HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqipėria Etnike, Shqipėria e Tanė, Shqipėria e Jonė

-- nga Jens Zajmi-Katanolli

Nėse e pyesim njė rus se ku fillon e ku mbaron Rusia, vėshtirė se mundet me u pėrgjigj i shkreti rus. Mundeni me pyet pse ėshtė kaq e vėshtirė me ditė me iu pėrgjigj kėsaj pyetje?!!

Unė them se ėshtė e vėshtirė jo vetėm pėr njė rus t'paditur por edhe pėr njė rus shumė t'kulturuar me iu pėrgjigj kėsaj pyetje. E para sepse Rusia ėshtė pėr mė shumė se 2/3 nji shtet artificial, pra i krijuar n'njė shtrat qė historikisht nuk ėshtė banuar nga popullatė ruse. E dyta, sepse shtrirja e Rusisė ėshtė kaq e madhe sa vėshtirė tė thotė dikush se e ka shkelur fund-e-krye, e pėr vijimėsi s'mund tė themi se e njeh "me sy mbyllur". Tjetėr se Rusia ėshtė e populluar nga mė shumė se 50 popuj tė tjerė tė vegjėl e tė mėdhenj (flasim vetėm pėr Rusinė, duke pėrjashtuar ish republikat sovjetike qė tashmė janė shtete tė pavarura), kėshtu qė edhe pėr njė rus ėshtė tepėr e vėshtirė pėr tė kuptuar se me t'vėrtete ku fillon e ku mbaron "Rusia e Vėrtetė". Sot pas shkėrmoqjes sė ish Perandorisė Ruse - Bashkimit Sovjetik, gjeografikisht Rusia fillon nga Kaliningradi (ish Kėnigsberg), nji "ishull nė kontinent", ish pjesė e Ost Projsen (Prusia Lindore) - nė perėndim, kėrcen si gjeli me njė kėmbė Lituaninė e Letoninė, rifillon, e mbaron nė gadishullin e Kamēatkės (emėr i marrė nga popullata kamēadale qė banon gadishullin) - nė lindjen e largėt; po kėshtu nė veri kufizohet me Oqeanin Arktik, buzėdet ose mė saktė buzėoqean plotėsisht i banuar nga popuj tė vegjėl e tė panjohur edhe pėr enciklopeditė e jo mė pėr njeriun e thjeshtė; kėshtu filluar prej kufinit me Finlandėn e Norvegjinė vijnė n'sira - karelo-finėt, lapponėt, nentcėt, komi-permjakėt, hantėt, mansėt, jamalėt, tajmalėt, votjakėt, marėt, mordvėt, tatarėt, bashkirėt, evekėt, jakutėt, ēukēėt, koriakėt e kamēadalėt n'kufi me Alaskėn. Nė jug prej stepave tė Donit e Vollgės, e tokave ranore n'brigjet e Kaspikut e deri n'kufi me Korenė Veriore e detin e Japonisė - numėrohen adigėt, ēerkezėt, ēermisėt, kabardinėt, ingushėt, osetėt (e veriut - ata tė jugut pėrfshihen nė Gjeorgji (Gruzi)), ēeēenėt, dagestanasit, kalmukėt, gjermanėt (e Vollgės), altajasit, hakasėt, tuvinėt, burjatėt, mongolėt, saskaēevanasit, e deri nė Krahinėn Autonome Ēifute me kryeqendėr Birobdishan n'kufi me Kinėn nė brigjet e lumit Amur. Pa llogaritur kėtu edhe dhjetėra popuj tė tjerė qė nuk i dihet emri e vendndodhja e qartė.

Kėshtu tatarėt i gjejmė nė Republikėn Tatare, nė Krime, nė zonėn midis lumit Don e Vollga, si edhe nė Kazakistan. Vetėm 1/5 e tyre jeton nė Republikėn Autonome tė Tatarisė. Me mėshirė mundem me thėnė qė rusi i shkretė nuk ka faj qė ėshtė injorant e "jo nacionalist i devotshėm". Eshtė tamam si ai njeriu i shkretė qė punonte gjithė ditėn e gjatė, e kur kthehej natėn n'rrugicėn e shtėpisė e pyeti njėrin prej shumė fėmijve (t'tij) se i kujt ishte; e fėmija iu pėrgjegj se ishte fėmija i tij!!!

A thua pėr shqiptarin ėshtė ky problem njė ekuacion me pesė apo gjashtė tė panjohura?! Them se ėshtė shumė mė e thjeshtė. Shqipnija nuk ka nji stėrzgjatje e turlilloj popujsh mbrenda vetes, qė t'jetė kaq e vėshtirė me kuptuar se ku fillon e mbaron. Pra ėshtė e mundur me u shkel e qėmtuar me mjaftueshmėri ēdo cep i saj. Fatkeqėsia qėndron n'atė qė ne akoma nuk kemi njė histori apo gjeografi qė t'na tregojė saktsisht kėtė. N'botimet e mėparshme bėhej e qartė qysh n'parathanie se: Kjo ėshtė historia e popullit shqiptar brenda kufirit tė Republikės sė Shqipėrisė. Pra po vazhdojmė me i qenė pėrjetėsisht besnik vendimeve t'Kongresit tė Pėrmetit; ku u vendos qė kufijtė e Shqipnisė janė tė pandryshueshėm.

Kėshtu ne vazhdojmė "me ja fal dreqit" shqiptarėt qė janė jashtė kufinit ndėrkombas! Ma qartė me thanė qė nuk kemi njė histori t'popullit shqiptar por kemi njė histori t'popullatės qė jeton brenda kėtij kufini "qė e duam kaq fort" megjithse na e kanė vėnė tjerėt e ne s'na pyetėn fare. Jemi pothuaj injorantė nė shtrirjen, vendndodhjen, emėrtimet e qyteteve, krahinave, lumejve e maleve; e jo mė fshatrave, prrojve apo liqeneve. Duke qėnė se nuk pėrmenden prej mė shumė se 55-sė vjetėsh ato po hyjnė nė fondin e harresės, tamam ashtu siē dėshirojnė ata qė punojnė pėr kėtė punė, sigurisht jo nė tė mirėn tonė. Eshtė pėr tė ardhur keq qė edhe gazetarė apo folės "tė njohur" - por qė nuk kanė formimin e duhur, pjesėrisht jo pėr faj tė tyre, keqinformojnė masėn e gjėrė tė popullatės me pėrdorimin e emėrtimeve tė tilla si: Xhakovica (pėr Gjakovėn), Peē (pėr Pejėn), Florina (pėr Follorinėn), Bitola (Manastiri), Kastoria (Kosturi), Biellopoja (Fushėbardha), etj., etj...

N'historinė e Shqipnisė nuk pėrfshihen jo dhjetvjeēarė, por qindravjeēarė e mijavjeēarė qė fatkeqsisht ne i dėgjojmė me habi nga tė tjerė, qė edhe pas qindra vjetėsh e ndiejnė veten mė shqiptarė (megjithse nuk e flasin shqipen rrjedhshėm) se ne qė jemi lind n'truallin shqiptar. E n'disa raste vejmė nė tallje e dyshim rezultate tė njė pune dhjetravjeēare t'personaliteteve qė bota i respekton, e ne me t'drejtėn e padijes i injorojmė apo hedhim poshtė; siē ėshtė rasti i Manjanit, Katapanos, Shuflait, Koljes etj., etj...
Me plot gojė mund t'themi qė "me gishtat e dorės! janė ata shqiptarė qė munden me thėnė saktėsisht se ku i thonė bukės-bukė, e ujit-ujė, pra se ku asht "Shqipni". Eshtė e vėrtetė qė njė numėr i vogėl njerėzish njohin nė mėnyrė evazive (tė paqartė) shtrirjen e Shqipnisė, por pjesa mė e madhe pothuajse nuk e njeh fare. Sot e kėsaj dite si mashtab mbahet harta e "Shqipnisė sė vėrtetė" e Prof. Ahmet Gashit (Qė nuk pėrfshihet nė tekstet e historisė). Pa minimizuar vlerat e saj pėr atė kohė: A ėshtė e mjaftueshme kjo? Mendoj qė jo! E para qė edhe kjo harte ėshtė tepėr e pėrciptė, pra me pak tė dhėna. Eshtė pėrpiluar n'vitin 1944, pra pothuajse pėrpara 60-tė vjetėve. Pra s'mundet me qenė e vyeshme pėr kohėn. Janė bėrė pėrpjekje pėr tė botuar harta tė tjera, por tė pashoqėruara me propagandėn e duhur nga shteti apo institucionet kulturore. Duket ėshtė frika se na idhnohen fqinjėt.
Ka pasur periudha tė shkurtra kur politika "liro-shtrėngo", nė reflektim tė plotė me marrdhėniet ndėrshtetnore lejonte me rizgjuar kujtesėn popullore se trupi i Shqipnisė vazhdonte pėrtej kufinit. Atėherė njerzit kujtoheshin se kishin lanė trojet e t'parve, dikush vllaznin, krushqin, nanė e babė pėrtej asaj vijės abstrakte e t'padukshme qė quhet kufi; pra aty ku fillon e mbaron diēka. Kėshtu lindėn koncepte abstrakte pėr shqiptarėt e Jugosllavisė, duke i emėrtuar tė gjithė si "kosovarė". Kėshtu "kosovarėt" u globalizuan si shqiptarėt e Kosovės, ashtu edhe ata tė Malit tė Zi, ata tė Kroacisė (Dalmacisė), Sanxhakut, Bosnjes, Kosovės lindore, ai i nahisė sė Maqedonisė. Po kėshtu me emėrtimin "ēam" u globalizuan tė gjithė shqiptarėt e trevave qė sot gjenden pėrtej kufirit tė Shqipėrisė me Greqinė, gjė qė s'ėshtė e drejtė. S'mundemi me emėrtuar "ēam" - shqiptarin e nahisė Kostur - Follorinė, Korfuzit, atė tė Artė - Prevezės, Thesalisė apo Selanikut, Atikės apo Athinės, apo tė Peloponezit ose ishujve tė Egjeut (E gjiut). Kur dikush tash trumbeton nismėn pėr njė linjė tė re ajrore me Shkupin (Tiranė-Shkup), askush nuk kujtohet me thėnė se kemi pasur deri para lufte (Luftės s'Dytė Botnore) linja ajrore me Dibrėn, Shkupin, Strugėn, Manastirin e Ohrin (flasim vetėm pėr nahinė e Maqedonisė). Kėsaj kulture dasie e harrese i shėrbeu edhe heshtja e plotė pothuajse pėr ngjarje e njerėz shqiptarė tej kufinit. Vetėm n'ato raste kur ngjarja ėshtė madhore, apo vazhdoi veprimin edhe n'territorin e sotėm tė Shqipėrisė, atėherė ajo mund tė ceket nė dy-tre rreshta ose rallėherė n'kapitujth. Me keqardhje konstatohet se informacioni pėr emėrtime, emra personash, data, ngjarje plotėsuese qė kanė lidhje me ngjarje madhore, n'rastin mė tė mirė vetėm pėrmenden, tjetėrherė ose nuk thuhen, ose i ndėrrohen vendet personave si t'ishte fjala pėr njė skuadėr futbolli. Bjen fjala figura botnisht t'njoftuna si: Thoti, Knonsi, Omiri, Enea, Aqileu, Agamemnoni, Paridi, Odhiseu, Leka i Madh, Dari, Bardhyli, Spartaku, Kostandini i Madh, Justiniani, Dikloceani, Kopiliqi, Araniti, Qyprilit, Napoleoni, Mehmet Aliu, Bushatllinjt, Gjikat, e deri tek Kryezinjtė, Toptanasit, Zogu, Hasan Prishtina, Idriz Seferi, Fishta, Konica, Shaban Polluzha, etj., etj.,; tė gjithė kėta emra e qindra e qindra tė tjerė ose nuk bėjnė pjesė n'Historinė e Shqipnisė ose pėrmenden vetėm si figurant n'te, pra i thuhet emri por mbetet pothuajse enigmatike veprimtaria e tyre.
Kjo vetkrasitje, ose mė mirė vetkastrim, solli atė gjendje tragjikomike tė dhjetė-dymbėdhjetė viteve mė parė kur njė shqiptari nga Kosova me t?drejtė i bėhej pyetja naive po aq edhe fyese: ?Sa mirė e paske mėsuar shqipen?!!? Falė zhvillimeve t?fundit tė viteve 90-tė filloi me u zbeh perēja letargjike. Por ndėgjegjja kombtare ėshtė pak me thanė se ėshte ?pėrtokė? (siē ka thėnė poeti ? ?pse ke ra me kry n?hi?). Dihen pak-a-shumė arsyet se pse ėshtė kjo gjendje; rrjedhur nga niveli ekonomik e politika servile e mė shumė se e nėnshtruar kundrejt shteteve t?huaja, mbytja e ekonomisė vendase qysh nė qelizė, politika doganore, etj. Si mundet shqiptari me e ndjerė veten krenar i t?qenurit shqiptar, kur edhe djathi, qumėshti, tlyni, domatet, patatet, kastravecat, vezėt, e deri edhe buka vijnė nga jashtė?! Por a mundemi me ja lanė fajin shqiptarit t?thjeshtė pėr kėtė gjendje?! Besoj se pėrgjigjen e dijnė t?gjithė, edhe ata qė nuk duan ta pranojnė.
Eshtė detyra e ēdo intelektuali e shqiptari njėkohėsisht me e rrit e mbajt lart ndėrgjegjen e bashkkombasve. Sa mė e lartė t'jetė ndėrgjegjja kombtare nė total e gjithė shqiptarėve pa dallim se ėshtė i kėsaj pjese t'Shqipnisė apo asaj, aq mė mirė kanė me filluar me shkuar punėt e Shqipėrisė. Por gjithmonė duhet me kuptuar se kusht i parė ėshtė rimėkėmbja ekonomike! Vetėm atėherė mundemi tė fillojmė, tė shpresojmė pėr njė psikozė apo psikollogji gjithėkombtare, qė do t'ishte fillesa e kthimit n'rrugėn e duhur t'asaj qė do ta kishte emrin "E mira e Shqipnisė ėshtė e mira ime". Nuk vazhdohet mė tej me moralin e asaj fabulės: ... ra kolera n'vend; larg krahinės time, ra n'krahinė; larg katundit tim, ra n'katund; larg shtėpisė time, ra n'shtėpi; larg b... time.
Dihet qė shtetarėt apo pseudopolitikanėt tanė janė pjellė (term qė pėrdoret pėr kafshėt) e sistemit tė kaluar, e pra kanė mungesa tė mėdha si nė drejtimin e vendit ashtu edhe nė dozėn e kombėtarizmit. Kjo vihet re jo vetėm nė spektrin e ashtuquajtur tė majtė, por edhe tek tė vet-emėruarit tė djathtė, si edhe ata qė nuk e dinė se ē'janė. Ndryshe si mund t'shpjegohen pranimi pa kushte i rilidhjes sė marrdhėnieve me Beogradin, ndėrkohė qė ishin ata qė kėrkuan ndėrprerjen e marrdhėnieve diplomatike me Shqipėrinė, ishte Beogradi ai qė shpėrnguli mėse 500.000 shqiptarė vetėm nė Shqipėri (Cili vend i zhvilluar nė botė do ta pėrballonte njė fluks tė tillė refugjatėsh?!). Shqiptarėt e mbajtėn vėllain e tyre se e ndjenė pėr detyrė ndaj vetvehtes e jo se i detyroi qeveria apo dikush tjetėr. E kėshtu kanė qenė shqiptarėt gjithėherė. Kufiri verior i Shqipnisė ishte nė gjendje lufte t'pashpallur (Lufta pėr lirimin e Kosovės 1998). Kurrė nuk u kėrkua falje zyrtare apo individuale nga Beogradi. N'lakoren kohore 1878-1990 u vranė e masakruan sipas shifrave qė kurrė nuk u shpallėn nga ata qė e kanė pėr detyrė mos me i shpallė: 1.000.000-1.500.000 shqiptarė, vetėm nga pjesa shqiptare qė sot gjendet jashtė kufirit t'Shipnisė zyrtare (qė ėshte pothuaj dy herė mė e madhe se Shqipėria zyrtare (e njohur)), pa llogaritur kėtu t'shpėrngulurit. Gati n'ēdo qytet tė madh shqiptar kemi lagjet e muhaxherve, lagjia e kosovarve, lagjia e dibranėve, lagjia e ēamve. A ėshtė kaq e vėshtirė me i shpjegu kėto?! Pa llogaritur kėtu ata qė i detyruan tė ndėrrojnė fenė e emrin, e me kushtin qė t'paktėn nė publik mos me e pėrdor gjuhėn shqipe. E sot pėrballemi me fenomenin e ēuditshėm tė shpikjes sė popullsisė myslimane, qė pėr sa mendoj unė ėshtė kėshtjella e fundit qė u zgjodh nga ata shqiptarė pėr me e dalluar vehten nga sllavėt.
Nga Beogradi kėrkohet me ngulm qė tė kthehen rreth 200.000 serbė, qė na paskan jetuar n'Kosovė, e tė kenė t'drejtė vote. Kėrkush nuk u ngrit me thanė pse t'mos kthehen edhe ata 300.000 shqiptaro-kosovarė tė Shqipnisė, po ata miliona shqiptarė tė Turqisė (bėhet fjalė pėr 5.000.000 qė e flasin shqipen nė shtėpi, e nė total rreth 8.000.000 qė janė me origjinė shqiptarė, shumica nga Sanxhaku, Malizi, Kosova e Maqedonia), kur qyteti me numrin me popullsi mė tė madhe shqiptare (Tirana llogaritet tė ketė rreth 800.000) edhe sot e kėsaj dite mbetet Stambolli (me mbi 1.000.000 banorė shqiptarė). Mijra t'tjerė qė emigruan n'brigjet e Dalmacisė e n'Itali, tė tjerė nė Bosnje (para luftės nė Bosnje llogariteshin saktėsisht 31% boshnjakė-myslimanė, 23% sėrbė, 18% kroatė dhe 5% e popullsisė sė Bosnjes tė ishte shqiptare, kryesisht nė Sarajevė, qė ėshtė vazhdimi i trungut shqiptar - Sanxhak-Kosovė). Kėrkush nuk u interesua pėr ta. A thua do t'ia japin edhe atyre t'drejtėn pėr tė votuar?!
Na vdiq se ē'na vdiq njė kryeministėr apo nji zvendėskryeministėr sėrb (Lexo: Sėrv-shėrbyes, shėrbtor)!!! Parlamenti shqiptar duhet me e treguar vehten pėrpara Evropės se ne e qajmė atė edhe mė shumė se t'zotėt e shpisė. Ne i duam fqinjėt (nė kėtė rast hasmin) mė shumė se njerėzit tonė!!! Ne mbajmė zi, s'ka gjė se ai ėshtė shtetar i njė shteti qė ka vra e vazhdon me vra mishin e gjakun tonė. Po s'ka gja, ne jemi bashkėkohor, nuk duhet t'i vejmė re kėto gjėra t'vogla!!!
Na erdhi se ē'na erdhi nji ambasador i ri: Pėr pak nuk filluan tė kėndojnė atė kėngėn "Nusja re, moj nusja re...", sa i mirė mor xhan, apo nuk e flitka shqipen ujė... Reklamė mė e qėlluar zorr se bėhet. Tani qė na erdhi ky ambasador i zgjidhėm hallet! Na dridhet goja me thanė njė fjalė pėr shqiptarėt e Maqedonisė, edhe kur flasim themi shifra qesharake: 23-25% shqiptarė. Se mos i ngelet hatri qeverise maqedonase!? Kur krisi pushka u pa se sa ishte pėrqindja e popullsisė; "maqedonasit" s'kishin burra me ju pėrgjigj shqiptarėve. A thua maqedonasit janė t'gjithė gra?!? Ndoshta!
Si mundet qė popullsia shqiptare (megjithė shpėrnguljet masive tė herė-pas-hershme deri mė 1968) n'Maqedoni t'jetė vetėm 23-25%, kur gati t'gjithė qytetet e mėdhej janė qytete shqiptarė; duke filluar nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Dibra, Kėrēova, Ohri, Struga, Manastiri e Pėrlepi. Pėr qytete tė ashtuquajtura "maqedonase" (se ata nuk meritojnė tė pėrdorin emrin e vendit tė Lekės sė Madh tė Maqedonisė - qė ishte padyshim shqiptar, e jo vetėm ai por e gjithė popullsia ishte shqiptare), na mbetėn vetėm Stobi e Gjevgjelia. Nuk po pėrmendim kėtu lindshmėrinė e lartė tė shqiptarėve, qė ėshtė emėrtuar tepėr e rrezikshme si nga sėrbėt, malaziasit, e maqedonėt; qė nuk shpjegohet nga "kultura jo e lartė e popullatės", pėrkundėr ėshtė njė kundėrpėrgjigjeje tepėr e ndėrgjegjshme e ndjenjės sė fortė e t'patundshme tė atdhedashunisė sė shqiptarve.
Ne jemi vend qė kemi pranuar tė jetojmė n'paqe me fqinjėt qė na i vrasin bashkėkombasit n'kufi, edhe pse ekziston njė ligj qė ndalon ta vrasėsh tjetrin pėr kalim kufiri. Ministrat maqedonas deklarojnė se nė Shqipėri na jetokan 350.000-400.000 maqedonas (t'gjallė-e-t'vdekur se bėjnė dot kėtė numėr!!), e kėrkush nuk i pėrgjigjet, kėrkush nuk fyhet. T'njėjtėn gjė bėjnė edhe grekėt; e ne na dridhet zėri pėr tė kėrkuar njė vizė pėr kalim kufiri.
Pėr t'i bėrė qejfin Evropės ne bėhemi t'gjithė tė krishterė, bile edhe ēifutė po t'na thonė, pėr t'qenė t'pranueshėm, ne e ndalojmė hoxhėn me kėndu n'minare, se mos na besdisen ambasadat e huaja (qė janė edhe turistėt e vetėm n'Shqipėri), s'ka gjė se kėmbanat e kishave bien sa herė e kane pėr detyrė me ra. Si mundet Evropa me na treguar ne marrėdhėniet ndėrfetare, kur historikisht ata i kanė parė fetė e tjera si kundėrshtare. Kur Kostandini i Madh (nga e mori emnin Kostandinopoja), qė e njohu pėr herė tė parė zyrtarisht fenė e krishterė (pas gjithė atyre masakrave) ishte njė shqiptar. E pra ne njerzit e prapambetur, me bisht, qė kemi tre fe, brenda njė kombi, e qė shkojmė kaq mirė me njėri-tjetrin, duhet t?marrim shembull nga Evropa qė nė t'shumtėn e rasteve ka njė grup fe-shė ose derivate tė njė feje (katolikė, ortodoksė, protestantė, anglikanė, evangjelistė, kalvinistė etj., qė kanė njė histori shumė t'hidhur me njėri-tjetrin (Luftrat fetare)). Sipas tregimeve gojore nė fund-fillimin tė kėtij shekulli nė Tiranė u shpėrngulėn nga rrethinat e Shkodrės 20 familje katolike.
Familjet tiranase myslimane pėrveē lejimit tė banimit nė tokat e tyre, ndihmės nė ushqime e faljes sė banesave; mblodhėn lekė pėr ndėrtimin e kishės katolike, qė kėta njerėz tė kishin mundėsi tė kryenin ritin e lutjeve nė shtėpinė e zotit. Ku ka nė botė njė shembull tė tillė?! Kjo u pėrsėrit me rastin e rihapjes sė kishave e xhamiave; njerzit pa dallim feje ndihmuan nė hapjen e rindėrtimin e tyre. Ne i shkojmė pėr vizitė n'gėzime fetare njėri-tjetrit edhe pse jemi me fe t'ndryshme, por siē duket kėto veprime i bėjmė nga prapambetja qė kemi!!
Kush duhet tė mėsojė pėr kėtė problem nga njėri-tjetri? Pėrgjigjja ėshtė tepėr e qartė! Me e dashtė Shqipninė ka vetėm njė mėnyrė; me qenė i ndershėm. Pra mos me ba pazar n'kurriz t'bashkombasve tanė, siē kanė bėrė (fatkeqsisht) shumė njerėz qė janė bėrė milionerė n'dollarė brėnda natės. Po nuk kanė pėr t'parė ditė tė mirė, se ato janė gjaku e djersa e shqiptarve!
Pra vėllezėr shqiptarė - Shqipnia duket e vogėl, por ėshtė kaq e madhe, siē ėshtė shpirti i shqiptarit, por edhe ka halle shumė, siē ka shqiptari.
A ka shembull qė mund t'i pėrqaset Nanė Terezės, a ka shembėltyrė mė tė mirė pėr shqiptarizmėn? Shqipnija Etnike nuk bėhet me deklarata a shkrime qė fund e krye kanė ndjenjėn e pėruljes, disa herė edhe t'lypjes. Si mundet me e konceptuar veten shqiptari "lyps". Asgjė nuk fitohet me lutje, vetėm sa zgjat ditėt e agonisė.
N'qoftėse ne nuk japim shenja se jemi akoma n'jetė, e t'vlefshėm pėr njerzimin siē kemi qėnė pėr mijėra vjet, kemi me u shujtė pak e nga pak. Kėrkush nuk don me ndihmu njė njeri qė ėshtė n'buzė tė varrit. E n'Shqipėri investohen miliona pėr me ja arrit kėsaj. Shumkush e din kėtė. Po e shohim qartė se si sėmundjet qė deri dje i kishte vetėm Shqipnija, sot vrejmė se janė injektuar edhe n'Kosovė, Maqedoni e tjetėrkund.
Po kurrsesi nuk duhet tė plogėshtohemi, s'duhet me e humb shpresėn!
Ka ardhur njė kohė e re, e m'duket n'favorin tonė, e kemi njė mik t'madh qė po na ndihmon. Marathonomaku ėshtė nisur (ai qė thotė tė marat, tė mbarat, lajmet e mbara, lajmėtari). Eshtė njė shans qė ndoshta nuk na vjen mė nė njė mijėvjeēar. Duhet me ditė si me e dashtė veten mė fort e mė drejt. Koha po punon pėr ne, por ne akoma nuk po punojmė pėr kohėn tonė. Shqipnija Etnike ėshtė tek ēdo shqiptar. Sa mė e madhe e mė e fortė bėhet Shqipėrija aq ma i fortė e mė i nderuar ėshtė ēdo shqiptar, edhe ai qė nuk jeton n'truallin amė. Njė Shqipėri mė e fortė dhe e vėrtetė vetkupton edhe njė shqiptar mė tė prezantueshėm nė botė. Eshtė njė ēėshtje reciproke e dyemėrthit: Shqiptar-Shqipni !

Nuk ėshtė shumė e vėshtirė pėr ta kuptuar kėtė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara