HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


A E KEMI HAK KĖTĖ KRYEMINISTĖR?

-- nga MUSTAFA NANO

Sipas “Korrierit” tė djeshėm, ku ishte publikuar njė pėrgėnjeshtrim i pėrfaqėsuesve gjermanė tė “Mercedes Benz”-it, rezulton qė kryeministri Fatos Nano na ka mashtruar tė gjithėve lidhur me deklarimin e pasurisė. Nuk ėshtė mjaftuar me fshehjen e identitetit tė “dhuruesit” tė makinės sė blinduar, e cila – sipas zėrave nga opozita – kushton 360 mijė euro; pėrkundrazi, na ka dhėnė njė emėr tjetėr pėr tjetėr, duke tėrhequr nė valle pa pikėn e skrupullit njerėz e kompani private qė s’kanė tė bėjnė fare me kėtė gjė. Na ka mashtruar nė mėnyrėn mė banale e mė trashanike. Edhe njė halabak do dinte tė na mashtronte mė bukur e mė me lezet.

Nė tė njėjtėn mėnyrė, ai na ka mashtruar me historinė e pallatit tek “Shallvaret”, ku paska blerė me vetėm 35 mijė euro dy katet e sipėrme tė kėtij pallati. Sipas “Shekullit” tė tri ditėve mė parė, ky pallat rezulton i regjistruar nė hipotekė me emrin e njė ndėrtuesi, i cili praktikisht nuk ka asnjė lidhje me tė. Edhe nė kėtė rast pra ėshtė fshehur shitėsi i vėrtetė. Si tė mos ishte boll ky fakt, bėhet e ditur se dy katet qė i janė falur Nanos (“falur”, pasi ēmimi prej 35 000 eurosh ėshtė qesharak), nuk kanė qenė pjesė e projektit. Rrjedhimisht, kemi tė bėjmė me njė ndėrtim tė paligjshėm.

Siē shihet, mashtrimi ėshtė i dukshėm, arrogant dhe spektakolar. Kryeministri nuk ka dalė tė bėjė ndonjė sqarim apo pėrgėnjeshtrim tė kėtyre qė thuhen e argumentohen nė mėnyrė tė dokumentuar nga media. Eshtė zhytur aq thellė, sa me sa duket nuk ka ē’tė thotė. Jo vetėm kaq. Ndoshta, nuk ėshtė pėrpjekur tė gjejė alibi e pėrligjje, jo ngaqė nuk di tė qepė njė histori, nga e cila mund tė dilte gjysmė i penalizueshėm, por ngaqė nga njėra anė pėrqesh ndjeshmėritė e shqiptarėve, tė opozitės politike, tė opinionit publik, lidhur me papėrgjegjshmėrinė e njerėzve nė pushtet, nga ana tjetėr shpėrfill forcėn e kapacitetet e shoqėrisė shqiptare pėr t’u treguar vendin zullumqarėve nė pushtet.

Ai ėshtė i sigurtė se mund tė bėjė ēfarė tė dojė pa i hyrė gjemb nė kėmbė e pa qenė i detyruar tė vihet me shpatulla pas murit. Sipas shumė gjasave, ai i konsideron shqiptarėt njė turmė syleshėsh, tė cilėve, edhe sapunin ua jep pėr djathė, edhe votat ua merr fėt e fėt. Sukseset elektorale tė viteve tė fundit, mendėsitė prej skllavi tė leadership-it socialist nė mbėshtetje tė tij, tufa e sejmenėve qė i vjen rrotull dhe entuziazmi i kongress-men-ėve nėpėr tubime partiake, mund ta kenė bėrė vėrtet ta shohė veten si njė kapo tė padiskutueshėm tribuje.

Gjatė gjithė kėtyre viteve, shumėkush ka patur arsye tė bėjė njė sy qorr e njė vesh tė shurdhėr pėrballė papėrgjegjshmėrisė sė kryetarit tė Partisė Socialiste e kryeministrit. Por ky mashtrim ditėn me diell duhet tė ketė tronditur edhe socialistėt mė fanatikė nė besimin e tyre politik. Eshtė koha qė shqiptarėt tė ndalen e tė ngrenė pyetjen e thjeshtė: A e kemi hak ne njė kryeministėr tė tillė? Trajtimi i kėtij mashtrimi si njė zullum mė shumė nė listėn e zullumeve tė njė pushteti tė pakonkurruar seriozisht, do tė ishte edhe turpi ynė, gjithashtu. Fatos Nano, duke na hedhur syve kėtė mashtrim qė ia bėn mu, “na ka dalė borxhit”. Kjo qė sapo thashė ėshtė cinike, por ėshtė e vėrtetė.

Duhet tė jenė socialistėt ata qė duhet tė reagojnė tė parėt. Ndoshta ėshtė shansi i fundit qė u vjen nė dorė pėr tė dėshmuar pėrgjegjėsi e pėrgjegjshmėri. Nuk kanė pse tė ngarkojnė veten me mėkatet e njė njeriu, i cili i ka pėrfaqėsuar nė mėnyrėn mė tė padenjė. Duhet ta ngrenė zėrin, jo thjesht pėr tė mbrojtur partinė e tyre nga njollosja fatale e pėr tė mbrojtur njė pushtet tė harxhuar deri nė pikėn e fundit, por edhe nė emėr tė respektit pėr veten.

Mė tej, ėshtė radha e Inspektoriatit tė Verifikimit tė Pasurive. Kryetarja e kėtij Inspektoriati, nė vend qė tė na dhurojė buzėqeshje e entuziazėm nga ekranet e televizorėve, bėn mirė tė ngjitet nė lartėsinė e detyrės sė vet. Ajo duhet tė na njohė me qėndrimet e pėrfundimet e saj. Ka shumė njerėz qė dyshojnė nė kurajon e Laskajt pėr t’i hequr petėt lakrorit e pėr tė denoncuar paudhėsitė e tė fuqishmėve tė kėtij vendi, por nėse ėshtė vėrtet kėshtu, ėshtė koha pėr t’u tėrhequr nga kjo detyrė. Nė mos, le tė shkojė tė pijė kafe andej nga Prokuroria e Pėrgjithshme, ku ka boll zyrtarė ngalakaqė e tė trembur.

Mė nė fund, ėshtė radha e vetė Fatos Nanos tė kuptojė, se i ėshtė bėrė barrė partisė sė vet, pushtetit, maxhorancės. Ndoshta ėshtė koha pėr tė marrė vendimin e madh. Eshtė koha pėr tė ikur, pa ceremoni e pa tam-tam-e. Nuk ėshtė se duke ikur do tė na bėjė ta shohim si njė gentleman, por me kėtė veprim mund t’i bėjė tė vetmin shėrbim vendit tė tij. Ka gjithmonė kohė e mėnyra pėr t’i shėrbyer vendit tėnd. Kjo vlen edhe pėr alter-ego-n e tij, Berishėn, i cili ēuditėrisht kish harruar tė shtonte nė listėn e pasurive tė tij tė patundshme tre katet e njė ndėrtese, qė ne e thėrrasim nė mėnyrė eufemistike “Selia e Partisė Demokratike”.

Shekulli, 11/06/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara