HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Atverpen, Belgjikė

Presidenti Ibrahim Rugova u shpall Senator Nderi i Evropės

Dr. Ibrahim Rugova Fon Habsburg: Rugova punoi qė liria e popullit tė Kosovės tė realizohet nėpėrmjet Evropės sė bashkuar

Atverpen/Bruksel, 2 shkurt - Presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, nė njė ceremoni solemne tė zhvilluar dje pasdite nė qytetin e Belgjikės Atverpen (Anvers), ėshtė shpallur Senator Nderi i Evropės nga Senati i Evropės. Ky ėshtė grupacion i figurave mė ememinte tė skenės politike tė evropiane nga i cili nderohen personalitete mė nė zė tė botės sė politikės, gazetarisė, tė shkencave ekzakte apo humane, tė cilėt kanė dhėnė kontributin e tyre pėr demokracinė e paqen, zhvillimin apo stabilitetin nė Evropė.

Nė traditėn 43-vjeēare me kėtė titull janė nderuar personalitete si ish-kryeministra apo ish-presidentė, ish-ministra. Ndėrkaq, kėsaj radhe me kėtė titull u nderuan ish-kryeministri belg Zhan-Lyk Dean, gazetari francez David Geta, ish-presidenti i Komisionit Evropian Gaston Tom dhe Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova.

Duke prezentuar Presidentin e Kosovės, deputeti shumėvjeēar evropian Oto fon Habsburg, tha se e di se sa e vėshtirė ka qenė pėr Ibrahim Rugovėn qė tė kryejė misionin e tij, sepse shumė nga personalitetet politike perėndimore nuk e kuptonin atė dhe nuk e kuptonin as mesazhin e tij. Madje ata e kanė trajtuar shpesh si lypės tė padurueshėm kur ai kėrkonte nė emėr tė popullit tė Kosovės lirinė, tha Habsburg. Pastaj ai dha shembuj nga tmerret e regjimit tė Beogradit qė ka ushtruar mbi popullin e Kosovės, duke theksuar se kėto tmerre njihen shumė pak dhe se nė atė kohė Presidenti Rugova kėrkonte t'u jipej fund kėtyre tmerreve. "Dhe ai kishte tė drejtė. Ai vazhdoi qė tė pėrfaqėsonte me dinjitet patriotėt e Kosovės deri nė atė pikė sa personat qė e njihnin dhe qė ishin marrė me Kosovėn e quanin 'Gandi i Evropės", tha Oto fon Habsburg.
Duke folur mė tutje pėr figurėn e Ibrahim Rugovės, zoti Habsburg tha se ai vazhdon tė punojė dhe tė mbėshtesė lėvizjen evropiane, pasi mendonte se liria e popullit tė tij, do tė ishte e mundur vetėm nėpėrmjet krijimit tė njė Evrope tė Bashkuar. "Ka shumė qė nuk e kanė kuptuar, apo e kanė keqintepretuar, duke u ndalur thjesht te fakti qė Rugova ėshtė mysliman. Por ai qė nė fillim pėrfaqėsoi njė nga idetė mė tė vėshtira pėr t'u realizuar nė njė pjesė tė globit, qė ėshtė doktrina e Evropės sė Bashkuar", tha z. Habsburg dhe vazhdoi: "Edhe me kundėrshtimet e kėtyre viteve qė i kanė bėrė nė skenėn politike Ibrahim Rugovės, Presidenti i Kosovės ka patur kurajon qė tė vazhdojė tė pėrpiqet pėr idealin e tij nė njė nga zonat mė tė vėshtira tė Ballkanit".
"Ėshtė shumė e vėshtirė qė tė luftosh pėr vetėvendosjen dhe vullnetin e lirė tė njė populli tė vogėl, kur kjo nuk korrespondon me dėshirėn e popujve tė mėdhenj. Rugova vazhdoi qė tė luftojė vetėm, ndonjeherė pa hasur nė mirėkuptim pėr njė ideal qė do tė mund t'i japė Evropės atė paqe pėr tė cilėn ne kemi nevojė. Ėshtė pikėrisht kjo gjė qė do ta nderojė sot me titullin Senator Evropian qė tė mos dekurajohet", tha ai.
Nė fund tė fjalimit tė tij, Oto fon Habsburg tha: "Mesazhi ėshtė qė nė njė zonė nga mė kritikėt nė Evropė, ne kemi njė njeri tek i cili kemi besim. Sakrifica e gjithė jetės sė tij nuk ka shkuar huq. Zoti e ka krijuar njeriun me imazhin e tij dhe duke ndjekur parimin e feve tona monoteiste, ne do tė arrijmė qė tė ndėrtojmė njė Evropė tė bashkuar, vėllazėrore dhe tolerante, duke jetuar nė paqe".
Nė fund tė fjalimit tė zotit Habsburg pėr figurėn dhe personalitetin e Ibrahim Rugovės, nė sallėn e mbushur me personalite evropiane shpėrthyen duartrokitje tė gjata, ku kishte edhe shumė shqiptarė, tė cilėt ngritėn flamurin shqiptar, duke e shoqėruar Senatorin shqiptar tė nderuar tė Evropės edhe nė dalje tė Pallatit tė kongreseve tė Atverpenit.

Ibrahim Rugova: Kosovės i ėshtė hapur perspektiva e njė kombi tė lirė pėr integrime perėndimore

Presidenti Rugova, i shoqėruar me duartroktije tė gjata nga tė pranishmit, duke u falenderuar pėr titullin qė iu dha nga Senati Evropian, tha se ky ėshtė njė nderim i madh pėr tė, pėr Kosovėn dhe pėr popullin e saj. Nė vazhdim ai foli pėr rrugėn qė kaloi Kosova nė historinė mė tė re tė saj, sidomos pėr vitet '90, kur u themelua lėvizja pėr liri, pavarėsi e demokraci. Bartėse kryesore ishte Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK, 1989) si parti e parė demokratike nė botėn shqiptare dhe nė kėtė pjesė tė Evropės e tė botės, kur filloi rėnia e komunizmit dhe nė kohėn e shembjes sė Murit tė Berlinit, tha Presidenti Rugova, duke theksuar se "kjo lėvizje u krijua nė kohėn kur Kosova ishte nė sulm tė egėr tė Beogradit pėr ta dominuar dhe pėr ta shkatėrruar kombin shumicė tė saj, shqiptarėt". Nė vazhdim tė fjalės sė tij, Presidenti Rugova tha: "Ne ndėrtuam kėtė lėvizje paqėsore pėr liri, pavarėsi e demokraci pėr tė mbrojtur ekzistencėn tonė nacionale, vlerat tona dhe vlerat njerėzore tė njė populli. Nė ndėrkohė ne ndėrtuam edhe strukturėn shtetėrore tė Kosovės, pėrmes akteve madhore, siē ishin Deklarata e Pavarėsisė (korrik '90), Kushtetuta e Republikės sė Kosovės (shtator '90) si dhe Referendumi pėr Pavarėsinė e Kosovės (shtator '91). Nė vitin 1992 ne i organizuam zgjedhjet e para tė lira presidenciale e parlamentare me qėllim tė funksionimit demokratik tė institucioneve tona. Kėshtu shteti ynė filloi tė funksionojė nė tė gjitha fushat e jetės. Nė botė ky shtet filloi tė njihet si 'shtet i shqiptarėve tė Kosovės', 'shtet paralel' i Kosovės. Ky ėshtė kontributi ynė nė lėvizjet e popujve pėr liri e pavarėsi", nėnvizoi Dr. Rugova.
- Nė vitin 1998, kur lėvizja jonė u forcua dhe shteti ynė afirmohej gjithnjė e mė shumė nė arenėn ndėrkombėtare, - tha Presidenti Rugova - Beogradi vendosi ta shkatėrrojė me sulm tė armatosur, duke shkaktuar masakra e shkatėrrime masive. Mirėpo, tha ai, bashkėsia ndėrkombėtare, doli nė mbrojtje tė popullit tė Kosovės, nė radhė tė parė SHBA dhe BE. Dhe me ndėrhyrjen e NATO-s u ndėrpre dhuna, masakrat, gjenocidi dhe eksodi ndaj popullit tė Kosovės dhe Kosova u bė e lirė mė 12 qershor 1999.
Duke folur pėr Kosovėn e pasluftės, Presidenti Rugova tha se "pėr katėr vjet e gjysmė nė liri, Kosova ka bėrė njė progres tė madh nė tė gjitha fushat e jetės". "Ishin kėto vite tė forcimit tė lirisė, tė sigurisė, tė ekonomisė dhe tė demokracisė. Institucionet e Kosovės tė themeluara nė bazė tė zgjedhjeve nacionale tė vitit 2001 funksionojnė me sukses".
Ndėrkaq, duke folur pėr objektivat e institucioneve tė Kosovės, Dr. Rugova veēoi zhvillimin ekonomik, privatizimin, sigurinė pėr investime dhe krijimin e vendeve tė punės pėr tė rinjtė si dhe integrimin dhe mbrojtjen e grupeve etnike, apo minoriteteve nė shoqėrinė dhe nė shtetin e Kosovės. Ai veēoi progresin e arritur nė fushėn e ekonomisė, ku siē tha, sektori privat ėshtė mjaft i gjallė dhe dinamik. "Kosovarėt kanė njė shpirt ndėrmarrės dhe ndėrtues pėr jetėn dhe vendin e vet", nėnvizoi Presidenti Rugova.
Nė vazhdim tė fjalės sė tij Presidenti i Kosovės, tha se ai punon dhe insiston pėr njohjen formale e mė tė shpejtė tė pavarėsisė sė Kosovės. "Pavarėsia do t'i pėrshpejtonte proceset e brendshme demokratike e ekonomike dhe do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės e tė botės si dhe popullin e Kosovės", tha Dr. Rugova, duke nėnvizizuar se "njė Kosovė e pavarur, demokratike e paqėsore, e integruar nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi permanente me SHBA, ėshtė vullneti politik i popullit dhe i qytetarėve tė vendit tim". Po ashtu tha se do tė punohet qė Kosova tė ketė marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjėt.
Nė kėtė proces tė progresit tė Kosovės, ai tha se institucionet vendore po punojnė me UNMIK-un pėr bartjen e kompetencave tek institucionet shtetėrore tė Kosovės, qė ato tė jenė mė efektive. Nė vazhdim Presidenti Rugova tha:
"Nė kėtė ceremoni solemne dėshiroj tė theksoj se ne gjithnjė duhet tė bėjmė pėrpjekje qė problemet t'i zgjidhim me mjete paqėsore e politike, por kur kjo nuk ėshtė e mundur, atėherė lufta apo intervenimi nė emėr tė paqes e tė vlerave njerėzore e demokratike ėshtė ēėshtje e drejtė. Shembulli i vendit tim e tregon kėtė mė sė miri. Kėshtu sot, pas ndėrhyrjes sė NATO-s, Kosovės i ėshtė hapur perspektiva e brendshme dhe perspektiva e njė kombi tė lirė pėr integrime europiane e perėndimore. Po ashtu dėshiroj tė them se perspektiva e Evropės ėshtė respektimi i tė gjithėve dhe integrimi i tė gjithėve nė njė bashkėsi tė kombeve tė lira, duke pėrfshirė edhe vendin tim Kosovėn", theksoi Dr. Rugova dhe pėrkujtoi me kėtė rast bashkėpunėtorin e tij mė tė ngushtė gjatė njė dekade, Profesor Fehmi Aganin, si dhe shumė aktivistė tė tjerė qė u vranė, tė cilėt i cilsoi "burra tė ēmuar tė lėvizjes sonė pėr liri, pavarėsi, paqe e demokraci tė Kosovės". Duke i falenderuar edhe njėherė senatorėt e pranishėm evropianė pėr titullin e akorduar, Presidenti Rugova tha se kjo "ėshtė mirėnjohje pėr mua dhe pėr vendin tim".
"Le tė jetė shenjė pozitive se vendi im sė shpejti si vend i pavarur do tė gjendet edhe formalisht nė familjen e madhe evropiane, aty ku e kishte vendin gjithmonė, sepse Kosova e sotme ėshtė Dardania centrale antike iliro-shqiptare, pra, Dardania e Justinianit, vend i njė civilizimi qė qėndron nė themelet e civilizimit modern evropian e perėndimor".
Ndėrkaq, nė fund tė fjalės sė tij, Presidenti Rugova tha:
"Duke pranuar titullin Senator Nderi i Evropės, Ju premtoj se do tė punoj me tė gjitha fuqitė e mia nė tė mirėn e vendit tim, nė tė mirėn e popujve evropianė dhe nė tė mirė tė miqėsisė me SHBA dhe me popujt e tjerė tė botės dhe pėr forcimin e paqes dhe tė lirisė nė botė".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara