HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ku mbetėn Krishtlindjet tradicionale!?

-- nga Antoneta Gjolaj

Disa javė para Krishtlindjeve, qyteti shndrit si kurrė mė parė. Bredhat e stolisur nėpėr qendėr tė qytetit, me mijėra drita tė shumėngjyrshme e bėjnė kėtė fundvit edhe mė tė kėndshėm. Ndėrsa shtėpitė private pėrveē dritave tė shumėllojshme dhe tė panumėrta, po ashtu janė tė stolisura me babadimra, dordoleca, kaproj dhe shumė simbole tė tjera tė Krishtlindjeve e mė sė paku karaktere origjinale tė Krishtlindjeve: Betlehemin, Shėn Marinė, Shėn Jozefin dhe natyrisht Krishtin fėmijė.

Tė njėjtėn gjė mund ta shohėsh edhe nėpėr qendra tregtare, tė cilat kanė fituar njė pamje tjetėr, e krejt kėsaj, hijeshi edhe mė tė kėndshme i japin kėngėt e Krishtlindjeve, qė dėgjohen kudo qė tė shkosh. Njė atmosferė qė secili dėshiron tė jetė pjesė e saj. Njė atmosferė qė tė lė njė pėrshtypje tė mrekullueshme mbi fundvitin. Valėt e mėdha tė njerėzve, rrezik se mos tė kaplojnė, ata sikurse nxitojnė pėr tė nxėnė trenin e fundit tė kėtij fundviti. Njerėzit nguten qė nė momentin e fundit tė blejnė dhuratat pėr mė tė dashurit e tyre. Si duket pėr botėn e civilizuar dhuratat simbolizojnė Krishtlindjet, pa to as nuk do tė kishte atmosferė festive.

Sipas shumė amerikanėve dhe popujve tjerė tė perėndimit, Krishtlindjet simbolizojnė dekorimet e ndryshme nėpėr shtėpia, tregėtitė pėr mė tė dashurit, shndėrrimi i dhuratave, me njė fjalė atmosfera festive, e mė sė paku festimi i ditėlindjes sė Jezusit. A thua Krishtlindjet janė bėrė vetėm biznes dhe komercializėm pėr shumė njerėz tė kėtij mileniumi tė ri, apo kėta “njerėz modern” e kanė qitė nė harresė se ēka nė tė vėrtetė festohet nė kėtė festė kaq madhėshtore? Ky fakt edhe pse i vėrtetė, ėshtė shumė shqetėsues, se duket qė njerėzit mė shumė i terheqin dhuratat e tė tjerve sesa ajo dhurata mė e madhe, e Zotit, i cili botės dhe njerėzimit ia dhuroi birin e vet.

Nė shtetet e ndryshme tė botės, Krishtlindjet festohen edhe si festė religjioze por edhe nacionale. Krishtlindjet janė festa e krejt njerėzve, por mė sė shumti festa e femijėve. Fėmijėt nė Shtetet e Bashkuara i shkruajnė letra babadimrit dhe kėto letra kryesisht i postojnė nė adresėn e “tij” nė Polin e Veriut. Sipas legjendės, natėn e Krishtlindjeve fėmijėt mundohen qė ta presin babadimrin duke i sjellur dhuratat e tyre tė kėrkuara. Pėr fat tė keq, kėta fėmijė janė tė edukuar nė frymėn e paragjykimeve, dhe natyrisht ky besim shkon deri nė moshėn e lashtė 10 vjeēare ose edhe mė tep-ėr. Pėrderisa fėmijėt qė jetojnė nė Australi, e paramendojnė babadimrin tė veshur nė shorce, duke u freskuar me lėngje pranė plazhit dhe duke u rrezitur, ata nė shtėpitė e tyre as qė nuk kanė oxhaqe dhe nuk mund tė besojnė se babadimri do tė vijė nėpėr oxhak pėr t’i shpėrndarė dhuratat.

Ndėrsa nė Gjermani, fėmijėt gjerman nė vend qė t’i shkruajnė babadimrit, ata i shkruajnė Krishtit fėmijė {Christkind} dhe letrat e dekoruara i vendosin nė dritare, qė Krishti i vogėl mė vonė t’i mbledhė. Poashtu njė traditė tjetėr gjermane ėshtė mbushja e ēizmeve me karrota dhe ushqime tė ndryshme, qė kur tė vijė Shėnkolli t’i ushqejė kaprojt e tij. {La Noche Buena} apo festat e Krishtlindjeve janė tė mirėpritura me padurim nga popullata Filipineze. Fėmijėt nė kėtė pjesė tė botės si traditė tė Krishtlindjeve kanė qė tė shkojnė prej shtėpie nė shtėpi dhe tė kėndojnė kėngė Krishtlindjeje.

Edhe pėrkundėr bredhave tė stėrdekoruar me drita, atyre babadimrave, dordolecave, kaprojve, dhuratave, kudo qė tė jemi nėpėr botė, ne assesi nuk duhet ta qesim nė harresė vlerėn e vėrtetė tė kėsaj feste kaq madhėshtore tė festuar nga krejt njerėzimi. Kudo qė tė shkojmė, dhe tė gjindemi, nė atdhe apo larg tij, gjatė kėtyre festave tė fundvitit, ne patjetėr duhet t’i mbajmė me vete vlerat tona familjare dhe tė mos i harrojmė kurrė. Ditė tė bukura festive, me babadimėr e pa tė, me bredha tė tepruar me drita, e edhe pa drita, me dhurata e pa dhurata, i lutshi Krishtlindjet dhe festat tjera tė fundvitit me gėzim, shėndet dhe hare familjare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara