HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Edhe Evropa mbetet nė "darėn" e kėrcėnimit tė egėr terrorist

-- nga Beqir SINA, Nju Jork (SHBA)

Beqir Sina New York NY: Duke u bazuar nė komentet qė i bėri kohė mė parė media botėrore, u tha se; kryeministri i Italisė Silvio Berluskoni, u bė synimi i parė i njė kėrcėnimi serioz tė njė burrė shteti nė Evropė, nėse do ta kuptojmė kėshtu, i njė organizate terroriste pas asaj tė 11 marsit, qė na panė sytė me atė ēka ndodhi nė linjat e trenave tė udhėtarėve nė Spanjė. 191 vetė humbėn jetė e qindra tė tjerė u lėnduan nga ky akt i paparė terrorsitė nė Evropė. Kėshtu qė mė 28 korrik, thuajse tė gjithė qemė deshmitarė se njė organizatė terroriste, qė deklaroi se ka lidhje me organizatėn Al-Kaida, publikoi nė websaitin e saj njoftimin kėrcėnues se: n.q.s. vendet evropiane nuk do tė tėrheqin sa mė shpejt trupat e tyre nga Iraku dhe nuk do tė shkėputin marrėdhėniet e aleancės me SHBA-nė, ajo do tė shpėrthejė "luftėn gjakatare" kundėr Evropės.

Megjithėse, nė shenjė kėsaj radhe ishte dhe Berluskoni duke thėnė se ai do tė jetė objektivi i parė i goditjes, bota kėtė e kuptoi si njė kėrcėnim pėr gjithė Evropėn. Mirėpo, po t'i referohemi informatave tė tilla kėcėnuese nga kjo organizatė, kjo ishte hera e tretė gjatė kėtij muaji qė po kjo organizatė kėrcėnon me sulme Italinė, Anglinė, Gjermaninė e Francėn. Kjo tregon se Evropa, ka edhe shumė punė pėr tė bėrė nė drejtimin e luftės antiterroriste dhe mbetet nėn "darėn" fortė tė njė kėrcėnimi terrorist.

Kėtė sinjal Evropės, tani thonė ekspert e terrorsmit ndėrkombėtar, asaj (Evropės) ia jep organizata, qė quhet "Brigada Abu Hafs Al-Masri" e cila ėshtė njė degė e organizatės Al-Kaida. Nė websaitin e saj, thuhet, se nė rast se vendet evropiane "nuk do tė kthehen nė rrugėn e drejtė", sipas tyre ajo do tė ndėrmarrė sulme kundėr ēdo qytetari evropian, duke filluar nga Berluskoni e deri tek qytetari i thjeshtė. Mbase ky ėshtė edhe njė presion qė pėrdorin terroristėt pėr tė futur nė Evropė frikė e panik por nuk pėrjashtohet edhe mundėsia se gjėra tė tilla mund tė ndodhin. Dhe rreziku i parė janė siē thuhet lojarat Olimpike Verore - Athina 2004.

Kėto kėrcėnime e shqetėsuan shumė Italinė, Greqinė, Anglinė, Gjermaninė dhe vendet e tjera evropiane. Specialistė anti-terroristė vunė nė dukje se megjithėse kėrcėnimi nuk do tė thotė pa tjetėr ndodhje e sulmeve terroriste nė masė, prapė, pėr shkak tė incidentit tė shpėrthimit tė 11 marsit nė Madrid, vendet evropiane duhet tė jenė domosdoshmėrisht syēelėt. Pėr ditė me radhė, Italia, Anglia, Greqia dhe Holanda kanė marrė pėrkatėsisht njė sėrė masash pėr forcimin e parandalimit kundėr sulmeve terroriste.

Analistėt vunė nė dukje se pėrballė elementėve ndėrkombėtarė terroristė, qė gjenden kudo, nė sistemin anti-terrorist tė Evropės ekzistojnė mungesa nė 3 drejtime:

Sė pari: vendet evropiane kanė shumė dobėsi juridike nė fushėn anti-terroriste. Ndėrmjetėsuesi antiterrorist i Departamentit Amerikan tė Shtetit, Kofer Blak vuri nė dukje se, megjithėse vendet evropiane disponojnė pajisje tė pėrparuara anti-terroriste, ato ndodhen pėrpara shumė problemeve tė vėshtira nė gjykimin e tė dyshuarve terroristė dhe nė zbatimin e ligjit. Krahas kėtyre, ligjet e ndryshme tė vendeve evropiane pėr emigrim dhe mbrojtje e rreptė e fshehtėsitė personale i sjell pengesa luftės anti-terroriste.

Sė dyti: nuk janė prerė me tė vėrtetė zinxhirėt e organizatave terroriste ndėrkombėtare nė organizim dhe nė fonde. Specialistėt anti-terroristė janė tė mendimit se organizatat terroriste mund tė marrin lehtė fonde nga institucione islame bamirėsie. Nė sajė tė lehtėsirave turistike qė krijojnė vendet evropiane, terroristėt lėvizin pa pengesa nė Evropė.

Sė treti: vendet evropiane duhet tė shtojnė bashkėpunimin antiterrorist. Vitet e fundit, brenda Bashkimit Evropian janė bėrė thirrje tė vazhdueshme pėr pėrmirėsimin e sistemit tė bashkėpunimit midis palės policore dhe sektorėve tė sigurimit dhe pėr nxitjen me forcė tė bashkėpunimit midis shėrbimeve inteligjente tė vendeve tė ndryshme. Bile, ndokush bėri thirrje pėr krijimin e qendrės sė posaēme evropiane tė shėrbimit inteligjent anti-terrorist. Por kėto projekte kanė mbetur vetėm nė letėr dhe nuk janė konkretizuar anjėherė.

Nė mbyllje: tė tė gjitha kėtyre komenteve mund tė konkludohet: se analistėt vėnė nė dukje se terrorizmi pėrbėn kėrcėnim pėr paqen dhe sigurimin e Evropės dhe, bile, tė gjithė botės. Prandaj, sipas tyre vendet evorpiane duhet tė marrin masa tė pėrbashkėta nė goditjen e veprimeve terroriste. Nė tė njėjtėn kohė duhet patjetėr tė besohet shumė edhe organizimit tė forcės sė pėrbashkėt Evro-Amerikane kundra terrorizmit, e quajtur "USEUCOM". Ku eksperienca amerikane nė luftėn kundra terrorizmit ndėrkombėtar, do tė japė shembullin e saj edhe nė Evropė. Nė tė njejtėn kohė, zhdukja e bazės shoqėrore tė terrorizmit dhe zhdukja e varfėrisė, papunėsisė dhe diskriminimit racial, nacional dhe fetar, domosdoshmėrisht do tė jenė pjesė pėrbėrėse kryesore tė luftės anti-terroriste.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara