HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Intervistė me shkrimtarin, publicistin dhe dekanin e Shkencave Sociale, prof. Ylli Pango

PS, gomone e ēarė, pa shpresė

-- nga Ēerēiz Loloēi, TemA, 18.01.2004

Publicisti, shkrimtari dhe akademiku i njohur, prof. Ylli Pango, nė njė intervistė pėr gazetėn, flet ndėr tė tjera se situata aktuale ėshtė kohė pėrmbysjesh, pasi populli ka njė neveritje pėr partinė qeverisėse, ndėrsa opozita gjendet gati pėr pushtet. Pango e sheh me shqetėsim bojkotimin e zgjedhėsve nė kutitė e votimit dhe koalicionin e ri e cilėson si njė grup klanesh kriminale qė nuk sjellin asgjė te re jo mė pėr shqiptarėt, por edhe pėr socialistėt e thjeshtė. Intelektuali i spikatur i radhėve akademike, i njohur pėr kritikat e tij konstante dhe publike ndaj strukturave abuzive tė shoqėrisė, duke qenė vetė pre e njė krimi tė shėmtuar dhe tė paprecedent, thotė me trishtim se asgjė nuk ėshtė bėrė pėr zbardhjen e kėsaj ngjarjeje tė shėmtuar dhe apelon pėr mė shumė pėrgjegjėsi tė opozitės pėr tė ndalur situatėn kaotike nė vend.

Zoti Pango, si do ta vlerėsonit situatėn politike nė vend pas pėrfundimit tė manipuluar tė zgjedhjeve lokale dhe pas riformulimit tė sforcuar tė kabinetit Nano?
Jemi nė fazėn kur populli pėrjeton zhgėnjimin mė tė madh, madje neveritjen ekstreme nga politika e partisė nė pushtet, PS noton nė krizėn mė tė rėndė politike brenda saj, ndėrsa opozita nė situatėn mė tė favorshme qė mund tė shfrytėzojė pėr ardhjen nė pushtet.

Si edhe nė zgjedhje tė tjera, tė pėrgjithshme ose vendore, vėrehet njė largim i shqiptarėve nga kutitė e votimit ēka ka krijuar njė realitet qė mund tė emėrtohej "maxhoranca dhe minoranca e pakicės"...
Ky ėshtė dėshtim i politikės nė pėrgjithėsi, por sidomos i politikės sė partisė nė pushtet, zhgėnjim nga premtimet e parealizuara, por pjesėrisht edhe tregues i mungesės sė edukimit qytetar demokratik tė njerėzve. Unė nuk jam pėr bojkotin e votuesve. Sepse pa votuar pėr dikė, sado tė deziluzionuar tė jemi, nuk arrihet asgjė veē status quo-sė sė mjerimit, varfėrisė, vuajtjeve. Duhet zgjedhur sė paku e keqja mė e vogėl. Ndonėse njerėz pėr tė cilėt mund tė votohet e qė mund ta bėjnė kėtė vend ka. Populli duhet tė pėrpiqet ca t'i njohė mė mirė, e t'i votojė kėta njerėz qė janė pjesa mė e mirė e tij e dalė po prej tij.

A mendoni se me kėtė kabinet gjysmė tė ri ėshtė shuar pėrfundimisht ēarja nė PS dhe janė shtyrė zgjedhjet e parakohshme parlamentare?
Pėrkohėsisht po. Por pėr shumė pak kohė. Rifillohet sė shpejti. Pėrfundimisht. Grupet e grupimet janė tė gėrryera nga konflikte interesash tė fėlliqura e korruptive, tė cilat pėrbėnin shkakun kryesor tė ēarjes sė madhe tė PS dhe do tė vazhdojnė tė pėrbėjnė shkakun kryesor edhe nė tė ardhmen tė kacafytjes brenda grupeve nė pushtet. Ka ndėrmjet tyre tė pakėnaqur me aq sa u ėshtė dhėnė, ka qė synojnė hegjemoni, ka tė rrėzuar qė gjithashtu duan rimarrje tė pozitave politike pėr tė siguruar apo mos rrezikuar fitimet e panumėrta e bizneset e pista e tė paligjshme apo pėr t'i ēuar ato mė tej. Gjithsesi, prapa kuintave tė skenės festive kongresuale e postkongresuale, lufta vazhdon e ashpėr. Kėshtu grupi i PS nė pushtet godet tani bizneset e sferat e influencės sė tė rrėzuarve duke dashur t'i dėrrmojė pėrfundimisht ata, jo nė emėr tė ligjit, por tė hegjemonisė e interesave tė veta. Luftėra e beteja tė reja pėrgatiten. Pra, tė gėrryerjeve tė mėtejshme. Ėshtė logjike. Ėshtė ligjėsi. Pushtetet e kalbura e korruptive kudo e kurdoherė janė shembur nga opozitat apo lėvizjet e gjera popullore, por sidomos nė momentet kur kalbėsia e tyre nuk iu lejon tė mbahen mė nė kėmbė. Unė mendoj se ky moment ka ardhur. Ata qė nuk e ndiejnė janė krerėt nė pushtet. Nė psikologji kjo spjegohet. Vjen njė fazė kur njeriu nė pushtet i kalon tė gjitha caqet e nuk llogarit mė popuj tė tėrė. Kjo fazė kur gjithkush sheh e kupton se pushtetmbajtėsi ka arritur aty ku nuk mban mė, por ai vetė, shkaktari i gjithė kėsaj, nuk e kupton apo nuk do ta kuptojė kėtė ende, kjo fazė pra quhet faza e vetekzaltimit. Pas kėsaj vinė shembjet. Ėshtė provuar qindra herė nė historinė e njerėzimit.

Tragjedia mė e fundit e Karaburunit mendohet si dėshmia mė e pakundėrshtueshme e papėrgjegjėsisė qeveritare...
Pa dyshim. Nuk mund tė them mė tepėr se ē'kam thėnė nė shkrimin "Njė vizė" qė ju patėt mirėsinė ta ribotoni. Mė ka dhembur, ashtu siē u dhėmbi qindramijėra qytetarėve shqiptarė, qė edhe njė herė si nė rastin e luftės sė Kosovės, treguan njė shpirt tė gjerė qytetar e human. Dihet tashmė se vetėm kujt nuk i ka dhembur. Gjithsesi ajo shumicė qė e tregoi veten me mbledhjen e qindramilionė lekėve pėr tė gjorėt, mė mbush me optimizėm e shpresė se do tė bėhemi. Pa tjetėr do tė bėhemi. Nė thelbin tonė si komb kemi njė diēka tė mrekullueshme, qė kohėrat e regjimet na i kanė fshehur, ndryshuar disi, qė janė pėrpjekur tė na i pėrēudnojnė, por qė nuk kanė arritur. As vetė nuk e di se si ka mbetur pas gjithė atyre qė kemi hequr si vend. Ėshtė njė mrekulli.

Viti qė shkoi u mbyll me njė serial vrasjesh tė tipit mafioz ēka duket se e ka vėnė nė pozitė tė vėshtirė edhe policinė, edhe pushtetin e drejtėsisė...
Kam folur gjerė pėr fenomenin e krimit, nė librin tim "Krim". Mendoj se kjo politikė, ky shtet mafioz, gjithnjė do tė pjellė e do tė ripjellė monstrėn e krimit. Krimi i parė i madh i kėtij viti u regjistrua: tragjedia e gomoneve. Tė tjerė vinė pas. Nuk ka polici, drejtėsi, tė pengojė kėtė, kur vetė pushteti e pjell dhe e rrit, e ushqen dhe e lulėzon. Po vimė nė ditėt qė kam parashikuar nė 1997 nė njė shkrim nė "Gazetėn Shqiptare": ditėt kur krimi nė njė formė ose nė njė tjetėr na ka pėrfshirė tė gjithėve.

Ju vetė, si njė prej zėrave publikė mė tė spikatur nga bota akademike keni qenė gjithashtu pre e krimit mafioz; a ka ndonjė tė re nė zbardhjen e kėtij akti tepėr tė rėndė?
Po, jam vetė njė nga viktimat, por pėr fatin tim tė mirė ende gjallė. Ndofta kjo i pengon disa krerė tė drejtėsisė a policisė, ta rendisin krimin karshi meje si krim tė rėndė nė analizat e tyre apo ta lėnė fare pa pėrmendur. Mesa duket duhet tė kisha vdekur. Ka tė ngjarė qė nė njė rast tė tillė tė mė fusnin nė "klasifikim". Nuk e di se si mund tė shpresohet pėr zbulim, kur njė atentat i tillė i parashikuar pėr tė sjellė vdekje makabre, qoftė edhe tė njė pedagogu tė thjeshtė universiteti, do tė kishte tronditur ēdo vend tė qytetėruar, ashtu siē tronditi mjaft miq tė mi tė huaj qė m'u gjendėn pranė, mė ndihmuan, mė shkruan, mė dhanė forcė, madje edhe mė siguruan vizitėn mjekėsore nė vendet e tyre. A e dini qė njė anėtar i nderuar i Dhomės sė Komuneve tė Anglisė, mbajti njė fjalim prej 15 minutash, pėr rastin tim, pėrpara njė grupi politikanėsh mesdhetarė, nė Londėr. Ndėrkohė mua ende s'mė ėshtė kėrkuar falje publike nga askush nga ata qė nė momentet kur prisja tė operohesha, fabrikonin shpifjet mė tė ulta nė media. Madje ndonjėri ka edhe paturpėsinė tė kthejė kokėn nė rrugė tė mė shohė duke pritur t'i flas. Tani jepeni ju vetė pėrgjigjen pėr zbardhjen, pasi u fola ndofta pak ashpėr pėr nxirjen.

Pavarėsia e universitetit, megjithė deklarimet e bujshme, duket se nuk ka fituar aspak terren nė zhvillimet e sotme...
Pas shumė pėrpjekjesh nga ana jonė pati njė hap tė vogėl pėrpara, e ndėrkohė disa hapa tė tjerė pas. Taktikat leniniste mbeten aktuale e tė suksesshme edhe sot. Natyrisht kur zbatohen nga pinjollė. Sidoqoftė kjo ėshtė njė temė mė vete qė kėrkon njė intervistė apo shkrim mė vete. Ne ndėrkohė vazhdojmė luftėn, si staf akademik, si grup dekanėsh, madje tashmė tė mbėshtetur fuqimisht edhe nga studentėt tanė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara