HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NANO SI SOMOZA

-- nga Gary Kokalari, 14 Prill 2004

Gary Kokalari Botohet per here te pare fjala e intelektualit shqiptaro-amerikan Geri Kokalarit, diten qe kryeministri Nano vizitoi Shtepine e Bardhe

Ambasadori amerikan ne Tirane, Xhefri, te ndaloje mbrojtjen e kryeministrit shqiptar!

Emri im eshte Geri Kokalari dhe jam nje shqiptaro-amerikan. Do te doja te falenderoja Brezin e Ri te shqiptareve qe me dha nderin qe te flas para jush sot. Kam lindur dhe jam rritur ne Nju Xhersi dhe tashme jetoj ne Nju Jork. Nena ime ka lindur ne Amerike dhe familja e saj vjen nga nje fshat ne Laberi, prane Gjirokastres. Im ate ishte nje gjirokastrit, i cili emigroi ne Amerike qe i ri. Jam krenar te them para jush se ai sherbeu ne Forcat Ajrore amerikane gjate Luftes se Dyte Boterore. Gjithashtu, jam krenar qe dhjetera anetare te familjes sime kane sherbyer ne forcat e armatosura te Shteteve te Bashkuara, sidomos ne kohe lufte. Une jam rritur duke luajtur bejsboll, futboll dhe duke degjuar Rock n'Roll, por gjithashtu kam qene i vetedijshem per identitetin tim etnik shqiptar, pasi familja ime ishte mjaft e perfshire ne komunitetin shqiptaro-amerikan. Familja ime sakrifikoi qe une te merrja shkollimin me te mire ne vend, ne menyre qe une te perparoja si amerikan.

Per shkak te bekgraundit tim mund te them se jam krenar qe jam amerikan, por gjithashtu jam po aq krenar qe jam shqiptar, pervec dites se sotme. E them kete sepse ketu ne Uashington po shoh dicka qe pa dorashka me duket e peshtire dhe me ve ne siklet jo vetem si amerikan, por edhe si shqiptar. Sot, Presidenti i Shteteve te Bashkuara Xhorxh Bush pranoi ne Shtepine e Bardhe nje njeri te krimit, nje person i cili eshte burgosur me akuzat per korrupsion duke perfshire edhe denoncimet e panumerta te koheve te fundit, si ajo e llogarise se tij ilegale bankare ne Zvicer dhe emri i tij eshte Fatos Nano. Jam i turperuar sepse kjo veshje e korruptuar e komunizmit perfaqeson vendin e paraardhesve te mi ne Somoza. Regjimi i Somozes eshte i mirenjohur per korrupsionin dhe mizorine, si dhe shfrytezimin e popullit te Nikaraguas. Pjesetaret e familjes se Somozes dhe rrethi i tyre i brendshem benin jete perandorake, nderkohe qe masat e gjera te popullit jetonin ne mjerim.

A ju kujton kjo dike qe ne njohim nga Shqiperia?

Nje faktor i rendesishem ne sundimin e Somozes ishte aftesia e tij per t'u mbeshtetur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, duke ia kthyer kete nder sa here qe kjo e fundit ia kerkonte. Gjate Luftes se Dyte Boterore, Nikaragua ishte nje mbeshtetese e palekundur e Shteteve te Bashkuara, pasi Somoza lejoi qe vendi i tij te kthehej ne nje baze ushtarake per operacionet nderkombetare amerikane. Prandaj, edhe pse perdori metoda jodemokratike per te qeverisur vendin e tij, Somoza fitoi mbeshtetjen e Presidentit Rusvelt dhe FDR-ja mbylli nje sy ndaj korrupsionit qe karakterizonte regjimin e Somozes.

Ne nje takim te kabinetit administrativ te Rusveltit, ku axhenda perfshinte gjendjen e politikes amerikane ndaj Nikaraguas, Sekretari i Shtetit i atehershem Kordell Hall e cilesoi Somozen si bir bushtre. Pergjigjia e FDR-se ishte: "Somoza mund te jete bir bushtre, por eshte nga te tanet". Nje diplomaci e ngjashme eshte ajo qe ne po shohim sot me viziten e Nanos ne Shtepine e Bardhe. Per arsye politike, Presidenti Bush ka nje nevoje urgjente qe t'i tregoje popullit amerikan se shtetet e tjera mbeshtesin luften tone kunder terrorizmit si partner ne koalicionin e luftes kunder Irakut. Nano eshte aq i zgjuar sa t'ju lepihet Shteteve te Bashkuara nga kjo pikepamje.

Keshtu, si rezultat i sjelljes prej lakeu te Nanos, SHBA-te nuk mund te nxjerrin gje ne drite duke e perdorur Nanon si shembullin e nje aleati. Me shoke si Nano nuk kemi nevoje per armiq. Tani, deshiroj qe te gjithe te dine se une besoj plotesisht qe populli i Shqiperise duhet te mbaje lidhje te forta me Shtetet e Bashkuara dhe te mbeshtesin Luften Kunder Terrorizmit Nderkombetar. Por kjo nuk eshte nje arsye e vlefshme qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes te mbeshtesin nje njeri si Nano, i cili tallet me konceptin e demokracise. Me kujtohen prape fjalet per Somozen: "Bir bushtre!".

Dhe per Nanon nje vulgar i korruptuar komunist, te perdore vullnetin e mire qe populli i Shqiperise ka per Ameriken per qellimet e veta egoiste, ma peshtjellon stomakun.

Me vjen shume keq kur shoh se disa nga miqte e mi shqiptaro-amerikane, te udhehequr nga Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan, i jane afruar Shtepise se Bardhe per te qene me Fatos Nanon si nje tufe qensh qe ndjekin nje kamion plehrash. Atyre duhet t'ju vije turp nga vetja. Ata do t'u thone juve se jane aty per te miren e Shqiperise dhe per te mbeshtetur hyrjen e kesaj te fundit ne NATO. Per mua keto jane dokrra. Vertet mendojne ata se prania e tyre do te sjelle ndryshim per anetaresimin e Shqiperise ne NATO? (shenim: nga nje sondazh i kryer ne internet javen e fundit doli se shqiptaro-amerikanet ishin krejtesisht kunder vizites se Nanos ne Shtepine e Bardhe dhe pjesemarrjes se Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan ne kete ngjarje).

Udheheqja e KKSHA-se do te deshironte qe ju te besonit se mbeshtetja e tyre ndaj Nanos justifikohet me qenien e ketij te fundit ne krye te qeverise shqiptare, dhe ata jane atje per te miren e Shqiperise dhe jo te Nanos. Por keta njerez kane harruar dicka te rendesishme se Nano dhe njerezit qe e shoqerojne ate nuk duhet te konsiderohen si nje qeveri, ata nuk jane gje tjeter vecse nje ndermarrje kriminale e maskuar si qeveri. KKSHA-ja dhe te tjeret duhet te zgjohen dhe te kuptojne se duke qene me Nanon ata duhet te konsiderohen si fajtore per ndihmen dhe mbeshtetjen qe u japin njerezve te krimit ne Shqiperi.

Sigurisht ka edhe nga ata shqiptaro-amerikane qe ndodhen ne Shtepine e Bardhe per te kerkuar ndere nga Nano dhe ata jane me se te gatshem per te prostituar veten e tyre per te marre ate qe deshirojne. Ne menyre ironike, ata te cilet pretendojne se perfaqesojne diasporen tone ne Shtepine e Bardhe per me teper nuk kane as rrenjet ne Shqiperi. Pra, pse duhet te shqetesohen? Familjet e tyre nuk jane persekutuar kurre nga regjimi komunist, i cili u mbeshtet nga Fatos Nano, Fatos Tarifa dhe Agim Nesho. Ata nuk shqetesohen per shumicen e gjere te popullit shqiptar, i cili jeton ne minimumin e jeteses, nderkohe qe Nano vjedh para nga xhepat ketyre shqiptareve te varfer nepermjet praktikave te tij te korruptuara. Dhe c'eshte me e keqja, Nano e ben kete ne sy te te gjithe shqiptareve duke marre perfitimet e tij ilegale dhe duke i flakur ato me shishe 500 $ te shampanjes dhe ne tavolinat e kumarit. Keta pseudombeshtetes te Nanos ne Shtepine e Bardhe duket se kane harruar kuptimin e fjales bese dhe duhet t'u vije turp qe e quajne veten e tyre shqiptare.

Per nje kohe te gjate e kam kritikuar KKSHA-ne se ka bere pak per te ndihmuar Shqiperine. Tani une mendoj se perfshirja e tyre ne problemet e Shqiperise e ka penguar perparimin e saj dhe se ata nuk duhet t'i fusin me hundet ne punet e ketij vendi. Une i keshilloj me kembengulje shqiptaro-amerikanet, dhe sidomos ata nga Shqiperia, te mos i japin asnje qindarke KKSHA-se per aq kohe sa ata vazhdojne te bashkepunojne me Nanon.

Po aq shqetesues ishte edhe editoriali i fundit nga "Iliria", dhe Ekrem Bardha, botuesi i gazetes, i cili sot ndodhet me Nanon ne Shtepine e Bardhe. Ne ate editorial, gazeta "Iliria" pati paftyresine te kerkonte nga shqiptaro-amerikanet te mos protestojne kunder Nanos. Keshtu "Iliria" u kerkon shqiptaro-amerikaneve te mos ushtrojne te drejten e tyre te fjales se lire dhe te mos protestojne kunder thundres se korruptuar te Nanos, e cila ndrydh shtypin e lire ne vendin e tij. "Iliria" duhet te kaloje me shume kohe duke kerkuar qe Fatos Nano te hetoje korrupsionin, duke perfshire edhe te tijin, dhe me pak kohe duke provuar stilin komunist, per t'i mbyllur gojen fjales se lire te shqiptaro-amerikaneve. Kohet e fundit kam marre nje kerkese regjistrimi nga "Iliria", te cilen une do ta hedh ne plehra pasi nuk kam asnje deshire te rinovoj regjistrimin tim per aq kohe sa ata punojne per te mbrojtur kete llum nga kritika. Disa jave me pare Ekrem Bardha mori poziten e konsullit te nderit per shqiptaret ne Micigan dhe ndoshta ai i ka perkushtuar me teper kohe perpjekjeve para ceshtjeve shqiptare sesa te gjithe konsujt e tjere shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te marra se bashku. Por pranimi i ketij nderi nga nje njeri i krimit mafioz si Nano, i cili e konsideron Nikola Geixhin nje nga miqte e tij me te mire, e ben kete cmim te papranueshem, dhe sipas mendimit tim nuk ka aq vlere sa te komprometoje parimet e dikujt. Ekremi ndoshta mund te mendoje se ai po ndihmon Shqiperine me ane te mendimeve te tij, por me aq sa mund te them une, shumica e shqiptaro-amerikaneve besojne se ai eshte i keqdrejtuar dhe ai duhet te rishikoje bashkepunimin e tij me kupolen e krimit ne Shqiperi qe quhet Fatos Nano. Ne qe qendrojme ketu perpara Shtepise se Bardhe si shqiptaro-amerikane, te cilet vertet interesohen per Shqiperine, kerkojme largimin e Fatos Nanos, dhe mundesisht, ne menyre ligjore. Ne kerkojme hetimin e llogarive te tij bankare, te akuzave per pjesemarrjen e tij dhe shume zyrtareve te tjere ne korrrupsion, dhe duam qe administrata e Presidentit Bush te veproje drejt dhe t'i mbeshtese keto iniciativa.

Ne qofte se administrata e Presidentit Bush nuk mbeshtet nje hetim transparent dhe te ashper te korrupsionit ne nivelet me te larta te qeverise shqiptare dhe nuk mbeshtet pavaresine e Kosoves, atehere me shume se 750.000 shqiptaro-amerikane ne SHBA nuk do ta mbeshtesin Bushin ne perpjekjen e tij per t'u rizgjedhur. Dhe kete e them ne pozitat e nje personi, i cili ne vitin 2000 votoi pro Bushit dhe mbeshteti luften ne Irak.

Ajo qe eshte me e rendesishme, shqiptaret e Miciganit duhet te pranojne se kete vit Micigani mund te kthehet ne nje "fushe beteje" pasi mund te jete po aq i rendesishem per rezultatin e zgjedhjeve presidenciale sa Florida ne vitin 2000. Sic e dime, cdo vote pati shume rendesi ne ate gare. Une llogaris se nga 100.000 shqiptare ne Micigan, 25.000 kane te drejten e votes, dhe duke zbritur ata qe kane shpallur qe ne fillim mbeshtetjen e tyre per Xhon Kerrin kjo do te kuptohej si nje ulje prej 5000 votash kunder Bushit nese do te kuptohej se ai punon kunder ceshtjes shqiptare. Nese Bush nuk e mbeshtet plotesisht zgjidhjen e favorshme per statusin e Kosoves, dhe nese ai nuk i kerkon Departamentit te Shtetit dhe individeve si Mark Grosman, Xhejms Xhefri, dhe Liza Teper te ndalojne se beri syrin qorr ndaj praktikave te korruptuara te Nanos, dhe nese nuk i jep urdher Prokurorit te Pergjithshem, Xhon Eshkroft, dhe Departamentit te Drejtesise te filloje hetimin e menjehershem te Nanos, atehere ka ardhur koha qe shqiptaro-amerikanet te mos votojne per Bushin.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara