HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Zhgėnjimi Ballkanik I - Koment analitik

PĖSHTJELLIMI BALLKANIK DHE PENDIMI EVROPIAN

-- nga Shefqet Dibrani, shkrimtar

Shefqet Dibrani 1.

Javėn e tretė tė tetorit Kosova pėrjetoi zgjedhjet nacionale tė cilat u pėrshkuan me njė qetėsi relative dhe me njė kulturė qė jepnin shpresėn se mbase njė ditė do tė ngadhnjejė toloranca si parakusht i njė demokracie reale. Edhe fushata zgjedhore pėr aq sa kemi mundur t’i pėrcjellim ėshtė zhvilluar nė kufinjtė e tolerueshėm. Gjithėsesi kjo gjė ishte rezultat edhe i njė pjekurie politike, si pranimi i kushtit themelor tė demokracisė pėr njė garė elktorale, e cila nuk i siguron askujt udhėheqjen absolute pėr drejtimin e vendit.

Siē raportuan mediat e shumta vendore dhe ato ndėrkombėtare Kosova kaloi njė sprovė duke dhėnė provimin e saj. Tė gjitha qendrat e vėndosjes si dhe raportuesit nga Kosova iu gėzuan njė fakti tashmė qė i takon njė tė kaluere, mbase jo aq e largėt, por mekanizmat e projekteve pėshtjelluese nė kėto hapsira edhe pse nėnė ombrellėn e OKB-sė dhe institucioneve relevante tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare nuk do t’i gėzohen faktit tė njė qetėsie afatgjate, por lihet pėrshtypja se indikator tė caktuar mė shumė angazhohen pėr tollovi dhe tendosje tė situatės se sa pėr njė pėrparim tė proceseve demokratike, refren pėr tė cilin lidhen edhe shumė interesa jo aq qėllim mira pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj.

Nėse njė vėzhgues i rėndomtė nuk ka arritur tė vėrejė se nė konglomeratin ndėrkombėtar nė Kosovė nuk e njeh “qeni tė zon” dhe se ligjet qė aplikohen nuk do tė mund t'i akceptonte e le mė t'i zbatonte asnjėri nga vendet me demokraci kulminante nė kuptimin absolut tė kėsaj fjale, atėherė nuk di pse shkojnė atje, ēfarė raportojnė dhe madje pse vetcilėsohen vėzhgues.

2.

Zgjedhjet parlamentare nė Kosovė u shoqėruan edhe me gjėra tė patolerueshme pėr natyrėn demokratike tė vendeve qė kanė pėrvojė nė zgjedhjet e lira nė kuptimin pozitivė tė fjalės. Sė pari kryetar i Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve u emėrua ish truproja e kryetarit tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, i cili e shoqėroi atė pėr vite tė tėra edhe nė kohė tė vėshtira duke u ndarė nga ai nė mėnyrė jodemokratike dhe aspak njerėzore, madje me deklerata e intervista qė mė vonė (njėri nga sajuesit e kėtyre politikave) do t’i nxjerr si libėr mė vete. Po ashtu dihet se kohė mė parė institucionet pėrkatse tė UNMIK-ut do ta shkarkojnė nga njė post me rėndsi nė Postėtelekomunikimin e Kosovės ngase siē thuhet ai u gjind aty duke shkelur rregullat dhe normat e parapara me ligjet egzistuese. Pa dashur tė merrem dhe tė pyesim se si u bė pasurimi kaq i pėrshpejtuar kur dihet se me vite tė tėra ka jetuar nė banesėn e njė udhėheqsi tė njė dege tė LDK-sė por qė kishte ikur nė mėrgim, ai do tė kalojė publikisht nė njė subjekt tė ri politik pikėrisht nė prag tė zgjedhjeve qė doli si frakcion nga LDK-ja jo pėr shkak tė pikėpamjeve dhe koncepteve tė reja por kjo ndodhi pėr interesa personale, karrerieste dhe tė pasurimit tė pėrshpejtuar, model i cili ka marrė pėrpjetėn nė Kosovėn e pasluftės dhe kjo po bėhet nėn tutelen e Bashkėsisė Ndėrkombėtare. Edhe pse pat reagime nga pėrfaqėsuesit e LDK-sė vėrjetjet nuk u pėrfillėn nga autoriteti rregullativ i UNMIK-ut dhe si pėr inat tė “vjehrres” u pėrkrah edhe nga partitė kundėrshtare, qė ai tė marrė vizėn nė kėtė post me rėndėsi.

Njė rast tjetėr qė duhej t’u binte nė sy autoriteteve ndėrkombėtare dhe sidomos vėzhguesve dhe atyre qė raportonin nga Kosova ėshtė asociacioni qesharak “ORA” qė u krijua nė prag tė zgjedhjeve. Shtrohet pyetja “ORA” ėshtė metaforė poetike, intrigė politike apo njė “kleēkė” e krijuar pėr t’i penguar zhvillimet politike, e cytur dhe e shtytur nga qarqe anti-amerikane qė veprojnė nė Evropė dhe nė Ballkanin e trazuar.

Le tė mirret parasysh vetėm pasurimi marramendės qė ka bėrė lideri i “ORĖS” nė saje tė botimit tė njė gazete me tirazh qesharak pėr gazetat me renome botėrore dhe tė njė televizioni tė cilat sė bashku nuk janė institucione profitabile dhe pėr natyrėn e tirazhit shqip tė gazetave qė botohen nė Kosovė del e pakuptueshme se si ėshtė pasuruar nė mbi 40 milion Euro sipas analistėve tė kėtyre ēėshtjeve apo tė 80 milionve siē deklarohet vet ai. Kjo gjė ka ndodhur nė prezencėn e Bashkėsisė Ndėrkombėtare dhe strukturave relevante qė udhėheqin nė atė vend. Pastaj nė kėtė subjekt kanė kaluar, sigurisht pasi janė pasuruar edhe udhėheqės tė tė ashtuquajturave Organizata joqeveritare (OJQ) tė cilat pasi thithėn fonde e fondacione pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės, mbrenda natės u politizuan, pa i dhėnė llogari askujt, duke pretenduar se vetėm nė vitin 2004 qenka ardhur “Ora” pėr Kosovėn dhe nuk dihet pėr kėto vite ēfarė projektesh paskan bėrė pėr tė mirėn e Kosovės.

3.

Edhe kryadministratori i Kosovės, edhe drejtuesi i UNMIK dhe strukturave tjera nėrkombėtare qė administrojnė Kosovėn mė 23 dhe 24 tetor 2004 u shprehen pozitivisht pėr zgjedhjet nė Kosovė, poashtu edhe tė deleguar nėdėrkombėtar u shprehen pozitivisht dhe nė gjithė kėto tensione ballkanike nuk ndodhi asnjė eksces qė ka mundur tė prishė imazhin e atyre zgjedhjeve, pasi qė u tha se ato parregullsi nuk ēojnė peshė pėr mėnyrėn e mirė, tė rregullt dhe “FER” qė u bėnė zgjedhjet e atjeshme. Tani ndodhė rinumrimi i votave dhe thuhet se kjo ėshtė normė demokratike, por dihet se rinumrimi dėshmon ērregullsi tė cilat vetė zyrtarėt ndėrkombėtarė u pėrpoqėn t’i mbulojnė me deklerata tė rrejshme pėr rregullsinė absolute tė tyre. Megjithatė nuk ėshtė e tėra kjo nėse njė vėzhgues i rėndomtė nuk i ka pėrcjellur mjetet e informacionit publik, por sidomos tė televizionit publik i cili drejtohet, sponzorizohet dhe financohet nga vetė ndėrkombėtarėt, ku do tė mbetet shembulli mė i keq se ēka mund tė lejojė Bashkėsia Ndėrkombėtare nė Kosovė. Ndonėse skenari i kėtij procesi zgjedhor ishte pėrgatitur t’u hudhej faji shqiptarėve vendor, kjo gjė nuk ndodhi dhe sikur nė momentin e fundit lėvizėn mekanizmat e politikės nėntokėsore dhe antiamerikane pėr tė arritur nė njė pikė kritike sa do tė rinumėrohen pėr t’u rregulluar formulat qė e bėjnė jofunksional aparatin shtetėror tė njė vendi. Vetėm gjatė dekleratave preleiminare qofshin tė organizatave dhe institucioneve vendore apo atyre ndėrkombėtare le pėr tė dyshuar se si ka mundur nė tė gjitha rastet tė ketė ndryshime nė uljen e pėrqindjes tė votave vetėm pėr LDK-nė dhe PSHDK-nė dhe ngritje pėr tė gjitha tė tjerat. Pra kur ėshtė llogaritur formuala e mundshme e krijimit tė qeverisė nė mesė LDK-sė, PSHDK-sė dhe tė disa subjekteve tė tjera mė afėr kėsaj politike qė kanė pasur njė fushatė solide dhe premtuese karshi asociacioneve qesharake qė duke shitur “suxhuk” nė parkun e Gėrmisė e duke treguar pėrralla nėpėr emisionet televizive, do tė lėvizet elementi “kombėtar?!” nė koloboracionim me atė ndėrkombėtar pėr tė kalkuluar pėrqindjet dhe pėr t’i rregulluar formulat qė nuk do tė jenė kurrė funksionale pėr demokracinė e njė vendi.

4.

Pendimi Evropian ėshtė trishtues sepse sikur nuk i gėzohej faktit tė njė pėrparimi nė atė vend dhe nė asnjė rast nuk raportuan pėr thelbin e vėrtetė por merreshin me ēėshtje periferike duke aktivizuar pikėrisht lojrat e fshehta tė politikės sė nėntokės dhe konceptit anti-amerikan pėr tė krijuar njė minimoēalishte edhe nė Ballkanin e trazuar nga grupe e etnitet tė shumta. Gati tė gjitha mediat e shkruara dhe ato vizuele qė botohen nė Evropė lidershipit tė Partisė Demokratike tė Kosovės do t’ia ngjesin nofkėn “ish rebeli i UĒK-sė” dhe pa kėtė nofkė thuaja asnjėra nga kėto mediume nuk ka raportuar nga Kosova. Tani shtrohet pyetja “ky rebel” paska zbritur nė Kosovėn e udhėhequr nga vet ata, ka zbritur nga ndonjė zonė planetare, nga Xhunglat trishtuese apo nga ndonjė vend i skajshėm Aziatik, apo ka ardhur nė Kosovė pikėrisht nga ato vende qė thirren nė demokraci tė pėrsosur, duke lėnė pėr t’u nėnkuptuar se pikėrisht aty qenka edukuar dhe emancipuar pėr njė sjellje qė do t’i shkonte pėrshtati tė gjitha intrigave anti-kosovare e anti-amerikane dhe posaēėrsiht qėllimit tė mirė Amerikan pėr tė lulėzuar demokracia edhe nė Ballkan. Kur tė kihet parasysh se Kosova administrohet pikėrisht nga OKB-ja dhe strukturat relevante tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare imputimi nė politikėn e saj tė njė “rebeli” ėshtė mė shumė veprim i nėntokės se sa i njė politike tė denjė dhe parimore, prandaj vendet evropiane duhet t’i korrigjjn fjalorėt politikė e diplomatikė, sepse politika dualiste i rėndon konceptet e tyre dhe i zbehė qėllimet e mira pėr triumfin e njė demokracie nė Ballkan, sepse aleatė tė pėrpjekjeve tė njė “rebeli” u bė tėrė Bashkėsia Ndėrkombėtare pėr ta penguar makinerinė ushtarake e shfarosėse, qė ndodhte nga njė diktator i fundit pėr Evropėn, qė ka ndodhur nė hapsirėn e saj qytetėruese.

Zvicėr, 1 nėntor 2004.

Sqarim
Shkrimi eshte shkruar ne daten e lartshenuar dhe ne pritje te publikimit nga nje redaksi e gazetarise shqiptare eshte vonuar deri me tani pa publikuar.
Autori, © Te drejtat e rezervuara


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara