HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Qeveria Neuropsikiatrike

-- nga Sulejman Rushiti*), Shekulli, 21/01/2004

Kam krijuar njė bindje qė vitet ēift janė mė fatsjellėse pėr mua. Jo qė nė ato tek, nuk mė ka ndodhur ndonjė ngjarje qė cilėsohet si fatlume, por ja qė mė ėshtė ngulitur nė kokė njė besim i tillė. Sigurisht qė duke u rritur nė njė rreth ku njerėzit janė tė prirur tė kenė tė tilla besime nė diēka mbinjerėzore e cila po tė veprosh kundėr konvencioneve tė trashėguara do tė hakmerret me ndonjė fatkeqėsi, edhe unė kam njė dozė tė tillė besimi. Meqė tek ne, njerėzit tė tilla besime i kanė mishėruar me religjionin nuk i cilėsojnė si besime tė kota.

Kur fillova studimet nė Tiranė, kolegėt dhe pedagogėt sigurisht do ta kenė nuhatur qė unė kisha tė tilla tendenca tė besimit dhe mė cilėsuan si supersticioz dhe pėr tė bėrė gjoja mė tė sqarueshme kėtė njė koleg nga Prishtina mė tha qė jam bestyt. Vite me radhė jam munduar tė zbuloj misterin e supersticiozitetit qė shqip i thonė Bestytni. Si pėrfundim arrita nė konkluzionin qė bestytnia nė fakt ėshtė fenomen qė tenton nė mėnyrė instante tė pėrforcojė besimin (religjionin).Pra, nėse sipas religjioneve, pėr mėkatet pėrgjigjesh dhe dėnohesh nė botėn tjetėr, sipas bestytnisė, dėnimi pėr mėkatin tė vjen nė kėtė botė, edhe atė me ndonjė fatkeqėsi tė madhe personale apo familjare.

Pėr tė shuar ndoshta dyshimin tek vetja, se mos ndoshta kjo qė unė jam me njė dozė bestytnie nuk ėshtė nė rregull gjithmonė edhe tek kryeveprat e letėrsisė kam gjetur pika referimi me tė miat. Pra, qė nga antikiteti, Shekspiri, e deri te veprat bashkėkohore dhe tek Kadareja, unė gjithmonė kam zbuluar qė nė fakt personazhet negativė, gjithmonė e pėsojnė keq nė kėtė botė. Edipi Mbret vetėm mė pėrforcon kėtė bindje.

Tek Makbethi, Rikardi III etj. Shekspiri gati bardhė e zi na tregon se kush vjen me gjak nė pushtet ai me gjak edhe rrėzohet. Ndėrsa Stefan Cvajgu tek Zhozef Fushe, si mjeshtėr i shtresave psikologjike dhe i thellėsisė shpirtėrore tė qenieve njerėzore nė detaje dhe nė mėnyrė fotografike shpalos rėnie-ngritjet dhe zinxhirin shkak-pasojė tė tė gjithė lėvizjeve nė vertikale tė gijotinės para dhe pas revolucionit francez.

Shkrimtari qė mė ka dhėnė qetėsinė shpirtėrore dhe mė ka bėrė tė besoj qė bestytnia, kur ėshtė nė kufijtė e normales, nuk ėshtė mangėsi por virtyt, ėshtė Ismail Kadareja. Te “Spiritus” duke zbėrthyer mėnyrėn dėshirore tė gjuhės shqipe, urimin dhe mallkimin, nė fakt bestytninė e cilėson si njė mekanizėm i ndėrdishėm mbrojtės. A nuk e gjen ushtarin (episod tė cilin e zhvillon te Lul Mazreku) mallkimi i plakės?
Meqė e kam zhdukur shqetėsimin mbi bestytninė time dhe e kam pranuar atė si diēka e zakontė dhe njerėzore, pa turp e zbatoj dhe nė jetė. Dhe derisa pėrgatisja veten shpirtėrisht pėr fatmirėsinė qė do mė sjellė viti 2004 njė lajm i pazakontė ma trazoi qetėsinė dhe kėnaqėsinė shpirtėrore: Njė parashikues rus, me nofkėn Magjistari, i cili si dėshmi pėr vėrtetėsinė e parashikimeve tė tij kishte nė C.V. parashikimin e ditės sė vrasjes sė Gjingjiēit, ditėn e fillimit dhe pėrfundimit tė bombardimit tė NATO-s dhe nostradamusira tė tjera, parashikon se nė Ballkan do tė ketė trazira deri nė vitin 2015. Do tė luftoka edhe njėherė Kosova me Serbi, Kosova dhe Shqipėria do ta sulmokan Malin e zi, Shqipėria do ta sulmoka Maqedoninė dhe nė kėto hapėsira ballkanike do tė pasojnė vrasje politike.

Si bestyt qė jam, ky “lajm” mė bėri pėrshtypje dhe tė them tė drejtėn mė shtyri tė rezonoj pak mė thellė mbi realitetin ballkanik. Dhe pėr dreq doli dhe njė lajm nė media qė shqiptarėt e Malit tė zi do tė ēohen nė kryengritje tė armatosur. Mos, thashė me vete, duke patur pėrvojėn e luftės sė vitit 2001 qė u bė pėr “integrimin e shqiptarėve” nė Maqedoni. Po sikur shqiptarėt e Malit tė Zi janė tė integruar nė atė shoqėri. Pėr ēfarė vallė do ta bėnin ata luftėn? M’u duk qė lėndova ndjenjat e mia patriotike meqė dyshova, por pastaj e ngushėllova veten me njė mėsim nga Hamleti i Shekspirit, qė cilėsia e parė e intelektualit ėshtė dyshimi. Sėrish m’u kujtua “magjistari” dhe pėr atė dyshova qė ėshtė parashikues, por agjent i ndonjė shėrbimi sekret. Tė paktėn sa pėr tė kėnaqur egon time intelektuale.
Tė merremi vesh, unė nė esencė nuk jam kundėr luftėrave ēlirimtare, paēka se nga bestytnia nuk kam qenė asnjėherė ushtar. Ushtritė ēlirimtare e ēlirojnė popullin e vet nga robėria, ato sjellin lirinė. Megjithatė nuk mė lė rehat njė mendim mbi luftėn e mundshme nė Mal tė Zi dhe gjithnjė kėtė e krahasoj me luftėn e Maqedonisė. Shikon rrushi rrushin dhe piqet, thotė njė fjalė e urtė popullore. Detyrimisht mė lind pyetja: Ēfarė fituam ne shqiptarėt e Maqedonisė me luftėn e vitit 2001, qė dikush na e merr lakmi dhe do tė na kopjojė? Lirinė?! Ne fituam vetėm njė parti tė re tė cilėn e kemi nė qeveri me njė parti tė ricikluar.
Nga formimi i kėsaj qeverie e deri mė sot asnjė mikron nuk ėshtė avancuar liria e shqiptarėve, pėrveē qė nėse dikush lirimin nga puna e quan liri, ose burgosjen e shqiptarėve e quan liri nga hallet e pėrditshme familjare apo mospėrdorimin e gjuhės shqipe si gjuhė zyrtare, liri e tė menduarit, sepse shkrimi dhe e folura do tė robėronte fantazinė. Dy vjet kjo qeveri merret me ēėshtje qė i takojnė neuropsikiatrisė apo psikologjisė. Dy vjet dėgjojmė deklarata nga Ali Ahmeti se sa shumė ka ndryshuar Branko Cervenkovski dhe nga ky i fundit se sa shumė ka ndryshuar i pari. Nuk do ta vė nė dyshim pėr momentin qė B.C. ka pėsuar iluminim shpirtėror dhe katarzė, por nėse i gjithė problemi i ēėshtjes sė pazgjidhur tė shqiptarėve kėtu paska qenė ndryshimi i Brankos, atėherė pėrse u bė gjithė ajo luftė, gjithė ato viktima, gjithė ato shkatėrrime, gjithė ato mjete materiale u harxhuan nga diaspora dhe nga shqiptarėt kėtu, kur kjo ēėshtje ka mundur tė zgjidhet pėr mrekulli me disa seanca neuropsikiatrike ku do tė angazhonim psikiatėr dhe psikologėt mė tė mirė botėrorė qė tė bėnin qė Brankoja tė ndryshonte. Besoni se do tė harxhoheshin njė promil i buxhetit tė fondit, vendlindja thėrret dhe nuk do tė kishte gjak, lot e zi. Branko ka ndryshuar por ja qė Rakoveci, Breza janė identike me Bit-Pazarin e Gostivarin. Pse u bė lufta nė Maqedoni, pėr tė ndryshuar temperamentin e Brankos?
Atėherė kush ka ndryshuar Cervenkovski apo Ahmeti. Ky i dyti sigurisht. Sepse ky nga njė luftėtar i denjė pėr ēlirim u shndėrrua nė njė luftėtar tė denjė pėr integrim. Po edhe pėr integrimin kishte zgjidhje mė tė padhimbshme, nuk duhej luftė e as ushtri ēlirimtare (se ushtritė nuk integrojnė). A do t`i pėrgjigjej kushtrimit tė Ahmetit ndonjė ushtar nėse ai do tė dilte me Ushtri Ēlirimtare Integruese?
Ēuditėrisht pasi pėsoi vetė metamorfozė, tani ai ka marrė njė mision human, qė t’i ndryshojė edhe njerėzit e tjerė. Nuk la ish-spiun, pa e ngritur nė pėrgjegjėsi dhe pa i dhėnė post. Sigurisht qė kėtė e bėn pėr tė katarsisur tė njėjtėt. Pastaj ē’rėndėsi ka se ata kanė marrė nė qafė me mijėra shqiptarė, tani ne nuk na intereson se ēfarė fitojnė shqiptarėt por qytetarėt.
Tė besojmė se ja veē Cervenkovski ka ndryshuar. Kjo edhe mė tej mė shtyn krimbin e dyshimit. Se tė konstatosh me aq bindje qė dikush ka ndryshuar shumė, duhet ta kesh njohur mirė tė paktėn nja 5 vjet. E kėta nuk kanė njohur njėri-tjetrin, aq sa e di unė. E unė jam bestyt. Bestytnia do t’i bėnte mirė secilit ose tė paktėn njė (ri)lexim i Zhozef Fushesė, e fundit fare vetėm parathėnia.

*) Autori ėshtė nėnkryetar i PDSH-sė nė Maqedoni

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara