HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PĖSĖ PIONIERĖT E LIGJERATĖS FILOZOFIKE NĖ KULTURĖN TONĖ KOMBĖTARE *)

-- nga Isak Ahmeti

Kohė mė parė Akademia e Shkencave e Shqipėrisė nxori nė dritė librin e Zija Xholit me titull "Pesė mendimtarėt mė tė vjetėr tė kulturės sonė kombėtare". Isak Ahmeti

Ėshtė kjo njė vepėr e rallė, mbase e pashoqe, nė kulturėn tonė, qė lidhet me krijimet e pesė mendimtarėve tė parė, mė tė vjetėr, tė kulturės sonė kombėtare - Marin Barleti, Gjon Buzuku, Pjetėr Budi, Frang Bardhi dhe Pjetėr Bogdani. Janė kėta pesė autorėt nga Shqipėria Veriore, me tė cilėt edhe ka filluar rruga e gjatė dhe e mundimshme e afirmimit tė kombėsisė shqiptare dhe krijimi i kulturės kombėtare. N`emėr tė idealeve mė tė larta, pesė autorėt dhe mendimtarėt mė tė vjetėr tė kulturės sonė kombėtare, kanė lartėsuar dhe propafanduar ato vlera qė do tė ndihmonin popullin pėr tė mbijetuar dhe pėr tė gjetur rrugėt e lirisė dhe shpėtimit nga zgjedha e huaj, siē ishte gjuha kombėtare shqipe qė e dallon atė si komb nė vete, evokimi i origjinės sė lashtė tė popullit dhe i lavdisė sė tij historike, evidentimi i personalitetit moral tė popullit shqiptar me karakteristikat e tij dalluese tė trimėrisė nė luftė, tė nderit, tė besės, tė bujarisė nė miqėsi - vlera kėto qė pėrbėjnė karakteristikat dhe frymėzimin e ēdo atdhetarizmi, tė vėrtetė (Z. Xholi, vep. e cit., fq. 6-7)

Duke qenė tė etur pėr dije dhe pėr tė vėrtetėn , pėr mirėsinė dhe humanizmin, siē e tregojnė edhe veprat e tyre, pesė mendimtarėt dhe autorėt mė tė vjetėr tė kulturės sonė kombetare tė cekur mė lart, kanė trajtuar, krahas dogmave tė historisė biblike dhe plot probleme historike, estetike, morale, psikologjike, kozmogonike, etj., dhe me kėtė ata janė bėrė pionierėt e ligjeratės filozofike nė kulturėn tonė kombėtare. Kėshtu prandaj- konstaton autori - autorėt tanė tė parė me vlersimin qė i kanė bėrė kulturės sė lashtė greko-romake dhe mendimtarėve tė saj, kanė futur kulturėn tonė kombėtare, qė sapo kishte filluar ecjen e saj, nė rrjedhat e kulturės evropiane tė humanizmit dhe tė Rilindjes sė saj qė ishin edhe rrjedhat mė progresive tė kohės. Ē`ėshtė e vėrteta, librin nė fjalė z. Xholi e ka ndarė nė pesė kapituj: I. Marin Barleti, II. Gjon Buzuku, III. Pjetėr Budi, IV. Frang Bardhi dhe V. Pjetėr Bogdani. SI zakonisht, aty kemi edhe njė parathėnie dhe njė pasthėnie, qė vetėm e plotsojnė idenė themelore tė autorit dhe veprėn nė fjalė.

Nė kapitullin e parė, autori e ka analizuar dhe vlersuar gjėrė e gjatė figurėn e Marin Barletit (1450-1512), dy veprat e tij "Historia e Skėndėrbeut" dhe "Rrethimi i Shkodrės"; ka vlersuar dhe analizuar deri nė hollėsi e me kompetencė pikėpamjet filozofike tė Marin Barletit, qė kanė tė bėjnė me historinė, me Perendinė e arsyen, me trimėrinė, me lirinė dhe vlerėn e saj, me atdheun dhe krenarinė kombėtare, me moralin dhe edukimin, me demokratizimin dhe politikėn, etj. pėr tė konstatuar se Marin Barleti, me veprėn e tij, ka ndėrtuar njė urė tė gjėrė midis kulturės sė popullit tonė dhe asaj tė popujve tė Evropės duke provuar se kombėtarja nė kulturė, kur ėshtė kuptuar dhe shprehur drejt, nuk ndan, por bashkon e afron popujt, ē`ka ėshtė me interes tė ēdo populli tė veēantė dhe tė gjithė bopujve bashkarisht.

Kapitulli i dytė i kushtohet Gjon Buzukut (1555) dhe "Mesharit" qė ėshtė, siē thotė autori, monument historic I gjuhės dhe letėrsisė sonė. Edhe te kjo njėsi shkrimore studiuesi analizon me kompetencė vlerėn dhe rėndėsinė e veprės sė Gjon Buzukut. Duke e vėnė nė dukje tė gjitha vlerat e veprės sė Buzukut, studiuesi Z. Xholi me tė drejtė do ta quaj Gjon Buzukun, ashtu siē e kanė quajtur edhe prof. Selman Riza (Pesė autorėt mė tė vjetėr tė gjuhės shqipe, Toena, Tiranė 2002, fq. 26), njeri, qė "shqiptarėve pėrgjithėmonė e jetės u zbardhi faqen nė lėmin e deri atėherė tė palėvrueshėm tė kulturės sė fjalės sė shkrueme, sikundėr qė afro njė shekull mė herėt Gjergj Kastrioti ne shqiptarėt na pat mbuluem me lavdi nė fushėn jo tė njohura tė luftės vetėmbrojtėse ngadhnjimtare".

Nė pjesėn e tretė tė librit, studiuesi ėshtė ndalė nė mėnyrė tė veēantė te Pjetėr Budi (1566-1623), duke i vėnė nė dukje tė gjitha vlerat e kėtij prelati kishtar, vepra e tė cilit ėshtė analizuar dhe vlerėsuar nė disa rrafshe. Nė mėnyrė tė veēantė ėshtė ndalė nė analizėn dhe studimin e poezisė sė P. Budit pėr tė konstatuar edhe njėherė se nė plot vargje tė Budit frymėzimet biblike i bėjnė jehonė edhe frymėzimit atdhetar. Kėshtu prandaj P. Budi na del me tė drejtė jo vetėm si poet i parė, me njė cilėsi tė rrallė, por edhe si poet shqiptar qė zė njė vend qendror edhe nė hartėn e vlerave letrare tė periudhės sė letėrsisė sė vjetėr shqipe.

Pjesa e katėrt e studimit i kushtohet Frang Bardhit (1606-1643), personalitetit tė kohės sė tij, Fjalorit Latinisht-Shqip dhe veprės apologjike "Skėnderbeu". Bardhi, shkruan autori, ka hyrė nė historinė e kulturės sonė dhe nė atė tė atdhetarizmitme veprimtarinė e tij praktike jeta e tij e shkurtėr ishte nė shėrbim tė lartėsimit moral tė shqiptarėve dhe tė kundėrshtimit tė pushtimit e tė pasojave tė tij negative. Pėrsa I pėrket veprės sė shkruar tė Bardhit, njė analizė e hollėsishme e kėtyre, I ka ndihmuar studiuesit nė fjlaė qė tė zbuloj vlerat e njėmendėta dhe t`i vėjė nė dukje idetė qė ai I solli nė kulturėn tonė.

Objekt studimi nė kapitullin e pestė ėshtė Pjetėr Bogdani (1630-1689), qė vazhdoi rrugėn e hapur nė fushėn e kulturės dhe tė patriotizmit nga paraarshėsit . Duke u marrė me studimin e figurės dhe tė veprės sė Bogdanit, Zija Xholi do tė pohojė me tė drejtė se ai (Bogdani) nė veprėn e vet "Ēeta e profetėve" ka pasuruar kulturėn shqiptare me njė nga monumentet e kulturės botėrore, me Biblėn. Me raconalizimin e tij, si dhe me idetė dhe vlerat qė shpalos Bogdani nė veprėn e tij, si dhe me idetė dhe vlerat qė shpalosė Bogdani nė veprėn e tij, e fuste kulturėn tonė nė rrjedhat e humanizmit evropian. Pėr mė tepėr, vlersimet e Zija Xholit, tė pėrafėrta me ato tė Eqrem Ēabejt dhe tė Selman Rizės, janė njė homazh qė u bėhet autorėve mė tė vjetėr tė gjuhės shqipe, pėr ndihmesėn historike qė ata kanė dhėnė pėr gjuhėn, pėr kulturėn, pėr kombėsinė shqiptare.

Zija XHOLI, "Pesė mendimtarėt mė tė vjetėr tė kulturės sonė kombėtare", Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, Tiranė 2003)

-- dėrguar nga Zef Ahmeti

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara