HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


FLETĖZA TĖ SHKĖPUTURA PREJ NACIONALIZMĖS SHQIPTARE

-- nga ENVER SULAJ

(NUE OROSHI "DĖSHMI KOHĖRASH", SHTĖPIA BOTUESE "LUMBARDHI" PRIZREN 2003)

Shtjellimi i shumė temave, i ngjarjeve historike dhe shumė portrete tė personaliteteve tona kombėtare, shpeshherė nė librin "Deshmi Kohėrash", paraqiten pėr herė tė parė.
Kėto shkrime vijnė nė duar tė lexuesit, pasi autori i librit nė njė kohė bukur tė gjatė ka defiluar me shkrimet e tij nėpėr shtypin ditor, javor e jo rrallė edhe nė revista shkencore. Shkrimet e mbledhura dhe tė botuara nė shtypin e kohės, Nue Oroshi i boton tė pėrmbledhura nė kėtė libėr.

E tė gjitha sė bashku paraqesin zėrin dhe shpirtinė e publicistit, i cili nė kėto shkrime na paraqitet me njė karakter shumė tė fortė, shkrimet e tij nė tė shumtėn e rasteve kanė karakter tė vecantė, e sidomos aty ku autori i kėtij libri ka dhėn njė material tė fortė historik, me njė fjalė autori i kėti libri ka arritur qė ta fitojė besimin e duhur tek e d'jathta nacionaliste nė diasporė, tek atdhetarėt e Shqiperis Etnike, tė cilėt nė kėtė rast autorin e ketij libri e kanė furnizuar me material tė bollshėm dhe faktografik, pėr ngjarjet e ndodhura nė kohė dhe hapėsira tė ndryshme, ndėrsa ky i funditė ka diturė qė mjaftė bukur, tė thithė nektarin e kėtyre ngjarjeve historike, pėr t'i paraqitur kėto ngjarje, qė nė tė ardhmen tė mbesin tė shėnuara si dėshmi tė gjalla. Nė kėtė libėr, Nue Oroshi pėrpos shumė ngjarjeve dhe personaliteteve, ai nuk harronė njė rol tė rėndėsishem t'u lė edhe heronjeve kombėtar mė tė rinjė tė cilėt tė bashkuar rreth UCK-sė, u flijuan pėr lirinė e Kosovės.

Nė vecanti na paraqitet me shkrime rreth Betejės sė Kosharės apo sic e cilėson autori, Luftės pėr bashkimin kombėtar, ku pėrmend shumė figura kyqe tė kėsaji beteje tė madhe historike tė kohės sonė mė tė re. Libri "Deshmi Kohėrash" tregon edhe njėherė se ne shqiptarėt kemi edhe shumė gjėra pėr t'i thėnė dhe shkruar nė historinė tonė kombėtare, kemi shumė personalitete qė duhet t'i vendosim nė vendin e merituar ashtu sic kanė vepruar, ashtu sic janė pėrpjekur qė me cdo sakrificė t'i dalin nė ndihmė Shqipėrisė, pa pretendime tė ndryshme djallėzore, karrieriste, por tė cilėt tė betuar nė emėr tė zotit e kombit vazhduan rrugėn kastriotase dhe si tė tillė vepruan nėpėr kohra tė ndryshme, qė herėt a vonė do tė shėnohen nė historinė tonė, pėr aq sa e merituan. Dhe si tė tilla kėto shkrime janė fletėza tė bukura tė shkėputura nga nacionalizma shqiptare nė kohėra dhe hapėsira tė ndryshme.

Nė kohėn kur historiografia shqiptare do tė pėrballet me njė rishikim tė ngjarjeve dhe rivlerėsimė tė shumė figurave tona kombėtare, qė pėr njė kohė tė gjatė ishin tė mbuluara me pluhurin e harresės ideologjike, libri "Dėshmi Kohėrash" do tė shėrbejė si njė burim i vyer pėr tė plotėsuar atė qė historiografisė sonė i ka munguar. Pėr mė tepėr "Dėshmi Kohėrash" i Nue Oroshit, ėshtė njė vijimsi e mbarė, tė cilėn ai shpresoj ta vijojė dhe ta pasurojė edhe me tituji tjerė, si nga fusha e historisė, e publicistikės, por edhe e artit poetik, ku ai e ka sprovuar suksesshėm penėn e tij.

Libri Dėshmi Kohėrash ka 344 faqe dhe ėshtė botuar nė kuader tė Shtėpis Botuese "Lumbardhi" nė Prizren.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara