HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


LUFTA DHE PAQJA, KJO DILEME E MADHE!

-- nga Alban GURI

Alban GURI Njė esseist metropolitan shprehet kėshtu: Nė kohė lufte rrjedh gjak e nė kohe paqe derdhet m..ti.

Ndėrkohė hundėt po mė ēpohen dhe gjendja e tė vjellave po zgjatet pa mbarim. Kjo nėnkupton qė “paqja Ramiziane” e pas viteve 90-tė po mė prish nuhatjen, shijen, sensin estetik sidhe po kompromenton ndjeshėm rrjetin kullues tė ujrave tė zeza. Shkurt “punė m..ti”.

Gra e vajza, burra e djem sillen rrotull e mundohen tė jetojnė sa mė mirė “paqen Ramiziane”. Nė port tė pret “barkderri” i doganės, nė rrugė tė gjobit pa tė drejtė “barkderri i rrugores”. Poshtė ēdo pallati ka njė bar tė vogėl lagjeje ku rri gjithė ditėn ulur dhe tė fikson me sy idioti “barkderri i mėhallės”. Vazhdon rrjeti i “barkderrave” tė tė shfaqet nė dyqane, nė kafe, nė zyrat e administratės, panaire, qendra tregtare etj. Mund tė them pa fije hezitimi se edhe lypsat nė kėtė vend po bėhen me bark.

Por ata nuk janė vetėm. Sipas tezės sė pakundėrshtueshme qė ēdo mashkull idiot ka dalė nga njė nėnė e paemancipuar, vlen tė theksohet se “barkderrat” janė vetėm njėra pjesė e komunitetit tė madh tė jashtėqitėsve. Si pjesė plotėsuese e kėtij kuadri shoqėror kemi femra tė shėndetshme (pėr t’u treguar sadopak xhentil me seksin tjetėr) tė cilat edhe ato, tė martuara me ose jo me “barkderra”, pjellin dhe rrisin “barkderra” tė vegjėl. Kėshtu edhe trashėgimtarėt e vegjėl tė “paqes Ramiziane” si hap tė parė drejt jetės ndėrrmarin akumulimin e kalorive qė kthehet pėrnjėherė nė obezitet.

Nė kėtė rrugė “paqėsore” drejt trashjes, ecėn i gjithė komuniteti ynė “trim dhe paqedashės”… dhe kėshtu pėrpara o “paqedashėsi” ynė barktrashė. Shko pa t`u trembur syri nga shtatė a tetė herė nė banjė gjatė ditės! Obobobobobo sa e tmerrshme! Vdes dhe ringjallem ēdo herė qė kaloj mbi njė pusetė tė pambyllur nė qytet, nė ndonjė cep pallati ku shoh bythėn industrialo-prodhuese tė ndonjė “paqedashėsi”, kur kaloj urėn e madhe dhe gjithė urat e tjera tė vogla e tė mesme mbi lumin lanė. Shkatėrrohem fare kur detyrimisht duhet tė futem nė banjat e ndonjė lokali publik. Aty, nė “banjon-katedėr”, ku “qartėsohen” mendimet, shkarkohen sasi industriale “idesh paqėsore”.

Dhe unė fatkeqi i paintegruar nė kėtė sistem “paqedashės” mbaj hundėt me dorė pėr t’i shpėtuar virtualisht dhunės “aromatike” qė ofron “paqja Ramiziane”. “Paqja” ka krijuar “mirqenje” dhe status, e kėshtu barqet e tė trashurve nga truri zmadhohen deri nė atė pikė sa shkarkimi biologjik i tyre bėhet i papėrballueshėm edhe nga vet sistemi aktual i ujrave tė zeza.

“Paqja”, ky skenar Ramizian ka prodhuar trashje barku dhe trashje truri. Kėshtu drejtėsia u anashkalua si domozdoshmėri shoqėrore dhe politike. Natyrisht demokracia nuk gjeti djepin e saj, drejtėsinė, pra nuk mund tė rritej e tė zhvillohej. Si pasojė kemi vetėm jashtėqitje pa fund dhe kolesterol tė pashėrueshėm. Kjo e gjitha, u vu nė zbatim qė Ramiz “paqedashėsi” tė mos ballafaqohej me hijet e sė kaluarės.

Nė kėtė kohė “paqeje”, herė pas here derdhet ndopak gjak por edhe ai vjen erė tė qelbur. Eshtė gjak “barkderri” dhe si i tillė, me “aromėn” qė pėrhap dhe ngjyrėn karakteristike tė gjakut “paqedashės”, nuk i lėviz asnjė presje gjendjes asfiksuese ku ndodhemi.

Me pak fjalė unė them se nuk ka demokraci, nuk ka dije, nuk ka zhvillim, nuk ka kulturė. Nuk ka rini, nuk ka pleq, nuk ka femra, nuk ka edukatorė, nuk ka mėsues, nuk ka nxėnės. Nuk ka drejtėsi, nuk ka parti, nuk ka ide, nuk ka politikanė, nuk ka akademikė, nuk ka drita (nuk ka as fatura pėr dritat pasi ato vijnė sipas hamendjes sė administratės), nuk ka ujė, nuk ka “halle”. Janė tė gjithė “rehat”. Ka vetėm “paqe”, pra “barkderra” dhe “femra tė shėndetshme” qė janė protagonistėt e njė sistemi qė krijoi dhe po na imponon akoma sot “paqedashėsi” Ramiz. Tė tjerėt, ata qė nuk duan dhe nuk pranojnė kėtė lloj “paqe”, nuk janė dhe nuk duhen integruar nė sistem. Ata nuk quhen fare. Sigurisht, “ėshtė e natyrshme. Ata mund tė largohen.”-predikojnė skenaristėt pallate-ndėrtues.

I bie qė tė largohen ata qė nuk duan “paqen Ramiziane”, ata qė “nuk duan m...t”, ata qė nuk pranojnė ta shtyjnė jetėn e tyre duke mbajtur hundėt me dorė nga neveria qė ndjell era e keqe e vegjetimit. Duhet tė ikin ata qė pėrēmojnė treēerekun e parlamentarėve, qė pėrēmojnė “biznesmenėt” tė cilėt ecin me barkun pėrpara, me krahėt hapur dhe me ēelėsat e fuoristradės nė dorė. Duhet tė largohen ata qė nuk pranojnė zhargonin e tmerrshėm pseudo "tironc", i cili nė tė vėrtetė ėshtė njė miks midis jevgjitēes dhe injorancės (kėta janė tė gjithė fėmijėt idiotė tė ish-kuadrove nga Skrapari ose zona e parė a e dytė operative).

Duhet tė emigrojnė sipas kėtij modeli “paqėsor” pronarėt qė shohin se si nė kohė “paqe”, prona u grabitet nga ish-oficerat e sigurimit tė Ramizit tė cilėt na konvertohen sa hap e mbyll sytė nė “biznesmenė tė nderuar” qė ndėrtojnė pallate mbi pronėn e tjetėrkujt dhe qė mė pas aspirojnė tė kandidojnė pėr deputetllėk nė zgjedhjet e ardhshme.

Nė kėtė “paqe tė mrekullueshme” ku sipas llogjikės “paqėsore”, nuk duhen ndryshuar tekstet e fėlliqura tė shkollės Enveriane, ka vend pėr gjithfarė “publicistėsh”, “gazetarėsh” dhe “opinionistėsh”, rektorėsh e dekanėsh, por jo pėr veprat e vėrteta, jo pėr pėrkthime dinjitoze. Kėsaj bote “paqedashėse Ramizjane” i duhen vetėm derra qė paraqiten 8 ose 10 herė nė ditė nė banjo, kriminela tė ricikluar nė “biznesmenė”, depuetetė me kostume me viza vertikale dhe kėpucė tė verdha kartoni sidhe publicistė tė prodhuar nė kohė “paqe”. Kėsaj bote i duhen pseudo-administratorė qytetesh qė vjedhin para dhe i shpėrndajnė pėr t’i depozituar pastaj nėpėr barqe derrash dhe nėpėr pusetat e tmerrshme tė rrjetit kullues.

*Kjo lloj “paqe”, skenar i “paqedashėsit” Ramiz Alia, e pranuar me cinizėm dhe kompromis nga tė gjithė ambasadorėt dhe diplomatėt e huaj kėtu, mban era m...t. Dhe nuk varet nga dėshirat personale ose sensi i lartė i nuhatjes sė dikujt, por vjen si pasojė indiferencės dhe asgjėbėrjes kolektive, e vegjetimit fizik, e trashjes mentale dhe e degjenerimit moral.

Pikėrisht kjo lloj “paqe Ramiziane”, e justifikuar dhe e sponsorizuar katėrcipėrisht me pa tė drejtė nga cinizmi i tė gjithė “ambasadorėve fuqiplotė” qė panė dhe pėrjetuan Shqipėrinė kėto 15 vjet, po imponon luftėn.

Hundėt po mė ēpohen, mė vjen pėr tė vjellė dhe nuk dua tė iki drejt ndonjė “paqe” tjetėr, fjala vjen nė vende ku drejtėsia ēalon njėsoj si kėtu. Dua tė luftoj dinakėrinė e kuqe "Ramiziane”, injorancėn “paqedashėse”, obezitetin kafshėror tė fėmijėve grykės, kleptokracinė e huazuar dhe tė pėrvetsuar nė kohė rekord nga “njeriu i ri post-diktatorial”.

Dua tė luftoj nėpėrmjet ideve me “opinionistėt”, “analistėt”, “gazetarėt”, qė kanė pėr detyrė t’i thonė gjėrat, tė informojnė publikun dhe jo tė pėrtypen e tė mbllaēiten duke pritur tė ardhmen si nėnpunsa publikė dhe mė pas “me kismet” si deputetė tė nderuar. Dua tė luftoj dhe tė shkatėrroj emrin e keq prej “shqiptari me brirė” qė mė vunė pėrsipėr politikanėt “paqedashės” tė Ramiz antishqiptarit. Dua tė luftoj kundėr ndenjes ulur gjithė ditėn nė kafe dhe marrjes sė rrogės qyl nė administratėn publike.

Dua tė luftoj kundėr ermafroditėve tė “sistemit” qė donte dhe prodhoi “Xha Ramizi”, brenda tė cilit nuk jam, nuk pranohem (sa mirė!), por qė dua ta ndryshoj dhe tė pėrfshihem. Dua luftėn dhe ēdo gjė rrjedh prej saj: gjakun, pasionin, vlerat, rrjeshtin, rendin, ushtarakun dhe sigurisht zhvillim e padiskutueshėm. Dua tė luftoj qė tė shoh prokurorė e gjykatės nė punė e sipėr duke justifikuar dhe pse jo, duke merituar rrogėn e majme qė iu ofron sistemi, edhe sikur pėr kėtė tė nevojitej hija e rreptė e ushtarakėve, heronjve tė vėrtetė tė kombit. Dua tė shoh burgje plot me fajtorė dhe klubet tė boshatisur nga kriminelėt “paqedashės” (natyrisht njė krimineli qė bėn ē’i do qejfi dhe jeton i lumtur “paqen” e Ramizit nuk mund t’i kėrkosh ta ndryshojė modelin e tij tė jetesės.)

“Paqja” po mė lodh, po mė sėmur mentalisht. Rrugėt e "frymėmarrjes mė janė infektuar keqas". Kjo edhe si pasojė e njė elementi shtesė, i cili karakterizon kohėt “paqėsore”, pra djersės sė lehtė qė prodhon njė “derr” i cili ha dhe jashtėqet gjithė ditėn.

Pėr kėtė motiv dua luftėn, ideologjikisht. Dua tė luftoj libraritė dhe bibliotekat mė tė varfra nė Europė. Dua t’i pasuroj ato. Dua tė luftoj rektorėt e dekanėt me fizionomi tė qartė paleolitase tė cilėt marrin nė provė kamdidatėt e ciklit universitar, duke iu prezantuar teste me pyetje nga lufta Nacional-Clirimtare, Konferenca e Mukjes ose ndėrtimi i socializmit. E tmerrshme dhe e pabesueshme pėr vitin 2005! Po, po, dua t’i dėnoj me vdekje, jo ata, por mėsuesit e fillores qė iu dhanė atyre dėftesėn. Kuptohet, kjo ndodh nė mungesė pėr arsye moshe. Dua nė kėtė mėnyrė, me luftė tė pėrditshme dhe serioze tė luftoj dualizmin e gjallesave tė sistemit (shkrimtarė, publicistė, diplomatė) qė bėhen gjithmonė dhe nė ēdo rast, mė katolikė se Papa pėr tė mbijetuar si tė paaftė mes tė paaftėve qė s`mund t`i gjykojnė.

Dua qė me luftė, konceptesh natyrisht, tė futen nėpėr tekstet shkollore veprat e vėrteta tė shqiptarėve, tė shqiptarizmės dhe botės sė akademikėve botėrorė. Dua ujė tė pijshėm, tė pastėr, me shije, tė freskėt dhe tė rrjedhshėm. Nuk dua erė tė qelbur paqeje.

Dhe pėr kėtė preferoj luftėn, djepin e istitucioneve dhe rregullave shoqėrore. Do preferoja tė shihja gjak fajtorėsh (virtualisht pėr tė shprehur etjen pėr drejtėsi) dhe jo fekale, sepse me pak shpresė ndoshta gjaku do tė ngjallte pasionin dhe vlerėsimin ndaj gjėrave tek njerėzit vegjetues.

Nė kohė lufte rrjedh gjak e nė kohė paqe derdhet mu…- thotė ai mjeshtri metropolitan.
Zgjidhni e merrni!

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara