HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ja atentatet kundėr Mbretit Zog

-- nga Prelė Milani

Ahmet Zogu Ahmet Zogu mund tė renditet pa frikė nė vendin e parė tė politikanėve shqiptarė tė shekullit tė kaluar pėr sa i pėrket komploteve tė kurdisura ndaj tij, tė cilat pėr fatin e tij tė mirė dėshtuan tė gjitha, ndėrkohė kur ato ishin pėrgatitur me sukses nga njerėz profesionistė e guximtarė, tė vendosur pėr vepra tė tilla.

Atentati nė Parlament

Nė mesin e njė kaosi tė vėrtetė politik antagonist me plot tė papritura e intriga tė shfenuara, mė 24 shkurt tė vitit 1923, Zogu shpėtoi pėr qime nga plumbat e njė vrasėsi. Tek po ngjiste shkallėt e parlamentit, Beqir Valteri, anėtar i Bashkimit tė Shqiptarėve tė Rinj, organizatė e krijuar prej Avni Rustemit, vrasės i Esat Pashės dhe bashkėpunėtor i Fan Nolit, tentoi ta vrasė Ahmetin. Tek Zogu po hynte nė derė Valteri, i cili qėlloi me qetėsi tre herė mbi trupin e Ahmet bej Zogollit. Zogu mori tre plumba, njė nė dorė, njė nė kofshė dhe njė nė bark, por fati ishte me tė se asnjėra nga plagėt nuk kishte asnjė rrezik pėr jetėn, por kryeministri mundi tė futej nė parlament dhe tė zinte vend nė karriken e ver edhe pse duke iu marrė kėmbėt, duke mbajtur nė dorė revolverin e tij tė mbushur plot.

Ai u rrethua menjėher nga ithtarėt e tij, tė cilėt me urgjencė thirrėn njė mjek nė ndihmė, tė cilin Zogu e refuzoi fillimisht nga mosbesimi qė kishte ndaj kujtdo. Nė sallėn e parlamentit pllakosi njė atmosferė tepėr e rėndė, pasi duke qenė se shumica e deputetėve ishin tė armatosur, ekzistonte rreziku i njė pėrleshjeje tė armatosur mes palėve kundėrshtare. Valteri, pasi qėlloi mbi Ahmetin, arriti tė mbyllej nė nevojtoren e parlamentit dhe filloi tė kėndonte kėngė patriotike dhe tė shtinte pėrsėri me revolver. Pas disa sekuencave tė frikshme Beqir Valteri u ndalua dhe Eljaz Vrioni mori fjalėn pėr tė qetėsuar situatėn, ndėrsa Zogu nga vendi dhe me zė tė lartė foli: "Zotėrinj, nuk ėshtė hera e parė qė ngjet njė gjė e tillė, ndaj ju lutem miqve tė mi ta harrojnė pėr njė ēast atė ēfarė ngjau dhe tė merren me vonė me kėtė punė".

Kjo ndėrhyrje e Zogut dhe e Vrionit shmangu njė kasaphanė tė vėrtetė nė sallėn e Asamblesė, ndėrsa kryeministri kishte vendosur me zgjuarsi tė priste orėn e hakmarrjes sė madhe. I shoqėruar me njė eskortė tė fuqishme, kryeministri u strehua nė shtėpinė e tij, dhe filloi tė kurohej pa problem nga qė plagėt ishin shumė mė tė lehta se na ē'ishin pritur, plagė tė cilat nuk penguan tė priste as vizitat e miqve. Madje Zogu pėrfitoi nga rasti tė takohej vetė me atentatorin, i cili pėr t'i shpėtuar ndėshkimit pranoi tė fliste pėr tė gjitha hollėsitė e atentatit, duke implikuar seriozisht Avni Rustemin. Nė kėmbim tė kėsaj, Valterit iu premtua falja e jetės dhe mė vonė, duke pėrfituar nga trazirat e 1924-ės u arratis nga Shqipėria dhe u kthye vetėm nė verėn e vitit 1939, pasi Zogu mori valixhet.

Komploti i Eshref Frashėrit dhe Ceno Kryeziut

Ndonėse bashkėpunėtorė tė ngushtė tė Zogut, Ceno Kryeziu dhe Eshref Farshėri me veprimet e tyre nga kompetencat e gjithanėshme, qenė nė shumė raste thikė me dy teha nė duart e Zogollit, tė cilin e diskredituan nė opinionin e kohės, por edhe komplotuan ndaj tij. Eshref Frashėri, President i Senatit ish udhėheqės i klikės asnjėherė nuk doli nė opozitė tė hapur kundėr Zogut, por i pakėnaqur nga pushteti i pa kufi i Zogut nga Veriu, duke pasė lidhje tė fuqishme fisnore nė Shqipėrinė e Jugut, nė vitin 1925 u bė e qartė se ai po pėrgatiste njė komplot kundėr Presidentit pėr ta rrėzuar atė nga froni.

Eshrefi u pėrpoq tė tėrhiqte pas vetes edhe Myfyt Libohovėn duke qenė se kishte pas vetes njė pjesė tė klerit fanatik musliman, por Libohova shkoi dhe i tregoi gjithēka qė po pėrgatitej Zogut, i cili pa vonuar dėrgoi forca tė shumta matjanėsh nė Korēė tė shtypte ēdo orvatje qė nė embrion, por dėshmia e Myfytit pėr mungesė provash tė qarta nuk mundi tė qėndronte nė kėmbė, prandaj Zogu ngurroi tė dilte hapur kundėr Frashėrit edhe nga frika e reaksionit qė mund tė ngjallte tek jugorėt por u mjaftua me largimin e Frashėrit nga detyra dhe pushimin nga puna tė disa oficerėve toskė.

Por pėrpara kėsaj ngjarje ishte zbuluar edhe njė komplot tjetėr i Ceno Kryeziut. Cenoja e provoi veten si energjik por aspak tė devotshėm ndaj Zogut me gjithė ndihmėn e pa kursyer qė i dha nė rrėzimin e Nolit.

Cenoja u bind tė merrte pjesė nė njė komplot tė organizuar prej disa njerėzish tė njohur nė radhėt e ushtrisė si dhe mes emigrantėsh nė Greqi, Itali e sidomos nė Jugosllavi, ku Cenoja kishte mbėshtetje tė gjerė.

Edhe kėsaj here Zogu mundi tė mėsonte rreth komplotit pėrpara se ai tė shpėrthente dhe i doli hapur Cenos se kjo gjė ishte vendosur tė bėhej nė njė nga udhėtimet e Zogut nė Beograd, as Cenoja nuk bėri shumė pėrpjekje pėr ta fshehur bashkėpunimin e tij me komplotuesit. Pėr shkak tė miqėsirave dhe lidhjeve tė ngushta familjare dhe dėshirės sė Zogut pėr tė fshehur skandalin nuk mori veprim tjetėr vese kėrkesės pėr dorėheqje dhe mėrgimit tė tij nė Paris (Durazzo 26 shtator 1925) hakmarrja e Zogut nuk vononte duke i kthyer revanshin me tė njėjtėn monedhė Cenos nė njė moment kur u mendua se nuk do tė bėnte bujė tė madhe nė publik, dhe duke u paraqitur si vepėr e dikujt tjetėr. Ndėrsa nga fundi i shtatorit 1925 njė njeri i panjohur hodhi njė bombė nė Vilėn e Zogut, pa arritur tė vriste njeri (Das Deutsche Tageblatt 26 shtator 1925). Nė fillim po tė kėtij viti u zbulua njė komplot tjetėr pas tė cilit thuhej se qėndronte dora e peshkopit Noli, komploti dėshtoi pasi disa roje besnike e njoftuan presidentin. Nė vitin 1926 u arrestua Qemal bej Vrioni nėn akuzėn se kishte konspiruar kundėr qeverisė. Vrioni ishte pėrzier me njė seri letrash qė kishin rėnė nė dorėn e qeverisė. Nga kjo tablo kuptohet se viti 1925 pėr Zogun qe viti i pėrballjes me kundėrshtarėt e tij nga tė katėr anėt, ndėrsa nė 26-ėn u ndesh me kryengritjen mė tė rrezikshme qysh prej kohės kur u detyrua tė linte vendin nga vala e revolucionit tė 24-ės.

Nė qoftė se shumė atentate ndaj Zogut dėshtuan, ishte e qartė se ai vetė kishte bėrė pėrpjekje tė dėshtuara komplotuese si ato kundėr Hasan Prishtinės, tė cilin do ta asgjėsonte mė vonė, Shefqet Korēės, e tė tjera seiale vrasjesh me pagesė tashmė tė njohura shumė qartė si vepra tė Zogut.

Fluturimet erotike tė mbretit nė Vjenė

Mbreti Zog nė vitin 1931 u ndesh me dy probleme shumė serioze, me njė krizė tė rėndė shėndetėsore dhe me njė atentat politik qė pėr pak i mori jetėn larg atdheut, nė Vjenė tė Austrisė.

Zogu vuante prej kohėsh tė paktėn qė prej vitit 1925 prej ulēerės sė stomakut, pėr kėtė u thirrėn nga Austria dy mjekė nė fund tė vitit 1930, tė cilėt erdhėn pothuaj nė mėnyrė tė fshehtė dhe kur e vizituan mbretin hodhėn poshtė shumė thashetheme qė qarkullonin mbi shėndetin e Zogut, qė paraqitej edhe sipas njerėzve qė rrethonin shumė kritike, pas grupit tė parė tė mjekėve Zogu ndoshta nga meraku e cinizmi qė e karakterizonte solli edhe dy mjekė tė tjerė, qė nė momentin e mbėrritjes sė dy mjekėve tė grupit tė dytė, Zogu ndihej tashmė gati i shėruar. Ndonėse shėndeti kishte filluar tė pėrmisėrohej, Zogu vendosi tė zbatonte porositė e specialistėve vjenezė pėr t'iu nėnshtruar njė mjekimi me rreze X. Vendimi pėr tė ndėrmarrė kėtė udhėtim patjetėr qė ka qenė i vėshtirė pėr mbretin, pėr faktin se ai largohej nga pallati shumė rrallė, qoftė edhe pėr lėvizje brenda vendit, merakut pėr sigurimin e jetės i shtohej edhe ankthi i shpėrthimit tė ndonjė trazire tė brendshme qė do i sillte kėrcėnimin e pushtetit. I vetėdijshėm pėr tė gjitha kėto rreziqe, Zogu mori masat e nevojshme qė gjithēka tė shkontė mė sė miri.

Zogu pėrveē njė rrethi shumė tė ngushtė nuk u kallzoi kėrrkujt se po ndėrmerrte njė udhėtim nė Vjenė. Parlamenti u vu nė dijeni vetėm njė natė pėrpara se tė fillonte udhėtimin. Presidentit tė Parlamentit Koēo Kotes i dha udhėzimet e fundit. Masat e sigurimit ishin shumė tė forta, nė Tiranė u dislokuan tre batalione pėr tė qenė gati nė rast shpėrthimi tė ndonjė trazire (UDS875. 001 Zog 44 N186, 28 janar 1931).

Mė 26 janar, Zogu u nis pėr nė Durrės shumė kohė pėrpara orarit tė planifikuar i shoqėruar prej katėr nga gjashtė motrat e tij.

Sė bashku me mbretin udhėtuan Abdurrahim Krosi, mjeku personal Dr. J. Basho, major Llesh Topollaj dhe kapiten Ēupi, tė dy kėta roje personale tė Zogut, ministri i oborrit Eqerem Libohova, Sotir Martini dhe Kolonel Serreqi, adjutanti i mbretit i cili ishte nisur pėr nė Vjenė pėr tė bėrė pėrgatitjet e nevojshme. Mbreti u largua nga Shqipėria pasi nėpėrmejt njė gjuhe tė ashpėr ju bėri tė ditur deputetėve tė bashkėpunonin me qeverinė duke i paralajmėruar tė mendoheshin mirė pėrpara se tė tentonin tė shkaktonin ndonjė trazirė. Vetėm tė nesėrmen e largimit nga Shqipėria, gazetat dhanė lajmin se mbreti kishte shkuar nė Vjenė pėr njė kontroll mjeksor.

Ishte e qartė edhe pėr qeverinė Austriake se ēėshtja e sigurimit tė mbretit ishte me tė vėrtetė urgjente, pėr vetė faktin e qenies sė njė numri shumė tė madh emigrantėsh politikė armiq tė Zogut qė banonin nė Vjenė.

Me insiativėn e vet qeveria Austriake mori njė sėrė masash kundėr figurave kryesore tė emigracionit shqiptar nė Vjenė, mes tė ndaluarve qė ju hoq pasaporta dhe e drejta e udhėtimit pėr nė Vjenė sa tė qėndronte Zogu ishte edhe Luigj Shletoja, antizogist i vjetėr dhe i betuar. Gjithashtu policia thirri nė takim edhe emigrantė tė tjerė tė komunitetit shqiptar duke i bėrė thirrje se duhej tė respektonin tė drejtėn e azilit, nga ana e tyre emigrantėt shqiptarė u zotuan se mbretit nuk do t'i vinte asnjė e keqe nga ata tė cilėt falenderonin qeverinė Austriake qė i kishte pritur me bujari.

Por pėr fatin e keq tė agjentėve tė sigurimit, mbreti nė Vjenė filloi tė sillej jashtėzakonisht nė mėnyrė tė pakujdesshme, nė kundėrshtim tė plotė me natyrėn e tij. Megjithėse i kėshilluar tė mos vendosej nė ndonjė hotel tė madh nga sigurimit austriak, Zogu pėr hir tė karakterit tė tij krenar u vendos nė Hotelin Imperial, njėri prej hoteleve mė luksoze tė Vjenės, dhe si pėr tė dashur qė ta bėnte edhe mė tė pasigurtė vetveten, Zogu mori zakon tė keq tė mos njoftonte askėnd as kur dilte as ku shkonte. Shkaku i vėrtetė i kėsaj sjellje tė ēuditshme ishte zonjusha austriake Franēeska Janko dhe motra Maria. Sipas gazetės vjeneze Studente (24 shkurt 1931) Zogu kishte lidhje me motrėn e vogėl Franēeska, me tė cilėn Zogu bridhte pas fluturimeve seksuale gat-gati tė shfrenuara, shėtiste me tė parqeve, i blinte peliēe tė shtrenjta, shkonte me tė nė teatėr dhe opera dhe e mbante pėrkrah edhe gjatė qėndrimit nė llozhė. Pavarėsisht prej pakujdesive tė shumta, nga dehja erotike e mbretit tė shqiptarėve, i cili po jetonte si nė ėndrra, duke harruar edhe shqetėsimet shėndetėsore, javėt e para tė qėndrimit tė gjatė tė mbretit nė Vjenė qenė plotėsisht tė qeta. Mbreti nuk ishte e nevojshme qė tė operohej siē e kishin kėshilluar fillimisht mjekėt austriakė nė Shqipėri, nga trajtimi mjeksor ndihej shumė mirė dhe kur kishte vendosur tė kthehej brenda dhjetė ditėsh nė Shqipėri ndodhi atentai qė tronditi gjithēka.

Atentati i Ndokė Gjeloshit, sipas pohimeve tė shkruara

Atentati i Vjenės ndaj Ahmet Zogut, edhe sot e kėsaj dite paraqet interes historik dhe ėndje e kureshtje pėr t'u ndriēuar nė ēdo skutė.

Njė pjesė e madhe e atyre qė quhen biografė tė Zogut janė munduar ta kalojnė kėtė ngjarje pa e fokusuar, me qėllim qė tė paraqitet si diēka sekondare nė jetėn komplekse tė mbretit, qė meriton tė penalizohet rėndė dhe duke dashur ta injoronte shpesh pėrkufizimi nuk ka qenė i saktė pėr tė mos thėnė i pavėrtetė dhe i njėanshėm, sidomos kur bėhet fjalė edhe pėr qėndrimin burrėror tė mbretit nė atė ngjarje.

Nė vija tė pėrgjithshme pėr atentatin ėshtė shkruar pak a shumė kėshtu:
Nė mbėrmjen e 20 shkurtit tė vitit 1931, mbreti dhe disa nga njerėzit qė e shoqėronin nė shfaqjen e operės "Pagliacci" nė Teatrin e Operės sė Vjenės, Zogu dhe shoqėruesit e tij u larguan nga salla e shfaqjes pak minuta pėrpara pėrfundimit, dhe nėpėrmjet ndarjeve anėsore duke u drejtuar pėr nga hyrja e operės ku i prisnin dy makina. Mbreti hipi nė automobilin e parė sė bashku me kolonel Libohovėn, ndėrkohė qė major Llesh Topallaj pėrgatitej tė hipte nė automobilin e mbretit sė bashku me kėshilltarin e legatės shqiptare nė Vjenė, ndėrkohė kur kėta po hipnin nė makin, dy tė rinj shqiptarė hapėn zjarr nga prapa shtyllave tė ngurta. Pas tė shtėnave tė para, agjenti i policisė qė ishte ulur nė vendin e parė tė makinės sė mbretit, kėrceu nga automobili dhe iu turr vrasėsve. Zogu po pėrgatitej tė dilte nga makina ndėrsa major Topallaj u godit edhe dy herė tė tjera nė pjesėn e poshtme tė kokės. Ai vdiq menjėherė duke pėrforcuar edhe njė fjalė qė qarkullonte se tė ishte roje i Zogut ishte barabar sikur tė ishte roje nė njė uzinė baruti rreth e rrotull sė cilės shkrepin rrufe. Sidomos filo zogistėt kanė shkruar kur u ėshtė dashur ta pėrshkruajnė kėtė atentat, sikur Zogu me revole nė dorė u ėshtė pėrgjigjur me zjarr sė bashku me kolonel Libohovėn dhe shoferine tij vrasėsve me tė cilėt kanė shkėmbyer rreth njėzet minuta tė shtėna. Berned Fischer nga ana e tij shprehet se pas njė shkėmbimi zjarri tė shkurtėr me dedektivėt e mbretit, dy vrasėsit u kapėn dhe u arrestuan. Mbreti u rikthye menjėherė nė ndėrtesėn e operės dhe filloi tė lėshonte britma histerike dhe ashtu me revole nė dorė filloi tė shante nė gjuhėn gjermane (Venna 24 shkurt 1932).

Atentati sipas dėshmisė sė autorit

Pas rėnies sė Zogut nė vitin 1939, Nokė Gjeloshi, ngaqė kishte kryer dėnimin sipas legjislacionit austriak, u kthye nė Shqipėri, dhe ėshtė pritur si hero i vėrtetė nė tė gjithė opinionin antizogist, ishte periudha e rėnies nė baltė kudo e emrit tė mbretit pas ikjes me bisht ndėr shalė nė vitin '39.

Ngado qė shkonte e me kėdo qė bisedonte Kapiten Gjeloshi vihej pėrballė pyetjes sugjestionuese, na difto si qėllove mbi mbretin e shqiptarėve nė mes tė Vjenės. Pyetje qė i ėshtė drejtuar qindra herė e ka marrė qindra pėrgjigje jo vetėm nė Dukagjin por edhe qindra zona tė tjera tė Shqipėrisė ku Noka ishte bėrė aq i njohur e me famė ndėr ato vite. Unė kam mbledhė thėniet e disa bashkėkohėsve. Noka i ka sqaruar qime e pėr pe se si ndodhi atentati atė ditė nė Vjenė, thėnie qė konvergojnė nė tė njėjtin pėrfundim pavarėsisht se janė mbledhė nė kohė e nga persona tė ndryshėm si Zef Gjeloshi, Mark Delia, Gjon Marashi, Marash Babuni, Kol Vuka, Bal Marku etj.

Organizator i atentatit kundėr Zogut ka qenė Hasan Prishtina, Mustafa Kruja e disa eksponentė tė rėndėsishėm tė grupeve tė ndryshme antizogiste qė vepronin nė Vjenė. Atentati ėshtė bėrė sipas njė plani tė studiuar mirė deri nė detajet mė tė imta, duke vėzhguar lėvizjet e mbretit, hotelet ku strehohej vendin ku mund tė realizohej atentati dhe kohėn mė optimale e mė tė favorshme.

Si ekzekutor pėr kryerjen e atentatit, me pėlqimin direkt tė Prishtinės u zgjodh Nokė Gjeloshi dhe Azis Cami, tė dy ish oficerė tė xhandarmėrisė shqiptare, antizogistė radikalistė, guximtarė dhe profesionistė tė pėrdorimit tė armėve. Ndoka ėshtė rrėfyer se gjatė gjithė paradites lėvizėm me kujdes nė rrugėn nga mendohej se do tė kalonte Ahmeti, vėzhguam ndėrtesėn e operės, hyrjet e daljet e saj duke studjuar se nga ē'pozicion mund tė qėllonim, gjatė hyrjes apo daljes nga teatri, si mund t'u vidheshim shikimeve tė zellshme tė agjentėve tė policisė, si duhej tė mos binim nė sy se jemi shqiptarė pasi mund tė nuhateshim nga truproja e zgjuar e Zogollit, dhe tė arrinim nė pėrfunim se nga ē'distancė do na krijohej mundėsia tė qėllonim dhe a ishte e mundur qė tė realizohej apo tė mbetej nė tentativė.

Ne arritėm nė konkluzionin se atentati ishte tepėr i vėshtirpė pėr t'u realizuar, masat e larta tė sigurimit, numri i madh i agjentėve profesionistė dhe distanca aspak e favorshme ku mund tė shfaqej figura gjigande e mbretit me pamje tepėr tė kufizuar, megjithatė ne ishim tė bindur nė suksesin e atentatit po qe se mbreti na shfaqej pėrpara syve, duke iu dhėnė garanci kapove tonė qė na dirigjonin.

Gruaja e Hasan Prishtinės dhe Mustafa Krujės thoshte Gjeloshi qėndruan nė kafene pėrballė teatrit tė operės duke parė lėvizjet tona ndėrsa Prishtina priste me ankth nė shtėpin e tij se ēfarė do tė ngjiste, ne ishim veshur me kostume tė shtrenjta dhe tabare tė modės sė fundit, brenda nė xhepin e sė cilave kishim gati nagantin e mbushur mė sė miri. Ne vėzhguam hyrjen e mbretit nė teatėr pa arritur ta friksonim fare pasi automobili e solli deri tek pragu i portės dhe grumbulli i njerėzve dhe i agjentėve tė policisė nuk na la rast pėr tė parė pothuaj asgjė.

Kėshtu nuk na mbetej tjetėr rrugė veē se tė prisnim me ankth pėrfundimin e shfaqjes e cila na u duk se zgjati njė vit, u zbrapsėm tek bari pėrpara teatrit me qėllim qė tė mos ngjallnim dyshime tek policia, vetėm pak pėrpara se tė hapej dera, duke ecur serbes jemi afruar tek shkallėt qė tė ēonin brenda, nė tė djathtė tė kolonave nė distancė mbi 20 metra larg derės, duke pritur tė shfaqej mbreti pėrpara syve. Synimi dihej ishte tė qėllohej mbi Zogun duke pasur siguri, thoshte Noka nė kujtimet e veta, i thashė Camit unė do tė qėlloj mbi mbretin ndėrsa ai duhej tė qėllonte mbi truprojen, isha i sigurtė se do qėlloja nė nishan, ashtu siē isha i sigurtė se kur qėllova me nagant, njeriu i veshur me uniformėn e mbretit tė Shqipėrisė ishte Ahmet Zogu jo Llesh Topallaj, duke qenė nė pozicion tė prirte nė distancė, nė ndriēim tė zbehtė, unė, ėshtė shprehė Noka nuk pata mundėsi tė dalloj Ahmetin e veshr civil, por me dy tė shtėna revolveri qėllova nė objektivin qė fokusova nė mėnyrė tė rrufeshme, dy tė shtėnat e para qenė preēize drejt e nė objektiv, ndėrsa tre tė shtėna tė tjera kanė qenė tė menjėhershme pa objektiv, aq e rrufeshme ka qenė ndėrhyrja e agjentėve tė sigurimit nga tė gjitha drejtimet sa qė unė jam neutralizuar pėr punė sekondash edhe pse isha ushtarak i sprovuar e me revole nė dorė.

Nga ana tjetėr pėr fat tė keq Azis Camit revolveri nuk i ndezi duke bėrė dy shkrepje boshe, ndėrsa tė tretėn nuk i dha puna afat mė gjatė. Nuk ėshtė aspak e vėrtetė se Zogu ka shkėmbyer zjarr me asnjė njeri, biles nuk ka pasė kohė as tė nxjerrė revolverin, nuk ėshtė aspak e vėrtetė se Major Llesh Topallaj e ka mbuluar me trupin e vet mbretin pėr ta mbrojtur nga plumbat, unė qėllova mbi major Lleshin duke pandehė se ai ishte mbreti, meqenėse ai mbante tė veshur uniformėn e mbretit, kjo djallėzi e mbretit dinak i shpėtoi jetėn nga vdekja, e cila pėrpiu Major Lleshin qė u bė kurban i padronit tė vet vetėm se veshi rrobat e tij, dhe pas vdekjes doli kjo kėngė poshtėruese pėr heroin e flijuar. Shqyr Zotit na shpėtoi mbreti/se majora ka sa deti.

Tendenca e shumicės dėrrmuese qė atyre qė janė marrė kėto vitet e fundit me jetėshkrimet e mbretit ėshtė ta kalojnė sa mė tangentisht kėtė ngjarje, duke e injoruar, sikur atentatorėt paskan qenė budallenj, qe nuk arritėn tė dallojnė se cili ėshtė mbreti, askėrkush nuk e pėrmend faktin se mbreti nga frika e ndonjė antentati veshi truprojen e tij mbret dhe thėnies se mbreti luftoi burrėrisht nuk janė tė vėrteta, atentatorėt, njėri qėlloi 5 herė, tjetrit nuk i ndezi, ata nuk mund tė bėnin luftė nė mes agjentėve tė policisė, nuk u neutralizuan se ishin tė paaftė, por atentati nuk ka limit mė tė gjatė kohor aq mė tepėr nė vende tė sigurisė sė lartė.

Kush ishte Ndokė Gjeloshi

Ndokė Gjeloshi lindi nė Mekshaj tė Shalės sė Dukagjinit, biri i njė fisi tė dėgjuar nė gjeneaolgjinė e bajrakut tė Shalės, nga trungu i Nikė Vuksanit, me kėngėn e tė cilit fillojnė dasmat, gėzimet e festat e kushtrimet nė Shalė. Ndoka lindi me njė bukuri natyrale sa fisnike aq edhe madhėshtore, me trup vigan, me impulse tipike mashkullore, i zgjuar nga natyra, inteligjent me karakter tė fortė, i shkathėt, imponues, orator nė tė shprehur, e pse jo edhe demagog e manipulues i turmės, ushtarak i talentuar e ambicioz, guximi shpesh e shpuri tė ndėrmerrte veprime jashtė mundėsive reale qė kish, i pėrpiktė por edhe prepotent, karrierist, por edhe aventurier nė politikė si shumica dėrmuese e ushtarakėve qė i futen politikės, nacionalist i bindur dhe i verbuar nga miopia si shumica e nacionalistėve fatkeqė shqiptarė tė kohės sė tij. Ndokė Gjeloshi mori nė formim tė mirė kulturor nė kolegjin franēeskan nė Shkodėr, pėr tė vazhduar mė tej studimet e larta nė akademinė ushtarake tė Modenas nė Itali ku dhe mori gradėn e togerit tė forcave tė xhandarmėrisė.

Pėrpara Luftės sė Parė Botėrore, Gjeloshi luftoi nė pėrkrahje tė forcave tė ushtrisė sė Vidit. Si nacionalist radikal deklaronte se bėnte pjesė nė Partinė Nacionaliste Shqiptare, gjatė luftės sė ashpėr politike nė vitet 20-24 rreshtohet pėrkrah forcave tė opozitės sė Nolit, nė Revolucionin e 24-ės merr pjesė pėrkrah peshkopit Noli duke qenė njė nga organizatorėt e drejtuesit kryesorė tė forcave nė qarkun e Shkodrės sė bashku me Rexhep Shalėn qė ēoi nė pėrmbysjen e klikės zogiste, gjatė qeverisjes sė Nolit mori gradėn kapiten tė forcave kufitare, ndėrsa pas kthimi tė Zogut nė pushtet arratistet nė Jugosllavi ku ishte bėrė anėtar i grupit tė Bashkimit Kombėtar, njė organizatė tė mėrguarish shqiptarė qė kėrkonte rrėzimin e Zogut me ēdo kusht. Nė nėntor tė vitit 1926 sė bashku me Dom Loro Cakėn organizon e udhėheq kryengritjen antizogiste tė Dukagjinit, kryengritje qė shpėrtheu pėrpara kohe, kryengritje qė nuk u pėrhap nga tradhėtia as nė Pukė as nė Malėsi tė Madhe, kryegritje e shtypur dhe paguar me qindra tė vrarė e qindra tė burgosur.

Pas shtypjes sė Kryengritjes sė Dukagjinit emigron nė Austri, martohet me njė zonjė austriake sa tė bukur aq edhe fisnike, bashkėshorte e denjė qė u ju gjend pranė nė tė gjitha situatat dramatike qė kaloi i adhuruari i grave dhe i ushtarakėve Ndok Gjeloshi. Antizogist i betuar qė ėshtė gati tė bashkėpunojė me kėdo veē tė eleminonte Zogun. Bashkėpunėtor i Hasan Prishtinės dhe zbatues i porosisė sė tij sė bashku me Azis Camin natėn e 20 shkurtit 1931 organizojnė atentatin mė tė rrezikshėm ndaj Ahmet Zogut, nga i cili Zogu shpėtoi vetėm se ishte i maskuar e jo i veshur si mbret. Gjyqi ndaj Gjeloshit pėrfundoi mė 2 tetor 1931 duke e cilėsuar fajtor pėr vrasjen e major Topallajt dhe tentativė pėr vrasjen e mbretit dhe duke e dėnuar me 7 vjet burgim tė rėndė.

Pėrfundimi i kohės sė burgimit me rrėzimin e mbretit nga froni duke i krijuar mundėsinė Gjeloshit tė kthehet nė Shqipėri, tė cilin nė Shqipėrinė e Veriut e pritėn si hero.

Si nacionalist radikal qė gjithė jetėn kishte ėndėrruar Shqipėrinė Etnike ndoshta naivitet, ndoshta nga euforia, ndoshta nga inferioriteti i xhuxhizmit qė i karakterizonte shumė nacionalistė, qė ėndrrėn e njė Shqipėrie Etnike e shihnin tė realizuar tani qė Italia e shpalli bashkimin e Shqipėrisė me Kosovėn, si ushtarak karriere ftesėn pėr tė marrė pjesė nė Milicinė shqiptare nuk e refuzoi, Gjeloshi mori edhe gradėn e majorit dhe nuk pranoi tė bashkohej me komunistėt qė dirigjonin FNĒ, kjo ėshtė edhe fundi i pa lavdishėm i karrierės sė tij politiko-ushtarake, nė kontrast tė thellė me inkandeshencėn e tij nė tė shkuarėn. Nė pranverė tė vitit 1943 nė fundin e bulevardit kryesor tė Tiranės nė rrugėn e Stacionit tė Trenit sot, atentatori Nok Gjeloshi mbeti i vrarė nga njė atentator tjetėr i pamėshirshėm si gjarpėri, Lym Keta. Ndok Gjeloshi mbetet njė figurė e rėndėsishme e jetės politiko-ushtarake tė kohės sė vet, me dy pamje qė rrezaton e nxin njėkohėsisht.

Dėrguar nga Klajd Kapinova, New York

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara