HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


LAME KODRA - Personifikim i Disidencės Shqiptare

-- nga Hajdar Ēafka*, Gazeta Shqiptare

(11 Qershori i vitit 1971 pėr qytetarėt e Fierit ka qenė njė ditė e jashtėzakonshme! Shumė prej tyre kujtojnė se si ecte pėrmes qytetit mbi njė karrocė njė arkivol dhe pas tij 3-4 veta drejt varrezave tė qytetit. Pėrcillte motra e vetme tė vėllain e shoqėruar nga miku i mirė e i gjendur, Xhafer Vokshi, nga miku tjetėr shekullor Mihal Kasneci etj… Edhe drejt varrit pėr llogjikėn e diktaturės Sejfullai duhej tė shkonte i pashoqėruar, pa kortezhin tradicional tė njeriut! Ky krim, kjo sakatosje shpirtėrore e njerėzve quhej normė marksiste-leniniste ("lufta e klasave"! Shumėkush sot e di dhe e kupton se edhe qyteti i Fierit si gjithė kombi nuk pajtohej nė ndėrgjegje pėr kėtė veprim tė ulėt tė diktaturės. Sejfulla Malėshova edhe i ēveshur nga tė gjitha meritat e veta pėr punė nė dobi tė Kombit, pra edhe si njė njeri i thjeshtė, si njė model i qytetarisė nuk meritonte tė shkonte nė banesėn e fundit nė atė farė feje. - K.T.)

... Disa mendojnė se Enver Hoxha e mbajti dorėn kur ish fjala pėr ta dėnuar, se gjoja e ka vlerėsuar erudicionin e tij, se nuk e vrau, apo burgosi si Koci Xoxen, Pandi Kriston etj… Ē'pėrshtypje iluzive ka pėrmbajtja e kėtyre hamendjeve! Vetė harresa, internimi, dėnimi dhe persekutimi i mjaft njerėzve dashamirės dhe tė afėrm tė tij ish llogaritur tė qe njė vdekje e ngadaltė, tmerrėsisht torturuese nė javashllėkun dhe monotoninė e saj, sa e tejkalonte dhimbjen e njė plumbi "shpėtimtar! A nuk ishte njė torturė e madhe tė jetonte nė mejrim dhe varfėri njė njeri qė kish njohur e jetuar lindjen e perėndimin, njė qytetar i botės, njė shpirt i lakmueshėm poeti?

11 qershori i vitit 1971 ish epilogu i vdekjes sė ngadaltė me tė cilėn Enver Hoxha kish dėnuar Sejfullain. Ai pėrfaqėson antipodin e "supsesės", pėr tė cilėn servili i tij i bėn kompliment ustait te i famshmi libėr "Enveri ynė"!

"Kish dy ditė qė nuk e kishim parė-kujton Xhafer Vokshi. Shkuam nė shtėpinė e tij dhe pamė qė dera ish e mbyllur nga brenda. E hapėm me shumė vėshtirėsi dhe e gjetėm Sejfullain nė njė gjendje shumė tė ligėshtuar. E shpumė menjėherė nė spital, ku nuk u operua. Kur vdiq pyeta mjekun: - Doktor, nga se vdiq i ndjeri? Mjeku me njė zė tė lartė e me njė farė mllefi m'u pėrgjigj: "Vdiq nga apendesit kronik i abandonuar". - Si ka mundėsi qė tė abandononte Apendesitin, kur ai ka pasė studiuar nė Universitetin e Italisė 4 vjet mjekėsi? "Po tė them pėrsėri - bėrtiti mė fort mjeku - Apendesit Kronik i Abandonuar"! Mė tej ish e kotė tė vazhdohej biseda.

Mihal Kasneci kujton:
"Mė 10 Qershor tė motrės sė tij, sė ndjerės Zenepe Ēafka i erdhi njė telegram nga z. Xhafer Vokshi, ku i bėhej e ditur se i vėllai ish sėmurė rėndė. Ajo u nis nė mesditėn e asaj date e pashoqėruar nga askush, duke bėrė gjithatė rrugė nė kėmbė (mė shumė se 4 orė) nga fshati Leskaj nė Kėlcyrė dhe me peripecitė e udhėtimit mbėrriti nė mbrėmje nė Fier. Sejfullain e gjeti nė gjendje gjysėm agonie, dhe me vėshtirėsi nė komunikim, shumė larg qartėsisė sė tė folurit qė e kish karakterizuar pėr gjithė jetėn. Mė 10 Qershor nė mbrėmje mė erdhėn djemtė e saj (i quaj kėshtu, pse ajo i kish rritur) dhe mė kėrkuan mendim se ē'duhej bėrė, pėr tė mos e lėnė vetėm tė ndjerėn Zenepe nė atė hall tė madh pėr tė. Pasi e trajtuam ēėshtjen mbarė ramė nė ujdi qė tė shkoja unė, me cilėsinė e mikut tė Familjes Ēafka (tė ndjerės Zenepe i thojsha dajke dhe tė shoqėrit tė saj, Samiut dajo, pse miqėsia qė sot ėshtė pėrcjellė nė tre breza rridhte nga njerėzit e nėnės time) dhe ashtu u bė. Tė nesėrmen nė drekė unė mbėrrita nė Fier. Sejfullai kish vdekur. Mora pjesė nė varrimin e tij dhe ndihmova dajken deri sa shiti ca plaēkurina dhe sistemoi tė tjerat pėr t'i shpėnė nė shtėpinė e saj, nė Leskaj. Pastaj shkova nė Vlorė tek ime bijė, pėr tė maskuar veprimin e ndaluar, qė mund tė mė sillte pasoja tė rėnda pėr mua dhe fėmijėt e mi. Sidoqoftė puna ra nė sy dhe pėr njė kohė jo tė shkurtėr pati pasoja dhe disa herė mė ėshtė pėrmendur si "njollė nė biografi". Shembulli i Mihalit ėshtė shumė domethėnės, por jo i vetmi. Kur e ndjera Zenepe erdhi nė shtėpinė e saj nė fshatin Leskaj, shumica e banorėve tė krahinės erdhėn pėr ta ngushėlluar, natyrisht jo shumė hapur, por shumė ēiltėr e me dhimbjen qė kėrkonte njė rast i tillė i hidhur.

II
Sejfulla Malėshova u lind (siē thonė) mė 2 Mars 1900 nė fshatin Limar nė njė familje nėnpunėsi. I ati i tij Tasim Hoxha, ish nėpunės dogane, nė disa pika doganore tė Perandorisė Turke, si nė Vlorė, Dibėr, Sallahorė (Greqi) etj. Ish njeri me kulturė dhe i arsimuar me shkollė turke. Nė fshat dhe mė gjerė njihej me emrin Tasim Efendiu. I biri jetoi fėmininė pas tė atit duke marrė mėsimet e para nė shkollė turke. Pasi mbaroi mėsimet nė shkollė unike, i ati e dėrgoi nė Itali nė Gjimnazin e "Shėn Mitėr Koronės". Mėsoi me njė zell tė rrallė e tė pashoq. Po nė Itali filloi studimet pėr mjekėsi. Si student u dallua jo vetėm pėr suksese nė mėsimet, por edhe pėr aktivitet kulturor, shoqėror, politik, letrar e atdhetar. Ai sė bashku me studentė tė tjerė nė Itali, si Anton Ashta, Odhise Paskali etj… themeloi revistėn "Shpresa e Atdheut", revistė cilėsore, me tematikė tė gjerė dhe tribunė e atdhetarizmės. Aty botoi poezitė e para, midis tė cilave spikat ajo me titull "fshati im", si dhe shkrime tė tjera problemore, duke filluar nga ato tė studentėve deri te ēėshtje tė Atdheut dhe shoqėrisė sė atėhershme shqiptare.

Me fillimin e Revolucionit tė Qershorit 1924 tė udhėhequr nga Fan Noli, Sejfullai ndėrpreu studimet dhe erdhi nė atdhe, ku megjithė kufizimet e moshės (ish 24 vjeē), u emėrua sekretar i pėrgjithshėm i Qeverisė.
Me rėnien e qeverisė "Noli" dhe ardhjen e Zogut nė fuqi, nė dhjetor 1924, si shumė antizogistė tė tjerė, shkoi nė Bashkimin Sovjetik, me bindjen dhe shpresėn pėr tė marrė kontakt shqisor dhe shpirtėror me masat e sė drejtės sė institucionalizuar. Atje u bė anėtar i P.K.B.S. duke milituar nė "Grupin Komunist tė Moskės", ku kaloi peripeci e zhgėnjime deri nė pėrjashtimin nga Partia si buharinist! Qėndrimi i tij nė ish Bashkimin Sovjetik do ta kthente nė njė Nazim Hikmet shqiptar. Sidoqoftė qėndrimi nė shtetin e parė komunist do tė shėrbente pėr kompletimin e tij si intelektual, pse atje ai pėrfundoi studimet pėr filozofi, duke mbrojtur disertacionin me temė "Tezė mbi Demokritin".
Kapaciteti i tij dhe rezultatet e arritura i dhanė mundėsinė tė jepte nė njė nga universitetet e vendit Filozofinė Markiste. Qėndrimi nė ish B.S. nuk mund ta mbante njė intelektual tė kalibrit tė tij nė kornizat e ngushta politico-ideologjike tė njė shteti totalitar komunist. Nė atė egzil ai i krijoi vehtes mundėsitė tė njihte edhe shpirtin e madh tė popujve, autoritetet e arteve dhe nė mėnyrė tė veēantė tė letėrsisė ruso-sovjetike, si Tolstoin, Turgenievin, Pushkinin, Gogolin, Gorkin, Ēehovin etj… vepra tė tė cilėve, jo vetėm do t'i njihte thellė nė mesazhin qė transmetonin, por njė pjesė tė tyre do t'i shqipėronte nė mėnyrė autentike pėr lexuesin shqiptar.

Me fillimin e Luftės sė Dytė Botėrore shkoi nė Francė, ku u bashkua me forcat mė progresiste antifashiste shqiptare dhe botėrore. Sejfullai nuk ka qenė kurrė njė pohues i verbėr; nė kėtė kontekst, ai ka respektuar dhe dėgjuar edhe ata qė mendonin ndryshe nga ai pėr zgjidhje tė ēėshtjeve qė shtronte koha, veē pak kanė dashur ta kenė kundėrshtar pėr nga forca e arsyetimit dhe argumentimit nė parashtrimin e ēėshtjeve. Pavarėsisht nga kohėrat dhe bindjet e njerėzve, ai i takon krahut mė pėrparimtar dhe mė dashamirės tė kombit, duke qenė shok armėsh i Halim Xhelo Tėrbaēit, Avni Rustemit, Riza Cerovės, Ali Kelmendit, Petro Markos, Naum Priftit, Qamil Ēelės, Reshat Kėlliēit etj… me tė cilėt e lidhte veprimtaria atdhetare qė nė bankat e liceut, nė Shoqėrinė Atdhetare "Bashkimi", nė egzilin politik, ku shquhej "Konareja", e deri nė organe ndėrkombėtare, si ishte Internacionalja.
Nė gusht tė vitit 1943 erdhi nė Shqipėri dhe ish njė nga anėtarėt e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė U.N.Ē.Sh. Nė Pleniumin e Beratit u kooptua si anėtar i ish Byrosė Politike tė Partisė Komuniste. Ish ky i famshėm Plenum, qė do t'i pėrmendej nė gjithė materialet "historike" tė ish Partisė sė Punės si "Prapaskena e Beratit"! Nė raportin e tij Sejfullai kritikoi ashpėr udhėheqjen e Partisė dhe personalisht Enver Hoxhėn pėr sektarizmin e theksuar ndaj elementit nacionalist, pėr terrorizmin dhe pushkatimet nė masė tė njerėzve, ku paralajmėroi se "kėshtu siē po veprohet, Partia do tė katandiset nė bandė hajdutėsh e kriminelėsh"!
Me ēlirimin e vendit drejtoi dikasterin e Arsimit, Propogandės dhe Kulturės Popullore, kurse nė Konrgesin e I tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, u zgjodh kryetar i saj.
Megjithėse ish nė Byronė Politike tė Partisė Komuniste, Sejfulla Malėshova me prorgamin e tij politik dhe ekonomik ish njė social-demokrat i vėrtetė. Ai ish pėrkrahės i pluralizmit politik dhe e donte vendin me opozitė. Kėrkonte respektim tė tė gjithė aleatėve tė Koalicionit Antifashist, pa bėrė dallim politiko-ideologjik. Nė ekonomi sugjeronte konkurencėn e kapitalit shtetėror me atė privat, nxitjen e prodhimit nga sektori privat nėpėrmjet kreditimit bankar dhe hapjen e Bankės Bujqėsore pėr tė kredituar bujkun privat, aplikimin e njė reforme Agrare, qė tė lejonte pronarėt krijimin e fermave private (lejonte deri nė 50 Ha tokė dhe deri nė 200 rrėnjė ullinj etj. Ai deklaroi se Shqipėria tani pėr tani nuk do tė ndėrtojė socializmin.
Tė gjitha kėto i dhanė "patentėn e oportunistit tė djathtė: dhe mbledhje pas mbledhje e plenum pas plenumi, nga ai i 5-tė deri nė tė 11-in, e pėrjashtuan nga tė gjitha funksionet nė Parti dhe nė shtet! Mė 1955 internohet nė Ballsh dhe pasi bėri 3-4 muaj atje, transferohet nė Fier dhe vendoset nė punė si magazinier duhani nė ish Ndėrmarrjen e Grumbullimeve, ku punoi deri sa doli nė pension. Vitet e pensionit iu bėnė mė tė vėshtira, sidomos pas vitit 1966, kur si rezultat i Kongresit tė 5-tė u thellua "lufta e klasave" dhe mjaft njerėz nuk i bėnin mė shoqėri. Kėshtu i mbylli vitet e pensionit deri sa vdiq, nė shoqėrinė e motrės sė vetme, sė ndjerės Zenepe Ēafka, e cila vinte herė pas here dhe rrinte nga njė muaj me tė, si dhe tė atyre pak miqve tė persekutuar, por kurajozė, si Xhafer dhe Agetina Vokshi, Fiqret Hoxha e familja etj…
Pėr tė bėrė tė njohur veprėn letrare tė Sejfulla Malėshovės janė bėrė e po bėhen pėrpjekje, qė nga botimet e para tė vėllimit "Vjerdha" deri te puna e papėrtuar dhe me pasion e Z. Mehmet Gėzhilli, i cili u mundua tė krijojė njė korpus tė plotė, me tre vėllimet e titulluara "Lame Kodra".
Megjithė pėrpjekjet e bėra, mendoj se ka akoma materiale tė pabotuara, pėr tė cilat mund tė kėrkohet nėpėr arkiva. Mund tė kėrkohet, pasi biblioteka dhe disa sende me vlerė (antikuarė) qė ndodheshin nė dhomėn e vetme tė apartamentit tė tij, i mori shteti sipas porosisė, qė la para se tė vdiste.
Dikur kam parė nė dorėshkrim njė poezi (titulli nuk mė kujtohet), ku pėrshkruhet pak a shumė njė bisedė tė rinjsh nė mjedis fshati, prej sė cilės mė kujtohen vargjet: Kush tregon dyfek e pajė/ Kush tregon armė tė lara,/ Po pse s'del ajo sorkadhe,/ Si ndėrkur, si mė pėrpara?
Eshtė ky njė detaj, qė tregon, se njė penė si ajo e Lame Kodrės, ka ende pjesė tė pagjetura e tė pabotuara.
Sejfullai ish nė tėrė kuptimin e fjalės Bir i Shqipes. Gjuha e tij ėshtė e pastėr si burimi, e pėrdorur me njė fjalėformim mjeshtri. Le tė kujtojmė fjalėformimin e bukur e shumė shprehės te shqipėrimi i Poemės sė Nekrasovit "Kush rron mirė nė Rusi", ku mjerimi i skajshėm shprehet me togfjalėshet kuptimplotė pėr krahinėn "Zbathistė" pabukishte". Pėr tė brumi i shqipes pėr shprehje e fjalėformim nuk ka kufinj. Mundėsitė e saj janė tė pashtershme. Mė kujtohet se Sejfullai skandalizohej nga pėrdorimi i disa fjalėve, si p.sh. "jam i predispozuar", jam i "okupuar", apo mė keq "i preokupuar", kur mund tė thuhet shqip "jam i dhėnė, ose i gatshėm, jam i zėnė". Pėr kėto e disa shprehje tė tjera tė huaja pėr shqipen ai e ngrinte zėrin (e kam dėgjuar drejtpėrdrejt) deri nė neveri e pėrqeshje. Donte njė shqipe tė shkruar siē e flet populli. Nė njė fije letre tė shkruar me penė tė thjeshtė e bojė "Pelikan" kam parė se shkruante pėr mbiemrin "i madh ", ku shprehej se duhet shkruar nė tė pashquarėn "i math", siē shqiptohet, qė tė mos e lodhi folėsin. Ai thekson, se ata qė mbrojnė tė pashquarėn "i madh" nisen nga e shquara qė bėn "i madhi". Kėtu ai argumenton, se edhe nė gjuhė tė tjera ka dallime nė shkrim midis tė pashquarės dhe tė shquarės dhe bie si shembull mbiemrin frėngjisht: neuf-le neuve (i ri- i riu). Pėr shkrimet e Lame Kodrės, Fan Noli nė njė letėr tė dėrguar mė 28.07.1946 do ta vlerėsonte: "… Vjershat, qė janė shkruar me njė shqipe tė kulluar dhe tė frymėzuara me zjarrin e shenjtė". Nuk ėshtė i rastit edhe vlerėsimi i Konicės sė madh pėr "Lamen e vogėl", nė testamentin e tij.
Nė planin politik Sejfulla Malėshova ėshtė i suksesshėm, me pėrmasat e atdhetarit tė pashoq. Ai e do Shqipėrinė sė pari "si bari e si fshatar", si ushtar i devorshėm, qė e do repartin pa pėrfillur grada e ofiqe, duke e quajtur vehten njė gur tė vendosur tė mbajė mbi shpatulla lartėsitė e mrueve tė kalasė sė kombit. Qė kėtej, pastaj e do "si poet i dhemshuruar" dhe "si njė revolucionar". Poezia brilante "si e dua Shqipėrinė" e bėn atė kundėrtinė e dėshtakėve politikė tė tė gjitha kohėrave, qė sa nuk e shpallin, se e duan Shqipėrinė pėr njė parcelė "zyrė" dhe pėr njė ēiflig "post". Ai e shpalosi programin e tij hapur, pa u trembur nga vėshtirėsitė dhe hallet, qė i erdhėn si pasojė, edhe pse i dinte me kohė e i kish parė me sy nė Rusinė Sovjetike, se ē'pėsonin ata qė mendonin ndryshe. Nuk iu ankua askujt pėr persekutimin e tij, teksa shihte njė popull tė tėrė tė persekutuar, tė izoluar, tė pėrbaltur, tė vuajtur e shpirtėrisht tė cfilitur e tė sakatosur.
Pėr Sejfulla Malėshovėn, duke dashur ta paraqesin mė tė madh nga ē'qe, janė bėrė edhe gabime e pasaktėsi, deri nė atė masė, sa i bėjnė dėm njohjes sė tij nga lexuesi dhe dėgjuesi. Kėshtu p.sh. njė gazetė e titulluar "Reportazh" deformon vargun nga "Un' e dua Shqipėrinė si njė revolucionar" nė "Un' e dua Shqipėrinė siē do nėnėn njė djalė", duke ia prishur bukurinė dhe kuptimin poezisė. Nė njė gazetė tjetėr shkruhej, se fliste 14 gjuhė, kur dihet se njihte mė pak se aq, gati pėr gjysmė. Siē duket, autori i atij shkrimi kish "dasha-mirėsinė" ta nxirrte mbi Konicėn, qė thuhet se njihte 13 gjuhė, pra pėr ta nxjerrė kampion tė poliglotėve tė kombit. Nė njė gazetė tjetėr, autori i shkrimit nxitonte tė fuste fjalė e biseda tė pathėna e tė pabėra ndonjėherė. Personazhet e atij shkrimi nė kohėn e regjimit totalitar trembeshin si djalli nga temjani, nga emri Sejfulla!
Sejfullai nuk ka qenė asnjė ditė i internuar nė Zvernec, siē kemi lexuar nė shtyp kohėt e fundit, nuk ka qenė i burgosur, nuk ka punuar fermave, apo kooperativave. Dihet mirė, se internimi i tij filloi nė Ballsh (disa muaj) dhe pėrfundoi nė Fier, ku punoi si magazinier duhani nė ish Ndėrmarrjen e Grumbullimit, prej nga doli edhe nė pension.
Kėto pasaktėsira e zmadhime mė shumė prishin punė, se ndreqin. Figura si ajo e Sejfulla Malėshovės njihen dhe vlerėsohen mirė nga gjithė kombi shqiptar dhe nuk mund tė ngrihen me vinēin "Pioner" tė ndonjėrit prej nesh! Personaliteti i kulturės italiane Macini thotė "Gli heroe sonno tutti Giovanni e belli" (Heronjtė janė tė gjithė tė rinj dhe tė bukur). Kuptohet, se sa mė shumė ta njohim jetėn dhe veprėn e Lame Kodrės, aq mė ndriēuese bėhet ajo.

Sejfulla Malėshova u mallkua shumė nė kohėn e diktaturės sė shtetit totalitar. Sulmet ndaj tij bėheshin mbi emėrtimin e "opurtunistit tė djathtė". Eshtė e njohur tashmė, se pėr 50 vjet makina propagandistike e atij sistemi e luftoi nė tė gjitha drejtimet, duke lėnė nė harresė kėtė zė tė fuqishėm tė letrave shqipe dhe tė politikės shqiptare. Vetėm mė 2 mars 1995 u organizua nė Qendrėn Kulturore tė Ushtrisė njė sesion jubilar me rastin e 95 vjetorit tė lindjes, ku me Dekret tė Presidentit tė Republikės, nipit tė tij iu dorėzua Urdhėri i Flamurit Kombėtar i klasit tė parė. Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve, ku ai ish kryetari i parė i saj, nuk lėvizi t'i pėrkujtonte 100 vjetorin e lindjes nė mars 2000, as 30 vjetorin e vdekjes nė qershor 2001! Vihet re njė farė hije dhe shpėrfillje, qė larg qoftė, mund tė jetė pjesė e jehonės, apo reminishencės sė plenumeve 5-11 tė ish K.Q. tė P.K.SH., apo tė Mbledhjes sė Lidhjes, qė e shkarkoi nga Kryetar!

Megjithėse ka qenė anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare dhe i Kryesisė sė Komitetit Antifashist Nacionalēlirimtar, ai ende s'ka marrė statusin e Veteranit tė Luftės, tė cilin edhe pse nuk ka trashėgimtar, mund ta gėzonte pas vdekjes, duke i bėrė shteti njė varr mė dinjitoz, ose njė bust, ku njerėzit dashamirės tė pėrkujtojnė, duke i vendosur njė tufė lule tė freskėta si vargjet e tij. Sidoqoftė kujtesa e kombit punon pėr bijtė e tij tė devotshėm. Ajo kujtesė e mbaj Sejfulla Malėshovėn si bir, si majė mali mbi vargmal.

* Hajdar Cafka - Sekretar i Shoqates "Lame Kodra"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara