HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova dhe statusi i saj i ardhshėm

-- nga MAHMUT BAKALLI

Po kalojnė 100 vjet tė luftėrave dhe pėrpjekjeve tė popullit shqiptar pėr liri. Nė kėto luftėra kishte disa suksese (krijimi dhe njohja e shtetit shqiptar me njė Shqipėri tė cunguar, lufta e suksesėshme antifashiste e popullit shqiptar, si pjesė e koalicionit antifashist, apo mė vonė njė autonomi gjithnjė e mė e gjėrė e Kosovės nė federaten e ish-Jugosllavisė). Por pati edhe plot dėshtime me pasoja tė rėnda pėr popullin shqiptar, posaēėrisht sundimi i apartheidit si dhe krimet dhe gjenocidin qė e ushtroi regjimi serb i Millosheviqit nė Kosovė ndaj popullit shqiptar. Kėto ndikuan qė aspiratat shekullore shqiptare pėr liri, pėr njė shtet kombėtar, demokratik, evropian, tė mos realizohen plotėsisht.

Kemi hyrė nė qindvjeēarin e ri, nė shekullin XXI, i cili na gjen nė njė situatė krejt tė re, nė njė kontekst tė ri ndėrkombėtar, ku mė nuk janė tė mjaftueshme platformat politike tė rilindasve shqiptar as ato tė shekullit XIX (ndonėse duhet tė jenė inspiruese). Tash hapen shtigje tė reja pėr jetėsimin e aspiratave tė popullit shqiptar: lirinė e plotė, demokracinė, prosperitetin dhe integrimin nė institucionet evropiane dhe botėrore. Por, edhe nė kushtet e reja gjendemi para udhėkryqeve tė reja me plot sfida, tė cilat mund t'i zgjedhim dhe zgjidhim me menēuri dhe vendosmeri. Nė udhėkryqet e reja po paraqiten te ne dilema tė cilat po e shtojnė hutinė te populli shqiptar: jemi apo nuk jemi nė rrugė tė mbarė e tė drejtė nė jetėsimin e synimeve tona.

Nė kėtė udhėkryq historik unė mendoj se nuk duhet patur dilema se ēėshtja, pozita dhe statusi i Kosovės, pavarėsia e Kosovės, ėshtė ēėshtja kruciale e ēėshtjes shqiptare sot.
Pas rrezistencave shumėvjeēare (jo vetėm tė dhjetvjetėshit tė fundit), pas rrezistencės sė mbarė popullit dhe luftės sė lavdishme tė UĒK-sė, pas ndėrhyrjes sė suksesėshme tė NATO-s dhe pėrkrahjes nga SHBA dhe shumė shteteve evropiane, Kosova u ēlirua nga sundimi i Serbisė dhe Jugosllavisė, me tė cilat jo vetėm se u ndal krimi dhe gjenocidi ndaj popullit shqiptar tė Kosovės, por filloi njė periudhė e re e rimėkėmjes sė Kosovės qė, bazuar nė vullnetin e popullit, tė ndėrtojė ardhėmerinė e vet si shtet i pavarur, i integruar nė proceset evropiane dhe evroatlantike.

Kjo periudhė, ky status kalimtar, prej ēlirimit deri te pavarėsia zgjati mė shumė se sa kemi pritur dhe kėshtu administrimi ndėrkombėtar i Kosovės nga ana e UNMIK-ut, bazuar nė Rezoluten 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, i cili zgjati qe pesė vjet, po bėhet ēdo ditė e mė shumė l ė k u r ė n g u s h t ė. Kur ėshtė aprovuar para pes vjetėve Rezoluta 1244 ka pasur kuptim, por sot ajo po shihet dhe po pėrjetohet si diēka ambilante dhe nebuloze. Kjo status-quo e Kosovės po bėhet gjithnjė e mė shumė burimi dhe gjeneratori kryesor i kundėrthėnjeve dhe dilemave tė reja. Organet legjitime kosovare tė zgjedhura nga populli i Kosovės po hasin nė pengesa qė tė realizojnė dhe zgjėrojnė kompetencat e veta nė qeverisjen me Kosovėn, kurse UNMIK-u po tenton tė mbajė dhe mos tė bartė kompetencat e veta, tė cilat edhe ashtu nuk po i kryen me sukses (vetėm po i pėrmendi disa: ndarja e veriut tė Mitrovicės dhe veriut tė Kosovės, ekzistenca dhe veprimi i institucioneve paralele dhe i enklavave serbe tė dirigjuara nga Beogradi, siguria jo e mjaftueshme, moszgjidhja e shumė rasteve tė krimeve, gjyqėsia joefikase dhe shpesh jo e drejtė, mosangazhimi i investimeve ekonomike, papunėsia enorme e lartė, shkalla e lartė e varfėrisė, zhagitja dhe opstruksionet lidhur me privatizimin dhe aktivizimin e pronės shoqėrore kosovare, doganat e larta pėr prodhuesit vendor, majmunllėqet me telefoninė e Kosovės, problemet me rrymė elektrike dhe ato tė KEK-ut, mos angazhimi rreth Trepēes, mos kėtimi i fondit pensional tė grabitur nga Serbia, kėthimi i ngadalshėm i tė humburėve shqiptar nga varrezat masive nė Serbi etj.).

E tėrė kjo mund tė shpie kah njė kollaps ekonomik dhe social, ta lė Kosovėn si njė vrimė e zezė nė rajon dhe veē ka krijuar njė fėrkim politik, apo konflikt virtuel, mes UNMIK-t dhe organeve kosovare, i cili mund tė marrė pėrmasa serioze tė konfliktit real. Ky konflikt mund tė evitohet vetėm me bartjen ma tė gjerė dhe mė tė shpejtuar tė kompetencave nga UNMIK-u nė organet kosovare, nė zhvillimin e vėrtet tė partneritetit nė ēdo ēėshtje tė qeverisjes (edhe nė ato ēėshtje tė cilat janė tė rezervuara pėr PSSP e tė cilat poashtu duhet tė bartėn te vet kosovarėt sa mė parė). Nėnkuptohet se nevojitet aftėsimi i mėtejshėm i kapaciteteve tona qė me pėrgjegjėsi dhe efikasitet tė qeverisin vet me Kosovėn. Ky proces i aftėsimit nuk mund tė zgjatė dhe tė jetė vetėm nė formėn e trajnimeve, por vetem duke qenė vetė nė proceset e qeverisjes, e si instruktor dhe mbikėqyres tė jenė pėrfaqėsuesit kompetentė tė UNMIK-ut. Po e thjeshtėsoj me njė figurė: Kosova po mė duket si njė shkollė e madhe pėr shofera ku UNMIK-u si instruktor ėshtė gjithnjė i ulur pran vollanit dhe ai po i jep makinės, e ne kosovarėt si kandidatė vetėm po vėzhgojmė nė ulėsėn tjetėr tė makinės.

Unė besoj se ne kosovarėt, por edhe UNMIK-u, duke i implementuar Standardet e parapara pėr Kosovėn, do tė pėrshpejtojmė kėto procese tė marrjes sė kompetencave nė duartė dhe pėrgjegjėsinė tonė, duke qeverisur me Kosovėn me ligje e jo mė me Regullore. Ndryshe edhe Standardet pėr Kosovėn do tė ishin tė pakuptimta nėse nė shumė lėmi nuk do tė jenė kompetencat e organeve tė Kosovės duke iu afruar kėshtu pavarėsisė sė plotė tė Kosovės dhe fillimit tė procesit tė integrimeve evropiane dhe botėrore. Sot UNMIK-u po tenton tė ketė monopol nė vendimmarrje nė Kosovė, gjė qė ėshtė nė kundėrshtim me deklarimin e vet UNMIK-ut se ėshtė pėr partneritet me institucionet kosovare dhe po tenton tė mbajė kompetencat kyēe tė qeverisjes nė duartė e veta, gjė qė ėsht nė kundėrshtim me karakterin e pėrkohshėm tė administrimit ndėrkombėtar. Kėshilli i Sigurimit dhe UNMIK-u po synojnė kah konservimi i kėtij status quoe, i cili po bėhet i padurueshėm, apo tė vejnė moratorium nė zgjidhje, nė vend qė edhe vet tė shpejtojnė zgjidhjen e statusit final tė Kosovės dhe kėshtu jo vetėm se dėmtojnė nevojat e Kosovės, por dėmtojnė edhe praktikėn e administrimeve ndėrkombėtare kudoqoftė nė botė. Nėnsekretari i shtetit tė SHBA-ve Grosman u mundua muajt e fundit tė shpejtojė kėtė proces me standardet dhe afatizimin e zgjidhjes sė statusit final tė Kosovės dhe kėshtu tė pėrshpejtoj zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. Kjo tentativė vlen tė pėrkrahet dhe tė implementohet.

Nė kėtė proces tė pavarėsimit tė Kosovės pengesa mė e madhe ėshtė dhe do tė jetė Serbia dhe disa pėrkrahės tė sajė nė botė. Kjo u pa edhe me rrezultatet e zgjedhjeve tė fundit parlamentare nė Serbi, ku fituese dolen ato forca politike tė cilat janė mė agresive ndaj Kosovės dhe popullit shqiptar, por edhe ndaj perendimit. Prandaj mund tė priten sulme tė reja ndaj Kosovės nga Serbia dhe vėshtėrsim i ēdo dialogu, marreveshje apo pajtimi me Serbinė. Sepse Serbia e sotshme as qė ka filluar pendimin apo katarzen pėr krimin dhe gjenocidin e bėrė nė kohėn e Millosheviqit, sidomos asgjė nuk ka ndryshuar nė qėndrimin e Serbisė ndaj Kosovės: forcat ushtarake, policore, shėrbimet sekrete dhe administrata e tyre pėr Kosovėn janė tė vendosura nė kufi me Kosovėn, nė jug tė Serbisė, me veprime permanente dhe tė gatshme pėr akcione ndaj Kosovės, ndonėse tash pėr tash ruhen nga konfrontimi direkt luftarak me NATO-n dhe forcat e saja tė vendosura nė Kosovė (KFOR).
Shpresoj se herdokur edhe nė Serbi do tė mbizotrojė arsyeja dhe se duhet tė pajtohen dhe tė pranojnė realitetin e ri dhe pavarėsinė e Kosovės, tė cilėn e kanė humbur pėrgjithmonė edhe politikisht edhe me luftė, dhe se nė tė ardhshmen do tė jetojmė si fqinjė tė mirė, nė paqė dhe bashkėpunim fqinjėsor dhe tė dy palėt si shtete tė pavarura do tė jemi tė integruar nė familjen e gjėrė evropiane.

Sa duket, pėr njė bashkėpunim dhe pajtim me Serbinė do tė duhet njė kohė mė e gjatė. Por ne duhet tė angazhohemi qė sot qė edhe serbet e Kosovės dhe pėrfaqėsuesit e tyre tė integrohen nė shoqėrin e re, nė institucionet dhe shtetin e Kosovės, tė zhvendosurit tė kthehen mė shpejt nė shtėpitė dhe pronat e tyre, qė serbet tė mos jenė tė instrumentalizuar nga politika e Beogradit, qė tė mos bėjnė obstrukcione, tė mos izolohen nė enklava, por tė lirė dhe tė sigurtė sė bashku me shqiptarėt dhe komunitetet tjera tė ndėrtojmė njė Kosovė tė pavarur demokratike me tė drejtat e tė gjith komuniteteve. Institucionet e Kosovės dhe vet populli shqiptar mendoj se duhet tė angazhohen mė shumė qė tė bėjnė pėr veti serbet e Kosovės, tė zhvillojmė tolerancėn, tė shpejtojnė integrimin e tyre nė institucionet kosovare, duke iu hapur atyre perspektiva dhe siguri nė Kosovėn e pavarur si qytetarė tė barabartė dhe me tė drejtat kombėtare. Kėtu rol dhe pėrgjegjėsi tė posaēėm kanė edhe komunat dhe popullata shqiptare si shumicė.

Kjo vlen edhe pėr tė gjith fqinjtė e Kosovės me tė cilėt, si Kosovė e pavarur, do tė krijojmė bashkėpunim, paqė dhe stabilitet nė rajon. Pra, pavarėsia e Kosovės si shtet demokratik, do tė jetė faktor i paqes, bashkėpunimit dhe stabilizimit nė rajon dhe nė Evropė, prandaj duhet qė si i shtet i pavarur tė jetė sa mė parė nė proceset e asocim stabilizimit pėr anėtarsimin nė Unionin Evropian dhe nė partneritet pėr paqė me NATO-n, duke e ngritur dhe aftėsuar TMK-n nė ushtri tė Kosovės.

Nė kėtė proces tė tejkalimit sa mė tė shpejtė tė gjendjes sė rrezikėshme tė status-quosė nė tė cilen gjendet sot Kosova, vendin kyē dhe pėrgjegjėsinė mė tė madhe e kanė vetė organet e Kosovės, tė cilat duhet mė mirė se deri tani tė jenė tė afta dhe tė guximshėme qė tė shpejtojnė procesin e marrjes sė kompetencave dhe tė jetėsimit tė tyre. Pavarsia e Kosovės arrihet me vepra dhe hapa konkretė e jo me retorikė patetike politike dhe vetėm me deklarime tė shpeshta pėr pavarėsi (edhe atėherė kur kėto deklarime bėhėn me buzqeshje). Neve na nevojiten jo vetėm deklarimet por edhe projektet konkrete pėr pavarėsinė e Kosovės. Ne nė Kosovė vėrtetė kemi kapacitete dhe resurse politike, profesionale dhe shkencore pėr tė udhėhequr njė shtet tė pavarur, por nevojitet njė organizim dhe bashkėveprim i ri i forcave politike, njė aftėsim mė i lartė, me njerėzit kompetentė si nė ministritė, nė Qeveri, Parlament, President, nė organet komunale si dhe nė tė gjitha institucionet publike. Edhe partitė politike, tė cilat janė pėr pavarėsinė e Kosovės dhe nė gara mes veti pėr pushtet, duhet mė shumė tė aftėsohen me profilizimin e tyre dhe me demokratizimin e brendshėm, duke u liruar nga tendencat e autokratizmit. Autokratizmi nė Kosovė nuk guxon tė jetė as qėllim por as hap kah demokracia. Autokratizmi vėshtirė evoluon nė demokraci, por zakonisht pėrfundon nė diktaturė.

Liria dhe pavarėsia jonė varet nė rend tė parė nga pėrgjegjėsia dhe veprimi jonė. Na nevojitet diēka e re, demokratike por kompetente dhe e guximshėm, nė organet e Kosovės por edhe nė media dhe nė shoqėrinė civile. Nė zgjedhjet e ardhshme nė Kosovė, nė fund tė kėtij viti, duhet tė nisemi nga kriteret e reja pėr zgjedhjen e organeve me njerzė tė tillė tė cilėt vėrtet mund tė jenė bartės cilėsor tė marrjes sė pėrgjegjėsisė sė plotė pėr qeverisjen e Kosovės sė pavarur. Optimizmi i rrejshėm se edhe pa angazhimin vendimtarė tonin do tė vie pavarėsia, apo pesimizmi dhe fatalizmi se nuk do tė pavarsohemi, janė shumė tė rrezikshme.

Me jetėsimin e Standardeve pėr Kosovėn ne duhet tė tejkalojmė Rezoluten 1244 dhe Kornizen Kushtetutare, tė tejkalojmė status-quon ekzistuese dhe tė hapim shtigje tė reja pėr pavarėsimin e Kosovės. Por, UNMIK-u i bėri koncesione Serbisė dhe futi preambullen e Standardeve ku si piknisje dhe qėllim prap figurojnė Rezoluta 1244 dhe Korniza Kushtetutare dhe nė kėtė mėnyrė mund ti zgjatet jeta kėsaj gjendje tė status-quos sė padurueshme.

Vendosmeria e popullit tė Kosovės pėr pavarėsin e Kosovės gjithnjė e mė shumė po bėhet vetėdije dhe deklarim i shumė qarqeve botėrore. Por, Unioni Evropian dhe Kėshilli i Sigurimit po hezitojnė tė shpejtojnė zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, bazuar nė vullnetin e popullit tė Kosovės. Tash na nevojiten sinjalet dhe deklarimet e qeverive eropiane, tė SHBA-ve dhe tė shteteve tjera tė botės, tė cilat do tė unifikoheshin dhe deklaroheshin nė ndonjė konferencė ndėrkombėtare pėr gatishmerin e tyre pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės dhe nxjerrja e rezolutės sė re nė Kėshillin e Sigurimit tė KB pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.

Nė kushtet konkrete historike tė fillimit tė shekullit XXI Kosova e pavarur ėshtė njėkohėsisht hallka kruciale e ēėshtjes shqiptare nė Ballkan, sepse kėshtu realizohet synimi shekullor i kombit shqiptar pėr liri, demokraci, orientim dhe integrim evropian, pėr bashkimin e tė gjitha pjesėve tė lira tė kombit shqiptar nė Evropen e integruar. Sot kėtu po flasim pėr Kosovėn. Por, ēėshtja e Kosovės, si nė sistemin e enėve komunikuese, ėshtė shumė e lidhur dhe e varur nga lėvizjet nė tėrė hapėsirat shqiptare: nė Shqipėri, nė Maqedoni, nė Luginėn e Presheves, nė Mal tė Zi, njėsoj siē vlen edhe e kundėrta: pozita dhe statusi i Kosovės ndikon nė rrjedhat nė tėrė hapėsiren shqiptare nė Ballkan. Ndikimi pozitiv i Kosovės nė hapėsiren shqiptare mund tė jetė vetėm Kosova e pavarur. Dhe anasjellėtas: pavarėsimi i Kosovės ndikon pozitivisht nė zhvillimin demokratik, prosperitetin dhe stabilitetin e Republikės sė Shqipėrisė dhe pėrshpejtimin e integrimit tė sajė nė Unionin Evropian dhe nė NATO; mandej nė stabilitetin, zhvillimin demokratik, prosperues dhe proevropian tė Maqedonisė ku do tė plotėsohen tė drejtat e plota tė popullit shqiptar, gjė e cila ka filluar me Marreveshjen e Ohrit; mandej nė liritė e plota demokratike dhe kombėtare tė shqiptarėve nė Luginėn e Presheves dhe nė Republikėn e Malit tė Zi. Jam i bindur se pavarsia e Kosovės do tė ndikojė pozitivisht edhe nė zhvillimin demokratik tė vetė Serbisė.

Nuk dėshiroj qė, si ndonjė skeptik, tė shtroj pytjen hipotetike: po qe se nuk arrihet e tėrė kjo pėr pavarėsimin e Kosovės, ēka tė bėjmė? Unė jam i bindur se mundemi dhe se do tė bėhėt Kosova e pavarur, por po qe se nė balanset politike ngjarjet shpiejnė kah nė ndonjė kahje tjeter, atėherė duhet sė bashku tė ulemi prapė dhe tė pėrcaktojmė drejtimet e veprimeve tona. Por, unė jam i bindur se Kosova e pavarur do tė bėhėt.

Shekulli, 27/01/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara