HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EDITORIALI

Tani po fundoset tragjedia

-- nga Mero Baze, TemA, 14.01.2004

Mero Baze Tragjedia nė bregdetin shqiptar po kthehet dita-ditės nė njė tragjedi pa statistikė, pa autorė dhe pa ndėshkim. Biles ndryshe nga ēdo ngjarje kriminale qė sqarohet me kalimin e kohės, kjo tragjedi po errėsohet me kalimin e kohės.

Po errėsohet, sė pari, skenari zhvillimit tė ngjarjes. Pas katėr ditėsh, ėshtė ende e paqartė nėse ka pasur, 1 gomone, 2 gomone apo 3 gomone; ėshtė ende e paqartė se cilėt kanė qenė skafistėt e tyre; ėshtė ende e paqartė se si janė djegur viktimat dhe si ka shpėtuar skafi; ėshtė ende e paqartė sa skafe diktoi radari i policisė; ėshtė ende e paqartė pse policia deshi t'i mbyste viktimat nė mes tė detit; ėshtė ende e paqartė ēfarė ka ndodhur nė zyrat e policisė atė natė, ēfarė urdhrash kanė qarkulluar dhe ēfarė ka biseduar nėpėr telefona Igli Toska; ėshtė e paqartė pse nuk arrestohen zyrtarėt e pėrfshirė nė trafik dhe, mbi tė gjitha, ėshtė ende e paqartė pse tė mbijetuarit thonė versione tė ndryshme tė ngjarjes, sikur tė mos ishin bashkė nė njė gomone...

Po errėsohet pėrgjegjėsia e qeverisė nė kėtė histori. Nė Shqipėri ka pasur dhe raste tė tjera mė tė lehta tė tragjedisė nė det, por nė asnjė rast nuk ka pasur njė lidhje kaq direkte tė njerėzve me pushtet me tragjedinė. Pasi katėr Drejtorė tė Lartė Policie janė pėrfshirė direkt nė organizimin e kėtij trafiku, ata janė pezulluar nga puna thjesht sikur tė jenė paraqitur nė punė me vonesė. Fytyrat e tronditura tė tė mbijetuarve, pėrpjekja e tyre pėr t'u menduar para se tė flasin, nxitimi i qeverisė pėr ta quajtur tragjedinė sukses kundėr shkelėsve tė kufirit, pėrdorimi i disa fjalive parazitare tė ndonjė diplomati pėr "suksese tė tjera nė luftė kundėr trafikut", flasin pėr njė nxitim tė shtetit pėr tė larė duart me kėtė tragjedi qė ėshtė vepėr e veta.

Po errėsohet, sė fundi, dhe reagimi ndaj kėsaj tragjedie. Djemtė e shkathėt tė lėvizjes "Mjaft", po dėbohen nga trotuaret para kryeministrisė, jo aq nga bezdia qė ndjen Kryeministri nga kjo paradė, por nga mungesa e njė mase tė madhe qytetarėsh qė do ta trondisnin vėrtet qeverinė. Ėshtė hera e parė qė njė ngjarje kaq e rėndė, e cila ėshtė e mjaftueshme pėr tė rrėzuar njė qeveri, nuk po pėrdoret as pėr tė arrestuar dy policė qė janė tė pėrfshirė direkt nė kėtė ngjarje. Ka njė nxitim tė madh pėr tė fshehur tragjedinė, pėr tė fshehur autorėt dhe pėr tė mos paguar ēmimin politik tė saj. Ėshtė njė nxitim i qartė qė i ngjan ikjes me nxitim tė kriminelit nga vendi i krimit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara