HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova sot nėn lupėn intelektuale

PA VĖRTETĖSI NUK KA DREJTĖSI, PA DREJTĖSI NUK KA LIRI

-- nga Isuf B.Bajrami, Gjilan, 20.01.2004

Isuf B. Bajrami "Njeriu nuk ėshtė armik i njeriut, por bėhet nga sistemi i keq i Qeverisjes."

Tomas Pein

Nė Kosovė, Zoti e di kur do tė zgjohet ky popull, pėr ta kuptuar ēfarė gabime historike kanė qenė marrėveshja e Rambujesė e tė Parisit dhe ēka pėrmban Rezoluta 1244 e KS tė OKB-sė. Marrėveshjet e shumta tė Hakerupit me Ēoviqin, Korniza, etj..., nuk janė aspak jashtė marrėveshjeve tė sipėrcituara, pėr tė cilat, prapė ”fajin” (ndoshta) do ta kenė fuqitė e mėdha apo Europa edhe pse aktet e tyre i kanė nėnshkruar “politikanėt e tanė”: Kuaj-Buaj e shumė bujė tė tjerė. Me njė politikė tė tillė "largpamėse" dhe tė hollė (Esadiste).

Kosova mund tė njihet si vatėr kryesore e paradoksit, qė ecė mbi dy kėmbė: qė flet shqip, magjypisht, serbisht, tamilisht, banglladisht... por prapė se prapė mbetet e ngėrthyer mbrenda "nacionalna dėrzhaves" serbosllave.

Kosova, nė kohėn kur nuk ėshtė vu asnji gurė themeli, po zihet nė anarkinė e liberalizmit pluri-par-titist. Mungon sistemi elementar i vlerave, baza elementare pėr rend e stabilitet. Anarkia, veprimet pa kritere apo kriteret e rrejshme, po gėrryejnė thellė e mė thellė jetėn e popullit, po ngulfasin frymėmarrjen e lirė tė Kosovės.

Kėtu rrugacėt, kapadainjtė, kllosharėt, kafexhinjtė, po shumohen si bretkocat nė moēal.
Kėtu, brenda natės, lypėsi bėhet princ e princi lypės.
Kėtu jetohet si nė lagjet e hipikėve dhe drogerėve tė perėndimit: vendėsit e mpirė nuk janė tė vetėdijshėm pėr pasojat (bėjnė qejf e mburren duke menduar se po bėjnė punė tė vlefshme).
Kėtu, nė emėr tė demokracisė, qetėsisė, stabilitetit e progresit, zhvillohet autokracia e re e mafiozitetit.
Kėtu, hipokriza e demagogjia vlerėsohen virtyte, ndėrsa vendosja e regjimit tė ri neokolonialist shpėtim e fitore.
Kėtu kultivohet politika e tjetėrsimit, e urrejtjes sė vetvetės, e ikjes nga liria, e paaftėsisė pėr tė vetėvendosur.
Kėtu edhe njė ”misionar” i pa gdhendur sillet si babaxhan, si nė shtėpi tė vet, si nė pronė tė vet.
Kėtu lulėzon servilizmi absurd ndaj ndėrkombėtarit, qoftė ai mediokėr dhe megalomania tragjikomike ndaj intelektit kosovar.
Kėtu njė pjesė e misionit tė ndėrkombėtarėve sillen si kllouni, sikur "general de fantaisie", OTTO WHITE e vitit 1913: I’Albanie s’est soulevee contre l’Empire turc et s’est proklamee royaume independant; s’est bien, mais il lui manque un roi.

Kėtu vlerat injorohen dhe antivlerat fitojnė peshė.
Kėtu shqiptarit i zihet fryma me identitetin e vet tė cėnuar, vihen nė lojė pėrēmuese emocionet e tij, injorohen virtytet dhe vlerat nacionele tė tij.
Kėtu atė qė pushtuesi agresiv serbomadh nuk e ka arritur (tė shtyp ndjenjėn dhe idealin e kosovarit pėr pavarėsi e shtet), po arrihet ēuditėrisht me misionin e strategjisė sė shantazhit, duke e shndėrruar misionin nė demision denigrues, i cili nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me idealet e larta tė demokracisė amerikane tė Uillsonit e pasuesve tė tij.

Kėtu shkilet paturpėsisht gjaku i dėshmorėve, vepra madhore e SHBA-sė dhe NATOS, solidariteti i bashkėsisė demokratike ndėrkombėtare.
Kėtu bėhen tė qarta e kuptimplote thėniet e Tomas Pein-it: ”Njeriu nuk ėshtė armik i njeriut, por bėhet nga sistemi i keq i qeverisjes”.
Kėtu edhe impotentėt, perverzėt dhe filistėt e tė gjitha llojeve, shiten Don Juanė tė perėndimit, duke shfrytėzuar streset e pas luftės dhe varfėrinė.

Kėtu gazetari mė i thjeshtė mund tė bėhet agjent dhe ekzekutor.
Kėtu paguhet vetėm dėgjueshmėria.
Kėtu rrogat tejkalojnė proporcionin 100:1.
Kėtu ngritet aristokracia e re konformiste ndaj njė qeverie tė rreme, ndėrsa ndrydhet origjinaliteti dhe kualiteti i vendėsit.
Kėtu qeverisja e rremė bazohet nė deklaratat e farza tė pėrgjithsuara tė rendit tė ri e progresit, ndėrkaq mbytet ēdo iniciativė progresive e vendėsit.
Kėtu qeverisja e rremė ka vendosur kriteret e veta tė shitjes sė vullnetit tė intelektit vendės.
Kėtu liria humb kuptimin real, ajo po kalon nė abstraksion, sepse masa duhet bindur nė lirinė e kushtėzuar.
Kėtu bashkim vėllazėrimi ish-jugoslav ėshtė zėvendėsuar me brohoritjet pėr “lirinė” e sjellur, tė cilėn papagallėt vendės e trumpetojnė orė e ēast.

Kėtu injorohet e pėrēmohet kriza sociale e pjesės dėrrmuese tė masės,tė verbėruar nga premtimet hipokrite dhe udhėheqėsit e pavendosur ose konformistė, tė zhytur nė moēalin e konfrontimeve destruktive.
Kėtu epshet pėr tė fituar kanė sjellur verbėrinė kolektive, ndėrsa spekullimet kanė fituar hapėsirė tė pakufizuar, nga tė cilat nė fund shumica kosovare do tė mbesin me xhepa bosh.
Kėtu lider bėhet numri, fitimi qeveri.
Kėtu po krijohet shoqėri e re egoiste, e dėshpėruar, e pashpirt. Kjo shtresė nė rritje e sipėr, do tė rindrydhė intelegjencėn kreative tė vendėsit, mėvetėsinė intelektuale, gjeneratėn e re.

Kėtu rekrutohen oficerė tė rinj tė intrigave dhe zbatues tė skenarėve kundėr gjithė atyre qė kanė pėr synim ruajtjen e identitetit, tė karakterit autokton tė vendėsit, tė mėvetėsisė nacionale.
Kėtu po zhvillohet e zbatohet strategjia e denigrimit dhe poshtrimit, me tė cilėn vendėsi me dorėn e vet gjykon e dėnon vetveten, e shtyrė nga dora e “padukshme”e qeverisjes sė rremė.
Kėtu liberalizmi aktual, me produktet e saj, anarkinė dhe kaosin, po shėndėrrohet nė metodė tė ushtrimit despotik tė qeversjes sė rremė, ndėrsa monipolizimi i ndihmės ndėrkombėtare, strategji hipokrite e shantazhit dhe e nėnshtrimit tė vendėsve.
Kėtu pėrgjegjėsia pėr dėshtimin i takon vetėm pėrfaqėsuesve vendės, nėse ata nuk i nėnshtrohen strategjisė sė qeverisjes sė rremė.
Kėtu, qeverisja e rremė zgjedh udhėheqėsit vendės sipas shkallės sė servilizmit, sepse ajo ka liderėt e vet (“liderėt“ vendės duhet tė jenė spiunė nė shahun e specialistėve tė shkolluar e me pėrvojė misionesh afatgjata nė lojėrat strategjike nė botė).

Kėtu shitet modernizimi si mė e ėmbėla ėmbėlsirė e botės; tė cilėn shumica nuk e shijojnė fare, ndėrsa individėt pėrfitojnė.
Kėtu pėlqehet se stimulohet vetėm shtypi qė kontrollohet nga qeverisja e rremė.
Kėtu mediat duhet tė rrejnė nė frymėn e qeverisė sė rremė, pėrndryshe duhet tė ndėrmirren masat adekuate ndėshkuese.
Kėtu nga ana e qeverisė sė rremė preferohet gazetarė(e), e kaluara e tė cilit(ės) di tė dėshmojė se ka qenė i(e) nėnshtrueshėm(e) (ata do t’i nėnshtrohen “solidaritetit” tė qeverisė sė rremė, sepse janė tė pajisur me mjerimin, boshllėkun dhe mburrjen. Kėshtu, shpirtėrave tė vėrtetė kreativ e tė panėnshtrueshėm, do t’i mbyllen dyert e ndikimit).
Kėtu, nė emėr tė ristrukturimit nė ekonomi, po spekullohet me sistemin bashkohor tė organizimit, duke ndėrtuar sistemin e profitit ekonomiko-komercial tė individit a grupit, kuazibisnesin primitiv.
Kėtu investimet kapitale nga jashtė transformohen nė rezultate minore, nė improvizime jetėshkurtėra.
Kėtu ndihma e vėrtetė profesionale nga jashtė injorohet apo bllokohet, nga mediokri i qeverisė se rremė dhe kooperuesve servilė tė tij.

Kėtu qeveria e rremė fiton opinionin, duke ushqyer e shfrytėzuar kontradiktat, pėr tė humbur masėn vendėse nė labirinte tė reja, duke dobėsuar fuqinė e mendimit politik vendėse nė labirinte tė reja, duke dobėsuar fuqinė e mendimit politik vendės, sepse vetėm qeveria e rremė duhet tė vendosė.
Kėtu nuk ka institucione por funkcione, ato tė qeverisė sė rremė, tė cilat nuk kanė bazė, ose pėr bazė kanė rezoluta apo rregullore, me tė cilat, suma sumarum, nuk definohet asgjė, sepse nuk duhet tė definohet gjė, pėrpos dėgjueshmėrisė, durimit e pritjes nga vendėsit.
Kėtu ata qė i kundėrvihen strategjisė sė qeverisjes sė rremė duhet tė suspendohen, tė japin dorėheqje ose, nėse e cenojnė atė, mund edhe tė dėrgohen nė gjumin e pėrjetėsisė.
Kini mendjen se ē’po bėni o K... e Buaj, sepse ai gjak i cili ėshtė derdhur do tė ju nevojitet pėr pasardhėsit tuaj qė ta shkruajnė gjuhėn shqipe.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara