HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pse shkruajnė keq femrat?

-- nga Gilmana Bushati

pse shkruajnė keq femrat? Tė paktėn pse shkruajnė mė keq se meshkujt? Kėto pyetje bėhen gjithnjė duke pasur parasysh nivelin e vlerėsimit tė artit tė krijuar nga ato (vetėm nėntė shkrimtare kanė marrė ndėr vite ēmimin Nobel). Historiku i kėtij vlerėsimi tregon disnivelin mes vlerėsimeve tė bėra apo tė dhėna pėr shkrimtaret dhe shkrimtarėt. Nuk besoj se kjo vjen si pasojė vetėm e diskriminimit tė vazhdueshėm tė racės sė femrave. Nė fakt, ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktosh se cila ėshtė e vėrteta absolute pėr pėrgjigjet e kėtyre dy pyetjeve. Sigurisht qė shkrimtaret as nuk do t'i pėrgjigjeshin, madje nuk do tė donin ta dėgjonin, edhe pse tė gjitha tė dhėnat flasin pėr inferioritetin e saj nė arte, e mė shumti nė krijimtarinė letrare. Nė kėtė gjini, ashtu si dhe nė shumė tė tjera, ajo arriti tė ishte personazh i jashtėzakonshėm, pra subjekt.

Por nė ndryshim nga ky pozicion, dmth. si krijuese, ajo, nė pėrgjithėsi, nuk i arriti majat. Njihen pak emra tė veēantė shkrimtaresh, tė vlerėsuarat numėrohen me gishta, madje ky vlerėsim apo njohje shpesh ėshtė bėrė pėr hir tė ashtuquajturės barazi gjinore, tė pėrfshirjes sė saj me pahir nė krijueset mė tė mira, pasi pėrndryshe shkrimtaret realisht tė vlerėsuara pėr veprėn e tyre do tė ishin mė pak se sa janė tani. Ndėrsa shkrimtarėt bėnė historinė e letėrsisė, ishin e janė promotorė tė lindjes sė rrymave tė reja dhe vlerat e tyre i mbijetojnė shekujve. Ėshtė e vėrtetė se sot, numri i shkrimtareve "tė shumėshitura" apo "best-sellers" ėshtė i madh, por nuk mjafton vetėm kjo. Kjo kategori shkrimtaresh, por edhe shkrimtarėsh ka ekzistuar gjithnjė dhe kjo situatė do tė pėrsėritet edhe nė tė ardhmen. Por kjo nuk do tė thotė qė tė gjitha shkrimtaret tė trajtojnė tema qaramane, romantike, me dashuri tė paarritshme, pra si telenovela tė shkruara.

Sigurisht qė nuk duhet tė mungojė ky tip shkrimtarjeje, pasi njė pjesė e shoqėrisė, kryesisht gratė, mbi tė gjitha ato shtėpiaket, apo ato qė nuk duan tė lodhen shumė nga leximi, pra kjo pjesė e shoqėrisė ka nevojė pėr tė lexuar dhe duhet njė lloj letėrsie edhe pėr to. Si kjo e vėrtetė ekziston edhe e vėrteta tjetėr, ajo qė lexuesi, pavarėsisht nga mbytja me konsumizėm, kėrkon tė lexojė letėrsi klasike, po kėrkon letėrsi tė mirė, po kėrkon diēka tjetėr dhe pikėrisht ky lexues paracakton fatin e shkrimtareve nėse do tė vazhdojnė tė jenė apo jo. Shkrimtaret nuk e pėrdorin mirė fjalėn dhe gjuhėn, ndėrsa shkrimtarėt, ndonėse disa prej tyre janė nėn nivelin e shkrimtareve, dinė ta pėrdorin gjuhėn, fjalėn dhe vendosin atė mėnyrė komunikimi qė e afron lexuesin, qė ky afrim tė mos i mungojė lexuesit edhe sikur t'i kthehet leximit tė njė vepre edhe pas njėqind vitesh.

A ėshtė e hidhur kjo e vėrtetė? Sigurisht qė po. Sepse shkrimtaret nuk mund ta pranojnė kurrė njė diskriminim tė tillė, njė ndarje tė tillė, sepse ata nuk ndryshojnė shumė nga njė pjesė e mirė e shkrimtarėve qė vetėm rrahin gjoksin se janė ato dhe askush tjetėr. Nuk janė tė vetėdijshme pėr pozicionin nė tė cilin ndodhen, nuk punojnė pėr tė qenė realisht shkrimtare, ato vetkėnaqen shpejt nga vlerėsimet qė u bėhen. Nuk e di se ēka u mungoi atyre, apo u mungon shkrimtareve tė jenė njė pjesėzės nė pėrmasa mė tė vogla njė tė Virginia Woolf, Sylvia Plath, Flannery O'Connor, apo njė Natalia Ginsburg, ose pėr t'u afruar edhe mė shumė nė moshė e vite njė Margaret Mazantini.

Ajo qė i bashkon kėto shkrimtare ėshtė se nė veprat e tyre ditėn tė ishin vetvetja. Sigurisht qė ka mjaft shembuj pėr t'u pėrmendur, por u mjaftuam me kaq. Nėse do tė ishte njėfarė ngushėllimi pėr shkrimtaret duhet thėnė se as shkrimtarėt nuk i afrohen shembujve tė sipėrpėrmendur dhe jo mė t'i krahasojmė me tė ngjashmit e tyre nė kohė dhe me tė sotshmit. Por shembujt nuk duhen marrė si ngushėllim, por si njė pikė a kufi nė tė cilin nuk do tė arrijmė dhe qė hė pėr hė as nuk e shohim e jo mė ta kalojmė.

Eshtė e qartė se diskriminimi i parė i gruas erdhi nga Zoti, i cili nuk pranoi ta krijonte, por kėputi njė brinjė burri dhe e nxori nė dritė, pra edhe fakti se nuk e nxorri nga ndonjė element tjetėr i trupit ėshtė njėlloj pėrbuzjeje fillestare qė ka gruaja nė krahasim me burrin. Por nė kohėt moderne, gruaja, qė nuk ishte e aftė gjatė shekujve tė vendoste dinjitetin e vet, ka zgjedhur si lloj pavarėsie vetėdiskriminimin: ajo vendos tė mos jetė qenia mė e lartė riprodhuese dhe pret qė fėmijėn ta marrė tė gatshėm nga njė epruvetė. Madje nismėtarja e prodhimit tė fėmijės nė epruvetė ėshtė pikėrisht njė grua. Mendojeni sikur ky proces tė jetė i ngjashėm edhe pėr krijimin tjetėr, atė letrar.

Ky pozicion ėshtė njė pėshtjellim historik, biblik, psikik, pra qė gruaja nuk merr pėrsipėr tė jetė ajo pėr tė cilėn u krijua nga njė veprim pak makabėr, pra shkyerja e njėrės brinjė nga trupi, sigurisht qė do t'i ketė lėnė shenja domethėnėse burrit tė parė. Ndėrsa nė procesin e saj krijues ajo pėrpiqet tė marrė njė pozicion tjetėr, atė tė joinferiores, sepse nė atė moment ajo nuk e ndjen veten tė tillė dhe nė atė moment, ajo nuk ėshtė e tillė.

Eshtė krijuese e mirėfilltė dhe mbėshtetet te frymėzimi, te kultura e saj e tė shkruarit dhe e tė menduarit tė gjėrave. Por gjithėsesi edhe duke mbajtur njėfarė pozicioni nė procesin e krijimit, pėrsėri libraritė mbushen me libra tė krijueseve, qė nga ata tė moshės tepėr tė re, adoleshtente e deri tek mosha mė e pjekur apo dhe e plakur, qė herė herė mund edhe tė quhen shkrimtare. Njė pjese tė mirė tė kėtyre shkrimtareve u mungon ndėrgjegja e lartė, e cila dikton momentin se kur duhet tė dorėzohet sepse nuk mund tė shkruajė mė gjėra me vlerė.

Pėrkundrazi ato e vazhdojnė kėtė krijimtari, ndėrsa kritika vazhdon t'i vlerėsojė me tė njėjtat fjalė shambllone qė ngrejnė lart sakrificėn e gruas qė do tė bėhet edhe shkrimtare, juritė vazhdojnė t'i japin ēmime vlerave tė dyshimta qė krijuara nga kėto shkrimtare dhe pėrfundimi ėshtė se as kritika, as dhėnia e marrja e ēmimeve nuk do tė jenė momente tė vlerėsuara nė tė ardhmen. Asnjė shkrimtare nuk do tė ishte e lumtur nėse nipi apo mbesa e saj do t'i thonė njė ditė se "kush tė ka dhėnė ēmim me kėtė qė ke shkruar?".

Ekziston edhe njė kategori tjetėr e krijueseve qė e braktisin krijimtarinė. Jo ngaqė ndėrgjegjėsohen se nuk mund tė shkruajnė apo se nuk i vlerėsojnė siē duhet, por braktisja vjen pėr shkaqe tė tjera tė jashtme, pėr njė realitet pak mė komod apo pėr plotėsimin e kushtit traditė, familje, shoqėri.

Qė tė dyja kėto kategori qė nuk mund tė jenė tė ndara me thikė kanė njė gjė tė pėrbashkėt: shkrimtaret a krijueset janė tė bindura nė vetvete se mund tė krijojnė vlera tė qėndrueshme, dhe kjo mund tė jetė e vėrtetė, por pėr aq kohė sa ato vlera nuk deklarohen, nuk shkruhen apo nuk thuhen nuk mund tė quhen tė tilla.

Si ēdo rregull edhe ky ka pėrjashtimet e veta. Por prapėseprapė pėrjashtimet mbeten tepėr tė pakta qė tė mund tė vendosin njė ekuilibėr vlerash mes shkrimtareve dhe shkrimtarėve.

E megjithatė asnjė shkrimtar nuk do tė mund ta shkruante "Letėr njė fėmije qė kurrė s'u lind", ashtu siē besoj se asnjė grua nuk do tė mund ta shkruajė, as tani e as pas disa vitesh "Lehtėsinė e papėrballueshme tė qenies".

__________________
ARS
revista letrare shqiptare - albanian literary review
shqipėri-kosovė-maqedoni-mali i zi
www.arsalbania.com
[email protected]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara