HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


LOGOTERAPIA SI MEDITACION PSIKOLOGJIK

-- nga Shefqet Dibrani, shkrimtar

Shefqet Dibrani Viktor E.Frankl, "KU QĖNDRON KUPTIMI I JETĖS", psikologji aplikative, botoi "Shpresa", Prishtinė 2003, faqe. 192. Nga anglishtja pėrktheu Arbnore Gojani dhe Mr. Albert Ramaj nga gjuha gjermane.
ISBN: 9951-406-16-5

Libri i Viktor E.Frankl, "Ku qėndron kuptimi i jetės" ėshtė ndėr librat e paktė meditativė tė fushės sė psikologjisė aplikative, pėrkatsisht "Logoterapisė", i cili i ofrohet lexuesit shqiptar nė njė kohė tė duhur. Ky libėr vjen nė gjuhėn shqipe nė saje tė pėrkthimit qė i kanė bėrė Mr. Albert Ramaj nga gjermanishtja dhe Arbnore Gojani nga anglishtja, sigurisht pėrkthyesit e kanė pasur parasysh luftėn dhe tmerret qė i ka pėsuar populli i Kosovės dhe natyrisht edhe traumatizimet e shumta psiko-sociale, andaj kanė bėrė pėrpjekje tė sjellin diēka tė vlefshme nga kjo fushė, nė shėrbim tė kėtyre njerėzve. Pra, libri i Viktor E. Frankl, ėshtė gjėja mė sublime dhe shėrbyese pėr qindra e mijėra njerėz tė dalur me ankthe nga lufta e fundit qė ndodhi nė Kosovė, dhe mė gjerė. Vetė jeta e Viktor Frankl, ėshtė njė jetė e jetuar mbi trauma dhe mbi pėrjetime tronditėse, qoftė nė faktin e humbjes sė mė tė dashurve tė tij, qoftė pėrshkak tė pėrjetimeve tė dhembėshme nėpėr kampet e pėrqendrimit, sepse Frankl ėshtė "njė psikolog qė ka pėrjetuar kampin e pėrqendrimit" dhe mė mirė se kushdo tjetėr ka ditur ta trajtojė kėtė problematikė. Jeta e Frankl ka qenė jetė vuajtjesh, por ai ka ditur t'i sfidojė tė gjitha. Pėrballimi i vuajtjeve pėr tė jetuar jetėn, ėshtė sfida mė e madhe e psikologut Frankl. Ai bėri hulumtimet mė tė mėdha pėr tė gjetur mėnyrat se si duhet pėr ta qetėsuar njeriun e shqetėsuar, tė traumatizuar nga dhuna, nga trysnitė, nga pėrjetimet e tmerrshme dhe tė pafundme, qė i bėhen njerėzimit nga luftrat e mėdha. Frankl ishte njėri nga ata miliona njerėz tė botės qė pėrjetoi vuajtje tė mėdha, qė pati vdekje tė mė tė dashurve dhe qė qėndroi njė kohė tė gjatė nėpėr kampet e pėrqendrimit. Ai nuk u dekurajua me fatin qė ia kishte caktuar njeriu, pėrkundrazi ai nė kėto rrethana kėrkoi dhe gjeti mėnyra pėr ta shpėtuar vetveten dhe duke shpėtuar vetveten, ai mendonte se do t'i ndihmonte njeriut, pra atyre njerėzve qė janė mė tė dobėt, qė dekurajohen mė shpejt dhe qė nuk kanė durim. Ai gjithmonė mbeti njė hulumtues i pikėpamjeve psikologjike dhe nė kėto pėrpjekje ai do tė zbulojė njė rrymė psikologjike, qė e quajti "Logoterapia".

E ēka ėshtė "logoterapia"?, mund tė shtrohet pyetja. Nė pasthėnjen qė e ka bėrė Mr. Albert Ramaj qė shtrihet nga faqja (153-182), ai do tė pėrkufizojė: "Logoterapia dhe psikoanaliza shqyrton kėrkimin e vlerave dhe orientimin kah kuptimi nė jetė si motiv kryesor i njeriut, pra "dėshira pėr kuptim", por "gjithėsesi fjala Logoterapi ėshtė e lidhur me emrin Frankl, sepse ai ėshtė themeluesi i kėsaj rryme psikoterapike", mbase logoterapia "ka tė bėjė me psikoanalizėn e Zigmund Frojdit dhe psikologjinė individuale tė Alfred Adlerit, pastaj me psikologjinė analitike tė Carl Gustav Jung, mirėpo Frankl, kėtė e zhvilloi nė njė pikėnisje tė veten", faqe 162-163.
Logoterapia, po ashtu edhe libri "Ku qėndron kuptimi i jetės", janė nė funksion tė kėtij qėllimi, pra nė shėrbim tė njeriut tė pėrvuajtur, pėr ta ndihmuar atė nė situata tė rėnda dėshpėrimesh shpirtėrore, dhe padyshim tė gjitha pyetjeve qė ia bėn njeriu vetvetės, pra nė tė gjitha situatat dhe rrethanat e mundshme, ai ka arritur t'ju japė pėrgjigje dhe jo vetėm kaq, ai me metodologjinė e vet ka arritur t'i nxjerrė prej batakut dėshpėrues, pėrkatsisht tė trajtojė tė gjitha mėnyrat se si duhet tė sillet njeriu me vetvetėn nė kėto rrethana.

Viktor Emil Frankl, ka lindur nė Vjenė tė Austrisė nė vitin 1905, nė njė familje hebraike dhe ka vdekur po ashtu nė Vjenė nė vitin 1997. Nėna e tij ishte nga Praga, ndersa i ati nga Moravia. Qysh nga shkolla e mesme, Viktor E. Frankl vendosi tė bėhet psikolog dhe qysh herėt filloi tė merrej edhe me filozofi. Ai ka botuar mbi 30 libra nė kėtė fushė dhe librat e tij kanė pėrfshirė rruzillin tokėsor. Ai ka pasur suksese edhe nė fushat e tjera, por psikologjia mbetet pasioni i tij jetėsor. Poashtu dihet se Viktor E. Frankl personalisht ka pėrjetuar holokaustin e Luftės sė Dytė Botėrore. Nga viti 1942-1945, ishte vetė nė kampin famėkeq tė pėrqendrimit nė Ausschwitz. Bile gjatė kėsaj periudhe dhe pikėrisht nėpėr kėto kampe pėrqendrimi ai i humbi prindėrit, vėllaun dhe gruan qė e kishte shtatzėnė. Libri i tij "Ku qėndron kuptimi i jetės" vetėm nė gjuhėn angleze "Man's search for meaning" ėshte shitur nė Amerikė mė shumė se 9 milion ekzemplarė dhe ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės. Frankl ka qenė profesor pėr neurologji dhe psikiatri nė universitetin e Vjenės, poashtu kishte katedra pranė universitetit nė Dallas dhe Pittsburgh. Kurse nė Kaliforni iu dha katedra e parė pėr Logoterapi. Ai ėshtė edhe themelues i "shkollės sė tretė vjeneze tė psikoterapisė". "Honoris Kausa" ėshte shpallė nė 29 universitete tė botės, pra 29 herė ishte doktor nderi. Gruaja e tij e parė kishte vdekur nė kampin e pėrqendrimit, kurse mė 1947 martohet me Eleonore Frankl (mbiemri i mėparshėm i saj ishte Schwindt) dhe me tė kanė njė vajzė Gabriela. Si kuorizitet i rrallė, nė biografinė e Viktor Frankl gjejmė tė dhėnėn se ai, nė moshėn 67 vjeēare, ėshtė bėrė pilot.

Librin "Ku qėndron kuptimi i jetės", pėrpiluesit e kanė ndarė nė dy pjesė:
I. Njė psikolog pėrjeton kampin e pėrqendrimit dhe
II. Sinkronizimi nė Birkenwald.

I.
Pjesa e parė, e kėtij libri ndahet nė tri faza: Nė fazėn e parė autori i librit do tė bėjė pėrshkrimin e hyrjes nė kamp, pėrkatėsisht fazėn e pranimit, duke i regjistruar me vėmendje tė gjitha reaksionet e personelit tė kampit dhe reagimet e tė burgosurve, sjelljet dhe gjendjen e tyre shpirtėrore etj. Nė fazėn e dytė, bėhet pėrshkrimi i jetės nė kamp, gjendja shpirtėrore dhe dėshprimet e skajshme tė tė burgosurve, sėmundjet, streset psikike, dhuna kundėr tyre, pėr punėn e detyrueshme qė kanė bėrė, pėr tė gjitha amoralitetet qė kanė ndodhur dhe pėr tė gjitha pasojat qė ka sjellur jeta nė kamp etj. etj.
Por qasja e Viktor E. Frankl, nė kėto rrethana nuk ka tė bėjė me qasjen qė i bėnė njė analist, njė njeri i thyer dhe i dėshpėruar, as qasjes qė ka mundur t'i bėjė njė shkrimtar, ai tė gjitha pikpamjet pėr jetėn nė kamp i shikon nga prizmi i njė psikologu dhe me siguri ky pėrjetim do tė ndikojė edhe nė orientimin e tij tė mėtutjeshėm profesional, duke u bėrė njė kėrkues i metodave pėr t'iu shėrbyer njerėzve, sidomos atyre qė kanė pėrjetuar vuajtje e tmerre tė ngjashme, dhe atyre qė nga dhuna janė tė traumatizuar, prandaj pėrfundimet e tija dalin si konstatime tė sakta dhe shėrbyese pėr tė inkurajuar njeriun e depresionuar tė cilit nė shumicėn e rasteve i ka dhėnė pėrgjigje tė drejtė.
Nė fazėn e tretė, autori flet pėr kohėn "Pas lirimit nga kampi", pėr gjendjen e thyer shpirtėrore tė tė burgosurit, pėr risocializimin e tyre dhe pėr riambientimin nė shoqėrinė normale, pėrpjekjet pėr t'ua larguar shqetėsimet e nervozizmin, tė gjitha si pasojė e jetės nė kamp dhe zhgėnjimet e pafundme pėr t'iu kthyer jetės normale, ngase nė shumicėn e rasteve manifestohej njė gjendje e rėndė psikike dhe mungesa e vullnetit pėrfundimtar pėr ta riparuar moralin e degraduar gjatė kohės sa ishin nė kamp. Kurse Frankl, nė kėtė periudhė do t'i pėrkushtohet jetės dhe hulumtimeve nė fushėn e psikologjisė, ku do tė arrijė rezultate tė mėdha nė njėrėn anė dhe nė anėn tjetėr ai do tė bėhet mėshirues dhe njeriu qė i ka ndihmuar miliona njerez, qė kanė qenė nė rrethana dhe kushte tė ngjashme.

II.
Nė pjesėn e dytė tė kėtij libri prezentohet drama "SINKRONIZIMI NĖ BIRKENWALD", pėrkatsisht ėshtė "Njė konferencė metafizike", e cila pėr herė tė parė ėshtė botuar nga Frankl me pseudonimin Gabriel Lion nė revistėn "Der Brenner" (1948), qė botohej nė qytetin Insbruck tė Austrisė. Edhe kjo dramė ėshtė plotsisht nė shėrbim tė ideve psikologjike dhe tė Logoterapisė sė Viktor E. Frankl.

Parathėnien e librit e ka shkruar don Nosh Gjolaj, i cili edhe mė tej plotėson anėn biografike dhe atė bibliografike tė Viktor E.Frankl, si dhe i bėn qasje rėndėsisė sė kėtij libri nė rrethanat kosovare, duke e cilėsuar jo vetėm si vlerė por edhe tė domosdoshėm. Por, mendojmė, libri do tė dilte i mėngėt sikur studiuesi dhe pėrkthyesi i pjesės sė dytė, pėrkatėsisht i dramės qė pėrmendėm, Mr. Albert Ramaj, tė mos kishte bėrė njė pasthėnie tė realizuar, studim ky i pajisur jo vetėm me argumentimin e mendimit, fjalės dhe kuptimit tė saj, por i begatuar me fakte e dokumente qė janė shėnuar me kujdes, qoftė si fusnota apo shpjegime nė fund tė shėnimit pėrkatės. Si duket Mr. Albert Ramaj, ėshtė marrė nė formė hulumtuese edhe me fatin dhe jetėn e shumė hebrenjve, tė cilėt pas LDB-sė u katandisėn nėpėr kampet e pėrqendrimit. "I kam analizuar disa gjėra" shkruan ai, "dhe i kam parė se nė tė njėjten mėnyra ėshtė vepruar… edhe me popullin shqiptar nė Kosovė gjatė luftės sė viteve 1998-1999", pastaj kanė ndodhur gjėra tė trishtėta shkruan nė kėtė pasthėnie A. Ramaj, sepse "populli shqiptar nė Kosovė pėrjetoi tė gjitha nėncmimet, maltrajtimet e vrasjet, madje edhe ato nė praninė e anėtarėve tė familjes, gjė qė ka rezultuar me vrasjen psikike tė anėtarit tjetėr qė ka mbetur gjallė", gjithsesi shkruan ai: "Duhet tė punojmė nė shėrimin e kėtyre plagėve"! Mbase edhe libri i Frankl, ėshtė nė shėrbim tė kėtyre situatave, tė kėtyre shqetėsimeve, nė shėrbim tė njeriut. Pikėrisht kėto ēėshtje ishin pikėsynime pėr t'u arritur, ka theksuar A. Ramaj nė pasthėnjen e librit.
Edhe njė gjė ėshtė evidente: A. Ramaj ka njohur personalisht Viktor Frankl dhe tash mban raporte tė mira me familjen e tij. Ndoshta do tė jetė ky motivim qė ai edhe nė tė ardhmėn tė publikojnė nė gjuhėn shqipe shkrime dhe vepra tė Viktor Frankl mbi psikologjinė dhe nė veēanti mbi logoterapinė.
Nė pėrgjithėsi jeta dhe vuajtja janė dy nocione tė kundėrta por qė kanė kuptimin e tyre dhe janė pėrbėrse e tė njetit trup-njeriut, ndryshe nuk kanė kuptim. E para nė aspektin pozitiv nė kuptimin e mirė tė fjalės, kurse e dyta, pėrkatsisht "vuajtja" nė aspektin negativ, pėrkatsisht nė kuptimin e shėmtuar tė kėsaj fjale tė shkruar, tė cilat sė bashku pėrbėjnė atė kuptimėsinė e tė qenit gjallė. Viktor E. Frankl mbetet njė shėrbyes i mirė i kėtij nocioni, qoftė nė kuptimin shkencor dhe qoftė nė zbatimin praktik tė saj.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara