HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


MIDIS LEGJENDĖS DHE REALITETIT

-- nga Ilir Seci

Ilir Seci Pėrkitazi me vėllimin poetik "Ora e meteorėve" tė poetit Skender Sherifi. Botoi Shtėpia Botuese "Globus R". Tiranė 1994.

Poezia e Skėnder Sherifit ėshtė njė prej shembujve interesantė tė letėrsisė sonė pasi ajo ėshtė model i poezisė, e cila u kultivua nė rrethana tė ndryshme nga krijimtaria e rrjedhes shqipe, poeti ishte shqiptar i cili u rrit nė perėndim, duke sintetizuar dy botė atė shqiptare dhe atė perėndimore. Falė rrethanave jetėsore, Skėnder Sherifi rritet nė Belgjikė, pasi familja e vet kalon njė kalvar te vertete vuajtjesh. S. Sherifi, lindi nė Viti (Kosovė) nė 1954, nė njė familje qė ėshtė nga Tropoja dhe pėr shkaqe politike tė kohės arratiset drejt Jugosllavisė, pėr t'i shpėtuar regjimit komunist, njė ikje e imponuar, e cila e shtėrngoi familjen tė jetonte disa vite ne Viti, Kosovė e prej andej nė Bruksel, Belgjikė. Nė Bruksel, Sherifi rritet me kulturėn frankofone por me gjakun e shpirtin shqiptar, gjė e cila hetohet nė krijimtarinė e tij. Skėnder Sherifi shkruan poezi shqipe me stil modern frankofon me njė stil qė ka pajtuar dy botė tė ndryshme, kuptohet kjo meritė e artit poetik. Enciklopedia Larousse, nė botimin e vitit 2003, e pėrfshin Sherifin nė faqet e letėrsisė botėrore.

Skėnder Sherifi Skėnder Sherifi ka punuar si gazetar i radiove dhe i shtypit belg, (pėr sektorin e kulturės e artit) ndėrsa tani ėshtė profesor i gjuhės e letėrsisė frėnge si dhe i marėdhėnieve publike nė njė universitet tė Brukselit. Ka botuar nė Paris dy vėllime me poezi "Diku, dikush" dhe "Oksigjeni". Pėrveē kėtyre librave ka pėrkthyer nė frėngjishte njė antologji tė poezisė shqiptare nga trojet jashtė kufinjve, tė titulluar "Dega e pikėlluar", (1979). Libri me poezi "Ora e meteorėve" ėshtė libri i tij i parė i botuar nė Shqipėri, njė botim i cili pėrfshin pėrzgjedhje prej librave tė botuar mė parė, duke prezantuar njė pjesė nga krijimtaria poetike e kėtij poeti. Libri konceptohet si njė tėrėsi prej tetė njėsish, duke ndėrtuar nje strukturė e cila vihet nė funksion tė domethėnies poetike. Tek poezia e Sherifit dominuese ėshtė ideja e domethėnies sė jetės, ekzistencės dhe problematika e qenies njerėzore. Duke na evokuar neve tėrėsinė e kėsaj problematike, temat brenda kėtij libri kanė jo vetėm idenė iniciale, por kompleksitetin e jetės, duke markuar kėshtu hapėsirėn jetėsore tė qenies sė thyer.

Qė nė ciklin e parė "Lojė e kundėrlojė" paralajmėrohet kjo domethėnie; poezia nė mėnyrė eliptike sjell pozicionin evokativ, sepse poeti nga njė pozicion jetėsor, evokon fatin e njeriut tė mbėrthyer nė pragmatikėn e jetės, pėrditshmėrinė e saj: "Autoportret";

"...Si njė aktor i ngrohur butėsisht nė lėvozhgėn e vet,
Kthehem nė mbrėmje nė shtėpi pas kėtij spektakli
bashkė me njė buzėqeshje humane dhe gjeste tė pashminkuara,
Nė kėto tramvaje, plot trishtim dhe mediokritet,
Dhe pas njė banjoje mbyllem nė dhomėn time...
Dhe ndjehem, vėrtet si njė kafshė nė zhdukje e sipėr,
Dhe pyes veten me njėfare ēudie,
Pėrse kaq pak dashuri tė vėrtete?..."

Kjo ėshtė njė poezi ku autori e zgjeron instrumentariumin poetik, kemi kėtu figura me kuptimėsim adekuat, tė cilat filtrojnė sentimentin dhe patetikėn qė zakonisht imponohet nga gjendjet e tilla, kur evokohet vetmia dhe kur situata ekzistenciale imponon etjen pėr kėrkim tė identitetit hapėsinor.

Ora e Meteorėve Depatetizimi i poezisė.
Nė librin "Ora e meteorėve" mund tė vėrejmė disa nga karakteristikat e poezisė moderne, poezisė sė re, e cila u kultivua viteve tė fundit, karakteristika tė cilat esenciale kanė atė qė te kjo poezi pason njė ndryshim tė dukshėm, duke iu pėrmbajtur me ngulm kėrkesave te kohės, ndryshimeve radikale edhe nė planin e receptivitetit, tė estetikės dhe tė rrethanave tė reja nė depėrtimin e traditės pararendėse dhe tė pėrvojės sė poezisė evropiane. Vepra e Skėnder Sherifit sikur e ka ndėrrimin e disa kodeve i cili fillon me thyerjet dhe modifikimet nė zgjedhjen e leksikut, pėr tė vazhduar pastaj edhe nė planin tematik dhe motivor. Poezia e S.Sherifit dallohet pėr qėndrimin e ndryshėm ndaj objektit tė kėngėtimit. Nė opusin e kėtij poeti shihet qėndrimi, sė pari, emocional ndaj objektit qė e merr pėr kėngėtim: patetika ėshtė esencė e intonimit tė vargut. Poezia e tij herė-herė ėshtė midis ekstazės dhe dhembjes, pak paradoksale nė gėrshetimin e dy gjendjeve tė kundėrta, por qė don ta shqiptojnė situatėn e vetėdijesimit pėr situatat e reja historike e sociale. Ndryshimi i perspektivės sė njeriut ka kushtėzuar edhe ndryshimin e qėndrimit emocional te krijuesit.

Poeti, sikur na sinjalizon nė poezinė e fillimit, insiston nė dlirėsi e ndjenjė, e cila do ta thoshte afirmacionin e jetės, afirmacionin e situatės sė re ekzistenciale. Nė poezitė e librit "Ora e meteorėve", (cikleve "Lojė e kundėrlojė", "Klasike", "Moderne", "Jetė a vdekje", "Arti tė ėshtė shqepur", "Oksigjeni", "Prishja me logjikėn", "Tė vdesėsh sė jetuari"), hetohet njė depatetizim i shprehjes, njėherit edhe vetėdijėsim se njeriu ėshtė qenie qė i kapėrcen caqet e pėrcaktuara sociale dhe se ai mund tė jetė faktori qe e ndryshon botėn:

"Moralizim"
"Urrenin rrenėn
Adhuronin te vertetėn
Kishin mėsuar te jetonin
Kishin mesuar te vdisnin"

Duke e ndjekur zėrin e brendshėm, mirėpo edhe imperativet e jashtme, tė cilat i theksuam mė parė, ky poet braktis patosin dhe ekstazėn, herė-herė duke lėnė prej tyre vetėm nje jehonė tė mbytur, dhe i kthehet realitetit, ambientin qė e ka aq afėr dhe qė e realizon ekzistencėn e tij, sė paku fizike. Duke qenė e nxitur nga dy shkaktarė, poezia nė fjalė del ndonjėherė edhe si sintezė e pjesėve disparate, frymėzimeve tė dy burimeve, shkrirje e dy imazheve, unifikim i dy botėkuptimeve. Perspektivėn e determinuar e zėvendėson kėsisoj me prirjen e tij pėr venerime tė reflekseve qė reflektohen nga vetė burimi. Edhe nė planin figurativ kemi thyerje tė dalluara, metafora, narracioni i shpeshtė, po kėshtu edhe retorika, modifikohen nė forma tė reja.

Karakteristikė pėr poezinė e S.Sherifit ėshtė konceptimi i metaforės. Metafora e cila herave mė tė shpeshta ndihmon sajimin e imazhit bukolik, pėrfton nė esencė, poeti mė tepėr priret kah dhėnia e mesazheve tė veta me kėtė mjet tė tė shprehurit poetik qė e shfrytėzon mirė. Midis legjendės dhe realitetit. Vija e modernizimit tė poezisė sė Sherifit shkon duke tangjentuar me poezinė e disa autorėve tanė mė sė shumti nė poezinė tonė nė Kosovė, pasi poeti atje edhe ka pasur kontakte me kėtė krijimtari, njohje e interesa, ndėrsa krijimtaria nė Shqiperi ishte pėrherė e mbuluar nga veli i hekurt i diktaturės. Variacionet e kėtilla tė insistimit pėr modernizim tė poezisė dallohen pėr rezultatet e mvetėsishme artistike edhe nė poezinė e poetėve tane ne Kosovė, ku kemi njė gjeneratė tė tėrė krijuesish qė kanė bėrė emėr dhe kanė mbetur nė letėrsi.

Kjo poezi nuk mund tė rrudhet brenda shembujve tė caktuar tematiko-motivor, sikurse do tė ishte tema e vendlindjes dhe e kurbetit. Ajo, para sė gjithash, ka njė shtrirje mė tė gjerė: fillon me legjendėn, prek historinė dhe krijon pika implikative me realitetin. Madje, mund tė thuhet pa mėdyshje, kjo poezi ėshtė plot implikacione dhe aluzione qė lidhen me realitetin. Me kėtė dėshmohet gjerėsia tematike dhe kuptimore qė, sikundėr thamė, herė-herė edhe tangjenton me poezinė e autorėve tė tjerė. Mė shumė se kėto pėrkime, tė cilat donė tė thonė mė tepėr qėndrimin aktiv tė autorit ndaj zhvlllimt tė poezisė sonė pėrgjithėsisht, janė interesimet tematike dhe transpozicionet e tyre poetike nė tekst.

Nė poezinė e S.Sherifit interesimi shprehet me tendencė pėr ta dhėnė shembullin e ekzistencės arketipe, pastaj atė nė njė ambient arketipor siē mund tė zgjedhė vendlindjen e te parėve te tij, le tė shohim poezinė "Shqiptari":

"Unė jam ai poeti shqiptar
Me shikim tė ēeliktė
Me 3000 vjet histori nė fytyrė...
Pak mė duhet pėr tė qėnė i lumtur
Ujė, ajėr, bukė e kripė
Pushka qe bėrė miku mė i mirė
Liria ishte ditė qė s'vinte kurrė...
Vėshtirė u besoj tė tjerėve
Aq shumė mė kanė tradhėtuar."

Ashtu si e thotė edhe vetė poeti nė parathėnie tė librit, ai atdheun e tė parėve e ka perceptuar gjithnjė sipas legjendave e tregimeve nga pleqtė si dhe nga leximet e ndryshme qė evokonin njė shembull tė lashtė tė shqiptarit njė model midis legjendės dhe realitetit. Tash poeti ndėrhyn nė kėta kufinj dhe pėrpiqet tė na sjellė njė perceptim poetik nė kėta kufinj me mundėsite e shumta qė jep arti poetik. Nė tjera krijime hetohet edhe pėrqėndrimi i vemendjes sė autorit nė situatat e caktuara historike dhe nė realitetin aktual. Ndėrkaq, semantizmi i vargut dhe i njėsive tė tjera tekstore ėshtė vendosur nė funksion tė ideve, qė marrin jetė prej figurave tė cilat janė tė funksionalizuara, nė kufinjtė tė personifikimit ose tė metaforave tė zgjeruara qė krijojnė kuptimin e vargut. Poeti e krijon bazamentin figurativ me praninė ndoshta edhe tė njė figure tė vetme, prej figurave tė tjera, qė shpesh i pėrdor ky poet, janė epiteti dhe metonimia poetike.

Vecanėrisht karakteristike ėshtė metonimia e cila kėtu paraqet raportin midis dy objekteve tė caktuara qė lidhen pėrmes asociacioneve. Botimi dhe njohja e Skėnder Sherifit edhe nė Shqipėri ėshtė njė rast i mirė pėr lexuesit qė tė njohė njė krijues shqiptar, i cili kaherė e ka merituar tė jetė nė bibliotekat shqiptare. Po ashtu tė njohė njė poezi, e cila duhet vendosur aty ku e meriton pse kemi tė bėjmė me njė art tė mirėfilltė e njė shembull tė qėlluar tė poezisė moderne aq mė tepėr nė kushtet e sotme kur shumė krijues kanė humbur fillin nėpėr shtigjet e poezisė moderne duke harruar se janė krijues shqiptarė sė pari dhe nėse duan tė shkruajnė poezi moderne duhet tė shkruajnė poezi moderne shqiptare, Skender Sherifi ėshtė njė shembull se si mund tė realizohet kjo.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara