HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ernest Koliqi dhe fillimet e prozės moderne shqipe

-- nga Ndue Ukaj*)

Ndue Ukaj 1.
Me nocione "moderne" nė letėrsi konceptohet shfaqja e njė dukurie tė re letrare nė sistemin e vlerave, qė pėrthyhet nė stile, ne forma e trajta tė shkrimit, e procedime letrare, domethėnė paraqitet si shenjėzimi i njė vlere letrare, mė tė avancuar, mė tė mirėfilltė nė krahasim me modelet pararėndėse tė shkrimit letrar artistik. Ne e konsiderojmė si nocion bazik pėr atė tip tė letėrsisė qė nė mėnyrė autonome, ndryshe nga paraardhėsija, sjell risi nė diskursin letrar, nė procedimin strukturor te ndėrtimit dhe funksionimit tė tekstit letrar. Modernia, kėshtu merrė konotime duke u shenjuar edhe si shenjė e njė avancimi, qė shfaqet nė mėnyrė refuzuse ndaj tradicionalės. Duke u ikur modeleve ligjėrimore, trajtat e shkrimit tė tij, defamijlajrzohen (ērendomtesohet), nga letėrsia e mėhershme dhe njeh diskursin e njė shkalle tė lartė letrare, duke futur nė lojė ndėrkomunikime, qė na shfaqin karakterin intertekstual tė teksteve tė tij letrare.

Nė fusha tė ndryshme tė artit dhe letėrsisė, nocioni "moderne" mbulon pėrmasa tė ndryshme semantike, mbase edhe estetike e stilistike, qė dalin edhe nė formė edhe nė pėrmbajte autonome. Ndėrsa kėtu e shohim si domosdoshmėri, ngase autori i shkrimit ka sublimuar ligjėsitė e artit letrar mjeshtėrisht. Ndėrkaq nė kėtė tekst shėnon tipin e letėrsisė qė ndryshe nga parardhėsja inkorporon brenda tekstit letrar elemente qė deri atėherė proza jonė s'i kishte njohur, apo qė i kishte vetėm ne fazėn embrionale.
Nė letėrsi ky nocion u zhvillua nga fundi i shekullit XIX dhe fillim i shek. XX, dhe shquhej me karakteristika tė shumta, qė nga theksimi i individualitetit kreativ, invencioneve e deri te shfaqja e dukurive tė reja, thyerja e konvencave letrare e stilistike, ndaj edhe prurja autonome e fenomeneve letrare, nė forma dhe pėrmbajte tė re letrare, ligjėrimore dhe stilistike e estetike.

2.
Ernest Koliqi ėshtė padyshim themeluesi dhe krijuesi mė i talentuar i fillimit tė modernitetit nė prozėn shqipe. Kėtė e kanė vėrejtur nė forma tė ndryshme shumė studiues qė janė marrė mė krijimtarinė e tij artistike nė zhanrin e prozės (Camaj, Hamiti, Plasari, Elsie, K. Gjika, Z. Rrahmani, A. Berisha, S. Bashota, K. Rrahmani, K. M. Shala etj.)
Sė kėndjemi shfaqjen e modernitetit nė prozėn shqipe, si formacion letraro-stilistik e shohim fuqishėm tė ndėrlidhur me krijimtarinė e tij nė prozėn e tė cilit mund t'i bashkohen autorėt Kuteli, Konica, mbase edhe Lasgushi e Migjeni, nė poezi.

Por mė i vecantė, si nė stil, ashtu edhe nė format diskursive, sė kėndjemi edhe nė procedimet strukturore e letrare mbetet Koliqi, i cili "kishte shije tė hollė dhe njė ndjesi tė ngritur pėr artin e fjalės" (Anton N. Berisha) tė cilėn e inkorporoi dhe manifestoi me mjeshtri, dhe talent tė fuqishėm fiksional nė prozėn e tij, duke rikontekstualizuar dhe rifunksionalizuar shtresime semantike, ritmike, leksikore, rrėfimtare, qė njohin kodet e mėdha letrare, qė nga oraliteti, deri tek letėrisa e pėrbotshme me tė cilėn komunikonte autori empirik. Prandaj, mund tė thuhet se proza koliqiane i ka bėrė njė kthesė cilėsore prozės shqipe nė pėrgjithėsi, sė kėndejmi e ka pasuruar atė edhe si formė shkrimi, formė letrare, mbase edhe si strukture e ndėrligjshme artistike, me elemente novatore, tė cilat vėrehen edhe nė dimensionet ideore, tė shtresimit tė ideve themelore qė trajton ky univers e sistem letrar koliqian, nė kuadėr tė universit tė pėrgjithshėm tė letėrsisė shqiptare.

3.
Nė kohėn kur u paraqit Koliqi nė letrat shqipe, proza akoma ishte zhanėr i pakultivuar, nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės. Mė tepėr cilėsohej nė pėrmasa tė thellė moralizuese, sentimentaliste dhe didaskalike (proza e H. Stėrmilli, N. Nikaj, M. Gramenos etj.), me mbipeshim tė rolit tė ngjarjės, e ndonjėherė edhe me imitim (jo ne kuptimin qė e shohim te Aristoteli), madje ishte larg shtjellimit si strukutrė tekstore, mbase edhe si gjuhė e figurėshme e kompozicion letrar. Pėr dallim, proza koliqiane duke njohur diskurset orale nė jetė dhe nė dijet empirike, rikontekstualizon dhe rifunksionalizon diskurs letrar original nė letėrsi, ku autori empirik kapėrcylljet e sistemit tė shkrimit letrar, i identifikon me kėrkesat e fundamentit tė artit letrar, artistikės gjė kjo qė mund tė vėrehet nė tė gjitha nivelet e tekstit letrar, nivele kėto ku litrariteti funksionon parasegjithash, ku shprehja dhe diskursi letrar nga njė gjuhė e thjeshtė, shkon ka gjuha figurative.

Intencė e tipit tė sistemit letrar koliqian, nė aspektin e formės mbetet avancimi i procedimeve letrare nė tekst, futja e ndėrlikimeve tė shtresuara me pėrimtime implicite e psikologjike, madje fabulat e thurrura me mjeshtri rrėfimtare. Ndėrsa nė shtresimet tematike dhe idetė themelore qė trajton, nė tekstet e tij shtresohet njė botė e veēantė qė ndėrkomunikon me paramodelet nė jetėn e njeriut tė tij, si dhe nė tharrmet e shpirtit shqiptar, qė i veneron tek oraliteti dhe kultura e moēme nacionale, tė mitet dhe legjendat, te e tashmja kryesisht e Malėsisė sė Shkodrės, pėr tė shtruar edhe shumė vizione, ide, qė mund tė tumirėn pėr receptuesin, si tejėt progresive, nė krahasim me letėrsinė shqipe tė mėhershme. Njė karakteristikė e intencės sė tregimeve tė autorit mbetet paraqitja e dy kontrasteve tė thella tė botės shqiptare, pėrplasjet mes konservatizmit, kanunit, dhe ideve pėrparimtare, (Gjaku), qė sejll gjenerata e re, pastaj ndeshja e dy kulturave tė mėdha, Lindje e Perėndim, ndeshja e dy tipeve tė te jetuarit shqipar, Urban e Rural.

Kėto tema aturoi i ka shtresuar me mjeshtri nė shkrimin e tij letrar, si njė veēanti letrare artistike, ku implikimet e autorit empirik, shenjėzojnė ide tė mėdha dhe teza, tė cilat shqiptohen si domosdoshmėri e kohės, e transformimeve esenciale nė shpirtin shqiptar. Pėr dallim nga tipi i mėhershėm i shkrimit tė prozės shqipe, proza e Koliqit shėnjon kapėrcim tė dukshėm, si nė zgjėrimin e gamės tematike, ashtu edhe nė atė stilistiko-tekstore, letrare, duke bėrė avancim si nė plan tė shtjellimit tekstor, si nė rrafshin e shprehjes artistike, qoftė nė kodifikimin e elementeve tė poetikės sė prozės si zhanėr letrar specific, duke e ngritur nė shkallė tė lartė nė raport me letėrsitė e zhvilluara tė kohės.

4.
Krahasuar me prozėn evropiane dhe me zhvillimin e madh tė saj, proza nė letėrsinė shqipe ėshtė paraqitur relativisht vonė dhe si e tillė eci me njė tempo tė ngadalshėm. Nė kėtė kontekst, Koliqi mė tė drejtė kosiderohet prozatori i parė shqiprar me prirje moderne, me vecanti shkrimi, sidomos me tregimet e tij, qė prozės shqipe nė pėrgjithėsi ia dha njė formė tė re, njė pėrmbajtje tė re, njė tematikė tė rė, njė stil tė ri, njė shprehje tė re, njė prirje tė fuqishme novatore, fabulative, nė mėnyrė krejtėsisht autonome, me njė refuzim tė linearitetit tregimor, dhe gjithnjė me tendencė pėr tė sendėrtuar dhe ralizuar njė raport tė ri mes kohės dhe hapėsirės, nė krijimin e strukturave tė hapura, shtresimeve kuptimore tė ndryshme sematike; nga njė gjuhė qė eleminon gjuhėn e zakonshme drejt njė gjuhe figurative, me atribute letrare, stilistike e estetike. Si e tillė kjo prozė ėshtė ndėrthurur nepėrmjet dy tipareve harmonizuese: duke asimiluar eksperiencat e jashtme me eksperienca tė brendėshme.

Kėtu eksperiencat e jashtme janė dijet e autorit empirik nga literatura botėrore e nacionale, ndėrsa eksperiencat e brendėshme, mishėrohen pėrmes kulturės sė moēme nacionale, miteve dhe oralitetit, ku na paraqitet shfaqja e intertekstalitetit tė pastėr, nė funksion tė pėrmbushjės sė fiksionit letrar. Mbase edhe trajtat diskursive na implikojnė karakterin interdiskursiv tė prozės sė tij, qė ndėrkomunikon me paramodelet diskursive nė oralitet, qė inkorporohen nė stilin e teksteve tė tij, duke u shenjuar me ndėrkomunkime funksionale, nė dervivimet dhe shqiptimet e autorit empirik nė tekstet e prozės sė tij. Kjo prozė kėshtu do lirohet nga narracioni linear dhe posedon procedime artistike tė avancuara lertare, shpikje tė reja estetike, ritimike, semantike, gjuhėsore, tė inkorporimit tė asaj qė ėshtė reale me atė fiktive, fantasike nė tekstin letrar me mjeshtrin e artistit.

Ernest Koliqi ėshtė paraqitur nė prozėn shqipe, nė kohėn kur ajo ndjehej e varfėr, si nga kufizimet tematike qė shtjellonte, ashtu edhe pėr nga mėnyra si ndėrtohej dhe funksiononte teksti letrar; dhe kėshtu i jep njė fuzionim tė ri. Prandaj proza e tij ka kontribuar pėr t'u integruar nė rrjedhat e prozės moderne evropiane, mbase edhe nė stopimin e tipit tė prozės pararendese kryesisht moralizuseo-didaskalike dhe sentimentaliste. Kėshtu qė pa hamendje mund tė konsatojmė se proza koliqiane mbetet novatore e shkėlqyer e fillimeve tė modernitetit nė zhanrin e prozės letrare. Autori empirik, duke qenė nė kontakt tė vazhdueshėm me letėrsitė e huja, duke u spikatur me nje dije letrare solide, duke qenė i shkollar nėpėr qendra tė mėdha tė kultivimit tė letėrsisė, autenticitetin e vet, imagjinaten e bujshme krijuese, motivimin burimor shqiptar shkodran, i shkriu dhe i brumosi nė njė prozė tė mirefilltė letrare e moderne.

5.
Pėr nga shtresat kuptimore (temat dhe motivet qė shtjellon) kreacioni, pėrceptimi i botės dhe fenomeneve qė e motivojnė, autori na jep njė tekst me strukturė tė ndėrlikar, duke inkorporuar realitetin aktual, nevojat e domosdoshme tė transoformimit tė tij (te Gjaku, Diloca), legjendat, mitet, format e tė treguarit oral (Nusja e mrekullueshe, Kėrcimtarja e Dukagjinit), pastja shfaqjet krejt personale tek Pasqyrat e Narēizit, qė janė tekste krejtėsiht personale, autobiografike, ku autori kėrkon shenjat e identifikimit tė tij autorial, identitetin e tij, pėrmes shenjash e simbolesh tė cilat i gjen nė ambientin shqiptar, proza kėto artistikisht mė tė realizuara tė Koliqit. Tekstet e kėtyre shtatė prozave, qė Koliqi dėshiron t'i quajė "poemtha nė prozė", na ravijėzojnė njė konfiguracion tė pasur idesh, ndjesish dhe referecash, qė pikėshikmin dhe paramodelin e kanė nė diskursin oral, dijet empirike, por qė tash tė transformuar i jepen konotime dhe shtresime mė tė theksuara si nė kėrkimet nacionale, ashtu edhe nė ato autoriale, me simbolikė, tė ndėrlidhura me problemet imediate tė kohės dhe tė autorit empirik karshi kėtyre gjendjeve.

Tipin e prozės sė Koliqit e karakterizojnė shumė elemente tė fuqihsme novatore, madje nė letėrsinė shqipe karaktreizohet edhe pėr njė element krejtėsisht tė ri, tė fuqishėm dhe tė panjohur deri me atėherė, qė studiesi Aurel Plasari e koncepton si "tip i tregimit psikospektiv", ku siē vėren po i njėjti studiues vėrehet tregimi, ku dallohet nė mėnyrė tė ndjeshme, ndonjėherė edhe kėrcitėse dimensioni i analizės psikolgjike tė llojit frojdist. Si e tillė proza kolqiane duke shtresuar relaitet tė ndryshme semantike, duke e fuqizuar procedeun stilistik te vecantė, mbetet proza tregimtare mė e realizuar e fillimit tė modernitetit nė literatrėn shqiptare, ndėrsa autori i tyre stilisti i madh, "eruditi" i rrėfilmit artistik, siē e cilėson studiuesi Anton Nikė Berisha. Duke sublimaur me shkathtėsi tė veēantė artistike, si pasurinė e folklorit, mitologjinė, dijen letrare, imagjinatėn e bujshme e kreative, nga njohja e literaturės modrene, ashtu edhe talentin e botėn kreativ, fuqinė e pėrceptimit dhe tė transponimit tė fenomenve tė ndryshme nė tekstin letrar, pėrmes njė vetėdijė tė nivelizuar artistike, ai ka hapur parashenja tė sigurta, gjithnjė duke mbetur nė pozicionin e tė marrurit me intencėn e autorit, qėllimin e lexuesit, dhe qėllimin e tekstit, siē do tė shprehej Umberto Eco.

6.
Zhanėr qė e kultivon mė sė miri Koliqi ėshtė tregimi, novela pastaj edhe tregimi i shkurtėr, qė disa dėshirojnė t'iu thonė proza poetike. Ato shquhen pėr reflekse origjinale, tė inspiruar nga tradita, e pasur dhe tė ndėrthuara me bashkohėsinė pėr tė marrė gjithmoė konotacione tė mėsimit kombėtar, apo kulturimit tė gjithėmbarshėm (Sabri Hamiti) dhe gjithnjė me funksione tė pėrmbushjės sė kriterit artistik. Kundėrvėnia e kėtyre dy botėrave tė kundėrta mbetet risi, qė vėrehet kudo nė tekstet e tij nė prozė. Karakteristikė gjthėpėrfshirėse mbetet oralja, qė me njėsitė e entitetit tė veēantė, na shfaq karakterin intertekstual (Kujtim Rrahmani), mbase edhe do tė thoshim karakterin ndėrdiskursiv. Koliqi shfrytėzon me mjeshtėri edhe burimet e letėrisisė gojore, ne tė gjitha nivelet e organizimit tė tekstit letrar. Shumė tregime tė tij ndėrtohen me pėrplotė njėsi qė detyrojnė lexime intertekstuale, me modelet e tipit tė prozave popullore, aty del pėrralla si zhanėr oral, qė shfaqet shumė herė brenda diskursit letrar tė teksteve letrare, idiomat, frazologjia etj.

"Tė lexosh dicka si letėrsi ėshtė ta trajtosh atė si njė ngjarje qė ka kuptim nė lidhje me ligjėrimet tjera" (Xhonatan Keller), qė pėr autorin tonė, rikontekstualzon dimensione tė veēanta tė ligjėrimit tė tij artistik, sepse ai ndėrkomunikon me tipe tė ndryshme ligjėrimi, dhe na shfaq bindshėm atė qė Barti i thoshte se nuk ka ligjėrim tė virgjėr. Tekstet koliqiane kwshtu bashkjetojne me mite, legjenda, forma tė ndryshme tė ligjerimit oral. Aty hasim idioma, frazeologji popullore, qė shkojnė ka njė tip i ndėrkomunikimit mė diskursin letrar tė Fishtės, por qė te ky zhvillohet nė njė trajtė tjetėr shkrimi dhe me kėrkesa tjera. Tė gjitha kėto njėsi tė vogla funksionalizohen nė kėtė prozė pėr tė na dhėnė njė prozė tė njėmendėt artistike, si nė nivel tė ideve, ashtu edhe tė shprehjės artisitke, tė formės e kompoziconit, rrėfimit e letraritetit. Esenciale e prozės sė tij ėshtė depėrtimi nė ndjesitė e njeriut tė kohės, nė psikologjinė dhe skutat e shpirtit shqiptar nė ndjesitė e tij, qė i asimilon dhe sublimon pėr t'i transponuar me talent tė fuqishėm nė tekstet letrare, ndikimi i tė cilit do tė jetė i fuqishėm nė prozėn e mėvonshme nė gjithė letėrsinė shqiptare.

*) Autori ėshtė nė studime pasuniversitare nė Fakultetin Filologjik nė Prishtinė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara