HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tirana dhe Prishtina duhet t'i njohin pavarėsinė njėra-tjetrės

-- nga Sabri Hamiti, intervistė pėr gazetėn "TemA", 18.01.2004

Si do ta vlerėsonit vitin qė shkoi, nė raport me proceset qė janė shėnuar nė Kosovė?
Ka qenė njė vit i vėshtirė, me kaq shumė pėrpjekje nė tė gjitha fushat e jetės. Pėrpjekja e formimit tė institucioneve, pėrpjekja e ngjalljes sė ekonomisė nėpėrmjet procesit tė privatizimit, insistim pėr tė rritur sigurinė e qytetarėve. Ka pasur dhe pėrpjekje tė veēanta nė fushėn e reformimit tė sistemit tė arsimit nė tė gjitha nivelet. Nė disa fusha ka edhe pėrparime tė dukshme. Sado qė gjendja ekonomike e sociale nė Kosovė mbetet e vėshtirė. Ka veē tė rinj qė kėrkojnė punė.

Pėr tė qenė mė konkret: ēfarė vlerėsoni si pozitive nė veprimtarinė e Presidentit, tė Kuvendit tė Kosovės dhe tė Qeverisė?
Nė Kosovė, si dhe kudo nė botėn shqiptare, politika personalizohet, kjo mė nuk ėshtė hipotezė, por evidencė. Kėshtu qė veprimet politike shpesh interpretohen si pasoja karakteresh tė veēanta. Mirėpo kjo do tė kėrkohet vetėm kur funksionojnė si duhet institucionet. Nė kėtė vėshtrim, mendoj qė nė vitin e kaluar institucionet e Kosovės kanė pasur njė maturim, pjekuri mė tė madhe. Nė anėn tjetėr, ka dhe njė strukturim mė tė fortė tė artikulimit tė opinioneve tė qytetarėve, qė ėshtė njė domosdo tė krijohet njė demokraci.

Presidenti Rugova, si garantues i funksionimit demokratik tė institucioneve, dhe si pėrfaqėsues politik i Kosovės, me maturinė e tij ka ndikuar qė tė mos ketė turbulenca tė mėdha nė njė qeverisje tė krijuar me marrėveshje, si dhe ka bėrė pėrpjekje pėr njė shpėrthim diplomatik pėr nevojėn e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės.

Kuvendi ka kaluar njė ritėm tė mirė pėr aprovimin dhe nxjerrjen e ligjeve tė domosdoshme sistemore, si dhe ėshtė pėrpjekur tė pėrgjigjet sa mė fuqishėm nė lėvizjet aktuale politike nė Kosovė, pėr Kosovėn e rreth saj. Mendoj qė Kuvendi, nė momentet mė vendimtare, ėshtė sjellė me pjekuri e me forcėn e maturisė.

Qeveria ka bėrė pėrpjekje tė jetė efektive, mirėpo sukseset e saj nė resorė tė veēantė kanė qenė tė kushtėzuara nga mungesa e kompetencave dhe nga pesha e pėrgjegjėsisė.

Tė gjitha kėto institucione kanė njė pozitė tė jashtėzakonshme, nė njė anė t'u pėrgjigjen kėrkesave tė qytetarėve, e zgjedhėsve, kurse nė anėn tjetėr nė shtyrje permanente me UNMIK-un pėr tė marrė kompetencat, qė bėjnė tė mundshme veprimet konkrete. Kėtu ka njė pėrplasje tė qartė tė interesave.

Pavarėsisht mirėkuptimit qė ka ekzistuar mes klasės politike tė Prishtinės dhe kryeadministratorit, janė vėrejtur pėrplasje, moskuptime... Opinioni juaj?
Problemet janė shumė evidente. UNMIK-u ėshtė administratė ndėrkombėtare, qė pretendon tė sillet si qeveri klasike, edhe pse janė krijuar institucionet e Kosovės nėpėrmjet votės sė lirė. Nė kėtė administratė, nėn kupolėn e OKB-sė ka kaq administratorė qė pjesėtojnė apo mbrojnė interesat e vendeve nga vijnė. Kosova ėshtė tepėr e vogėl qė t'i mbajė tė gjitha kėto interesa. Ka nė administratėn e UNMIK-ut edhe njerėz tė padijshėm, madje maliciozė. Nė anėn tjetėr, tė zgjedhurit e Kosovės kėrkojnė qė UNMIK-u tė zvogėlohet dhe tė marrė rolin e kėshilltarit, por jo tė qeverisė Kosovėn. Edhe opinioni i gjerė tani e konsideron kėtė administratė, tė huaj, gjė qė nuk thuhet pėr KFOR-in, derisa nuk ndėrtohet struktura mbrojtėse e Kosovės.

Me njė fjalė, unė jam i bindur, qė shumė shpejt duhet tė bėhet ripėrkufizimi i raporteve ndėrmjet UNMIK-ut e institucioneve tė Kosovės, pėrndryshe pėrpjekjet ndėrmjet tyre do tė marrin forma shumė mė tė ashpra, sidomos tani qė do tė kėrkohen bilance pėr punėt e bėra e tė pabėra.

Personalisht keni kundėrshtuar ashpėr lejimin e pakicės serbe nga kryeadministratori Holkeri pėr tė marrė pjesė nė zgjedhjet e pėrgjithshmė tė Serbisė...
Po pra, UNMIK-u duhet tė dalė nga sjellja hipokrite tanimė e pėrsėritur, se nuk i trimėron serbėt pėr kėto zgjedhje, por as nuk i pengon. Dalja e serbėve nė zgjedhjet politike tė Serbisė ėshtė pėrpjekje pėr tė paragjykuar strukturėn politike tė Kosovės. Nė anėn tjetėr, kanė shkaktuar tensione politike e etnike nė Kosovė. Ju mund ta kuptoni ē'do tė thotė qė nė Kosovė tė sillen si ikona tė propagandės zgjedhore kriminelėt serbė qė po gjykohen nė Hagė. UNMIK-u ia rezervon vetes kompetencėn e pėrgjegjėsinė pėr sigurinė nė Kosovė, dhe nė kėtė rast ka gabuar. Ka gabuar, sepse nuk mund tė konsiderohen njerėz nė dy shtete nė tė njėjtėn kohė. Kjo s'ka tė bėjė me kurrfarė demokracie. Ky ėshtė njė politikanizėm i rrezikshėm i administratės ndėrkombėtare, qė duhet tė marrė fund.

Viti 2004 ka gjithashtu disa sfida: cilat i konsideroni si mė prioritaret?
Kam thėnė kėto ditė se viti 2004 do tė jetė vit i zgjedhjeve e i zgjidhjeve. Do tė mbahen zgjedhjet politike nė vjeshtė. Kėrkesa jonė ėshtė qė kėto zgjedhje tė jenė tė drejta e demokratike pėr tė nxjerrė pėrfaqėsues tė vėrtetė. Paraprakisht duhet tė ndryshohet ligji pėr zgjedhjet, qė do tė thotė edhe Korniza Kushtetuese e Kosovės. Tė gjitha kėto duhet t'i bėjė Kuvendi. Nuk mund tė falen mė mbi 20 mandate pėr minoritetet. Ėshtė parė se ky disenjim politik i Kuvendit, duke i fryrė minoritetet nuk sjell asgjė tė mirė pėr askėnd. Me mandate tė falura minoriteti serb nė Kuvendin e Kosovės nuk pėrfaqėson zgjedhėsit serbė, por luan rolin e institucionit tė politikės destabilizuese tė Beogradit nė Kosovė. Kjo ėshtė kaq e dukshme sa qė s'mund ta mohojnė as projektuesit e disenjimit, UNMIK-u.

Pra, zgjedhjet do tė japin njė qeveri me fuqi veprimi, qė do tė marrė pėrgjegjėsitė e plota pėr drejtimin e qeverisjen e vendit. Kėtu e shoh zgjidhjen. E dimė qė nė kėtė proces do tė ketė fėrkime me administratėn ndėrkombėtare, por ata duhet ta dijmė qė duhet tė zvogėlohen dhe sa mė shpejt edhe ta lėshojnė Kosovėn.

Si i shihni marrėdhėniet institucionale ndėrmjet Kosovės e Shqipėrisė?
Mė pėlqen formulimi i pyetjes, sepse pėrjashton pėrgjigjen emocionale mbi raportet e vėllezėrve e tė motrave. Se atėherė shtrohet vetvetiu pyetja tjetėr racionale e emocionale: si janė raportet e vėllezėrve qė lindin e rriten pa u njohur?

Tirana zyrtare, institucionale, ėshtė e preferueshme qė tė ketė marrėdhėnie tė forta me Kosovėn dhe anasjelltas. Duke respektuar zgjedhjen politike dhe vullnetin politik tė qytetarėve tė Kosovės, e kjo ėshtė pavarėsia. Tash pėr tash, as mė shumė, as mė pak. Kjo nėnkupton heqjen dorė nga ēfarėdo paternalizmi. Edhe mė tė papėlqyeshme janė raportet qė mund tė ngrihen nėpėrmjet referencave politike, madje ideologjike. Ndoshta kėto tė dytat duket se nė opinion krijojnė njė kakofoni pėr kėto marrėdhėnie. Vetėm marrėdhėniet institucionale ndėrmjet Kosovės e Shqipėrisė mund tė drejtojnė interesat e dy vendeve tė shqiptarėve nė rajon e mė gjerė.

Ėshtė e vėshtirė qė kontaktet tė jenė tė pėrhershme, por duhet tė rritet intensiteti dhe cilėsia e tyre pėr tė prodhuar efektet qė priten.

Megjithėse kanė rėnė shumė mure, ende ka probleme nė bėshkėpunimet Tiranė-Prishtinė, sidomos nė ato kulturore dhe arsimore...
Ėshtė fakt qė rėnia e mureve, nė vėshtrimin e lirisė sė qarkullimit ndėrmjet Kosovės e Shqipėrisė, ėshtė fitore pėr shqiptarėt. Lėvizja e lirė krijon njohjen, e vetėm njohja e vėrtetė i mund paragjykimet. Ka ende paragjykime ndėrmjet Tiranės e Prishtinės, kurse paragjykimet ēfarėdo parashenje tė kenė, nuk janė metodė e mirė pėr njohje; ato prodhojnė mjegulla.

Dua tė theksoj se mė lehtė thyhen muret fizike, sesa "muret", qė mund tė ekzistojnė nė skema tė tė menduarit.

Nė kuptimin institucional, ne kishim bėrė njė pėrpjekje tė madhe pėr integrime nė fushė tė arsimit nė vitet '94-'96; duke hartuar programe tė pėrbashkėta, madje tekste tė pėrbashkėta. Mirėpo, pėrmbysja e vitit 1997 sikur i shtyu anash kėto pėrpjekje. Kėtu mund tė flas si aktor e dėshmitar. Njė tekst i letėrsisė moderne shqipe i autorit prishtinas u vu nė censurė nė Tiranė, madje me raporte tė profesorėve tė Universitetit. Ēfarė ndodhi? Derisa dorėshkrimi i parė mbetet nė syze tė Ministrisė nė Tiranė i ngujuar, libri u botua pėr pesė vjet pesė herė nė Tiranė e pesė herė nė Prishtinė.

Dua tė flas kėtu pėr paradoksin e kohės. Nė botėn institucionale tė arsimit ende veprojnė skema tė vjetra e aktorė tė vjetėr, do tė thosha tė restauruar, nė anė tjetėr jeta konkrete dhe dija e brezat kėrkojnė diēka tjetėr. Jam i bindur qė do tė fitojė kjo e dyta.

Edhe nė fushė tė kulturės ka tė ndėrrohet shumėēka. Dikur raportet nė kėtė fushė i kanė drejtuar institucionet, qė kanė vepruar si pushtet mbi kulturėn, pra si politikė. Ky sistem tanimė ėshtė ēfunksionalizuar, pa marrė parasysh recidivet e tij.

Janė rrėnjėt kulturore tė ambienteve qė do tė drejtojnė nė tė ardhmen interesat e krijuesve shqiptarė nė Kosovė e nė Shqipėri dhe raportet e tyre. Vetėm kulturat provinciale janė tė vetėmjaftueshme. Ēdo zhvillim kulturor do dialog, sprovim tė gjerė, qarkullim. Po, kėto qarkullime s'do tė bėhen kurrėmė me direktiva. Po pėrsėris, vetėm njohja i shprish paragjykimet. Duhet tė shkohet pėr qejf a pėr nevojė nė Tiranė e nė Prishtinė, ashtu vetėm dhe lirė.

Dhe sė fundi, a ka zhvillime pozitive nė raport me pėrmbushjen e standardeve dhe me fitimin e pavarėsisė sė Kosovės?
Standardet qė varen nga ne do tė pėrmbushen qė tė gjitha, se ky ėshtė interes i zhvillimit tė Kosovės. Kosova do tė jetė e pavarur. Ky ėshtė qėllim i gjithė qytetarėve qė kanė rezistuar, kanė punuar e kanė luftuar pėr lirinė e pavarėsinė e Kosovės.

Nėse kushdo standardet i shpik si kushtėzim pėr statusin e Kosovės dhe pengon arritjen e tyre, pėr tė mbajtur status quo-nė nė Kosovė, ėshtė krejtėsisht i lajthitur. Kosova do tė jetė e pavarur dhe demokratike. Ky ėshtė interes i qytetarėve tė Kosovės dhe i tė gjithė shqiptarėve.

Prishtinė, 12.01.2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara