HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ēfarė dėshiron Berisha?

-- nga Eduard Zaloshnja

Eduard Zaloshnja Gjatė karrierės sė tij politike, Berisha ia ka dėshiruar Nanos disfatėn mė shumė se ēdo kundėrshtarit tjetėr. Por a dėshiron ai qė ēėshtja "Rogner-gate" tė pėrfundojė me njė disfatė totale tė Kryeministrit?

Kur Nikollė Lesi po lexonte transkriptimin e bisedės qė, sipas tij, kishte zhvilluar dikur Nano me Fehmi Abdiun nė Hotel "Rogner", tė gjithė deputetetėve socialistė nė sallėn e Kuvendit u kishte rėnė njė hije e ngrysur nė fytyrė. Ndėrkohė, deputetėve tė opozitės, me pėrjashtim tė njėrit, u shkėlqente fytyra nga goditja e rėndė qė po merrte Kryeministri. Dhe deputeti i opozitės qė nuk e kishte fytyrėn tė qeshur, paradoksalisht, ishte kryetari i saj, dora vetė.

Nė listėn e 35 deputetėve qė kishin kėrkuar ngritjen e njė komisioni hetimor parlamentar pėr verifikimin e akuzave tė Lesit ndaj Nanos, ishte mė se e natyrshme tė shihje pothuajse tė gjithė emrat e opozitarve. Por tė ēudiste fakti qė nė tė mungonte emri i kryetarit tė opozitės, dorės vetė.

Kur figurat kryesore tė politikės u prononcuan rreth akuzave tė Lesit, tė binte nė sy gjuha e ashpėr e disave prej tyre. Ndėrkohė, nuk mund tė mos bėnte pėrshtypje fakti qė Berisha, i cili ka qėnė gjithnjė i pari nė llogoret e luftės kundėr Nanos, kėsaj rradhe, kur zullumi i kundėrshtarit tė tij tė betuar dukej kaq i madh e i dokumentuar, ishte ndėr mė tė maturit.

Dhe pyetja qė lind vetvetiu kur analizon kėto fakte ėshtė se pėrse Berisha nuk po tregohet entuziast nė njė betejė ku do tė kishte me vete shumicėn e opinionit publik; njė betejė qė, nėpėrmjet kasetės sekrete nė duart e Nikollė Lesit e Sokol Koēiut, mund tė sillte rrėzimin e qeverisė Nano. A ėshtė vallė ky ngurrim shenjė e maturisė sė njė politikani qė nuk dėshiron tė krijohet precedenti i diskreditimit tė Kryeministrit tė vendit me kaseta pėrgjimesh tė paautorizuara, edhe pse ky diskreditim mund tė sjellė disfatėn finale tė kundėrshtarit tė tij tė betuar politik? Apo mos vallė ėshtė njė llogari e ftohtė makiaveliane nė funksion tė fitores sė zgjedhjeve tė ardhėshme?

Duke gjykuar nga eksperienca politike e Berishės, e para nuk duket tė ketė gjasa tė jetė e vėrtetė. Sepse ai demonstroi gjatė krizės sė skemave piramidale, pėr shembull, qė llogaritė politike vlejnė mė tepėr pėr tė se llogaritė e burrit tė shtetit. A nuk ishte ai qė, kur fuqitė perėndimore i kėrkuan t'i mbyllte ato skema e tė pagonte ēmimin politik pėr lejimin e tyre, zgjodhi njė kurs qė solli jo vetėm diskreditimin e shtetit shqiptar, por edhe shkėrmoqjen e plotė tė tij? Dhe nė qoftė se llogaritė e burrrit tė shtetit nuk janė parėsore pėr Berishėn, ngelet tė analizohet se cilat janė llogaritė politike qė e bėjnė atė tė mos jetė aq entuziast sot pėr shkatėrrimin e Nanos.

Pėr t'iu pėrgjigjur kėsaj pyetje, ndoshta nuk duhen hedhur sytė mė larg se bashkia e Tiranės, nė zyrat e sė cilės, Nano deklaroi para ca ditėsh se "Edi Rama dhe ekipi i tij administrator po bėjnė historinė nė Tiranė e Shqipėri". Me kėto fjalė ai dukej se deshte t'i kujtonte Berishės qė nė qoftė se qeveria e tij do tė binte, kryeministri i ardhshėm do tė ishte pikėrisht kryebashkiaku shtatlartė. Ndėrkohė, takimi i Edi Ramės me Gramoz Ruēin e Skėnder Gjinushin nė ambjentet e Hotel "Grand", ishin edhe njė kujtesė tjetėr pėr Berishėn se njė qeveri Rama do ta kishte tė sigurtė mbėshtetjen parlamentare deri nė zgjedhjet e ardhėshme. Dhe politikani Berisha nuk do tė deshte kurrėsesi qė, vetėm 7 muaj para zgjedhjeve, partia kundėrshtare tė hiqte nga kreu njė kalė tė plagosur e ta zėvendėsonte atė me njė hamshor tė ri energjik.

Fakti qė Edi Rama fitoi pesronalisht 10% mė shumė vota se PS-ja nė garėn e fundit bashkiake kuptohet qė nuk i shpėton kollaj syrit politik tė Berishės. Si shumė shqiptarė tė tjerė, edhe ai e di qė, me Nanon nė krye, PS-ja mund tė tėrheqė vetėm votat e fanatikėve tė majtė, ndėrsa me Edi Ramėn mund tė tėrheqė jo vetėm votat e tyre, por edhe tė zgjedhėsve tė lėkundur. Dhe duke e ditur se tė parit do t'i duhen shumė para e hile pėr t'i "fituar" zgjedhjet, ndėrkohė qė tė dytit do t'i duhet vetėm energjia (qė nuk i mungon), Berisha ka jo pak arsye t'i trembet njė qeverie Rama nė prag tė zgjedhjeve.

Duke ndjekur kėtė logjikė, ta do mendja se kryetari i opozitės nuk do tė luftojė fort qė komisioni hetimor parlamentar pėr verifikimin e akuzave tė Lesit ndaj Nanos tė krijohet. Ose, edhe po u krijua, ta do mendja se do tė bėjė tė pamundurėn qė komisioni tė mos e varrosė pėrfundimisht Nanon. Pra siē duket, edhe nė kėtė rast, Berisha do tė ketė si busull jo moralin politik, por thjesht llogaritė politike. Dhe sipas kėtyre llogarive, atij i intereson qė, nė pėrfundim tė "Watergate"-it shqiptar, Kryeministri aktual mė mirė tė mbetet me njė kėmbė nė varrin qė ka hapur me duart e veta se sa tė zhytet i tėri nė tė.

(Botuar ne gazeten Panorama)

Eduard Zaloshnja, Ph.D.
Associate Research Scientist
Public Services Research Center
Pacific Institute for Research and Evaluation (PIRE)
11710 Beltsville Dr., Suite 300
Calverton, MD 20705
Phone: 301.755.2734
Fax: 301.755.2799

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara