HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nėnkryetari i degės sė Tiranės, pėr Organizatėn Gjenerata e Re Shqiptare merr pjesė nė njė konferenc pėr Ballkanin nė Columbia Universitet, nė New York.

Daci: "Kombi - shteti, si rast studimi: Bosnja"

-- nga Beqir SINA, Nju Jork - SHBA

Beqir Sina Columbia Universitet - New York: Burime nga Gjenerata e Re Shqiptare, thonė, se javėn e kaluar me ftesė tė kėsaj organizate, pėr njė vizitė pune ndodhej nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, zoti Jordan Daci, nėnkryetar i degės sė Tiranės pėr Organizatėn Gjenerata e Re Shqiptare. I shoqėruar gjatė kėsaj vizite nga nėnkryetari i pėrgjithėshėm i organizatės Gjenerata e Re Shqiptare nė Amerikė, zoti Hasan Metuku, dhe kryetari i kėsaj organizate pėr degėn e Nju Jersit zoti Erion Berisha, mėsohet se ata kanė vizituar disa qytete nė bregdetin lindor tė SHBA-s, New York, New Jersey, Washington D.C, Pensilvania etj. Ata kanė pasur njė axhendė tė ngjeshur takimesh e vizitash tė rendėsishme, me personalitete tė fushave tė ndryshme, kėtu nė SHBA. Mė pas ēdo gjė sipas tyre, ka kulmuar nė pjesėmarrjen nė njė konferencė ndėrkombėtare pėr Ballkanin, nė Columbia Universitet.

Nėnkryetari i degės sė Tiranės, zoti Jordan DACI, M.A, ka mbajtur nė kėtė konferencė, para delegatėve tė kėsaj konference ndėrkombėtare, auditorit tė Universitetit Colombia, profesorve dhe tė ftuarve tė tjer, referatin me titull:
"Kombi - shteti, si rast studimi: Bosnja". Nė hyrje, zoti Daci, ka thėnė se: "Pėr shumė studiues epoka e krijimit tė kombetve dhe shteteve kombėtare vlerėsohej e pėrfunduar pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, pėrveēs pėr disa shteteve kombėtare artificiale tė krijuar nė fillim tė shekullit tė 20-tė. Krijimi i kėtyre shteteve kombėtare u bazua, kryesisht nė ideologjinė e aneksimit tė territoreve nga vendet fqinje, duke mos marrė pararsysh pėrbėrjen etnike tė territoreve nė fjalė.

Megjithatė, ka thėnė zoti Daci, pa nėnvleftėsuar zhvillimet nga vitet 1900 deri nė fillim tė Luftės sė Dytė Botėrore ne mund tė mbrojmė si duhet idenė qė procesi i krijimit tė shteteve kombėtare konsiderohej i pėrfunduar nė njė farė mėnyrė, mėnjėhere pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Kjo ishte koha kur kėto shtete filluan tė marrin njė forme tė vėrtetė nė kuptim tė administrimit dhe bashkimit territorial. Nė kėtė fazė shumė nga kėto shtete kombėtare tė krijuar rishtazi me njė natyrė tė fortė artificiale, tė krijuar kryesisht nėpėrmjet pėrdorimit tė forcės dhe represionit, dhe duke patur si njė ideologji kryesore pabarazinė ndėrmjet grupeve etnike shtetformuese dhe me njė ideologji tė pastėr shoviniste nė raport me vendet fqinje, konsideroheshin si njė model i vėrtete i shtetit kombėtar.

Nė kėtė kumtes Daci vijon duke thėnė se: ndonėse idea origjinale e shtetit kombėtar veēanėrisht pėr kombet e Ballkanit qėndronte shumė larg kėtij modeli tė zhvilluar. Ėshtė e kuptueshme qė ky model frymėzohej dhe mbahej gjallė pėr njė fare periudhe kohe nga ideologjia komuniste e vėllazėrisė ndėrmjet vendeve komuniste, tė cilat qėndronit tė gjithė tė bashkuar kundra bllokut tė demokracive perendimore. Rrjedhimisht jeta e kėtij modeli tė zhvilluar tė shtetit kombėtar nuk parashikohej tė ishte dhe aq e gjatė. Nė tė vėrtetė me rėnien e regjimeve komuniste nė Bllokun Lindor, ishte mėse e qartė qė ekzistenca e kėtyre krijesave artificiale do tė pėrfundonte sė shpejti dhe ky proces do tė hapte njė kuti pandore pėr kėto krijesa nė pėrpjekje pėr tė rikrijuar shtetin e tyre kombėtar tė ri.

Si shembull ai ka marr ndėr tė tjera, Ish-Republikėn Federale e "Jugosllavisė" e cila ishte rasti mė kuptimplotė, ku pabarazia ndėrmjet grupeve etnike shtetformuese, dhe njė ideologji e qartė shoviniste nė lidhje me vendet fqinje, si dhe faktorėt e tjerė tė pėrmendur mė lartė u zhvilluan pėr disa dekada. Pėrbėrja e saj territoriale dhe demografike u vendos nė pyetje menjėherė pas dėshtimit ė partisė drejtuese komuniste pėr tė rivendosur marrėdhėnie tė reja me republikat dhe kėrkesa e vazhdueshme e Provincės Autonome tė Kosovės pėr t'u bėrė republikė.

Nga ana tjetėr, zyrtarė partiak nga e gjithė ish-Jugosllavia pėrdorėn krahun nacionalist pėr tė rritur fuqinė e tyre politike. Shembulli mė i mirė ėshtė fjalimi nacionalist i ish-diktatorit Milosevic' nė Fushė-Kosove, i cili arriti tė fitoj njė pėrkrahje tė fuqishme politike nėpėrmjet pėrdorimit tė ideve nacionaliste tė serbėve pėr ėndrrėn e tyre tė vjetėr tė Serbisė sė Madhe. Fillimi i shpėrbėrjes sė Jugosllavisė shėnoi fillimin e luftės pėr krijimin e shtetit kombėtar ndėrmjet nacionalistėve nė tė gjithė ish-entitetet federale. Sidoqoftė ky dėshtim ishtė vetėm njė pretekst i mirė apo njė shkak pėr tė filluar procesin e shpėrbėrjes sė Jugosllavisė qė ishte dukshėm i pashmangshėm pėr shkak tė njė situate tė re politike nė Ballkan dhe mė gjėrė, nė vazhdim nėnkryetari i degės sė Tiranės, zotėria e tij Jordan DACI, M.A, ka marr si shembull historik rastin Bosnia e Herzegovina.

Rasti i Bosnjės, ishte siē ka thėnė ai ndėr tė tjera, filloi me procesin e shpėrbėrjes sė is- "Jugosllavisė" i frymėzuar nga e drejta pėr vetvendosje dhe bazuar nė njė orientim tė fortė nacionalist pėrfshiu tė gjithė entitetet shtetėrore duke pėrfshirė edhe Ish-Republikėn "Jugosllave" tė Bosnjes e cila ishte njė nga gjashtė republikat e ish-Jugosllavisė pėr disa dekada. Megjithatė pėrshkak tė pėrbėrjes specifike tė popullsisė, njė historie tė hershme tė njė shteti kombėtar tė ish Mbretėrisė sė Bosnjes dhe faktorėve tė tjerė politik, krijimi i Kombit Boshnjak dhe i Shtetit tė tij Kombėtar ishte njė proces shumė i vėshtirė. Nė tė vėrtetė ky proces u shoqėrua nga shumė ngjarje tragjike. Rrjedhimisht si pasojė e kėtyre ngarjeve tė veēanta dhe asaj ēfarė ėshtė arritur gjatė periodhės pas-luftės e parė kjo nė njė perspektive rajonale tė lidhur ngushtė me proceset e tjera nė zhvillim tė formimit tė shteteve kombėtare nė Ballkan, unė besoj qė ngelet akoma njė ēeshtje e hapur pyetja nėse ky proces i formimit tė shtetit kombėtar tė Boshnjakėve ka pėrfunduar plotėsisht apo jo.

Pėr, zotin Daci, rasti i Bosnjes (sot Bosnia e Herzegovina) pėrfaqėson njė nga historitė mė tė dhimbshme, pjesė e dramės Ballkanike pas rėnjes sė bllokut komunist dhe shpėrbėrjes sė ish-republikės Federale tė Jugosllavisė. Bosnja mund tė konsiderohet si 'sui generis' nė kuptimin e karakteristikave tė tij nė krahasim me rastet e tjera tė formimit tė shteteve kombėtare nė zonėn e Ballkanit. Nė tė vėrtetė tashmė, pas asaj ēfarė ndodhi, pa shkuar shumė nė detaje, ėshtė mė se e qartė pėr tė gjithė ne qė krijimi i Shtetit Kombėtar dhe i Kombit nė Bosnje nuk mund tė arrihej pa bėrė luftė me Serbinė (duke pėrfshirė Serbėt e Bosnjės) dhe Kroacine (duke pėrfshirė edhe Kroatėt e Kroacisė). Ky proces i krijimit tė kombeve dhe shtetit kombėtar u udhėheq nė plan tė parė nga nacionalizmi i cili nė fjalėt e Walker Conner's ėshtė pėrkufizuar si: "njė lėmsh emocionesh, ėshtė forca me e fuqishme vepruese politike nė botė" dhe lėvizja nacionaliste Jugosllave e provi njė gjė tė tillė. Pa dyshim ishte rasti kur nacionalizmi civil u shėndrrua nė njė nacionalizėm zyrtar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara