėri duhet t'a dijė mirė dhe t'a kuptojė mirė se ēdo tė thotė jesh nė opozitė nė Shqipėri: me socialistėt, e me Fatos Nanon mbi krye.

"RD": Ku e shihni ju Kosovėn...?

Arbnori: Kosovėn, ne e shohim vetėm nė Europė dhe tė pavarur. Pėr tė qėnė sa mė real duhet pranuar seprej krijimit tė partisė Demokratike, kjo parti ka qėnė gjithmon nė favor tė Pavarėsisė sė Kosovės. Dhe nuk kemi qėnė vetėm me fjalė, kėtė e ka treguar dhe koha , pasi pati edhe shqiptarė nga Shqipėria, qė derdhėn gjakun dhe dhanė jetėn pėr lirinė e pavarėsinė e Kosovės. Veē kėsaj, kemi pėrkrahur tė gjitha inisiativat dhe marrėveshjet si brėnda dhe jashtė Kosovės. Ato nė rafshin ligjor dhe ato nė rafshin moral dhe organizativ. Tė gjitha kėto, i kemi bėrė tė ndihmojmė popullin e Kosovės, tė lirohej nga pushtuesi shovinistė qė kėrkonte t'a zhdukte popllin shqiptarė tė Kosovės. Jemi ne ata qė dolėm me slloganin nė kohėn e luftės, "Njė Komb njė Qėndrim".

Ne kurr nuk e kemi mohuar se Kosova, ka tė drejtėn e saj tė vendosė pėr pavarėsinė e saj, pėr tė jetuar e lirė dhe e pavarur. Sepse, kjo ėshtė njė e drejt qė Kosova e fitojė me gjak dhe e ka merituar. Dhe kurr nuk kemi ndjekur njė qėndrim paternalistė, qė t'i themi Kosovės, tė bėhet si themi ne. Pavarėsia e Kosovės, ka qėnė dhe ėshtė nė qėndėr tė punės sė partisė Demokratike. Me Kosovėn e shtet demokratik e tė pavarur , Shqipėria, ka "shpatullat" e ngrohta dhe ka mė shumė siguri nė ēdo vėshtrim. Pasi me Kosovėn shtetin e pavarur, ne kemi njė shtet vėllazėror, shtet tė njė gjaku, nuk kemi mbi krye njė shtet armik. Ne me Kosovėn, e pavarur shohim shkuarjen e tė gjithė shqiptarve, nė familjen Europjane.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara