HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pavioni pėr Kosovėn zė njė vend tė rėndėsishėm

Pėrurohet qendra presidenciale "William J. Clinton Presidential Center"

-- nga Beqir SINA, Nju Jork - SHBA

Beqir Sina Little Rock - Arkansas: Qendra me e re e presidenteve amerikan, i kushtohet Presidentit te 42-te te Shteteve te Bashkuara te Amerikes William Jefferson Clinton. E ndertuar ne nje mjedis mjaft terheqes, kjo qender medohet te terheq ēdo vit me miljona vizitor. Qendra - Presidenti Clinton ka nje siperfaqe prej 30 hektaresh dhe ngrihet ne jug te kryeqytetit federal te Arkansas, ne bregun e lumit "Arkansas River" ne Little Rock. Shteti fedral ku lindi presidenti i 42-te i SHBA-s, William Jefferson Clinton gjendet ne "zemren" e Amerikes. Kjo qender do te sherbej per te kujtuar e nderuar, njeriun, qe per tete vjet udhehoqi me plot sukses Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Qendra presidenciale William Jefferson Clinton do te kete te hapur per vizitoret amerikane e te huaj, Librarine dhe Muzeumin te cilat ngrihen mbi nje ure qe do te lidhe dy brigjet e lumit "Arkansas River" ne afersi te nje ishulli te vogel te quajtur "Rock Island Railroad Bridge ". E gjithe struktura e ketij ishulli dhe kesaj ure u rinovua duke i dhene nje pamje tjeter brigjeve te lumit "Arkansas River" dhe stacionit hekurudhor "Choctaw Station" ndertuar me 1899. Aty deri tani kane pas funksionuar per vizitoret ish Shtepia Muze ku ka pas banuar me pare ish presidenti amerikan William Jefferson Clinton , nje shkoll me emerin "Clinton School of Public Service" adhe fondacioni "Clinton Foundation"

Clinton

Qendra Presidenciale Klinton, eshte veper artitekturale e kompanise se njohur ne Amerike - Polshek Partnership, e cila me pare ka ndertuar e projektuar vepra te tjera madheshtore ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes si "Rose Center for Earth Space at the American Museum of Natural History" ne New York. Ndersa dizanji i ndertsave u krye nga kompania njujorkeze Ralph Appelbaum and Associates e cila ka kryer me pare e dizanjen e "Holocaust Museum" ne kryeqytetin amerikan Washington, D.C.

Qendra Presidenciale Klinton ka edhe web-site-in e saj ne internet dhe nje librari virtuale krijuar nga Jeff Arnold dhe grupi i tij i specializuar per te tilla objekte "The Convex Group"Nepermjet internetit ne web-site-in Qendra Presidenciale Klinton, ju do te gjeni te gjitha informacionet dhe biografine e Presidentit te 42-te te Shteteve te Bashkuara te Amerikes William Jefferson Clinton. Ndertesa Qendra Presidenciale Klinton ka 80 dhoma dhe salla - dhoma muzeale, salla banketesh, kafeteri, salla koneferncash e seminaresh , zyra e adminsitrates si dhe dhoma te shplodhjes. Ajo ka kushtuar 165 milionė dollarė, ka njė muze dhe njė bibliotekė me rreth 100 milionė dokumente qė lidhen me vitetet e presidentit Klinton nė Shtėpinė e Bardhė. Museumi pėrmban dokumente nga ngjarje tė rėndėsishme nga vitet e presidentit Bill Klinton qė nga nėnshkrimi i marrėveshjes sė paqes tė Oslos nė vitin 1993 deri tek skandali me Monika Lewinskin nė vitin 1999.

Clinton Klintoni dhe Kosova

Me pare se jeta e tij te futej ne kete qender Muzeale - Librari, ish-Presidenti Klinton i ka hedhur te gjitha kujtimet tija ne nje liber, shkuar per te me titull "Jeta ime". Ne kete liber Kosova ze nje vend te rendesishem ashti siē ze edhe ne Qendren me te re Presidenciale William Jefferson Clinton ne Librarine dhe Muzeumin e ngritur mbi dy brigjet e lumit "Arkansas River" ne afersi te nje ishulli te vogel te quajtur "Rock Island Railroad Bridge ". Ish-presidenti Clinton i quajti arritjet dhe fushaten e nxitur nga administrata e tij ne Kosove, si nje nga sukseset e rendesishme te Presidences se tij.

Ish-Presidenti Clinton flet ne librin e tij "Jeta ime" per luften ne Kosove dhe per Bosnjen, por deri tani ai nuk kishte folur per gazetaret per kete pjese te librit. Clinton ka folur edhe per rendesine qe kishte per presidencen e tij angazhimi ne Ballkan. "Ne liber, thote ai une shkruaj gjeresisht per punen qe kemi bere ne Ballkan, ne fillim ne Bosnje dhe me pas ne Kosove. Bindja ime ishjte se njerezit atje po keqtrajtoheshin ne menyre mizore dhe se Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja duhet t'i mbronin ata, por edhe se ishte ne interesin e Evropes per ta bere nje gje te tille.

Njeri nga synimet e mia madhore si President ishte qe te ndihmoja Evropen qe te behej e bashkuar, demokratike dhe ne paqe per here te pare ne histori dhe nje gje e tille nuk mund te behej pa permbysur Milloshevicin dhe pa zgjidhur problemet ne Ballkan. Keshtuqe une e konsideroj nje gje te tille nje nga arritjet e rendesishme te Presidences sime".

Clinton Ish-Presidenti Clinton flet edhe per ndjesite e tij personale lidhur me Kosoven.

"Ne nje nivel thjesht njerezor, kur ata miliona njerez nga Kosova arrriten te ktheheshin ne shtepite e tyre, pasi Hillaria dhe une i vizituam ne kampet e refugjateve ne Maqedoni, per shembull, isha shume i lumtur". Zoti Clinton flet ende edhe per gjendjen e sotme ne Kosove dhe Ballkan dhe per nevojen e angazhimit amerikan atje: "Atje ka ende probleme dhe mendoj se do te vazhdoje te kete derisa te kemi nje politike te qendrueshme dhe gjendje te mire ekonomike. Nje nga gjerat qe beme ne fund te mandatit tim ishte mbeshtetja e Bashkimit Evropian per krijimin e Paktit te Stabilitetit per Evropen Juglindore, por ai ka nevoje per fonde dhe ne duhet te qendrojme atje persa kohe te jete e nevojshme per te ruajtur stabilitetin. Po ashtu puna me gjykaten e krimeve te luftes duhet te ece perpara, duhet te vendoset drejtesia ne vend, duhet te vazhdojne perpjekjet derisa te kapen pergjegjesit kryesore te mizorive ne Bosnje dhe gjithashtu duhet te realizohet zhvillimi ekonomik", ka thene vazhdimishte ish-Presidenti Wlliam Jeffesson Clinton.

Clinton

Qendra - Presidenti Clinton, eshte e 43 ta ne Shtetet e Bashkuar te Amerikes qe i kushtohet udheheqesve amerikane, prej babait te kombit George Washingtonit e deri tek iah Presidenti i fundit William Jeffersson Clinton. Ish-presidenti eshte shume i afruar me amerikanet dhe mjaf popullor, ai gezon nje popullaritet te madh. Keshtu qe edhe Qendra - Presidenti Clinton , pritet te kete nje interesimi te jashtezakonshem, sa kjo duket qe ne diten e pare te inagurimit kur sot njerezit kishin zene radhe te gjata qe te mernin pjese sot ne diten e inagurimit te Qendres me e re, presidenciale,dedikuar Presidentit te 42-te te Shteteve te Bashkuara te Amerikes William Jefferson Clinton

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara