HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PROMEMORIE

"Toleranca" dhe te drejtat e komunitetit katolik ne Shqiperi...

Nga: Prof. Dr. Aleksander Bushati, Av. Alfred Duka, Ing Aleksander Paci, Prof. As. Dr. Angjelin Shtjefni, Ing. Bardhok Rajta, Eugjen Kulli, Dr. Gjelosh Nikolla, Av. Ekonomist Gjet Kola (iniciator dhe kordinator), Ekonomist Gjergj Sokoli, Kompozitor Gjon Kapidani, Ing. Leodat Kiri, Leon Kaza, Ing. Nikolin Shpani, Pashko Gjekaj, Simon Lala, Av. Sokol Gjini, Tonin Marinaj

Qėllimi:

Me kėtė promemorie dėshirojmė tė vemė nė dijeni, me disa tregues sintetikė, pėr pozitėn diskriminuese tė popullsisė sė besimit tė krishterė katolik nė Shqipėri, problemet me tė cilat ndeshet kjo popullsi si dhe tė shfaqim disa mendime pėr domosdoshmėrinė dhe rrugėt qė ēojnė nė realizimin e barazisė de facto me komunitetet e tjera.

Kujt i parashtrohet:

Shejtėrisė sė Tij, Papa Gjon Pali II, Konferencės Ipeshkvnore tė Shqipėrisė, Kryetarit tė Kuvendit tė Shqipėrisė, me kėrkesėn qė tė pajisė me nga njė kopje tė promemories tė gjithė deputetėt si pėrfaqsues tė popullit, Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Kryeministrit, partive politike nė Shqipėri, Kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, me kėrkesėn qė tė pajisė me nga njė kopje tė promemories tė gjithė deputetėt shqiptarė si pėrfaqsues tė popullit, Presidentit tė Kosovės, Kryeministrit tė Kosovės, partive politike shqiptare nė Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi, Kosovėn Lindore (Jug tė Serbisė), pėrfaqėsuesve tė komunitetit shqiptaro-amerikan, Komuniteteve Fetare nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Akademisė sė Shkencave tė Kosovės, Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Kėshillit tė Politikave tė Sigurimit Kombėtar tė Shqipėrisė, Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Qeverive tė SHBA-sė dhe Kanadasė, Qeverive tė Vendeve tė Bashkimit Europian, Komisionit Europian, Kėshillit tė Europės, OSBE-sė nėpėrmjet prezencės sė saj nė Shqipėri.

Hyrje:

Shqiptarėt qenė ndėr popujt e parė qė pėrqafuan krishtėrimin. Shėn Pali gjatė udhėtimit tė tij tė tretė rreth vitit 59, u kishte shkruar romakėve (15,19) se: “… qė nga Jeruzalemi e pėrqark e deri nė Iliri e kam pėrhapur Ungjillin e Krishtit”, qė mė vonė ėshtė konfirmuar dhe nga Shėn Jeronimi qė ka shkruar se: “Nė tė gjitha vendet u pėrhap … me Palin nė Ilirik” Epist. 59. Kjo ėshtė dokumentuar dhe nga studiuesit europianė si Jirecek, Taloci, Shuflay etj.. Po kėshtu dhe studiuesit shqiptarė kanė arritur nė pėrfundimin se: “ Iliria, toka jonė, ishte ungjillizue prej vetė Shėn Palit Apostull … dhe se nė shekullin III, krejt ky vend, atėherė shumė i haptė, ishte i ungjillizuem”.

Rreth njė shekull mė vonė, Perandori ilir Kostandin shpallli Krishtėrimin fe zyrtare.

Nga gjiri i popullsisė iliro-shqiptare gjatė shekujve dolėn mjaft figura tė shquara qė nderojnė mbarė Krishtėrimin e shenjtorė si Shėn Elena, Flori, Lauri, Asti, Donati, Sergji, Baku, Shėn Jeronimi, Niketė Dardani etj.

Zhvillimet pas pushtimit osman:

Nė shekullin XIV gjithė popullsia shqiptare, shumicė nė mbi 100 mijė km2, ishte e besimit tė krishterė. Por njė nga dėmet mė tė mėdha qė shkaktoi pushtuesi osman, gjatė pushtimit rreth 450 vjeēar, ishte prishja e unitetit fetar tė shqiptarėve e konvertimi i njė pjese tė popullsisė nė fenė e tij muhamedane.

Shqetėsimit tė Fuqive tė Mėdha pėr mundėsinė e bashkėjetesės nė shtetin e ri shqiptar midis shqiptarėve tė krishterė dhe tė atyre tė asimiluar fetarisht i ėshtė pėrgjigjur Imzot Luigj Bumēi, Ipeshkėv, kryetar i delegacionit shqiptar i cili me gojė, njė Klubi Parlamentarėsh Anglezė nė Parlamentin e Londrės dhe me shkrim Konferencės sė Paqes nė Paris u ka thėnė se: “Nė emėn tė klerit e tė popullit katolik shqiptar: Katoliku dhe Muhamedani nė Shqipni janė vėllezėr.”

Edhe nė dy raste tė tjera qė Lidhja e Kombeve kėrkonte tė dinte nėse vėrtetė katolikėt dhe muhamedanėt nė Shqipėri ishin vėllezėr e mund tė bashkėjetonin nė paqe, Arqipeshkvi i Shkodrės dhe Metropoliti i Shqipėrisė monsinjor Jak Serreqi i ėshtė pėrgjigjur telegrafisht se: “Katoliku dhe muhamedani nė Shqipėri janė vėllezėr, tė mirėn dhe tė keqen duan me e nda sė bashku si vėllezėr.”

Pėr tė rritur ndėrgjegjen kombėtare tė shqiptarėve, qė dhe ata tė lufonin kundėr pushtuesit otoman edhe pse ishin konvertuar nė fenė e tij, poeti kombėtar Gjergj Fishta i ka trajtuar tė barabartė nė veprat e tij trimėritė e shqiptarėve nė luftė, si tė besimit katolik dhe muhamedan, megjithse shprehet Ai “…ndokujt prej muhamedanėve tė pėrmendun veē me i zanė nė gojė aso kohe emnin e Shqipnisė, ka gjasė se do tė kishte ra pushkė…”

Nė arritjen e kėtij konkluzioni, kėto personalitete, pėrveēse njihnin mirė situatėn nė kohėn qė jetonin, njihnin edhe historinė e popullit shqiptar. Ata e dinin se shqiptarėt pėr shkak tė rezistencės kundėr pushtuesit osman ishin ndodhur para njė terrori tė paimagjinueshėm, se ishte e vėrtetė dhe jo lojė proklamata zyrtare otomane me rastin e pushtimit tė Krujės mė 1478 se: ”Ata qė mbetėn nga armiku, gratė dhe fėmijėt, i vunė nė prangat poshtėruese tė robėrimit dhe i lidhėn mė zinxhirėt e mjerimit. Paskėtaj do tė fillojė shkatėrrimi i kishave, ndėrtimi i medreseve, ndalimi i kėmbanave dhe prishja e ligjevet. Brenda nė zemrat e tė pafeve ku kishte zėnė vend pafesia dhė mėkati, paskėtaj do tė ēelė burbuqja e besimit nė njė zot tė vetėm”... Posa qė nga lajmtarėt e padukshėm tė paracaktimit {fatit} u lėshua thirrja: “Vrajini tė pafetė gjer tek i fundit” , sulltani tė cilit i buzqesh fati dhe si ndahet fitorja tė pafetė e kėsaj fortese i shkoi nėn shpatėn shkatėrrimtare, zharritėse dhe ua rrėmbeu jetėn kėtyre kundėrshtarėve fatgremisur, duke skuqur sipėrfaqen e fushės me gjakun e kėtyre tradhėtarve tė pafe... Ata batėrdisėn gratė e kėtyre armiqve vulėhumbur si tė ishin ato cullufe fytyrhėnash plot me nishane tė zeza... Thirrjet qė nga krahrorėt e tyre tė dėrmuar arritėn gjer te tavani i Saturnit. Gjithsejt rreth 5000 tė pafe..., u bėnė kėshtu pre e shpatės sė mprehtė dhe qokė e shigjetės goditėse...”

Turqit e sollėn fenė e tyre nė Europė “me forcė dhe luftė” dhe nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė pėr tė shuajtur rezistencėn e shqiptarėve, qė u bėnė pengesė, dhe, nė kulmin e furisė sė tyre nuk i lejuan qė tė kalonin nė Apenine e nė Europėn Perendimore. Nga dokumentet turke rezulton se: “Murati urdhėron qė ose tė bėhen synet tė gjithė Epirotėt ose tė lahet tradhėtia e tij (Gjergj Kastriotit) me vdekje”. Nė kėtė mėnyrė, i gjithė Arnauti u pėrfshi nė besimin muhamedan.

Komuniteti katolik dhe kleri i tij ishin dėshmitarė tė ngjarjeve nė Jugun e Shqipėrisė qė ishte pėrfshirė nė kufijtė e shtetit shqiptar, ku tendencat pėr kantonizim ishin evidente dhe menjėherė pas shpalljes sė pamvarėsisė, problemet trajtoheshin dhe mbi baza fetare. Ndėrsa nė Epirin e Jugut, qė u shkėput nga trungu i Shqipėrisė, shteti grek nė njė kohė rekord kishte deportuar nė Turqi shumicėn e muhamedanėve shqiptarė qė nuk kishin pranuar rikthimin nė fenė e tė parėve tė tyre, nė fenė e krishterė.

Midis dy komuniteteve tė krishtera kishte edhe diferenca konceptuale. Komuniteti ortodoks i pėrqėndruar kryesisht nė Jug, pėr t'i qėndruar besnik fesė sė krishterė, kishte jetuar pėr disa shekuj si raja nėn dhunėn e bejlerėve muhamedanė turq dhe nė shumicė shqiptarė ose tė asimiluar nė shqiptarė me kalimin e shekujve, nė qytete e territore tė pėrziera dhe pėr kėtė arsye muhamedanėt shqiptarė i shikonte si dorė tė zgjatur tė pushtuesit. Ishte kjo arsyeja qė ortodoksit shqiptarė nė Greqi ishin dhe janė po aq aktivė kundėr turqve muhamedanė jo mė pak se vetė grekėt, qė zė fill me Napolon Zervėn, i cili duke komanduar trupat greke, shprehej se ishte krenar para brezave qė do tė vinė se ēdo shtėpi tė shqiptarėve muhamedanė qė i kishte dalė pėrpara e kishtė bėrė rrafsh me tokėn, pėr tė vazhduar nė ditėt e sotme me Nikolla Geixhin e tė tjerė. Kėta persona nė kushte tė reja ricikluan veprimet barbare tė kryera rreth katėr shekuj e gjysėm mė parė kundėr popullit shqiptar nga trupat otomane tė komanduara nga shqiptari Ballaban Pasha, dhe ky i konvertuar nė fenė e pushtuesit, pėr tė vazhduar me shumė tė tjerė pas tij deri nė shporrjen e pushtuesit.

Gjithashtu qė nga shpallja e pamvarėsisė sė Greqisė, Qeveria e saj edhe me bekimin e Imperatorisė Otomane ėshtė pėrpjekur t'i trajtojė ortodoksit shqiptarė si grekė. Edhe nė tė gjitha forumet ndėrkombėtare, Greqia ka dalė dhe vazhdon tė mbrojė tezėn e pavėrtetė se gjithė ortodoksit shqiptarė janė grekė, tezė qė synon ta jetėsojė hap pas hapi. Pas ndryshimeve nė Shqipėri e hapjes sė kufinjėve, Qeveria Greke ka filluar qė tė pėrdori tė njejtat metoda qė ka pėrdorur Imperatoria Otomane pėr konvertimin e shqiptarėve nė fenė muhamedane, nėpėrmjet kompromentimit tė njė pjese tė popullsisė shqiptare, krahas konvertimit me dhunė. Pėr tė ndryshuar kombėsinė, ortodoksve shqiptarė po ju ofrohen benifice tė rėndėsishme si viza disavjeēare Shengen, ndihma ekonomike tė shumėllojshme, privilegje nė tregti e deri dhe pensione individuale nga fondet e Bashkimit Europian, mbasi Greqia nuk pėrdor resurset e saja financiare pėr kėtė qėllim. Rezultat i kėsaj politike janė ngjarjet e fundit nė Himarėn shqiptare, qė pėr rreth 4 shekuj e gjysėm ishte treva e panėnshtruar nga pushtuesit otomanė nė Jugun e Shqipėrisė.

Komuniteti katolik nė Veri, me pėrjashtim tė qytetit tė Shkodrės, kishte jetuar nė zona thuajse plotėsisht kompakte nga pikpamja fetare dhe shqiptarin muhamedan qė fliste njė gjuhė e kishte pothuajse tė njejtat tradita, megjithėse ishte asimiluar nė fenė e pushtuesit, nuk e barazonte me turqit. Tė gjitha tė kėqijat qė u kishte shkaktuar pushtimi otoman ja faturonin atij dhe luftonin e aspironin qė me shporrjen njė herė e pėrgjithmonė tė otomanėve nga Shqipėria, ata bashkė me muhamedanė e tė krishterė orientalė do tė krijonin shtetin e pamvarur ku do tė jetonin tė gjithė tė lirė e tė barabartė si qytetarė europianė. Komuniteti katolik dhe kleri i tij kurrė nuk mund tė mendonin se muhamedanėt do ta marrin kėtė qėndrim si dobėsi e t'i ktheheshin avazit tė vjetėr kur ishin dorė e zgjatur e pushtuesit nė Ballkan edhe pėr bashkėvėllezrit e tij.

Pėr t'ju kujtuar shqiptarėve se, dhe pse janė konvertuar nė fenė e pushtuesit, nuk janė pjesė e botės muhamedane, Pashko Vasa doli me parullėn: “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”.

Qėndrimi pas njohjes sė Pamvarėsisė sė Shqipėrisė

Profecia e kėtyre pėrfaqsuesve tė shquar tė komunitetit katolik si Preng Doēi, Liugj Bumēi, Gjergj Fishta, Shtjefėn Gjeēovi, Ndre Mjeda etj. u vėrtetua plotėsisht. Mbas shpalljes sė pamvarėsisė e krijimit tė shtetit shqiptar, nė Shqipėri, nuk ka patur konflikte tė drejtėpėrdrejta midis popullsisė mbi baza fetare, qė provon drejtėsinė e pėrpjekjeve tė tyre pėr krijimin e shtetit unik shqiptar. Kjo dhe pėr faktin se shumica e asimiluar nuk mund tė sulmonte qėndrestarėt dhe pse ishin pakicė. Gjithashtu uniteti i shtetit shqiptar, pėr tė cilin ishte i ndėrgjegjshėm qė tė sakrifikonte komuniteti katolik, ishte faktor vendimtar nė konsolidimin e kombit shqiptar nė shekullin XX, nė gjithė trojet e tija etnike. Kjo konstatohet edhe nė rregjistrimet e fundit tė popullsisė nė Kosovė e nė mėnyrė tė veēantė nė Maqedoni ku numri i shqiptarėve qė deklarohen tė kombėsisė turke, qė tė fitojnė simpatinė e sllavėve dhe pėrkrahjen e turqėve, ėshtė zvogluar. Me kėtė ndėrgjegjsim tė shqiptarėve pėr kombėsinė e tyre, pėrfundimisht mbetet pa realizuar marrėveshja e fshehtė sllavo-turke qė shqiptarėt muhamedanė tė spastrohen nga rajonet e tyre etnike dhe tė deportohen nė Turqi si turq.

Nė hapat e parė deri nė njohjen e konsolidimin e pamvarėsisė, pėr pjesėn e popullsisė shqiptare brenda kufijve shtetėror, pėrfaqsuesit e shumicės muhamedane kuptuan se pa pėrkrahjen perendimore nuk mund te siguronin njohje ndėrkombėtare, qė i detyroi ata tė bėnin njė trajtim tė barabartė tė popullsisė sė tė gjitha besimeve.

Ismail Qemali, njohės i shkėlqyer i politikave tė Imperatorisė Otomane dhe tė shteteve ballkanike dhe qė e dinte se Shqipėria ėshtė pjesė e Europės por dhe i shtyrė prej saj, caktoi zv/kryeministrin nga komuniteti katolik nė Qeverinė e Parė tė Shqipėrisė sė Re, tė kryesuar prej Tij. Po kėshtu Qeveritė Shqiptare patėn nė pėrbėrjen e tyre, Luigj Gurakuqin, figurėn me orientim Perendimor dhe mė tė kompletuar tė politikės shqiptare.

Ky qėndrim u demostrua dhe nė vendimet e Kongresit tė Lushnjės i cili vendosi qė kryetari i shtetit tė jetė kolektiv dhe tė pėrbėhet nga pėrfaqsues tė dy besimeve, dy tė besimit muhamedan: njė suni e njė bektashi, dy tė besimit tė krishterė: njė tė ritit oriental (ortodoks) dhe njė tė ritit oksidental (katolik). Ishte dhe kjo nga faktorėt kryesorė qė Shqipėria u pranua pa pengesė nė Lidhjen e Kombeve me 17.12.1920.

Por rezultoi se kjo gjendje nuk mund tė vazhdonte gjatė. Pasi siguruan njohjen ndėrkombėtare, qeveritė shqiptare asgjėsuan barazinė midis komuniteteve fetare tė sanksionuar me vendimet e Kongresit tė Lushnjės. Ndryshimin e kursit tė barazisė e shpalli edhe de jure zyrtarisht mbreti Zog I qė nė takim me ambasadorin e Turqisė nė prill tė vitit 1934 do tė shprehej se: “Pėr 5 shekuj, unitetin e kombit shqiptar e mbrojti Turqia. Po tė mos ishte Turqia, Shqipėria nuk do tė shpėtonte as nga pushtimi sllav as mund ta pengonte fshirjen e Shqipėrisė nga harta e botės prej latinėve. Thelbin e ekzistencės tonė ja detyrojmė Turqisė”.

Me kėtė qėndrim mbreti mohonte luftėrat qindra vjeēare heroike tė popullit shqiptar kundėr pushtuesve osmanė, vecanėrisht para asimilimit nė fenė muhamedane. Ishin shqiptarėt, qė me heroizmin e gjakun lumė tė derdhur prej tyre, nėn udhėheqjen e Gjergj Kastriotit i bėnė ballė tė vetėm pėr njė ēerek shekulli dhe mbrojtėn Europėn nga turri i fuqisė mė tė madhe e mė tė rrezikshme tė kohės, Imperatorisė Otomane.

Pėr kėtė kontribut nė mbrojtjen e qytetėrimit perendimor, Papa Piu II dhe Pali II e cilėsonin luftėtarin me dashuri si “Gedeoni i Krishterė”, “Shpata e Krishtėrimit”, “Atleta Christi”, “Shtylla e Kishės sė Shejtė”, “Makabeu i Ri”, ‘Tmerri i Islamizmit”... Nuk ekziston, pra, as dyshimi mė i vogėl qė Gjergj Kastrioti ishte njė katolik besnik.

Po kėshtu populli shqiptar nė pėrgjithsi, por nė veēanti komuniteti katolik nė Veri, asnjėherė nuk i rreshti pėrpjekjet pėr shporrjen e pushtuesve otomanė nga trojet shqiptare dhe mė afėr saj qenė gjatė bashkėpunimit me austriakėt nė luftėn austro-turke tė vitit 1689 tė udhėhequr nga Ipeshkėvi i Shkupit, ndėr korifejtė e kombit shqiptar, i vlerėsuar me tituj akademikė nga universitete tė njohura tė kohės por i dėnuar me harresė e nėnvlerėsim nga shteti i vet, Imzot Pjetėr Bogdani.

Por edhe pse nė dukje e thėnė pėr kortezi, kjo tezė absurde e allogjike e mbretit Zog I dhe qė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me realitetin historik, ka shėrbyer si platformė dhe ka udhėhequr “analizėn historike” tė historiografisė zyrtare, gjatė gjithė ekzistencės sė shtetit shqiptar. Me kėtė qėndrim zyrtar, mbreti synonte qetėsimin e ndėrgjegjes sė trazuar tė shqiptarėve muhamedanė, duke i bėrė njė dėm tė pallogaritshėm zgjidhjes afatgjatė tė ēeshtjes shqiptare.

Kjo deklaratė ishte nė vazhdėn e qėndrimit zyrtar tė kryetarit tė parlamentit shqiptar, qė gjatė vizitės nė Turqi mė 1924 ishte shprehur se: “E vėrtetė se sot populli shqiptar gjendet i shkėputur prej jush, por me zemėr vijon gjithnjė tė jetė i ngjitur me ju”. Ky ėshtė rast pa precedent nė historinė e popujve, kur pėrfaqsuesi i njė vendi sovran tė shprehė nostalgji pėr pushtuesin mbi 4 shekullor qė i ka sjellė dėmet mė tė mėdha nė gjithė historinė e tij dhe ta vlerėsojė si paradoks lirinė e fituar me gjak e sakrifica mbinjerzore prej popullit tė tij.

Me kėto qėndrime, renegatėt, jo vetėm qė justifikuan veten apriori, por vlerėsuan asimilimin nė fenė e pushtuesit si veprim tė drejtė e tė zgjuar tė tyre ndėrsa syleshė tė krishterėt qė bėnė sakrifica mbinjerzore, padyshim ndėr mė tė mėdhatė nė gjithė historinė e njerzimit, pėr t'ju shmangur kėtij asimilimi duke jetuar pėr rreth 450 vjet nė kushte tė njė aparteidi tė egėr. Ishte kjo arsyeja qė njė diplomat italian konstatonte, se, vetėm pas shembjes sė Imperatorisė Otomane dhe, kur panė se mbetėn pa pushtet nė Stamboll e vise tė gjėra tė perandorisė, shqiptarėt muhamedanė u kujtuan pėr kombėsinė e tė parėve tė tyre.

Kjo u reflektua nė vlerėsimin e ngjarjeve historike, nė fushėn e kulturės e nė gjitha sferat e jetės, qė nė hapat e parė tė ekzistencės sė shtetit shqiptar.

Naim Frashėri, i vlerėsuar nga kritika mediokėr, shpallet poet kombėtar i shqiptarėve ndėrsa Gjergj Fishtės, i propozuar kandidat pėr ēmimin Nobel nga shoqata botėrore e poetėve nė Nju Jork mė 1935, me rreth 23 mijė fjalė nė veprėn e tij, pėrafėrisht sa Shekspiri dhe Pushkini, pėr rreth 50 vjet iu hoq vepra nga qarkullimi dhe iu asgjėsua si reaksionare, duke pėrsėritur veprimet e pushtuesve otomanė kundėr librit shqip.

I pari, pse kishte kryer me devotėshmėri gjatė periudhės sė pushtimit tė Shqipėrisė dhe tė popujve tė tjerė tė Ballkanit e mė gjėrė detyrėn e drejtorit tė censurės nė Ministrinė e Arsimit tė Perandorisė Osmane, hero, ndėrsa i dyti i dėbuar e internuar nga pushtuesit pėr veprimtari nė favor tė ēeshtjes shqiptare, me preteksin se nė kohė pushtimi pranoi titullin e akademikut tė Akademisė Mbretėrore Italiane, duke deklaruar me krenari kombėsinė e tij shqiptare e duke mos hequr asnjėherė dorė prej saj, shpallet tradhėtar, duke ja nxjerr dhe eshtrat nga varri e hedh nė lumin Drin.

Po kėshtu historiografia zyrtare, e shkruajtur nga pjesa e asimiluar e popullsisė, ka glorifikuar figura me mundėsi e kontribut tepėr modest nė lėvizjen kombėtare shqiptare nė pėrgjithsi, e nė veēanti nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, ndėrsa ka lėnė nė harresė ose denigruar e shpallur reaksionar figura tė komunitetit katolik deri dhe Preng Bib Dodėn, udhėheqės i mbi 5000 forcave mirditore nė mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare nga pushtuesit sllavė, nė luftėn e organizuar nga kjo Lidhje. Me gjithė kėtė vlerėsim qė ka bėrė historiografia zyrtare, pėr kėtė kontribut nė favor tė ēeshtjes shqiptare, pushtuesi otoman e ka ndėshkuar me njė nga dėnimet mė tė rėnda duke e internuar pėr 29 vjet nga 1880-1909 nė Anadoll.

Megjithatė, duhet vėnė nė dukje, se, gjatė kohės sė shkurtėr tė mbretėrisė shqiptare edhe nėse komuniteti katolik vazhdoi tė mbahet i izoluar nė zonat mė tė varfra ku ishte vendosur pėr t'i shpėtuar asimilimit fetar nga pushtuesi, tė paktėn nuk u pengua zhvillimi i lirė i tij, krahas komuniteteve tė tjera.

Qėndrimi i qeverive shqiptare pas Luftės sė Dytė Botėrore.

Qeveritė e pasluftės e shpallėn hapur platformėn antiperėndimore e pėr rrjedhojė dhe antikatolike. Enver Hoxha, qė kishte qėndruar gjatė nė perendim nė pėrpjekje pėr t'u shkolluar, por dhe si funksionar i mbretėrisė shqiptare, shefi mė jetėgjatė i shtetit shqiptar, nė ēdo paraqitje publike dhe propaganda e tij zyrtare ēdo ditė, demostronin urrejtjen e tyre ndaj Perendimit. Pėr ta ilustruar po citojmė pjesė nga njė deklaratė e tij ku ai shprehej, se: “Vatikani vazhdon tė jetė qendra e armiqve tė papajtueshėm tė popullit tonė (pėr shkak se Vatikani nė Konferencėn e Paqes tė Parisit pas mbarimit tė Luftės Parė Botėrore dha kontribut pėr ruajtjen e tėrėsinė territoriale tė shtetit shqiptar tė 1913 !!!??, shėnimi ynė). Atje ėshtė vendi ku pėrgatiten nė errėsirė komplote kundėr nesh. Vatikani ėshtė bėrė vegla e sigurtė e luftėnxitėsve tė imperializmit amerikan dhe streha e kriminelėve tė luftės e tradhėtarve. Vatikani ėshtė munduar ta zhdukė kombin shqiptar dhe pėr kėtė e ka mbajtur gjithmonė Kishėn Katolike nėn urdhėrat e tij".

Rezistencės sė komunitetit katolik kundėr sundimit tė ideologjisė komuniste, shteti shqiptar e shfrytėzoi pėr tė ushtruar ndaj tij dhunėn mė tė egėr. Nė shumė raste dhuna kishte tė gjithė treguesit e njė genocidi tė kamufluar si nė rastin e dėnimit me vdekje, me varje dhe me pushkatim, tė 14 personave qė nuk kishin asnjė faj pėr vrasjen e njė funksionari komunist nė Mirditė mė 1949 dhe pse nė krye tė trupit gjykues ishte njė jurist i shkolluar nė perendim (Francė), por dhe nė mjaft raste tė tjera nė krahinėn e Mirditės, tė Dukagjinit etj.

Shteti shqiptar vuri nė pėrdorim tė gjitha mjetet pėr tė shkėputur ēdo lidhje mė Perendimin dhe pėr tė realizuar mė lehtė shtypjen me dhunė tė ēdo rezistence tė komunitetit katolik kundėr ideologjisė komuniste.

Si shpėrblim pėr luftrat e pėrpjekjet disa shekullore tė komunitetit katolik e tė klerit tė tij pėr tė shporrur pushtuesit otomanė dhe pėr idealizmin e tyre pėr tė krijuar shtetin e pėrbashkėt, unik e tė pacopėzuar, shteti shqiptar hartoi dhe zbatoi programe qė ēuan nė asgjėsimin e klerit katolik nė Shqipėri. Nė kuadėr tė kėtij programi nga viti 1944 deri nė vitin 1967 u dėnuan me vdekje ose vdiqėn nga torturat nė burgjet politike tė shtetit shqiptar 67 klerikė katolikė, ndėrsa nuk u dėnua me vdekje asnjė klerik i komuniteteve tė tjera. Klerikėt katolikė tė dėnuar qė kishin kryer mbi 450 vite shkollė nė Perendim, vuajtėn dhe 881 vjet burgjeve politike.

Kryeministri shqiptar, gjatė njė udhėtimi nė Veri nė mesin e viteve ‘60-tė, megjithėse si bir kleriku muhamedan (nė pėrgjithsi edhe pse shqiptarėt u asimiluan nė fenė e pushtuesit nuk fituan besimin e plotė tė tij, prandaj klerikėt, klasėn politike dhe pronarėt e mėdhej tė tokave, pushtuesi e krijoi me kolonė tė asimiluar nė kombėsinė shqiptare pėr t'ia lėnė nė zverk popullit shqiptar edhe pas fitores sė pamvarėsisė prej tij) e dinte mirė se pas pushtimit turk, “u rrafshuan qytetet, u rrėnuan qendrat e kulturės shqiptare, u asgjėsuan monumente tė kėsaj kulture, arkiva e biblioteka” i indinjuar thellė kur pa se si turqit nuk e kishin shkatėrruar dhe kishėn katolike tė Vaut tė Dejės nė rrethin e Shkodrės tė ndėrtuar nė shekullin XIII, pa e parė atė si objekt tė thesarit tė kulturės shqiptare e tė mbarė njerzimit, urdhėroi hedhjen e saj nė erė me eksploziv, urdhėr qė u zbatua pa hezitim.

Me urrejtjen patologjike tė trashėguar nga koha e pushtimit turk, kundėr bartėsve tė kulturės perendimore, qeveria shqiptare shkatėrroi ose ju ndėrroi destinacionin tė gjitha objekteve katolike tė kultit, por qė nuk e bėri pėr gjithė objektet e tjera tė kultit.

Edhe pas shpalljes sė Shqipėrisė vend ateist, megjithė fasadėn kushtetuese se shteti i trajton tė barabartė qytetarėt, persekutimi dhe represioni kundėr komunitetit katolik bėhej nė mėnyrė tė programuar, por tė kamufluar.

Siē rezulton nga tė dhėnat e botuara nė shtypin e pas viteve ‘90-tė tė shekullit XX, organet e sigurimit tė shtetit tė rrethit tė Shkodrės kishin planifikuar neutralizimin ose asgjėsimin e 86 banorė tė qytetit tė Shkodrės tė vlerėsuar elementė tė rrezikshėm pėr qeverinė. Por vetėm 6 prej tyre ose 7 % ishin tė besimit muhamedan, 4 ose 4.65 % tė besimit ortodoks dhe 76 ose 88.35 % , nė mes tė cilėve dhe dy femra, ishin tė besimit katolik. Me tronditėse rezultojnė kėto shifra po tė kihet parasysh dhe fakti se nė atė periudhė popullsia e besimit katolik nė qytetin e Shkodrės nuk ishte mė e madhe se 40 %, qė tregon se shkalla e persekutimit tė saj ishte mbi 13 herė mė e madhe se e pjesės tjetėr tė popullsisė.

Pjesėmarrja e komunitetit katolik nė strukturat e shtetit shqiptar.

Komuniteti katolik ėshtė i pėrjashtuar, ose, ka marrė e merr pjesė nė mėnyrė simbolike nė strukturat e shtetit shqiptar, qė nga pėrfundimi i Luftės Dytė Botėrore (nė vijim shkurtimisht LDB) e deri mė sot qė pasqyrohet nė treguesit sintetikė tė mėposhtėm.

Kėshtu nė strukturat e partisė shtet (partisė komuniste) nga 149 antarė e kandidatė tė Byrosė Politike, tė zgjedhur nė 10 kongrese, vetėm 1, ose 0.72%, ishte pjestar i kėtij komuniteti. Edhe pse ishte i vetmi nga gjithė tė zgjedhurit, qė nė kongresin I tė kėsaj partie mori numėr tė barabartė votash me Enver Hoxhėn, qė ishte dhe vlerėsim i kontributit tė kėtij komuniteti nė luftėn antifashiste dhe pse u martua me njė tė krishterė tė ritit oriental, nuk i shpėtoi vdekjes nė burgun politik tė shtetit pėr tė cilin luftoi.

Nga 44 sekretarė tė KQ tė kėsaj partie, tė zgjedhur nė 10 kongrese, vetėm 1, ose 2.27%, ishte pjestar i komunitetit katolik, nga 871 antarė e kandidatė tė KQ, vetėm 44 ose 5.05% nga ky komunitet. Dhe ata qė zgjidheshin, nė mbi 90% tė rasteve ishin dhėndurrė tė pushtetarėve kryesisht muhamedanė ose nė lidhje me ta. Por nė shumicėn e rasteve ngriheshin nė pėrgjegjėsi punėtorė, mekanikė, traktoristė etj. ose pa arsim tė plotė dhe nė shumicėn e rasteve jo pėrfaqsues, tė paaftė pėr tė artikuluar problemet, dhe me qėllimin pėr ta diskriminuar e paraqitur tė paaftė komunitetin katolik.

Katolikėt kanė marrė pjesė mesatarisht me mė pak se 3% tė numrit tė antarėve tė Qeverive Shqiptare tė tė gjitha kohrave. Nė njė hark kohor prej rreth ēerek shekulli 1966-1991, 7 Qeveri Shqiptare nuk kanė pranuar tė kenė nė pėrbėrjen e tyre asnjė pjestar tė kėtij komuniteti, kur Sadam Hyseini me njė popullsi katolike nė numėr tė papėrfillshėm, pėr tė treguar tolerancė dhe respekt pėr kulturėn perendimore, gjithnjė caktonte zv/kryeministrin e ministrin e jashtėm nga ai komunitet.

Nė nivel mė tė ultė ka qenė pjesmarrja nė strukturat e administratės qėndrore, qė deri nė vitin 1991 nuk ka arritur 1%, ndėrsa pas vitit 1991 rreth 3%.

Nė kėtė pėrqindje ka qenė dhe ėshtė pjesmarrja e pjestarėve tė komunitetit katolik edhe nė strukturat drejtuese tė policisė, tė forcave tė armatosura.

Nė Presidiumin e Kuvendit Popullor, si kryetar kolektiv i shtetit nga 1946-1991, ky komunitet nuk ėshtė pėrfaqsuar nė dy legjislatura, ndėrsa mesatarisht ėshtė pėrfaqsuar me 5.88% tė antarėve, pėrgjithsisht me tagra pėr tė marr pjesė vetėm nė njė ose dy mbledhje tė kėtij organi nė muaj.

Me gishtat e dorės numėroheshin e numėrohen dhe gazetarėt e punėsuar nė median shtetėrore, radiotelevizionin, shtyp gjė qė reflektohet sot drejtėpėrdrejt dhe nė ngritjen ose pjesmarrjen e kėtij komuniteti nė mediat private.

Edhe pėrpjekjet e Qeverisė Demokratike tė dalė nga zgjedhjet e vitit 1992 pėr tė realizuar njė ndarje tė paktėn tė pushteteve kryesore dhe pėr tė rritur shkallėn e pjesmarrjes sė komunitetit katolik nė strukturat e pushtetit u sfumuan pėr t'u kthyer nė gjendjen e mėparshme.

Nė nivel tė papėrfillshėm ka qenė dhe ėshtė pjesėmarrja dhe nė strukturat e pushtetit gjyqėsor.

Nga pėrfundimi i LDB-sė e deri mė 1991 mė pak se 0.2 % e numrit tė gjyqtarėve kanė qenė nga pjesa e komunitetit katolik. Po kėshtu asnjėherė nuk ėshtė gjendur pjestar i kėtij komuniteti pėr tė punuar nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, qė tregon se dhe pas rreth njė shekulli tė ekzistencės sė shtetit shqiptar pozita e tij nė kėta sektorė nuk ka ndryshim nė krahasim me periudhėn rreth 450 vjeēare tė sundimit tė Imperatorisė Otomane.

Aktualisht, asnjė nga 9 antarėt e Gjykatės Kushtetuese dhe 17 antarėt e Gjykatės sė Lartė, nuk ėshtė pjestar i komunitetit katolik. Po kėshtu nė kėto institucione nuk ka tė punėsuar as punonjės tekniko-administrativ.

Nga 293 gjyqtarė tė shkallės sė parė vetėm 12 prej tyre ose 4.09% janė nga komuniteti katolik, ndėrsa 2 nga 57 gjyqtarė tė Gjykatave tė Apelit, ose 3.50%.

Komuniteti katolik ka qenė i pėrjashtuar nga sektori i diplomacisė shqiptare ku nga 1945-1992 punonjėsit e dorės sė dytė nė kėtė sektor numėroheshin me gishtat e dorės. Edhe pas pėrpjekjeve pėr ndonjė pėrmirsim nė vitet 92-96, pėrsėri pėrfaqėsimi i kėtij komuniteti ėshtė reduktuar nė njė ambasador pa ambasadė nė Vatikan e 5-6 punonjės tė rangut tė dytė nė dikaster e nė ambasada, nga rreth 500 tė punėsuar nė kėtė shėrbim.

Asnjė anėtar i Akademisė sė Shkencave nuk ka qenė dhe nuk ėshtė nga pjesa e popullsise e besimit katolik. Po kėshtu numėrohen me gishtat e dorės tė punėsuarit si punonjės teknikė e specialistė nė kėtė Akademi nga kjo popullsi. Ky trajtim i bėhet nga shteti i vet, kėsaj pjese tė popullsisė qė deri nė njohjen e pamvarėsisė sė shtetit shqiptar nė rreth njė tė katėrtėn e trojeve tė tij etnike, konservoi, pasuroi e transmetoi vlerat progresive qė kishte regjistruar nė memorien e tij kombi shqiptar i tė gjitha besimeve nė gjithė hapsirėn e tij, nė shkencė, kulturė, art, letėrsi etj. Ajo edhe nė kushtet e pushtimit ka nxjerrė nga gjiri i saj talente tė denjė pėr tė qenė anėtarė tė akademive me prestigjioze tė shkencave, por asnjė nuk u bė i pėrshtatshėm pėr Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė nė shtetin e pamvarur shqiptar. Dhe gjithshka e krijuar, duke qenė nė luftė tė pandėrprerė, disashekullore, me pushtuesin osman, ndėrsa shumica e popullsisė, duke patur tė gjitha privilegjet e mundėsitė, bėri shumė pak ose asgjė pėr Shqipėrinė mbasi ju bashkėngjit pushtuesit edhe shpirtėrisht. Kjo e ka detyruar dhe detyron shumicėn muhamedane tė “krenohet” me Encikopedinė e Turqisė qė ka hartuar Sami Frashėri, me unversitetin qė hapi Hasan Tahsimi nė Stamboll, kur nė vendlindjen e tij nuk kishte hapur asnjė shkollė fillore dhe me shėrbimet qė muhamedanėt e tjerė shqiptarė bėnė pėr kombin turk, ose me atė qė kanė bėrė shqiptarėt e krishterė tė ritit orinetal pėr lirinė e Greqisė. Megjithatė pa stoicizmin e pjesės sė popullsisė sė krishterė shqiptare qė nuk u asimilua dhe qė gjithnjė u trajtua si armike dhe e luftoi si armikun mė tė egėr pushtuesin osman, do rrezikohej vetė ekzistenca e kombit shqiptar. Nė bazė tė kujtimeve tė njė diplomati italian qė disa vite para fillimit tė LDB-sė e kishte takuar presidentin e ardhshėm tė Izraelit Veizman, duke e parė problemin nė kėtė kėndvėshtrim, Ai kishte arritur nė pėrfundimin se trajtimi jo dashamirės qė ju ėshtė bėrė ēifutėve gjatė historisė, forcoi unitetin dhe ruajti ekzistencėn e tyre.

Ishte kjo ndjenjė, qė pishtari i kėsaj pjese tė popullsisė Gjon Buzuku, shkroi “Mesharin”, librin e parė nė gjuhėn shqipe mė 1555 pėrafėrsisht nė tė njejtėn kohė me kombe, sot shumė mė tė mėdhenj nė Europė, nga kjo pjesė e popullsisė ishin fotografėt e parė shqiptarė, romanin e parė shqip e shkroi Ndoc Nikaj, alfabeti i sotėm shqip ėshtė hartuar nga korifejtė e kulturės kombėtare dhe asaj botėrore, Preng Doēi, Ndre Mjeda e Gjergj Fishta tė shoqėrisė “Bashkimi” tė Shkodrės. Shumica muhamedane, me shumicėn e delegatėve e miratoi alfabetin latin nė Kongresin e Manastirit te 1908-ės duke demostruar se pėrsėri shpirti Perendimor do tė ngjallet edhe te kėta shqiptarė.

Kėto fakte asnjėherė nuk i ka pėrmendur historiografia zyrtare e shtetit shqiptar, me qėllim qė gurėthemelet e shpirtit europian tė kombit shqiptarė tė mbeteshin anonimė, meqenėse nuk ishin latuar nga pjestarė tė shumicės muhamedane. Megjithatė dhe kjo shumicė mund tė krenohet me faktin se kundėr vendimit pėr tė shkruar me alfabetin latin dhe jo si deri atėherė me alfabetin arab, nuk organizuan shumė demostrata nė qytetet kryesore shqiptare Shkup, Elbasan, Gjakovė etj.

Ky vendim i shqiptarėve shėrbeu si nxitje pėr vetė turqit, tė cilėt, pas shembjes sė perandorisė sė tyre, hoqėn dorė nga alfabeti arab, me tė cilin e kishin shkruar kulturėn e tyre disa shekuj, dhe vunė nė pėrdorim alfabetin latin.

Tė vetmit persona nga popullsia e besimit katolik, qė diktatura komuniste nuk i eleminoi fizikisht ishin njerėzit e artit nė pėrgjithsi dhe ata tė muzikės nė veēanti. Dhe kjo jo se nuk i shikonte si elementė tė rrezikshėm pėr shtetin, por pėr shkak se nė kėtė lėmė nuk mund tė krijonte talente me urdhėr e me vendime, siē veproi nė sport ku elementi katolik qė nga shpallja e pamvarėsisė, megjithse ėshtė iniciator i zhvillimit tė sporteve e themelimit tė ekipeve si nė futboll, ēiklizėm etj., thuajse ėshtė pėrjashtuar nga pjesėmarrja nė ekipet sportive publike si dhe nga nxitja e mbėshtetja e institucioneve publike.

Pėr Qeverinė Shqiptare nuk gjenden elementė pėr t'i pėrfshirė nė strukturat e pushtetit, ndėrsa ky komunitet i jep shoqėrisė njerzore Nėnė Terezėn, Nobeliste e Paqes dhe Shejtore pėr bamirsi nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX, e quajtur koha e shoqėrisė sė konsumit, me tė cilėn do tė ishin krenarė kombe qindramilionėshe.

E njejta situatė ka qenė dhe ėshtė dhe nė zonat me komunitete tė pėrziera. Kėshtu nė rajonin e Shkodrės, megjithse popullsia katolike nė shkallė rrethi ėshtė nė numėr shumė mė tė madh, ėshtė pėrfaqsuar nė administratėn lokale nėn 20% tė numrit fizik tė punonjėsve dhe kėta nė pėrgjithsi tė rrangut tė tretė (specialistė), rrallė herė tė rrangut tė dytė (shefa seksioni) e asnjėherė titullar tė pushtetit lokal. Pėrsėri synohet kthimi nė gjendjen e mėparshme, megjithė ndonjė pėrpjekje pėr ndryshim nė mesin e viteve ‘90-tė. Nė shkollat e mesme tė qytetit tė Shkodrės dhe nė Universitetin “Luigj Gurakuqi” nėn 10 % e mėsuesve dhe e pedagogėve janė nga komuniteti katolik.

Shqipėribėrsit, qė ishin faktori vendimtar e i pazėvendėsueshėm qė nuk lejuan qė nė Shqipėri tė jetė e njejta situatė e tė mos ndodhi boshnjakėzimi i ēeshtjes shqiptare ku kombėsia tė deklarohej nė bazė tė pėrkatėsisė fetare, gjė pėr tė cilėn nga komuniteti muhamedan kishte tė gatshėm qė e provuan dhe me lėvizje tė armatosura pėr t'iu ribashkėngjitur Turqisė, nuk ju ka takuar thuajse asgjė nė atdheun e tyre. Gjithshka ju takon kolonėve tė sjellė nga pushtuesi dhe renegatėve qė pas bėnė njė rezistence tė gjatė, mė nė fund nuk duruan, u asimiluan nė fenė e tij dhe bashkėpunuan e pėrfituan bashkė me pushtuesit turq ndėrsa kthyen ne ēiflik vetėm tė tyrin jo vetėm pronat qė i'u dhuroi pushtuesi otoman pėr shėrbimet ndaj tij, por dhe krejt strukturat e shtetit tė ri shqiptar qė njohu Europa.

Problemet nė fushėn e arsimit

Komuniteti katolik nė Shqipėri e ka parė vazhdimisht luftėn pėr gjuhėn shqipe si pjesė tė luftės pėr ēlirim kombėtar. Pushtuesit otomanė ndaluan shkrimin e pėrdorimin e gjuhės shqipe edhe pėr komunitetin katolik tė cilin nuk arritėn qė ta asimilojnė nė fenė e tyre, qė pėrbėn njė nga rastet mė tė pashembėllta nė histori. Ndoshta ėshtė e vetmja shkolla shqipe, nė historinė e mbarė njerzimit, qė ka dėshmorėt e saj tė ringritjes pas pushtimit otoman. Studjuesit europianė dhe shqiptarė, kanė konkluduar: “Dihet saktėsisht se para pushtimit tė egėr tė osmanllinjėve ka ekzistuar Universiteti i Durrėsit, nė kuptim tė atyre studimeve tė pėrgjithshme qė bėheshin dhe nė Padovė, nė Bolonjė dhe nė qendra tė tjera universitare Europiane dhe se Arkivi i Drishtit ishte sistemuar sipas standarteve mė tė larta, kurse numri i rregulltarėve ishte mė i madh se nė Dalmaci, kėshtuqė nė shek. XV ekzistonte dhe “hiperproduksioni i klerit” tek shqiptarėt”.

Ishte shqiptar dhe ai qė 9 shekuj pas Universitetit tė Durrėsit, hapi tė parin universitet nė kryeqytetin e Perandorisė Otomane Stamboll.

Megjithatė nė natėn e zezė otomane, veēanėrisht nga komuniteti katolik, asnjėherė nuk rreshtėn pėrpjekjet pėr mėsimin nė gjuhėn shqipe dhe jo nė gjuhėn e pushtuesve. Pėrveē qytetit tė Shkodrės qė ishte djep i kulturės sė shqiptarve pėr disa shekuj me radhė e deri nė pėrfundim tė LDB-sė, nuk rreshtėn pėrpjekjet pėr arsim edhe nė zonat malore ku jetonte ky komunitet. Ishte kjo arsyeja qė shkolla shqipe edhe nė Kurbin, Pllanė, Rubik e Velė u hapėn nė shekullin e XVII, pėrkatėsisht nė vitet 1637-1642, por dhe nė Orosh tė Mirditės u hap nė shekullin XIX, me program bashkėkohor para se tė tilla tė hapeshin nė qytetet kryesore shqiptare si Vlorė, Berat, Elbasan, Tiranė, Shkup, Manastir, Janinė, Prizren, Pejė etj. Pėr etjen qė kishte pėr arsim ky komunitet, flet fakti se me pėrkrahje shtetėrore vetėm njė individ nė krahinėn e Mirditės, nė rreth katėr muaj pas pėrfundimit tė LDB-sė, hapi 50 shkolla nė banesa private dhe me mjete rrethanore.

Edhe pėr kėtė problem tė rėndėsishėm nė historinė e kombit shqiptar, pėr tė mohuar kontributin e komunitetit katolik, Qeveritė Shqiptare dhe historiografia e tyre zyrtare fallsifikuan historinė duke njohur shkollėn e hapur nė Korēė mė 1887 me miratimin e Qeverisė Otomane si mėsonjėtoren e parė shqipe, duke bėrė njė legjitimim indirekt pushtimit e bashkėjetesės sė dhunėshme disa shekullore me okupatorėt otomanė dhe duke mohuar pėrpjekjet e komunitetit katolik qė asnjėherė nuk hoqi dorė nga kombėsia shqiptare dhe pėrpjekjet pėr arsim nė gjuhėn shqipe.

Pas LDB-sė, pjestarėt e kėtij komuniteti, thuajse nuk u dėrguan pėr shkollim nė vendet e Europės Lindore me tė cilėt Shqipėria pati mardhėnie nga vitet 1945-1961, ndėrsa intelektualėt e pėrgatitur nė Perendim para luftės u asgjėsuan fizikisht ose u degraduan duke u pėrjashtuar nga jeta publike. Ndėrsa pas hapjes sė universiteteve nė Shqipėri u shkolluan njė numėr i konsiderueshėm edhe nga ky komunitet, por kryesisht nė profilin e bujqėsisė megjithse toka bujqėsore ishte nė sipėrfaqen mė tė kufizuar nė vend. Edhe shkollimi i mesėm ishte kryesisht i profilit bujqėsor qė ishte pengesė pėr shkollimin nė arsimin e lartė jo bujqėsor.

Por diferenca tė mėdha rezultojnė nė shkollimin nė degėt qė janė bazė e furnizimit tė superstrukturės shtetėrore. Kėshtu gjithsejt deri mė 1990 u diplomuan mė pak se 40 juristė ose rreth 1.5% e numrit tė pėrgjithshėm tė juristėve nė shkallė vendi. Edhe specialistėt e pėrgatitur nė shkollat ushtarake, nė shkollat e policisė dhe tė sigurimit tė shtetit janė nė numėr mė tė vogėl se 3-5% dhe ky numėr kryesisht nė degė dytėsore shėrbimi, pėr tė mos patur asnjėherė mundėsi karriere. Po kėshtu nė mėnyrė tė planifikuar ėshtė pėrgatitur numėr i vogėl ekonomistėsh pėr industrinė, nė fakultetin e filozofisė etj.

Diferencat janė thelluar pas vitit '91 kur pjestarėt e komunitetit katolik janė pėrjashtuar ose kanė marrė pjesė nė nivel simbolik nė privatizimin e pronės publike dhe i duhet ta nisin gjithshka nga e para, kur tė tjerėt kanė siguruar akumulimin fillestar duke marrė gratis pjesė tė pasurisė kombėtare (edhe pjesėn e kėtij komuniteti).

Problemet nė fushėn ekonomike

Pėr t'i shpėtuar nėnshtrimit ndaj pushtuesit dhe asimilimit fetar komuniteti katolik ka jetuar pėr rreth 450 vjet nė kushte aparteidi, duke u pėrqėndruar kryesisht nė zonat malore dhe mė tė varfra tė vendit. Por nė vitet 1945-1991, ai mori pjesė aktive, me punė tė papaguar nė krijimin e pronės shtetėrore nė gjithė sektorėt e ekonomisė sė centralizuar. Me kontributin e barabartė tė saj, nė krahasim me komunitetet e tjera, u hapėn mbi 350 mijė ha toka tė reja, u ndėrtua ose u pėrmirėsua infrastruktura rrugore, industria etj..

Nė rajonet ku ėshtė i pėrqėndruar kryesisht ky komunitet, u zhvilluan sektorė tė industrisė minerare, tė drurit, si dhe u ngritėn qyteza tė emėrtuara qytete. Kėto qyteza, qė duhej tė ishin tė pėrkohshme, u ngritėn nė terrene malore, larg burimeve natyrore tė pasurive tė pėrsėritėshme, jashtė llogjikės sė ndėrtimit venbanimeve tė pėrheshme, si nė Kurbnesh, Fushė-Arrėz, Reps, Ulzė etj. Nga kėto zona u realizua prodhimi i sasisė kryesore tė prodhimeve pyjore pėr nevojat e gjithė vendit ku vetėm nga Fushė-Arrėzi u muarėn mbi 15 milion m3 lėndė druri, i bakrit ku nga kushtet e vėshtira tė punės qė kanė shkaktuar sėmundje profesionale, vetėm nė minierėn e Kurbneshit vdiqėn 247 persona nėn moshėn 50 vjeē. 17 nxėnės tė njė shkolle nė kėtė zonė, vdiqėn disa vjet para mėsuesit tė tyre.

Nė rajonet ku ėshtė e pėrqėndruar kryesisht kjo popullsi janė tė vendosur 5 hidrocentralet mė tė mėdha tė vendit, ku prodhohet mbi 90% tė energjisė elektrike nė shkallė kombėtare.

Shteti, pas LDB-sė, realizoi lėvizje tė planifikuar dhe tė kontrolluar tė popullsisė nga zonat rurale nė drejtim tė qyteteve si dhe tė zonave fushore me tokė tė punueshme, por pengoi deri plotėsisht lėvizjen e komunitetit katolik nė drejtim tė qyteteve dhe tė zonės fushore me tokė tė punueshme. Popullsia e besimit tė krishterė oksidental nuk vlerėsohej e pėrshtatshme pėr tu vendosur nė qytete. Pėr rrjedhojė nė vitin 1991 nė kryeqytetin Tiranė, nga 1945- 1991 ishin vendosur me banim mė pak se 1000 banorė tė kėtij komuniteti nga rreth 170 mijė tė komuniteteve tė tjera, ose rreth 0.5%. Nė nivele tė papėrfillshme ishte dhe vendosja me banim e kėtij komuniteti dhe nė qytetet Durrės, Shkodėr, Elbasan, Fier etj.

Me ligjet pėr privatizimin e pronės shtetėrore, Qeveria Shqiptare e trajtoi si qytetarė tė dorės sė dytė komunitetin katolik. Nė nenin 5 tė ligjit pėr tokėn nr. 7501, datė 19.07.1991, duke njohur mirė gjendjen tė cilėn e kishte krijuar qėllimisht vetė Qeveria nė disa dekada, ajo pasi tė ndante tokėn nė mėnyrė tė pabarabartė nė bazė lėvizjes qė e kish bėrė me plan pėr rreth 50 vjet, zonave kodrinore e malore do t'u garantonte burime tė tjera jetese, qė nuk i kishte, ose qė e dinte se dhe nė tė ardhmen do ti kishte nė nivele simbolike.

Pėr rrjedhojė banorėve tė zonave ku ėshtė i pėrqėndruar komunteti katolik ju dha nė pronėsi nga 500 deri 1400 m2 tokė bujqėsore pėr frymė, kryesisht tė kategorive nga IV-X, si nė Mirditė 1413 m2, nė Pukė 1075 m2, nė Malsinė e Dukagjinit e tė Lezhės rreth 800 m2 etj. nė njė kohė mesatarja kombėtare e sipėrfaqes sė tokės sė punueshme pėr frymė tė popullsisė fshatare mė 1991, me rastin e privatizimit tė tokės, ishte mbi 3200 m2 ose ose mbi 10 herė sipėrfaqe e konvertuar mė e madhe. Megjithatė me kėtė ligj u bė dhe njė hap pozitiv pasi trashėgimtarėve tė feudalėve renegatė qė kishin imponuar dhe udhėhequr asimilimin fetar, ose tė ardhur nga rajonet aziatike gjatė pushtimit, nuk iu kthyen tokat qė jua kishte dhėnė pushtuesi osman si shpėrblim pėr shėrbimet ndaj tij.

Po kėshtu banorėve tė komuniteteve tė tjera nė qytetet kryesore, me lidhje me qeverinė, iu shitėn me ēmime simbolike deri nė 500 $ duke jua kaluar nė pronėsi mijėra objekte tė tregtisė me pakicė, tė industrisė sė lehtė, shėrbimit etj. Ky ēmim ėshtė i barabartė me tė ardhurat qė blerėsit e kėtyre pronave realizojnė nga qiraja e njė muaji, ndėrsa pjestarėt e komunitetit katolik mund tė jenė vetėm blerės nė kėto objekte pasi prej tyre nuk u privatizua asgjė e ndėrtuar dhe me djersėn dhe gjakun e tyre.

Gjithashtu u privatizuan dhe banesat me ēmime tė njejtė nė gjithė vendin kur ēmimi i banesave nė treg nė qytezat si Kurbnesh, Reps, Ulzė etj. sot ėshtė nga 3 deri nė 15% e ēmimit tė banesave me tė njejtėt parametra nė Tiranė, Durrės, Vlorė, etj.

Kjo pozitė e qytetarit tė dorės sė dytė ka bėrė qė dhe jetėgjatėsia mesatare e kėtij komuniteti tė mos jetė mė e madhe se 52 vjet, vetėm 14 vjet mė e gjatė se ishte para LDB-sė, kur jetėgjatėsia mesatare e Republikės, tė paktėn zyrtarisht thuhet se, ėshtė mbi 72 vjet.

Megjithatė pėrsėri, pjestarė tė inteligjencies muhamedane me orientim perendimor e shikojnė si tė domosdoshėm dhe kėrkojnė rolin udhėheqės tė komunitetit katolik. Ėshtė aktual shqetėsimi e thirrja e disa prej tyre, si Sami Repishti nga SHBA, se: “Shqiptarėt katolikė mbeten pararoja e hymjes shqiptare nė Europė. Sot unė ju bėj thirrje tė gjithėve ju, vėllazėn e motra shqiptare tė besimit katolik qė tė pėrfitoni nga momenti historik qė jetojmė dhe qė na ofron bota sot dhe tė pranoni sfidėn qė del para jush pėr tė luejtė rolin udhėheqės drejt integrimit shqiptar, politik dhe kulturor, nė Europėn Perendimore, aty ku e ka vendin Shqipnia, aty ku duhet tė jetė shtėpia e 10 milionė shqiptarėve. Njė Shqipni e lirė, e pavarun, demokratike, e bashkueme dhe Europiane asht e ardhmja jonė. Ēdo zgjidhje tjetėr asht njė botė pa vizion, njė tunel pa pėrspektivė”. Por ky mision nuk mund tė realizohet, nėse nuk i jepet fund kalvarit tė komunitetit katolik dhe qė ai tė vazhdojė tė trajtohet si qytetar tė dorės sė dytė, siē ka ndodhur gjatė kėtyre 9 dekadave nga shpallja e pamvarėsisė sė Shqipėrisė. Kjo kėrkon qė t'u jepet fund konferencave e deklaratave hipokrite pėr tolerancėn fetare nė Shqipėri, pasi kjo “tolerancė” nuk mund tė shfrytėzojė atdhedashurinė e patriotizmin e komunitetit katolik dhe tė vazhdojė tė funksionojė pambarimisht vetėm mbi kurrizin e tij. Derisa ėshtė arritur ndėrgjegjėsimi, thuajse i plotė i shqiptarėve pėr kombėsinė e tyre, sakrificat e mėtejme tė komunitetit katolik janė alogjike.

Rrugėt qė mendojmė se ēojnė nė ndryshimin pozitiv tė gjendjes

Nė fushėn ekonomike:

Komunitetit katolik t'i jepet pjesė e barabartė tė pasurisė kombėtare dhe nė kushte tė njejtė me komunitetet e tjera. Kjo popullsi, nė njė afat 5-10 vjeēar, tė kompensohet nė nivelin e komuniteteve tė tjera e vlerėsuar me ēmimet e tregut nė momentin e kompensimit. Nėse kjo shihet e pamundur nė rrugė tė drejtėpėrdrejtė financiare, pjestarėve tė komunitetit katolik dhe tė tjerėve t'u privatizohen me aksione hidrocentralet, qė tė gjithė tė vendosur nė rajone qė banohen kryesisht nga komuniteti katolik, nga tė cilėt realizohet mbi 90% e prodhimit tė energjisė elektrike nė vend, me tė ardhura jo mė tė vogla se 150 milion dollarė nė vit si dhe objekte tė tjera strategjike tė ekonomisė. Gjithashtu t'u privatizohen dhe objekte e aktivitete tė tjera rentabile.

Kėto hidrocentrale e kanė vetėshlyer vlerėn e investimit fillestar, varėsisht nga koha e ndėrtimit, jo mė pak se 30 dhe i fundit ai i Komanit, deri nė 10 herė.

Pėr tė realizuar njė zhvillim mė tė shpejtuar Shkodra, Lezha, Shėngjini dhe Korēa tė shpallen zona tė lira tė zhvillimit ekonomik.

Pjesėmarrja nė pushtetin ekzekutiv dhe gjyqėsor:

Pėr tė barazuar pjesmarrjen e komunitetit katolik me atė tė tre komuniteteve tė tjera, duhet tė realizohet pjesmarrja e tyre nė strukturat e pushtetit ekzekutiv. Nė njė periudhė deri 5 vjeēare tė pėrfaqsuesit e kėtij komuniteti tė pėrbėjnė 25% tė ministrave dhe tė punonjėsve nė dikasteret qėndrore, nė strukturat komanduese tė ushtrisė, nė strukturat komanduese dhe nė pėrbėrjen e efektivave tė policisė e tė Ministrisė sė Brendėshme e tė shėrbimit informativ, tė shėrbimit diplomatik e tė diplomatėve.

Realizimi i kėtyre reformave do tė ishte faktor i rėndėsishėm pėr stabilitetin e shtetit shqiptar, homogjen nė strukturat drejtuese por pa rezultate tė kėnaqshme nė gati njė shekull, dhe heterogjen nė pikpamje fetare.

Nė kėtė pėrqindje tė realizohet dhe pėrfshirja e kėtij komuniteti nė strukturat e medias publike si nė radiotelevizionin etj., ku pėr 50 vjet thuajse ka qenė i pėrjashtuar e nuk ėshtė investuar asgjė pėr tė.

Si popullsi me orientim tė palėkundur europian ėshtė deomosdoshmėri qė nė njė periudhė 2-3 vjet tė realizohet nė kėto nivele dhe pjesmarrja e kėtij komuniteti dhe nė strukturat e prokurorive dhe tė gjykatave tė shkallės sė parė, tė apelit, nė Gjykatėn e Lartė, nė Gjykatėn Kushtetuese dhe nė Prokurorinė e Pėrgjithshme. Kjo jo vetėm pėr faktin se aktualisht ky komunitet i ka kontigjentet e nevojshme pėr njė gjė tillė, por pėr shkak se do tė kontribuojė pėr njė pushtet gjyqėsor tė pamvarur mbasi kėtij komuniteti nuk ja theu ndėrgjegjen as pushtuesi otoman sepse nė pėrgjithsi, gjatė pushtimit, nuk njohu tė drejtėn e tij por u vetėqeveris me normat e tė drejtės zakonore tė shqiptarve, Kanunin e Lek Dukagjinit njė monument tė sė drejtės. Gjithashtu dhe pas LDB-sė, duke qenė i pėrjashtuar nga kėto struktura, nuk ju shkaktue bjerrje e personalitetit pasi nuk u vu nė rolin e levės sė partisė shtet.

Nė fushėn e arsimit:

Pėr tė kompensuar diskriminimin e drejtėpėrdrejtė nė shkollimin e kėtij komuniteti deri nė shembjen e shtetit tė diktaturės komuniste e vendosjen e pluralizmit si dhe diskriminimin pėr shkak tė diferencave tė theksuara nė pronėsim nga vitet ‘90-tė e nė vazhdim kėrkohet qė ēdo vit nga pjestarėt e kėtij komuniteti tė bėhen 25 % e pranimeve nė Universitetet Shtetėrore, nė shkollat e larta publike, nė Akademinė e Arteve, Akademinė e Rendit Publik, nė shkollat e policisė, Akademinė Ushtarake duke ruajtur kėtė pėrqindje edhe nė shkollimin e kualifikimin jashtė shtetit me programe e fonde shtetėrore.

Ndryshimet nė fushėn e legjislacionit:

Garantimi nė praktikė i barazisė pėr komunitetin katolik, derisa shqiptarėt tė mos e kenė marrė vendimin se cilit qytetėrim do ti pėrkasin nė shumicė, nuk mund tė bėhet pa garantim ligjor. Pėr tė realizuar kėtė duhet tė behen ndryshime thelbėsore nė kushtetutė.

Parlamenti tė jetė me dy dhoma: Dhomėn e Lartė, Senati dhe Dhomėn e Ultė, Dhoma e Pėrfaqsuesve. Nė ngritjen e kėtyre dy dhomave tė shėrbejė si model Kushtetuta e SHBA-sė. Nė pėrbėrje tė Senatit tė ketė numėr tė barabartė pėrfaqsuesish nga tė katėr komunitetet fetare, ndėrsa dhoma e ultė sipas ndarjes administrative.

Funksionin e kryetarit tė shtetit ta ushtrojė njė pėrfaqsues i komunitetit katolik si autokton i pakontestueshėm, qė me vazhdimsinė nė besimin e Krishterė dhe me veprimtarinė kulturoro-arsimore e ka shpėtuar popullin shqiptar nga rreziku i humbjes kolektive pėr pėrkatėsinė e tij nė rrethin etno-kulturor dhe qytetėrues europian, ėshtė formues i kombit dhe me traditė tė pandėrprerė disashekullore vetqeverisėse .

Nė ēdo mandat edhe njė nga drejtuesit e tre pushteteve kryesorė tė jetė pėrfaqsues nga ky komunitet.

Realizimi i kėtyre reformave, qė nė Shqipėri tė mos ketė mė qytetarė tė dorės sė dytė, do tė ishte dhe njė provė e pakontestueshme se gjithė shqiptarėt synojnė t'i bashkėngjiten qytetėrimit perendimor pjesė e tė cilit ata kanė qenė dhe kanė dhėnė kontribut pėr zhvillimin e tij.

Pėr shkak tė vėshtirėsive ekonomike, shteti shqiptar e ka tė vėshtirė pėr tė kompensuar diferencat e mėdha nga diskriminimi qė i ėshtė bėrė kėtij komuniteti, gjatė pushtimit osman pėr shkak tė rezistencės kundėr tij, dhe gjatė rreth njė shekulli tė ekzistencės sė tij.

Pėr kėtė arsye mendojmė se duhet tė kėrkohet ndihma e vendeve tė BE-sė dhe SHBA-sė nė kėto drejtime:

Tė monitorohet procesi i reformave qė do tė ndėrmarrė Parlamenti dhe Qeveria Shqiptare pėr evitimin e diskriminimit gati njė shekullor tė komunitetit katolik nė Shqipėri.

Meqenėse ky komunitet nuk i ka mundėsitė financiare pėr t'u shkolluar nė Perėndim, Qeveritė e vendeve tė BE-sė dhe tė SHBA-sė dhe tė Kanadasė, tė planifikojnė dhe mundėsojnė shkollimin e deri 2000 tė rinjve nė vit nė universitetet perėndimore nė bazė tė pėrzgjedhjes sė bėrė nga universitetet e tyre pėr njė periudhė 15 deri 20 vjet.

Me dėshirėn e mirė, e vetme, Imperatoria Austriake (Austro-Hungareze) ka ndihmuar dhe ka realizuar shkollimin e njė numri jo tė vogėl pėr kohėn, tė shqiptarėve tė dy besimeve.

Tė zbatohen projekte pilot pėr zhvillimin ekonomik tė zonave tė varfėra tė Veriut tė Shqipėrisė, duke planifikuar njė investim prej jo mė pak se 100 milion euro nė vit nė njė periudhė jo mė tė shkurtėr se 20 vjeēare, qė ėshtė njė financim i pėrafėrt me shumėn prej 2 miliard dollarė qė BE ka financuar pėr ndėrtimin e aeroportit tė ri tė Athinės.

BE tė financojė ndėrtimin e koridorit X nė segmentin hyrės nga Mesdheu Perendimor: Durrės (Shėngjin)-Orosh-Kukės-Nish, meqenėse shtyni pėr nė “kalendat greke” realizimin e koridorit VIII.

Qeveritė e BE-sė dhe tė SHBA-sė tė nxisin investimet e biznesit tė tyre nė qytetet e Shkodrės, Lezhės, Shėngjinit dhe Korēės, pasi Qeveria Shqiptare t'i ketė shpallur zona tė lira, qė ėshtė plotėsisht e mundėshme dhe pėr shkak tė kulturės sė punės e tė orientimit pėrgjithsisht perendimor tė popullsive tė kėtyre zonave.

Cilat janė arsyet e parashtrimit tė kėsaj promemorie?

Shteti shqiptar shfaq shenja hipokrizie me pretendimin per integrim substancial nė Europė kur komunitetin katolik si pjesėn formuese tė kombit shqiptar dhe tė palėkundur pėr asnjė moment nga orientimi europian edhe mbas rreth njė shekulli nga shpallja e shtetit tė vet e trajton si qytetarė tė dorės sė dytė.

Pėrjashtimi i komunitetit katolik nga qeverisja ėshtė njė nga shkaqet e rendėsishme, thėnė pa modesti mė thelbėsori, qė Shqipėria qė nga pėrfundimi i LDB-sė e deri mė sot ka qeverisjen mė tė keqe jo vetėm nė Europė. Gjatė disa shekujve nėn pushtimin otoman, pas rėnies sė Perandorisė Bizantine, pjesa muhamedane e popullsisė shqiptare i ka dhėnė pushtuesit njė numėr shumė tė madh vezirėsh e qeveritarėsh tė mėdhenj, por privimi nga e drejta pėr tė patur kryetarin e shtetit ose pėr tė realizuar vetėqeverisje tė pjesshme nė armiqsi me pushtuesin, ka lėnė boshllėqe shumė tė mėdha tek kjo popullsi, qė koha po tregon se pėr kėtė detyrė duan shumė shekuj pėr tu mbushur.

Pėr shkak tė vlerave tė tij, tė krijuara me shumė mundim e sakrifica tė jashtėzakonshme nė rreth dy mijėvjeēarė, si pjesė e pandarė asnjėherė nga Europa dhe kultura iliro-shqiptare e europiane, komuniteti katolik i ka patur dhe i ka aftėsitė pėr tė realizuar qeverisje mė tė sukseshme. Ky komunitet ka tė kristalizuara, hap pas hapi e nė kushte shumė tė vėshtira edhe nėn dhunėn rreth 450 vjeēare tė pushtuesit aziatik, vlerat e kulturės e tė qytetrimit Perendimor. Ndėrsa dėmin e pallogaritshėm qė ka shkaktuar pushtimi osman dhe asimilimi nė fenė e tij e kanė konstatuar edhe intelektualė realistė muhamedanė. Njė prej tyre ka bėrė njė nga pėrshkrimet mė objektive e shkencore tė kėtyre pasojave kur ka bėrė krahasimin e figurės sė dy personazheve tė epokės europiane dhe aziatike tė shqiptarėve, kur ka shkruar: “Vlen tė bahet njė krahasim nė mes tė karaktereve tė Gjergj Kastriotit dhe tė Ali Pashės. Aty duket se sa poshtė kishin ra konceptet morale nga shekulli XV nė shekullin e XIX, mbas katėr shekujve tė sundimit otoman. Nė ēdo veprim tė kėtyre dy burrave qė iu prinė Shqiptarėve nė dy faza decizive tė historisė tyne, gjejmė njė kontrast tė plotė nė mes tė idealizmit vetmohues dhe egoizmit primitiv e gati shtazarak, nė mes dashunis pėr komb e pėr atdhe dhe lakmis sė pangopun pėr pare e pasuni materiale, nė mes tė mishnimit tė mirėsisė bujare dhe furisė gjakpirėse tė njė bishe nė trajtė njeriu, nė mes tė njė jete kushtue idealit liridashės dhe adhurimit pėr pushtetin, dhe tė njė jete pėr tė kėnaq epshet primitive tue pėrdor fuqin pėr tė shtypur dhe pėr tė mund tė tjerėt.

Gjergj Kastrioti u tregue aq shpirtmadh sa me fal tė nipin qė e kishte tradhėtue nė kulmin e luftės kundėr njė armiku tė fuqishėm qė nuk e dinte se ē'asht mėshira. Ali Pasha masakroi burra tė ēarmatosun qė e kishin luftue trimnisht dhe qė i kishin ra nė dorė tue i besue fjalės sė tij solemne. Pėr tė prue nė vend ambicjen e tij me pushtue toka dhe me grumbullue pasuni, Ali Pashė Tepelena bani njė politikė pa skrupulla dhe plot dredhina, tue manovrue nė mes tė Turqėve, Francezėve dhe Anglezėve, Gjergj Kastrioti i qėndroi besnik aleatit tė tij mbretit tė Napolit dhe kur punėt nuk i shkonin mirė Ferdinandit tė Aragonės. Kur princi i Tarantos, Giovvani Orsini, i shkrojti pėr me i mbush mendjen tė mos i shkonte nė ndihmė mbretit Ferdinand tė Napolit, tue i tregue fitimet qė do tė kishte po tė bashkohej me partinė e Angjevinve, Gjergj Kastrioti i dha njė pėrgjigje krenare ku i thoshte se miku i mirė asht ai qė tė vjen nė ndihmė nė njė ditė tė keqe.

Gjergj Kastrioti ishte njė Hero Kombėtar i frymzuem nga parimet morale tė Krishtnimit, Ali Pasha kishte mendsin e njė satrapi oriental qė nxitej me veprue vetėm nga lakmija pėr tė mirat materiale tė kėsaj bote. Prandaj Gjergj Kastrioti vdiq i vorfėn, kurse Ali Tepelena la njė pasuri kolosale, tė cilėn e kishte grumbullue, sė paku pjesėrisht, me an tė grabitjes. Sikur Veziri i Janinės tė kishte luftue pėr bashkimin dhe librimin e shqiptarėve, ashtu si Mehmet Aliu bani nė Egjypt, Shqipnija do tė kishte qenė e para nė Ballkan me fitue pamvarėsinė nga sundimi otoman”.

Pėr njė qeverisje euro-atlantike tė Shqipėrisė larg modeleve orientale, ku janė tė pranishme klanet, korrupsioni, dhunimi i lirive e tė drejtave tė njeriut, etja e shfrenuar pėr pushtet dhe pėr tė shfrytėzuar bashkėkombasit, del e domosdoshme rritja e pjesmarrjes sė kėtij komuniteti nė strukturat e aparatit shtetėror dhe brenda njė dekade elementėt nga kjo popullsi tė pėrbėjnė shumicėn nė kėto struktura .

Megjithatė koha do tė tregojė nėse ka qenė “rastėsi” e nga “padija” qėndrimi i deritanishėm i shtetit shqiptar ndaj komunitetit katolik apo ėshtė qėndrim konstant e i mirėmenduar i tij, mbasi pėr realizimin e standarteve tė barabarta nuk mjaftojnė slloganet e frazat boshe ose vetėm dėshira e mirė, se siē shkruante Seneka: “Askush nuk mund tė fitojė nėse dikush nuk humbet”.

Nė mbyllje tė kėsaj promemorie po citojmė (Gjn, 1,1-3) nga Bibla: “Nė fillim ishte Fjala e Fjala ishte me Hyjin e Fjala ishte Hyj. Prej Saj u bė ēdo gjė e pa Tė nuk u bė asgjė”.

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara