HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


LEGALIZIMI I KRIMIT

-- nga Arbėn XHAFERI

Arbėn XHAFERI Me shthurjen e Jugosllavisė tė gjithė popujt sllavė fituan tė drejtat pėr krijimin e shteteve tė pavaruara, tė armatave tė tyre, pa kushtėzime pėr plotėsim standardesh, ashtu siē po kushtėzohet sot Kosova. Kosova sot nuk ka status, Kosova sot nuk ka armatė, madje kudo qė ndodhen shqiptarėt kėrkohet ēarmatosja e tyre

Kur vritet njė person, dorazi zakonisht cilėsohet si vrasės, kriminel dhe pėr kėtė ai dėnohet, por kur vriten me mijėra njerėz, pėrgjegjėsit cilėsohen si patriotė, qė kryejnė detyra sublime pėr popullin e vet, pėr atdheun. Pėr ta arsyetuar krimin shpiken motive tė larta etike, pastaj prodhohen ligje qė lejojnė krimin dhe mė nė fund, pas legalizimit tė tij fitohen dekorata tė larta pėr merita ndaj atdheut.

Motivet qė e legjitimojnė krimin burojnė nga nacionalizmi, qė shikuar nga aspekti etik ėshtė njė dukuri qė lejon vlerėn, funksionimin e ngushtuar tė parimeve morale. Nė kuadėr tė ēdo doktrine nacionaliste, parimet etike, qė nė thelb janė universale, parcializohen dhe vlejnė vetėm pėr pjesėtarėt e grupit. Shumė popuj janė bėrė viktima tė doktrinave tė tilla tė nazifikuara. Shqiptarėt, ēamėt apo kosovarėt shpeshherė kanė qenė objekt ndėshkimi nė kuadėr tė kėtyre doktrinave, por me njė dallim tė vogėl: te rasti ēam krimi ka qenė plotėsisht i suksesshėm, ndėrkaq te rasti kosovar tentimi i gjenocidit mbeti i papėrfunduar.

Ekziston njė bindje e gabuar se nacionalizmi ėshtė produkt i ksenofobisė ballkanike. Por, nėse analizohen vetėm pak rrėnjėt e kėsaj dukurie do tė konstatojmė shumė lehtė se nacionalizmi buron natyrshėm nga pėrpjekjet e popujve evropianė pėr tė krijuar shoqėri qytetarėsh tė barabartė. Sėkėndejmi nacionalizmi evropian buron nga revolucioni francez, qė arriti ta ndryshojė statusin e qytetarit. Me pėrmbysjen e monarkisė, ku njeriu trajtohej si pronė e feudalit, e princit apo e mbretit, tė gjithė qytetarėt brenda shtetit tė ri, brenda Republikės sė Francės e fituan barazinė. Nacionalizmi qė u shfaq nė kėtė periudhė kishte vlerė humane, meqė qytetarin, mė parė pronė e monarkut e shndėrroi nė qytetar tė lirė, tė barabartė me tė gjithė tė tjerėt qė jetonin brenda shtetit. Nė kėtė periudhė u krijua slogani liri-barazi-vėllazėri.

Nacionalizmi nė Evropė, si ide prijatare dhe interes dominant qė e drejtonte procesin historik u shfaq nė dy funksione:
1- nė funksion tė thėrrmimit tė perandorive tė mbetura, Austro-Hungarisė, Perandorisė Otomane, apo asaj cariste ruse dhe;
2- nė funksion tė bashkimit tė popujve me origjinė tė njėjtė, tė shkapėrderdhur deri mė atėherė nė feude, apo rajone tė ndryshme siē ishin landet gjermane, apo rajonet italiane tė asaj periudhe kur Garibaldi mori pėrsipėr fushatėn e bashkimit tė tyre.
Derisa nacionalizmi fillestar nė Evropė kishte funksion human dhe ishte nė pėrputhje me tendencat e brendshme shoqėrore, kėto procese nė Ballkan u zhvilluan nė trajta tragjike. Pas shthurjes sė Perandorisė Osmane nacionalizmi i popujve tė Ballkanit, qė sapo ishin vetėdijėsuar nuk kishte atė dimension human qė ofronte barazinė pėr tė gjithė qytetarėt brenda sistemit tė ri politik, por pabarazinė e egėr, afirmimin e njė interesi etnik dhe dėnimin mizor tė interesave tė tjera.

Nė kėtė periudhė u shfaqėn format e spastrimeve rrėqethėse etnike. Popuj tė tėrė u zhvendosėn. Taksėn mė tė madhe nė kuadėr tė kėsaj tendence tė re, tė kėtij deformimi e paguanin popujt e pambrojtur, tė pasponsorizuar, siē ishin shqiptarėt. Pėrfshirja e tyre nė kėto procese tragjike zė fill nga kriza lindore, pas luftės ruso-turke. Popujt ballkanikė, tė sponsorizuar nga fuqitė e mėdha dolėn nė skenė me elaboratet e tyre pėr shtete tė mėdha, qė natyrisht binin ndesh me realitetet etnike nė terren.

Me kėtė rast, duhet theksuar se deri nė kėtė kohė nuk ka ekzistuar armiqėsia mbi baza etnike dhe as fetare, meqė normat perandorake ishin mė tolerante sesa normat e reja nacionale, qė pėr nga pėrmbajtja ishin ekskluziviste, qė nėnkupton pėrjashtimin e tjetrit nga sistemi i ri i paramenduar apo i realizuar. Viktimat e para nė kuadėr tė tendencės sė re historike ishin shqiptarėt e rrethinės sė Nishit, Leskocit dhe Prokupės. Ata ishin refugjatėt e parė, viktimat e para tė konceptit tė nacionalizmit johuman ballkanik. Qė nga kjo kohė shqiptarėt u mėsuan me vurratėn e muhaxhirit. Muhaxhirėt shqiptarė tė rrethit tė Nishit ishin tė pamėsuar me ndjenjat e urrejtjes nacionale, por dhuna qė u ushtrua mbi ta mbolli nė botėkuptimet e tyre armiqėsinė mbi baza etnike.

Nė historiografinė serbe ka mendimtarė qė mbrojnė tezėn se ndjenjat armiqėsore tė shqiptarėve tė kėtyre hapėsirave kundėr serbėve u mbollėn qė nė kėtė periudhė. Muhaxhirėt e rrethit tė Nishit qė pėrjetuan vrasje, dhunime, tortura morėn me vete urrejtjen e thellė kundėr serbėve nė Kosovė apo nė vise tė tjera ku u vendosėn.
Nė vitin 1876 nė kazanė e Nishit kanė jetuar 93.000 shqiptarė dhe 84.000 serbė. Qė nga ky moment marrėdhėniet serbo-shqiptare, deri mė atėherė tė mira, u helmuan nė mėnyrė tė pariparueshme.

Deri nė kėtė kohė serbėt dhe shqiptarėt kishin plane tė pėrbashkėta sesi tė organizonin kryengritjet kundėr osmanėve. Fillimi ishte shumė idilik. Nė vitin 1806, Beogradi u ēlirua nga turqit. Rol tė rėndėsishėm nė kėtė luftė luajti epiroti, ēami shqiptar Jani Kondo, apo siē e quanin serbėt Kondo Bimbashi, i cili bashkė me luftėtarėt e tij, kryesisht ēamė hyri i pari nė kala. Njė tjetėr luftėtar ēam, Gjergj Olimpiasi me 300 vullnetarėt e tij shqiptarė luftonte pėr ēlirimin e Serbisė. Nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit shkollat serbe punonin lirshėm nė Kosovė. Nė vitin 1889 nė Bajrakli xhaminė e Beogradit, qė u dogj nė ngjarjet e marsit tė kėtij viti, myftiu Sulejman efendiu i mbante ligjėratat nė gjuhėn shqipe.

Gazeta "Maqedonia” qė botohej nė atė kohė kishte tekste tė shkurtra nė gjuhėn shqipe, nė tė cilat afirmohej miqėsia serbo-shqiptare. Nė vitin 1888 nė Parlamentin serb u ul deputeti i emėruar nga vetė mbreti, Alil Islamoviqi prijėsi i shqiptarėve i rrethit tė Jabllanicės, i cili fitoi madje dekoratėn mbretėrore, "Milloshi i Madh”. Po nė kėtė vit nė Sijarinė dhe Leskoc, ku sot nuk ka asnjė shqiptar punonin shkollat speciale nė gjuhėn serbe pėr nxėnėsit shqiptarė, por librat ishin tė shkruara me shkronja latine dhe nė gjuhėn shqipe. Nė vitet 1902-1906 nė Beograd dilte gazeta "Albania” nė gjuhėn serbe dhe shqipe, ku po ashtu afirmohej miqėsia serbo-shqiptare, pronari i sė cilės ishte Jashar Erebara. Nė kėtė rrėfim idilik merrnin pjesė edhe tribunėt e kombit Isa Boletini dhe Bajram Curri.

Po kėshtu, njė proces tjetėr i ngjashėm dhe po aq idilik zhvillohej edhe nė zonat e puqjes sė interesave greko-shqiptare. Shqiptarėt dhe grekėt bėnin plane, madje luftonin bashkėrisht kundėr osmanėve. Kjo periudhė simbolizohet me figurėn e Ali Pashė Tepelenės dhe tė Marko Boēarit. Mirėpo, mė vonė u pėrmbys gjithēka, ashtu si nė rastin e bashkėpunimit shqiptaro-serb. Kur Perandoria Osmane zuri tė tėrhiqet nė mėnyrė tė pakthyeshme nga kjo pjesė e Ballkanit, aleatėt e deridjeshėm tė shqiptarėve u shndėrruan nė armiq edhe mė tė kėqinj sesa osmanėt. Si pasojė e kėsaj, nė veri, nė mėnyrė tė pakthyeshme u spastruan dhe u humbėn territoret nė Kosovėn Lindore, ndėrkaq nė jug popullata ēame pagoi haraēin e radhės.

Deri mė tani historiografia shqiptare ėshtė pėrqendruar mė tepėr nė analizėn e modaliteteve, sesi janė viktimizuar ata nė kėtė periudhė e mė pak nė analizėn e shkaqeve tė katandisjes sė tyre.
Pse pra shqiptarėt dolėn viktima nga kėto raporte tė reja ?

Pėrgjigjet duhen kėrkuar nė pozitėn e shqiptarėve brenda Perandorisė Osmane, nė pozitėn e shqiptarėve nė Evropė dhe te dilemat shkurtpamėse qytetėruese.

Shqiptarėt nė Perandorinė Osmane ishin tė integruar nė sistem. Ata ishin titullarė tė lartė dhe diku-diku edhe drejtues tė nivelit tė Portės sė Lartė. Kur, nėn goditjet e fuqive tė mėdha ra sistemi osman, shqiptarėt mbetėn tė pambrojtur. Ata nuk kishin plane rezervė apo subsistemin e tyre, ashtu siē e kishin popujt sllavė, bullgarėt apo serbėt nė njėrėn anė dhe grekėt nė anėn tjetėr.
Gjatė tėrė sundimit osman sllavėt jugorė dhe grekėt ishin tė organizuar rreth subsistemit kishtar ortodoks, kėshtu qė kur u rrėnua sistemi politik osman ata nuk i hetuan pasojat e kėtij rrėnimi, meqė ishin tė organizuar nė kuadėr tė subsistemeve tė tyre. Shqiptarėt pėsuan rėnie tė plotė meqė pjesa dėrrmuese e popullatės ishte myslimane, ndėrkaq dy komunitetet e tjera fetare, ai ortodoks dhe katolik nuk funksiononin si subsisteme tė fuqishme, qė mund ta mbronin gjithkund nė mėnyrė tė suksesshme interesin kombėtar.

Shkaku i dytė i katandisjes sė shqiptarėve ishte mungesa e sponsorizimit tė jashtėm. Grekėt, pėr dallim nga shqiptarėt, qė nga koha e iluminizmit sponsorizoheshin nga shtetet evropiane, qė qytetėrimin e vet e perceptonin si fryt tė kulturės antike helene dhe tė asaj kristiane. Kultura antike helene dhe ajo kristiane u shndėrruan nė aksioma mbi tė cilat u ngrit identiteti evropian. Nė kėtė mėnyrė nacionalizmi i ri grek fitoi relevancė historike.

Nga ana tjetėr, sllavėt e jugut kishin pėrkrahjen e pakursyer tė Rusisė. Pėrmes tyre ajo avanconte interesin e vet gjeostrategjik nė Ballkan. Qė nga kjo kohė u vendosėn kufijtė e bazuar nė real-politikė apo nė interesa kombėtare tė mbrojtura ushtarakisht. Kėto interesa nuk merrnin parasysh trashėgiminė kulturore, historike apo realitetet etnike nė terren, por njė aspekt tė ri, atė tė gjeopolitikės dhe gjeostrategjisė. Shkaku i tretė i pėsimit tė shqiptarėve qė nga kjo periudhė e deri mė tani janė dilemat qytetėruese qė mishėrohen nė politikėn e Haxhi Qamilėve.

Interesi shqiptar ishte i papėrfillshėm nė kėto pazare historike, qė njihen si konferenca e Berlinit, Parisit, Londrės, Lozanės, Savrės etj... Populli shqiptar ishte i pambrojtur, nė radhė tė parė nga vetė Turqia, e cila vazhdimisht i trajtonte si mall pėr kėmbim, e mė pastaj nga fuqitė e tjera tė mėdha. Nė kėtė fazė tė procesit historik, tė ndarjeve tė mėdha tė interesave, nė kujtesėn e popullit shqiptar mbeten tė ngulitur emra tė urryer ushtarakėsh sllavė dhe grekė, qė pa frikė nga rezistenca bėnin kėrdinė mbi popullatėn civile. Venizellosit, Zervat, Garashaninėt, Ēubrilloviqėt etj., ishin vetėm ekzekutorė tė vendimeve qė merrnin Lloidėt, Klemansotė dhe tė tjerėt nė konferenca tė mėdha a takime tė vogla tė fshehta.

Ndėrhyrjet e ushtrive tė fqinjėve kundėr shqiptarėve nuk kishin karakterin e luftės, por atė tė gjenocidit, ekzekutimit ēnjerėzor tė marrėveshjeve, tė fshehta apo tė hapura, nė konferencat e ndryshme ku shqiptarėt nuk ēonin kandar apo nuk ishin fare tė pėrfaqėsuar. Emrat e ushtarakėve serbė, grekė, tė politikanėve tė tyre, tė shkencėtarėve tė tyre janė ngulitur aq thellė nė imagjinatėn tonė saqė kanė krijuar makthe kolektive. Ata ishin kriminelė ordinerė, tė legalizuar nė konferenca e marrėveshje tė ndryshme. Tė gjitha kėto politika tė egra nacionaliste pėrfundonin te mitrat e ēara tė nėnave tė pafajshme shqiptare, tė bekuara nga zoti qė tė jenė hallka tė vazhdimėsisė dhe mbijetesės sonė nė vorbullat historike. Orgjitė shtazarake tė kriminelėve antishqiptare qė e dėnonin pjellorinė e nėnave shqiptare kishin elemente tė misticizmit tė kultit. Nė kėtė rast kulti i ēlironte vrasėsit nga faji, pėrgjegjėsia. Kėto skena sa makabre, por aq edhe morbide janė parė nga tė gjithė kryengritėsit shqiptarė, prej Mihal Gramenos, Ēerēiz Topullit, Kadri Grikehorit, Nuro Dinos, Abdulla Kasemit etj., prej Isa Boletinit, Shaban Polluzhės e deri te Hashim Thaēi.

Shqiptarėt ishin viktima, ngaqė nė kohėn e shthurjes sė madhe tė perandorisė Austro-Hungareze dhe asaj Otomane mbetėn jashtė ēdo sistemi dhe nuk ishin nė gjendje tė krijojnė aty pėr aty sistemin e vet. Nuk dihet se a pėsuan mė shumė nga relacionet multilaterale, apo ato bilaterale. Pėr shqiptarėt nė tėrėsi, veēmas pėr ata qė jetonin jashtė shtetit amė, nė Jugosllvi apo nė Greqi, marrėveshjet bilaterale tė Turqisė me Greqinė lanė pasoja katastrofale. Nė vitin 1923 nė Lozanė, tashmė Turqia e Ataturkut nėnshkroi marrėveshjen me Greqinė ku thuhej: "duke filluar nga 1 Maji i vitit 1923 do tė fillojė ndėrrimi i qytetarėve turq tė besimit greko-ortodoks tė vendosur nė territorin turk dhe tė qytetarėve grekė tė besimit mysliman tė vendosur nė territorin grek.

Kėta persona nuk do tė kthehen tė jetojnė mė nė Turqi ose nė Greqi pa autorizimin e qeverisė turke apo asaj greke”. Viktimė e kėsaj marrėveshjeje tė turqve me grekėt ishin ēamėt, qė pėr shkak tė besimit islam trajtoheshin si turq. Po kėshtu ndodhi edhe me shqiptarėt qė forcėrisht u detyruan qė tė jetojnė nė hapėsirat e ish-Jugosllavisė. Turqia pati nėnshkruar marrėveshjen me autoritetet jugosllave para Luftės sė Dytė Botėrore pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi. Kjo marrėveshje u ripėrtėri edhe nė regjimin e Titos. Turqia merrte kompensime materiale pėr kėtė tregti me fatkeqėsinė e shqiptarėve.

Me kėto marrėveshje bilaterale nė thelb legalizohej krimi. Pėr ta detyruar njė popullatė qė tė shpėrngulej nga vatrat shekullore hartoheshin elaborate. Serbėt dhe grekėt ishin specialistė pėr elaborate tė tilla. Katandisja e shqiptarėve, qofshin ata ēamė apo kosovarė filloi herėt nė konferencėn e Berlinit dhe pas saj. Nė kėto konferenca arbitrarisht vendoseshin kufijtė mbi bazė tė balancit tė forcave, mbi baza tė aleancave dhe marrėveshjeve tė fshehta tė shteteve evropiane. Shqiptarėt, edhe pse nuk merrnin pjesė nė kėto aleanca fituesish apo pėsuesish, dilnin humbės gjithmonė, pėr shkak, siē u tha mė lart, tė mungesės sė sponsorit tė fuqishėm.

Edhe nė atė kohė, po edhe sot shqiptarėt trajtohen nė dimensionin e tė drejtave tė njeriut. Me shthurjen e Jugosllavisė tė gjithė popujt sllavė fituan tė drejtat pėr krijimin e shteteve tė pavaruara, tė armatave tė tyre, pa kushtėzime pėr plotėsim standardesh, ashtu siē po kushtėzohet sot Kosova. Kosova sot nuk ka status, Kosova sot nuk ka armatė, madje kudo qė ndodhen shqiptarėt kėrkohet ēarmatosja e tyre. Ditėn e tretė tė hyrjes sė trupave tė NATO-s nė Kosovė filluan bisedimet pėr ēarmatosje tė UĒK-sė dhe pėr zgjidhjen e statusit tė saj, qė nėnkuptonte zvogėlimin apo eliminimin e forcės ushtarake tė shqiptarėve. Kėshtu u veprua edhe nė Maqedoni. Puristėt juridikė do tė thonin se rezolutat imponojnė zgjidhje tė tilla, por ēėshtja nuk qėndron te aspekti juridik, por te ai politik: pėrse merren vendime dhe nxirren rezoluta tė disfavorshme pėr shqiptarėt?

Me kėtė rast ėshtė me rėndėsi tė analizohet kėrkesa e Napoleon Zervės, parashtruar autoriteteve gjermane pėr ēarmatosjen e ēamėve. Ai nuk kishte guxim qė t’i sulmojė vetė ēamėt, por kėrkonte bashkėpunimin me gjermanėt, bashkėpunėtor i tė cilėve ishte dhe ai vetė.
Nė njė periudhė tė gjatė kohore qė zgjat afėr njė shekull tė gjithė kėrkojnė ēarmatosjen e shqiptarėve. Nė Ballkan, ku parimet morale dhe standardet politike zhduken shpesh nė vorbullėn e interesave shoviniste ekziston njė tendencė pėr pėrligjie (legalizim) tė krimit.

Faza e parė e kėtij procesi ėshtė vendimi i disfavorshėm nė ndonjė konferencė ndėrkombėtare (bie fjala Kosova ose Ēamėria t’i takojė Jugosllavisė, respektivisht Greqisė), faza e dytė fillon me hartimin e elaborateve pėr realizim tė kėtyre vendimeve, pra pėr ta harmonizuar formėn politike me pėrmbajtjen kundėrshtuese etnike, faza e tretė vazhdon me nxjerrjen e ligjeve pėrkatėse qė legalizojnė ndėrhyrjen dhe faza e katėrt karakterizohet me inkuadrimin e kriminelėve pėr ta ekzekutuar urdhrin. Epilogu i kėtij procesi ėshtė gjenocidi nė trajta rrėqethėse. Mė 27 qershor 1944, vetėm nė fshatin Paramithia, ekspedita ndėshkuese e Zervės masakroi mėse 1400 burra, gra, pleq dhe fėmijė. Ai ishte krimineli i radhės, qė e merrte forcėn nga kėto konferenca ndėrkombėtare.

Kryeministri grek Micotaqis, gjatė vizitės sė tij nė Tiranė (nė maj 1992), as qė ishte i vetėdijshėm se ėshtė shndėrruar nė avokat tė djallit, nė legjitimues tė krimit kur deklaroi se sipas ligjeve greke ata (ēamėt) janė konsideruar si kriminelė lufte. Kjo deklaratė qė afirmon fajėsinė kolektive, frymon njėsoj si Ligji 2636, i ashtuquajtur i luftės, i Qeverisė sė gjeneralit Metaksa, ku pėr shkak tė sulmit italian nga territori i pushtuar shqiptar shpallej lufta kundėr Shqipėrisė, qė asokohe s’kishte as subjektivitet ndėrkombėtar. Nė bazė tė kėtij dekreti mbretėror, qė sot e kėsaj dite nuk ėshtė shfuqizuar, u sekuestruan mėse 800 prona tė shqiptarėve, ndėrkaq italianėt, as qė e mbajnė mend kėtė ligj.

Nė atė kohė tė gjithė bėnin plane pėr t’i kyēur ēamėt nė luftrat e brendshme greke, nė mes tė sė djathtės EDES tė kriminelit Zerva dhe tė sė majtės ELLAS qė kishte mbėshtjen e komunistėve jugosllavė. Edhe gjermanėt bėnin plane pėr ēamėt, por edhe komunistėt shqiptarė. Ata, tė vetėdijshėm nga rreziku i instrumentalizimit tė tyre pėrpiqeshin tė mos mbanin anė, por diēka ishte e qartė: ēfarėdo qė tė bėnin ata ishin tė destinuar pėr tė qenė viktimė. Njė fat tė tillė nuk e kishin minoritarėt grekė nė tokėn shqiptare edhe pse ata, tė pėrpunuar nga Napoleon Zerva dhe nga i dėrguari i tij, Aleks Janari deklaronin pa hezitim se pranojnė t’i takojnė njė Greqie, qoftė ajo komuniste, qoftė djalliste, por vetėm tė jetė Greqi.

Ėshtė interesante tė analizohen veprimet e shėrbimeve greke nė Shqipėri, nė atė periudhė dhe sot. Ekzekutori i krimit i asaj kohe, Napoleon Zerva paguante njė stėrlinė pėr tre anėtarė tė familjes minoritare. Sot, po ashtu grekėt e stimulojnė financiarisht popullatėn e jugut tė Shqipėrisė pėr dizluajalitet kundėr vendit tė tyre. Por, as regjimi komunist shqiptar i asaj kohe, as regjimi demokratik i kėsaj kohe nuk mori masa ndėshkuese kundėr dizluajalitetit tė minoritarėve, aq mė pak ta kolektivizonte fajin e tyre. Kjo politikė greke qė vazhdimisht riciklohet duhet perceptuar si vazhdimėsi e akteve tė pastra armiqėsore ndaj Shqipėrisė. Njė popull qė nuk e heton kėtė, rrezikon integritetin dhe dinjitetin e vet.

Minoritarėt grekė nė Shqipėri asnjėherė nuk kanė qenė viktima tė politikės armiqėsore tė Greqisė kundėr Shqipėrisė, ndėrkaq ēamėt e Greqisė pėsuan kolektivisht pėr shkak tė projekteve italiane, gjermane, komuniste qė ishin nė esencė pretekste pėr ta spastruar territorin e Greqisė nga popullata jo greke.

Si do tė zgjidhet ky kontest, sa i dhimbshėm dhe po aq i padrejtė?
Ēamėt paraqesin vetėm njė segment tė njė procesi tė gjatė tė rrudhjes sė atdheut tė shqiptarėve. Me politika tė tilla ndėrkombėtare shqiptarėt, jo vetėm qė i humbėn territoret e tyre nė rrethinėn e Nishit, nė Maqedoninė Qendrore, nė Sanxhak, apo nė Ēamėri, por pėsuan njėkohėsisht tragjedi tė papėrshkrueshme.

Nė gjysmėn e parė tė vitit 1890 hija e marrėveshjes sė Lozanės e pllakosi sėrish Evropėn. Siē dihet me kėtė marrėveshje mėse 200.000 grekė nga Anadolli u shpėrngulėn nė Greqi dhe mė se 354.000 turq dhe shumė shqiptarė nė Greqi. Njė marrėveshje tė ngjashme e nėnshkruan Greqia dhe Bullgaria nė vitin 1919, e cila njihet me emrin "Konventa pėr respektim tė emigrimit reciprok tė minoriteteve tė tyre nacionale”. Pas masakrave tė papara nė Bosnje, sidomos nė Srebrenicė nė vitin 1995, nė marrėveshjen qė u arrit nė Konferencėn e Dejtonit, konkretisht nė aneksin 7, u anulua fryma e traktatit tė Lozanės. Nė kėtė aneks parashikohet qė: "tė gjithė refugjatėt dhe personat e zhvendosur kanė tė drejtė tė kthehen lirisht nė shtėpitė e tyre. Ata do tė kenė tė drejtė ta rikthejnė pasurinė qė e kanė humbur gjatė kohės sė armiqėsive”. Vendime identike janė marrė edhe pėr situatėn nė Kosovė dhe nė Maqedoni.

A mund tė pėrdoren kėto zgjidhje edhe pėr rastin ēam?
Mendoj se jo, nė radhė tė parė ngaqė:
- Ligjet nuk kanė efekt pėr tė kaluarėn, por vetėm pėr tė ardhmen;
- Shqipėria nuk ka forcė politike qė tė rihapė kėtė ēėshtje nė organizmat ndėrkombėtarė;
- Ēamėt tashmė kanė humbur interesin pėr t’u rikthyer tė vendlindje etj.

Po ashtu, zgjidhja nuk duhet kėrkuar nė rrafshin e integrimeve evropiane, ngaqė nė kėtė proces kushtėzimet do t’i bėhen Shqipėrisė e jo Greqisė, qė tashmė ėshtė anėtare e stabilizuar e Unionit Evropian.
E vetmja mundėsi pėr tė gjetur njė shtegdalje nga ky lėmsh qė nė vazhdimėsi i rėndon marrėdhėniet greko-shqiptare ėshtė kompensimi i dėmit nė rrafshin politiko-moral dhe nė atė financiar.

Nė rrafshin politiko-moral, duhet punuar nė drejtim tė vlerėsimit tė saktė tė asaj ēfarė ka ndodhur me ēamėt nė pėrfundim tė Luftės sė Dytė Botėrore, tė konstatohet se ekspeditat ndėshkuese zerviane bėnė krime tė papara mbi popullatėn e pafajshme ēame, nė kundėrshtim me ligjet dhe protokollet ndėrkombėtare dhe si pėrfundim i logjikshėm i gjithė kėsaj, tė kėrkohet nga qeveria greke tė kėrkojė falje, tė distancohet nga kėto akte mizore dhe tė tregojė gatishmėri pėr kompensim tė dėmeve, jo vetėm materiale. Krahas me kėtė, nė gjyqin e Strasburgut duhet tė hapen procedurat ligjore tė qytetarėve grekė me origjinė ēame, qė sot jetojnė nė Shqipėri pėr rikthimin e pronave ose kompensimin e tyre. Nė kėtė mėnyrė, nė gjyqin e Strasburgut qytetarėt qipriotė me origjinė greke kanė fituar tė drejtėn e tyre pėr riposedim tė pronės qė ishte uzurpuar nga turqit qipriotė.

Tragjedia ēame, ngjashėm me tragjeditė e shqiptarėve nė viset e tjera jashtė shtetit amė nuk mund tė shėrohet me asgjė, por mund tė kompensohet politikisht, moralisht dhe materialisht. Duhet tė detyrohet qeveria greke qė ta pranojė dhe tė ballafaqohet me fajėsinė e paraardhėsve tė saj, tė cilėt merrnin vendime qė prodhuan efekte gjenocidale.

(Zgjodhi nga shtypi elektronik shqiptar: Baki Ymeri. Rumani)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara