HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rreth poezisė sė Anton Berishajt

Poetika e njė arti tė madh letrar

-- nga Ndue Ukaj*)

Ndue Ukaj Anton Berishaj nė letėrsinė shqipe ėshtė paraqitur nė fillimvitet e 80-ta, pėr tė pasuruar atė me njė zė modest por shumė tė thellė, shumė origjinal. Intencė e shkrimit poetik tė Antonit gjithmonė mbetet artistikja, duke flakur mundėsitė pėr shabllone, tema ideologjike e “art” tė sistemeve. Nė kuadėr tė publikimeve tė tij tė shutma nė periodikun e kohės, nga pena e tij krijuese kemi edhe librin me poezi ”Lule Mengjesi”, qė nė nėntitull, na sugjeron njė intepretim tė llojit tė vetė, duke afishuar intencėn e ligjėrimit artistik, nė fillim sikundėr lulet e mengjesit, tė cilat janė shumė tė ėmbėla, e si tė kėtilla freskojnė jetėra, mbushin me aromė gėzimi e lumturie, dashuruesit e artit poetik.

Edhe poezia e Berishajt, ka “aromėn” e kėndėshme, qė buron nga shpirti i dashuruesit tė artit tė madh, qė realizon katharsisin, kėtė koncept tė lashtė pėr letėrsinė, duke spastruar shpirtėrat nga mėkatet e shumta nė kohėra tė liga, pėr tė insituar nj njė lumturie, lumturi kjo qė krijohet qoftė edhe nė formė tė kreacionit. Kjo poezi, si e kėtillė ndėrtohet pėrmes njė sistemi. Ajo ndahet nė dhjetė libra, qė kanė njė tėrėsi organike, tėrėsi qė ka koherencė nė ligjėrimin artistik, mbase edhe nė sistemin figurativ, nė pėrgjithėsi nė diskursin letrar.

Poezia e Anton Berishajt nė letėrsinė shqipe, na shfaqet si njė model krejtėsisht i ri, njė model qė ec nė njė tempo trendet e poezive tė letėrsive Perėndimore. Si e kėtillė shenjon njė avancim nė fondin e vlerave letrare.

Atė e karakterizon njė procedim i veēant, njė strukturė artistike autonome, duke u ērėndomtėsuar( nocion i fromalistėve rus) nga tipi i poezisė sė mėrhershme nė letėrat shqipe, pėr tė sjellur risi nė diskursin poetik, edhe nė kompozicionin e jashtėm, edhe nė atė tė tė brendėshėm. Kėtė poezi e karakterizon njė dinamikė e veēant tekstore, njė tekstualitet me ritėm e figura tė mahnitėshme artistike, qė harmomonizon nėpėrmjet njė diskursi poetik-estetik, ritimin poetik, leksikun figurativ- poetik, gjuhėn e gjallė e dinamike, ndjenjat e pėrceptimet imagjinative tė fuqishme, me gjetjet mė tė mira artistike, qė ndėrkomunikojnė nė shkallė tė gjėrė me paramodele, qoftė nga natyra, qoftė nga jeta e autorit empirik, mbase edhe nga leximi i literaturės sė pėrbotėshme, pėr tė na futur nė universin letraro-estetik, nė tė cilin e bukura e natyrės, metafizikės, mishėrohen nė ndjenjėn subtile tė lirikut, nė poezi.

Sistemi poetik, nė nivel tė temave e ideve hibridizon rrugėtimet pėrsonal tė autorit nėpėr kėrkimet e tij letrare, mbase edhe ekzistenciale, rrugėtime qė pikėsohen me situata tė ndryshme qė nga e kalura, si kujtesė pėr nacionin, deri tek e tashmja pėr tė konstruktuar horizonte specifike pėr tė ardhmėn, qė del nė njė pėrmasė tejėt tragjike nė poezine e fundit tė librit ”Autobiografi”, qė na shfaqet si paradigmė e modelit ekzistencial tė kohės sė poetit, nėpėr katrahurat qė kalon fati i tij, fat ky qė ėshtė edhe kolektivė, qė plasohet nėpėrmjet njė dhembje, qė shkon e tė prek deri nė palcėn e shpirtit, nė numėrim tė viteve, qė nga lindja deri kur u shkrua libri, vite kėto tė gjitha tė shenjuara si vite “ tė dhembjės”.

Nė nivelin e procedimeve letrare, pozia e Anton Berishajt zhvillohet se strukturė e hapur (Umberto Eco), strukturė e veēantė kjo nė kuadėr tė poezisė shqipe, duke thyer kėshtu konvenca, stile, modele diskursive, tė cilat nisin njė strukturė poetike, ku ritmi dhe pėrsėritja( shpeshėherė edhe tė vargjeve tė tėra) kanė rolin aktiv nė ndėrtimin petik, si dhe funksionimin e tekstit letrar, duke e fuqizuar domethėnin dhe duke i dhėnė ngarkesė shprehėsi stilistike dhe semantike. Bota e pasur poetike e Berishajt, na ravijėzon njė sistem shkrmi, qė i shkon pėr shtati njė artisti tė madh, qė ekzaltimet shpirtėrore, ndjesitė mė subtile pėrsonale, din t’ i manifeson nė diskursin letrar poetik, pėr t’i bėrė komunikim letrar universal, duke ja shtuar tekstit edhe shenjat qėllmore, qė shenjėzojnė njė botė tė ideve letrare shumė tė pėrparuar, nė tė cilėn lumturia, dashuira, dehja do tė kenė rolin e tyre, per tė fshehur tallazet e shpirtit tė shqetėsuar. Duke u realizuar kjo poezi me trajta shkrmi tė dendura figurative, stilistike, mbetet intresnat tė theksohet komunikimi artistik i poetit me njė sistem figurash, metaforash, leksiku aq subtil, siē janė: zogjtė, deti, lulet, kėngėt, e dashura, figura kėto subtile, tė bukura, qė shenjėzojnė diskursin e preferuar autorial, duke u bėrė edhe shenja autoriale poetike.

Poezia e Berishajt konstruktuohet pėrmes asociacionit tė ndjesive, metaforave, por qė karkaterizohet me njė objekt/ referncė, qė ėshtė “e dashura” ose mikja, mė tė cilėn dialogon arti poetik i poetit, nė tė cilėn ndėrtohet njė botė e pasur imazhesh, ideshė, emocionesh tė larmishme, tė cilat mishėrohen si mishi me thu nė vargjet e tij, tė cilat funksionojnė brenda njė sistem me njė rreth imagjinativ, ku shfaqejet pėrsonale marrin konotime tė njė bote, botė kjo e artit tė poetit, e kėnduar me dell tė fuqishėm.

Poezia e Antonit ndėrkomunikon me paramodele shkrimesh, sidomos tek Libri “ Kėnngė e Kėngėve”, ( libri i fundit ) i cili qė nė titull na sugjerojnė njė ndėrfutje intertekstuale dhe interdiskursive me paramodelin biblik, tė Kėngėve tė Kėngėve, por se nė shkrimin Shenjtė ato janė kėngė tė dashurisė, ndėrkaq kjo kėngė nė vargun e Berishajt do tė bėhet kėngė e dhembjės, porse do del nė njė ved tjetėr prapė si kėnė e lumturisė, e dashurisė, e hermonisė.

Gama tematike e intresimeve poetike tė Berishajt ėshtė e gjithėnėshme, ėshtė universale, ashtu siē ėshtė edhe arti poetik, poezia arti mė universal i mundėshėm. Nė kuadėr tė kėtij universi poetik kėndohet fati i etnisė, fat ky tejėt tragjik, qė zė fill, me vdekjėn e Sėkndėrbeut. Dhe ky fat nacional, si kujtesė, ndėrlidhėt me poezinė pėr Arbėreshėt, e cila shpreh esnecat e ndjesive dhe pėrceptimeve tė tij poetike, nė raport me historinė:

“kėshtu shpėtohen gjėrat
nė udhėtimin e pakthyeshėm
e shpirti mbledh eshtrat nėpėr hapėsirė
brigjeve tė eshtruara tė adriaktikut”

Ky cilėl tematikė vazhdon me poezinė pėr epokėn e madhe tė Skėndėrbeut, duke shprehur lavdinė dhe tragjedinė, qė solli vdekja e tij.

“ti ulu nė kėtė gurė qė pėrditė po e lindim
dhe thuaj a ishim apo nuk ishim kurrė”

Pastaj ėshtė intresnat komunikimi me “ Engjėllorėt”, tė cilėn e nėntitullon “ tragjedi”, njė sinjifikativ i llojit tė veēntė.

“njerėzit presin nė rrugė nga ti do tė kalojė
presin njerzit me shekuj me shekuj presin
ti largohesh i paqenė nėpėr rrugėt tua...
rruga jote qenka rrenė rrenė e vetėm rrenė”

dhe tash nė formė tė pyetjės retorike, na sugjerohet pyetja meditative, mos vallė ishte rrenė e madhe fillimet e shkrimit shqip nga Pali i Engjullorėve?

Nė kuadėr tė dhjetė librave, nėpėr tė cilat ėshtė sistematizuar poezia, shumė domethėnės del libri ” Gomari i drunjtė”, sintagmė kjo e cila na sugjeron kujtimin pėr kalin e trojės. Kėtė figurė, Anton Gojēaj e sheh nė funksion tė ironisė sė autorit, tė njė ironie tė butėe, tė ndėrlidhur mė kalin e drunjtė tė Trojės. Porse nė poezi ai merrė dimensionime tjera. Duke u rikontekstualizuar nė trjatėn poetike, figura merrė konotimin e njė tradhtie. Ligjėrimi artistik fillon me njė figurė, tė njė pyetje retorike

“kush i zė besė heshtjės nė mes dy zjarreve
qė djegin njėri- tjetrin”

pėr tė vazhduar me vargjet shumė drametike, shumė artistike

“gomari i drunjtė na i kollot flokėt
gomari i drunjtė na e lėpin flokėt
gomari i drunjtė na ė kthen flokėt”

Kėto vargje mė njė ngarkesė tė theksuar sematike, me njė diskurs letrariteti tė realizuar poetike, ensecialisht na ndėrlidhin me “rrenėn”, mė “ pėrrallat” e mėdha tė cilat i shpreh poetik, mbase na shpreh shumėēka nga ajo qė ėshtė kujtesė, kujtesė kjo qė mund tė nadel njė kalė i drunjtė mashtrues, apo figura ironike njė gmoar qė vazhdon tė pėrkdhell sedrėn, duke na sjellur ka tė dojė!
Njė botė e veēantė nė kundar tė universit letrar- poetik tė Berishajt mbetet dashuria, kjo ndjenjė mė sublime e poetit, kjo ndjenjė qė shkakton aq ekzalitm shpirtėror, aq sa edhe vetė poezia. Pėrmes njė ligjėrimi tė nivelit tė lartė artistik, kjo ndjesi pėrthyhet nė ēaste tė shumta qė mund tė shkakton, si tė lumturisė e tė pikėllimit. Kėtė ndjenjė e gjėjmė qė nė poėzinė e parė, kushtuar poetit tė madh Zef Serembės, kėtij liriku tė dashurisė, mė tė cilin sikundėr don tė shenjojė njė identifikim poeti,” e rruga pėr nė brazil ėshtė mė e gjatė/ dhe ne duhet tė kalojmė”.

Kėsaj ndjesi, poeti i kushton njė intresim tė veēantė, intresimm qė trajtohet nė varante tė ndryshme nė shumė poezi. Nė librin e nėntė qė titullohet” Kėngėt”, na rikujtohen kėngėt e mėdha tė dashurisė biblike. Kėtu pėrceptimet imagjinare tė dashurisė janė tė zjarrta, janė pėrceptime qė sfilitin shpirtin e madh tė dashuruesit tė artit dhe tė dashuruesit tė poezisė, pėr tė ngadhnjyer kjo ndenjė sublime kundrall tė kėqijave. Shtatė kėngėt e kėtij libri realizohen nepėrmjet njė shprehėsi tė dendur artistike, mė sistem figuerativ shumė tė shlirshėm, pa abstraksione. Kėto janė poezi antologjike, qė kanė edhe njė ndėrlidhshmėri funksionale me simbolikėn e numrit tė shtatė tė Krijimit Biblik. Nė kėto poezi ndeshim njė figruacion tė fuqishėm tė kontrastit. Ndeshim intencėn e ligjėrimit artistik tė pėrqėndurar tek femra/ objetk i dashurisė dhe i pasionit tė madh, bashkė me poezinė, tė cilat vėshtirė mund tė ndahen, e si tė kėtilla ecin paralelisht nė poezi:

“e sheh e dashur poezia pėrditė po vdes
asnjėherė s’po mbledh lule pranė lumit tė rėnė
e lulet janė tė bukura e lulet janė tė bukura”

Tė gjitha kėto poezi, si cikėl i veēantė kanė njė harmoni tė bukur, njė ndjenjė tė kulluar, njė imagjintatė tė pastėr, njė dell tė hollė poetik. Kėtu kemi tė bėjmė me njė art tė kulluar letrar. Nė kėndvėshtrim tė parė, duket se kėtu janė poezi tė dashurisė sė pastėr, porse nė nėntekst shohim tema tė madhe folizofike, pėrsiatje tė autorit pėr shumė fenomene qė e rrethojnė, nepėrmjet metaforave, mbase edhe pas figurės “ e dashur’, qė bėhet muza e poetit nė poezi.

Poezia e Berishajt, shpreh edhe ndjesi, kreacion pėr vetė natyrėn e artit, pėr poetėt. Kėtė e gjejmė nė formė intresantė te poezia” Kori”. Tė gjithė poetėt kėndojnė, kėndojnė si zogjtė, secili nė formė e tyre, por tė gjithė nuk dijnė tė kėndojnė bukur.” Ani pse ishin tė zez/ dhe nuk dinin/ tė gjithė tė kėndonin”. Por prapė se prapė ata janė “poetė”.
Poezia e Berishajt nė kuptimin e kohėve ndėrkomunikon me antikėn e lashtė, me mesjetėn, dhe mė modernėn, pėr tė shfaqur ide e vizione letrare shumė progresive.

Nė kėtė poezi, figurat retorike, mbretreshat e artit letrar poetik, inkorporohen mė mjeshtri, gjenialitet nė njė varg tė kondenzuar, mė ngarkesė emocionale e sematike.Metafora luan ronin e veēantė.
Gjithėprania e autorit(poetit) nė poezi, shtreson njė lidhje mes indit poetik dhe relacioneve referenciale, siē ėshtė femra, e dashura si njė pėrsonazh qė dialogon me botėn e poetit, pėr tė plasuar kumtin poetik, botė kjo qė i bėn tė mundėshėm tė shpre esencat e mesazhit tė tij poetik.

Prandaj ėshtė e ēuditėshme, se, si kritika letrare shqiptare, nuk e ka “vėrjetur “ kėtė poezi, edhe pasi ėshtė ēliruar nga diktati i sistemit, ajo vazhdon avazin e vjetėr, duke ekskomunikar vepra tė mėdha letrare, vepra qė sublimojnė mė sė miri ligjėsitė e artit- artistikėn e saj. E thėmė kėtė, ngase nė kritikėn tonė qė bėhet me zhurmė, pas asnjė kriter letrar, poezia e Berishajt ėshtė lėnė disi nė heshtje, heshtje kjo tė cilėn e mendojė tė qėllimėshme. Janė pėrpilar shumė “ antologji’ nga “poetė tė famėshėm”, tė brezit tė ri, dhe nė asnjė prej tyre nuk figuron pozia e Berishajt. I bindur se kemi tė bėjmė me njė art tė kulluar, njė poezi tė madhe. S’do doja qė kjo tė bėhet me paramdnime, inskenime, sepse duhet tė jemi tė sinqertė, nė fund tė fundit se arti trumfon. Kėshtu do tė triumfojė edhe arti poetik e Berishajt. Ashtu siē nuk mundėn ta ndalojnė poeyine e Fishtės, tė Harapit, veprėn e Koliqi, Kuteli, ashtu s’do tė mund askush ta ndalojė njė ditė hovin e artit tė Anton Berishajt.

*) Autori ėshtė nė studime pasuniversitare nė Fakultetin Filologjik nė Prishtinė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara