HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Politika dhe krimi i organizuar

Pėr kė bie kėmbana?

-- nga Leonard Demi

Ty do tė pėrtėrij njė brengė plot vaj qė
Vetėm kur kujtoj, pa le tė flas, me zemėr do psherėtij.

Dante Aligeri

Situatat e paqėndrueshme politike dhe ekonomike nxitin mjaft aktivitetin e grupeve kriminale. Krizat politike, ngathtėsia e qeverisė nė realizimin e reformave demokratike, mungesa apo vonesa e iniciativave politike gjallėrojnė me shpejtėsi krimin e organizuar dhe individė, tė veshur me pushtet politik apo me detyra tė rėndėsishme shtetėrore, pėrfshihen nė veprimtaritė e organizatave kriminale nėpėrmjet korrupsionit, ndėrsa njerėz tė zakonshėm bėhen pre e premtimeve tė tyre pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Gjatė vitit qė pėrcollėm, vendi ynė u karakterizua nga tė dy kėto dukuri: sė pari, nga njė krizė politike, pothuaj gjysmė viti, gjatė sė cilės u drejtuam nga njė qeveri jokushtetuese dhe sė dyti, nga ngadalėsia nė realizimin e reformave. Negociatorėt e Bashkimit Evropian pėr marrėveshjen e stabilizim -asociimit dhe, sė fundi, drejtuesit kryesorė tė Brukselit, kanė vėnė nė dukje se Shqipėria nuk ka mundur tė ecė pėrpara nė drejtim tė stabilitetit politik, zgjedhjeve tė lira dhe tė drejta, luftės kundėr mashtrimeve dhe falsifikimeve, luftės kundėr korrupsionit, luftės kundėr krimit tė oraganizuar dhe trafiqeve, pėrmirėsimit nė administratė dhe nė sistemin juridik, nė sistemin fiskal, privatizim, etj.
Ngjarja tragjike e 9 janarit tregoi se krimi i organizuar ėshtė njė rrezik i drejtpėrdrejtė, qė i kanoset vendit tonė, pasi grupet kriminale janė shtrirė qė nga institucionet e sigurimit deri nė drejtimin politik. Prandaj, qeverisja jonė e sotme jo vetėm qė ka humbur besueshmėrinė brenda vendit, por ajo e ka humbur atė edhe nė arenėn ndėrkombėtare. Dėshtimi i para disa ditėve nė Bruksel ėshtė njė dėshmi e hidhur pėr tė gjithė.

Viti 2003 dhe siguria nė vend
Pėrparėsi e Ministrisė sė Rendit Publik pėr vitin 2003 ka qenė reforma pėr ristrukturimin e policisė, forcimin e rendit, parandalimin e trafiqeve dhe goditjen e krimit tė organizuar dhe terrorizmit. Pėr kėtė qėllim, me vendim nr. 116 tė Kėshillit tė Ministrave (27 shkurt), u miratua organika e pėrgjithshme e policisė, e cila “synon” tė rritė forcėn operative dhe tė parandalojė krimin. Por, nė fund tė vitit dhe, kryesisht, pas ngjarjes tragjike, dhjetėra drejtues tė policisė, duke filluar nga strukturat mė tė larta, pushohen nga puna pėr lidhje tė ngushtė me krimin, pėr paaftėsi nė kryerjen e detyrės, etj. Burime nga Ministria e Rendit bėjnė tė ditur se pushime dhe zėvendėsime tė tjera janė tė nevojshme. Kjo tregon se vendimet dhe reforma bėhen pėr interesa tė grupeve tė veēantė, tė cilėt ia lenė vendin njėri-tjetrit sipas situatave dhe zhvillimeve tė mėvonshme. Kėshtu, duke shfrytėzuar situatėn, paaftėsinė e njė pjese tė administratės dhe i pėrkrahur nga organet kompetente, krimi i organizuar nė vendin tonė po bėhet gjithmonė e mė shumė profesionist. Ai investon paratė nė ekonominė legale nėpėrmjet hoteleve, bankave, sektorėve tė ndėrtimit, transportit, etj., duke e dėmtuar seriozisht kėtė ekonomi dhe, nė qoftė se nuk do tė merren masa tė vėrteta, edhe biznese tė tjerė tė rregullt, qė pėrballen me vėshtirėsitė e tregut, do tė bien nė kthetrat e krimit tė organizuar. Mė shumė tė prirura pėr tė rėnė nė rrjetėn e veprimtarive tė paligjshme janė ekonomitė e vogla tė tipit tė dyqaneve apo tė ngjashme me to, sepse ato konkurrohen nga mallrat, qė hyjnė nė mėnyrė tė paligjshme.
Fusha e aktiviteteve kriminale tė organizuara nė vendin tonė ėshtė e gjerė. Kėtu, njė vend tė rėndėsishėm zėnė aktivitetet, qė lidhen me emigrimin ilegal, ku pėrfshihet edhe falsifikimi i dokumenteve dhe transporti i drogės nga vetė emigrantėt pėr tė paguar udhėtimin e paligjshėm. Ky lloj aktiviteti, tek ne, ėshtė mė i zakonshmi sepse, nė radhė tė parė, nuk e rrezikon krimin e organizuar dhe sė dyti, ėshtė shumė dobiprurės. Pse? Sepse emigracioni ilegal nuk kėrkon pajisje speciale dhe emigrantėt ilegalė paguajnė para tė madhe pėr tė arritur nė destinacion.
Sipas tė dhėnave, grupet qė merren me trafiqe ilegale tė emigrantėve janė tė prirur tė angazhohen nė krime tė llojeve tė ndryshme. Ata detyrojnė njė pjesė tė madhe tė viktimave tė tyre tė bėjnė punė skllavi, si: punėtorė tė paligjshėm, prostitucion, etj. Mėnyrat e rekrutimit janė nga mė tė ndryshmet: pėrdorim force, dhunė, rrėmbime, mashtrime tė ndryshme sipas natyrės sė punės qė do tė kryejnė, etj. Paratė, qė vijnė nga kėto aktivitete, shėrbejnė pėr tė financuar aktivitete tė tjera kriminale ose futen nė biznes legal. Kontrabanda ėshtė njė fushė tjetėr e veprimtarisė sė krimit tė organizuar nė vendin tonė, veēanėrisht, kontrabanda e cigareve dhe e alkooleve. Kjo dukuri ėshtė mjaft e rrezikshme sepse shėrben si burim financimi pėr aktivitete tė tjera kriminale.
Papunėsia e madhe, sidomos nė qendrat e mėdha urbane si Tirana, Durrėsi, Shkodra, tė cilat kanė njė pjesė tė madhe tė popullsisė tė sapoardhur, ėshtė njė element tepėr i rėndėsishėm i tregut kriminal. Kushtet tejet tė vėshtira nė mjedisin e ri, ku shteti nuk ka bėrė asnjė investim, detyrojnė shumė individė tė marrin rrugėn e krimit. Grupet kriminale i pėrdorin ata si mburojė, si forcė pune pėr shėrbime tė ndryshme kriminale. Nga ana tjetėr, mosbesimi nė rritje, qė ka fituar, sidomos popullsia e kėtyre zonave, pėr qeverinė dhe pėr forcėn e ligjit e detyron atė tė bėjė vetėgjyqėsi: tė mbrojė veten nga keqbėrėsit duke kryer krim, gjė qė ka rritur mė shumė nivelin e kriminalitetit.
Nė propagandėn e vet kundėr trafikut tė paligjshėm dhe, kryesisht, trafikut tė qytetarėve, qeveria ka deklaruar se ka marrė masa tė rėndėsishme pėr tė luftuar me “efikasitet” kėtė dukuri, si p.sh.: “Delta Forcė“, e cila pretendohet tė jetė ngritur nė janar tė vitit 2003, si dhe “Qendra Ndėrkombėtare Antitrafik”. Tė dy kėto struktura janė tė vendosura nė Vlorė. Por, siē kemi thėnė edhe nė njė shkrim tė mėparshėm, as njėra dhe as tjetra nuk mundėn tė godasin trafiqet, nuk mundėn tė eliminojnė mjetet qė i realizojnė kėto trafiqe dhe nuk qenė nė gjendje jo vetėm tė sigurojnė informacionin e nevojshėm pėr tė kryer detyrėn e tyre, por edhe kur e patėn e ēuan dėm. Sukseset e operacioneve “Puna” dhe “Mirazh 2003”, sot, nuk i beson dot njeri.
Hekuri, qė po zbutet dita ditės, i rrjetės sė sotme provon se po pėrpiqet tė shkundė pluhurin e “kundėrshtarit tė vet”. Sepse, ai ėshtė aq i fuqishėm sa bėn gjėmėn kudo: vret nė mes tė Tiranės, mbyt nė Karaburun dhe nuk do t’ia dijė pėr njeri. Sipas raportit tė fundit tė Europolit, krimi i organizuar shqiptar ėshtė i mirorganizuar dhe bashkėpunon me krimin e organizuar italian, belg, britanik, holandez, gjerman, francez, turk, kolumbian, etj. nė trafikimin e njerėzve dhe tė drogės (heroinė, kokainė, marihuanė dhe kanabis).
Ēlirimi i vendit prej tij kėrkon nė radhė tė parė shtet: qeverisje tė mirė dhe institucione tė forta, tė pakorruptuara dhe tė papėrziera nė afera tė pista. Gjendja ku jemi zhytur tregon se qeveria e sotme nuk mund ta bėjė kėtė gjė, pavarėsisht nga vendimet, ligjet, fushatat; ajo nuk mund ta luftojė krimin, sepse kjo qeveri, siē e pohoi dhe vetė kryeministri sapo u kthye nga pushimet dimėrore, ėshtė e lidhur me krimin. Shqipėrisė i nevojitet njė qeveri tjetėr pėr tė luftuar krimin dhe pėr tė garantuar siguri nė vend, nė rajon dhe mė gjerė, prandaj zgjedhjet e reja janė tė domosdoshme.

Roja Bregdetare
Forcat Detare, krahas misionit tė tyre tė pėrgjithshėm tė mbrojnė ujėrat territoriale dhe sovranitetin nė hapėsirėn detare tė Republikės sė Shqiperisė, kanė marrė pėrsipėr tė ushtrojnė detyra tė rojes bregdetare e zbatimit tė ligjit brenda hapėsirės detare tė Shqipėrisė. Nė listėn e sukseseve, qė raporton tė arritura Ministria jonė e Mbrojtjes ėshė edhe ai i arritur nga Roja Bregdetare. Por, ngjarja tragjike e 9 janarit tregoi se Roja jonė Bregdetare edhe pse u pajis me 11 anije tė tjera patrullimi tė dhėna nga Italia dhe Shtetet e Bashkuara nuk ėshtė ende efikase nė aktivitetin e vet rutinė tė patrullimit detar. Ajo nuk ėshtė nė gjendje tė diktojė dhe tė kapė shkeljet apo trafiqet e paligjshėm. Nuk ėshtė nė gjendje tė bashkėveprojė me struktura tė tjera qeveritare apo ndėrkombėtare. Koordinimi i realizuar gjatė operacionit antitrafik “Puna” me forcat e Ministrisė sė Rendit rezultoi vetėm si njė veprimtari stėrvitore. Urojmė, qė Roja jonė Bregdetare tė nxjerrė mėsime nga kjo tragjedi dhe me ndihmat e tjera, qė priten tė vijnė nga komuniteti euroatlantik tė arrijė atje ku dėshirojmė tė jetė.

Kontrolli i kufirit shtetėror
Kėshilli i Ministrave miratoi mė 27 shkurt 2003 (vendimi Nr.118) “Strategjinė pėr kontrollin e kufirit dhe menaxhimin e integruar tė tij”, si dhe objektivat pėrkatėse, tė cilat do tė realizoheshin nėpėrmjet bashkėpunimit ndėrmjet Ministrisė sė Rendit Publik, Ministrisė sė Financave, Ministrisė sė Transportit, Ministrisė sė Punėve tė Jashtme dhe asaj tė Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit.
Ngjarjet, qė pasuan, treguan se qeveria nuk ishte nė gjendje ta zbatonte kėtė dokument dhe strukturat kombėtare, qė merren me sigurimin e kufijve, janė ashtu, siē ishin para miratimit tė tij. Pse e themi kėtė? Sepse policia jonė kufitare jo vetėm qė nuk mundi tė ngrihej nė nivelin e njė policie tė kohės, e aftė tė kryejė detyrat dhe tė plotėsojė misionin e vet pėr tė cilin ėshtė ngritur, siē parashikohet nė strategjinė e vet, por dėshmoi se ishte e lidhur me krimin e organizuar. Pos kėsaj, ngjarjet qė pėrcollėm dėshmuan se jo vetėm qė nuk janė respektuar afatet kohore, por as edhe elementė thelbėsorė qė parashikon kjo strategji, si:

- Nuk ėshtė plotėsuar kuadri i nevojshėm ligjor, i cili hedh dhe rregullon bazat e aktivitetit tė policisė kufitare nė pėrputhje me standardet e BE-sė.
- Organet tona kompetente nuk mundėn tė krijojnė njė organizim dhe drejtim tė fortė, nuk mundėn tė pėrmirėsojnė komandėn dhe kontrollin (d.m.th.: strukturat C2).
- Nuk u forcuan drejtime tė posaēme tė ruajtjes sė kufirit, strukturat shtetėrore nuk mundėn tė sigurojnė njė personel tė specializuar ashtu siē parashikon strategjia.
- Ministria e Rendit dhe dikasteret e tjera, qė janė ftuar tė kontribuojnė, nuk siguruan sisteme logjistike dhe infrastrukturore tė nevojshme.
- Ministria e Rendit dhe Ministria e Mbrojtjes nuk ishin tė afta tė harmonizojnė praktikat e mbikqyrjes detare dhe tokėsore.
- Ministria e Rendit dhe Ministria e Mbrojtjes nuk kanė siguruar teknika efikase pėr vlerėsimin e rrezikut dhe pėr mbledhjen e inteligjencės (informacionit tė rezervuar), por edhe kur e kanė pasur, siē dėshmoi nėnkryetari i SHISH, nuk e kanė vlerėsuar.
- Qeveria tregoi se ishte e paaftė tė siguronte bashkėpunimin ndėrmjet dikastereve dhe agjencive kombėtare, si: Ministria e Rendit, Dogana, Ministria e Punėve tė Jashtme, Forcat e Armatosura, Shėrbimi Informativ Shtetėror, Autoritetet Lokale.
- Qeveria jonė nuk ishte nė gjendje tė pėrfitonte nga ndihma ndėrkombėtare, d.m.th.: nuk ishte nė gjendje tė pėrfitonte nga ndihma qė japin agjenci apo dikastere rajonalė, organizata ndėrkombėtare, nė pėrgjithėsi, dhe ato qė kanė pėrfaqėsitė e tyre nė vendin tonė, nė veēanti.

Ndihma ndėrkombėtare
Komuniteti euroatlantik, i cili ėshtė shumė i ndjeshėm pėr sigurinė kufitare, ka parashikuar njė mbėshtetje tė madhe financiare pėr realizimin e strategjisė sonė tė kontrollit tė kufirit. Kjo mbėshtetje vjen kryesisht nga katėr organizatat partnere: NATO, BE, OSBE dhe Pakti i Stabilitetit. Bashkimi Evropian ka parashikuar fonde tė pėrvitshme deri nė 2004 pėr tė siguruar mjetet e nevojshme pėr sisteme efikase, si dhe pėr njė bazė tė pėrshtatshme pėr bashkėpunim rajonal. NATO, nėpėrmjet programeve dhe aktiviteteve tė parashikuara nė “Planin e Veprimeve pė Anėtarėsi (MAP) dhe Partneritetin pėr Paqe (PfP)”, ofron ndihmė nė drejtim tė sigurimit tė kufijve dhe ndalimit tė trafiqeve. NATO kontribuon, gjithashtu, pėr koordinimin e strukturave rajonale dhe specializime nė drejtimet e mėposhtme:

- Instrumentėve pėr vlerėsimin e Risk-ut
- Procedura operative tė pėrbashkėta
- Vlerėsimin e vėzhgimit ushtarak nė kufi
- Mekanizmat dhe procedurat pėr shkėmbimin e informacionit dhe tė inteligjencės
- Trajnime pėr inteligjencėn, standardizimin e raportimeve dhe zhvillimin e njė situate tė pėrbashkėt inteligjence

Prania e OSBE-sė nė Shqipėri ėshtė, gjithashtu, e angazhuar tė kontribuojė nė disa drejtime, si: nė zbatimin e “Planit tė vet Strategjik” pėr menaxhimin e kufirit, nė hartimin e njė iniciative sipas kėrkesave tė BE-sė pėr njė Sistem Kufijsh tė Integruar dhe tė Menaxhuar, etj. Iniciativa tjetėr ėshtė ajo e trajnimit tė policisė kufitare nė disa drejtime, duke pėrfshirė edhe inteligjencėn.
Pakti i Stabilitetit dhe DCAF, gjithashtu, parashikojė ndihmė pėr zbatimin e strategjisė sė mėsipėrme. E pėrcollėm ndihmėn e komunitetit ndėrkombėtar pėr dy arsye: e para, se ne nuk jemi vetėm nė kėtė luftė, por kemi pėrkrahje tė madhe dhe e dyta, pėr tė pyetur: si i pėrdor shteti ynė dhe organet tona kompetente kėto ndihma? Rezultatet tregojnė se ato po shpėrdorohen.

Shndėrrimi
Nė kėtė artikull tė dhimbshėm, nuk mund tė mos rimarr aktivitetin mė kryesor tė pjesės mė tė madhe tė grupeve kriminale tė organizuara: pastrimin e parave.
Mjetet dhe mėnyrat qė krimi i organizuar nė Shqipėri pėrdor pėr tė fshehur origjinėn e fondeve tė tyre rriten dhe sofistikohen dita-ditės. Pėr kėtė punė, grupet kriminale kanė punėsuar edhe specialistė si ekonomistė dhe juristė. Ata pėrdoren pėr t’i paraqitur tė ardhurat e veprimtarive kriminale si para e fituar me djersė. Disa nga mėnyrat mė tė zakonshme tė shpikura pėr tė pastruar paratė dhe qė rėndom pėrdoren tek ne janė: firma apo kompani legale, institucione financiare, qė e ruajnė sekretin dhe zyrat e kėmbimit tė parave, qė ne i quajmė “eksēenxhė“, etj. Por, pėrdorimi i kompanive legale pėr investimin e parave tė pista kthehet nė njė problem shumė tė madh sepse kėto kompani u sigurojnė grupeve kriminale tė ardhura tė tjera nga fitimi qė nxjerrin. Paratė e reja, krimi i organizuar i riinveston nė ndėrmarrje tė tjera kriminale. Pra, kjo veprimtari jo vetėm qė ka njė ndikim destabilizues ndaj aktiviteteve legalė dhe bizneseve konkurruese, po ėshtė njė burim i rėndėsishėm, qė vazhdon tė nxitė rritjen dhe eksportimin e krimit tė organizuar.
Sot, tek ne, po vihet re njė drejtim tjetėr i pastrimit tė parave: blerja e pasurive, d.m.th.: paratė e paligjshme pėrdoren pėr tė blerė pasuri dhe mė vonė pėrdoren pėr qėllime tė ndryshme.

Pikėllim
Lufta kundėr kėtyre dukurive kėrkon njė hekur tė temperuar mirė. Ky i rrjetės sė sotme nuk mund ta bėjė, sepse ai, nė radhė tė parė, duhet tė kthehet kundėr atyre qė e mbajnė.

*) Autori ėshtė Sekretar pėr Sigurinė Kombėtare i PD-sė

Shekulli, 24/01/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara