HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


TĖ GJITHĖ SOT NĖ PROTESTA

-- nga Koha Jonė, E Shtune, 07 Shkurt 2004

Po. Eja edhe ti sot ne mesdite ne Sheshin "Skenderbej". Nese ke dilema te ndryshme, mjafton te mendosh se pse po behet protesta e sotme, dhe menjehere do te qartesohesh. Sot do te mblidhemi ne shesh, duke shfrytezuar nje prej te drejtave tona themelore, te drejten e organizimit dhe tubimit, per t'i thene "Ik", Kryeministrit qe percmon dhe ka neveri per qytetaret e tij.

Per t'i thene "Ik", shefit shterpe te ekzekutivit. Njeriut te fjalimeve me vizion, por te pakpunes dhe me produkt zero.

Sot do t'i themi "Ik", funksionarit qe e ka mendjen gjithe kohes per te lene atdheun, e per t'u leshuar ne fundjava perrallore neper Europe, e kur kjo s'mjafton, nis eksplorimin ne Azine e afert dhe ne Afrike. T'i themi pra "Ik", kryeministrit turist te popullit refugjat.

Sot duhet t'i tregojme Nanos qe nuk meritojme me te qeverisemi nga nje njeri qe injoron traditen e shqiptarit, duke mos marre pjese ne nje zi kombetare. Nuk meritojme me, te kemi Kryeminister politikanin qe vazhdon pushimet ndersa ne vendin e tij mbyten 21 vete ne det.

Duhet t'i themi "Ik", atij qe mendon thjesht e vetem per interesat personale dhe aspak per ato te qytetareve. T'i tregojme matjen e kohes, atij qe firmos shperblime per veten e tij per gjoja pune te mire, ndersa cdo dite ne vendin qe ai qeveris ka vetevrasje te nxitura nga varferia in-extremis.

Duhet domosdoshmerisht t'i themi "Ik", njeriut qe po shkreton administraten nga profesionistet dhe njerezit e zote dhe qe mban ne vend te tyre kongresmenet e bukes se gojes.

Sot duhet t'i themi qe: "mbaroi epoka dhe koha jote", politikanit qe na perfaqeson ne Bruksel ne menyren me te turpshme, duke qene se shkon atje per vizite dhe merr vetem verejtje, kritika, fshikullime, dhe asnje premtim apo privilegj per vendin e tij.

Duhet t'i tregojme se nuk duhet te qendroje me, njeriut qe i ka dhene fytyren e tij cdo zyre dhe kanali administrativ nga ku kalojne shumat e medha te parave te shtetit.

Po, per te gjitha keto duhet te manifestojme se nuk jemi pak. Jemi shume, madje aq shume sa ai te bindet qe kjo nuk eshte vetem thirrja e PD-se, por e pjeses me te madhe te shoqerise shqiptare.

Pse duhet te besojme tek ftesa e opozites?

Nuk ka me vend per skepticizem tek ftesa e Berishes. Ka plot 7 vjet qe dyshohet tek ai, aq sa ky dyshim ka dale edhe jashte modes. Jo vetem per dendesine e perdorimit te tij, por sidomos per rritjen graduale te kredibilitetit te liderit te opozites. A nuk ka pasur te drejte ai per te gjitha akuzat qe ka bere ndaj Nanos? Ne cilen prej akuzave te Berishes, nuk besojne sot shqiptaret? Shumica jane te bindur ne aferat korruptive te Kryeministrit, ne arrogancen e tij, ne keqqeverisjen, ne cinizmin, anti-humanizmin, etj.

Duke nxjerre ne treg perdite e me shume anet e tij te keqia, Nano ka ushqyer vazhdimisht rritjen e kredencialeve te zotit Berisha. Ne duhet t'i pergjigjemi pozitivisht fteses, sepse lideri demokrat ka treguar se di te mbaje pergjegjesite qe i takojne per gabimet e te shkuares. Ai ka mbajtur pergjegjesine e tij per trazirat e '97, per problemin e fajdeve, etj. Sigurisht, ka edhe disa momente te tjera, ku do te duhej te degjohej mea-culpa e Berishes, por kjo do te rrezikonte ta bente ate qesharak perballe megakorrupsionit cdo dite ne rritje te socialisteve.

Mirepo, ajo cka eshte me e rendesishmja ka te beje pikerisht me faktin se opozita dhe Berisha nuk duan te pronesojne protesten. Ata kane preferuar ta quajne ate nje levizje qytetare, dhe jo thjesht demokrate. Dhe nuk eshte me sakrilegj bashkimi i qytetareve rreth nje levizje politike. Sidomos po te kemi parasysh se interesat e shumices sot ne vend, jane te njejta dhe te perfaqesueshme me qendrimet e PD-se.

Cfare mund te arrijme sot ne mesdite?

Sot, ne oren 12:00, mund te arrijme ate qe e kemi te pamundur te realizojme prej vitesh. Keshtu ishte ne vitin 2000, ku zgjedhjet lokale u manipuluan. Qe keshtu edhe ne vitin 2001, ku prape zgjedhjet parlamentare u manipuluan. Dhe e njejta gje u perserit edhe vitin qe shkoi me manipulimin e ri te zgjedhjeve. Ka kaq raste qe qytetaret kerkojne ta largojne Kliken e Nanos, me te vetmin mjet demokratik qe kane, por nuk munden se ende ne Shqiperi nuk po behen zgjedhje te lira e te ndershme.

Kryeministrit Nano dhe aferave te tij te erreta e cdo here e me te pamoralshme, duhet t'i tregojme se jemi ketu, te pakten deshmitare te menxyrave te tij. Nuk jemi nje turme e urte qe kur vjen dita e zgjedhjeve, gjysma lejohen, dhe gjysma s'lejohen te thone verdiktin e tyre.

Prandaj, eshte e rendesishme qe te vertetojme sot se ne qytetaret e keqqeverisur dhe te lenduar nga cinizmi dhe anti-humanizmi i Kryeministrit, jemi me shume se ai, miqte e tij, te afermit e tij te interesave te perbashketa, krushqit e tij. Me nje fjale, shkurtimisht, ne jemi me shume se Klika Nano. Dhe jemi sot, ne 12:00 ne Sheshin "Skenderbej".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara