HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Migjeni, pėrkrahės i njė bote pa Zot e i njė shoqnie pa religjion

-- nga Mons. Zef Simoni,
Ipeshkėv Ndihmės nė Arqipeshkvinė e Shkodrės

Migjeni E thotė saktė Ismail Kadare pėr atė, por me qėllim fyes e tė randė ndaj besimit: “Mbaroi seminarin si njė antiseminarist. Pėr sytė e njė fetari, vazhdon Ismaili, ai ishte njė dezertor i fesė. Migjeni delte nga seminari ortodoks si njė djallė me tri brirė”. Migjeni urretjen ma tė madhe do ta kishte ndaj sa tė kėqijave, por mbi tė gjitha ndaj sa tė mirave dhe ndaj asaj qė asht ma e mira, se do tė pėrqeshte ne shkrimet e veta tė shumta Zotin, do tė fyejė dogmat, institucionet shejte, shumė Kishėn Katolike, predikimet e gojtarėve apriori”.

Mbi tė gjithė poetėt e brezit tė quejtun tė vjetėve 1930, do tė ishte jo i patalent Millosh Gjergj Nikolla. Ju ndie zani ma shumė nė vjetin 1944, kur doli nė botim, mbas njė ēensurimi, vepra e tij “Vargjet e lira”. Migjeni pati jetėn e shkurtė. Nė kohėn tonė tė lirisė sė besimit, mund tė shprehemi: Kėshtu desh Zoti pėr atė.

E ndiej pėr njė detyrė shpirtnore, si besimtar edhe detyrė t’i dishroj tė mirėn vendit tim e me Zotin (para se tė dalė vepra eme e gjanė mbi letėrsinė shqipe), tė paraqes kėtė material rreth Migjenit me objektivitet, pa inat e zemrim, veē inatit e zemrimit qė do tė ketė njeriu kundėr tė keqes.

Ky shkrimtar me njė poezi tė mbylltė, tė errėt e me pak ajėr sllav, deri te poeti sovjetik Majakovski, ishte adhurues i Lindjes sė ēartun e tė egėrsueme. Pat njė simpati edhe pėr grupin komunist tė Korēės e pėr shkrimtarėt e realizmit sovjetik, si: Gorkin, Fadajevin etj. Ka njė prozė tė bukur, por pa shejtėni. Me sa trille e shumė probleme sociale, tue paraqitė realitete tė randa shqiptare deri te “Legjenda e misrit”, “Luli i vocėrr” e “Zeneli”.

Migjeni asht origjinal me proza e me poezi tė dhimbshme qė futėn thellėsi tė fatkeqėsive, tė mjerimeve tona, por tue tė ēue kah protesta tė rrėzikshme, pse pėr idetė qė paraqet autori, damet i sjell tė mėdha, me land krejtėsisht pa Zot e kundėr religjionit e klerit. Me kėto ide do t’i bante shėrbim pėr sė largu komunizmit e ma vonė pėr sė afėrmi, komunizėm i cili do tė luftonte e do tė punonte pa asnjė lavdi pėr tė shėrue plagėt e botės, mbushė me vorfni e shtypje, por qė askush nuk do t’ia shtonte ma randė, ma idhtė, me persekutim tė rafinuem e tė parafinuem tė vobektėve, tė shtypunvee tė drejtėve mjerimet me tė gjitha format, pėr t’u quejtė me tė vėrtetė komunizėm tanėsisht mbrapshti e rrenim. E Migjeni lėshoi para ardhjes sė diktaturės komuniste nė Shqipni, gazin mbytės qė do na ēonte deri atje sa me ngja spekulime tė mėdha pėr tė dalė nė fund gjithēka jashtė realitetit e kundėr sė vėrtetės sė njoftun.

Migjeni, njė nxanės i shkollės ortodokse tė Shkodrės e pastaj nxanės i seminarit tė Manastirit, shkoi pėr t’u ba pop, prift i Kishės ortodokse. Por aty kėputet si kėputet njė fryt peme i papjekun, tė cilit i ka hy krymbi, pse del nga vetja, tue i sjellė shpinden Zotit tė gjallė nė princip e nė histori, pėr tė vazhdue tė jetė njė qėnie nė krizė tė tėrbueme deri nė vdekje, qė i ngjanė nė spitalin “Torre Pellice” tė Torinos, nė spitalin me emėn tė bukur tė Luigji Gonzagės, qė edhe vdiq i ri, por me njė jetė krejt e kundėrta e tij, vdiq shejt me forcat e shejtnisė, tue i shėrbye kėshtu, jezuiti i ri 24-vjeēar, tė murtajuemve, i murtajuem edhe ai vetė.

E thotė saktė Ismail Kadare pėr atė, por me qėllim fyes e tė randė ndaj besimit: “Mbaroi seminarin si njė antiseminarist. Pėr sytė e njė fetari, vazhdon Ismaili, ai ishte njė dezertor i fesė. Migjeni delte nga seminari ortodoks si njė djallė me tri brirė”. Migjeni urretjen ma tė madhe do ta kishte ndaj sa tė kėqijave, por mbi tė gjitha ndaj sa tė mirave dhe ndaj asaj qė asht ma e mira, se do tė pėrqeshte ne shkrimet e veta tė shumta Zotin, do tė fyejė dogmat, institucionet shejte, shumė Kishėn Katolike, predikimet e gojtarėve apriori. Nuk do tė ishte vetėm ateist, por mbushė me urretje kundėr klerit e klerit katolik. Urretja ka punue ne atė. Ka vazhdue urretje ndaj motrave qė mbushin botėn nėpėr spitale me shėrbimet e tyne, kryevepra tė heshtuna, pa tjetėr ndaj zhenive tė Kristianizmit dhe burrave tė letėrsisė sė bekueme ruse me Dostojevskin e Leon Tolstoin e mbi tė gjithė, pėr personen qė ka ba bota, Krishtin e Gjakosun nė Kryq pėr krejt njerėzimin, vėllanė e turmave fajtore e Dashamirin e pėrzemėrt tė tė pėrsekutuemve e tė mėkatnorėve.

Do tė vinte koha kur Migjeni ta lente veten pėr sė vdekuni nė dorė tė burrave tė rrėzikshėm tė diktaturės, qė ta adhurojnė tė rinjtė me pak njohje, tue arritė bota shqiptare e prishun t’i dhurojė nė Shkodėr njė ndėrtesė qė do tė quhet teatri “Migjeni”, e cila do tė vazhdojė si e tillė me kėtė emėn edhe mbas shembjes zyrtare tė komunizmit. A nuk do tė ishte ma mirė, ma ideale qė ky teatėr tė quhet pėr lavdi tė vėrtetė, “Teatri i Qytetit”, ku nė Shkodėr lindi e u zhvillue teatri pėr mbarė Shqipninė nė salonet e tyne pranė etenve jezuitė e etenve franēeskanė atdhetarė me rrajė, pranė Katedralės sė Shkodrės dhe Insitutit tė Motrave Stigmatine e nė tė gjitha kėto tue i dhanė Shkodrės e kombit drama shqiptare e tė hueja tė larta? A nuk do tė ishte ma e saktė dhe ma fisnike qė teatri “Migjeni” tė marrė emnin “Teatri i Qytetit” qė njef Zotin, ku ka lulėzim religjioni e qė ky qytet i ka dhanė kombit kulturėn e shqueme, njė qytet qė vėrtetė ka pėsue njė ramje, njė dekadencė, por qė do tė jetė e pėrkohshme, pse njė qytet qė nuk vdes kurrė e tė do pėrtrihet.

* * *

Migjeni, ka vdekė nė spitalin “Torre Pellice” tė Torinos, tue i pasė shėrbye me shumė nderim e devocion motrat katolike tė spitalit. Punė me dhimbje e pa shpėrblim tokėsor, me dashuni tė krishtenė dhe ideal, qė pėr sė gjalli. Migjeni, nuk e ka kuptue forcėn e motrave. Afėr vdekjes qė po i vinte, do tė ketė pa nė ato vlerat e tyne qė nuk u konsumuen kurr motrave tė shpirtit, tė sakrificave e tė shejtnisė.
Na nuk mund tė dimė si ka vdekė Migjeni. Ka vdekė si shkrimtar i sėmundė dhe njeri i shumė ideve negative, por prej lutjeve tė motrave qė i rrijshin afėr, na pelqen tė thomi se ka mujtė tė vdesė nė Tenzonė, ka shkue te i Madhi Zot. E na vetėm pėr Zotin mund dhe duhet tė thomi se asht i Madh. Jo pėr njerėzit. Pėr asnjė njeri. Nėse flasim edhe pėr njerėzit e shquem tė atdheut tonė, pėr asnjė nuk duhet tė pėrdorim termin “i madh”. E asnjė tjetėr.

Shumė ma mirė ta zevendėsojmė, kur e meriton, fjalėn i “madh” me fjalėn i “i shquem” apor “i lartė”.
Kemi edhe nė historinė kishtare persona tė zgjedhuna nė kėtė emėn “i madh”, si Shėn Luani i Madh Papė, Shėn Gregori i Madh Papė e sa tė tjerė nė jetėn, veprėn e shejtininė e tyne, se kanė punue kryesisht pėr Zotin, Atij ia kanė kushtue ēdo fjalė, ēdo vepėr, tė gjitha veprimtaritė. Ndėr ata fjala “i madh” nuk ka dalė nga njė kreni, nga njė pompozitet, nga njė lavdi me fuqi tokėsore, nga pasione ideologjike e politike, me pėrmbajtje edhe gėnjeshtare. E vėrteta ka pastėrti, thjeshtėsi, sublimitet dhe e ruan vetveten nga Absoluti. Me ardhjen nė Shqipni pėr tė parėn herė tė Nunciaturės Apostolike e tė Nuncit Apotolik Ivan Dias, ma vonė Kardinal i Bombeit mbas ramjes difinitive tė asaj lloj diktature me tė gjithė ēmenditė, kur Nunci zbriti nga avioni prej Rome nė Rinas, kėto kjenė fjalėt e tija tė larta: “Zoti asht i Madh!”. E kush mund tė jetė tjetėr i madh sa Zoti?! E sa ata njerėz shejten qė kanė jetue e ngadhėnjye nė Atė?!

* * *

Pėr ne qė kemi pa e jtue pėr gati pesėdhjetė vjet njė rregjim vetėm rrenues e shtazarak, ku kishte ngadhnjye ēdo e keqe, e mbi tė gjitha e keqja anti hyjnore, tė gjithė rreshtat e Migjenit tė shumė poezive kundėr Absolutit e frymės sė Tij, si: “Parathanja e parathanjeve”, “Tė birtė e shekullit tė ri”, “Zgjimi”, “Poema e mjerimit”, “Blasfemi”, “Kanga skandaloze”, “Peshė e fatit”, “Kangėt e Prendimit”, “Shpirtent shtegtarė”, “Lutje”, e tė sa prozave si tragjedi apo komedi: “Nji refren i qytetit tem”, “Nė kishė”, “Zoti tė dhashtė”, “Idhujt pa krena”, “Gogoli”, “Bukėn tonė tė pėrditshme, falna sot”, janė tė neveritshmet ide qė i dhambin krenave tona aq fort tė vrame e shpirtenve tonė tė paralizuem nė ato ditė tė territ tė verbėr pa Perendi e nė atė jetė pa Zot, aq tė tėrbueme, mizore.
Nuk ka nevojė pėr aso ideshė e shprehjesh migjeniane as shkrimtari ynė, as rinia jonė, jo atdheu ynė qė ka nevojė pėr religjion e Zot, ato ide janė dhunė e mendimit se “ngadhnjimi, ndėrgjegja e mendimi i lirė”, paskan qenė pėr ne, or vėlla, llom i pafund “pėr tė bijtė e shekullit tė ri”.

Na pranojmė dobėsitė njerėzore e gabimet fort fort tė randa qė kanė rrjedhė prej saj e vullneteve tė kėqija, se jemi racė njerėzore e rame nė mėkat. Duhet tė pėrpiqemi tė njofim veten tonė e tė shofim Zotin jashtė nesh prej ligjeve tė mėdha tė kosmosit me dijetarėt e shekujve tė mėparshėm e ato tė mesjetės, tė kohės sė re dhe biologėt e fizikantėt e shquem tė kohės moderne. Edhe na shofim Zotin mbrenda nesh me ligjėn e sigurtė morale. Sikur shofim e jetojmė jashta nesh fazat e madhnueshme tė lindjes sė diellit e tė prendimit tė ngadalshėm, mrekulli tė realitetit, qė kanė lėvizjet e qėnies, ligjė e Krijuesit, ashtu pėrmes Tij, mbrenda vetes sonė tė pėrshėndesim Krijuesin e t’i konceptojmė kėrkesat tona.

Migjeni, i veshun me rrobėn elegante tė njė mėsuesi tė Vrakės, tė Shkodrės e tė Pukės, mes mbrapambetjes materiale, asht ma zemraku i shkrimtarėve, gjithkund me njė grusht nė shkrimet e tij, stuhi e dhunės vrastare e njė grusht paraenverian. Migjeni asht i sėmuri i trupit dhe i shpirtit tė vet, qė nė infinitetin e realitetit tė lartėsive tė mendjes sė urtė e tė fuqishme njerėzore, gjithēka nė pajtim e nė pėrshtatje me lartėsitė e sė vėrtetės, sė mirės dhe sė bukurės, tė tria elemente metafizike tė njė Absoluti qė asht Ideali Suprem, fjalėt e Migjenit tė shthuruna na duken nė shumė vende si fjalė tė marra. Edhe ato tė sa kritikėve entuzistė, qė ēka po flasin mirė pėr atė, por plot artificialitet, na duken dhe janė edhe ma tė marra. Mund tė na dhimbset Migjeni, se do tė ishte ba i shquem nė tė vėrtetė e ma me kyvet se nė revoltat e veta, por jo tue ecė nė udha tė gabueme tė atyne ideve.

Ky shkrimtar i talentuem qė i kjan hallin skamit, urisė, sa padrejtėsive shoqnore, asht pėrkrahės i njė bote pa Zot e i njė shoqnie pa religjion, ku hapen vetėm plagė. Kėto ide tė Migjenit anti-Perendi, kundėr konstruksionit tė shoqnisė, do ta pėrshtjellojshin letėrsinė tonė, tue e ba Migjenin vetėm njė idhull nė vorfninė tonė mendore tė shterpėt tė kohės, qė do tė vijė me zjarr, e me hekur, e qėnė njė ditė komuniste tė shkurtit 1956, ishte data 4, do tė vishin eshtent e tij prej Torinos, ku kishte vdekė, mė 1938, tue kalue tashti detin e qetė tė Adriatikut mbas luftės, pėr ta varrosė nė atdhe, nė varrezat e dėshmorėve nė Shkodėr. Rininė e klasėn punėtore do ta ēojshin komunistat e shkrimtarėt e realizimit socialist para eshtenve tė tij e sa herė para bustit e muzeut tė tij, si para njė lteri spekulues, pa qira e me lule qė veshken. E nė veprat e mavonshme tė Enverit delte njė popull i kėputun pėr njė kafshatė bukė, pėr atė kafshatėn e madhe “or vėlla tė mjerimit” tė atij Mi gjeni si foshnjarak e tė tėrbuem tė letėrsisė sonė, me danga tė mėdha.

“Poema e mjerimit” e Migjenit, asht njė material i dhimbshėm e i rrezikshėm, pse Migjeni ka kapė njė aspekt tė mjerimit, tue i sjellė botės shqiptare frikė, thatėsi e vdekje tė njė terri tė specializuem nga tė zezat. Kėshtu Migjeni bahet vrasės i moralit, do tė ishte ai qė do tė shuej dashuninė qė e jep tė pėrsosun Krishtenimi edhe ndėr vuetje. Do tė hiqte bazat e njė shoqnie tė qetė, Zotin e harmonisė e kategorinė e amshimit tė mbinatyrshėm. Asht larg e kundra jo vetėm sė vėrtetės, por edhe kundėr mirėsisė e njoftjes sė shejtnisė. Kanė qenė ngatėrrue nė atė qiell e tokė e pranon deformimin e pėrditshėm tė rrėnimit tė vetėvetes nė qytetin e lindjes, tue ndejė e bisedue nė Kafėn e Madhe aq tė famshme, me shokėt para luftės.

Njashtu sikurse nuk mund tė dėbojmė vuejtjet e mjerimit, nuk mund tė largojmė padrejtėsitė. Padrejtėsia asht mėkat, bahet dhunė e me radhė vrasje, hajni, egoizėm, fort e keqja shpirtligėsi me prepotencė. Mundohemi t’i gjejmė njė zgjidhje dhe mirė bajmė, por nuk zhduket se i ka rrajėt nė pasionet, inatet dhe interesat tona. Asht burimi i sa luftave zemrake me shumė dredhi.
“Poema e mjerimit” asht e lidhun me atė tė vuajtjes, qė gjindet gjithherė nė botė. Mund tė kėrkojmė njė zvoglim tė saj, ta mėshehim pak, t’ia ndalim hovin, stuhinė, zemėrimin e karkatisun tė tij nėpėr shpinat, zemrat, kokat e kambėt tona.
Tue u dijtė ma tepėr shkaku i vuejtjes, se ajo asht pasojė e mėkatit fillestar, religjioni i jep dritė, ndihmė e lehtėsim. Vetėm me anė tė religjionit jepet ilaēi i madh pėr mjerimet e njerėzimit.

Religjionin disi e pat Migjeni nga familja e Kisha ortodokse. Ai mund ta lente rrugėn e meshtarisė edhe studimet nė universitetin e pėrmendun tė Oksfordit, sikur nuk e pranoi, por kurr prej urretjes e tė njė urretjeje specifike.
Pak nisė tė lidhej disi me Krishtin, tė bahej i Tij, por tue dalė nga seminari u ba anti-Krisht. Migjeni mund tė quhet figura e sėnurė e anti-Krishtit nė letėrsinė tonė nė Shqipninė e halleve historike. Migjeni vėrteton veten si njė shkrimtar qė nuk i ka pa mirė problemet. Jo problemet mirė.

“Vargjet e lira”, vargjet e shthuruna, ku nė ato ka pak Nitcshe, pak sovjetizem, pak stil, shumė halle, shumė revolucion e shumė helme, botoheshin nė vjetin 1944, para se tė vinte vdekja e madhe e kombit. Na u aviteshim humnereve e po bijshim nė ato. Kėtu mund tė flas mirė pėr Migjenin. Ndoshta po tė kishte jetue kjo potencė nė komunizem, do tė kishte qenė njė Migjen tjetėr. Njė tjetėr do tė thoshte njė njeri nė tokė krejt afėr Zotit. Por ka sjellė njė dam tė madh, pa asnjė shej pendimi. Vuejtjet e hallet shqiptare kanė qenė tė vėrteta jashtė tij. Ajo krizė kundėr Zotit qe njė material i damshėm brenda vetes sė tij.
Njė cung nėnkrejės e njė kėmishė nė shtat i pėrkasin vetėm vorfnisė? Jo. I pėrkasin fort mbrapambetjes. Vorfėnia nuk asht njė plagė e thjeshtė me njerėz tė unshėm, tė paushqyem, tė paveshun qė mėrdhasin edhe pranė vatrave. Vorfėnia bahet sėmundje e pasojave dhe e gjykimeve tė gabueme e nė njė orė fatale e ngjarjeve tragjike, kryesue nga gėnjeshtarėt e shkathtė qė kanė shumė hipokrizi. Hipokrizia nuk qėndron kurr vetėm. Ajo asht e ngjitun me mbrapshti.

Koha moderne i ban ballė hipokrizisė tradicionale. Po ana negative e kėsaj kohe ka njė kulm tjetėr qė arrinė nė instiktet e shtrime qė kanė shumė sinqeritet tė keq e ma shumė hipokrizi tė rafinueme.
Kur Migjeni mori udhėn pėr t’u shėrue nė Itali, ishte nė krizė ai dhe bota. Krahnori dhe trupi i tij vuente nė shtratin e dhimbave tė paravdekjes, nė moshėn 27-vjeēare e bota nė prakun e dhimbave tė Luftės sė Dytė Botnore, qė do ta shkatėrronte shumė njerėzimin prej tėrbimit tė nazizmit e fashizmit, ma vonė tė quejtun gjakatarė.
Dy rrymat e tėrbueme, shkaktare tė luftės, dhanė gjak e tmerr. Por kjo luftė do tė na jepte shumė martirė, si polakun Maksimilian Kolbe, e izraeliten ba motėr katolike Edith Stein. Mbi dyqind figura tė lavdishme, tė lum e shejten, shpallė Kisha Katolike nė gjysmėn e dytė tė shekullit njėzetė, qė kanė dhanė jetėn nė kampet e pėrqėndrimit.

Toka shqiptare, qyteti i Shkodrės, qė provoi diktaturėn komuniste, pret lumninė e martirėve tė vet, lumninė e Kishės e atė tė Shqipnisė. Janė katėrdhetė martirė nė proces, nė gjasim tė katėrdhetė martirėve tė Sarandės shqiptare.
Nana Tereze shqiptare e shpallun “E Lume” bindi boten me dashuni e punė shejte e hidhte poshtė “Poemėn e mjerimit”, me metodėn e Krishtit, qė ka dhanė jetėn pėr tė vuejtunit e tė vobektit. Nana Tereze, kur ka pa, jetue e tue e gjetė pranė nė mjerimet e botės e tė Indisė, pranė njerėzve skelektikė, gati kufoma, pėrpara i asht drejtue Zotit e Krishtit me lutje tė pandame, pėr t’I dhanė me kuptue atyne qė janė nė mjerim se gjindet dikush qė i don.

Migjenit nuk i shkoi mendja tė kujtonte nė Kafen e Madhe pėr sa vepra tė mira qė bante Kisha. Ka njoftė Migjeni qytetin e Shkodrės dhe kulturėn e zgjedhun tė saj, tė dallueme nė Shqipni, kontributin e klerit katolik, me shtyp tė lartė, me shkollė fort tė shqueme tė nivelit europian, tue pasė nėpėr shkolla, sidomos ajo e franēeskanėve fėmijė e studenta tė vobektė e tue u dhanė sa bursa me kujdes, veēanėrisht tė At Fishės nėpėr Universitetet e Europės, pėr tė pasė Shqipnia drejtues, qė t’i apin shtetit pak ndihmė, tė cilit shtet duhen kėrkue shkaqet e mbrapambetjes e vuejtjet e malėsorėve nė “Legjenda e misrit”, “Luli i vocėrr”, “Zeneli”.
Shkrimtarėt e letėrsisė sonė dhe rinia inteligjente nė formim duhet tė ruejė copa tė bukura tė auktorit Migjeni dhe nė anėn tjetėr tė bahen spjegime prej tė aftish pėr ato pėrmbajtje tė damshme kundėr Zotit dhe religjionit.
Gjanat a janė tė vėrteta, apor nuk janė?!

-- Dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara