HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Diskursi politik

DISKRIMINIMI STATISTIKOR I ROMĖVE

-- nga Dr. Nail Draga

Dr. Nail Draga Tė dhėnat nga regjistrimi i fundit i popullsisė nė Mal tė Zi, qe kanė tė bėjnė ne lidhje mbi numrin e romėve ne kėtė republikė kanė krijuar dilema tė mėdha ne lidhje mbi saktėsinė e kėti regjistrimi, sepse numri i tyre ėshtė paraqitur 2875 banorė apo 0.43% e popullsisė sė pėrgjithshme, qe ėshtė mė i vogėl me 0.10% se ne vitin 1991, ndėrsa realisht ėshtė disa herė mė i lartė

Ne regjistrimet e popullsisė tė cilat janė zhvilluar pas Luftės sė Dytė Botėrore, ne Mal tė Zi, vazhdimisht ėshtė hetuar njė dukuri, e cila kryesisht ka tė bėjė me pjesėtarėt e grupit etnik tė romėve. Fjala ėshtė te prezentimi i tyre nė statistikėn zyrtare, e cila ka krijuar dilema tė mėdha si te pjesėtarėt e romėve por edhe tek analistėt e ndryshėm.

Sipas tė dhėnave nga regjistrimi i fundit i popullsisė, i cili u mbajt nga 1-15 nėntor tė vitit 2003, ne aspektin kombėtarė sipas kėtij regjistrimi si romė janė deklaruar 2875 banorė, qė ėshtė 0,43%. E dhėna e tillė ishte befasuese, sepse numri i pėrgjithshėm i tyre ne krahasim me vitin 1991, ka pėsuar rėnie pėr 407 banorė, apo 0.10%, ndėrsa me tė drejtė ėshtė pritur se ky numėr do tė jetė disa herė mė i lartė. Se cilėt ishin shkaqet e vėrteta, qe ka ndodhur njė dukuri e tillė ėshtė ēėshtje pėr dikutim. Por ne saje tė informacionėve qe disponojmė, sipas disa tė dhėnave aproksimative nga disa OJQ, ky numėr duhet tė jetė rreth 15 000 banorė, ndėrsa disa pėrfaqėsues tė romėve cekin, se nė Mal tė Zi janė rreth 20 000 romė.

Mimikria e romėve apo e statistikės zyrtare
Edhe pse ėshtė bėrė dukuri e njohur sidomos kur janė nė pyetje romėt, te ata vazhdimisht ka qenė e pranishme mimikria ne aspektin nacional, andaj ata janė deklaruar se i pėrkasin njė pėrkatėsie tjetėr kombėtare. Njė konstatim i tillė e mbeshtesim se ne vitin 1991, ne Mal tė Zi, si tė pėrkatėsisė rome ishin deklaruar 3282 banorė. Nga ky numėr rreth gjysma e tyre kanė qenė ne komunėn e Podgoricės, ndėrsa mė pas vijnė Nikshiqi, Hercegnovi, Cetina, Ulqini etj. Ndėrsa edhe sipas tė dhėnave nga regjistrimi i vitit 2003 nga aspekti shpėrndarjės territoriale sipas komunave gjėndja ėshtė pothuaj identike.

Sa i pėrket tė dhėnave pėr vitin 2003, nuk janė tė pakėt ata tė cilėt vlersojnė se numri i romėve ėshtė zvogluar ne mėnyrė te qellimshme, qe tė jetė ne favor tė popullatės, e cila ėshtė deklaruar si malazez ne aspektin kombėtar. Njė dilemė e tillė ėshtė e diskutueshme, por kjo ēėshtje mund tė zgjidhet lehtė duke bėrė regjistrime parciale analitike ne ato mjedise ku janė tė koncentruar romėt. Njė veprim i tillė nuk ėshtė i pamundur, sepse romėt kudo qe jetojnė janė ne zona homogjene, ne lagje apo paralagje tė qytetėve.

Nė Shqipėri pa tė dhėna pėr romėt
Pjesėtarėt e grupit etnik tė romėve jo vetėm nė Siujdhesn e Evropės Juglindore, por pothuaj kudo e kanė tė njėjtin fat. Statistikat ata ose i paraqesin ne mėnyrė simbolike apo i fshijnė fare, qe dėshmohet ne mėnyrė transparente edhe pozita e tyre sociale dhe shoqėrore ne mjediset pėrkatėse. Ndėrsa ne Malin e Zi, romėt figurojnė nė mėnyrė simbolike, ne Shqipėri nuk figurojnė fare ne statistikėn zyrtare. Eshtė kjo njė befasi, e cila nuk mund tė vlerėsohet ndryshe vetėm si njė diletantizėm profesional.

Tė dhėnat e prezentuara kohė mė parė nga njė studim ne INSTAT ne lidhje mbi minoritetet etnike dhe etno-gjuhėsore, sipas regjistrimit tė popullsisė nė Shqipėri tė bėrė nė vitin 2001, kėsaj kategorie tė popullsisė i takojnė 1.4% apo 42.892 banorė te popullsisė sė pėrgjithshme. Ne kėtė studim kemi tė dhėna numėrike pėr ato tė cilėt janė deklaruar se ne ne aspektin kombėtar janė: grekė (35829), maqedonas (4148), malazezė (678), aromunė (992) por jo edhe pėr romėt. Eshtė kjo njė befasi kur dihet se romėt nė Shqipėri janė grupi mė i madh etnik, ku sipas disa pėrfaqėsuesėve tė romėve shifra e tyre arrin deri nė 100.000 banorė. Eshtė ēėshtje tjetėr se njė pjesė e romėve ne dekadėn e fundit kanė filluar tė deklarohen edhe si egjiptas, ku me miratimin e pluralizmit, ata kanė formuar shoqatėn e tyre, duke bėrė njė diferencim tė mbrendshėm qoftė racor apo social. Madje sipas tė dhėnave tė kėtij komuniteti, numri tyre arrin rreth 40 000 egjiptas.

Eshtė e drejtė e secilit individ tė deklarohet se cilit popull apo grup etnik i pėrket, por nė lidhje me romėt, kjo ēėshtje ka njė peshė tė veēantė, sepse ata ēuditėrisht ne Shqipėri kanė mbetur jashtė statistikės zyrtare. Me tė drejtė bėhėt pyetja se sa vlerė do tė kėtė njė regjistrim i tillė i popullsisė dhe sa do te jetė i pranueshėm pėr qytetarėt ne pėrgjithėsi. Pa dyshim njė paraqitje e tillė e tė dhėnave ne lidhje mbi pjesėmarrjen e numrit tė minoritetėve nė Shqipėri e sidomos kur janė ne pyetje romėt, do te paraqesė dilema tė mėdha qoftė para studiuesve dhe analistėve vendas apo institucionėve e organizmave ndėrkombėtare, sepse kjo ēėshtje e cila ka tė bėj mė tė drejtat dhe liritė e njeriut, meriton njė qasje bashkėkohore, pa paragjykime e jo si ne kohėn e monizmit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara