HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


24 tetor 1929, serbėt vranė Shqiptarin e kulluar e besimtarin shembullor At Shtjefėn Gjeēovin

Njė 75 vjetor pėr Shtjefėn Gjeēovin

-- nga Saimir Lolja & Beqir SINA, Tetor 2004

Beqir Sina Shtjefen Gjeēovi shkruajti mbi 10 mijė faqe materiale e krijime tė tjera tė fushave tė ndryshme. Nė shenjė tė pėrkujtimit tė Shtjefėn Gjeēovit, qė prej 32 vjetėsh nė Zym tė Hasit tė Thatė, mbahet njė pėrkujtimore kulturo-letraro-shkencore e titulluar "Takimet e Gjeēovit". Emrin e tij e mbajnė shumė shkolla fillore e tė mesme nė Kosovė, si dhe klubi letrar nė Zym, e shumė grupe letrare nėpėr shkolla fillore e tė mesme tė Kosovės, si arkeologėt e grupit tė Historisė nė Universitetin e Prishtinės

New York - Toronto: Njė njeri qė i dha kulturės kombėtare shqiptare vepra tė ēmueshme, ėshtė edhe Shtjefėn Gjeēovi. Veprat e tij ishin fryt i njė mendje prej shkencėtari me duar tė arta. Veprat e tij siė tregojė koha ishin fryt i njė diturie shumė tė thellė dhe tė gjėrė. Zgjuarsia dhe veprat e tij tė paharrueshme i pėrkisnin njė kohe ku Shqiptarėt e shkolluar dhe me dije tė thella, ishin njė pakicė. Gjithė fuqinė mendore ai e vuri nė shėrbim tė zgjimit kombėtar, synimit pėr tė treguar se kush ishte raca shqiptare dhe sa e lashtė ishte kultura shqiptare. Biles per kėtė tė mos harrojm me kėtė rast edhe shprehejen e tij: “Kėto punė po i shkruaj kėtu, o vėlla shqiptar, jo me ndonjė qėllim tė keq, por pse po ma ka ėnda me e mbėshtetė nė to vjetėrsinė e kombit tonė. Le ta marrė vesh bota se hyjnitė, mėnyrat dhe sjelljet e besimtarėve, si grekėt dhe latinėt e vjetėr i patėn prej etėrve tanė, Pellazgėve.”

Rreth jetės dhe veprės sė At Shtjefen Gjeēovit

Patjetėr njė ndėr figurat e shkėlqyera tė Historisė dhe tė kulturės Shqipetare ėshtė dhe At Shtjefen Gjeēovi, i cili ka lėnė pas vetes vepra monumentale nė historinė shqiptare, njėra prej tė cilave ėshtė dhe Kanuni i Lek Dukagjinit, pėr tė cilin ai meriton vlersim tė pėrjetshėm pėr mbledhjen dhe sitemimin e kodeve tė Kanunit sipas renditjes se interpretimit origjinal nė gjuhėn dhe kujtesen e popullit shqiptar, e kryesisht tė veriut tė Shqiperise...(Mąrrė nga gazeta "Dielli" e dates 18 Mars 1930, nr. 5156, fq. 2.)

At Shtjefėn Gjeēovi Pėr respektin qė kishte nė popull dhe shkollarėt shqiptarė, At Shtjefėn Gjeēovi vazhdoi tė thėrritej si nė fėmijėri Hili (Mėhilli) i Vogėl

Shtjefėn Gjeēovi, u lind mė 12 Korrik 1874 nė Janjevė tė Kosovės. Mėsimet e para i mori nė vendlindje, i vazhdoi nė kuvendin franēeskan tė Troshanit nė Shqipėri, nė Dėrventė afėr Banja Llukės dhe nė Fojnicė e Kreshevė tė Bosnje-Hercegovinės. Ai u shugurua prift nė Zllakuqan afėr Klinės mė 25 Korrik 1896. Shėrbesat e tij fetare u ndodhėn nė Zllakuqan, Pejė, Gllogjan tė Pejės, nė Gjakovė e Zym tė Hasit tė Thatė tė Kosovės, nė Theth, Gomsiqe, Rubik tė Kurbinit, Vlorė, Prekal tė Shalės e vende tė tjera tė Shqipėrisė, dhe duke shtuar edhe ato nė Zarė tė Kroacisė e Livno tė Hercegovinės. Pėr respektin qė kishte nė popull dhe shkollarėt shqiptarė, At Shtjefėn Gjeēovi vazhdoi tė thėrritej si nė fėmijėri Hili (Mėhilli) i Vogėl.

75 vjetė mė parė, 14 tetor 1929 mjerisht, ishte koha, kur ajo qė ne sot, e quajm ish "Jugosllavia" dhe Greqia, mbanin po thuajse nė tė njėjtėn linjė po tė njėjtin qėndrim tė egėr armiqėsor kundrejt Shqipėrisė e shqiptarėvet, nė tė gjitha viset e tyre etnike nėn sundimin sllavo-grek. Si gjithmonė ata u mundua tė shuanin me anė tė vrasjeve reprezaljve djegjes dhe shkatrrimit gjithēka qė ishte shqiptare nė ish "Jugosllavi" dhe Greqi. Kėshtu, qė Greqia pasi pėrzuri nė Turqi rreth 60.000 shqiptarė tė Ēamėris, ajo vazhdoi t'ua bėnte jetėn skėterrė atyre qė kishin mbetur, pėr t'i detyruar qė t'iknin edhe ata ose t'i nėnstrosheshin asimilimit e ē'kombtarizimit. Duke i kthyer nga shqiptarė nė grekėr. Nė tė njėjtėn mėnyrė po sillej edhe ish "Jugosllavia" qė i thirret sot, kundrejt shqiptarve tė Kosovės, Malit tė Zi, Presheves, Medvegjes e Bujanovcit, nė Maqedoni dhe nė disa vend-banime tė tjera nė duke vrarė krerėt e tyre dhe duke i shtrėnguar fshatarėt qė tė shpėrngulėshin nė mėnyrė masive. 75 vjetė mė parė 1929, serbėt kishin vrarė Shqiptarin e kulluar e besimtarin shembullor At Shtjefėn Gjeēovin.

Ai mbetet njė ndėr figurat mė tė rėndėsishme dhe mė tė paluejtshme tė rilindjes kombėtare shqiptare. Shtjefėn Gjeēovi u lind dhe u rrit nėn frymėn e rilindjes kombėtare dhe ngulmimi i tij prej studiuesi e bėri personalitet tė rrallė tė kombit dhe dhe fesė. Ai mbeti njė dritė rrezatuese e shqiptarisė, atdhedashurisė, arsimit e kulturės shqiptare; ai ėshtė nder dhe martir i kombit Shqiptar. Shtjefėn Gjeēovi la gjurmė tė pashlyeshme nė fushėn e teologjisė katolike, tė arsimit, tė arkeologjisė, historisė, etnografisė, mbledhjes, sistemimit e pėrndarjes tė tė drejtave zakonore shqiptare, mbledhjes sė kulturės popullore, nė fushėn e krijimtarisė sė prozės e poezisė, si dhe nė atė pėrkthimeve. Si njė mendje e gjithanshme qė krijon vepra dalluese, ai krijoi pėrmbledhjen e parė arkeologjike nga trojet shqiptare qė ruhet ne muzeun e Shkodres. Biles punimet e tij janė ēmuar shumė prej arkeologėve tė famshėm si Prof. Marucchi i Vatikanit; Dr. Ugolini, drejtori i misionit arkeologjik italian ne Shqėri, Baron Nopca, etj.

Ai kreu detyrėn e shenjtė tė pėrhapjes se arsimit Shqip duke hapur 11 shkolla shqipe e dhėnė mėsim tė gjuhės shqipe nė mė shumė se 20 shkolla tė tjera. Pėr ndihmesėn dhėnė shquarjes sė vlerave kombėtare, ai mori vlersime nė nivelin kombėtar dhe biles edhe nga qarqet shkencore Europiane duke marrė titullin Doktor Nderi nė Universitetin e Lajpcigut tė Gjermanisė. Megjithatė kjo figurė madhore kombėtare u kėput fizikisht, sepse u vra nga pushtuesit serbė nė Zym tė Hasit tė Thatė mė 14 Tetor 1929.

Ndėr veprat mė tė rėndėsishme tė Shjefen Gjeēovit, qė kanė lėnė gjurmė nė kulturėn dhe letėrsinė shqipe renditen:

Dashnia e atdheut (1901), Jeta e shėn Luēisė (1904), Agimi i Gjydetnisė (1910), Nji argtim arkeologjik (1902), Sebaste s’Armeni apo nė Arbėri (1921), Trashėgime thrako-iliriane (1924), Trashėgime pellazge nė traditėn shqiptare (1914), Kanuni i Lekė Dukagjinit (1933), Shėrbyesi i botės ose Jeta e Jezu Krishtit (1997), Trashėgime ilire nė traditėn shqiptare (1903), Pėrrallat popullore (1903), Doke e zakone vdekjeje (1907), Mėnyra e jetės nė Malci (1908), Doke e zakone dasmash (1910-1911), Atil Reguli (pėrkthim, 1912), Vajza e Orleansit (pėrkthim, 1916), Mark Kuli Kryeqitas, e mjaft tė tjera.

Emėr tė pėrhershėm mori Shtjefen Gjeēovi, pėr punėn qė bėri nė mbledhjen, sistemimin dhe shkrimin e Kanunit tė Lekė Dukagjinit. Gjatė periudhės 1458-1481 kur Lekė Dokagjini udhėhiqte kuvendet dhe pleqesite e malėsorėve tė Veriut, u krijua Kanuni i cili u trashegua brez pas brezi si praktike ligjore e shprehur nėpėrmjet fjalėve tė urta popullore. Por pėr shekuj me rradhė Kanuni mbeti i pashkruar dhe vetėm vullneti i zjarrtė i Shtjefėn Gjeēovit bėri qė ai tė grumbullojė e tė rendsiė nė mėnyrė tė pėrsos ate qe populli e trashėgonte nė mendjen e tij pėr shekuj me rradhė.

Shtjefen Gjeēovi shkruajti mbi 10 mijė faqe materiale e krijime tė tjera tė fushave tė ndryshme. Nė shenjė tė pėrkujtimit tė Shtjefėn Gjeēovit, qė prej 32 vjetėsh nė Zym tė Hasit tė Thatė, mbahet njė pėrkujtimore kulturo-letraro-shkencore e titulluar "Takimet e Gjeēovit". Emrin e tij e mbajnė shumė shkolla fillore e tė mesme nė Kosovė, si dhe klubi letrar nė Zym, e shumė grupe letrare nėpėr shkolla fillore e tė mesme tė Kosovės, si arkeologėt e grupit tė Historisė nė Universitetin e Prishtinės. Redaksia e botimeve "Rilindja" botoi serinė e veprave tė tij nė vitin 1987, ndėrkohė qė janė botuar vepra tė tjera tė ndryshme qė i kushtohen Shtjefėn Gjeēovit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara