HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


DEMOKRACIA SHQIPTARE ME DY DIKTATORĖ

-- nga At Zef Pllumi

1.Themelimi i Pluralizmit Politik

At Zef Pllumi Dalė e ngadalė demokracia nė Shqipni po bahet pesėmdhetėvjeēare. Na pleqėt se ē’u gėzuem atė ditė qė lindi. Jo vetėm na pleqėt por mund thom se u gėzue i gjithė populli shqiptar pėrveē ndonji nostalgjikut qė kishte harrue me hecė nė kambė tė veta por gjithmonė kaloboē nė qafė tė tjervet sepse pėr atė punė thirrej “demokraci popullore”.

Dikur tinzash kishim ndigjue se nė Europė kishte demokraci prendimore. Flitej se ishin disa varza tė bukura, qė i bajshin me sy gjithkuj dhe ecnin nė rrugėn e gjanė tė pėrparimit, tė pasunisė e jetės sė lumtun. Edhe kur ato grindeshin mes vedit nė dybekun Parlamentar thonin se pa u rrahė gjatė e gjatė nuk del tėlyeni ose gjalpi aty nė krye tė vendit.

Kur presidenti Ramiz Alia filloi me u plakė e pau me sy tė vet se ēka e gjet Ēausheskun e Rumanisė, u nis pėr Boston, shkoi nė Kishėn e Shėngjergjit me rrėfye para At Liolinit, o dikuj tjetėr, mėkatet e shumta gjatė jetės sė tij e tė shokve.
Si prift i mirė, At Liolini ia fali mėkatet dhe i caktoi pėr pendesė qė ai kur tė kthehej nė Shqipni tė ēpallte “pluralizmin”.

—“Ēka asht ky?”—pėveti Ramizi.
—“Pluralizmi, i tha At Liolini o dikush tjetėr, don me thanė qė nė vend me sundue nji njeri i vetėm, siē keni ba yt at e ti, duhet me sundue dy ose ma shumė...”
—E kuptova shumė mirė. Krejt mirė! Dhe tue kqyrė ikonėn e madhe tė Shėn Gjergjit, i tha:
Qe, kėtu jemi dy: un dhe Kali; bile bile , o At i dashtun pėr mos me u dukė Shėn Gjergj si nė kėt ikonė; kalin po e ndrroj nė gomar sepse i pėrgjegjet edhe ma mirė historisė e tipareve kombėtare tė popullit shqiptar: Un kėtu sipri me shkop nė dorė e ky i gjori kėtu poshtė qė nuk ban za as nuk hedh shtjelma sado tė sjellish mbi te... . Si tė duket?
—Jo mor, jo, i a kėthei At Liolini o dikush tjetėr. Jo, jo! Kėshtu nuk ban... boll e keni kullotė. Tashma je plakė zgjidh dy djem tė rij... nė vend tand. Ky asht pluralizmi qė thashė.
Rruga me avion pėr Amerikė asht shumė ma e gjatė me kthye se sa me shkue. Gjatė kėsaj rruge sė gjatė Ramizi ishte tym nė mendime: pluralizmi, djemtė e rij... a janė tė tjerėt si na... a do tė dijnė me vazhdue rrugėn tonė pėrparimtare tue ecė sė mbrapthi kurrkush ma mirė se na... do tė kėshillohem sa tė shkoj me Nexhmijen: ajo asht grueja ma e meēme e botės... Vetėm atė ndigjonte Enveri i shkretė...
Kur u kthye nė Tiranė Ramizi e pveti Nexhin: a din ēka don me thanė “pluralizėm”?
—E si nuk e dij! Ma ka mėsue shoku Enver qyshė se kjeēė vajzė. Na e kemi Pluralizmin politik ma tė mirin nė botė: Kemi Partinė e Pushtetin e pėrveē ktyne kemi Frontin Demokratik, kemi Gruen Demokrate, kemi Rininė e Lidhjen e Shkrimtarėve. E ēka na duhen ma shumė!? Jemi popull i vogėl, por i bashkuem: dy miljon por sa dyqind miljon. Kurrkush nuk flet as s’ban za... . ē’e don ma mirė?
—Po moj, po, atė e dij edhe vetė por a e pae se ē’e gjet Ēausheskun?...
—E pashė mirė edhe e mora me mend se ashtu do tė perfundojė sepse e pat fillue me i lanė me lehė disa qej rrugash: na i kemi ndry tė gjithė... s’guxon kurrkush me lehė. Mandej a e ke pa atė statujėn e madhe nė mes tė sheshit? Sfinks i vėrtetė. Kush guxon me lehė?
—Ndigjo Nexhi, kur kjeēė atje e ata miqėt tanė mė kėshilluen mos me ndjekė Ēausheskun por me ba edhe na si gjermanėt e Honeckerit.
—Jo, ma mirė po bajmė si Kim Il Seni i Koresė: po largohemi na e po ua lėshojmė djelmve tanė,... Si tė duket? Po vemė djalin tem tė madhin e djalin tand, sepse atė tė voglin e kam tė pandigjueshėm. Ka marrė pėr grue nji kaurreshė qė nuk, ma don kurrsesi hero Haxhi Qamilin... Si thue?...
—Jo, moj jo. A din si asht puna: me vue dy djemt tanė, na ēohen kundra shoku Haxhi, Babė Myslymi e tė gjithė shokėt tjerė, qė i kanė djemėt ma besnikė.
—Mirė e ke, shoku Ramiz. Kam nji djalė aty nė Institutin e Studimeve marksiste-leniniste qė nuk e ka shokun; quhet Fatos e asht taman fatos i Enverit, e njof mirė se ai emnin e kishte Foto, por shoku Enver e njofti mirė e ia suell Fatos. Ai i redakton shkrimet e Enverit e i ban aq tė bukura sikur i pėrket njaj klasiku tė vertetė. Mendoj se edhe Sekretar i Pėrgjithshėm i Partisė sė Punės po t’emnohet e kryen me nderė atė detyrė. —E njof, e njof mirė; taman e ke gjetė. Ma mirė ta ngarkojmė atė si kryesor. Sa pėr atė tė dytin po ta gjejė vetė: asht nji djalė guximtar nga Tropoja. E kemi Doktor tė specializuem nė Francė: Sali Berisha quhet. —E njof, e njof edhe unė Salėn se ishte nė atė ekipin e mjekve tė Enverit. Por a tė ndigjon se mė kanė thanė se baba i nuses sė tij ishte argat i UDB-esė jugosllave.
Aq ma mirė sepse kėshtu gjurmėt tona nuk i dikton Europa as Amerika.
—Hajt pra; futja sa ma parė e ta marrin vesht Europa, Amerika e tanė bota!...
Nė zyrėn e presidentit tė Republikės u paraqit shoku Hekuran Isai, ministėr i Punėve tė Mbrendėshme pėr me dhanė informacion ditor.
—Shoku Hekuran, kam nė projekt me ba disa reforma tė randėsishme, por derisa populli nuk i kėrkon e kam pak si tė veshtirė me i dekretue. Ban si tė bajsh e nxiti disa studenta tė Universitetit me kėrkue pėrmirsime tė gjendjes ekonomike.
—Me i nxitė asht fort e kollajtė por mandej nuk dij ku ndalen sa drue se mos na kėrkojnė ma vonė qiqrra nė hell e s’kemi ku i marrim.
—Mos u ban marak: na zogun e lshojmė me fluturue sa tė dojmė na qė mbajmė penin nė dorė. Ti e din se kjemė na byroja e kurrkush tjetėr qė vendosėm me marrė pjesė nė Kėshillin e Europės me 25 Nandor dhe i kemi ba thirrje Nanė Terezės qė tė vijė nė Shqipni me 6 Dhetor. Disa lėshime tė kontrollueme na duhet me i ba doemos se kemi mbetė vetėm si dhi e zgjebtė.
Nanė Tereza erdh nė Tiranė e u prit mirė prej Presidentit Ramiz Alia ashtu edhe familjes sė Enver Hoxhės, mbi vorr tė cilit vuni nji tufė me lule e dy tjera mbi vorret e nanės e motėrs sė vet nė Sharrė, pėr ma tepėr i falen edhe Kishėn e shtėpinė e franēeskanėve nė Tiranė. Por opinioni botnor kėrkonte ma tepėr: kėrkonte “pluralizimin politik”.
Me 8 dhetor 1990 studentat kėrkuen kondita ma tė mira jeteset: lypen drita, ujė, pastėrti e ushqim. Atė ditė Ministri i Arsimit Skėnder Gjinushi shkoi me takue universitarėt nė revoltė, u bani shumė premtime me fjalė qetėsuese por ata paraqiten kėrkesa tjera pėr liri tė fjalės, shtypit e pluralizmit politik. Kėrkuen takim me presidentin Ramiz. As delegacioni i dytė qeveritarėsh e intelektualėsh nuk i qetėsoi studentat. As takimi me Presidentin nuk solli gja. Atė natė Ramizi pat nji krizė zemre. Ēoi e thirri doktorin pėr ta vizitue. Sali Berisha u paraqit.
—Ndigjo, jam shumė i shqetsuem. Duhen ba reforma politike se i kėrkon bota jashtė. Prandej tė thirra qė tė formosh nji parti politike e tė shpallim pluralizmin politik...
—Shoku Ramiz, kėt gja nuk mund e baj. Jam ushtar besnik i Partisė!...
—Ndigjo mirė, Doktor, e dij mirė se je ushtar besnik i Partisė por sot, unė nė funksionin e udhėheqėsit kryesor tė Partisė, po t’urdhnoj qė ti tė shkojsh te studentat nė grevė dhe shpalle nji parti tė re nė mėnyrė qė tė formohet pluralizmi politik. Ky asht urdhen i Partisė! —E si t’ia ngjes emnin Partisė sė re?
—Pse?... edhe emnin do t’ia gjej unė?!! Shko!
Me datėn 12 Dhetor 1990 Prof. Dr. Sali Berisha shkoi te studentat e Universitetit nė grevė qė drejtoheshin nga Azem Hajdari dhe aty shpalli pluralizim politik tue formue Partinė Demokratike me nji statut e program minimal.
Mbas ndonji dite u dekretue ligji mbi partitė politike nė Shqipni tė cilat duhej t’aprovoheshin nga Gjykata e Naltė mbas nji kėrkese tė firmueme prej treqind autorėve.
Pa u mbushė mirė java nė Zyrėn e Presidentit u paraqitėn dy persona tjerė: z. Sabri Godo dhe z. Namik Hoti. Nė takimet veē e veē Presidenti u spjegoi atyne se “pluralizmi politik” kėrkonte qė t’ishin ma shumė se dy parti, tė cilat mandej do tė funksjonin nė bazė tė grupimeve. Kėshtu ishte Europa Perėndimore qė duhej ndjekė.
Presidenti Ramiz i tregoi z. Godo se n’Amerikė ishin dy parti kundėrshtare Partia Republikane dhe Partia Demokratike: “i ka nda rrota pėrgjysė, tha, por politika e don kėshtu.”
—Shumė mirė. Jam i gatshėm ta provoj.
Z. Godo me shpejtėsi tė marramendėshme pėrpiloi Statutin e Programin e “Partisė Republikane” por kur erdh puna me e nėnshkrue treqind antarė, ai nuk gjet sepse populli ishte tepėr i friguem e thohet se mezi ia firmuen njiqind. Z. Sabri nuk u ligshtue aspak, por dhelpnak, siē ishte, u tha: shkoni ndėr vorreza aty gjeni emna sa tė doni por mos i shkrueni ditėn e vdekjes. Kjo listė u paraqit nė Gjykatėn e Naltė e cila menjėherė e aprovoi. Statuti dhe programi i gjatė i Partisė Republikane u botuen po nė shtypshkrojėn, po me atė letėr e po me ato shkronja qė publikohej revista “Rruga e Partisė”.
Takimi i Presidentit me z. Namik Hotin kje ma i vėshtirė. Ky e pranoi me andje rolin e Krijuesit tė “Partisė sė Gjelbėr” nė Shqipni mbasi ajo nė tė gjithė Europėn ishte nji patericė e partive komuniste. Por kur ra puna e politikės sė grupimeve parlamentare ai i tha haptė Presidentit se nuk do tė bashkėpunonte kurr me Doktorin se “sikur tė hypė maloku nė kalė, nuk ka gja qė e zbret pėr veē plumbit.”...
Ndėrkaq sheshet e Tiranės i sundojshin Sfinksat e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė: Lenini, Stalini e Enver Hoxha.Nė ket atmosferė demokratike pluralizmi shqiptar u paraqit nė zgjedhjet e fundmarsit 1991, nė tė cilat fitoi Partia e Punės drejtue prej Fatos Nanos.

2. Ujku ndrron qimen por jo vesin
Bejlegu i parė nė mejdanin shqiptar u zhvillue nė fund tė Marsit 1991, simbas rregullave demokratike tė caktueme prej Presidentit Ramiz Alisė. Gjatė fushatės elektorale tremujore u realizue akti mā pozitiv i demokracisė shqiptare, zhdukja e heshtun apo edhe demonstrative prej shesheve tė Tiranės e tre idhujve sfinksa qė i kishin shtie tmerrin deri nė palc popullit tė mjerė shqiptar. Kjo u bā qė t’u mbushej mendja qė populli shqiptar ka liri zgjedhjesh. Pra, nė fundin e atij marsi shumkush me frigė e dikush pa frigė muer pjesė nė “zgjedhjet e padetyruara”. Natyrisht sipas lojės sė paracaktueme fitoi famėmadhja “Parti e Punės” kso here nėn udhėheqjen e shokut Fatos Nano. Megjithėse ingjenjer Krroqi fitoi kundra Ramiz Alisė, prap se prap populli mbet i zhgėnjyem aq sa edhe burizani i madh i partisė, Dritėro Agolli, tha me padurim: “Partia e Punės aq fort ish fosilizue sa nuk mund tė vetėkorrigjohej pa i ndrrue edhe emnin.” Ndėr ato ditėt e para demokratike kje quejtė “herezķ”. Megjithket “Kuvendi Popullor” u shndrrue nė “Parlament”. Me tė drejtė disa puritanė tash vonė filluen me e quejtė “Foltore” por mbasi shtypi intelektual si edhe populli injorant e ngatrruen me fjalėn “faltore” mė duket se nuk po pėrdoret mā. Mendoj se puritanėt kishin tė drejtė se ajo duel faltore pėr tė gjithė pjestarėt e saj. Pra, i pari pėrparim u bā. A do ta hante populli?...
Populli i zhgėnjyem, i udhėhequn nga Sindikatat e Pamvaruna, e kuptoi se nuk ecej mā gjatė me rrena por duhej shkatrrue baza ekonomike e Partisė-shtet. Kėshtu ndodhi ajo qė kurrė nuk duhej tė ndodhte. Pėr dy muej rresht u shkatrruen puna dhe toka. Vetėm atėherė Fatosi i madh thirri Pleniumin e veēantė tė Partisė sė Punės e i a ndrroi emnin nė “Partia Socialiste e Shqipėrisė”, tue mbetė po ata udhėheqės e po ata antarė pėrveē ndonjanit qė kish ikė e bashkue me “jashtėqitjen e kombit”, siē i kish quejtė shkrimtari i madh, emigrantėt e mjerė shqiptarė. Ndoshta kje tepėr vonė.
Presidenti Ramiz Alia nė kėtė gjendje tė jashtzakonshme e detyroi Fatos Nanon me pranue nji qeveri tjetėr pėr tė pregatitė zgjedhjet pėrsėri nė Mars 1992.
Ajo u quejt “Prandvera e demokracisė shqiptare”. Ndoshta dikush ashtu thotė edhe sot. Puna duel ndryshej. Historia e Partisė Demokratike me atė tė “mėmės parti” ngjajnė si dy pika uji. Nė ēdo mbledhje plenare ose Plenium, siē thirrej dikur, do tė dėnohej nga nji “heretik” ose trathtar, me tė vetmin ndryshim se dikur Enver Hoxha i pushkatonte ndėrsa tash, diktatori demokrat e human i lejonte me formue nji “parti tjetėr”. Kėshtu barku i Partisė Demokratike polli aq parti sa sot e kemi tė vėshtirė t’i numėrojmė. Parashifet qė tė pjellin jo vetėm bijat por edhe nipēet. Ligji i bukur shqiptar, Gjykatat e Ndershme e tė drejta si edhe Drejtorat e buxhetit punojnė me dikat e me ngulm pėr liri e demokraci tė popullit dhe kėshtu ēdo parti e formueme me tė gjallė e me tė dekun (nė rregjistra figurojnė: “tė humbun”) ka tė drejtėn me pasė nji seli (shtėpi) pėr zyrė, ka tė drejtėn me pasė nji a mā shumė makina, shpenzime pėr zyrė e propagandė e tjera nevoja qė i duhen nji njeriut tė papunė e tė tjera privilegje nga buxheti i shtetit, mjaft qė mos tė ēfaqin idé shkatrruese siē janė “shpėrblimi i tė pėrndjekurve politikė” dhe “kthimi i pronave”, pėrse atyne dikur “me ligjė” u janė hjekė kto tė drejta njerzore. Nuk ka revansh shteti ynė.
Koha e artė pėr demokracinė shqiptare kje kur ju hapėn dyert tanė botės me hī e me dalė pa emen pa vulė, e vetėm na shqiptarėt mbetėm klandestinė. Liria fetare kje ma e madhja fitore. Atėherė t’u mbush vendi me gjithfarė soj sorollopit. Kushdo qė la pak lesh nė mjekėr e e quejti vedin prift, hoxhė o dervish kje nderue nė kėtė tokėn tonė si i tillė. Kush i kqyri se ē’ishin ata: njerėz tė Zotit apo tė dreqit?... as sot nuk merret vesht!... Edhe Papa vetė erdhi me pa seri me sy se si nuk bāhej luftė fetare. Kėtu linden mā shumė fé se shqiptarė... . Anija e demokracisė hīni nė dét tė hapun. Lundroi nė drejtim tė Europės, demek me shkue atje ku e kėrkonte populli. Por timonieri nuk e kqyri busullen dhe ernat e detit na hodhėn n’Arabistan o Ēinemaēin. Nuk u kuptue se ē’ndodhi ndėr né. N’atė kohėn e artė tė demokracisė njerzit e diktaturės gjakatare, disa, u dėnuen se kishin pij kafe pa pague, shum tjerė u bānė pronarė me vendime tė Gjykatave tona shembullore e kėshtu kur u ēpall nė Parlament ligji socialist pėr pronat, na duel se ēdo shtėpi e ēdo tokė pat tre-katėr pronarė tė ligjėshem. Kundra kėtij ligji qiten shtjelma vetem Republikanėt tė pėrkrahun nga thanat e thata: Partia e Legalitetit dhe ajo e Ballit Kombėtar. Kjo gjendje ra nė sy e atje n’Europė e njeti filluen me vū nė dyshim Demokracinė Shqiptare prandej Sala i urtė ēoi e thirri nji aktor teatrit: —Gjatė jetės sate a ke luejt nė skenė ndonji rol politikanit?...
—Jo.
—Mirė, pra tė ka ardhė koha mė e luejtė sot, sepse shumė zane n’Europė e n’Amerikė po mė akuzojnė si qendėr e fondamentalizmit islamik. Kėshtu themelo sa ma parė “Partinė Demokristiane”. Besoj se atėherė kanė me na quejtė demokraci tė vėrtetė nė Ballkan. Ashtu kjoftė!...”
Ashtu u bā. Mbasi nuk e vuni firmen kurrkush, i u kėrkue Gjykatės qė fantazma e Partisė tė Bashkimit Fetar tė ndrrohej nė Parti Demokristane, satelit i Partisė Demokratike.
Nuk dij a e hāngri Europa kėt ullī.
Nė fillim tė Marsit 1997 nė heshtjen e plotė tė Parlamenti Shqiptar, me ovacione tė pergjithėshme u shpall pėr tė dytėn herė Presidenti karizmatik Prof. Dr. Sali Berisha. Pėr shyqyr lėshoi dekretin bujar tė amnistisė sė pėrgjithshme.
N’e nesre nji termek i madh pėrfshini tė gjithė vendin. U rrėzuen jo vetėm Piramidat por edhe burgu nazist i Tepelenės, ku vuente tue pķ kafe (torturė ēnjerzore e demokratve shqiptarė) themeluesi gjenial i Partisė Socialiste, Fatos Nano. Dyqind Petritat u mblodhen rreth tij grusht tė bashkuem, hine nė Parlament ku ditė pėr ditė dekretuen nga pesė ligje fantazma demokratike, pėr me i mbushė mendjen Europės se sa shpejt pėrparojmė nė terr. Gjykatat e Ndershme tė Shqipnisė mueren vendim urgjent qė nga buxheti shtetnor tė shpėrblehej menjiherė kontributi i madh qė Fatosi legjendar, gjatė dėnimit, kish dhanė pėr ndėrtimin e Piramidave e jo tue thį kėneta e tue ēilė miniera si “anmiqtė e popullit” tė dėnuem nga Gjykatat Popullore dikur.
Me tė vėrtetė Shqipnia u lėshue vrap, me tė katra, nė drejtim t’Europės. Mjerisht vendi gjindej pa rrugė. Ē’e don?... Nuk lanė shtrigat me bā dasem!...
Pėr sherr u ēuen disa ēunakė tė Partisė Socialiste e kritikuen se Shqipnia āsht tue ecė mbrapa, ose kish ngecė nė vend. Mbrrijtėn me marrė nė dorė edhe Pushtetin pa e pasė testamend. Themeluesi legjendar nuk u step. Kapi librin shenjt, biblen: “Historia e Partisė sė Punės Shqipnisė”. Me kushtrim thirri tė gjithė petritat e vet nė Kongres. Sa me turr u bashkuen Gramoz e Servet, Bardhyl e Agas, Makbulja, Luiza Hoxha me Namikun (jo Namik Hotin, por disa tjerė tė asaj moshe, tė gjithė kongresmenė tė nderuem) e me datėn 12 Dhetor, ditėn e Demokracisė shqiptare, luejten tė njajtin skenar tė Konferencės sė Tiranės tė vjetit 1956, ku shoku Enver dėrrmoi armiqtė e brėndėshėm, por kso here, me orė tė tėra, tė gjithė njėzėri thirrėn Nano!...Nano!.. . Ndėrsa themeluesi legjendar u prezantue: “Jam Fatos Nano... mbas meje vjen historia!”... Ec e luej po deshte! Ky āsht uniteti i ēeliktė i Partisė!... Ilir Meta mbet aty galuc i vetėm... Fol tesh ne ta mbajtė... fole mendimin ndryshe!... nuk duel kurrkush nė mejdan, as Rexhepi...
Kjo fitore e Fatosit legjendar i dha drejtim tė ri Shqipėrisė.
“—Sa orė drita pat populli nė kohė tė Ilirit?
—Me gjasė rreth 12 orė drita.
—Harasan sa duhen?...
—Dikuj gjashtė e dikuj dy, simbas zonave.
—Sa kilometra rrugė tė reja u ndėrtuen nė kohė tė Ilirit?
—Rreth katėrqind.
—Marri e madhe!... Ne sot na duhen mjete tė pėrparueme. Trena elektrikė pėr havį, helikoptera. Xhoana e jeme ka mendue pėr kta mjete mā moderne, pėr ket meritė do tė shpallet “First Lady” e Shqipnisė mbasi presidenti āsht vejan.”
Gazeta “Zėri i popullit”, gazeta mā popullore e Shqipnisė, ajo qė pėr pesdhetė vjet pėrsėriste idetė demokratike tė diktaturės sė Proletariatit, e themelueme nga Enver Hoxha, ēdo ditė i bjen gajdes dhe kėndon atė kėngėn e vjetėr:
“Harro, mushkė Valarenė
se Ali Pashanė e prenė!...”

3. Nė vend tė konkluzionit
Nė vjeshtėn e vjetit 2003 ma kapi nji paralizė kambėn e djathtė. Nji mjek i Tiranės mė kėshilloi me shkue nė Itali pėr nji operacion qė ende nuk mund kryhej nė Shqipni. Me pritesė tė madhe u paraqita nė konsullatėn e Shkodrės, qė tashma njifej. Tre muej rresht vazhdova me u paraqitė aty me gjithfarė dokumentash origjinale tė vertetueme me vulat e noterisė e tė pėrkthyeme ku dojshin ata vetė dhe mbasi dikur iu mbush mendja se nuk ishem arab e as kinez, i shtinė nė nji dosje tė vogėl rreth njiqind faqesh, ku provohej kjartė se ishem prift katolik shqiptar. Atėherė mė porositėn me u dukė aty mbas tre muejsh tjerė. Ndėrkaq dimni kishte fillue e tė ftohtit po vazhdonte me ma ngri kambėn. I mėrzitun i shkrova nji politikani holandez, i cili mė dėrgoi garancinė menjiherė dhe mbas ndonji dite qė e dorzova nė ambasadėn holandeze nė Tiranė, mora vizėn “Shengen”. M’erdhi keq pėr politikanėt italianė qė ende nuk e kishin kuptue se shqiptarėt pėr me hī nė Europė nuk kanė vetėm derėn e Italisė, por edhe nja njizet tė tjera aty mbrapa.
Kur shkova nė Romė, me anė tė disa franēeskanve ia dola me u shtrue nė klinikėn e famėshme “Gemelli” aty ku shtrohet Papa. N’atė pavijon gjeta nji amerikan qė thirrej Keneth. Ishte i madh hata, me paralizė totale. Kur dojshin me e lėvizė nga kurrizi nė njanėn brķ pėr me i bā gjylpanėn, mblidheshin dy-tre doktora, tre-katėr infermjera e po aq pastruesa e shėrbyesa. Nji ditė u thashė:
- A e shifni se pėr me lėvizė Amerikėn duhet me u bashkue e gjithė Europa?!...
- Prej nga je?... - mė pyetėn.
- Prej Shqipnie...
- Nga se vuen?...
- Kam tė paralizueme kambėn e djathtė.
- Sėmundja ma e zakontė e gjithė Europės... Duhet tė pėrpiqesh me hecė me kambėn e majtė. - Zotni tė nderuem, mė falni se po u thom kjartė se nieri pėr me hecė para, ka dy kambė, tė djathtėn e tė majtėn. A mi bani ju dy tė majta?... A hecet me dy tė majta?...
- Tė japim paterica tė majta...
- Mendoj se me dy kambė tė majta do tė hecet sė prapthi... sė paku kjo asht praktika historike...
Mbas dy javėsh dola nga klinika “Gemelli” i pėrmirėsuem 60%. Fillova me hecė, por me dhimbje.
Mbas disa ditėsh po mė vjen nė Romė me mė pa miku i em, politikani holandez qė mė kishte lėshue garancinė: - Uaaa... qė kur nuk jemi pa!... qė nė vjetin 1997. Aso kohe Shqipnia buēiste bum... bum... bum!... Po sot si āsht, si vete, shka bāhet atje?...
- Shka bahet?... Shqipnia āsht paralizue mā zi se un: me tė dyja kambėt, me tė djathtėn dhe tė majtėn... Nuk hecėn as para as mbrapa... O zotni i nderuem, edhe sikur t’i kish tė dyja kambėt shėndosh, a hecet pa drita, pa rrugė, pa ujė, pa punė, pa sigurķ, pa shkolla tė rregullta, pa kurrgjā qė duhet?... Ē’e don sot atė vend?... Gjysa e popullit ka hikė dhe sikur ju Europa tė na i hapshi kufijtė, do tė hikte edhe gjysa tjetėr e nė Shqipnķ do tė mbeteshin vetėm ministrat, deputetėt, drejtorėt e gratė e tyne si dhe gjyqtarėt deri nė atė kohė qė tė ndrrohej vendi nė nji kosh tė madh plehnash pėr me qelbė e me helmue tanė Europėn...
- Mirė, po ju shqiptarėt a keni shtet, e a keni buxhet?...
- Kemi, po si jo!... Aty nė letėr... Nė tė vėrtetė shteti rjepė, e buxhetin e shpenzon vetė!... O mik i dashtun, a e kupton apo jo, se ligjvensat tanė shqiptarė kanė njiqind herė mā vėshtirsķ se sa ju me i shkrue ligjet nė terr?... Po pėrfaqsuesit e popullit tonė si mund takohen me elektoratin e me i kjį hallet popullit kur as nuk kanė rrugė pėr me u takue, as ujė me lagė gėrmazin, as sigurķ personale?... Zotni i nderuem, kėto janė vėshtirėsķ tė pallogaritshme, prandej nji deputet i joni duhet tė paguhet dhetė herė ma shum se nji profesor universiteti e njizet herė ma shum se nji nėpunės i zakonshėm. Gjyqtarėt janė hesap nė vedi se nuk mund i prekė kush pėr krimet qė bājnė... Ndėrkaq drejtorat e stėrdrejtorat administrojnė kėt shtet kaq modern!... E si ka mundėsi t’i paguej tė gjithė kėta populli i vorfėn shqiptar?...
- O mik i mirė shqiptar, na, si Europė e Bashkueme, me fondet kombėtare e ndėrkombėtare, kemi dhanė ndihma e kredķ disa miliarda pėr dritat tueja, rrugėt tuaja etj. Ku kanė shkue?
- Ku kanė shkue?... Ēudi!... Pse mė pėvetė mue e jo ata tė cilve ua keni dhanė? Sigurisht nuk ka dyshim se rrugash janė shpenzue e rrush e kumbulla do tė jenė bā, mbasi jemi nė epokėn e konsumit... na prej jush e mėsueme kėt shprehje.
- Prej nesh keni mėsue shum shprehje, por, si mė duket, na e keni kalue!...
- E si jo?!... Sot pėr sot na kemi shkencėn mā tė pėrparueme tė botės!... Me Viktor Dodėn dhe Andi Harasanin, me kėta kemi mbėrrijtė kulmin e pėrparimit!... Ndėrsa ju sot pėrpiqeni me shkue ndėr hyje tė Marsit e Saturnit, ku deri tash nuk keni gjetė as bukė, as ujė, as įr, na kemi sulmue diellin. Ne energjinė e tij do ta shfrytzojmė deri nė palc.
- A ban me e dijtė ēfarė shpikjesh kanė bā shkencėtarėt tuej?...
- E si jo!... mjaft qė mos tė na i kopjojė Philips-i i juej. Viktori ka gjetė (ēpikė) si me depozitue energjinė diellore dhe tė nxetit e verės me e ruejtė tue fillue qysh vjet, simjet, sot nji vjetė e deri nė vjetin 2020 pėr me e perdorue gjatė dimnit. Mjerisht kėto depozita nuk i ndėrtuem mbrenda territorit shtetnor, por vetėm nė Mal tė Zi, nė Kosovė e Greqi, sepse nuk kishim tokė. Kėshtu energjia qė prodhohet ndėr hidrocentralet tona nuk shitet atje n’ato vende, por vetėm depozitohet, pėr me ua pa hajrin brez mbas brezi tue fillue qysh tash!...
- Kėtė ēpikje nuk e kuptoj, megjithkėt, nė rasė se mė lejoni, do t’i sinjalizoj teknikėt e Philipsit. - Ndėrkaq shkencėtari tjetėr, Harasani, ka nxjerrė jashtė pėrdorimit tė gjithė matėsat e energjisė elektrike sepse janė nji shpenzim i kotė. Shkenca thotė se qė tė jetojė nji trup njeriut duhen 2800 kalorķ, sė paku. Pėr ēdo familje duhen medoemos 15000 kalorķ, prandej duhet bā pagesa mesatare prej 5000 lekėsh tė reja nga ēdo familje me katėr persona pėr energjinė elektrike. Mā shum e mā pak aty āsht.
- Po sikur mos tė ketė drita sa do tė paguhet?...
- Ke studjue filozofinė? Drita dhe terri janė ekstremet e tė njajtės rrugė (sot i thonė korridor). Tė gjitha korridoret ndėrkombėtare kanė tabelat: 100 km. 50 km. 20 km. 5 km. STOP. Kėshtu energjia elektrike kalon nėpėr kto korridore me kuota tė ndryshme, caktue nga lart... Kėshtu pėr shembull: Shkodra, zonė sizmike e P.S. Tabela STOP. Prandej Shkodra duhet tė paguej terrin!...
- Pse tė paguej terrin?!...
- Si?! Pse tė paguej terrin?!... A e kupton se parimi filozofik socialist āsht ky: kush nuk āsht me mue, āsht kundra meje!... Drita e terri janė tė barabartė, gėzojnė tė njajtat tė drejta: pėr kėt mundesh me pėvetė pa frigė Shoqatat Jo Qeveritare tė tė Drejtave tė Njeriut dhe atė tė Helsinkit.
- Po kush i gjeti kta shkencėtarė kaq tė mdhaj?! - pėveti holandezi.
- E kush tjetėr mund i gjente pėrveē Fatosit gjenial i lauruem honoris causa ndėr universitete tuaja tė Harvardit e Oxfordit. Po sikur ta shofish kur jep leksione nė katedrėn e Universitetit tė Tiranės me qypin e zi mbķ krye e me atė dollamen doktorale... hajde, hajde... se Erazmi i juej i Roterdamit nuk i bjen as deri nė gju!...
- Po atėherė, tue pasė shkencėtarė kaq tė mdhaj, pse mė ke thanė nė fillim se Shqipnia āsht paralizue nė tė dyja kambėt?... - tha holandezi.
- Ndigjo, or burrė i mirė. Populli shqiptar, si tė gjithė popujt e tjerė tė botės, bilč mā zi, si puna e gomarit, e ka pėr nder me i hypė dikush nė shpinė. Sa kje mbķ te zotnia i vjetėr e i vėshtirė, kurrkush nuk bani zā as s’qiti shtjelma, bile ishte krenarė si kurrkush nė botė.
Kur diq zotnia i madh djelmėt e tij u kapėn mes vedit e vazhdojnė me u kapė se cili duhet me i hypė gomarit...
- Leni shamatat e tyne!... ēka thotė populli?...
- Populli?!... si popujt... gjatė historisė... U pėrēa: gjysa mblidhen ndėr pallatet ku vendoset fati e bėrtasin “Fatos Nano... Nano... Nano...”. Ndėrsa gjysa tjetėr e mbetun jashtė pallateve del e bėrtet nė rrugė: “Sali Berisha... Sali Berisha...”. Tė dy barabar si nė kohėn e Enverit!...
Hane Shan... hane Bagdad!... - thote populli ynė dikur... Kjoftė shkue e harrue!... Enveri dikur tė pushkatonte, ndėrsa djelmtė e tij tė rrahin me shkop gome e me letra!... Ende nuk po e kuptojmė tė mirėn e tė keqen!...
- O shqiptar i mirė, - m’u suell politikani holandez, - paēi vedin nė qafė!... Na popujt nordikė thomi se: “viēat e marrė e zgjedhin vetė kasapin!...” Shqiptarė, zgjidhni e merrni: majtas, o djathtas, por mjaft qė tė ecni pėrpara!... Jo kurrė tė paralizuem!... Pse tė paralizueme?...
- Po ta tregoj un sepse isha aty qė ditėn e parė tė ngjarjeve. Kėta dy djelmoēa, posa diq plaku u sulėn me turr se kush me i hypė gomarit. Gomari i shkretė, qė pėr gadi pesėdhetė vjet kish hjekė tė zitė e ullinit nga plaku i ēmendun e katil, nuk qiti shtjelma tue mendue se do t’i hipshin herė njani e herė tjetri. Ndėrkaq ata i kėrcyen tė dy pėrnjiherit, u pėshtetėn shpinė pėr shpinė, qė mos i rrėxote kush tjetėr, e njani lakun e djathtė tė jullarit, e tjetri lakun e majtė, dhe vur e vur nė kamxhik, njani i binte para e tjetri mbrapa e kėshtu gomari i shkretė nji hap para e nji hap mbrapa ngeci nė vend tash katėrmbėdhetė vjet, buzė greminės. Prej kėtij gazepi gomari lėshoi nji britmė tė madhe, tė jashtzakonshme, si kurr ndonjiherė. - Ēka qė bėrtet ky?!...
Po ta pėrkthej vetė nė shqip:
- Mjaft!... MJAFT!... Mjaft!..., o rrenacakė e gėnjeshtarė, MJAFT!... sepse populli mundet me falė ata qė e mundojnė, por jo kurrė ata qė e rrejnė!...

Romė - Tiranė, maj - qershor 2004

Ky shkrim asht botue sė parit te Bota Shqiptare

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara