HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SHPALLJA E PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ DHE FORMIMI I SHTETIT SHQIPTAR

-- nga Isuf B. Bajrami, Gjilan, nėntor 2004

Isuf B. Bajrami Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė nė Vlorė mė 28 nėntor 1912 i dha fund sundimit shekullor osman duke shėnuar njė kthesė rrėnjėsore nė fatet e Shqipėrisė.Populli shqiptar,i dha grushtin e fundit ushtarako-politik Perandorisė Otomane, duke kurorėzuar ėndėrrat dhe aspiratat mijėvjeēare tė tij. Shqipėria u shpall sovrane,e pavarur jo vetėm ndaj zgjedhės otomane por edhe ndaj ēdo zgjedhe e zinxhirėve tė rinjė qė farkoheshin nė kurdhat e fqinjėve.Rilindja Kombėtare arrinte me kėtė kulmin e vet,sepse pavarėsia kurorėzonte luftėrat e pėrpjekjet heroike tė brezave tė tėrė pėr tė kthyer lirinė e humbur,pėr tė gėzuar tė drejtat kombėtare dhe pėr t'i hapur vendit rrugėn e zhvillimin e tė pėrparimit.

Me vendimin historik tė Kuvendit tė Vlorės triumfonte edhe nė Shqipėri parimi kombėsisė i shpallur nga rilindėsit tanė dha nga demokracia ballkanike e evropiane qysh nė shekullin XIX.Vihej nė vend kėshtu njė e drejt imanente e njė kombi tė formuar nė teritorin e vet tė banuar pa ndėrprerje gjatė shekujve ,me gjuhė,kulturė,histori e individualitet tė vet,e drejt e fituar nėpėr llogoret e njė lufte tė gjatė e tė ashpėr,e drejt qė i takonte edhe pėr kontributine e vyer qė kishte dhėnė nė procesin ēlirimtar ballkanik dhe evropian.
Me gjithė kufizimet e saj, pavarėsia, e parė edhe nė prizmin e zhvillimeve tė mėvonshme,e afirmoi me dinjitet idenė e madhe tė kombėsisė dhe tė unitetit kombėtar edhe pse vendi ishte nė pjesėn mė tė madhe i pushtuar nga ushtri tė huaja.

Pavarėsia e Shqipėrisė nuk ishte thjesht vepėr e njė grushti patriotėsh qė ngritėn flamurin nė Vlorė.Ata sigurisht e kanė vendin e tyre tė nderuar nė histori.Por ata dhe Kuvendi Kombėtar i Vlorės sanksionuan juridikisht me njė akt tė nėnshkruar nga pėrfaqėsuesit e kombit atė qė kishin pėrgaditur gjatė dhjetėra e dhjetėra vjetėve,me luftė,vuajtje e sakrifeca masat e gjera popullore nė tė gjitha trevat shqiptare.Nė themelin e pavarsisė kishte vėnė gurė e gjithė shqiptaria.
Ngjarjet e shėnuara pėrfaqėsojnė vepra madhore tė popullit.Ata marrin njė vlerė tė veēantė kur kanė karakter progresiv,i japin lėmshit tė kontraditave njė zgjidhje tė drejtė nė pėrputhje me prirjet pozitive tė zhvillimit historik.Shpallja e Pavarsisė bėnė pjesė nė ato ngjarje qė shėnojnė etapa nė procesin historik.Ajo mbylli njė epokė,epokėn e shkėlqyer tė Rilindjes pėr t'u ēelur brezave tė ardhshėn rrugė tė reja.Si e tillė ajo ka rėndėsi jo vetėm pėr kohėn kur ndodhi e pėr kthesėn qė shėnoi,por edhe pėr pasojat pozitive qė la pas.Ajo ruan vlerėn e saj edukuese e mobilizuese edhe pėr tė ardhmen.Prandaj kremtimi i pėrvjetorėve tė saj,evokimi i bėmave tė tė parėve tanė,vlerėsimi i tyre nė dritėn e dialektikės pėrbėn njė detyrė jo vetėm pėr historianėt, por pėr gjithė shoqėrinė shqiptare.Dashuria dhe rrespekti pėr tė kaluarėn e ndritur janė njė nga dėshmitė mė shprehėse tė patriotizmit e tė vitalitetit tė popullit tonė.Kremtimi i ngjarjeve tė mėdha historike bėhet nga ana tjetėr njė nxitje pėr t'u thelluar nė studimin e tyre mbi bazėn e fakteve tė reja e tė nivelit tė arritur metodologjik tė shkencės tė historisė.
Trashėgimi shkencore pėr kėto probleme,siē dihet,ka qenė relativisht i varfėr. Duke u mbėshtetur nė radhė tė parė nė dokumentet e botuara e tė pabotuara,vendase e tė huaja,nė shtypin e kohės dhe nė memorialstikėn me vlerė tė brezit tė pavarsisė, qė pėrveē fakteve tė pafiksuara nė dokumentet na japin edhe opinjonet, qėndrimet, gjykimet, aspiratat e pjesėmarrėsve aktiv nė ngjarjet.
Problemet e pavarsisė sė Shqipėrisė dhe tė rrugėve qė ēuan te ajo kanė qenė objekt i njė interesimi tė veēantė edhe nga historiografia e huaj, sidomos ballkanike. Krahas pėrpjekjeve pėr njė trajtim objektiv tė ngjarjeve janė dhėnė sidomos nė vitet e Shpalljes sė Pavarsisė, edhe trajtesa tė sipėrfaqshme e tendencioze, me vlerėsime tė pathemelta dhe aprioristike.
Pas Luftės sė Dytė Botėrore filluan tė duken nė studimet e huaja pėr problemet e pavarsisė sė shqiptarėve vlerėsime tė reja objektive qė i detyrohen zhvillimit tė historiografisė nė pėrgjithėsi,pozitave tė pavarura demokratike e progresiste tė autorėve,si edhe,nė radhė tė parė,rolit aktiv tė historiografisė re shqiptare nė botėn e jashtme. Megjithatė edhe sot e kėsaj dite vazhdojnė t'i ofrohen lexuesit,por nė formė mė tė tė stėrholluar e me disa "lėshime",shtrembėrimet e vjetra tradicionale antihistorike dhe antishqiptare tė nisura kryesisht nga interesat joshkencore.
Problemi kyē ku janė ndeshur e ndeshen pikėpamjet diametralisht tė kundėrta tė historiografisė shqiptare nga njėra anė tė njė pjese tė asaj tė huaj nga ana tjetėr ka qenė se Pavarsia e Shqipėrisė ishte vepėr e shqiptarėve apo e tė huajve,ka qenė rezultat i luftės sė pandėrprerė tė kombit shqiptar pėr ēlirimin e vet dhe formimin e shtetit tė pavarur,pra njė kurorėzim i Rilindjes sonė apo ka qenė dhuratė e Fuqive njė vendi qė s'e priste,pra njė zgjidhje koniukturore artificiale e pėrcaktuar nga interesat e kėtyre fuqive,nėse shteti i pavarur shqiptar ishte vepėr e forcave tė brendshme kombėtare apo njė krijesė ndėrkombėtare e Fuqive tė Mėdha.
Shpallja e Pavarsisė nuk ishte njė akt i veēuar. Ajo u pėrgadit hap pas hapi,me kujdes,durim,guxim,me ndjenjėn e pėrgjegjėsisė pėr dhjetra e dhjetėra vjet.Ashtu si protagonistit kryesor tė saj Ismail Qemalit i vinte pas historia ,ashtu edhe pavarėsis i priu njė histori e tėrė.Akti i 28 nėntorit nuk mund tė kuptohet pa kėtė histori.Ata qė e nėnshkruan dokumentin e pavarėsisė nuk ishin njerėz tė rinjė qė i nxorri nė skenė gjendja e ndėrlikuar e krijuar nga Lufta e Parė Ballkanike dhe nevoja pėr tė gjetur njė rrugėdalje.Njė pjesė e mirė aryre qė u mbledhėn nė Kuvendin e Vlorės e kishin filluar veprimtarinė patriotike shumė kohė pėrpara dhe ishin dalluar si luftėtarė tė pushkės e tė penės pėr ēlirimin kombėtar.
Pavarsinė e lidhin organikisht me Rilindjen jo vetėm protagonistėt,por edhe mendimi e veprimi patriotik e revolucionar i tyre e nė mėnyrė tė veēantė i masave popullore qė panė te akti i 28 Nėntorit shpėrblimin pėr gjakun e derdhur,pėr vuajtjet e sakrificat e bėra pėr tė arritur atė ditė .Prandaj pavarėsia dhe Rilindja jonė janė njė e tėrė dhe e pandarė.
Rilindasit luftuan kundėr shtypjes kombėtare jo vetėm me mjetet materiale tė qėndresės sė armatosur,por edhe me mjete intelektuale ,me idet tė cilat argumentonin tė drejtat e popullit shqipotar pėr njė ekzistencė tė pavarur dhe e frymėzuan e mobilizuan atė nė luftė .Kur patriortizmi i rilindėsve u vesh me idetė e mėdha tė iluminizimit dhe racionalizimit evropian mendimi politik e shoqėror i Rilindjes u ngrit nė njė shkallė mė tė lartė e mori njė pėrmbajtje tė re.Kėto ide iu pėrshtatėn realitetit shqiprar e iu pėrgjigjėn kėrkesave tė shtruara nga vetė shoqėria shqiptare nė zhvillim.Kėshtu idetė mbi lirinė e pavarsinė e atdheut e gjetėn nė penėn e rilindėsve argumentimin teorik tė mbėshtetur jo vetėm mbi tė drejtėn natyrore tė popullit shqiptar.Ata iu drejtuan edhe historisė pėr tė vėrtetuar lashtėsinė e shqiptarėve nė trojet e veta,individualitetin e tyre kombėtar,luftėrat e pareshtura kundėr sundimit tė huaj,kontributin e dhėnė nė ēėshtjen e pėrbashkėt tė ēlirimit tė popujve ballkanikė dhe evropian.Intelektualėt gjallėruan kujtimet historike qė populli i kishte ruajtur nė kėngėt e legjendat e tij, ata vunė nė dukje traditat e pėrbashkėta,ata e kuptuan dhe bėnė tė kuptonin tė tjerėt rėndėsinė e bashkėsisė gjuhėsore, teritoriale, shpirtėrore, ata luftuan pėr tė kthyer vetėdijen popullore nė ndėrgjegjje kombėtare. Nė njė vend si Shqipėria ku bashkimi nė lėvizjen pėr ēlirimin kombėtar,i popullsisė sė ndarė nė tri fe tė ndryshme,ishte kusht i domosdoshėm i suksesit ,kjo ndėrgjje nuk mund tė formohej veēse jashtė fevre,mbi fetė,duke shpallur si parim themelor tė Ruilindjes-shqiptarizmin.
Idetė e reja u pėrhapėn gjersisht nė rrethet e kulturuara brenda e jashtė vendit nėpėr mjet librave e shtypit dhe depėrtuan dora-dorės edhe nė mendjet dhe nė zemrat e njerėzve tė thjeshtė nėpėrmjet transmetimit gojor.Ato e ndihmuan popullin tė zbulonte identitetin e vet historik dhe kombėtar,pavarėsisht nga ndarjet krahinore,fetare,ta ndiente veten njė bashkėsi me tė njėjtėn histori,me tė njėjtėn kulturė e traditė,me tė njėjtat shqetėsime dhe shpresa,me tė njėjtat kėrkesa.Shqiptarėt filloi ti bashkonte e kaluara e lavdishme,por edhe e dhimbshme dhe lufta pėr tė siguruar tė njėjtėn tė ardhme.Idetė e reja luajtėn njė rol shumė tė rėndėsishėm nė shndėrrimin e ndėrgjegjjes etnike nė ndėrgjegjje kombėtare nė tė cilėn filloi tė shkruhej vullneti i kombit.Ishin kėto ide qė gjatė Rilindjes e sidomos me Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit,duke u rrėnjosur thellė e nė mėnyrė tė qėndrueshme nė masat popullore i vunė ato nė lėvizje si nė vitet e krizave dhe tė pėrleshjeve tė armatosura me armiqtė,ashtu edhe nė periudhat e zhvillimit relativisht tė qetė.Lėvizja e Rilindjes qė u shfaq nė drejtimet mė tė ndryshme nė rrafshin teorik,ideologjik,politik, kulturor,organizativ pėrshpejtoi procesin historik dhe i dha ritme zhvillimit qė nuk i kishin njohur periudhat e mėparshme.
Ideologjia e Rilindjes u konkretizua nė programet politike.Tė ndėrgjegjshėm pėr domosdoshmėrinė dhe jo mė pak pėr tė drejtėn pėr tė qenė tė lirė e tė pavarur dhe pėr njė zhvillim normal tė vendit,ideologėt e Rilindjes pėrpunuan nė pėrputhje me kohėn dhe rrethanat njė strategji politike tė qartė mbi rrugėt drejt pavarsisė dhe mbi formėn dhe pėrmbajtjen e tyre.Autonomia dhe pavarėsia janė konceptuar gjithmonė si dy etapa nė zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare tė lidhur ngushtė me njėra-tjetrėn.Platforma e autonomisė nėn sovranitetin e sulltanit mbizotėroi gjatė Rilindjes deri nė nėntorin e 1912-tės.Ajo lejonte tė ngriheshin strukturat shoqėrore-ekonomike dhe institucionet juridiko-politike qė do tė shėrbenin si bazė pėr rendin shtetėror tė pavarur,i cili do tė vendosej me t'u krijuar kushtet e pėrshtatshme.Kjo shpjegohet jo me dėshirėn e shqiptarėve,pėr tė qenė nėn hijen e sulltanit e as me papjekurinė e tyre pėr vetėqeverisje siē duan ta paraqesin kėtė njė varg autorėsh tė huaj.Kjo ishte rruga qė kishin ndjekur edhe disa shtete tė tjera ballkanike,pėrveē Greqisė.Por nė rastin e shqiptarėve kėrkesa e autonomisė shpjegohet kryesisht me konsiderata tė karakterit ndėrkombėtar.Nė radhė tė parė,vetė Porta e Lartė do tė pranonte mė lehtė,nė raste se do tė ishte e detyruar ta bėnte kėtė,njė Shqipėri autonome duke ruajtur sovranitetin e saj nė kėtė zonė sesa njė shkėputje tė plotė tė saj.Nė fakt kėshtu ndodhi.Ajo e njohu autonominė e Shqipėrisė,por pas Shpalljes sė Pavarsisė.Faktori i jashtėm kryesor qė kushtėzoi platformėn e autonomosė ishte rreziku serioz e i vazhdueshėm i coptimit tė tokave shqiptare nga ana e monarkive fqinje,rreziku qė kishte filluar tė dukej qysh nė vitet 40 tė shekullitXIX.Nė kėto kushte Shqipėria autonome nė kuadrin e Perandorisė Osmane mund tė pėrfitonte pėrsa i pėrket tėrėsisė teritoriale tė atdheut qoftė nga interesi i Portės sė Lartė pėr t'i ruajtur tė paprekur kufijt e Perandorisė,qoftė nga garancitė e Fuqive tė mėdha pėr tė ruajtur paprekshmėrinė e saj.Shqipėria autonome do tė kishte mundėsinė tė konsolidohej nė atė shkallė sa kur tė dilte e pavarur tė ishte nė gjendje t'u qėndronte rreziqeve tė jashtme qė i kanoseshin.
Njė mbėshtetje e jashtme,njė aleancė luftarake,me fqinjėt grek nė luftėn ēlirimtare kundėr Perandorisė Osmane ishte e mjaftueshme pėr Komitetin Qendror tė Stambollit dhe udhėheqėsin e tij Abdyl Frashėrin qė tė projektonte qysh mė 1877 krijimin e njė Shqipėrie tė pavarur.Qėndrimi negativ qė mbajti ndaj kėtij projekti qeveria greke e pėrforcoi bindjen mbi drejtėsinė e kėrkesės pėr autonominė territoriale-administrative tė vendit.Megjithėkėtė,kur Lidhja e Prizerenit e shpalli vetė autonominė dhe formoi qeverinė e pėrkohshme mė 1881,Sami Frashėri shpresonte se nuk do tė vononin tė krijoheshin rrethanat e favorshme qė Shqipėria tė bėhej,siē shprehej ai,"me shkėputje fare".E parė me kėtė sy,pavarėsia e 1912-ės,e shpallur nė kushtet e Luftės sė Parė Ballkanike ishte rrjedhim logjik i vijės rilindėse.Rrjedhimisht mund tė thuhet se ēėshtja e pavarsisė sė Shqipėrisė,nga pikėpamja e forcave tė brendshme politiko-shoqėrore ishte shtruar pėr zgjedhje qysh nė shekullin XIX,tė paktėn qysh nė kohėn e Lidhjes sė Prizerenit,kurse nga pikėpamja e faktorėve politik ndėrkombėtarė evropianė e ballkanikė ajo u shtrua pėr zgjidhje dhe u realizua nė nėntorin e vitit 1912.
Ideja e autonomisė apo pavarėsisė konkretizohej me kėrkesėn themelore qė kishte qėndruar nė bazė tė tė gjitha programeve politike jo vetėm gjatė Rilindjes,por edhe para saj nė atė pėr krijimin e shtetit shqiptar.Kjo kėrkesė pati evolucionin e vet.nga njė principatė si ajo e Skėnderbeut e paraqitur nga kryengritjet e shek,XIV-XVII,te pashallėqet e mėdha tė shek.XVIII-fillimi i shek.XIX,nga vilajeti, provinca apo shteti shqiptar me autonomi politike administrative tė kėrkuar nga Lidhja e Prizerenit,Lidhja e Pejės dhe kryengritjet e viteve 1910-1912 deri te shteti i pavarur i 1912-ės.Ndryshe nga udhėheqjet kombėtare tė disa vendeve ballkanike qė kėrkonin tė formonin shtetet e veta nė kufijtė e perandorive pėrkatėse mesjetare.nė kurriz tė popujve tė tjerė tė Gadishullit.Rilindja jonė e konceptoi Shqipėrinė autonome ose tė pavarur me njė shtrirje tė tillė teritoriale qė tė pėrfshinte trojet,banorėt e tė cilėve ishin ose krejtėsisht,ose nė shumicėn dėrmuese shqiptare.
Drejtimi tjetėr themelor qė pėrgaditi pavarsinė ishte veprimi revolucionar i armatosur.Mendimi teorik,politik e kulturor i Rilindjes u shoqėrua hap pas hapi me luftėn e armatosur antiosmane.Nė kėtė fushė lėvizja jonė shėnoi faqe tė shkėlqyera qė i bėjnė asaj nder.Ėshtė njė meritė e madhe e rilindėsve mė tė pėrparuar qė e konsideruan lėvizjen e armatosur ēlirimtare si njė mjet tė domosdoshėm pėr tė fituar tė drejtat kombėtare.Por ėshtė njė meritė edhe mė e madhe e masave popullore shqiptare e nė mėnyrė tė veēantė e fshatarėsisė qė rrėmbyen armėt sa herė qė paraqitej nevoja dhe nuk ngurruan tė mateshin me armiq tė fuqishėm,edhe pse kjo luftė kėrkonte shumė gjak e sakrifica.Kjo luftė qė mbushė analet e shek.XIX-XX ishte ana mė e fortė e Lėvizjes sonė Kombėtare.Qė nga kryengritjet kundėr reformave tė Tanzimatit e deri mė 1912 kemi njė zinxhir tė tėrė lėvizjesh tė armatosura antiosmane qė pasuan njėra-tjetrėn,me pėrmasa e intensitete tė ndryshme,por me njė qėllim tė vetėm,tė hiqnin zgjedhėn e huaj dhe tė siguronin lirinė.Ishin nė radhė tė parė kėto ngjarje qė pėrgaditėn truallin e ēelėn shtigjet pėr shpalljen e pavarsisė.Mund tė thuhet me plot gojėn se flamuri u ngrit nė Vlorė mbi njė truall tė larė me gjak e se pavarsinė e pagoi shumė shtrejtė populli ynė liridashės.
Pavarėsia u pėrgadit nga rilindja jonė nė tė gjitha drejtimet. Ajo e gjeti shumicėn e popullsisė shqiptare nė tė gjitha trojet e saj me njė ndėrgjegjje politike tė formuar,tė vetėdijshme pėr detyrat e tė drejtat e saj kombėtare dhe tė vendosur pėr t'i fituar e mbrojtur ato me ēdo kusht.Pavarsia e gjeti Shqipėrinė me rrethe tė gjera drejtuese,tė dala kryesisht nga shteresat e borgjezisė sė mesme e tė vogėl dhe nga fshatarėsia,me pėrvojė politike organizative dhe ushtarake tė fituar nė procesin e njė lufte tė ashpėr me Portėn e Lartė,Fuqitė e Mėdha dhe monarkitė ballkanike.Shqipėria duhej tė ngrihej,tė organizohej e tė pėrparonte si shtet i pavarur.


K O N T R I B U T I   I   K U L T U R Ė S   K O M B Ė T A R E   N Ė
R R J E D H A T   E   P A V A R S I S Ė   S Ė   S H Q I P Ė R I S Ė

Epoka e Rilindjes Kombėtare,qė i parapriu Shpalljes sė Pavarsisė,ishte epokė e zgjimit kulturor tė shqiptarėve.Shtratin e pėrgjithshėm ideologjik tė kėtij zgjimi e pėrbėnte ai koncept i pėrparuar pėr kulturėn ,qė e pėrpunuan rilindasit.Pėr ta kultura ishte para sė gjithash,njė vizion i ri pėr botėn,njė mėnyrė e re e konceptimit tė jetės,tė historisė dhe tė perspektivave tė saj.Ajo ishte njė lėvizje e fuqishme intelektuale qė rivlerėsoi gjithė vlerat,qė i pasuroi botėn shpirtėrore tė shqiptarit nė frymėn e saj kritike,qė rrėzoi idhujt dhe mite tė vjetra dhe formuloi kėrkesa pėr vlera tė reja kulturore. Kultura e Rilindjes Kombėtare ishte njė ideal i ri shoqėror,politik,moral qė barte me vete projektin e madh tė krijimit tė njė realiteti tė ri,projektin e shqipėrisė sė pavarur e tė lirė.
Ideologėt e Rilindjes Kombėtare e kuptonin rėndėsinė e dijeve pėr kulturėn. Ata ishin pishtar tė flaktė tė iluminizimit dhe besonin nė forcėn e dijeve.Thelbin e kėtij koncepti iluminist pėr kulturėn e shprehu Naim Frashėri me moton e tij tė famshme:"Dhe drit'e dirturisė, pėrpara do na shpjerė ".Por kultura pėr ideologėt e Rilindjes Kombėtare nuk ishte vetėm njė depozitė dijesh,ajo ishte nė radhė tė paqrė aftėsia pėr qėndrime aktive krijuese nė histori,nė jetė. Akti dhe veprimi mė i rėndėsishėm i popullit si forcė kulturore, pėr rilindasit, ishte vetėm lufta pėr liri e pavarsi, qėndresa e tij e pamposhtur, kundėrshtimi i shtypjes dhe i robėrisė.
Shpirti i gjallė i kulturės sė re ishte ideja e shqiptarizmit,qė pėrfaqsonte aktin mė kryesor tė emancipimit tė kulturės shqiptare.Ideja e shqiptarizmės ishte vatra nga shpėrndaheshin gjithė erėrat e reja ideologjike tė kulturės sė Rilindjes Kombėtare.Lufta pėr kulturė u bė ,para sė gjithash,luftė pėr kulturė kombėtare,pėr njė sistem dijesh,vlerash dhe veprimesh qė rrėnjosnin unitetin e jetės materiale e shpirtėrore tė kombit shqiptarė,qė i ruanin atij vetėqenien e origjinalitetit.Kultura ėshtė gjithmonė shprehje e vetėdijes sė njeriut e tė popujve.Pa kulturė kombėtare tė Rilindjes shqiptarėt nė shekullin XIX nuk do tė kishin mundėsi tė dallonin veten,si komb tė formuar,nga gjithė tė tjerėt,tė kuptonin gjendjen dhe rreziqet qė u kanoseshin,tė kuptonin ku tė mbėshteteshin e pėrse tė luftonin.
Kultura e Rilindjes Kombėtare ishte njė zbulim i madh.Ajo zbuloi botėn shqiptare me gjithė madhėshtinė dhe tragjizmin e historisė sė saj,ajo zbuloi njė tė kaluar sa tė lavdishme e heroike aq edhe tė dhimbshme e tė pėrvuajtur,ajo zbuloi ekzistencėn nė mjerim dhe prapambetjen e popullit,por edhe aftėsitė e njė populli qė qėndronte i pamposhtur,i papėrkulur pėrballė rrebesheve dhe fortunave mė tė rėnda tė historisė:ajo zbuloi jetėn,traditat,zakonet,psikologjinė e njė populli liridashės,luftėtar e punėtor,trim e guximtar tė ruante shpresėn dhe besimin nė njė tė ardhme tė ndritur,Kultura Kombėtare e Rilindjes zbuloi shpirtin dhe u dha njė emėr tė pėrbashkėt,emrin e Shqipėrisė,trojeve ku nga kohėt parahistorike kishin jetuar brez pas brezi gjyshėrit e stėrgjyshėrit.Kjo kulturė ishte faktor zgjimi i vetėdijes kombėtare,i pėrgjegjėsisė pėr faktet e kombit,ajo i dha njė kuptim krejt tė ri jetės sė shqiptarit,i kultivoi krenarinė kombėtare, i dhuroi dinjitetin e pėrkatėsisė kombėtare,sė cilės Naimi i kėndoi:"Ti Shqipėri mė ep nderė,mė ep emrin Shqipėtarė!".Kultura Kombėtare e Rilindjes solli ditėn e madhe tė daljes nė arenėn e historisė botėrore tė njė kombi tė ri ,tė kombit shqiptar dhe shprehu para botės aspiratat dhe idealet e tij pėr liri dhe pavarėsi.
Nėn regjimin otoman kultura jonė kombėtare ndeshej nė ēdo hap me pasojat e robėrisė dhe me atmosferėn mbytėse tė obskurantizmit mesjetar. Duke i zgjuar ndjenjat kombėtare shqiptarit,kultura e Rilindjes e bėnte atė t'i rėndohej edhe mė shumė shtypja ,t'i bėhej mė e padurueshme robėria ,tė ndiente thellė zymtėsitė e palirisė.Kultura e rilindjes zgjoi interesimin e shqiptarėve pėr historinė e kuturės,pėr traditat e tyre kulturore.Ajo sillte emancipimin e popullit nga fanatizmi,intoleranca e ndasitė fetare,duke fituar karakter laik mbifetar.
Ideja e shqiptarizmės u bė ai bosht kulturor rreth tė cilit mund tė bashkoheshin shqiptarėt pavarėsisht nga pėrkatėsia e tyre fetare.Konceptit tė kulturave fetare iu kundėrvu koncepti i qytetėrimit.
Njė akt tjetėr i madh emancipimi i kulturės sė Rilindjes sonė Kombėtare ishte shkėputja qė ajo sillte nga ndikimet e tyre "antikulturave"qė synonin pėr rolet dhe hegjemoni zonale apo botėrore dhe qė pėrbėnin njė kėrcėnim tė madh pėr kulturėn dhe pėr vet ekzistencėn e kombit tonė.Kultura e Rilindjes Kombėtare guxoi tė ngrihej kundėr "shkėlqimit" tė rremė tė kėtyre kulturave ,duke iu bėrė njė sfidė tė madhe. Kjo ishte njė luftė e vėshtirė, sepse ndikimet e kėtyre kulturave ishin ende tė fuqishme nė shtresa tė caktuara tė prapambetura tė popullsisė,madje ajo ishte e vėshtirė.,sepse bėhej edhe para vetes sė secilit shqiptar,qė nuk ishte i ēliruar ende prej kėtyre ndikimeve.Kultura e re e Rilindjes kishte vitalitet t'u kundėrqėndronte forvcave kulturore reaksionare,sepse i kishte rrėnjėt thellė nė tabanin kombėtar, nė popull.Me karakterin e asaj kombėtar kultura jonė e rilidjes i mbyllte portat pėr rrymat ideologjike shkombėtarizuese dhe nė tė njėjtėn kohė ajo shėnoi njė hapje,mė tė madhe hapje qė kishte parė kultura jonė deri atėherė,ndaj erėrave tė kulturės pėrparimtare botėrore qė mund ta pasuronim.Koha e Rilindjes u bė kohė kur kombi ynė vendosi e hyri nė lidhje intensive me kulturėn pėrparimtare botėrore, kur pėrfitoi mė shumė se ēdo herė tjetėr nga thesarėt e saj,nga ajo e perėndimit,por edhe e lindjes,nga antikiteti dhe nga ajo e Rilindjes evropiane,nga klasicizmi,iluminizmi e romantizmi.
Pėrmes pėrpjekjesh e njė lufte tė vėshtirė e tė gjatė,plot sakrifica,nga fundi i shek XIX,kultura e re kombėtare s'ishte mė aspiratė, por pėrbėnte njė realitet ,i cili kishte provuar katėrcipėrisht identitetin e pėrveēėm kulturor tė popullit shqipėtar,por edhe vitalitetin,forcėn krijuese kulturore tė tij.Nė kėtė kohė pėrfundonin veprėn e tyre kulturore prijėsit e Rilindjes Kombėtare dhe largoheshin nga skena historike njėri pas tjetrit-Abdyli,Naimi,Samiu,Pashko Vasa,Jani Vreto,De Rada, etj.por ata largoheshin kur fara qė patėn mbjellė kishte lėshuar rrėnjė tė thella,mandej kur ishte afruar koha e tė korrave.Njė brez i ri mendimtarėsh e veprimtarėsh shoqėrorė merrnin nė duar veprėn kulturore tė Rilindasve dhe e shpinin mė tej- Luigj Gurakuqi,Shahin Kolonja,Petronin Luarasi,Ēajupi,Mjada,Sotir Peci,Mihal Grameno, etj. e midis tyre shquhej Ismail Qemali,simbol i lidhjes dhe i vazhdimėsisė nė lėvizjen ēlirimtare.
Tiparet themelore,qė karakterizonin kulturėn shqiptare tė epokės sė Rilindjes Kombėtare qėndruan nė themel edhe tė lėvizjes pėr kulturė kombėtare nė fillim tė shekullit XX.Megjithėkėtė,nė kapėrcyllin e shekujve XIX-XX kishin ndodhur ndryshime historike qė e kishin futur Lėvizjen Kombėtare pėr kulturė nė njė fazė tė re,mė tė lartė,nė kuadrin e sė cilės spikatėn edhe tipare dhe vlera tė reja,tė cilat e rritėn forcėn vepruese tė kėsaj kulture dhe kontributin e saj nė luftėn pėr pavarsi kombėtare.
Nė kėtė kohė lėvizja pėr kulturė u fuqizua vatra e saj u zhvendos nga kolonitė shqiptare tė mėrgimit,brenda vendit.
Lėvizja pėr kulturė kombėtare u mpleks pėrherė e mė tepėr me luftėn politike tė popullit pėr liri e pavarsi.Gėrshetimi i shumanshėm i veprimtarisė kulturore arsimore me veprimtarinė politike pėrbėn njė nga veqoritė mė qenėsore tė kėsaj faze tė lėvizjes pėr ēlirimin kombėtar.
Nga gjithė pjesėt pėrbėrėse tė kulturės kombėtare nė kėtė fazė mori pėrparėsi dhe zhvillim mė tė madh kultura politike,e cila u bė bėrthama kryesore qė u dha tonin e frymėn e saj gjithė komponenteve tė tjara tė saj.Kjo veēori ishte pasojė e pėrparėsisė qė morėn problemet politike,ushtarake e diplomatike.Nuk duhet menduar se idetė iluministe tė rilindasve nė kėtė fazė u shuan,por aspekti iluminist i kulturės u ngushtua dhe u pėrforcua aspekti i saj politik.Ky politizim i kulturės u shpreh nė pasurimin e vlerave tė kulturės politike me vepra tė tilla siē ishte libri i Sami Frashėrit:"Shqipėria ē'ka qenė,ē'ėshtė e ē'do tė jetė",njė testament i vėrtetė politik i rilindasve dhe njė platformė qė frymėzoi gjithė luftėn politike kulturore pėr liri e pavarsi tė shqiptarėve nė fillim tė shek.XX.Tė kėsaj kohe e rėndėsie kanė qenė platformat politiko-kulturore tė shqiptarėve nė revolucionin xhonturk,vendimet e Kongresit tė Manastirit dhe programet memorandume tė kryengritėsve shqiptarė.Kėto dokumente provojnė qartė sa kėrkesat kulturore kombėtare u nėnshtroheshin tashmė programeve politike tė autonomisė dhe Pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Politizmi i kulturės u shpreh edhe nė lidhjen e ngushtė tė veprimtarisė sė vatrave kulturore me aktivitete politike.Shoqatat e Stambollit,e Rumanisė,e Egjyptit nė shk.XIX.kishin mė tepėr karakter kulturor,kurse shoqatat kulturore,klubet qė u krijuan nė vitet e para tė shek.XX,nė Shqipėri kryenin njė veprimtari jo vetėm kulturore,por edhe drejtėpėrdrejt politike.Mjafton tė kujtojmė klubet,qė u krijuan gjatė revolucionit xhonturk,tė cilat ishin sa organizime kulturore aq edhe politike.Ato vepronin nė lidhje tė ngushta me komitetet e fshehta tė kryengritėsve dhe funksionin si forma tė njė partie ose tė njė organizimi politik.Klubet dhe shoqėritė kulturore,krahas pėrpjekjeve pėr hapjen e shkrimit dhe tė shkollave shqipe,zhvillonin edhe njė aktivitet tė shumanshėm politik pėr organizimin e lėvizjes ēlirimtare dhe bashkimin politik tė popullit,pėr krijimin e njė qendre drejtuese politike e kulturore tė kėsaj lėvizjeje nė shkallė kombėtare.Kėto synime u konkretizuan nė veprimtarinė e klubit"Bashkimi"tė Manastirit,nė Kongrese e Manastirit (1908-1910),tė Elbasanit (1909),tė shoqėrisė qendrore shkollore"Pėrparimi"(1909)nė Korēė,etj.
Pavarsisht nga masat represive qė ndėrmori qeveria gjatė kryengritjeve shqiptare tė viteve 1910-1912,vrulli i lėvizjes kulturore e arsimore erdhi duke u rritur e pleksur me luftėn e armatosur pėr liri. I bėnė nder inteligjencės shqiptare,qė prfaqėsuesit e shquar tė kulturės sė kėsaj kohe-mėsues, gazetar, shkrimtar,etj.,- gjendėn nė radhėt e qetave dhe tė formacioneve kryengritėse si Ēerēiz Topulli e Dervish Hima,Petro Nini Luarasi e Mihal Grameno,Themisitokli Gėrmenji e Hil Mosi,Risto Siliqi e Luigj Gurakuqi,etj.
Nė rritjen e ngarkesės politike tė kulturės nė fillim tė shek.XX,njė rol tė veēantė luajti shtypi,sidomos,publicistika,jo vetėm me numrin e madh tė botimeve brenda e jashtė vendit,por edhe me pėrmbajtjen e tyre kryesisht politike.Po tė krahasonim organin "DRITA"(1903-1910)tė Shahin Kolonjės,"Kombi"e "Dielli"(SHBA)ose "Liria"(Manastir),etj,do tė vinim re se nė kėto tė fundit mbizotėroi publicistika politike.
Politizimi pėrfshin edhe letėrsinė artistike. Mendimi shkencor pas Luftės sė Dytė Botėrore nuk ka dhėnė njė pėrcaktim tė plotė e tė drejtė tė vlerave tė letėrsisė sonė tė kėsaj periudhe.Ajo meriton tė rivlerėsohet pėr tė njohur vlerat e qėndrueshme tė saj.Politizmi mė i thellė i poezisė sė kėsaj kohe nuk ishte kufizim i saj nė betejat e luftėrave politike tė kohės.Kėtė frymė kryengritėse bartnin vjershat e Ēajupit,Mjedės,Asdrenit,etj.Le tė kujtojmė marshin e Asdrenit:

"Jo, s'duam tjatėr nuk,
veē armė e ca bukė."

ose kėngėn e pavdekshme " Pėr mėmėdhenė!"tė Mihal Gramenos,qė bartė mesazhe tė fuqishme tė frymės liridashėse tė popullit shqiptar.
Forcimi i karakterit politik tė kulturės kombėtare nė fillim tė shek.XX luajti njė rol shumė tė madh pėr fatet e tė ardhmen e lėvizjes pėr ēlirim kombėtar.Me tendenciozitetin e saj tė veēant politik, kultura kombėtare ndihmoi pėr njė kuptim tė ri tė problemeve tė jetės politike tė kombit,pėr njė qėndrim tė ri tė masave tė gjera ndaj politikės,sidomos,ndikoi nė formulimin e njė politike shqiptare,si veprimtari qė shprehte dhe mbronte interesat kombėtare,qė afirmonte ekzistencėn dhe tė drejtat e kombit shqiptar,qė sillte emancipimin politik e kulturor tė popullit.Me frymėn e saj politike militante kjo kulturė zgjerio aktivizimin e shqiptarėve nė jetėn politike,forcoi ndėrgjejjen patriotike,i aftėsoi si forcė mė vete.Ajo i bindi shqiptarėt se ata s'kishin nga e prisnin shpėtimin e tyre pėrveēse nga vetvetja.
Duke njohur interesin kombėtar dhe duke vendosur nė themel tė saj politikėn shqiptare,kjo kulturė e pėrgaditi popullin pėr ditėn e lumtur tė 28 nėntorit 1912.


S H P A L L J A   E   P A V A R Ė S I S Ė   S Ė   S H Q I P Ė R I S Ė   N U K
M U ND   T Ė   R E A L I Z O H E J   P A   B A S H K I M I N
K O M B Ė T A R   D H E   U N I T E T I N   T E R R I T O R I A L
T Ė   P O P U L L I T   S H Q I P T A R

Rruga e popullit shqiptarė derejt bashkimit kombėtar dhe formimit tė njė shteti tė pavarur pati pa dyshim veqoritė e veta,nė krahasim me vendet e tjera tė Ballkanit dhe tė Evropės,tė kushtėzuara nga rrethanat historike,ekonomiko-shoqėror dhe nga ato politike,tė brendshme e tė jashtme.Megjithatė,shoqėria shqiptare nė fillimin e shek.XIX,krahas ndryshimeve,kishte mjaft gjėra tė pėrbashkėta me shtetet ballkanike fqinje dhe arriti tė krijonte,ndonėse me vėshtirėsi e ritme tė ngadalshme,qė ishin karakteristike pėr vendet nėn sundimin osman,tė gjitha premisat,tė cilat ēuan nė formimin e kombit shqiptar dhe nė lindjen e lėvizjes pėr ēlirimin dhe bashkimin kombėtar.
E trajtura si njė domosdoshmėri objektive, nga realizimi i sė cilės do tė varej suksesi i luftės pėr ēlirimin nga sundimi osman e pėr ruajtjen e tėrėsisė teritoriale tė atdheut,ideja e unitetit politik dhe luftarak tė popullit shqiptar u pėrpunua nga iluministėt tanė tė shquar gjatė gjithė Rilindjes,u vu nė qendėr tė kėsaj epoke dhe u bė pjesė e pandarė e platformės politike tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Mendimet e para pėr bashkimin e gjithė shqiptarėve pa dallim feje a krahine u dhanė nga pionierėt e Rilindjes sonė, Naum Veqilharxhi, Konstantin Kristoforidhi, Zef Jubani, Jeronim De Rada, Thimi Mitko,etj.Ato u pasuruan mė tej nė zjarrin e kryengritjeve popullore qė mbushėn epokėn e Rilindjes, e sidomos nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizerenit (1878-1881),u pasqyruan nė mėnyrė mė tė plotė dhe konsekuente nė njė literaturė tė tėrė politike dhe artistike,nė dhjetra memorandume e protesta qė iu dėrguan Portės sė Lartė e Fuqive tė Mėdha gjatė gjithė Rilindjes deri nė Shpalljen e Pavarsisė e nė vitet e para tė ekzistencės sė shtetit shqiptar.
Ēėshtjen e bashkimit kombėtar rilindėsit e shtronin jo vetėm me pasionin e zjarrtė tė atdhetarit,por edhe si dijetarė tė shquar.Konceptet e tyre pėr kombin shqiptar dhe pėr rolin e unitetit kombėtar,tė mbėshtetura nė argumente historike ,etnike,gjuhėsore,gjeografike dhe ekonomike,ishin tė drejta dhe i pėrgjigjeshin realitetit shqiptar,tė cilin ata e njihnin aq mirė.Evokimi i epokės sė Skėnderbeut shėrbente si shembull i shkėlqyer i forcave qė u jepte shqiptarėve bashkimi pėrpara armiqve.Pashko Vasa shkruante mė 1879 se suksesi i qėndresės,qė shqiptarėt u bėnė pushtuesve osmanė nė shek.XV,i kishte rrėnjėt nė bashkimin e tyre rreth njė ideje patriotike,"se pikėrisht nė atė kohė u lidh bashkimi shqiptar i kryesuar nga Skėnderbeu"(P.W.:La veritesur l'Albanie et les Albanais.Paris,1879,fq.40-41.).Naim Frashėri u pėrcillte shqiptarėve "amanetin"e Skėnderbeut me vargjet "...po tė ini tė bashkuar,/ėshtė e bėrė Shqipėria".(N.H.Frashėri;Historia e Skėnderbeut,Tiranė,1953,fq.341.).
Si dėshmi tė unitetit tė shqiptarėve rilindasit pėrdorėn gjuhėn e pėrbashkėt shqipe,e cila pėrbėn tiparin mė thelbėsor tė kombit,pikėn qendrore qė bashkonte gjithė shqiptarėt pa dallim krahine,feje e klase shoqėrore.Thimi Mitko i konsideronte shqiptarėt vėllezėr e tė bashkuar,sepse flisnin tė njėjtėn gjuhė,gjuhėn e bukur shqipe,sepse kishin tė njėjtin atdhe ,Shqipėrinė.Po kėtė ide mbronin Samiu dhe Rilindasit e tė tjerė kur shkruanin se pa gjuhė shqipe nuk mund tė ketė shqiptarė dhe Shqipėri,se nga ruajtja dhe lėvrimi i saj varet jo vetėm bashkimi i shqipėztarėve,por edhe jeta shuarja e kombit shqiptar.Mbi gjuhėn e pėrbashkėt shqipe,tė cilėn e vlerėsonte si "provėn mė tė madhe e mė tė plotė tė afrimit:,kėrkonte tė hidhte themelet e bashkimit tė shqiptarėve edhe Jani Vreto("Bashkimi",Shkodėr,nr.6 e 6 shkurtit 1910).Gjuhėn shqipe,vendosjen e njė alfabeti tė njėjtė,qė nisin me miratimin e alfabetit tė Stambollit mė 1879 e u krye me vendimet e Kongresit tė Manastirit tė 1908-ės,lėvrimin e gjuhės nė literaturė dhe pėrhapjen e shkollave amtare,rilindėsit nuk i shikonin thjeshtė si ēėshtje kulturore,por edhe nė rrafshin politik,si mjet tė fuqishme propagandistike e veprime patriotike qė do tė ndihmonin pėr unitetin e kombit shqiptar.
Pėrvoja e luftės shekullore tė popullit shqiptar dhe ajo e epokės sė rilindjes tregoi se uniteti kombėtar nuk mund tė arrihej pa njė organizim tė shėndoshė.Nevoja e organizimit u bė edhe mė e ngutshme pėr shkak tė gjendjes sė rėndė dhe tepėr tė rrezikshme qė u krijuan pėr Shqipėrinė me shpėrthimin e luftės Ruso-Turke tė 1877-1878-ės dhe me nėnshkrimin e Traktatit tė Shėn Stefanit dhe atij tė Berlinit mė 1878, tė cilat parashikonin coptimin e trojeve shqiptare midis monarkive ballkanike,synonin tė zhduknin nga harta e Ballkanit kombin shqiptar.Nė kėto rrethana,kur ekzistonin edhe premisat e brendshme pėr vendosjen e njė uniteti politik e luftarak tė popullit shqiptar,me pėrpjekjet e atdhetarėve rilindės, tė kryesuar nga Ymer Prizreni,Abdyl Frashėri,Sylejman Vokshi,Zija Prishtina,Pashko Vasa,etj.,u themelua,mė 10 qershor tė vitit 1878,Lidhja Shqipėtare e Prizrenit.Lindi kėshtu ajo Organizat Politike-Ushtarake mbarshqiptare,e cila kreu detyrėn historike qė shtronte koha,krijoi njė bashkim tė vėrtetė tė popullit shqiptar,tė mbėshtetur nė luftėn e pėrbashkėt tė tė gjitha forcave patriotike tė vendit pėr ēlirimin kombėtarė tė shqiptarėve dhe ruajtjen e tėrėsisė sė trojeve tė tyre.Bashkimi nė Lidhje i tė gjithė shqiptarėve ,gegė e toskė,myslimanė e tė krishterė,pėrforcohej edhe me njė strukturė tė qartė organizative.Komiteti Qendror me nė krye Ymer Prizrenin,qė e kishte selinė nė Prizren,nėpėrmjet njė rrjeti tė tėrė degėsh e komitetesh,tė krijuara nė qytetet e ndryshme tė vendit,mbante lidhje me tė gjitha viset e Shqipėrisė,bashkėrendonte veprimtarinė e popullit shqiptar drejt njė qėllimi tė vetėm.
Kombi shqiptar, ashtu si edhe bashkimi e kompaktėsia me tė cilėn veproi nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878-1881),nuk mund tė lindnin papritur e as tė krijoheshin artificialisht.Ato i kishin rrėnjėt nė ndėrgjegjjen e pėrbashkėt kombėtare tė popullit,tė formuar prej kohėsh nė valėt e kryengritjeve kundėrosmane,ndėrgjegjje qė nė vitet e Krizės Lindore tė 1875-1881," nė ēastet kur rrezikohej ekzistenca e Shqipėrisė"(S.Pollo-S.Pulaha;Akte tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare 1878-1912,Tiranė,1978,dok.40,34.), shpėrtheu si vullkan qė vlonte prej shekujsh e nxori nė sipėrfaqe lavėn e zjarrtė.Ky shpėrthim i revoltės sė njė kombi unik,tė cilit po i mohoheshin vetėqenia dhe tė drejtat politike, i ishte nxjerrė nė ankand pasuria mė e ēmuar,trualli amtar,ndihet i fuqishėm nė protestat e shumta qė,nė emėr tė ardheut,tanimė tė bashkuar nga ideja kombėtare,nė emėr tė interesave tė mbarė Shqipėrisė (Po aty,dok.63,65.),iu dėrguan,nė tė njėjtėn kohė,Kongresit tė Berlinit e Portės sė Lartė nga qendra tė ndryshme tė vendit.Kjo shihej gjithashtu nė krismat e armėve tė popullit kryengritės,i cili mbrohej me forca tė pėrbashkėta kundėr sunduesve osmanė dhe pushtuesve tė rinjė ballkanas.Lufta e forcave tė Lidhjes pėr mbrojtjen e Plavės,tė Gucisė,Hoitit,Grudės dhe Ulqinit,si edhe gjithė veprimtaria e saj diplomatike pėr paprekshmėrinė e kufijve tė Veriut e tė Jugut,qė zgjati 3 vjet tė tėra ( 1878-1881),u shndėrrua nė njė ēėshtje tė pėrgjithshme kombėtare.Pikėrisht pse ideja e unitetit u pėrgjigjej interesave mė tė larta tė atdheut dhe pėrfaqėsonte aspiratat e masave mė tė gjera,sepse pėrfaqėsonte armėn mė tė fuqishme e mė tė sigurt qė populli shqiptar mund t'u kundėrvinte armiqve,shpėrthyen ato akte tė mėdha solidariteti dhe ai heroizėm masiv qė deri atėherė nuk kishte njohur Shqipėria.
Atdhetarėt rilidės,duke kundėrshtuar vendimet e Kongresit tė Berlinit (1878) pėr copėtimin e trojeve amtare midis monarkive ballkanike,luftuan njėherazi pėr afirmimin kombėtar tė shqipėtarėve nė Evropė.Pėr kėtė,ata vunė pėrballė opinjonit Evropian provėn mė tė fuqishme,unitetin e shqiptarėve,argumentuan me tė dhėna bindėse se populli shqipėtar pėrbėn njė komb krejt tė veqant e tė bashkuar,"njė komb tė njėsuar pėr nga raca (nėnkupto:nga origjina),gjuha,traditat,historia dhe pėr nga gjithė elementėt qė pėrbėjnė identitetin kombėtar"," komb qė ka vullnetin e tij tė pėrbashkėt"(Akte tė Rilindjes...,dok.12,42.).Kėtė ide ua shprehu Abdyl Frashėri pėrfaqėsuesve tė qeverisė Franceze nė Paris,nė Pranverėn e vitit 1879,kur theksoi se "para lakmive tė egra tė fqinjėve tė tyre dhe rreziqeve qė u kėrcėnohen,shqipėtarėt janė tė gjithė me njė betim solemn qė me pėrpjekje tė pėrbashkėt tė ruajnė ...atdheun,kombėsin dhe gjuhėn e tyre"(Po aty,dok.43.).
Fakti qė shqiptarėt ishin njė komb i bashkuar,qė kėrkonte tė rrespektohej edhe ndaj kėtij parimi i kombėsisė,e gjejmė edhe nė mendimet e atyre personaliteteve evropiane qė e njihnin mirė edhe nga afėr gjendjen nė Shqipėri.Po pėrmendi relacionin e kryekonsullit Austriak nė Shkodėr Lipih ( Lippich),dėrguar Vjenės mė 3 prill 1881 nė tė cilin e quante "krejt tė gabuar e nė kundėrshtim tė vėrtetėn"pretendimin e italianit Sonino,qė kishte shpallur se shqiptarėt "janė njė grumbull fisesh tė palidhura me njėri-tjetrin".Nė ē'radhė e vė Soninoja popullsinė e Shkodrės, tė Lezhės, Tiranės, Ulqinit, Gjakovės, Pejės, Tetovės, Dibrės, Elbasanit, Kavajės e qyteteve tė tjera? Edhe kėta kanė tė njėjtėn kombėsi.Jo vetėm Sininoja,por askush tjetėr s'do tė mund tė mohojė kombėsinė e shqiptarėve"(Xh.Belegu;Lidhja e Prizrenit e veprimet e saj 1878-1881,Tiranė,1939,fq.88.),shkruante Lipih nė relacionin e tij.
Mendimi pėr unitetin kombėtar tė popullit shqiptar u pėrpunua mė tej nė veprimtarinė krijuese tė rilindėsve,qė vepruan nė fundin tė shek,XIX,e nė fillimin e shek XX,e sidomos tė ideologut tė shquar Sami Frashėri, i cili i dha atij njė kuptim mė tė gjerė e mė tė plotė.Pėrgjithėsimi i pėrvojės sė veprimtarisė trevjeēare tė Lidhjes sė Prizerenit pėr bashkimin e vendit e ēoi atė nė pėrfundimin se " Shqipėria duhet tė jetė njė dhe i pandar",se "tė gjithė shqiptarėt duan tė quhen vėllezėr dhe djemtė e njė mėmėdheut tė dashur"(Arkivi Qendror i RPS tė Shqipėrisė(tani AQSH),Fondi 51,dos.4.S.Frashėri i shkruan De Radės,mė 20 shkurt 1881.).Nė karakterin politik "Shqipėria ē'ka qenė,ē'ėshtė dhe ē'do tė bėhet?"(1899) Samiu e trajton bashkimin kombėtar tė shqiptarėve si mendimtar revolucionar,me bindjen se ai mund tė arrihej vetėm me anė tė organizimit dhe tė luftės politike dhe tė armatosur.Shqiptarėt ,theksonte ai,s'kanė nevojė tė bėjnė gjė tjetėr veēse "tė bashkohen tė gjithė sa janė dhe tė kėrkojnė tė drejtat e tyre nga Turqia dhe Evropa.Turqia...do t'u japė ato qė kėrkojnė me hir a me pahir".Nė qoftė se shqiptarėt do tė arrinin tė vendosnin njė lidhje tė fortė e do tė bashkoheshin tė gjithė si njė njeri i vetėm,arsyetonte Samiu,atėherė nuk do tė gjendej forcė qė tė guxonte t'u kundėrvihej Shqipėrisė dhe shqiptarėve"(S.Frashėri;Shqipėria ē'ka qenė,ē'ėshtė e ē'do tė bėhet?Bukuresht,1899,Tiranė,1962,fq.66.).
Ideja e bashkimit tė tė gjithė shqiptarėve myslimanė e tė krishterė,gegė e toskė,zotėron nė vendimet dhe veprimtarinė e lidhjes sė Pejės (1899-1900)e sidomos nė thirrjen "Rruga e shpėtimit ėshtė nė besa-besė!"qė pėrbėn aktin e saj kryesor programatik.Duke ecur ne rrugėn e ēelur nga Lidhja e Prizerenit,atdhetarėt rilindės luftuan qė "bashkimi i krijuar nga Lidhja e Pejės tė pėrfshinte gjithė shqiptarėt,gegė e toskė,myslimanė e tė krishterė",tė ngrihej mbi ndasit fetare e krahinore,pėr tu provuar armiqve se shqiptarėt janė njė komb unik,zotėr tė atdheut tė vet dhe tė aftė pėr tė qeverisur atė."Ajo qė do ta shpėtojė kombin e atdheut tonė,-theksuhej nė kėtė thirrje,-ėshtė bashkimi,njė Besėlidhje e pėrgjithshme,njė Besa-Besė"(AQSH.Fondi 12,dos.1.Rruga e shpėtimit ėshtė nė Besa-Besėn.).
Tė bashkuar e nė njė front unik nė shkallė kombėtare dolėn shqiptarėt pėrball sunduesve osman gjatė kryengritjes sė pėrgjithshme tė vitit 1912.Dėshi e unitetit dhe e bashkėrendimit tė veprimit tė tyre ishte si angazhim pothuajse i tė gjitha viseve tė Shqipėrisė nė luftėn e armatosur popullore qė u zhvillua nė njė kohė,nė prill-gusht 1912,nė mbar vendin,ashtu edhe kėrkesat e njėjta programatike,qė u shprehėn nė vendimet e Kuvendit tė Pėrgjithshėm Shqiptar tė Junikut tė maj tė vitit 1912 dhe nė ato tė memorandumit tė Sinjės,(Berat) tė 23 korrikut 1912 qė doli nga mbledhja e pėrfaqėsuesve tė Shqipėrisė sė Jugut. Atdhetarėt rilindės,me tė drejtė,shihnin nė to "bashkimin e vullnetin e tėrė shqiptarėve",pa dallim feja e krahina,pėr ta futur vendin nė rrugėn e qytetėrimit."Ne,-thuhej nė njė nga thirrjet qė kryengritėsit u drejtonin shteteve evropiane,-shkojmė drejt luftės dhe vdekjes pėr kėtė ideal tė shenjtė,pa dallim feje;njė fe shumė e lartė,qė i kaloi tė gjitha,na vėllazėron,na frymėzon,na nxit,na udhėheq:ringjallja e atdheut tonė,bashkimi dhe liria(Akte tė Rilindjes...,dok.154.).
Bashkimi kombėtar i popullit shqiptar nuk mund tė kuptohej pa unitetin teritorial,njė nga komponentet mė tė domosdoshėm pėr ekzistencėn e kombit,pa themelin mbi tė cilėn shqiptarėt do tė ngrinin shtetin e pavarur dhe do ti siguronin kombit tė tyre njė zhvillim tė plotė dhe unik.Ky bashkim do tė arrihej duke kapėrcyer ndarjen e trojeve shqiptare nė katėr vilajetet,tė vendosura nga Porta e Lartė,si dhe dallimet krahinore midis Gegėrisė e Toskėrisė e trevave tė tjera mė tė vogla,tė trashėguara nga thellėsitė e shekujve e qė mbaheshin gjallė nga pushtuesit dhe nga pashallarėt e bajraktarėt vendas pėr tė penguar unitetin politik tė shqiptarėve,pėr t'i coptuar e pėr t'i nėnshtruar ata.Nė kėtė ndarje administrative rilindėsit shikonin vazhdimin e parimit tė lashtė tė pushtuesve "pėrēaj e sundo!",tė cilit,sikurse shprehej Pashko Vasa,"tanimė i ka kaluar koha,sepse rryma e shek.XIX i shtyn popujt drejt bashkimit"(P.Wasa,vep e pėrmendur,fq.96.).
Lufta pėr njėsimin e tokave shqiptare u ndėrthurr nė mendimin politik tė rilindėsve me pėrpunimin e njė koncepti tė drejtė mbi kėto teritore.Nė argumentimin e pėrkatėsisė kombėtare tė trojeve shqiptare ata mbėshteteshin nė radhė tė parė nė tė dhėnat etnike,nė faktin qė shqiptarėt pėrbėnin shumicėn e popullsisė nė kėto toka dhe banonin atje nė mėnyrė kompakte.Abdyl Frashėri ,ndonėse mbronte me argumente tė gjithanshme historike,etnike,gjuhėsore,ekonomike dhe ushtarako-strategjike tėrėsinė e Shqipėrisė,e vinte theksin nė gjuhėn shqipe ,qė ishte tipari i pėrbashkėt dhe njė nga mė kryesorėt e kombit. "Gjuha e banorėve tė Shqipėrisė,-shkruante Abdyli,-ėshtė shqipja,dhe banorėt e saj janė shqiptarė qysh prej kohėve tė lashta"("Basiret",Istambull,nr.2416,7/19 prill 1878.).Ky koncept i rilindasve pėr Shqipėrinė ,si atdheu i pėrbashkėt i shqiptarėve,i njė popullsie qė fliste tė njėjtėn gjuhė,pavarsisht nga dallimet fetare e ndarja administrative nė katėr vilajete,ishte njė koncept i drejtė,shkencor,i cili qe vėnė nė themel tė formimit tė shteteve kombėtare nė Ballkan e nė tėrė Evropėn.Kėtė parim mbronte edhe F.Engelsi,kur shkruante se "kufijtė e vėrtetė natyrorė janė ata qė pėrcaktohen nga gjuha dhe simpatia e pėrbashkėt"(K.Marks-F.Engels veprat,vėll.13,1959,fq.281).
Pėr Rilindjen Kombėtare Shqiptare, si dhe pėr historiografinė tonė tė sotme,janė krejtėsisht tė huaja synimet qė u atribuohen nga disa studiues tė sotėm tė tipit tė Dimitrije Bogdanoviēit,i cili,duke i dhėnė tezės mbi origjinėn ilire tė shqiptarėve njė interpretim krejt tė falsifikuar e subjektiv,pėrpiqet tė bindė opinjonin publik se,sipas kėsaj teze,konsiderohen si shqiptare tė gjitha teritoret e banuara dikur nga ilirėt,ku nė shek.XIX jetonin popuj tė tjerė. Ai shikon nė pikėpamjen pėr origjinėn ilire tė shqiptarėve pėrpjekjen,e imagjinuar prej tij,pėr ta kthyer Ballkanin,madje edhe Evropėn,shumė shekuj prapa,nė periudhen e dyndjeve tė fiseve sllave,nė shek VI.(D.Bogdanovic',Knjiga o Kosovu,Beograd,1985,fq.16).
Si dijetarė,rilindasit i referoheshin edhe historisė,sillnin tė dhėnat pėr tė drejtat historike tė shqiptarėve mbi trojet amtare,pėr tė mbrojtur paprekshmėrinė e tyre,por duke u shtrirė kėto tė drejta vetėm nė ato teritore,nė tė cilat banonin nė shek,XIX,si pasardhės tė ilirėve,si njė popull autokton e jo i vendosur si rrjedhojė e "dyndjeve tė mėvonshme tė fiseve shqiptare dhe e shpėrnguljes sė popullsive sllave",sikurse pohohet nė historiografinė e vjetėr dhe tė sotme jugosllave.Jo pėr shkak tė ndonjė ekskluziviteti kombėtar,por pėr hir tė kushteve,nė tė cilat i vendosi historia ,shqiptarėt,sikurse shprehej edhe Abdyl Frashėri,nuk kishin ushqyer asnjėherė aspiratat pushtuese ndaj popujve tė tjerė. ("Basiret", Istambull, nr.2416,7/19 prill 1878).
Ndonėse ishin tė ndėrgjegjshėm qė e ardhmja e Shqipėrisė garantohej me formimin e njė shteti tė pavarur,pėrballė rrezikut tė coptimit,"tė zhdukjes sė ekzistencės kombėtare dhe politike tė vendit"(A.Frashėri,Letėr nga Janina,"Basiret",Istambull,nr.2416,7/19 prill 1878),i cili u qėndronte mbi krye shqiptarėve si "shpata e Damokleut",atdhetarėt rilindė veēuan si njė detyrė tepėr tė ngutshme dhe imperiative bashkimin e viseve shqiptare,kėrkuan nga Porta e Lartė "qė vendi i quajtue Shqipėri tė bashkohej nė njė tėrėsi dhe tė formonte njė vilajet tė vetėm"(Akte tė Rilindjes...,dok.52).
Ata e shikonin kėtė si njė kėrkesė minimale,tė pėrkohshme,si njė qėndrim taktik tė imponuar nga politika e Portės sė Lartė dhe e Fuqive tė Mėdha qė kundėrshtonin autonominė e Shqipėrisė.Nė kėtė ēėshtje ushtroi ndikimin e vet edhe bindja e udhėheqėsve tė lėvizjes sonė kombėtare pėr ta pėrdorur bashkimin e trojeve shqiptare nė njė vilajet,si njė shkallėz,si njė fazė tranzitore,pėr tė kaluar mė pas nė shpalljen e tij si njė njėsi shtetėrore autonome shqiptare.
Pikėrisht pse ēonte nė rrjedhime tė tilla,bashkimin e viseve shqiptare nė njė vilajet tė vetėm e gjejmė edhe nė mendimin politik e nė veprimtarinė praktike tė mendimtarėve tė tillė me pikpamje radikele,si Pashko Vasa,Abdyl Frashėri,Sami Frashėri,si edhe nė vetė aktet e Rilindjes.Abdyl Frashėri,qė njihet si luftėtar mė i vendosur pėr autonominė ,madje edhe pėr shkėputjen e plotė tė Shqipėrisė nga Perandoria Osmane,nė memorandumin qė i dėrgoi sulltanit,mė 13 tetor 1880,kur siē,shprehej si,"Flotat e Gjashtė Fuqive tė Mėdha,si zhgaba shqyese,sulmuan njė qytet tė vogėl si Ulqini",u detyruan tė kufizohej me njė masė tė tillė shumė tė ngutshme,tė domosdoshme dhe nga mė tė rėndėsishmet,siē, ishte "bashkimi i Shqipėris; nė njė vilajet tė vetėm,me emrin "vilajeti i Shqipėris;".Udhėheqėsi i lėvizjes kombėtare e vlersonte kėtė si njė nga mjetet qė do t'u priste rrugėn lakmive tė shteteve fqinje",lakmi qė nxiteshin edhe nga "ndarja e Shqipėrisė nė katėr vilajetet",ku,krahas shqiptarėve,qė pėrbėnin shumicėn e popullsisė sė tyre,kishte edhe pakica sllave e greke,si "njė masė qė do tė mbronte e do tė siguronte tėrėsinė e Shqipėrisė nė kuadrin e Perandorisė Osmane".
Nė kushtet e atėhershme tepėr tė ndėrlikuara ndėrkombėtare,Abdyli e quante aq kritike gjendjen e Shqipėrisė dhe aq real rrezikun qė kėrcėnonte tėrėsinė e trojeve tė saj e vetėqenjen e shqiptarėve si komb,sa qė u detyrua nė kėtė memorandum t'u bėnte lėshime koncepteve tė veta radikale pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare."Le tė mos i jepet Shqipėrisė asnjė privilegj ose formė administrative e veēantė,-i shkruante Abdyli sulltanit,-Le tė adminisrohet ajo sipas ligjeve,me tė cilat adminisrohen vilajetet e tjera perandorake.Mjafton qė tė katėr vilajetet tė bashkohen nė njė vilajet tė vetėm "(Promemorja e A.Frashėrit,parashtruar Sulltanit me 13 tetor 1880.BashbakanllikArshivi,Istanbull,Yildiz Esas Evraki,Kisim 14,Evrak nr.2239.).Kėtė kėrkesė Abdyli ia paraqiti sulltanit si njė aspiratė tė mbarė popullit shqiptar.
Ideja e bashkimit tė viseve shqiptare nė njė vilajet tė vetėm pėrshkon memorandumet dhe peticionet qė iu dėrguan Fuqive tė Mėdha dhe Portės sė Lartė nė fund tė shek.XIX dhe nė fillim tė shek.XX.deri nė shpalljen e Pavarsisė .Ajo paraqitet nė dy forma :sė pari ,si kėrkesė e veēantė,qė u shtrua sidomos nė periudhat e ndėrhyrjeve mė tė ashpra tė Fuqive tė Mėdha dhe tė monarkive ballkanike ,dhe sė dyti,si pjesė e platformės autonomiste tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė memorandumet e peticionet e shumta,e sidomos nė ato tė kryengritjeve tė mėdha tė viteve 1910-1912.Nė tė dyja rastet bashkimi i viseve shqiptare do t'i nėnshtrohej,sikurse Sami Frashėri,"qėllimit kryesor tė shqiptarėve: ruajtjes sė tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė,tė gjuhės dhe tė kombėsisė shqiptare dhe formimit tė njė shteti autonom kombėtar" (S.Frashėri, Shqipėria ē'ka qenė,...,fq.59.).
Ekzistencėn e shqiptarėve si njė komb i vetėm dhe tė drejtėn e tyre pėr tė pasur shtetin e vet tė pavarur nuk mund t'i vinte nė pikėpyetje ndarja e tyre nė tri besime fetare nė atė mysliman,tė cilit i pėrkiste shumuca e popullsisė,nė atė katolikė e nė ortodoks.Megjithatė,nė kushtet e artėhershme,kur Porta e Lartė dhe Patrikana greke e Stambollit u mohonin shqiptarėve kombėsinė,vinin shenjėn e barazimit midis fesė dhe kombėsisė,duke i quajtur shqiptarėt myslimanė-turē,katolikėt-latinė dhe ortodoksėt-grekė,besimet e ndryshme ushtronin ndikim negativ nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare.
Nė rrethana tė tilla,bashkimi kombėtar i popullit shqiptar dhe organizimi i tij nė njė shtet tė pavarur nuk mund tė arriheshin pa atė luftė tė vendosur qė atdhetarėt rilindės zhvilluan kundėr reaksionit klerikal kundėr tė tė tri besimeve,e cila i dha Rilindjes Shqiptare njė tipar tė veēantė,e bėri tė dallohet nga lėvizjet kombėtare tė shteteve fqinje.Ndryshe nga vendet e tjera tė ballkanit,ku borgjezia,pėr shkak se popullsia i pėrkiste tė njėjtit besim fetar,e pėrdori kishėn si armė ideologjike nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar dhe mė pas pėr tė pėrmbushur lakmitė e saj pushtuese,nė Shqipėri kleri ishte njė faktor negativ,siē shprehej F.Noli,"njė vegėl politike"nė duart e tė huajve,qė punonte pėr t'i pėrēarė e pėr t'i asimiluar shqiptarėt,dhe frenonte kėshtu bashkimin e tyre kombėtar.Ishte meritė e veēantė e rilindėsve,qė e vlerėsuan drejt kėtė rol reaksionar tė klerit,qė kuptuan se pėr tė arritur bashkimin e shqiptarėve aq tė nevojshėm pėr ēlirimin e tyre kombėtar,duhet tė kapėrceheshin ndasit fetare dhe tė shkėputeshin masat nga ndikimi pėrēarės i klerikėve tė tė tri besimeve.Te bashkimi pa dallim feje dhe krahine,ata shihnin bazėn e vetme tė luftės pėr ēlirimin e Shqipėrisė.
Njė luftė e tillė nuk mund tė zhvillohej nga pozitat e ateizmit,sepse pjesa mė e madhe e rilindasve ishin vetė besimtarė dhe nė kushtet e prapambetjes ekonomike e kulturore tė vendit,kur feja kishte lėshuar rrėnjė nė ndėrgjegjjen e njerėzve ,populli ynė,soikurse theksonin me tė drejtė atdhetarėt mė tė pėrparuar,nuk kishte arritur deri nė atė shkallė sa tė mėrzitej feja dhe t'i shporrte priftėrinjtė e hoxhallarėt jashtė vendit("Shqipėria",Magaga(Egjypt),nr4-5 maj 1907,pėr ortodoksėt).Megjithatė,me qėndresėn kundėr reaksionit klerikal,iluministėt e vendosėn Rilindjen Kombėtare Shqiptare nė njė platformė mė tė pėrparuar,nė parimin e kombėsisė,tė shqiptarisė si feja e shqiptarit", qė pėrshkon njė literaturė tė tėrė politike dhe artistike tė Rilindje sonė,ishte afetare,njė nocion politik qė synonte bashkimin e shqiptarėve pavarsisht nga pėrkatėsia e tyre fetare.(St.Pollo;Mbi disa tipare dalluese themelore tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare,nė Studime Historike,Tiranė,1970,nr.3,fq.121.).
Ideologjisė reaksionare tė pan-islamizmit,pan-ortodosizmit,etj,.qė kishte gjetur mbėshtetje edhe nė disa qarqe ēifligare e borgjeze turkomane e grekomane dhe qė identifikonte fenė me kombėsinė,rilindasit u kundėrvunė racionalizmit tė tyre,konceptin mbi kombin shqiptar si njė kategori e veēantė,qė ishte njė dhe i pandarė,megjithėse u takonte tri besimeve fetare. "Shqiptari ėshtė shqiptar para se tė jetė mysliman e i krishterė"(S.Frashėri;Shqipėria...,fq.39.)- shkruante Sami Frashėri.Mendimtarėt rilindės i mbaheshin pikėpamjes se kombėsia dhe feja nuk janė e njėjta gjė,se ato pėrfaqėsojnė dy kategori tė ndryshme shoqėrore dhe nuk mund tė zėvendėsojnė njėra-tjetrėn.Ata luftuan kundė propagandės halifatiste tė sulltanėve osmanė dhe asaj panheleniste tė Patrikanės greke,qė ngrinin "besimin fetar nė parim kombėsie dhe zėvendėsonin racėn ( kupto kombėsinė) me dogmė,ritin me atdhe,qė ishte krejt e papranueshme".Nuk janė as myslimanizmi,as krishterimi,-arsyetonin rilindėsit,-ata qė formojnė popujt,kombet,por gjuha,doket,zakonet e karakteristikat e tjera qė i dallojnė kombėsitė nga njėra-tjetra.(P.Wasa,vep.e pėrmendur,fq.56.Shih edhe ;"I foni tes Alvanias",13 tetor 1879 dhe 19 janar 1880).Pas propagandės panheleniste qė identifikonte krishterimin me helenizmin dhe i quante grekė shqiptarėt ortodoksė,sepse kishin besim tė pėrbashkėt me ta,rilindasit shihnin rivendikimet e qarqeve tė caktuara politike ndaj popullsisė shqiptare dhe trojeve tė tyre.
Kėto ishin pikėpamje pėrparimtare dhe mbeten gjithnjė tė freskėta,shėrbejnė si dėshmi pėr tė kundėrshtuar si koncepte antishqiptare tė atyre "studiuesve" tė huaj,tė cilėt ndarjen e shqiptarėve nė tri fe e interpretonin si ndarje "nė tri grupe",pėr ēdo njėren nga tė cilat feja na paska qenė"njė flamur kombėtar",ashtu edhe shtrembėrimet qė propaganda,duke ringjallur konceptet mesjetare halifatiste dhe patriarkiste,i bėnė nė ditėt tona gjendjes sė sotme tė kombit shqiptar.
Pėrpjekjeve tė jashtėzakonshme tė rilindasve u kushtohet ai bashkim politik i popullit shqiptar,pa dallim feja e krahine,qė u realizua nė vitet e Lidhjes sė Prizerenit ( 1878-1881)dhe u ruajt gjatė gjithė Rilindjes.Vendimet e Lidhjes dhe gjithė veprimtaria e saj,vinte nė dukje Sami Frashėri mė 1878,"ishin frymėzuar nga patriotizmi,atdhedashuria...dhe mbėshteteshin nė parimin e kombėsisė dhe jo nė fanatizmin fetar"("Terxhumani Shark",17/19 qershor 1878,nr.81,fq.3).Ky bashkim i shqiptarėve i tė tri besimeve ishte rrėnjosur thellė nė ndėrgjegjjen e kombit shqiptar,ishte njė e vėrtetė e pohuar edhe nė dokumentacionin e huaj bashkėkohės.Nė relacionet qė funksionarėt e administratės osmane nė Shqipėri i dėrgonin Portės sė Lartė prandaj se midis myslimanėve shqiptarė,qė pėrbėnin shumicėn e popullsisė, dhe tė krishterėve ekzistonte njė bashkim me tradita tė lashta e qė i ka qėndruar kohės,se ky unitet do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen.Kėtė bashkim tė shqiptarėve tė tė tri besimeve funksionarėt osmanė ua atribuonin devotshmėrisė kombėtare dhe patriotizmit tė shqiptarėve,tė cilėt,siē theksonin ata,ishin aq tė fortė, sa qė ndryshimet nė fe nuk mund t'i dobėsonin aspak.(K.Prifti;Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumentet osmane 1878-1881,Tiranė,1978,dok.40.)
Ėshtė i njohur kontributi qė dha nė luftėn kundėr reaksionit klerikal pėr bashkimin kombėtar tė popullit shqiptar njė brez i tėrė atdhetarėsh,nė fundin e shek.XIX dhe nė fillimin e shek XX,i pėrbėrė nga Jani Vreto,Shahin Kolonja,Fan Noli,Aleksandėr Drenova,Ēajupi,Aleksandėr Xhuvani,Hilė Mosi,Nikollė Ivanaj,Petro Nini Luarasi,Bajram e Ēerēiz Topulli,Dervish Hima,Mihal Grameno, etj.tė cilėt,duke ecur nė hullinė e hapur nga Lidhja e Prizrenit dhe themeluesit e saj,demaskuan nė shumė artikuj,botuar nė shtypin patriotik tė kohės,veprimtarinė pėrēarėse tė klerit tė tė tri besimeve.Nė pikėpamjet dhe veprimtarinė e tyre,lufta kundėr ndasive fetare,tė mbjella nga kleri,zinte njė vend po aq tė rėndėsishėm sa edhe qėndresa kundėr sunduesve osmane dhe armiqve tė tjerė tė jashtėm.Klerin ata e shihnin si njė armik po aq tė rrezikshėm sa edhe Perandorinė Osmane.("Kombi",Boston,nr.58,25 tetor 1907).
Lufta e gjithanshme e rilindėsve pėr demaskimin e reaksionit klerikal ishte njė faktor i rėndėsishėm politik nė lėvizjen kombėtare,qė dha frytet e tij pėr forcimin e unitetin tė popullit shqiptar.Ndonėse i shkaktuan pengesa Lėvizjes Kombėtare Shqiptare,sunduesit osmanė dhe fuqitė e tjera tė huaja,pėrballė forcės sė bashkimit tė shqiptarėve,nuk arritėn t'i pėrēajnė e t'i hedhin ata nė luftė me njėri-tjetrin.Sikurse vinte nė dukje me kėnaqėsi Pashko Vasa,ndėrmjet shqiptarėve mysliman dhe atyre tė krishterė nuk ka pasur kurrė "hasmėri tė rrėnjosur as edhe armiqėsi shekullore",se "ndryshimet fetare s'kanė qenė shkak pėr t'i shtypur nė pėrēarje"(P.Wasa,vep e cituar,fq.91.).Ėshtė njė e vėrtetė e provuar historikisht,qė nuk i ka shpėtuar vėshtrimit tė Sami Frashėrit,se shqiptarėt "nuk kanė njohur ato grindje,luftėra fetare,masakra tė mėdha e tė tmerrshme qė kanė ndodhur"jo vetėm nė vendet e Lindjes,por edhe "nė vendet e qytetėruara tė Evropės"(S.Frashėri;Shqipėria ....,fq.45-46.).
Mungesa e njė fanatizmi tė tillė fetar,qė Jani Vreto nė Apologjinė e vet ua atribuonte shqiptarėve tė tė gjitha besimeve e sidomos atyre myslimanė(J.Vreto,Vepra tė zgjedhura,Tiranė,1973,fq.225),zotėrimi tek ata i ndjenjės kombėtare mbi atė fetare,pėrbėnin pėr rilindasit,dhe jo vetėm pėr ta,por edhe pėr gjithė lėvizjen qė u zhvillua edhe mė pas,pėr bashkimin e tė gjitha forcave tė kombit shqiptar nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar dhe mbrojtjen e pavarsisė sė vendit.
Shpallja e Pavarsisė dhe formimi i shtetit kombėtar me 28 nėntor 1912 pėrbėn njė ngjarje tė shėnuar qė do tė mbetet e paharruar nė historinė e kombit tonė,jo vetėm pėr nga rrjedhimi qė pati pėr tė ardhmen,por edhe pėr forcėn e bashkimit politik tė shqiptarėve pėrballė pushtuesve tė rinjė e tepėr tė rrezikshėm ballkanas.Ajo ishte vepėr e mbar popullit shqiptar dhe e qindra atdhetarėve qė vepronin nė gjirin e tij. "Nė emėr tė tė gjithė popullit,mysliman e tė krishterė,nė emėr tė tė gjithė Shqipėrisė dhe kombit shqiptar,shpalli Pavarsinė,mė 25-28 nėntor 1912,nėn grykėn e pushkėve dhe tė topave tė ushtrive pushtuese"(Qeveria e Pėrkohshme e Vlorės dhe veprimtaria e saj.Tiranė,1963.dok.3,6-9,11,13).
Vetė Kuvendi i Vlorės,qė shpalli pavarsinė dhe formoi Qeverinė e Pėrkohshme si nga pėrbėrja e tij ashtu edhe nga vendimet qė mori,kishte njė karakter mbarėshqiptar,shprehu aspiratat shekullore tė tė gjithė kombit pėr t'u bashkuar nė shtetin e vet kombėtar.Pjesėmarrja nė tė e delegatėve nga tė gjitha qytetet e Shqipėrisė,duke pėrfshirė edhe ato qė ishin pushtuar nga ushtritė serbe,malazeze e greke,i dha kėtij Kuvendi karakterin e njė Asambleje Kombėtare mbarėshqiptare.Kjo ishte njėherazi dėshmi e vendosmėrisė sė tė gjithė shqiptarėve pėr tė formuar njė shtet unik,nė tė cilin tė pėrfshiheshin tė gjitha viset e banuara prej tyre.Kėtė vendosmėri shqiptarėt e Kosovės,tė Shkupit e Dibrės dhe tė viseve tė tjera,tė udhėhequr nga njė bėrthamė unike ushtarako-politike tė pėrbėrė nga Hasan Prishtina,Isa Boletini,Bajram Curri,Idrz Seferi,Sali Gjuka,Ramadan Zaskoci,Isuf Xhelili,etj.,e shprehėn jo vetėm me delegatėt qė dėrguan nė Kuvendin e Vlorės,por edhe me qėndresėn e pashembullt qė u bėnė kudo,ushtrive serbomalazeze,tė cilat u dyndėn nė trojet shqiptare.Kėto nuk ishin beteja thjesht lokale,pėr mbrojtjen e qyteteve tė Kosovės,por njė qėndresė qė bėhej pėr ruajtjen e tėrėsisė sė gjithė truallit shqiptar ose,siē shpreheshin atdhetarėt nė deklaratėn dėrguar Fuqive tė Mėdha nė tetor 1912,pėr t'i dalė zot tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė","pėr t'i parė trojet shqiptare tė bashkuara,me njė formė tė qeverisuri e sundimi politik"(Akte tė Rilindjes...,dok.169).
E parė nga pikėpamja e kontributit qė dha nė bashkimin kombėtar tė popullit shqiptar,qeveria e Ismail Qemajlit zė njė vend tė rėndėsishėm nė historinė e popullit tonė.Me krijimin e saj dhe tė vetė shtetit kombėtar,shqiptarėt siguruan atė qendėr udhėheqėse qė u kishte munguar prej rreth pesė shekujsh,e cila,siē shprehej shtypi patriotik,"do tė bashkonte nėn flamurin e Shqipėrisė gjithė popullin shqiptar" (A.Puto, Pavarėsia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive tė Mėdha 1912-1914,Tiranė,1978,fq.126-127,"Liri e Shqipėrisė", Sofje,22.07.1913).Ndonėse nuk pati jetė tė gjatė,Qeveria e Vlorės dhe forcat patriotike qė u grumbulluan rreth saj,zhvilluan njė veproimtari tė dendur,dolėn tė bashkuara si brenda vendit,ashtu edhe nė rrafshin ndėrkombėtar,kundrejt lakmive pushtuese tė monarkive fqinje dhe vendimeve tė padrejta tė Konferencės sė Ambasadorėve qė u mbajt nė Londėr mė 1912-1913.Qeveria e Pėrkohshme i kundėrshtoi vendimet e Konferencės sė Londrės,sepse ato binin ndesh me aspiratat e ligjshme tė shqiptarėve,tė cilėt,siē theksohej nė deklaratat e kėsaj Qeverie,si"grupimi etnik mė kompakt dhe mė homogjen nė Gadishullin Ballkanik ",kishte tė drejtė tė formonin shtetin e tyre tė bashkuar,sepse ato vendime nuk merrnin parasysh parimin e kombėsisė,por e zėvendėsonin atė me" tė drejtėn e luftės e tė pushtuesit".
Nė viset e pushtuara nga ushtritė serbe protesta kundėr vendimeve tė padrejta tė Konferencės sė Londrės u shoqėrua me kryengritjen kundėr zgjedhės serbo-malazeze qė shpėrtheu nė Dibėr nė shtator tė vitit 1913,u shtri gjatė muajit tetor nė Ohėr,Srugė,Tetovė,nė Malsinė e Gjakovės,nė Prizren e nė vise tė tjera tė Kosovės.Nė thirrjet drejtuar Fuqive tė Mėdha,mė 15 tetor 1913,kryengritėsit dibranė e kosovarė ngritėn zėrin kundėr krimeve tė ushtrisė serbo-malazeze,qė mbyti nė gjak fshatrat shqiptare,i ktheu ato nė krematoriume,ku u dogjėn pėr sė gjalli qindra gra e fėmijė,dhe kėrkoi nga Evropa si mjet shpėtimi "t'u jepte tė drejtėn tė rronin tė lirė nė atdheun e tyre tė njėshėm"(Qeveria e Pėrkohshme e Vlorės...,dok.322,shih edhe D.Tucoviē,Serbia dhe Shqipėria,Prishtinė,1968,fq.82-84).Kryengritja e shtatorit tė vitit 1913 ishte shkėndia e parė e asaj lėvizjeje masive qė do tė zhvillohej,nė vitet 1918-1925,nė Kosovė e nė viset e tjera tė aneksuara nga Jugosllavia,nėn drejtimin e Komitetit "Mbrojtja Kombėtare e Kosovės".
Lufta e popullit tonė pėr mbrojtjen e tėrėsisė teritoriale tė vendit dhe pėr bashkimin kombėtar nuk ka cenuar kurrė ndonjėherė tė drejtat e popujve tė tjerė tė Ballkanit.I.Qemali dhe atdhetarėt shqiptarė i quanin bashkatdhetarėt e tyre nga sundimi i Perandorisė Osmane dhe pėr tė siguruar bashkimin e plotė kombėtar.Por ata nuk mund tė pranonin qė kjo luftė tė bėhej nė dėm tė shqiptarėve,duke penguar bashkimin e tyre kombėtar dhe duke gjymtuar rėndė trojet e popullsinė e tyre,duke masakruar e shpėrngulur nga vatrat amtare qindra mijėra shqiptarė."Zgjidhje" tė tilla tė ēėshtjes kombėtare nė Ballkan,tė cilat mbrohen e pėrligjen edhe nga historiografia e sotme e vendeve fqinje,u imponuan,nga "interesat e borgjezisė" dhe interesat"dinastike"tė monarkive ballkanase,si edhe nga borgjezia reaksionare,imperialiste e Evropės qė "nxit shovinizmin dhe armiqėsinė kombėtare",midis popujve.
Ishte Serbia dhe monarkitė e tjera ballkanike fqinje qė pa u kėnaqur me cungimin e rėndė qė u bėnė trojeve shqiptare nė Konferencėn e Londrės,mė 1913,u orvatėn me forca ushtarake e mjete diplomatike tė likuidonin qysh nė embrion shtetin e pavarur shqiptar.Nė sintezė tė politikės sė Serbisė dhe tė Jugosllavisė qė u krijuan mė pas,e cila i pėrshtatet edhe qėndrimit tė monarkive tė tjera ballkanike,ka dhėnė funksionari i Ministrisė sė Jashtme tė Jugosllavisė ,Ivan Vukotiēi,nė raportin,dėrguar qeverisė sė tij nė vitin 1939."Ne,-shkruante ky,-asnjėharė nuk kemi pasur simpati pėr ta (kupto: pėr shqiptarėt )...Nė kombinacionet tona politike dhe diplomatike,si edhe nė politikėn tonė diplomatike,si edhe nė politikėn tonė Ballkanike,ne vazhdimisht kemi synuar tė luftojmė tė gjitha kėrkesat shqiptare pėr krijimin e shtetit tė pavarur,thjeshtė pėr arsye se ky shtet mund tė themelohej vetėm kundėr nesh dhe kundėr synimeve tona kombėtare"(B.Krizman,Studim i Dr.Ivo Andriēit mbi Shqipėrinė nė vitin 1939.nė"Qasopis za Sovremenu Povijest",Zagreb,Godina IX,1977,nr.2(24)).
Rreziku i coptimit pėrfundimtar i kombit tonė,i zhdukjes sė shtetit tė pavarur shqiptar,qė u shfaq me gjithė forcėn gjatė Luftės sė Parė Botėrore,e sidomos nė punimet e Konferencės sė Paqes tė Parisit ,tė viteve 1919-1920,mund tė kėrcėnohej vetėm nė qoftė se shqiptarėt do tė dalin para saj si njė popull i bashkuar e kompakt me qeverinė e tyre,e cila do ta pėrfaqėsonte zyrtarisht shtetin shqiptar .Marrėveshja qė arritėn nė kėtė Konferencė, mė 13-14 janar 1920,pėrfaqėsuesit e Anglisė,tė Francės e tė Italisė pėr copėtimin e Shqipėrisė,midis Italisė,Greqisė dhe tė Jugosllavisė,sipas klauzolave tė Traktit tė Londrės tė 26 prillit tė vitit 1915,shkaktoi njė shqetėsim tė madh e tė ligjshėm nė mbar popullin shqiptar,i dha njė shtysė tė re e tė fuqishme forcave tė ndryshme shoqėrore tė vendit e tė afroheshin me njėra-tjetrėn,tė forconim unitetin politik dhe tė thėrrisnin nė janar tė vitit 1920 Kongresin e Lushjės.Ky ishte njė kuvend mbarėshqiptar,siē thuhet nė dokumentet e tij,fryt i "pėrfundimit tė njė marrėveshje tė pėrgjithshmė e tė gjitha viseve tė Shqipėrisė",qė mori pėrsipėr detyrėn e "forcimit tė bashkimit e vėllazėrimit ndėrmjet shqiptarėve,pėr tu siguruar vetėqeverimin e plotė tė Shqipėrisė dhe unitetin e gjithė shqiptarėve"(M.Ēami;"Lufta e popullit shqiptar pėr ēlirimin kombėtar (pėrmbledhje dokumentesh) ,Tiranė,1976,vėllimi II-tė dok.1). Ajo qė karakterizoi Kongresin e Lushnjės dhe Qeverinė Kombėtare e Sulejman Delvinės,ishte bashkimi rreth saj i tė gjitha forcave patriotike tė popullit dhe i trojeve shqiptare."Asnjėherė nė historinė e vet,-deklaronte nė atė ditė Aqif Pashė Elbasani,-kimbi shqiptar nuk ka qenė i bashkuar si ėshtė sot,me njė dėshirė tė patundur qė tė ketė qeverinė e vet,pas formulės " Shqipėria pėr shqiptarėt "(Po aty,vėllimi II-tė dok.89).
Nė njė kohė me pėrpjekjet qė bėri nė rrafsh ndėrkombėtar,pranė Konferencė sė Paqes sė Parisit,kundėr traktativave pėr copėtimin e Shqipėrisė midis tri shteteve fqinje dhe pėr pavarsinė e plotė tė vendit,qeveria e re,e vendosi nė Tiranė nė shkurt tė vitit 1920,vazhdoi me konsekuencė veprė e nisur nga Ismail Qemali;bashkoi njėra pas tjetrės viset e ndryshme tė atdheut .Por u desh tė ēlirohej edhe Vlora me krahinėn pėrreth,qė kishte mbetur ende nėn pushtimin Italian,tė derdhej gjaku i qindra luftėtarėve tė tjerė qė tė kryhej vepra e bashkimit kombėtar.Lufta pėr ēlirimin e Vlorės ka hyrė nė historinė e Shqipėrisė si njė epope e lavdishme,nė tė cilėn u shfaq me tėrė madhėshtinė e saj forca e unitetit tė popullit shqiptar pėr mbrojtjen e tėrėsisė dhe tė pavarsisė sė atdheut.Shtypi shqiptar shkruante nė ato ditė" Lufta e Vlorės ėshtė njė ēėshtje e pėrbashkėt e lidhur me jetėn e Shqipėrisė" ("Populli",Shkodėr,17.07.1919, "Drita", Gjirokastėr,16.06.1920 dhe 31.07.1920). Nė betejat e pėrgjakshme e tė pabarabarta qė u zhvilluan nė qeshor-korik tė vitit 1920 kundėr njė ushtrie tė shumtė nė numėr e tė armatosura deri nė dhėmb,nė Drashovicė,nė Kotė,nė Kaninė,nė Gjormė,Llogara,Tepelenė e brenda nė Vlorė,bashkė me fshatarėt e qytetarėt e kėtyre viseve qė pėrbėnin berthamėn kryesore tė forcave shqiptare,ishte pėrfshirė njė komb i tėrė,i gjithė Shqipėria,mijėra vullnetar nga tė gjitha anėt e vendit,jo vetėm nga krahinat e afėrta tė Beratit e Gjirokastrės,por edhe nga Tirana, Elbasani, Korēa, Peqini, Kavaja, Shijaku, Kruja, Mati, Dibra, Gramshi,etj.(Lufta e popullit shqiptar..., vėllimi II-tė,dok.323). Ishin kompaktėsi, uniteti i veprimit, guximi, patriotizmi i zjarrtė, qė populli shqiptar shfaqi nė luftėn e armatosur tė Vlorės, ata faktorė qė bėnė tė pavlefshėm Traktatin famėkeq tė Londrės tė 26 prillit 1915,si dhe projektet antishqiptare tė Konferencės sė Paqes,ata faktorė qė ruajtėn shtetin e pavarur shqiptar nė kufijt e vitit 1913.
Ndonėse i takojnė njė periudhe disi tė largėt,kėto projekte tė atdhetarėve shqiptar pėr bashkimin kombėtar,mbajnė gjithnjė njė theks aktual.Me jehonėn qė rrezatuan nė periudhat pasardhėse,me gjurmėt e pashlyeshme qė lanė nė mendimin politik dhe nė veprimtarinė praktike tė lėvizjes demokratike e asaj revolucionare tė mėvonshme,ato pėrbėjnė njė trashėgimi tė vyer,e cila,kaloi brez pas brezi si njė mėsim e testament i madh,qė historia e kaluar i la sė tashmes e tė sė ardhmes tė popullit tonė.

Gjilan, nėntor 2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara