HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Raporti pėr Kosovėn i Institutit Amerikan tė Paqes

Pse shpėrthyen trazirat nė Kosovė?

Hollėsitė ende janė tė paqarta, por pasojat e shpėrthimit tė dhunshėm janė mė se evidente: ekstremizimi politik, rinia e pashpresė dhe lėvizja e ngadalshme drejt ēėshtjes sė statusit kanė dėshmuar njė kombinim tė fuqishėm. Ritheksimi i standardeve para statusit ėshtė i domosdoshėm, por nuk ėshtė reagim i mjaftueshėm

Trazirat e 17-19 marsit nė Kosovė, qė rezultuan nė vdekje tė civilėve shqiptarė e serbė, dėmtuan prona private, objekte fetare dhe larguan civilė minoritarė nga shtėpitė e tyre, kėrkojnė reagimin adekuat tė SHBA-ve dhe tė bashkėsisė ndėrkombėtare.

Deri tash diskutimet janė polarizuar midis atyre qė mbrojnė pavarėsinė e menjėhershme tė Kosovės dhe atyre qė duan ta pėrjashtojnė kėtė mundėsi. Tė parėt arsyetohen se demonstratat dėshmojnė se Kosova nuk mund tė mbahet nė kafaz pėr njė kohė tė gjatė, ndėrsa protektorati ndėrkombėtar duhet t'i lėshojė rrugė vetėvendosjes. Tė dytėt pohojnė se sjellja e gabueshme nuk duhet shpėrblyer dhe se multietniciteti ka dėshtuar nė Kosovė.

Kėto pozicione nuk janė tė reja dhe nuk do tė zgjidhin problemet qė ngritėn ngjarjet e 17-19 marsit tė vitit 2004. Me qėllim tė zhvillimit tė pėrgjegjėsive pėr kėto trazira, duhet tė marrim nė konsiderim se ēfarė ndodhi, pse ndodhi dhe parandalimin qė tė mos ndodhin akte tė tilla nė tė ardhmen. Instituti i Paqes i Shteteve tė Bashkuara konvokoi mė 7 prill njė grup tė vogėl tė njerėzve qė kanė njohuri pėr ngjarjet e marsit pėr t'i analizuar disa nga kėto ēėshtje.

Ekstremizmi, dekurajimi i tė rinjve dhe shtyrja e statusit final, qenė pėrzierjet shpėrthyese
Ndėrsa hetimet janė nė vazhdim e sipėr, shihet qartė se qe njoftimi i medies pėr vdekjen e tre fėmijėve shqiptarė qė u atribuohej serbėve, ai qė nxiti protestat e tė dyja palėve, tė serbėve dhe tė shqiptarėve nė Mitrovicė.
Organizatorė, tė paidentifikuar ende, i shfrytėzuan demonstratat spontane pėr tė mobilizuar mijėra tė rinj shqiptarė pėr tė protestuar, duke marshuar nė shkatėrrimin e shtėpive, veturave, dhe objekteve fetare tė serbėve dhe tė UNMIK-ut. Dhuna u pėrhap sakaq nė dhjetėra vendbanime tė Kosovės.

Kėto ngjarje ndodhėn nė njė kontekst mė tė gjerė. Nė njėrėn anė, fitorja e radikalėve nė zgjedhjet e dhjetorit nė Serbi, krijimi i qeverisė nacionaliste nė Beograd dhe deklaratat e zėshme nė Serbi pėr ta mbajtur Kosovėn nėn sundimin e saj, ka ngjallur shpresat e serbėve dhe frikėn nė radhėt e shqiptarėve tė Kosovės pėr kthimin e sundimit serb nė Kosovė.
Nė anėn tjetėr, bashkėpunimi ndėrmjet partive kryesore shqiptare pėr realizimin e "standardeve para statusit" shkaktoi padurimin e shumė shqiptarėve dhe krijoi hapėsirė tė madhe politike pėr ata tė cilėt angazhohen pėr pavarėsi tė menjėhershme dhe tė pakushte dhe qė janė tė pėrgatitur pėr t'i pėrdorur mjetet e dhunshme pėr marrjen e kėsaj pavarėsie nėpėrmjet spastrimit etnik tė serbėve nga Kosova.

Krijohet pėrshtypja se trazirat i kanė zėnė nė befasi liderėt e tri partive kryesore politike tė Kosovės, mirėpo figurat e rangut mė tė ulėt partiak mund tė kenė pasur njohuri dhe mund t'u janė bashkuar organizatave tė veteranėve dhe organizatave tė tjera pėr ta nxitur dhe organizuar dhunėn. Ata qė i hodhėn vaj zjarrit ishin tė rinjtė shqiptarė, tė cilėt e ndiejnė veten tė pashpresė.
Ekonomia e Kosovės kishte pėrfituar nga vendosja e pranisė dhe nga ndihmat ndėrkombėtare, qė tani ėshtė duke pėsuar rėnie tė vazhdueshme. Puna me ndėrkombėtarėt dhe mundėsitė e tyre pėr tė udhėtuar jashtė janė limituar nė mėnyrė tė skajshme.

Shumicės prej tyre u mungojnė dokumentet adekuate dhe disa vende nuk i pranojnė dokumentet e UNMIK-ut. Janė tė paktė ata qė janė nė gjendje tė marrin viza pėr SHBA apo Europė. Tė papunėsuar, tė izoluar dhe tė dekurajuar, siē janė, shumė tė rinj iu bashkuan protestės kundėr serbėve, tė cilėt ata i quajnė shtypės, dhe tė cilėt u inkurajuan nga disa liderė tė cilėt duket se ofronin zgjidhje tė shpejtė pėr statusin final tė Kosovės.

Pėrgjigjja ndėrkombėtare ishte joadekuate
Ndėrkohė qė publikisht KFOR-i dhe UNMIK-u pohojnė se kanė reaguar shpejt dhe me efikasitet, shumė prova flasin se kėto konstatime nuk qėndrojnė nė tėrėsi. Megjithatė KFOR-i mobilizoi efektivin e vet rezervė pa humbur kohė dhe ia doli tė rikthente rendin dhe ligjin.
Pasi gjendja nė Kosovė u qetėsua, pėrgjigjja ndėrkombėtare kryesisht u fokusua nė planin e implementimit tė "standardeve para statusit nė Kosovė" dhe pėrcaktoi njė afat kah mesi i vitit 2005 pėr vlerėsimin e tyre. Politika "trazira para statusit" u hodh poshtė.

Vizita e zyrtarėve tė lartė tė ShBA-ve dhe tė Europės nė Prishtinė ėshtė pėrqendruar nė ruajtjen e kursit tė qėndrueshėm dhe nė mosdorėzimin para ekstremistėve. Vizita e nėnsekretarit amerikan tė Shtetit, Mark Grosman nė Prishtinė qe thelbėsore pėr sinjalizimin dhe qartėsimin e sėrishėm tė interesit tė vazhdueshėm amerikan nė Kosovė.

Nė tė njėjtėn kohė nė Uashington dhe nė kryeqyetet e Europės po shtohet pranimi i sė vėrtetės se stili i punės sė deritanishme nuk ėshtė i mjaftueshėm. Tani "standardet para statusit" janė vetėm parullė. Grupi i Kontaktit po planifikon tė takohet nė Prishtinė para pėrfundimit tė prillit. Ai planifikon qė takime tė tilla tė organizojė pėr ēdo gjashtė javė.
Flitet edhe pėr hapjen e "bisedimeve" Prishtinė-Beograd nė nivelin politik qė do tė pėrqendrohej nė ēėshtjet thelbėsore. UNMIK-u ka themeluar njė bord pėr shqyrtimin e krizės dhe gjetjen e gabimeve.

Ajo qė komuniteti ndėrkombėtar nuk e ka bėrė ende ėshtė zhvillimi i njė plani strategjik pėr kundėrvėnie ndaj ekstremizmit dhe shpėrblimin e tė moderuarve. Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi ka marrė lėvdata ndėrkombėtare pėr angazhimin dhe pėrpjekjet kurajoze pėr shpėrndarjen e turmave dhe dhėnien fund tė dhunės. Mirėpo institucionet e vetėqeverisjes sė pėrkohshme nė krye tė tė cilave qėndron ai, kanė marrė barrėn pėr rindėrtimin.

Partitė politike shqiptare u bėnė bashkė vetėm nė njė deklaratė tė shkėlqyeshme kundėr dhunės. Komuniteti ndėrkombėtar ka kėrkuar kėtė gjė, por deri mė tash nuk ka parė tė jetė ndėrmarrė ndonjė masė disiplinore kundėr atyre qė janė involvuar nė kėtė dhunė. Po ashtu edhe organizatat e shoqėrisė civile kanė bėrė njė deklaratė tė fuqishme pas ngjarjeve, por, pėr kthimin e deklaratės sė tyre nė veprim nuk mjaftojnė vetėm fjalėt.

Kosovės i ėshtė pamundėsuar privatizimi i shumė aseteve shtetėrore, pėr shkak tė statusit tė saj tė padefinuar dhe tė kundėrshtimeve tė vazhdueshme nga Beogradi.
Pėr dallim nga territoret e tjera nė Ballkan, qė janė tė anėtarėsuara nė FMN dhe nė Bankėn Botėrore, Kosova mund tė marrė vetėm grante tė vogla pėr shkak se statusi i saj i padefinuar e pengon tė nėnshkruajė garancione sovrane qė kėrkohen nga institucionet financiare ndėrkombėtare, nė rastet e tilla.

Ky ėshtė hendikap serioz nė fushėn e ekonomisė qė limiton ndjeshėm krjimin e vendeve tė reja tė punės dhe progresin ekonomik, veēanėrisht tani kur ndihma ndėrkombėtare dhe format e tjera tė pėrkrahjes po pakėsohen gjithnjė e mė shumė.
Pėrveē kėsaj, deri tani Kosovės i ėshtė pamundėsuar privatizimi i shumė aseteve shtetėrore, pėrsėri pėr shkak tė statusit tė saj tė padefinuar dhe tė kundėrshtimeve tė vazhdueshme nga Beogradi. Ndėrkohė qė pėr shumė kompani nė pronėsi shoqėrore, mendohet se janė tė padobishme, ato mbajnė tė bllokuar sasi tė madhe tė pasurisė sė patundshme dhe resurse tė tjera tė nevojshme pėr zhvillimin ekonomik.

Gjėrat qė duhen bėrė patjetėr
Hollėsitė ende janė tė paqarta, por pasojat e shpėrthimit tė dhunshėm janė mė sė evidente: ekstremizmi politik, rinia e pashpresė dhe lėvizja e ngadalshme drejt ēėshtjes sė statusit kanė dėshmuar njė kombinim tė fuqishėm. Ritheksimi i standardeve para statusit ėshtė i domosdoshėm, por nuk ėshtė reagim i mjaftueshėm. Me qėllim tė parandalimit tė shfaqjes sė rasteve tė tilla nė tė ardhmen, strategjia efektive do tė duhej tė synonte arritjen e kėtyre gjėrave.

Dekurajimi i ekstremizmit dhe pėrkrahja e tė moderuarve - Sigurimi i shpresės nė radhėt e tė rinjve pėr njė tė ardhme mė tė mirė nėpėrmjet punėsimit dhe ofrimi i mundėsive pėr shkollim dhe, ritheksimi i nevojės dhe rėndėsisė sė procesit pėr caktimin e statusit final.
Kjo nuk mund tė bėhet brenda kontekstit "standardet para statusit" dhe kėrkon mė shumė se angazhimin aktual ndėrkombėtar.
Mė poshtė po japim njė seri masash, shumica prej tė cilave duhet incicuar nga UNMIK-u dhe tė cilat sė bashku do tė kenė ndikim tė rėndėsishėm nė arritjen e asaj qė quhet "standardet para statusit".

- Tė bėhet ndjekja kėmbėngulėse e nxitėsve tė dhunės, duke u pėrqendruar edhe nė figurat e lidershipit, nė ata tė cilėt mbajnė pozita tė rėndėsishme politike nė kuadėr tė partive politike dhe tė institucioneve tė Kosovės.
- Tė vlerėsohet dhe riparohet dėmi i shkaktuar dhe tė inkurajohet kthimi i tė gjithė tė zhvendosurve nėpėr shtėpitė e tyre, me shtimin e sigurisė nga ana e KFOR-it dhe UNMIK-ut.
- Tė forcohen insitucionet vetėqeverisėse nėpėrmjet krijimit tė ministrive tė brendshme dhe tė drejtėsisė, insitucione kėto qė janė tė nevojshme pavarėsisht nga statusi final qė do tė vendoset mė vonė. Fillimisht ato tė luajnė njė rol kėshillėdhėnės dhe mbledhės tė informatave pėr mbėshtjetjen e punės nė lėmin e sigurisė qė ėshtė pėrgjegjėsi e UNMIK-ut, nė pėrputhje me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit. - Tė forcohet edhe mė tej autoriteti institucioneve tė pėrkohshme nėpėrmjet krijimit tė njė zyre pėr punė tė jashtme, nė pėrputhje me Rezolutėn 1244, nėn autorizimin e kryeministrit pėr tė themeluar zyra pėrfaqėsuese pėr mbledhjen e informatave dhe pėr promovimin e tregtisė dhe bashkėpunimit ekonomik duke pėrfshirė Tiranėn, Shkupin, Beogradin, Uashingtonin dhe Brukselin.
- Tė vendoset pranimi definitiv i dokumenteve tė UNMIK-ut nga tė gjitha vendet anėtare tė BE-sė dhe nga vendet fqinje.
- Tė fillojnė projektet pilot pėr testimin e decentralizimit nė baza joetnike, por rajonale.
- Tė shtohet nė mėnyrė tė ndjeshme mbėshtetja pėr arsimimin dhe pėr organizatat e shoqėrisė civile, tė pėrkushtuara pėr zgjidhjen e problemeve tė Kosovės nė mėnyrė paqėsore.
- Tė rishikohet raportimi i shtypit dhe tė zbatohen masa legale kundėr atyre qė vlerėsohet se e kanė nxitur dhunėn.
- Tė rishikohet dhe tė reformohet planprogrami qė pėrdoret nga serbėt dhe shqiptarėt nė shklollat e Kosovės dhe tė pėrpilohet njė planprogram i ri pėr historinė e Kosovės.
- T'u mundėsohet FMN-sė dhe Bankės Botėrore dhėnia e huave Kosovės.
- Tė vazhdohet privatizimi.
- Tė pėrmirėsohet komunikimi emergjent dhe reagimi i koordinuar ndėrmjet UNMIK-ut, KOR-it dhe institucioneve vetėqeverisėse.

Pėrveē kėsaj, kėrkohet shtimi i pėrkushtimit tė Qeverisė Amerikane pėr Kosovėn, duke pasuar kėshtu vizititėn e nėnsekretarit Grosman dhe duke vėnė nė spikamė se ShBA-tė synojnė ta vazhdojnė punėn pėr pėrcaktimin e statusit final tė Kosovės, sapo tė jetė arritur progres i mjaftueshėm nė trajtimin e serbėve dhe tė minoriteteve tė tjera. ShBA-tė duhet tė inicojnė angazhim energjik pėr definimin e procesit, tė strategjisė dhe tė agjendės negociuese pėr zgjidhjen e statusit final tė Kosovės.

Kjo kėrkon ose emėrimin e njė tė dėrguari tė posaēėm pėr tė punuar me Grupin e Kontaktit dhe me Kombet e Bashkuara nė modalitetet qė do tė shėrbenin pėr caktimin e statusit final, ose emėrimin e njė amerikani nė postin e PSSP-sė, pas skadimit tė mandatit aktual.

Kėshilli i Sigurimit nuk ka miratuar ndonjė rezolutė pėr Kosovėn qė nga pėrfundimi i luftės sė NATO-s kundėr Jugosllavisė. Ka ardhur koha qė OKB-ja tė caktojė parametrat pėr vendosjen e statusit final tė Kosovės.

Ēfarėdo rezolute e re duhet tė pėrfshijė garanci tė fuqishme ndėrkombėtare pėr tė drejtat dhe sigurinė e serbėve dhe tė minoriteteve tė tjera, si mė poshtė:

- Nuk ka kthim tė sundimit tė Beogradit;
- Nuk ka ndarje tė Bosnjės dhe tė Maqedonisė;
- Nuk do tė ketė tjetėrsim tė pasurisė dhe monumenteve serbe nė Kosovė dhe
- Nuk do tė ketė dhunė.

Washington, prill 2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara