HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Bisedė me lexuesin pėr depozitat e Vlorės

-- nga EDUARD ZALOSHNJA ,
Botuar ne gazeten Biznesi ( www.biznesi.com.al )

Eduard Zaloshnja Lexues i nderuar, gjatė 12 vjetėve nė kurbet, lajmet mbi investimet e huaja nė Shqipėri i kam ndjekur me intersim tė veēantė, sepse, si ekonomist qė jam, e di qė niveli i tyre shėrben si njė barometėr i mirė pėr progresin ekonomik tė vendeve nė zhvillim. Por qė tė jem plotėsisht i sinqertė me ty, ndėrkohė qė mė ka gėzuar ēdo lajm rreth investimeve tė tilla, nuk mė kanė munguar edhe shqetėsimet. Sepse nė vende tė varfėra si mėmėdheu ynė, i nderuar lexues, ndonjėherė, llogaritė personale tė politikanėve luajnė rol jo tė vogėl nė vendimet pėr to.

Dhe meqė mė ėshtė bėrė si huq tė shkruaj ndonjė artikull sa herė kam shqetėsime pėr mbarėvjatjen e mėmėdheut, shqetėsimet rreth investimeve tė huaja mė kanė bėrė shpesh tė ulem para kompjuterit pėr t'i adresuar ato. Por, nė mungesė tė informacioneve tė plota, nuk mė ka bėrė dora tė shkruaj gjė. Ose qė ta them nė mėnyrė mė figurative, ndjenja e profesionalizmit ka dalė fitimtare nė betejėn me hamendjet e kėqia rreth motiveve qė i kanė shtyrė politikanėt tanė t'i aprovojnė ato investime.

Siē ndoshta e vure re dhe vetė, lexues i nderuar, foljet nė fjalinė paraardhėse ishin nė kohėn e shkuar. Dhe kjo jo pa qėllim. Sepse profesionalizmi im, fitimtar deri vonė, nuk arriti t'i sfidojė hamendjet e kėqia pasi lexova lajmet rreth konēesionit qė Nano do t'i japė njė kompanie italiane pėr ndėrtimin e depozitave tė karburantit nė portin e Vlorės. Kjo ėshtė edhe arsyeja, i nderuar lexues, pse vendosa tė bėj kėtė bisedė me ty.

Dhe tani, pasi tė bėra kėtė hyrje tė gjatė apologjetike (pėr ta bėrė tė qartė se ē'do tė them mė tej bazohet mė shumė nė hamendje se nė fakte), mė lejo tė ndaj hapur me ty shqetėsimet e mija rreth kėsaj inisiative tė fundit tė Nanos.

Sė pari, a nuk tė duket pak e ēuditshme qė pėr kėtė projekt tė rėndėsishėm nuk kishim dėgjuar asnjė fjalė pėrpara se qeveria tė dėrgonte nė parlament projektligjin rreth tij? A nuk mendon edhe ti si unė se do tė kishte qėnė mė mirė qė ideja e projektit tė ishte bėrė publike me kohė, nė mėnyrė qė tė tėrhiqeshin edhe investitorė tė tjerė tė gatshėm pėr tė konkuruar nė tender pėr tė drejtėn e marrjes sė konēensionit? Po? Pra ti je nė njė mendje me mua nė lidhje me nevojėn e zhvillimit tė tenderit? Bukur fort! Atėhere na ngelet tė hamendėsojmė pse Nano i ra kaq shkurt kėsaj pune.

Mua njė mendje mė thotė se nuk do tė ketė qėnė nxitimi pėr tė stimuluar sa mė shpejt ekonominė. Sepse po ta gjykosh nga pėrfitimet qė do tė kenė Vlora e Shqipėria nga njėra anė, dhe kompania italiane nga ana tjetėr, del qė tė parat fitojnė shumė pak nė krahasim me tė dytėn. Kėshtu, kompanisė italiane do t'i jepet toka falas; do t'i falen taksat doganore e tatimet pėr ēdo material investimi; do tė jetė e ēliruar nga detyrimi pėr tė riinvestuar fitimet nė Vlorė ose gjetkė nė Shqipėri; do t'i sigurohet monopoli i depozitimit tė karburanteve nė atė port pėr 30 vjet; dhe toka e depozitat do t'i ngelen pronė e pėrjetshme pas 30 vjetėsh. Ndėrsa Vlorės e Shqipėrisė do t'i ngelet vetėm njė strukturė portuale qė ndoshta duhet rindėrtuar nga e para nė vitin 2034.

Pra, pasi i thamė kėto gjėra, cila mendon ti, lexues i nderuar, se mund tė ketė qėnė arsyeja e nxitimit tė madh tė Nanos? Mos po mendon edhe ti atė qė mendoj unė? Ė? Mos po mendon se ndonjė para nėn dorė mund tė ketė lėvizur ose do tė lėvizė sė shpejti? Sepse tė dy ne kemi kohė qė dėgjojmė ca gojė tė liga tė thonė se Kryeministrit tonė ēoku i ngjit pak dora*

Por nejse, le tė supozojmė pėr njė moment se njė gjė e tillė, qoftė larg, s'ka ndodhur e s'do tė ndodhė kurrė. Pra, le tė supozojmė qė Nano thjesht mendoi se dhėnia e konēensionit pa tender kompanisė italiane ishte nė tė mirė tė Vlorės e Shqipėrisė, dhe se asnjė pazarllėk i fėlliqur nuk fshihet pas nxitimit tė tij.

Njė pyetje tjetėr qė tė vjen nė mendje sapo e bėn kėtė presupozim lidhet me faktin qė pse ky konēension nuk iu ofrua njė grupi biznesi shqiptar. Sepse po tė kishte qėnė njė grup shqiptar nė vend tė kompanisė italiane, tė paktėn, prona do tė ngelej pėrjetė shqiptare dhe fitimet do tė riinvestoheshin nė Shqipėri. Qė do tė thoshte se biznesi vendas do tė fuqizohej dhe, si rrjedhim, do tė shtohej potenciali i tij pėr tė hapur vende tė reja pune.

Kėtu po e ndėrpres pėr njė sekondė argumentimin tim i nderuar lexues sepse po mė duket sikur ti po pėrtypesh. Mos nuk je i tė njėjtit mendim me mua nė lidhje me biznesin shqiptar? Ė? S'po tė vjen zėri* Ēfarė? Ti mendon se biznesit tonė i mungon eksperienca nė ndėrtimin e depozitave tė karburantit? Pėr kėtė ke mėse tė drejtė. Por mos harro ama se firmat shqiptare mund tė punėsojnė ekspertė tė huaj pėr tė njėjtėn rrogė qė i paguan kompania italiane ekspertėt e vet* Ndėrkohė, edhe ekspertė shqiptarė mund tė gjehen.

Mė duket se prapė po pėrtypesh, i nderur lexues* Mos po mendon pėr gojėt e liga qė do tė fillonin tė flisnin pėr lidhjet e shkurtra midis Nanos e grupit shqiptar qė do tė merrte konēensionin e depozitave tė Vlorės? Hėm*edhe kėtu ke njė farė tė drejte, por prapė nuk duhet tė harrosh se nėpėr kėto negociatat me bizneset e huaja, jo rrallė qėllon tė jetė ndonjė shqiptar si sekser midis qeverisė dhe investitorit. Dhe mos harro gjithashtu se gojėt e liga kanė pėrfolur edhe disa tė huaj si mitėdhėnės*.

Apo mos po mendon se biznesmentėt shqiptarė nuk kanė kėllqe tė bėjnė njė investim 30 milion euro? Kėtu tė siguroj qė je gabim. Sepse njė investim i kėsaj magnitude, i shtrirė gradualisht pėrgjatė 30 vjetėve, ėshtė, siē thoshim kur ishim fėmijė, bukė e djathė pėr shumė biznese shqiptare. Madje, nė vetė qeverinė e Nanos, ka biznesmenė qė kanė deklaruar publikisht se kanė njė pasuri mbi 30 milionė euro. Pra edhe kjo arsye bie.

Hė, si thua tani, ta mbusha mendjen pėr biznesin shqiptar? Po? Bukur fare! Atėhere dėgjo ē'mendoj unė rreth arsyes pse Nano nuk ia dha konēensionin e depozitave tė Vlorės njė grupi vendas.

Duke presupozuar qė ndonjė para nėn dorė s'ka lėvizur ose s'do tė lėvizė sė shpejti nga italianėt, ngelet qė Nano ta ketė bėrė kėtė gjė pėr arsye politike. Sepse siē mund ta kesh vėnė re edhe ti, ai ka shumė dėshirė t'iu demonstrojė shqiptarėve qė ka mbėshtetjen e Italisė dhe Amerikės. Dhe pėr tė realizuar kėtė, bėn tė pamundurėn qė tė sjellė sa mė shumė investime italiane e amerikane nė Shqipėri. Madje, ai shkon deri atje sa tė paraqesė ndonjė projekt tė financuar nga shteti shqiptar si investim amerikan apo italian.

Pėr ēfarė projekti e kam fjalėn? Hej, i nderuar lexues, mos bėj sikur nuk kupton. Apo me tė vertetė nuk tė ka rėnė rasti tė dėgjosh pėr atė linjėn e trenit modern Tiranė-Rinas-Durrės qė do tė ndėrtojė filiali italian i General Electric? Por nejse, le tė mos e tjerrim gjatė kėtė meselenė e trenit. Sepse po tė duash informacione rreth saj, mund tė gjesh me bollėk nė faqen e internetit tė Ilir Metės (www.ilirmeta.com).

Pra le t'iu kthehemi depozitave tė Vlorės. Duke pėrmbledhur ē'kemi thėnė deri tani pėr to, na rezulton se Nano duhej tė kishte shpallur njė tender, nė mėnyrė qė kontratėn ta fitonte kompania qė do tė ofronte kushte sa mė tė favorshme pėr Vlorėn dhe Shqipėrinė. Gjithashtu, na rezulton se ai mund tė kishte nxitur biznesin shqiptar ta merrte pėrsipėr atė projekt, nė mėnyrė qė nė portin e Vlorės tė mos ndodhė ajo qė ka ndodhur nė portin e Durrėsit me depozitat greke. Me pak fjalė, na rezulton se, nė rastin mė tė mirė, Nano ėshtė gabim nė lidhje me kėtė projekt, dhe nė rastin mė tė keq, mund tė jetė fajtor.

Pasi arritėm nė kėto konkluzione, i nderuar lexues, pyetja ėshtė se ē'na ngelet ne tė dyve tė bėjmė. Pėr mua, pėrgjigjia ėshtė e thjeshtė - jo shumė. Ndėrsa ti ndoshta mund tė bėsh diēka. P.sh., nė qoftė se je PS-ist, mund tė pėrpiqesh t'ua mbushėsh mendjen shokėve tė tu qė tė dėrgoni njė peticion nė parti a parlament rreth kėsaj ēėshtje. Ose mund t'ua mbushėsh mendjen shokėve qė tė dilni nė pėrkrahje tė hapur tė kundėrshtarėve socialistė tė Nanos. Ose, po s'bėre asnjė nga tė dyja, mund ta mbash nė xhep pakėnaqsinė rreth depozitave tė Vlorės pėr ndonjė moment kur vota jote do t'i duhet kryetarit.

Dhe po tė jesh PD-ist, i nderuar lexues, mund tė pėrpiqesh tė ndikosh sadopak qė ajo partia jote tė reformohet deri nė atė masė sa tė jetė e aftė tė fitojė mė sė fundi njė palė zgjedhje. Ndėrsa po tė jesh MJAFT-ist, mund t'i kėrkosh udhėheqėsve tė tu tė bėjnė ndonjė peticion, apo ndonjė deklaratė shtypi, apo, mė mirė akoma, ndonjė nga ato protestat e lezeēme qė vetėm ata dinė tė bėjnė. Dhe sė fundi, po tė jesh thjesht menefregist, mund tė bėsh pėrpjekje tė heqėsh nga mendja idenė se zėri yt nuk ka vlerė. Sepse po menduan edhe shumė tė tjerė si ti, zėri juaj me tė vėrtetė nuk do tė ketė vlerė.

Eduard Zaloshnja, Ph.D.
Associate Research Scientist
Public Services Research Center
Pacific Institute for Research and Evaluation (PIRE)
11710 Beltsville Dr., Suite 300
Calverton, MD 20705
Phone: 301.755.2734
Fax: 301.755.2799

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara