HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KOHA NĖ ABSURD

-- nga Skender Drini

Eshte fjala per Shkodren. Qe ne etapat e ndergjegjshme te njerezimit koha eshte perdorur dhe ka sherbyer per te justifikuar apo dhe per te marre nen mbrojtje ide dhe zhvillime te pasuksesshme. Ajo, ose ka qene nje paravento ku fshihej deshtimi, ose eshte perdorur si sentence e rende baroke qe mbyllte cdo shteg arsyetimi dhe analize. A mund te thuhet gje pas shprehjes: "Nuk ke c'i ben! Ishte koha!?" Ne rastin e Shkodres, eshte dicka me ndryshe, por gjithnje duke qene prezent koha. Gjithandej ne nivele te ndryshme, ku nuk mungojne as ato elitare (ne ate nivel elitor qe ka qyteti) eshte e pamundur te mos degjosh justifikimin qe Shkodra e ka pasur kohen kunder. Po, cilen kohe? Kohen fizike, apo kohen historike? Dikush mund te ngaterrohet qe nga kjo perzierje koherash, po nese kujton termetin e vitit 1905 qe rrosposi Shkodren do te pranoje ne njefare menyre qe mund te kesh kunder edhe kohen fizike. "Nga koha kunder Shkodres eshte e pamundur te mos dalesh te nje deduksion tjeter, ndofta edhe me realist, tek Shkodra kunder kohes.

Kur ndodh keshtu, gjithnje mund te mendosh ose per nje komunitet me nje individualitet te panenshtruar, pse per nje komunitet qe e ka ne gjak kundershtimin, qe ne raste te vecanta mund te ngjase edhe nje rebelim pa sens. Koha kunder Shkodres fillon mjaft heret dhe, pse jo, qe nga pushtimi osman. Me 1478 perfundon pushtimi osman me kalimin e Shkodres ne duart e tyre. Qyteti qe kishte qene per shume kohe nen juridiksionin venedikas dhe me vone ne lidhje teper te forta politiko-ekonomike me republiken detare, eshte etapa e fundit qe mbyll pushtimin e Shqiperise. Sic dihet, pushtimi turk u shoqerua me largimin e popullsise shqiptare qe nuk donte te nenshtrohej. Tashme ndodh nje largim gati masiv nga Shqiperia e mesme dhe sidomos e jugut drejt Greqise dhe Italise. Ne raport me te, largimi i shkodraneve eshte edhe me i madh dhe preku sferat qe i kishin dhene impulset e verteta jetes ekonomike dhe tregtare te qytetit. Asnje nga familjet e njohura dhe me potencial ekonomik nuk mbeti ne Shkoder, madje, mund te thuhet qe shperngulja i takoi edhe shtresave te mesme, atyre qe perbenin bazamentin me solid te qytetit.

Ne rrjedhen e koherave, duke e bere Shkodren kryeqender te vilajetit, osmanet u perpoqen t'i japin qytetit nje fizionomi tjeter, por kjo shkoi gjate dhe me shume mundime, per faktin se qytetit tashme i ishin nderprere lidhjet e vjetra tradicionale ekonomike dhe tregtare. Marredheniet tregtare dhe ekonomike tani spostohen ne veriperendim me Malin e Zi si dh ne veri. Nga shekulli i dyte dhe i trete i pushtimit, Shkodra merr fizionomine e nje oazi te mbyllur me nje mireqenie relative te mbeshtetur mbi beneficet osmane dhe mbi ozurpimin e tokave dhe te pasurive te atyre qe ishin shperngulur. Lidhjet e qytetit me Shqiperine e mesme jane te paperfillshme, ndersa as qe mund te behet fjale per lidhje me jugun. Ndofta ketu duhet vecuar periudha e bushatllinjve, sidomos e Karamahmutit, per nje tendence progresive politike te shoqeruar edhe me tentativat e nje pavaresie ekonomike, por gjithsesi pa shpetuar nga ai oazi i mbyllur, me nje zhvillim disi me te madh relativ ne krahasim me pjeset e tjera te Shqiperise. Oazi i mbyllur politiko-ekonomik shoqerohet me te njejten psikologji dhe ndofta kesaj i detyrohet edhe menjanimi ne kohet me te vona i hekurudhes ballkanike. Ajo do te ishte, sipas mentalitetit te partise qe drejtonte nje prishje e qetesise se oazit. Duke e menduar kete rast eshte lehte te thuash qe eshte koha kunder Shkodres, sesa te thuash qe eshte Shkodra kunder Kohes! Kongresi i Berlinit, qe ishte nje fatkeqesi shqiptare, eshte nje fatkeqesi e vecante per Shkodren. Ne kete kohe eshte momenti i dyte i rendesishem per te percaktuar te ardhmen e qytetit. Kongresi i Berlinit duke rudimentuar kufijte e Shqiperise, ne harmoni me interesat osmane, e la Shkodren pa trevat e rendesishme shqiptare ne verilindje dhe sidomos ne veri-perendim. Kongresi i Berlinit keputi arterien me te rendesishme te Shkodres, me ane te se ciles ajo mund te depertonte deri ne Europen qendrore.

Momenti i trete i rendesishem eshte termeti i 1905 dhe cfare mund te shkaktoje nje termet aq shkaterrimtar si ky ne ato kohera, ku nuk vinte asnje ndihme, eshte e tepert te komentohet. Rrethimi i Shkodres nga trupat malazeze eshte nje grusht derrmues per qytetin e rrethuar per nente muaj. Pushtimi i perkohshem i Shkodres krijoi nje frike dhe nje pasiguri te madhe tek qytetaret qe besonin qe mund te ishin viktime e Kongresit te Berlinit.

Marredheniet me pushtimin e Ahmet Zogut mund te konsiderohen si momenti i peste i rendesishem i ketij shkrimi. Ato jane mjaft percaktuese qe me rebelimin pa sens te disa zonave rurale me 1926, qe kundershtonin vendosjen e ligjit, rendit dhe dorezimit te armeve, per te vazhduar me tej me nje opozite te gjate dhe po aq te motivuar, qe mund te ishte sa nje trashegimi fanoliste, aq dhe nje papajtueshmeri e dyerve te medha te qytetit me Ahmet Zogun. Pas rebelimit te 1926-s fillon njefare kohezioni me pushtetin zogist, po ai eshte i dobet, aq sa per gjithe kohen ne relievin politik evidentohen dy-tre figura shkodrane, nga Musa Juka deri tek Ivanaj. Vendosja e diktatures komuniste eshte shkaterrimtare per Shkodren. Synimi ishte krijimi i vecante ne krahasim me qytetet e tjera te Shqiperise. Qyteti zoteronte nje tradite dhe kishte fizionomi mjaft te konsoliduar. Ishin keto qe duheshin shkaterruar. Ai nuk mund te lejohej me te vecanten e zhvillimit ekonomik, me te vecanten e zhvillimit kulturor, me te vecanten e tradites fetare dhe familjare. Shkodra ishte nje qytet problematik per regjimin sepse kishte pasur te kaluar me te ndryshme nga qytetet e tjera te Shqiperise dhe sepse ajo gjithnje kishte terhequr me shume vemendjen e te huajve. Ne asnje qytet te Shqiperise nuk ka pasur 6-7 konsullata te huaja si ne Shkoder. Pse? Ndofta ngaqe perkrahesit e vendeve sllave mund ta kene pare ate si piken me te afert te nje ekspansioni temetejshem te sllaveve ne Ballkan, ndersa kundershtaret e tyre si piken me te afert te kundershtimit te nje ekspansioni te metejshem sllav ne Ballkan.

Pasioni i madh i ushtruar mbi Shkodren ben qe ardhja e demokracise te shoqerohet ketu me je dramacitet relativisht me te madh se ne vendet e tjera te Shqiperise dhe te perjetoje me gjate nje gjendje konfliktuale mes fituesve dhe te humburve. Per mjaft kohe do te kete nje intolerance te dukshme politike dhe nje pluralizem qe dominohet nga Partia Demokratike. Kjo per arsyen e thjeshte per shtypjen qe kishte pesuar Shkodra dhe qe nuk mund te harrohej lehte. Ne pese-gjashte vitet e para ishte shume shpejt te kerkoje ndryshime te dukshme, por vec kesaj duke qene se partia ne fuqi ishte pa konkurentin perpara nje PS-je te tulatur, humbi shpirti i konkurences dhe u vendos nje mendesi e perhershme e bastionit te pandryshuar. Ideja e bastionit eshte ideja e ujit qe nuk leviz, qe e le te sigurte dhe mendjefjetur pushtetin qendror, vemendja e te cilit drejtohet nga zona te tjera problematike kundershtare, ose qe nuk jane bastione. Per komunitetin bastion, ideja e bastionit mund te gjeneroje fanatizem dhe prioritet te politikes mbi ekonomine dhe progresin. Nje komunitet i zgjuar, qofte dhe i konsideruar bastion, mund te jete mish e shpirt me nje parti te caktuar, por nuk ka pse te demonstroje me fodullek ate garanci qe do te linte te fjetur qendren kundrejt tij. Nje elektorat i zgjuar duhet te sillet ne nje menyre te tille qe partite te demonstrojne te njejtin interes, per te gjithe Shqiperine. Ne gjashte-shtate vitet e fundit ka ardhur duke u rritur puna e pushtetit vendor dhe e figurave qe e perfaqesojne ate ne bashki dhe kjo u demonstrua dhe ne zgjedhjet e fundit, por gjithe kete kohe nuk ka qene e mundur te shmanget nje lloj dualizmi dhe nje lloj kundershtimi pa sens ndaj pushtetit qendror.

Akoma edhe sot eshte e pamundur te marresh vesh kush ka te drejte, kur bashkia ankohet per moslevrim fondesh, apo per nje buxhet sa te Orikumit per Shkodren dhe kur qendra pergjigjet qe eshte Shkodra qe nuk i terheq fondet dhe qe nuk paraqet projekte. Nese kryetari i bashkise pret nje kryeminister socialist, nuk do te thote se unizohet me te, por vetem se zbaton nje protokoll administrativ. Nese nuk e pret, duhet te shprehe qarte se nuk e ben per influence politike, por si proteste se kryeministri nuk ka mbajtur premtimet. Qe Shkodra eshte jashte pushtetit qendror eshte krejt e dukshme. Eshte kjo nje aderence e trashegimise politike? Ka mjaft qe e mbrojne kete ide ne Shkoder. Ka shume te dhena qe Shkodra po mbetet peng i interesave politike, qe nuk eshte i vetmi dem i saj, po dem kombetar. Ne zgjedhjet e fundit, ne sferat e socialisteve qarkullonte nje fjale qe, nese Shkodra voton nje kryebashkiak socialist, te nesermen ne qytet do te vinte kryeministri me te gjithe shpuren e minstrave per te konstatuar hallet e qytetit! Nuk ka rendesi nese ishte e vertete kjo, apo propagande. E rendesishme eshte psikologjia politike qe shoqeron momentin. Sipas kesaj psikologjie nuk ka nje politike mbarekombetare, po nje politike interesash partiake.

Socialistet paten nje mundesi te demonstrojne se duan te bejne dicka per Shkodren dhe nuk e bene. Cfare avantazhesh ka rruga Morine-Durres qe do te kaloje neper Fan? Cfare zonash zhvillon atje? Sa kursehet duke kaluar andej? Nese rruga do t'i afrohej Shkodres, qofte edhe duke sakrifiuar disa dhjetera kilometra, do te ishte nje shans i madh per qytetin. Pushteti qendror nuk ia dha kete shans Shkodres! Pas kesaj dhe shembujsh te tjere si kjo eshte e pavlefshme deklarata e Nanos qe kerkon ta "cliroje Shkodren nga kthetrat e Berishes"!

Ana tjeter e medaljes eshte Shkodra kunder vetvetes dhe ketu duhet kerkuar koha ne absurd. Kjo mund te shprehet qe me episode banale sic mund te jete mospagimi i faturave te ujit dhe deri tek paaftesia e organizimit te nje mendimi kolektiv qytetar dhe nje veprimi qytetar. Kane ikur me dhjetera biznesmene nga Shkodra, te kercenuar, apo sepse nuk u ka ecur biznesi. Askush nuk eshte shqetesuar per kete, sic nuk po shqetesohet se ende nuk ka asnje shenje te konsolidimit te nje shtrese te mesme ekonomike ne qytet. Shtresat e mesme jane ekuilibri ekonomik i komunitetit por aktiviteti i tyre eshte tmerresisht individual dhe perparimi i tyre teper i kujdesshem dhe me shume frike. Ende nuk po duken shenja qe individe te vecante nga kjo shtrese te bashkojne potencialet e tyre per te kaluar nga baxha e djathit te nje fabrike qumeshti.
Qyteti vazhdon te mbetet me nje profil tregtar ku te gjithe tentojne te shesin dicka, po kush do ta bleje? Gjate kesaj dekade qyteti eshte perballur me absurdin e integrimit te jashtem tragjikisht (shembull Karaburuni) dhe me absurdin e integrimit te brendshem kombetar. Nje pjese e te ardhurave nga zonat rurale kane zbritur ne Shkoder si ne token e askujt. Po, nuk eshte faji i tyre se nuk paten nje udherrefyes.
Shkodra ka pasur nje trajtim perkrahes nga shtypi dhe media elektronike e kryeqytetit, po nuk mjafton. Media elektronike atje perjeton karuselin monoton te te njejteve politikane, analiste, gazetare, shkrimtare dhe artiste vendas pa u kujtuar qe ata mund te gjenden edhe ne Shkoder. Duke kujtuar kete te vete mendja te nje shprehje e vjeter ruse, qe mund te mos jete ekuivalete per te gjitha mediat: "Provincen shikoje nga larg por mos e perkedhel ne Peterburg"!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara