HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


John Belushi, komiku i madh me fat tragjik

-- nga Timo Flloko, aktor i njohur shqiptar

John Belushi, talent gjenial, komik i madh, fenomen i pakrahasueshėm, mit i Amerikės. Ndoshta nė tridhjetė e tre vjetėt qė jetoi, zeniti i famės se tij me Suterday Night Live, Radio Hour, me filmat si Animal House dhe Blues Brothers, shėnoi njė shkėlqim tė paparė, njė sukses shumėdimensional nė karrierėn e tij, gjė qė nė kohėt moderne askush nuk e kishte arritur. Ky shqiptaro-amerikan i madh, qė nė 24 janar do tė mbushte 55 vjet, u shua herėt nė vitet e rinisė sė tij, i dėnuar nga fati i keq me vdekje tragjike. Por shkėlqimi i talentit tė tij si i njė asteroidi nuk ėshtė shuar as sot.
John Adam Belushi lindi nė Chicago, Ilinois tė SHBA, mė 24 janar 1949, nga prindėr shqiptarė. Kurba meteorike e tij ka shėrbyer shpesh pėr tė ngritur legjenda rreth tij, ku pasqyrohen vetitė dhe talenti i madh prej komiku unikal. Dy libra u shkruan pėr tė, njėri nga Bob Woodward dhe njė nga e veja e tij, Judith Jacklin. Tani qė do tė ishte 55 vjeē, kushedi nė ē’kulme tė tjera tė karrieres artistike do tė ish. Pėr atė ėshtė bėrė edhe njė film biografik, flitet pareshtur nėpėr kanalet televizive. (S’ka javė qė njė kanal sė paku tė mos e pėrmendė emrin dhe talentin e tij tė jashtėzakonshėm.) “John-i ishte mbi tė gjithė ne, njė fenomen”,- thotė Bill Murrey. Gjeninė e tij e pohojnė shumė artistė tė mėdhenj dhe mbi tė gjitha, kujtesa e amerikanėve.
Vetė jeta e John-it ishte si njė film, njė luftė me veten, gjithė etje e dėshirė pėr tė jetuar, me ngjitjet e rėniet, me suksese, hare, humor… por dhe njė fund tragjik. John-i ishte njė nga talentet mė tė mėdhenj komikė tė gjysmės sė fundit tė shekullit tė kaluar. Ai solli njė koncept modern realist komik nė karakteret qė krijoi, po tė perifrazojmė njė shprehje nga Noli pėr Hamletin ishte “pema mė e lartė e pyllit” tė humorit amerikan nė atė kohė. Nė rininė e hershme, kur luante futboll si mbrojtės mesfushor, shokėt e skuadrės e thėrrisnin “Killer Belushi”, qė duket njė shenjė profecie pėr njė “killer” tė vetes si ai.
Nė kronikėn e kohės thuhet: “Tė martėn, mė 9 mars, John-i u varros nė Abel’s Hill Cemetery on Martha’s Vineard. Dan Aykroid, me veshje lėkure tė zezė, udhėhiqte procesionin e funeralit drejt varrezave me njė motoēikletė. Ndėrsa bora kish nisur tė binte, James Taylor kėndonte “That Lonesome Road”. Mė 11 mars, afro njė mijė njerėz, miq dhe tė afėrm tė familjes, morėn pjesė nė meshėn pėrkujtimore nė NY, nė Katedralen Saint John Devine. Siē i kishte premtuar mikut tė tij, Aykroid nxorri njė magnetofon dhe e vuri pėrballė mikrofonit tė dėgjohej kėnga “2000-pound bee” (Kėngė me tė cilėn John-i kishte dashur tė varrosej kur tė vdiste. Fjala ishte midis tyre, se kush tė vdiste i pari, do t’ia plotėsonte kėtė amanet tjetrit. Dan Aykroid e pėrmbushi amanetin.) Salla ngriu nė fillim dhe pastaj nisi tė qeshė.”

* * *

Takimi me James (Xhim) Belushin, vėllain e Juhn Belushit
Koha rend si erė… Kanė kaluar vite qėkur kam patur rastin tė takohem pėr herė tė parė dhe ta shoqėroj yllin shqiptar tė Hollywood-it James Belushi nė Shqipėri mė 1995, kur erdhi me tė atin, Adamin (emigruar nga Shqiperia mė 1934 nė moshėn 14 vjeēare) dhe Robertin, tė birin (14 vjeēar). Pra, tre breza Belushi.
Verėn e atij viti e ruaj si kujtim tė ēmuar. Udhėtimi i tyre nė vendlindje ishte plot ngjarje e befasi, tė qeshura e lot, qė po tė rrėfehen do t’ua kalonin disa herė filmave nė Hollywood. Qyteza, fshati i lindjes se Adamit, i ati i tė famshmve, John dhe Jim Belushi, ndodhet nė kufirin juglindor me Greqinė dhe ka njė panoramė tė mrekullueshme. Adami e kishte lėnė atė katėrmbėdhjetė vjeēar dhe si shumė shqiptarė tė tjerė kishte marrė udhėn drejt Amerikės. Qyteza ėshtė njė fshat malor me shtėpi tė stilit tradicional, me kishėn mbi kodėr dhe njė pėrrua nė mes, me njerėz e zakone tė vyera shqiptare. Kundruall urės sė gurtė gjendet njė shtėpi e braktisur, pothuaj rrenojė. Thonė, pas vdekjes tragjike tė John-it nė mars 1982, Agnesa, e ėma e tij, ka ardhur nė Shqipėri in cognito (ky fakt nuk ėshtė folur nė shtypin komunist tė asaj kohe, nuk ėshtė shkruar asnjė rresht, madje as pėr famėn e madhe dhe as pėr vdekjen tronditėse tė shqiptarit qė pushtoi Amerikėn, aq mė pak tė mendohej qė ajo shtėpi e rrėnuar tė kthehej nė muze kombėtar!…) Mbi atė urė, thonė, pa mbėrritur dot tek pragu, Agnesa ishte lėshuar duke dėnesur me shkulme dhe kishte klithur: “John bir…” dhe kishte marrė pastaj nga shtėpia ca grushta dhé pėr t’i hedhur nė varrin e John-it nė Amerikė.
Mė kujtohet njė skenė prekėse nė ditėt qė vizituam me Jim-in Qytezėn dhe shtėpinė e atit. Pashė si ai me lot, tė cilėt rrekej t’i fshihte, mbushi me gurėt e asaj shtėpie njė valixhe enkas tė sjellė pėr kėtė qėllim…
Jetė njerėzish me dhembjet e tyre. (Dhembjet na bėjnė tė gjithėve njėsoj nė kėtė jetė), njohje me tė afėrm gjaku (qė s’mund tė bėhet ujė), lotė dhe histori tė prekshme tė dramės sė emigrimit dhe njė mall i pasosur pėr vendlidjen. Kjo ishte atmosfera e atyre ditėve. Vėrejta Adamin sesi u ringjall mes bashkėfshatarėve tė vet, si nuk ngopej sė ēmalluri me ta. Kishte zbritur nė aeroport me njė wheelchair, duke mėrmėritur me zor disa fjali shqip, por ditėn kur u largua dhe u nda me njerėzit, ishte i gjallė, nė kėmbė dhe me gjuhė tė rikthyer.
Kur erdha pėr herė tė parė nė Los Angeles dhe takova Jim-in, ai mė pėrqafoi gjatė dhe mė tha: “Adam passed away”. “I am sorry”, i thashė. “Qė nga dita e kthimit e derisa vdiq, ai nuk e hoqi nga mendja Shqipėrinė dhe mbaroi me kujtimet e saj nė gojė.” Mė vonė u vendosa nė Los Angeles pėr tė jetuar njė kohė mė tė gjatė. Me Jim-in u bėmė mė tė afėrt, miq tė mirė, pavarėsisht se shiheshim sipas mėnyrės amerikane. Ai mė priti ngrohtė dhe mė mbėshteti shpirtėrisht dhe mes roleve modestė qė kam realizuar nė Hollywood, kam edhe dy karaktere nė filmat e tij.
Nė Shqipėri, nė takimet e tij me profesionistė ai kishte folur pėr karrierėn e tij dhe tė vėllait, por i lexohej nė thellėsi tė shpirtit dhimbja pėr vdekjen tragjike tė John-it dhe nuk donte tė bėnte komente kur e pyesnin qė tė jepte shpjegime dhe hollėsira. Jim-i ėshtė njeri shumė i dashur dhe i sinqertė, por po aq i ndjeshėm dhe me temperament shpėrthyes si rrallė shqiptar. Thellė tij gėlonte natyrshėm zemėrata e akumuluar pėr gjithė sa kishte bėrė fati mizor ndaj tė vėllait, mentorit shpirtėror e artistik tė tij, me vdekjen e panatyrshme nė apogjeun e lavdisė dhe famės. As tharmi i intrigės mė monstruoze, as kurthi mė i tmershėm, s’do tė mund tė bėnin dėmin fatal qė i bėri John-i vetes, njeriut dhe gjeniut brenda tij! Medet! Se ē’mundim tė paimagjinueshėm kėrkon nė kėtė botė kalvari i njė karriere, nuk mund tė pėrshkruhet me fjalė dhe as tė pėrfytyrohet kur ke parasysh ato maja ku mbėrriti arti i John Belushit! Cili aktor nuk do ta kishte ėndėrruar e dėshiruar emrin, talentin, famėn dhe rolet qė krijoi ai nė moshėn 33 vjeēare (tė Krishtit) kur vdiq! Ajo shkujdesje ishte jo vetem faji i tij, por dhe njė mendjemarrje keqdashėse e vetė natyrės, lojė dhe kapriēio e njė rastėsie tė dėnueshme. John-i, siē thuhet “e donte jetėn, festat, tė dėfrente e tė egėrsohej, t’i bėnte njerėzit tė qeshnin. Fundi i viteve 70-tė dhe fillimi i 80-ve ishin tė njohura pėr pėrdorimin e drogės nė Hollywood. Kudo qė tė shkoje droga ish atje. Producentė, regjisorė, aktorė, tė gjithė e merrnin atė. John-i nuk bėnte pėrjashtim. Mė 5 mars 1982 qe nata e fundit pėr tė nė Chateau Bungalov # 3, ai punonte me disa miq mbi njė skenar pėr film… John-i shkoi tepėr larg. Ngatėrrimi i heroinės me kokainė atė natė shkaktoi njė efekt cumulativ nė trurin e tij, ia reshti frymėmarrjen duke i shkaktuar mė sė fundi shkatėrrimin e tė gjithė sistemit respirativ… Tė martėn, mė 9 mars, John-i u varros nė varrezėn e Kodrės sė Abelit nė Martha’s Vineyard.”
* * *

Qėllimi i kėtij shkrimi nuk ėshtė demonstrim i dhembjes, askush s’mund tė mos ndjejė brengė e dėshpėrim pėr atė humbje epokale qė lidhet me gjakun dhe origjinėn. Dhembja ėshtė si ajsbergu i kėtij homazhi qė s’shkrin lehtė. Gjithaq njė refleksion qortues, mundet pa adresė, njė ngėrē thellė vetes, protestė ndaj fatit. John-i la madhėshtinė e veprės sė vet me pėrmasė botėrore pas, qė na bėn tė ndjehemi krenarė, tė pėrulemi para mrekullisė sė artit tė tij dhe tė glorifikojmė gjeninė e tij.
Pėr ne qė vijmė sė largu, mė tha njė herė njė artist shqiptar nė Amerikė, nė kėtė botė tė madhe shtypėse dhe shpėrfillėse, njeriu ndihet shpesh i vetmuar, nė ndonjė rast edhe i lėnduar… Ka aq njerėz tė aftė, por sa e vėshtirė ėshtė tė hysh nė kėtė botė, sepse s’tė pranon lehtė, madje tė shtyn tė biesh nė pezm dhe dėshpėrim… Sheh ndėrkohė tė tjerė tė vendosurish me kohė, tė lindur a tė ardhur qė jetojnė nė shtėpi luksoze, ngasin makina tė shtrenjta, qė xhonglojnė me anglishten (gjuhė e parė pėr ta, ndėrkohė qė t’i vuan e rrekesh tė shprehesh e s’mund t’u servirėsh as dyzet pėr qind tė mendimeve!) dhe pa i nėnēmuar dijet e tyre dhe as mbiēmuar tė tuat, kur nga shkujdesja a ndoshta injoranca, disa tipa duan tė tregohen nėnēmues ndaj kulturės tėnde dhe vendit prej nga vjen. Atėherė ti ke ndjenjėn e kėnaqėsisė pėr t’u ngritur grackėn! A e dini ju zotėri se simboli i mėshirės, Nėnė Tereza, ėshtė shqiptare, se John Belushi, humoristi i madh i Amerikės ėshtė shqiptar, se shpėtimtari nga kriza e impotencės mashkullore (mė falni nėse ju lėndoj) tė 35 milionė burrave amerikanė ėshtė njė shqiptar, Dr. Muradi…?! Dhe nė ndonjė rast edhe kjo duhet bėrė. Ne kemi shumė gjėra pėr t’u ndier keq para botės, por mund edhe tė dėshmojmė se jemi njė popull vital, me dėshirė e vullnet pėr tė ecur drejt progresit. E shkuara na ka lėnė shumė prapa, sa jo pėr fajin tonė, aq edhe pėr fajin tonė, qė nė njė mėnyrė a tjetėr i dhamė qytetarinė nė mėnyrė hipokrite njė ndėrgjegje dhe morali masiv kundėr interesave tė vetes nė sistemin e diktaturės. Dhe po i jetojmė ende pasojat, s’dihet deri kur!
Dikur as e fantazonim kėtė shtegtim tė largėt pėrtej oqeanit, fillimin e njė jete tė re me vėshtirėsitė e pėrballjes, me aq shumė tė papritura, njė ndeshje e ashpėr me fatin pėr t’iu afruar shpresėrisht nė njė tė ardhme ėndrrės amerikane! Bota e madhe u bė e vogėl.

Si erdh kjo ndarje kaq e largėt Shqipėri
Kėtu perėndon dielli, kur lind atje tek ti!, shkruaj diku nė njė poezi.
Si ēdo artist nė botė kisha ėndėrruar tė xhiroja nė Hollywood, dhe nė mos mundesha, sė paku tė shkoja e ta prekja me sy Mekėn e kinemasė. Atje njė nga pamjet sugjestionuese pėr turistėt janė yjet pėrgjatė bulevardit Hollywood. Aty kryhen ceremonitė e glorifikimit, ku turma njerėzish me orė tė tėra presin shfaqjen e “yllit” nga njė limuzinė dhe ritualin e yllėsimit, zbulimin tė emrit tė shkruar nė tė, etj. Yjet e gdhendur tė nxisin kurreshtjen tė endesh nėpėr ta dhe tė lexosh emra pafund artistėsh tė famshėm. Njė herė tek ecnim me Erionin, aktorin, shokun dhe dikur studentin tim, duke kėrkuar nėpėr emrat pafund, nisėm tė filmojmė me idenė e realizimit tė njė filmi komik pėr yjet e Hollywood-it, sesi dy personazhe shqiptarė gdhijnė njė natė tė gjatė atje, duke shkruar e “shuar” emra yjesh dhe mbushur hapėsirat bosh tė yjeve pa emra me emra aktorėsh anonimė pėr nga fama, por tė mėdhenj nga vlerat… dhe shikuesit bėhen aq kuriozė. (Njė parodi e shkėlqyer e Erionit, qė imiton John Belushin nė Blues Brothers, tė cilėn e bėri mė vonė) dhe turma pengon trafikun, sa detyrohet policia tė ndėrhyjė pėr tė mbajtur rregull. Por idetė edhe pse fliten, nė tė shumtėn e rastit nuk bėhen realitet. Megjithatė, ato e mbushin jetėn krijuese me fantazi, e ushqejnė dhe e mbajne endėrrimin gjallė. Madje dhe profesioni, karriera, mundi dhe pėrpjekjet nė art, frymėzohen prej ėndrrash. Duhet ta gjej yllin e John-it sonte, thashė me vete tek kisha afro dy orė qė e kėrkoja nėpėr trotuaret nė dy anėt e rrugės. Nuk iki pa e gjetur! Ishte njė natė e freskėt funddimri dhe frynte erė. U enda s’di sa kohė pa patur ndonjė hartė a koordinatė dhe nė Highland deri ne Saint Andrews, mundet dhe tri orė. M’u trullos mendja, bėra dhe njė tur, por mė kot, s’e gjeta dot!…
Nuk e pyesja dot Jimmy-n se ku gjendej ylli i tė vėllait, kisha drojė e zor. Pyeta sekretaren e tij, e cila mė tregoi se John-i nuk kishte yll nė Hollywood dhe arsyen se pėrse…(!) Shtanga nga habia dhe kuptova gjithė absurditetin, duke u ndjerė ngushtė pėr pyetjen time. O Zot, thashė me vete instiktivisht. Ajo mė hodhi njė shikim tė ēuditshėm, duke mė pyetur: Pse, ti nuk e dije!
“Ylli pa strehė”, mendova atė mėngjes tek prisja Jimmy-n pėr t’i marrė njė intervistė pėr programin “Dua me shumė Shqipėrinė”. Tė nesėrmen do tė nisesha pėr NY dhe prej andej pas tre vjet e gjysmė, nė Shqipėri. Pasi pimė kafe dhe folėm rreth skenarit tė shkruar pėr tė dhe show-t “According to Jim”, mė pėrcolli nė oborr:
“Say hello to Timo, your father’s friend, sweety!”, i foli sė bijės dyvjeēare dhe mė shtrėngoi dorėn fort si gjithmonė, duke mė pėrqafuar miqėsisht: “Take care, buddy!” Njė ndjenjė e ngrohtė mė pėrshkoi trupin dhe mė shkriu mpirjen. Nė sy ndjeva ēqartėsimin e pamjes nga njė perde loti. Tė nesėrmen e asaj dite, duke fluturuar pėr NY, shkrova variantin e parė tė poezisė kushtuar John Belushit “Ylli pa Strehė”.


Ylli pa Strehė
John Belushit

U enda natėn nė Hollywood Boulevard,
Shtrojėn e famės shkela anefund,
Nė koloninė e yjeve, pambarim atje,
Yllin tėnd s’e pashė, John, askund…!

Ku tė jetė fshehur, si ta gjej,
Atė shkėlqim qė kurrė s’u fik?!
Nė kujtesėn njerėzore ai feks,
Si njė yll i pashuar qė ndrit.

Po ti ke shkuar, s’je askund, John,
Shpirti yt rebel rend nė zbrazėti.
Vdekja vjen, mik, e na rrėmben,
Tjetrės botė na ēon, kush s’e di!

Mijėra milje larg, Ishullit tė Martės,
Nė Kodrėn e Abelit prehet shtati yt,
Mbetur atje, si nė skaj tė botės,
Qė s’e deshe dhe as tė deshi ty…!

Ē’fat i keq, vetė Zoti tė ndėshkoi,
Qė nė zenit t’i kėputi ėndrrat,
Kush tė shpuri atij gjumi pa kthim,
Nė Los Angeles - qytetin e engjėjve?!

Ulėrij, nga dhimbja sa s’shkalloj,
Pré e vdekjes, s’tu dhimb jeta, mik,
Ti, shqiptar i madh fat-tragjik,
Mit i Amerikės… mit!

Nė Shtėpinė e Bluzit shkoj, pastaj,
Nė tė famshmen Kėshtjellė Marmount *),
Kjo ndalesė e fundit si hon nxin,
Hijerėndė, e ftohtė si njė morg.

Pse ndėshkon aq vrazhdė fati ngaherė,
Mė tė pazakontėt, thuaj pa dallim,
A mos zilia rreket tė groposė,
Madhėshtinė qė nuk njeh harrim?!

Kot t’i hamendėsh tė fshehtat e botės,
Se ē’sjell jeta, veē njė Zot e di!
Trishton bulevardi si varrezė yjesh,
Ku mungon vezullimi yt…!

Sa emra u gdhendėn, e nuk janė mė,
Me kohė janė shuar, mbuluar harresės,
Sa pak shkėlqejnė prej rėnies atje,
Nė qiellin shkretan tė kujtesės…

Kureshtarė, kėmbė turistėsh papushim,
Shkelin yjet qė s’iu soset fundi…
Ka njė vend pėr ty, John, nė ēdo shpirt,
Tej shkėlqimit flu tė Hollywood-it.

*) Hotel i famshėm nė Los Angeles, nė njė nga dhomat e tė cilit vdiq tragjikisht John Belushi

Shekulli, 24/01/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara