HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Muzeu i Shkodrės, pasuria e fshehur mes muresh

-- nga Anila Dushi

Anila Dushi Nė Muzeun e Shkodrės ruhen mijėra objekte arkeologjike dhe etnografike, tė cilat nuk mund tė ekspozohen pėr mungesė hapėsirash

Nė tė ruhet njė pasuri qė ēdo muze tjetėr do t’ia kishte zili, por njė fakt nė dukje banal bėn qė ky thesar tė mbetet gati i panjohur. Mungesa e ambienteve tė bollshme bėn qė objektet qė ruhen nė Muzeun Historik tė Shkodrės tė mbeten tė paekspozuara. Nė ndėrtesėn ku ky muze ėshtė vendosur, dikur shtėpia e Oso Kukės, hapėsirat janė tė pamjaftueshme, ndėrkohė qė vetė institucioni, pėr mungesė fondeshl, e ka tė pamundur tė ndėrtojė ambiente tė reja. Projektet pėr rehabilitimin dhe zgjerimin e ambienteve kapin njė vlerė prej rreth 100 mijė eurosh. Muzeu i Shkodrės ka 3 seksione, historinė e arkivit, arkeologjinė dhe etnografinė. Sipas drejtorit, Maxhid Cungu, nė kėtė muze ka rreth 20.000 njėsi arkivale ku pėrfshihen dokumente tė ndryshme qė datojnė periudha tė hershme si pergamena, dokumente tė njėsive administrative osmane, objekte e dokumente tė figurave e ngjarjeve historike etj.

Nė seksionin e arkeologjisė ka objekte tė gjetura gjatė gėrmimeve arkeologjike nė kėtė trevė, si dhe gjetje rastėsore, tė cilat i pėrkasin periudhave nga neoliti e deri nė mesjetėn e vonshme, kryesisht vegla pune, maja shigjetash, thika etj. Nė atė tė etnografisė ka njė fond prej rreth 1500 objektesh, si veshje e kostume popullore nga zona tė ndryshme tė rajonit tė Shkodrės, por dhe nga Puka, Mirdita, Zadrima. Ato i pėrkasin periudhave tė ndryshme, duke nisur qė nga shek. XVIII, kryesisht veshje qytetare shkodrane. Prej vitit 1996 muzeu ėshtė vendosur nė shtėpinė e patriotit Oso Kuka, ku ambientet pėr ekspozim tė kėtyre vlerave janė tė pakta dhe tė pamjaftueshme. Deri nė vitin 2001, ky muzeum nuk ka patur asnjė pavijon tė hapur, pėr tė qenė i vizitueshėm.

Me shumė pėrpjekje ėshtė hapur pavijoni i arkeologjisė nė katin e pare tė ndėrtesės, ku ndodheshin hauret e banesės karakteristike shkodrane. Kėtu janė tė vendosura rreth 250 objekte dhe sipas drejtorit Cungu ėshtė arritur dhe nė sajė tė mbėshtetjes financiare e teknike tė ofruar nga Universiteti i Firences. Pėrveē kėsaj, ėshtė dhe pavijoni muzeal i shtėpisė karakteristike, me ēardakun, trapazanin, oxhakun dekorativ si dhe objektet prej guri e puset e oborrit. Sipas Cungut, krijimi i ambienteve tė reja ekspozuese mund tė bėhet duke liruar ato ambiente qė shėrbejnė si zyra. Drejtuesit e muzeumit kanė hartuar projekte dhe pėr kėtė i janė drejtuar bashkisė nėn varėsinė e sė cilės ndodhen, ashtu dhe Ministrisė sė Kulturės, apo donatorėve tė ndryshėm. Ndėrtesa ku ndodhet muzeu historik i Shkodrės ėshtė nė varėsi tė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės dhe para dy vitesh ėshtė bėrė e mundur tė ndėrhyhet nė ēatinė e amortizuar tė banesės, duke e shpėtuar atė nga shkatėrrimi.

Bashkia e Shkodrės nuk ka mundėsi financiare pėr tė ndėrhyrė pėr krijimin e ambienteve tė reja muzeale, ndėrsa nė ndėrtesė ligjėrisht ėshtė e pamundur. Sipas drejtorit Cungu, problemet lidhen dhe me njė rikonceptim tė gjithė hallkave e strukturave qė lidhen me kėtė institucion. Nė vitin 2001 ka filluar puna pėr hartimin e projekteve mė emergjente si reabilitimi i seksionit tė etnografisė, qė pėrfshin rehabilitimin e objekteve dhe ngritjen e njė laboratori pėr mirėmbajtjen, konservimin e pasurimin e kėtyre vlerave. Kėto objekte ndodhen nė tre magazina dhe i pėrkasin periudhave nga vitet 1750 e deri nė vitet 80-tė tė shek. XX. janė veshje tė tre religjoneve, nga tė cilat rreth 40-tė janė veshje tė plota. Ato janė tė paekspozuara pėr mungesė ambientesh, ndėrsa njė pjesė e katit tė poshtėm tė banesės ku ndodhet muzeu ėshtė e zėnė me seksionin arkival dhe bibliotekėn. “Njė projekt tjetėr ėshtė dhe ai pėr riparimin e ekspozimin e fondit numizmatik tė kėtij muzeu, i cili ėshtė mjaft i pasur.

Kėtu ka monedha qė i pėrkasin periudhės sė Gentit, periudhės romake etj., tė cilat meritojnė njė trajtim shkencor e ekspozim”, - thotė Cungu. Si unitete ato shkojnė rreth 800 copė, por rreth 250 mund tė ekspozohen pasi ka koleksione tė njė madhėsie apo lloji. Nė kėtė fond ka monedha greke e barbaike, venedikase, bizantine etj. Ndėr projektet afatgjata qė janė, aktualisht projekt – ide, ėshtė ngritja e njė kompleksi muzeal me 4 kate, ku tė ketė inventare, pavijone e laboratore. Nga stafi i muzeut ka dy vjet qė ka filluar kartelizimi i gjithė fondit tė muzeut, sipas mėnyrave bashkėkohore. Sipas drejtorit Maxhid Cungu, pasaportat e objekteve janė dėrguar nė qendrėn e informatizimit tė Trashigimisė Kulturore nė Tiranė. Biblioteka e muzeut ka rreth 20.000 libra e periodikė tė fushave tė historisė, gjuhėsisė, letėrsisė, albanologjisė etj. Ėshtė arritur qė kohėt e fundit kėto libra tė vendosen nė rafte e tavolina tė reja e me ndriēim tė mjaftueshėm.

Histori muzeumesh

Si institucion, Muzeu Historik i Shkodrės ėshtė ngritur nė vitin 1949, dhe ka mbledhur objektet e koleksionet muzeumeve tė Jezuitėve e Franēeskanėve. Ai ka qenė i vendosur nė qendėr tė qytetit. Nga vitet 60-tė ai u vendos tek Sahati i Inglizit dhe qė nga viti 1996 ai ėshtė vendosur nė mjediset e njė banese karakteristike shkodrane, e ndėrtuar rreth fundit tė shek. XIX, e cila ka statusin e monumentit tė kulturės. Ky muze ka 2 pavijone nė shėrbim tė vizitorėve, numri i tė cilėve, sipas drejtorit tė kėtij muzeu, Maxhid Cungu, ka ardhur duke u rritur nga viti nė vit dhe mė 2004 – ishin rreth 4000 shqiptarė e tė huaj. Deri nė fillim tė viteve 90-tė nė Shkodėr kishte 7 qendra muzeale, shtėpi private tė shtetėzuara qė nė vitet 50-tė e qė mė pas iu kthyen pronarėve tė dikurshėm, tė cilėt ua ndryshuan destinacionin. Objektet e kėtyre shtėpive muze, nė njė masė tė madhe janė grumbulluar dhe janė ruajtur e konservuar nga muzeu historik, i cili tani ėshtė i vetmi brenda nė qytet, ndėrsa nė mjediset e kalasė ndodhet dhe muzeu i kėshtjellės.

Pėrveē kėtij muzeu nė Shkodėr ėshtė dhe muzeu i kėshtjellės. Ai ndodhet nė mjediset e Kalasė sė Shkodrės, monument kulture, nė atė pjesė qė njihet si kapiteneria e kėshtjellės. Ajo i pėrket shek. XV dhe ėshtė pėrshtatur si muze nė vitin 1987. Ajo ėshtė sistemuar e pėrmirėsuar dhe aktualisht po pasurohet me rreth 78 objekte tė reja. Nė kėtė muze ka objekte qė pasqyrojnė luftrat iliro- romake, luftrat kundėr bizantit, sllavėve etj. Ato janė predha e armė, pjesė e historisė sė kėshtjellės, si dhe gravura e obeliskė tė periudhės sė sundimit tė pashallėkut tė Shkodrės qė drejtohej nga feudalėt Bushatllinj.

Ky muze ka nevojė pėr ndėrhyrje nė ēati, e cila duhet tė bėhet nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės, nė varėsi tė tė cilit ėshtė kėshtjella. Shkodra, para vitit 1949, ka patur dy muzeume private klerikale. Muzeu i Franēeskanėve ėshtė ngritur nė vitin 1890 nga At Shtjefėn Gjeēovi, i cili mblodhi e pėrpiloi Kanunin e Lekė Dukagjinit. Ky muze ka grumbulluar shumė objekte ilire, dhe ka qenė Gjeēovi ai qė ka gėrmuar nėpėr varre ilire dhe ka gjetur kėto objekte. Mė e pasur nė kėtė muze ka qenė periudha e sundimit romak. Muzeu i Jezuitėve ėshtė ngritur nė vitin 1880 dhe ka patur disa seksione si atė etnografik, sektorin e numizmatikės, atė tė merceologjisė dhe tė historisė sė natyrės.

Me krijimin e muzeut historik, qė fillimisht ėshtė quajtur muzeu popullor, pasuria e kėtyre dy muzeumeve u grumbullua aty. MH, deri nė fillim tė viteve 90-tė ka patur disa sektorė si ai i natyrės, historisė, zhvillimit ekonomik e shoqėror tė Shkodrės pas vitit 1944, pinakoteka dhe sektori i dhomės karakteristike shkodrane. Nė qytetin e Shkodrės ka patur disa shtėpi muze si ajo e Luigj Gurakuqit, Migjenit, Pashko Vasės etj, qė pas viteve 90-tė pushuan sė qėni si tė tilla, madje disa tani nuk janė fare. Nė qytetin e Shkodrės, qė nga viti 1973 e deri nė vitin 1991 ka ekzistuar dhe i vetmi muze ateist, njė rast unikal ky nė botė. Ky muze u ngrit nga Partia e Punės pėr tė luftuar besimet fetare nė planin ideologjik, teorik, politik e shoqėror. Ngjarjet e fundit tė vitit 1990 bėnė qė ky muze absurd dhe antihuman tė eliminohet. Nė vitet 80-tė nė qytetin e Shkodrės nė rrugėn muze tė Pjacės u hap Ekspozita Kombėtare e Kulturės Popullore.

Shekulli, 22/05/2005

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara