HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė

"Pena e artė" pėr vitin 2003

-- nga Ramiz Gjini, Kryetar i Sh.Sh.Sh.A.

Tre ēmime pėr tre gjini tė ndryshme letrare

Ka pėrfunduar afati i leximit dhe vlerėsimit nga ana e komisionit pėr librat mė tė mirė tė botuar gjatė vitit 2003.
Kryesia e Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro- Amerikanė, qysh para tre muajsh kishte shpallur konkursin "Pena e artė", dhe kish ngritur pėr kėtė qėllim njė komision vlerėsues tė pėrbėrė nga shkrimtarė, publicistė dhe studjues tė njohur letėrsie.
Konkursi "Pena e artė"synohet tė jetė i pėrvitshėm duke u shndėrruar nė njė traditė mes krijuesish qė jetojnė nė SHBA.
Siē ėshtė bėrė e ditur edhe mė parė, ky konkurs synon tė vėrė nė lėvizje gjithė potencialin krijues, pėr tė shkuar gjithsecili drejt vlerave tė vėrteta nė fushėn e letrave. Komisioni vlerėsues ka shpallur sot fituesit e ēmimit "Pena e artė pėr vitin 2003". Ata janė:

1. Gjekė Marinaj, pėr librin e tij publicistik tė titulluar "Ana tjetėr e pasqyrės"
2. Naum Prifti, pėr librin e tij me tregime humoristike tė titulluar "As Miēo as Muēo"
3. Valter Lazeri, pėr librin mė tė mirė me poezi tė titulluar "Shkruar nėpėr udhė".

Kėto ēmime u akorduan nga njė komision letrar i pėrbėrė nga Faruk Myrtaj, -shkrimtar, poet dhe publicist; Dalip Greca,- publicist; Nikolin Narkaj, studjues letėrsie; Ilir Seci, - studjues dhe kritik letrar si dhe Adnan Mehmeti, - poet.
Sipas arsyetimeve tė bėra nga anėtarėt e komisionit dhe tė dėrguara me shkrim nė adresė tė Kryesisė sė Shoqatės, nė konkurs ka patur njė pjesmarrje tė kėnaqshme nė raport me numrin e shkrimtarėve qė jetojnė nė kushtet e migrimit.
Intervistat e Gjekė Marinajt tek "Ana tjetėr e pasqyrės"- janė vlerėsuar nga komisioni si thellėsishtė transparente nė raportin intervistues - tė intervistuar, madje tė hapura edhe pėr lexuesin. Artisti dhe politikani, sportisti dhe shtetari, krijuesi dhe njeriu, tė cilit i ėshtė dashur tė shpallė luftėra, shqiptari dhe jo-shqiptari i intervistuar nga Marinaj, ėshtė sė gjithash vetėm NJERIU.
"Ana tjetėr e pasqyrės" ėshtė vlerėsuar nga komisioni si njė libėr qė realizon intervistėn poetike, njė libėr qė do tė respektohej dhe vlerėsohej prej ēfarėdolloj jurie.
Njė vlerėsim tė parė ka marrė, siē e thamė, edhe libri me tregime humoristike "As Miēo as Muēo" i shkrimtarit tė njohur Naum Prifti.
Anėtarėt e komisionit vlerėsues janė tė njė mendimi qė tregimet nė libėr janė tė njė mjeshtri tė moshuar tashmė. Njė realizim i ofruar pėrmes humorit, tė njė humori tė ndriēuar nga njerėzillėku, vese dhe vyrtyte tė sjella si kompleksitet njerėzor. Gjuha e pasur dhe subjektet tė zgjedhura.
Valter Lazeri ėshtė vlersuar nga komisioni pėr njė realizėm poetik tė sinqertė, pėr vargun e ngjeshur dhe mendimin e kthjellėt . Poeti e ka vjelur tharmin e vargjeve nga jeta, e cila duket se ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme jo vetėm me bukuritė, por edhe me shqetėsimet qė sjell. "Shkruar nėpėr udhė" ėshtė padyshim njė kontribut nė poezinė shqipe.
Pavarėsisht prej rezultatit final tė votimit tė anėtarėve tė komisionit vlerėsues, gjatė leximit tė librave tė paraqitur pėr konkurim, janė hasur edhe vlera tė tjera nė artin e krijimtarisė, tė cilat, ndonėse nuk kanė arritur tė fitojnė kėtė garė,autorėt e tyre janė padyshim njė kontribut nė letėrsi si dhe njė premtim akoma mė I madhpėr tė ardhmen. Vlejnė tė pėrmenden kėtu libra si volumi poetik i shkruar nė gjuhėn angleze nga autori Sami Milloshi dhe I titulluar : "Not enaugh time to die".
Njė shqetėsim nė vargje pėr anėn e sėmurė tė pėrditshmėrisė ku njeriu mbetet njeri me gjithė dashuritė e dhimbjet qė ka. Njė pėrpjekje pėr tė triumfuar drejt tė vėrtetave tė mbytura, qė rėnkojnė e qė pėrpiqen tė ēlirohen nga mllefet, mungesat dhe streset.
Gjithashtu edhe "Bukuri tridimensionale" dhe "Kjo ėshtė Amerika" me autor Agim Bacellin. Sabije Dervishi Veseli, me "Pse u dashurove tek unė" dhe "Re dhe vetėtima" tė autorit Hekuran Bido etj.
Kryesia e Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro - Amerikanė i uron fituesit e kėsaj gare, dhe njėkohėsisht i fton anėtarėt e shoqatės, qė vitin e ardhshėm tė angazhohen me njė pjesėmarrje mė tė gjerė nė konkurs.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara