HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mendime pėr botime tė reja nė komunitet

Vargje qė ruajnė ekuilibrin e ndjesive tė ngrohta shqiptare

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova

Refleksione mbi vėllimin:
[email protected]
tė poetes Elinda Marku

Shumė vite mė parė, diku, nė njė enciklopedi italiane, kam lexuar me endje, se macja blu, shėtit ēdo ditė buzė kaltėrsisė sė detit nė brigjet e Itakės, nė kėrkim tė peshkut tė artė… Dhe tek poetja e talentuar Elinda Marku, macja blu, rishfaqet sėrisht. Ky rit apo truk popullor, ėshtė pėrsėritur nėpėr agimet e fundshekujt, pėr tė ardhur nė formė simbolike nė faqet shkrimore marramendėse dhe adresat e postės elektronike…
Gjatė bisedave tė shpeshta telefonike nga New York-u nė Detroit, miku im dhe botuesi i revistės informativo-kulturore kuptimplote: “KUVENDI” poeti e publicisti Pjetėr Jaku, mė fton tė dėgjoi disa krijime tė poetes Elinda Marku…
Qė nga ajo natė, mė mbetėn nė kujtesė esenca sintetike e vargjeve, qė hijshėm ruajnė ekuilibrin e natyrės krijuese, tė mbrujtur me nektarin e shpirtit tė pastėr rinor, pavarėsisht udhėtimeve tė lira tė mendjes sė poetes Marku.
Poezitė ēlirojnė natyrshėm larminė e tematikave. E kėsisoj, krijuesja, ka mall tė dėgjojė pandėrprerje cicėrimen e korit tė zogjve tė pyllit, qė si simfoni pėrshkojnė vargjet nė ēdo kohė dhe rrethanė qė gjendesh. Pėr vargėzuesen e pjekur nė ide dhe poezi pas poezie, cicėrimat tashmė e kanė vėnė nė zemėr vulėn e mosshlyerjes nė muret ngjyrė kuq tė zemrės sė saj.
Fierza, njė qytez nė Rubik, ndjen largimin e djemve tė rinj drejt dhenave tė huaja nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė. Nga ana e tjetėr, shtėpitė e braktisura tė fshatit, kanė vite qė ndjejnė mungesėn e aromes sė buzėqeshjeve tė baballarėve tė ardhshėm tė familjeve tė reja. Dhe pėr kėtė brengė, qė po rri e zgjuar pėrherė nė vendlindje, poetja Marku shton se: “Nė “Kroin” e fshatit, vajzat nuk kanė me kė tė qeshin/ Vajtojnė moshat e tyre tė ikshme, nė ikjet e djemve…”.
Malli dhe lutja pėr kthimin e djemve, ka bėrė qė edhe pleqtė e mbetur jetim nė shkretėtirėn e shtėpive tė vetmuara (bosh) dogjėn edhe pemėt e fundit, qė sido qė ta shikosh janė historia e shekujve, sepse sipas traditės sė lashtė shqiptare, ēdo familje mbillte si vijimėsi tė jetės pemė qė tregojnė pėrjetėsi, mbasi ato jetojnė me shumė se njerėzit. “Kroi” i fshatit, “Kodra e dėllinjave”, “Guri i gjatė” pėr poetėn Marku janė tri pika tė rėndėsishme, ku jeta e njerėzve, hallakatet nėpėr qetėsinė e kohės dhe humb pa e ndier e kuptuar udhėve tė botės.
Ajo me lozonjaritetin ėndrrimtar, duket sikur luan me dashurinė, mbasi i kėndon artistikisht me shumė pėrkėdheli, pėrkujdesje dhe dhimbje zemrave tė lėnduara. Poetja, krahason dashurinė me kopshtin e dėshirimit, ku ajo kundron Ylberin e ardhjeve tė “Princit tė Kaltėr” dhe ndjenjėn e thellė e nderon si njė hyjni mbi shtėpinė e pastėr prej qielli tė zemrės, qė vibron kujtime tė shkruara…
Edhe nė poezitė e tjera, qė shoqėrojnė vėllimin me titull tė qėlluar autorja Marku, si njė kujdestare e dashurisė lėshon dhimbjen e shpirtit mbi partnerin, duke e porositur shpesh mos…mos…mos… e mallko dashurinė me takime… “Mos i vrit trupat tonė nė orgazma/ mos m’i shuaj ulėrimat nė pritje/ mos e mėso ē’ėshtė malli…”.
Poezia vjen dhe shtrydhet nė mendime tė koncentruara, qė nė trurin e poetes mė kohė kanė bluar pėrvojėn e vargut me mendim elokuent, me njė dozė tė lartė figurshmerie artistike dhe stil tipik origjinal, qė po spikat nė shumė vėllime tė kohės moderne, qė shpesh kam pasur fatin dhe nderin tė lexoj e rilexoj librat qė mė vijnė nga New York-u, Michigan-i, Texas-i, Stamford-i, Florida, California etj.
Si pa e kuptuar, natyrshėm nė vėllimin e ri poetik macjablu, pushtohesh nga vorbulla e aromės sė pyllit, lėndinave mbuluar me gjelbėrimin, qė ka si privilegj klima e pasur mesdhetare e Evropės Jugore, gurgullimėn e kristaltė tė ujit tė rrėmbyeshėm, qė buron dhe rrėshqet me furi nga shpatet e thepisura, qė kulmojnė me pushin e bardhė tė dėborės, lisave tė harlisura tė bjeshkėve kreshnike, qė ruajnė bukurinė dhe freskinė e natyrės nga ajri i shėndetshėm nė vendin e shqiponjave…
Malli dhe dashuria, janė binjake tė shpirtit tė njeriut, qė herė herė rishfaqen me zemėrime tė bukura poetike. Nėse artistėt e tė gjithė zhanreve, do tė kishin fatin e nderin tė drejtonin fatet e brishta tė popujve tė botės, tė paktėn vetėm dhjetė vjet pandėrprerje, ėndrrat qė pushtojnė ēdo ditė mendjet e tyre tė begata, do tė ishin berė realitet dhe njerėzimi me mirėsi, dashuri e respekt do tė kishte udhėhequr mirėsisht me vlera dhe enėrgji pozitive, si vetė natyra e artistėve. E kėsisoj, e keqja, smira dhe egoizmi shkatrrimtar, me kohė do tė ishte strukur nė kalendat e muzeumeve pa vizitorė, si dėshmia e asaj se ku ishim e ku jemi sot…
Elinda, si poete me pendė tė mprehtė e mendim tė kulturuar vret heshtjen, thyen shabllonizmin tipik pėr rrymėn e socialrealizmit, qė ende vegjeton si sėmundje e smirės nė “konkurset” e vėllimeve tė reja poetike nė vendlindje, ku pėr mė tepėr etėrit e kėsaj rryme (komunistėt), janė pėrbėrėsit kryesorė tė jurive nacionale tė konkurseve. Ata pėr brezin e ri sot, qė nuk mendon e shkruan poezi si ato, shprehen se “nuk dijnė tė shkruajnė”, duke i privuar kėsisoj nga e drejta pėr tė qenė fitues tė trofeve, qė lexuesit e rinj bashkėkohorė ua kanė dhėnė me kohė vlerėsimin e tyre poezitiv e suksesin pas vitit 1990. Quo Vadis!? Poetja lirshėm vallėzon me tematikėn e pėrzgjedhur hijshėm, pėrsonazhet frymorė e jofrymorė, me dashuritė e jetuara dhe imagjinare, me ylberin, qiellin, qė herė herė loton, trishtimin e pafund dhe lumturinė si opozitė e saj. Ajo me pendė, herė ėshtė dashuri, herė qiell i kaltėr me pafundėsi, herė zog mali e herė flutur fushe, herė humnerė, ku lumenjtė pikėllimin e thellė kanė derdhur mbi tė…
Marsi i vitit tė mbrapshtė 1997, ka hyrė nė historinė e Shqipnisė si njė njollė e zezė, ku “shqiptarėt”, nė emėr tė askujt dhe kundėr askujt filluan tė “martirizohen” me vetvrasje. Era e barutit tė kallashnikovėve tė Stepave tė Siberisė, tre gishtėrinjtė e Serbisė, ngritur me mburrje nė Jug tė Shqipnisė (nė vendin e revoltave gjevgjito-komuniste) dhe tritolet macedunoiste, mori me vete mijėra jetė njerėzish tė pafajshėm, shkatėrroi dhe dogji mirėsitė e vatanit e lodhur edhe herė tė tjera nga diktatura e proletariatit. Nė vend tė reshjeve tė shiut, qė krijoi Zoti nė dobi tė natyrės, filloi tė bjerė breshėria e plumbave ēorrė, qė provuan cilėsinė e markės sė tyre mbi trupin e brishtė tė fėmijėve tė pafajshėm si vetė jeta e tyre…
Dhe poetja, si njė dėshmitare e kujdeshme e kėsaj tragjedie tė stimuluar nga pushtat nė pushtet (1997-2004), ka prekur kėtė plagė tonėn, por me njė kėndvėshtrim tjetėr, qė nuk kanė nevojė pėr koment. Ndėr tė tjera ajo vargėzon kėshtu:

“Blejmė kėpucė tė grisura,
lotėt mbaruar
ua huazojmė reve barkthata
qiellin brekėshkyer e ulim rrėzė kokės.
Kėto ditė tė tmerrshme ndjellim fatkeqėsi
ose tėrmet, qė s’mund t’i shpėtosh.
Qyteteve, rrugėve ēarkojnė paqeruajtėsit,
tė heshtur, indiferentė, tė ēuditur
pėr ardhjen e tyre (ku janė pushtuesit?!)
Kėmbė tė huaja kėto ditė kėtu s’kanė shkelur,
ne, veshim kėpucėt e tė tjerėve
e na rrinė tamam.
Armėt e tyre heshtin
tonat qėllojnė: vrasim vetveten
duke shpresuar tek mėkatet.
Mėkatet janė bėrė krime!
Tė gjithė jemi kriminelė!
Urtia, ėshtė budallepsur,
poezia, idiotėsi, moderne,
dashuria, plake e virgjėr
Europa kujton tė shkuaren e vet.
Medet!”

Vendlindjes, tokės sė tė parėve, ajo i kėndon me mall, dhimbje, dashuri, dlirėsi, mirėsi, mirėnjohje, mbasi nė Shqipni janė tė lidhuna organikisht gjuha, gjaku, territori, fisi, krahina e qytetet… Ajo artistikisht i jep ngjyrat, qė simbolizojnė jetėn, historinė, fitoret dhe humbjet, vuajtjet, sakrificat dhe mbijetesėn e njė ndėr popujve mė tė vjetėr nė kontinentin plakė tė Europės.
Historinė e skicon thekshėm dhe me fjalė tė kursyera, qė nė sintezė shprehin esencėn domethanėse. Ja se si i vargėzon poetja Atdheut tė vet:

“Ky qiell i thinjur
i kuq, i grisur,
i lėnė, i pėrlotur,
i rėndė, i rėnė,
ky qiell pa njerėz,
pa engjėj,
pa djaj.
I shkretė ky qiell, kaq i shkretė,
si tė jetė sozia e vendit tim!
Mos u thinj pa ardhur unė,
mos u nxi pa tė puthur,
mos u gris pa tė dashur,
si herėn e parė e mė fort
rėndohu,
po mos bjerė.
Vuaj,
por mos vdis.
Qaj,
edhe nga gėzimi.
Se, jam njeriu yt:
Engjelli yt
Djalli yt.”

Do tė mė pėlqente mė shumė, pėr hirė tė sė vėrtetės sė shijuar pas leximit tė plotė tė vėllimit poetik [email protected] me autore poeten e talentuar Elinda Marku, ta mbyll vėshtrimin tim shkrimor tė shpejtė me titullin e pasmė tė poezisė “Lajmėrim”, qė ndryshe nga pikėllimi, por me gėzimin qė buron natyrshėm nga zemra, se njė talente e re nė fushėn e letrave shqipe ka trokitur me tė vėrtetė, me njė kurajo dhe me autoritet po zė njė vend tė merituar nė lėvrimin e gjinisė sė poezisė.
Elidės, Zoti, me sa duket i fali talentin, ndėrsa poetja me frymėn e thjeshtėsisė dhe modestisė i dhuroi besimin, pėr tė zotėruar me dinjitet kėtė dhunti, qė jo tė gjithė e kanė si privilegj.
Urime!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara