HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PROFILI I MJAFT!

-- nga Leyla Boulton, Financial Times

Logo e lėvizjes Mjaft Demokracia postkomuniste e Shqipėrisė, pėrshkruhet shpesh me shaka si njė shtet njė-partiak me dy parti. “Militantėt e partisė janė kuadrot e stilit tė vjetėr, dhe partia tjetėr shihet si armiku i klasės”, shpjegon njė diplomat perėndimor nė Tiranė. “Qeveria shihet si njė mjet pėr tė shpėrndarė punė dhe priviligje ndaj pėrkrahėsve”, shton ai.

“Politika ka qenė njė mėnyrė pėr t’u pasuruar dhe pėr tė krijuar njė borgjezi tė cilėn nuk e kishim pėrpara shembjes sė regjimit tė vjetėr”, thotė Fatos Lubonja, shkrimtar dhe ish i burgosur politik. Shqetėsimi i tij i momentit ėshtė se kontrolli nga “oligarkėt” e biznesit tė Shqipėrisė e bėn tė vėshtirė pėr tė rinjtė idealistė qė tė thyejne armaturėn politike. Ishte ky shqetėsim i pranishėm pasi qeveria nuk donte dhe nuk mundte tė reflektonte nevojat e votuesve, i cili ndihmoi ngritjen e njė lėvizjeje qytetare tė quajtur MJAFT nė Mars 2003.

Ky grupim filloi nga njė grusht tė diplomuarish shqiptarė, disa prej tė cilėve tė sapo kthyer nga universitetet europiane dhe amerikane. Njė nga drejtuesit ishte Erion Veliaj, 24 vjec, student i Shkencave Politike nė Grand Valley State University tė Michiganit. “Secili prej nesh di tė rendisė mirė shfajėsimet e vuajtjeve tona, duke perfshirė sundimin Otoman 500 vjecar e kėshtu me rradhė”, thotė ai. “Por e vetmja gjė me tė cilin mund tė binim dakord si shqetėsim primar ishte mentaliteti i shoqėrisė shqiptare. Problemi i vėrtetė ėshtė apatia”.

Grupimi fillimisht gjeneroi njė fushatė pėr “t’i bėrė shqiptarėt tė grisin certifikatat e heshtjes” dhe tė ngrinin zėrin e zemėratės sė tyre ndaj varfėrisė, korrupsionit dhe keqadministrimit nga politikanė gjithnjė e mė indiferentė. “Menduam ta provonim pėr nja gjashtė muaj, nė mėnyrė qė, tė paktėn, tė trazonim pak ujrat e ndenjura”, kujton Z. Veliaj. “Donim gjithashtu t’i tregonim botės se ka ende plot njerėz nė Shqipėri me mjaft integritet dhe duar tė pastra dhe se ky vend nuk ėshtė vetėm njė qendėr pėr trafikantėt”.

Me rreth 200,000 Dollarė tė financuar nga ambasadat perėndimore MJAFT! nisi fillimisht me spote tepėr tė gjetura nė televizione. Por shume shpejt ata mbėrthyen disa mundėsi ideale pėr veprime konkrete tė drejtpėrdrejta.

Njė nga rastet ndodhi nė Tetorin e shkuar kur ministri i rendit rrahu njė gazetar. “Telefonuam tė gjithė gazetarėt qė njihnim dhe brenda 24 orėve rreth 200 prejt tyre ishin tek dera e ministrit,” thotė Veliaj. “Tundėm celsat pėr dy ditė me rradhė, duke kėrkuar dorėheqjen e ministrit tė rendit”.

Fatos Nano, kryeministri, i cili mė pas e shkarkoi ministrin, tani pranon se “zyrtari politik nuk mund tė lejohet tė pėrdorė forma primitive, qoftė edhe pėr konflikt personal”.
Por mungesa e ndjeshmėrisė nga politikanėt sugjerohet nga habia qė shfaq z. Nano rreth mendimit se mund tė pėrbėjė konflikt interesash fakti qė familja e ministrit tė tij tė bujqėsisė ka nė pronėsi edhe distributorin mė tė madh tė vezėve dhe ėshtė i pėrfshirė nė importin e ushqimeve.

Importet janė tė ndikuara politikisht, meqė janė mė tė lira se ato qė prodhojnė fermerėt e sfilitur tė Shqipėrisė.
Arritje tė tjera tė MJAFT! variojnė nga rritja me 10 pėr qind e buxhetit tė arsimit gjer tek gjenerimi i njė stuhie ankesash e protestash kundėr vrasjes sė njė emigranti shqiptar nga rojet greke te kufirit.

Pengesa fillestare e grupimit, sidoqoftė, ishte lodhja e shqiptarėve nga vetė termi i protestės, sidomos pas dhunės qė kish kapluar reagimin popullor pas skandalit tė “piramidave”. “Si mund ta rehabilitosh sensin e protestės kur ajo shihet vetėm si njė pėrpjekje pėr tė rrėzuar njė qeveri dhe degjeneron me rrahje e djegje?” pyet z. Veliaj. MJAFT! u pėrball me momentin e tė vėrtetės nė fillim tė vitit, kur demokratėt e opozitės u pėrpoqėn tė ‘kapnin trenin e tyre’ tė protestės. z. Veliaj dhe kolegėt e MJAFT!-it vendosėn qė Lėvizja tė mbante distancėn nga politika dhe tė mbetej efektive.

Kur u bė e qartė se tubimet dhe slloganet e Lėvizjes ishin vulnerabėl ndaj grabitjes sė opozitės, MJAFT! vendosi menjėherė qe tė nisė punėn fuqishėm edhe nė rrethet jashtė kryeqytetit. Por, ndonėse shkundja qė ajo u ka bėrė politikanėve pėrshėndetet nga tė gjithė, ėshtė e paqartė nėse lėvizja do tė mund tė thithė mė shumė se vec simpati nga njė publik i lodhur e skeptik. “MJAFT! ėshtė njė lėvizje e shkėlqyer, pasi politikanėt nuk flasin kurrė pėr problemet e njerėzve”, thotė Desard Kamo, 26 vjec, i cili fiton rreth 400 euro nė muaj si kamarier me tė cilat paguan studimet pėr juridik.

“Gjashtė muaj pasi vijnė nė pushtet, politikanėt marrin makinat dhe shėpitė e tyre luksoze. Vendi ku kemi mė shumė nevojė pėr njerėz tė mirė ėshtė vetė politika”, thotė ai.

Mjaft! Telegraf

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara